Close
Faqja 25 prej 54 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 533
  1. #241
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Me iku pa e regjistruar fjalimin e mireseardhjes nga Berisha po qe gati i tere fjalimi i deklarates nga Bush e Berisha.

    E vendosa ketu ne google video;

    http://video.google.fr/videoplay?doc...35652174138615

  2. #242
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

  3. #243
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Shtepia e Bardh në mes te një fushe !

    Xheorgj Bush u ndal ne Shtepin e Bardh ne Fushë Krujë, në një atmosfer të kendeshme ne mesin e turmes ku duartrokitnin dhe brohorisnin ardhjen e presidentit Bush. Skena te papritura qe pam permes ekranit te vogel por te paharruara per historine e kesaje qyteze se vogel e te varfer, ndoshta me e varfura ne shqiperi.... por me zemer dhe mikepritje vendasit e Fushekrujes e kan nderuar tere kombin shqiptarë, kjo ka rendesi te madhe qe do permendet me dekada te ardheshme vizita e presidentit Bush.
    Shpresoje qe tjerat qytete nuk do ia kene zili, megjithese per deshiren time, une kisha thene qe Bush mos te ndalet askund por te vazhdoje rrugen drejte veriut per tu ndalur ne Prizren ne kete datë historike te 10 Qershorit per te festuar Lidhjen Shqiptare te Prizerenit !
    Por shpresojmi se do e festojmi herat tjera se bashku, por edhe kete here, populli shqiptar ishte i teri i bashkuar si dikur me thirrejen e Avdyl Frashërit.
    Nje mendim me shkon per keta heroje te popullit, per atedhedashesit e vertete te qeshtjes kombtare....
    Me kutohet ende ai imazhi i para disa vitesh i një gjyshes me nje femi perdore qe iu afrua me nje tuf lule dhe veri mbi bustin e Abdyl Frasherit....dhe duke ferkuar me shuplake te dores bustin e liridashesit i rrefente çunit se cili ishte ky burrë graniti....

    Megjithese Shqieria ka perplote qytete te mrekullueshme, qe nga jugu e veriu, por ai u ndal ne nje shtepi te bardh mjedis nje fushe....

    A din ndonjeri te na spjegoje pakez me shumë kete mrekulli ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 11-06-2007 më 03:42

  4. #244
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Edhe sikur te ishte ndale edhe ne ndonje qytet Shqipetare do ta pritsnin njesoj si ne FUSHE KRUJE, besoj se te gjithe Shqipetaret jane me shtetet e bashkuara te Amerikes,dhe mos te bejme e bekofte kete e bekofte ate, i bekofte te gjithe Shqipetaret pa marre parasysh se nga cillat treva jane me nje fjale SHQIPERINE dhe dihet se te gjithe jemi Shqipetare sepse edhe Kosova eshte Shqiperi edhe trevat e tjera Shqipetare jane Shqiperi edhe BUSHI e pa vete se ne cilen toke gjindet,BUSHI eshte si eshte por Shqipetaret me shume e respektuan Ameriken sepse presidentet shkjojne e vijne por shteti mbeten çdo here.

    Sikur lexoje ketu disa komente dueshte te kishte lule duheshte te ishte me e organizuar,nuk besoj se Bushin e kan prit me mire se keshtu ne ndonje shtet tjeter, kjo vetem ne Shqiperi ndodhi.

    Edhe KLINTONI kur ishte edhe XHEMS BEKERI kur ishte edhe XHORXH BUSH erdh dhe u faktuan se Shqipetaret jane populli me i dashtur dhe me PRO Amerikes,dhe kjo nuk do te thote se ne Shqipetaret jemi nje shtet i varfer dhe e bejme per qellime te varferise po ne dime edhe si shtet i varfer te presim miqte tane qe vertet na kane ndihmuar dhe po perpjeken te na ndihmojne.
    Nje dite te vije dhe koha qe Shqipetaret do te behen nje fuqi e fort ne ballkan dhe ne europe sepse te gjithe keta shtete qe tani jane kundra amerikes nga ky shtet edhe keta shtete kane pas perkrahje,por ne nuk duhet ti harojme te mirat e amerikes qe na i bene .

  5. #245
    student Maska e besarti
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    80
    ne faqen e shtepise se bardhe, menihere ne hyrje e kemi flamurin tane! kryeminstrin Berisha me presidentin Bush... dhe pothuajse krejt artikujt i kushtohen vizites ne Shqiperi...

    http://www.whitehouse.gov


    Zoti e bekofte Shqiperine, Kosoven, Trojet Shqiptare si dhe miqte e tyre, posaqerisht Shtetet e Bashkuara te Amerikes...
    Nese rrezikon mund te humbesh, por nese nuk rrezikon ke humbur gjithsesi!

  6. #246
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    THE INDEPENDENT


    Bush feted as hero in Albania as he calls for independence for Kosovo

    By Daniel Howden
    Published: 11 June 2007

    George Bush used the first visit by a serving American president to Albania yesterday to make the clearest call yet for independence for neighbouring Kosovo. In a move that will add to the tension between Washington and Moscow - which supports Serbia's claims to the troubled province - Mr Bush said the UN Security Council should quickly decide Kosovo's fate.
    "At some point in time, sooner rather than later, you've got to say 'Enough is enough. Kosovo is independent', and that's the position we've taken," Mr Bush told a press conference in the Albanian capital, Tirana.
    Kosovo, a province of two million people, more than 90 percent of whom are ethnic Albanians, has been governed by the UN since a Nato-led bombing campaign drove out Serb forces in the mid-1990s. Political leaders in Kosovo are warning that patience is wearing thin among ethnic Albanians and they will unilaterally declare the enclave independent if the UN stalls.
    But Russia has split the Security Council by backing fellow Orthodox Christian Serbia in its opposition to Kosovo's statehood, claiming it would set a dangerous precedent for breakaway regions. Serbia strongly opposes the loss of Kosovo, its spiritual heartland dating back 1,000 years, and Russia's President Vladimir Putin told the visiting Serb premier Vojislav Kostunica "with pleasure" at the weekend that he had thwarted Western plans.
    Yesterday, Mr Bush insisted on a deadline for a security council decision on the Balkan province. "If it is apparent that [it] is not going to happen in a relatively quick period of time, in my judgement, we need to put forward the resolution. Hence, deadline."
    Tensions between the US and Russia have evoked memories of the Cold War, with Presidents Bush and Putin clashing over US plans to erect a missile shield over east Europe, and objecting to the eastward spread of Nato.
    A few hours after Mr Bush spoke in Albania, Kosovo's interim Prime Minister Agim Ceku appealed to Kosovo's increasingly impatient ethnic Albanians to ensure the province remained peaceful while intensifying efforts for independence.
    "President Bush said Kosovo's people need to be calm," said Mr Ceku. "The only realistic, pragmatic and possible solution is independence for Kosovo and the time for such solution is now."
    The US President has been harangued by protesters elsewhere in Europe, with mass protests in Italy and Germany, but he was received as a conquering hero in the impoverished Balkan state. The formerly Stalinist Albania, once among the most isolated countries in the world and the uncontested domain of the dictator Enver Hoxha, has become an enthusiastic ally of Washington and its "war on terror". Since the collapse of communism in 1990, Albania has embraced the West. In Europe's poorest country there is near total support for the long-term goal of joining Nato and the European Union.
    The paranoid and eccentric Hoxha told his countrymen they were living in a paradise and set up tens of thousands of concrete bunkers so they could defend themselves when the envious Greeks and Italians invaded. Albania's enthusiasm for all things American was on show yesterday as a 21-gun salute was fired from the hills overlooking the airport to coincide with the arrival of Airforce One.
    Huge banners proclaimed "Proud to be Partners" and billboards said "President Bush in Albania Making History." Red-white-and-blue paper top hats with stars on top were passed out to well-wishers.
    Albania also issued three postage stamps with Bush's picture and the Statue of Liberty, and renamed a street in front of parliament in his honour. Sali Berisha, Albania's perennial Prime Minister and formerly the personal surgeon to Hoxha, eagerly proclaimed Mr Bush as the "most distinguished and important guest" the country had received.
    The US President said he commended Mr Berisha on Albania's progress on reforming its defence forces and meeting performance-based standards required for membership. "I look forward to welcoming you some time into Nato," he said.

  7. #247
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    The Sun


    George Bush Albania mania


    By MICHAEL LEA
    Political Correspondent
    June 11, 2007



    PRESIDENT Bush got a hero’s welcome in the mainly-Muslim state of Albania yesterday, on the first visit there by a US leader.
    Thousands of people — many wearing top hats designed to look like the US flag — cheered him in the capital Tirana.
    Some even tried to grab him and hug him, leaving him with ruffled hair.
    Buildings in the former Communist state were draped in US flags and a 21-gun salute was fired.
    A set of commemorative stamps was issued and a street in front of the Parliament was renamed in Mr Bush’s honour.
    Albania was ruled for 40 years after the end of World War II by paranoid dictator Enver Hoxha, who banned private cars, telephones and religion, and operated a terrifying secret police.
    Today, Tirana booms with new apartments, stylish bars and cafes — but the country remains one of the poorest in Europe.
    Albania backs the US-led invasions of Iraq and Afghanistan and has sent several hundred of its own troops in support. It wants to join Nato and the EU.
    Yesterday, huge banners proclaimed “Proud to be Partners” and billboards pronounced “President Bush Making History”.
    Mr Bush praised Albania as a country that has “cast off the shackles of a very oppressive society and is now showing the world what’s possible”.
    He added: “I love to come to countries that are working hard to establish the institutions necessary for a democracy to survive.”
    Mr Bush met Albanian President Alfred Moisiu and greeted troops who have served in Iraq and Afghanistan.
    He is revered in the country because he backs independence for neighbouring Kosovo, where most inhabitants are ethnic Albanians.

  8. #248
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx per videot tetovar ballisti..


    panorama

    --

    vizita e bush
    dreka

    Gjatë drekës nuk flitet për historinë e vilës ku jetonte ish-kryeministri i qeverisë komuniste, Mehmet Shehu


    Dreka me peshk koran e verë franceze

    Menyja për 24 vetë me kuzhinierë amerikanë dhe shqiptarë

    Aristir Lumezi
    Vila qeveritare 30 dje ka marrë hijen e dikurshme, ku siguria, qetësia, pastërtia të kujtonin kohën kur në të jetonte ish-kryeministri komunist Mehmet Shehu.

    Presidenti Bush ka kaluar portën kryesore të vilës qeveritare i përpiktë në orën 14:00, ku, sipas protokollit, kryeministri shqiptar, Sali Berisha, shtroi për nder të tij dhe kryeministrave të Kartës së Adriatikut 3 një drekë mirëseardhje. Seriozitetin dhe burokracinë e ceremonisë e ka thyer vetë presidenti amerikan, Bush, i cili është sjellë aty si në mes miqsh, me të cilët njihej prej kohësh. I ndihmuar dhe nga temperamenti amerikan, numri një i botës i ka ndihmuar dhe të ftuarit e tjerë që të largojnë “ngrirjen” që të krijon vetë prezenca e njeriut më me pushtet, i cili qëndronte përballë me të ftuarit shqiptarë në një tavolinë. Janë dashur disa gota verë e vjetër franceze, që të ftuarit, më shumë pala shqiptare, të kuptonin dhe të ndjenin se përballë tyre, presidenti Bush ishte një si ata, me të cilin mund të diskutonin, të jepnin mendime, por dhe të mund të shijonin natyrshëm ato që kuzhinierët kishin gatuar me këtë rast. Në drekën ku merrnin pjesë 24 të ftuar, presidenti Bush kishte vendosur në njërin krah të tij në tryezë kryeministrin shqiptar Berisha, dhe në krahun tjetër, kryetaren e Parlamentit, Topalli. Ndërsa përballë tij, dy kryeministrat, ai kroat, Ivo Sanader dhe ai maqedonas, Nikola Gruevski kishin në krah të tyre të ftuarit e tjerë, nënkryetarin e Kuvendit, socialistin Ylli Bufi, zv.kryeministrin Gazmend Oketa, ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dhe pjesë e tryezës së përzgjedhur ishin dhe anëtarë të stafit të presidentit Bush dhe të kryeministrave kroat dhe maqedonas. Në pjesën më të madhe të drekës, presidenti Bush ka bashkëbiseduar me dy kryeministrat e rajonit, pjesë e Kartës së Adriatikut 3, me të cilët ka shkëmbyer mendime rreth çështjeve të integrimit të tre vendeve aspiruese, Maqedonisë, Kroacisë dhe Shqipërisë. Edhe pse dreka organizohej në një vilë ku ka jetuar ish-kryeministri komunist, Mehmet Shehu, i cili vrau veten sepse akuzohej nga Enver Hoxha si ish-agjent i amerikanëve dhe i rusëve, gjatë drekës ky detaj nuk është ngacmuar nga të pranishmit. Mehmet Shehu ishte student i shkollës së parë teknike amerikane në Shqipëri, “Harry Fultz”.

    Menyja
    Duke pasur përballë në të njëjtën tryezë numrin një të botës, e kush do ta kishte mendjen te përmbajtja e menysë. Por edhe këtu ka qenë presidenti amerikan që ka nxitur kuriozitetin. Ka qenë vetë Bush që ka dhënë komplimentet e para për gatimet, duke i hapur oreksin dhe të tjerëve të shijonin artin e kuzhinës. Sipas disa prej pjesëmarrësve, vetëm peshku koran firmoste kuzhinën e rajonit, si një peshk që rritet në brigjet e liqenit të Ohrit, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ndërsa pjesët e tjera të menysë ishin një përzierje kuzhinash të ofruara në një tryezë të nivelit shumë të lartë. Sipas perceptimeve të të pranishmëve, dreka është gatuar nga kuzhinierë amerikanë në bashkëpunim me ata shqiptarë. Dreka nisi me një antipastë me fruta deti, e shoqëruar me sallata të ndryshme jeshile dhe perimesh. Më pas, të ftuarit, pasi kanë rregulluar stomakun me një krepë me djathë parmezana, kanë shijuar mbretin e peshkut të rajonit. Korani i liqenit të Ohrit është mirëpritur nga të ftuarit, ku Berisha dhe Gruevski morën vlerësimet e presidentit Bush që mësonte se ku rritej ky varietet peshku. Më pas menyja vazhdonte me një fileto viçi, të mbushur me fruta të thata, ndërsa ëmbëlsira ishte një lloj keku amerikan. E gjithë dreka është shoqëruar me një verë katërvjeçare franceze të bardhë, ndërsa në fund, në një gjysmë pjepri të hapur dhe të rregulluar bukur, të ftuarit kanë shijuar një sallatë frutash. Në fund të drekës, presidenti Bush ka përgëzuar të gjithë stafin e vilës qeveritare 30, kuzhinierë, kamerierë që ishin të pranishëm dje dhe ka bërë me ta fotografi kujtimi.



    Menyja e drekës

    Antipastë me fruta deti
    Krepë me djathë parmigana
    Peshk koran
    Filetë viçi me fruta të thata
    Embëlsirë
    Sallatë frutash
    Verë e bardhë franceze e 2003



    Pjesëmarrja

    Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush
    Kryeministri
    Sali Berisha
    Kryeministri kroat
    Ivo Sanader
    Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski
    Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli
    N/kryetari i Parlamentit Ylli Bufi
    Zv.kryeministri
    Gazmend Oketa
    Ministri i Mbrojtjes
    Fatmir Mediu
    Stafi i afërt shoqërues i presidentit amerikan dhe i kryeministrave kroat dhe maqedonas



    Bush jep autografe në meny

    Presidenti amerikan Bush gjatë drekës së djeshme ka dhënë autografe të pranishmëve në të. Kanë qenë kryeministrat Sali Berisha, Ivo Sanader dhe Nikola Gruevski, të cilët kanë marrë autograf nga Xhorxh W. Bush në kartat e menysë që kishin para pjatës së tyre. Por kaq është dashur për të marrë autografe dhe të ftuarit e tjerë, Topalli, Bufi, Mediu dhe Oketa, që kanë marrë autografin e presidentit amerikan në kartat e menysë së tyre. Në mënyrë simbolike, përveç fotografive të rastit, të pranishmit kanë një dokument shtesë “identifikimi” të pjesëmarrjes së tyre në një drekë historike me presidentin e vendit më të fuqishëm të botës, në një vizitë historike për vetë kombin shqiptar. Konteksti në të cilin ndodhi vizita e Xhorxh W. Bushit në Tiranë i jep vlerë edhe kartës së menysë të firmosur nga presidenti amerikan si pjesëmarrës në një drekë të përzgjedhur të personaliteteve të shtetit shqiptar.



    Kamerieri amerikan i Bushit

    Presidentit amerikan gjatë drekës i ka shërbyer një kamerier amerikan, të cilin e kishte sjellë me vete. Gjatë gjithë kohës, kamerieri kishte nën kujdes gotën, pjatën, serviset e presidentit, ndërsa ky i fundit diskutonte me të pranishmit në drekë. Problemet e fundit me stomakun, të cilat e kanë shqetësuar dhe dy ditë më parë në Itali presidentin Bush, kanë bërë që kreu i Shtëpisë së Bardhë të ketë rreth vetes më shumë njerëz që kujdesen për dietën e tij ditore, duke përfshirë këtu dhe një kamerier të veçantë që e shoqëron kudo bashkë me kuzhinierin.



    Mediat transmetojnë përqafimin e Bush me qytetarët
    Fushë-Kruja në ekstazë, bën xhiron e botës

    nga i derguari yne ne fushe-kruje Adi Shkëmbi

    Fushë-Kruja u kthye dje në qendër të vëmendjes të të gjithë botës, teksa imazhet nga ky qytet transmetoheshin ‘live’ nga rrjetet më të mëdha televizive.

    I mësuar me protesta të shumta, për shkak të politikave të tij të luftës, në çdo vend që shkon presidenti Bush u përball dje me një tjetër situatë, e cila konfirmoi edhe njëherë pro-amerikanizmin e popullit tonë. Gjithçka ka ndodhur në 10 minuta, kur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh W. Bush, ndryshoi tërësisht axhendën e përcaktuar nga stafi i tij në këtë pjesë të fundit të vizitës. Ishte pikërisht momenti kur Bush doli nga lokali “Çela” në qendër të Fushë-Krujës dhe në vend që t’i drejtohej “Shervoletit” të tij u kthye nga turma që kishte dalë që prej mesditës së djeshme për të pritur në një vizitë historike presidentin e vendit më të madh të botës. Megjithëse protokolli i presidentit nuk e kishte parashikuar asgjë të tillë, në këtë mikpritje të rrallë në turin e tij në Evropë, presidenti Bush “vendosi” ta shkelë dokumentin e axhendës, duke iu drejtuar turmës. Pas këtij momenti gjithçka kaloi në ekstazë teksa presidenti Bush, pas daljes nga një prej ëmbëltoreve të qytetit vendosi të takojë qytetarët që ishin vendosur pranë lokalit, ku ai do të takohej me qytetarët vendas. Nën thirrjet e qytetarëve “Bush, Bush, Bush”, shefi i Shtëpisë së Bardhë iu dha dorën dhe përshëndeti të gjithë të pranishmit, ku nuk munguan edhe fotot dhe përqafimet me të. Por Bush duket se nuk ishte i “ngopur” me takimet me qytetarët, teksa tentoi të kalonte edhe nga ana tjetër e rrugës ku gjithashtu kishte një numër të madh qytetarësh. Por në këtë lëvizje ai u “mor” nën kontroll nga trupat e sigurisë personale të presidentit, të cilët i afruan makinën e tij për të vazhduar axhendën. Por Bush nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit, teksa në momentin që po hipte në makinë doli edhe njëherë mbi të për të përshëndetur për herë të fundit qytetarët që kishin dalë këtë ditë të diel në një vizitë historike, e cila rrallë besohet se mund të ndodhë më. Edhe pas nisjes me makinë, presidenti Bush përshëndeti nga xhamat e tij të zinj për t’u larguar drejt aeroportit të Rinasit.

    Atmosfera
    Ditën e djeshme nuk ishte e vështirë të kuptohej që Fushë-Kruja përgatitej për të përjetuar një vizitë historike. Në rrugën e Rinasit për në Fushë-Krujë në të gjitha vendet e parashikuara për reklama ishin të vendosura parulla që uronin mirëseardhjen e presidentit Bush, duke e konsideruar këtë si një moment historik për të gjithë vendin. “Vizita e presidentit Bush në Shqipëri - ngjarje historike”, ishte një prej parullave, që binte në sy në të gjithë aksin. Ndërkohë, në hyrje të qytetit organizatorët e këtij takimi historik për qytetin e vogël shumë pak larg kryeqytetit uronin mirëseardhjen e presidentit Bush, duke i shprehur atij falënderimet për këtë vizitë. Që në orët e para të mëngjesit, qindra qytetarë kishin mbushur të dyja anët e trotuareve të rrugës kryesore që të çonin në lokalin “Çela”, i cili ishte parashikuar si vendi ku do të bëhej takimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë me qytetarët vendas. Ndërkohë që të gjithë pjesëmarrësit në këtë ngjarje historike të vendit ishin të pajisur me flamurë shqiptarë dhe amerikanë. Në orën 15:45 minuta një autokolonë e gjatë me makina të errëta njoftuan mbërritjen e presidentit Bush, teksa të gjithë qytetarët që kishin dalë në rrugë shumë vonë e kuptuan se cila ishte makina ku ndodhej presidenti. Sapo hyri në qytet Bushi dhe bashkëshortja e tij Laura përshëndetën nga xhamat e makinave. Por teksa të gjithë prisnin një president, ashtu siç e kishin parë në televizor, Bush doli si një zyrtar mjaft sportiv dhe në hyrje të lokalit përshëndeti të gjithë të pranishmit për këtë pritje të veçantë që i kishin bërë. Presidenti Bush ishte në Fushë- Krujë një një takim me klientë të “Opportunity Albania”, i cili është një institucion amerikan, që ka nisur aktivitetin e tij ne 1999 me mbështetjen e USAID-it. Duke theksuar në çdo deklaratë mbështetjen në vazhdimësi nga ana e popullit amerikan, presidenti Bush nuk mund të mos interesohej edhe për “Opportunity Albania”, e cila prej tetë vjetësh ka zgjedhur të jetë pjesë e rëndësishme e kësaj mbështetjeje të madhe. Nga drejtoresha e Degës së “Opportunity Albania” në Fushë-Krujë, Emila Cangu, presidenti Bush është njohur me aktivitetin e ketij institucioni financiar, dhe ndryshimet e mëdha që kanë transformuar jetët e mijëra klientëve në vend.

    Siguria
    Masat e sigurisë të ndërmarra për vizitën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qytetin e Fushë-Krujës ishin pjesa tjetër që nuk i shpëtoi as vëmendjes së mediave të huaja. Për gjatë gjithë rrugës në dalje të Tiranës deri në hyrje të Rinasit binte në sy një numër shumë i madh i uniformave blu, të cilat kishin bllokuar të gjithë rrugën ku do të kalonte rreth një orë më vonë eskorta e përforcuar e presidentit të botës. Si të mos mjaftonte kjo, nga Rinasi deri në hyrje të qytetit të Fushë-Krujës ushtria kishte mobilizuar një numër jashtëzakonisht të madh ushtarësh, të cilët sfidën më të madhe nuk e kishin me ndonjë rrezik të mundshëm që mund t’i vinte presidentit Bush në ato pjesë të rrugës, por me vapën dhe temperaturat e larta. Ndërkohë përqendrimi më i madh i uniformave policore ishte pikërisht brenda në qytet. Por përveç tyre në qytet ishin vendosur një numër jashtëzakonisht i madh ushtarësh amerikanë, të cilët ashtu siç edhe tregojnë për gazetën kanë marrë masa jashtëzakonisht të mëdha që ajo të shkonte mirë.
    Por pas gjithë këtij mobilizimi dhe atmosfere, ajo që do të mbetet në mendjen e të gjithëve është fakti se Fushë-Kruja në 10 qershor 2007 ka qenë në qendër të vëmendjes së të gjithë botës.



    Dy torta për Xhorxh Bush

    FUSHE-KRUJE - Dy tortat, ku me krem ishin ngjyrosur flamuri shqiptar dhe ai amerikan, do të ngelin dhurata më e rrallë dhe vyer që ka bërë në jetën e saj familja Topi. Pronarë të një furre për prodhimin e brumërave të financuar nga USAID, ata janë stepur kur kanë parë në derën e dyqanit të trokasë presidenti amerikan Xhorxh W.Bush, i shoqëruar nga bashkëshortja Laura. E pas tyre një lukuni njerëzish me kostume të zinj, me kufje te veshi, gazetarë të huaj dhe pushtetarë lokalë të Fushë-Krujës qëndronin jashtë pragut të dyqanit modest, ndërtuar me ndihmën e partneritetit shqiptar për mikrokredi. “Na kishin thënë që mund të vinte presidenti Bush në dyqanin tonë, por nuk e besuam derisa e pamë të hynte. Këtu shpesh vjen edhe ambasadorja amerikane Marsi Ries, e cila çdo ditë blen bukën e zezë dhe atë të misrit që në prodhojmë, por që të vinte presidenti i botës, ne nuk e kishim menduar asnjëherë”, është shprehur për gazetën Admiri, një prej djemve të familjes Topi. Shtrëngimet e duarve kanë qenë më të shumta se fjalët. Pasi presidenti Bush u ka dhuruar të gjithë punonjësve në këtë punishte nga një stemë amerikane me autografin e tij, i është drejtuar Admirit: “Ju keni një nënë të madhe, ashtu siç është edhe nëna ime”. f.gj




    12 orë non stop shërbim
    Forca policore jo vetëm të qytetit të Fushë-Krujës, por edhe të qyteteve të tjera të vendit janë mobilizuar dje në orën 02:00 të mëngjesit për të marrë të gjitha masat që vizita e presidentit Bush në vendin tonë të kalonte pa ndonjë problem për shefin e Shtëpisë së Bardhë. Duke treguar për gazetën, uniforma blu të Fushë-Krujës thonë se një numër i madh policësh kanë ardhur edhe nga qytete të tjera të vendit. Por policët duket se ishin vetëm pjesa e jashtme e këtyre masave të sigurisë, pasi për çdo gjë, deri në detajin më të vogël që kishte të bënte me sigurinë e presidentit Bush dhe bashkëshortes së tij kishin menduar vetëm amerikanët.

    “Qytetar Nderi i Fushë-Krujës”
    Por pritja jashtëzakonisht miqësore e qytetarëve të Fushë-Krujës për presidentin Xhorxh W. Bush ishte vetëm “qershia mbi tortë” e kësaj vizite historike të shefit të Shtëpisë së Bardhë në vendin tonë. Në takimin e zhvilluar në restorant “Çela”, kryetari i Bashkisë së Fushë-Krujës, Ismet Gavriqi, i akordoi presidentit Bush urdhrin “Qytetar Nderi i Fushë-Krujës”. Ndërsa presidenti Bush u shpreh se “ne jemi të lumtur që jemi këtu. Faleminderit që erdhët dhe mezi po presim të dëgjojmë historitë tuaja”.

  9. #249
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Bukur shumë, shqiptarët edhe njëherë treguan se sa mirënjohës janë. Siç u komentua edhe nga gazetarët e CNN, shqiptarët i bënë Bushit pritje çfarë ai vetëm ka mundur të ëndërrojë...

    Nga ana tjetër është paksa për tu habitur si shqiptarët gjithnjë janë në kurs të kundërt me botën. Gjersa gjithkund nëpër botë vizitat e Bushit përcillen me protesta, mbase edhe të dhunshme, tek neve është plotësisht ndryshe.

    Vallë a do ta kapim ndonjëherë hapin e botës apo gjithnjë do të jemi delet qëduhet të qurravitemi e jargavitemi pas ndonjë çobani që na ka mëshiruar në çast...
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  10. #250
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Disa Foto

    Ne vazhdim po paraqes disa foto te marra nga CNN, New York Times, White House, Washington Post. Gjithashtu, do te jap disa lidhje per te lexuar artikuj te ndryshem, si dhe konferencen e perbashket Bush-Berisha.

    1. Zonja Bush duke mbajtur nje buqete me lule te dhene nga Sara Shehu, 12 vjec, dhe Frensis Spaho, 13 vjec, me te mberritur me Presidentin George W. Bush per te paren here ne Tirane te dielen, 10 Qeershor 2007.

    2. Presidenti George W. Bush and Presidenti Alfred Moisiu duke shtrenguar duart ne Pallatin e Brigadave.

    3. Forcat Shqiptare duke duartrokitur pas pershendetjes ndaj tyre te Presidentit Bush ne Pallatin e Brigadave.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Faqja 25 prej 54 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •