Close
Faqja 19 prej 54 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 533
  1. #181
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Ora 11:10 Ka perfunduar takimi mes presidentit amerikan Xhorxh Bush dhe presidentit shqiptar Alfred Moisiu. Pas daljes nga Pallati i Brigadave, Bush dhe Moisiu jane pershdentur ne menyre miqesore mes tyre. Pas ketij takimi, eskorta e presidentit Bush eshte nisur drejt godines se kryeministrise ku presidenti i SHBA do te takohet me kreun e qeverise, zotin Sali Berisha


  2. #182
    Ne bregdet Maska e Asriana
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    186
    vizita e presidentit amerikan xhorxh bush tregoi edhe njehere falimentimin perfundimtar te shtetit shqiptar

    ne te gjithe vendet e botes ky president luftenxites pritet me protesta ,ne shqiperi jo vetem qe nuk protestohet por... ndodh e kunderta jo vetem qe i kane dhene ne dore te gjithe ato qe kane kerkuar pala amerikane,duke carmatosur garden kombetare,duke i dhene ne dore gent planin e te vetmit aeroport- rinasit ,etj,etj ,por shteti shqiptar nuk mjaftohet me kaq por shkon deri ne ekstremin e tij duke e dekoruar presidentin amerikan dhe duke i dhene edhe medaljen me te larte qe ka shqiperia e dekoron per meritat e tij te luftes anembane botes , ky eshte kulmi i mungeses se koshences politike te nje klase drejtuese tashme te falimentuar shqiptare ne shqiperi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 10-06-2007 më 13:27

  3. #183

  4. #184
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Ora 11:30 Presidenti amerikan ka mberritur pak me pare ne godinen e kryeministrise ku edhe ka nisur takimi me homologun shqiptar Sali Berisha. Ne fund te takimit pritet nje konference e perbashket per mediat

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anëtarësuar
    10-11-2005
    Postime
    162
    Kshu eshte ku jeton ne Itali dhe te kap pervec punes dhe "stili" italian, dmth stili tipik mosmirenjohes. Shkuan kafshet e egra dhe percudnuan varrin e Aldo Moros. Cfare pret nga nje shtet i tille ? Mire ai shtet, por shqiptaret qe jetojne atje c'dreqin kane qe na flasin per koshience(dmth ndergjegje) ku e vetmja pale qe ka dale ne proteste kundra amerikes kane qene disa leckamane komuniste me flamujt e bluzat e cheguevares apo te pedereasteve.

    Jo moj Arsiana dhe Marsianet e tjere ne forum qe jane kundra kesaj vizite, ne shqiptaret dallohemi nga gjith popujt vec per nje gje, mirenjohjen dhe besen ndaj miqeve tane, atyre qe na kane ndihmuar vazhdimisht. Dhe nuk eshte cudi, ne jemi dalluar dhe per rrespektin absolut dhe ndaj armikut e lere pastaj te themi miqte tane.

    I vetmi turp ne kete mes eshte turpi i Fatos Lubonjes qe me paftyrsine me te madhe ashtu si dhe Ardian Klosi na tregon ne shqiptareve se cfare drejtimi duhet te marrim, se nga duhet te shkojme, dmth nga Evropa, e cila deri me sot nuk ka luajtur as qerpikun per ne. Sa here eshte futur ne misionet e ndryshme keto 20 vitet e fundit eshte futur sepse kane qene Amerikanet ata qe kane vendosur.

    Italia te rri urte e te mesoje historine e saje, se per nje dite te vetme ata sot do ishin me keq se ne, dhe ti Asriana nuk do merrje detin por oqeanin pa menduar asnje cast qe te vije te punoje per nje te ardhme me te mire dhe per te ndihmuar vendin dhe njerezit e tu.

    Pak me rrespekt. Ne jemi vend i vogel dhe jemi te ndergjegjshem per kete gje, prandaj kemi nevoje per keto aleate.

  6. #186

  7. #187
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Ora 12:04 Ka perfunduar ne kryeministri takimi me dyer te mbyllura mes Presidentit amerikan Xhorxh Bush dhe Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha dhe tashme pritet nga momenti ne moment te mbahet konferenca e perbashket per shtyp


  8. #188
    i/e larguar Maska e KillinGRoutinE
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    London
    Postime
    42

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga Asriana
    vizita e presidentit amerikan xhorxh bush tregoi edhe njehere falimentimin perfundimtar te shtetit shqiptar

    ne te gjithe vendet e botes ky president luftenxites pritet me protesta ,ne shqiperi jo vetem qe nuk protestohet por... ndodh e kunderta jo vetem qe i kane dhene ne dore te gjithe ato qe kane kerkuar pala amerikane,duke carmatosur garden kombetare,duke i dhene ne dore gent planin e te vetmit aeroport- rinasit ,etj,etj ,por shteti shqiptar nuk mjaftohet me kaq por shkon deri ne ekstremin e tij duke e dekoruar presidentin amerikan dhe duke i dhene edhe medaljen me te larte qe ka shqiperia e dekoron per meritat e tij te luftes anembane botes , ky eshte kulmi i mungeses se koshences politike te nje klase drejtuese tashme te falimentuar shqiptare ne shqiperi

    you sound funny !!!
    me te vertete me vjen te qesh!!!
    po sikur ka nej rendesi te madhe per ne plani aeroporti apo dekorata, se kupton se ne sna mbeshtet asnje shtet ne bote te gjithe po mundohen me marre copa nga harta e shqiperise, eshte nje rast qe te krijojme ca miq te fuqishem , megjithese nuk ma merr mendja se do mundemi por ajo qe bejme eshte te provojme. Po mos je nga ato pjese e rinise " moderne " europiane antiglobalizem hahhaa te them te shkosh ne protesta ne paris e rome se aty mund te gjesh shoke sa te duash qe mbajne ere dhe jane e "ardhme" e planetit, qe spine kafe ke starbucksi e nuk hane hamburger ke mcdonaldsi hahhaah shko lexo pak histori lal se ke nevoje te mesosh qe europa u Clirua dhe u rindertua nga usa, se vetem kolonjizatore dhe diktatore ka prodhuar per shekuj
    Por sa te kemi our old Irish friends in the USA

  9. #189
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Nje pritje e paimagjinueshme, eshte komentuar nga televizioni CNN, pritja e Bushit sot ne Shqiperi. Asnje kundershti, mikrpitje e madhe per superfuqine e botes.
    Sipas gazetarit qe citohet nga CNN, Shtetet e Bashkuara kane ndihmuar ne clirimin e Kosoves prandaj dhe po i behet kjo pritje.

    Nje tjeter gazetar i intervistuar nga CNN, i vendosur keto dite ne Tirane e ka quajtur nje pritje fantastike kete te sotmen.

    CNN ka komentuar gjithashtu edhe gjestin per ti vendosur nje prej rrugeve kryesore te Tiranes, emrin Xhorxh Bush.

    Nje detaj tjeter qe si ka shpetuar shtypit te huaj eshte lajmi qe Shqiperia ka vendosur te trefishoje trupat e saj ne Afganistan dhe Irak.


  10. #190
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bush: Mbeshtetje Shqiperise ne rrugen drejt NATO. Kosova? Pavaresi e sigurt

    Ora 13:15 Amerika eshte e perkushtuar per te ndihmuar Shqiperine ne rrugen e saj drejt anetaresimit ne strukturat euro-atlantike, ndersa per Kosoven perfundimi eshte nje i vetem: pavaresi e sigurt. Kjo ishte deklarata e bere pak me pare ne ambjentet e kryeministrise presidenti amerikan Xhorxh Bush. Ne te paren konference per shtyp qe nje president amerikan ben ne token shqiptare, Shqiperia mori mbeshtetjen e plote te Amerikes per rrugen e saj drejt NATO-s dhe BE-se, por nen porosine e vazhdimit te reformave, luftes kunder korrupsionit dhe bashkepunimit mes partive politike.
    Nderkaq kryeminsitri shqiptar, duke falenderuar presidentin Bush per kete vizite, qe ai e quajti historike, ka thene se eshte krenar per miqesine me SHBA. Ai e vleresoi viziten e Bush ne Shqiperi, ngjarjen me kulmore ne marredheniet mes dy vendeve dhe e ka siguruar presidenbtin amerikan se Shqiperia “me krenari do te jete gjithnje aleate e SHBA-se, e predispozuar per te dhene ndihmesen e saj sa here te jete e nevojshme”.
    “E njoha presidentin Bush me reformat qe qeveria ka nderrmare ne luften kunder korrupsionit, reformat ne gjyqesor, polici etj. E njoha presidentin amerikan me nismen per kthimin e Shqiperise ne nje vend atraktiv per investitoret e huaj” tha Berisha.
    Sui generis

Faqja 19 prej 54 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •