Close
Faqja 14 prej 54 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 533
  1. #131
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Semuret Bush, Roma e Tirana te blinduara


    E Shtune, 09 Qershor 2007


    Presidenti amerikan ndjen dhimbje ne stomak ne diten e fundit Samitit G-8 ne Gjermani. Per arsye sigurie, zhvendosen takimet e parashikuara sot ne Rome

    Presidenti i vendit me te fuqishem ne bote eshte ndjere i dobet mengjesin e djeshem, teksa disa dhimbje stomaku e kane detyruar te braktise punimet e Samitit G-8 ne Gjermani. Xhorxh E. Bush eshte veshur per te ndjekur axhenden e dites ne samit, por nuk ka mundur te dale nga apartamenti luksoz ne Heiligendam per shkak te dhimbjeve ne stomak. Kjo e ka detyruar shefin e Shtepise se Bardhe te humbase takimin me lideret afrikane dhe shume te ftuar te tjere te samitit, ndersa ka pritur ne apartament edhe Presidentin francez, Nikolas Sarkozi.

    Nje virus ne stomak ka qene shkaku i bllokimit te Presidentit te hotel, njoftoi nje nga zedhenesit. Me pas ai ka arritur te rimarre programin e takimeve, duke bere edhe shaka me lideret e vendeve me te zhvilluara ne bote, ndersa gjate pasdites ka udhetuar fillimisht ne Poloni dhe me pas ne Itali. Pikerisht ne Rome, axhenda e takimeve ka pesuar ndryshime per shkak te sigurise, duke zhvendosur takimin e parashikuar ne komunitetin e Sant Exhidios. Vete Roma eshte blinduar, me nje numer te madh forcash sigurie, agjente sekrete dhe snajpere.

    Pak dite me pare, sipas zedhenesit Dan Barlet, edhe Zonja e Pare, Laura Bush ka patur disa probleme te vogla me shendetin, por ajo nuk ka nderprere asnje nga aktivitetet. Edhe babai i Presidentit Bush ka qene viktime e semundjeje gjate nje takimi nderkombetar ne Tokjo ne vitin 1992. Ne ate rast, ngjarja ndodhi ne prani te kamerave, duke shfaqur Presidentin amerikan pa ndjenja ne karrigen e tij, ndersa bashkeshortja Barbara nxitonte ta ndihmonte.

    Prej Presidentit te pare amerikan, ne Shtepine e Bardhe eshte ngritur zyra e shendetit dhe fitnesit. Njesia mjekesore e Shtepise se Bardhe siguron sherbime emergjence per shendetin e Presidentit, zevendespresidentit dhe familjeve te tyre, kudo ku ata ndodhen. Njesia mjekesore eshte e ngarkuar te bashkepunoje ngushte me Sherbimin Sekret dhe Zyren Ushtarake per te integruar sherbimet qe i jepen Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

    Gjithashtu, njesia mjekesore e Shtepise se Bardhe bene kontrollet peridike per shendetin e Presidentit, nderhyrjet e kerkauara dhe marrjen e masave te sigurise ne 24 ore dhe ne te gjithe boten. Ne te njejten kohe, kjo njesi siguron asistence edhe per rreth 1,5 milion te ftuar ne vit ne Shtepine e Bardhe, perfshire krere shtetesh.
    #VamosArgentina

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Muslimanet: Bush, miresevjen

    E Shtune, 09 Qershor 2007


    Kryetari i Komunitetit Musliman te Shqiperise, haxhi Selim Muca, vleresoi pozitivisht viziten e neserme te Presidentit Bush ne Shqiperi. “Me rastin e vizites se Presidentit Bush ne vendin tone, se pari kam deshiren t’i shpreh mireseardhjen, e me tej, konsideraten dhe respektin ndaj SHBA-se, popullit amerikan dhe presidentit te tij, per partneritetin, kontributin per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves dhe bashkepunimin e suksesshem midis dy vendeve tona”, thuhet ne deklaraten e djeshme te autoritetit me te larte musliman shqiptar. “Krahas ketyre, une dhe institucioni qe perfaqesoj, shprehim vleresimet tona me te larta per fjalet e Presidentit Bush ne lidhje me Shqiperine, shqiptaret ne pergjithesi dhe myslimanet ne vecanti, duke hedhur drite mbi rolin e Komunitetit fetar te shumices, ne dialogun, mirekuptimin dhe harmonine nderfetare ne vend, vlera keto te trasheguara prej shekujsh dhe te perforcuara sot, si shembull ideal per rajonin dhe mbare boten”, thuhet ne mesazhin publik.
    #VamosArgentina

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Laura Bush, vizite ne qendren e femijeve Bethany

    E Shtune, 09 Qershor 2007


    Ndersa shoqeron bashkeshortin e saj ne turin presidencial ne Evrope, Lura Bush do te vizitoje ne Tirane nje nga qendrat e trajtimit te femijeve, “Bethany Social Services” gjate dites se diel, e shoqeruar nga bashkeshortja e Kryeministrit shqiptar, Liri Berisha. Qellimi i takimit do te jete interesimi i Zonjes se Pare te Amerikes, per fatin e femijeve te braktisur, trajtimin e tyre nga qendra sociale dhe biseda me stafin e Bethany. Gjithashtu ajo do te mesoje edhe rreth proceseve te adoptimit te ketyre femijeve, kujdesin mjekesor dhe strategjite per grate dhe femijet. Hannah's House qe kujdeset per 50 te mitur do te planifikoje nje bashkebisedim per te njohur zonjen Bush me projektin. Selia gjendet ne Grand Rapids, Michigan, dhe qellimi kryesor i sherbimit eshte adoptimi i femijeve pa prinder ne familje te reja, ndersa ka aktivitet ne te pakten 12 vende te botes dhe kryesisht ne Evropen Lindore. Bethany eshte aktive ne Shqiperi qe prej vitit 1991.
    #VamosArgentina

  4. #134
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Xhorxh Bush denohet ne Tirane ??




    Apeli i Tiranës gjykon Xhorxh Bushin
    Koinçidenca e rrallë mes një presidenti dhe një qytetari shqiptar

    Laureta Rryçi

    Tiranë - Ndoshta në një kohë apo në një moment tjetër kjo koinçidencë nuk do të binte dhe aq shumw në sy.
    Fakt është se ndryshimi mes tyre nuk qëndron vetëm te një W. Njëri është president, ndërsa tjetri qytetar i një shteti që mezi po pret vizitën e këtij miku të madh.
    Në Gjykatën e Apelit të Tiranës ka mbërritur një dosje që duket se ka lënë me gojë hapur të gjithë ata që e kanë lexuar.
    Ndërsa prej ditësh flitet e përflitet për vizitën e Presidentit të SHBA-ve, Xhorxh Bushit, gjyqtari i çështjes është stepur kur ka lexuar të njëjtin emër si tw pandehur tw asaj dosjeje.
    Çudia ka vazhduar më tej kur akuza ka qenë për vjedhje.
    Prindërit, edhe pse kanë qenë të bindur se djali i tyre nuk do të kishte ndonjë përfitim prej emrit, pak ditë më parë e kanë ndryshuar këtë mendim. Ata kanë mundur të kthehen bashkë me djalin e tyre në shtëpi edhe pse ai akuzohej për vjedhje dhe Gjykata e Kurbinit kishte dhënë një masë dënimi për të.
    Personazhi i rrallë nga Laçi përveç moshës së tij, kësaj radhe ka qenë edhe me fat duke përfituar nga vizita e presidentit amerikan për të rimarrë lirinë e mohuar nga Gjykata e Kurbinit. Dëshira e shumë prindërve shqiptarë për t’u vënë emrin e personaliteteve botërore në fusha të ndryshme fëmijëve të tyre është historia e zakonshme që në këtë rast përfshin dhe familjen Bushi nga Kurbini.
    Xhorxh Bushi shqiptar nuk është më shumë se 15 vjeç. Edhe pse rregullat e gazetarisë nuk e lejojnë publikimin e plotë të gjeneraliteteve, këtë herë gazeta “Albania” po vendos ta thyejë për shkak të koinçidencës së rrallë me vizitën historike të të parit president nw detyrw të SHBA-ve në vendin tonë.
    Mëkati juridik i 15-vjeçarit ka qenë dëshira për të vjedhur disa hekurishte në Uzinën e Bakrit në qytetin e Laçit.
    Por ky moment ka qenë i pafat për të miturin pasi është pikasur nga rojat tek po mblidhte hekurat e reduktorit të dëmtuar.
    Menjëherë drejtori i Uzinës, Sabri Taga, ka bërë kallëzimin penal dhe për përfaqësuesin e akuzës nuk ka qenë e vështirë për ta bindur të miturin të rrëfejë tentativën për vjedhje.
    Gjykata e Kurbinit vendosi ta dënojë Xhorxh Bushin duke i dhënë një masë dënimi me 60 ditë burgim.
    Ndërsa më me fat ka qenë i pandehuri kur dosja ka mbërritur në mesin e majit në Gjykatën e Apelit të Tiranës, atëherë kur ambientet shqiptare gëlonin nga bisedat për vizitën e presidentit Bush.


    8 Qershor 2007 gazeta Albania

  5. #135
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441


    Xhorxh Bush në pullën shqiptare


    Thursday, 07 June 2007
    ImageNga Ard Kola - Vizita e presidentit amerikan Xhorxh W Bush në vendin tonë po sjell reagime nga më të ndryshmet, madje të paparashikuara. Nëse një rruge në Tiranë i është propozuar emri i Bush, nëse 2000 fëmijë në do të mbajnë flamuj amerikanë ditën e mbërritjes dhe i gjithë Tirana mori pamjen e një kolonie amerikane, kjo e fundit nga Posta Shqiptare i përmbush të gjitha detyrimet që kemi ndaj vendit superfuqi e botës. Lajmin e bëri publikim dje Drejtori i Përgjithshëm i Postave Shqiptare, Arqile Gorea i cili me kënaqësi informoi se, “me rastin e vizitës zyrtare të Presidentit të SH.B.A. në vendin tonë, me datën 10 Qershor 2007, që shënon një ngjarje historike kulmore për Shqipërinë, Posta Shqiptare emeton një emision pullash postare kushtuar kësaj vizite që titullohet: Xhorxh W Bush në Tirane 10 Qershor 2007.
    Pulla
    Emisioni përbëhet nga tre pamje dhe një bllok. Në çdo pamje është vendosur portreti zyrtar i Xhorxh W Bush. Pullat do të jenë me vlerë 20, 40 dhe 80 lekë. Blloku i kompozuar me dy flamujt kombëtar të dy vendeve dhe statujën e Lirisë është me vlerë 200 lekë. “Për plotësimin e kërkesave të tregut filatelik, sasia e prodhuar do të jetë 20 000 seri dhe blloku në 20 000 copë” deklaroi dje entuziast Drejtori i Postës Shqiptare, Arqile Gorea. Ai bëri publike disa të dhëna të tjera rreth përmbajtjes së pullës. Kështu, sasitë për afrankim do të jenë 80000 copë të ndara: 15000 copë me vlerë 20 lekë/copa; 60 000 copë me vlerë 40 lekë/copa dhe 5 000 copë me vlerë 80 lekë/copa. Ky emision do të shoqërohet edhe me zarfin e ditës së parë (FDC) me një sasi prej 500 copë dhe vulën speciale të ditës së parë. Zarfi FDC do të ketë vlerën e 240 lekë.
    Posta
    Posta Shqiptare sh.a ka eskluzivitetin për të prodhuar pullën shqiptare për filateli dhe afrankim. Posta çdo vit emeton rreth 14 emisione pullash. Tematika që paraqitet në këto emisione është mjaft e larmishme rreth 70% e saj ka tematike kombëtare. Tematikat kryesore janë ato të kostumeve kombëtare, figura të shquara, fauna, flora e vendit tonë, ngjarje përkujtimore, monumente kulture, heraldika Shqiptare etj. Emisioni heraldika Shqiptare, përbën njëkohësisht një element të filatelisë Shqiptare, pasi prodhohet në "presige book", objekt filatelik. Temë interesante është edhe 100 vjetori i çmimit Nobel, në të cilën janë paraqitur dhe nobelistët shqiptarë, Nenë Tereza dhe Ferid Murad. Përsa i përket tematikes ndërkombëtare, mund të përmendim 100 vjetorin e muzikanteve të shquar Verdi-Bellini, filmat e animuar, lojërat Mesdhetare etj. Posta Shqiptare emeton pulla, FDC dhe objekte filatelike.

  6. #136
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga fjollat
    histeria......
    Mos u ben histerike

    God bless Amerika

  7. #137
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Një rrugë në Tiranë, merre emrin e presidentit Bush

    Me 49 vota pro dhe 4 kundër, vendimi është marrë sot nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, i cili votoi pro propozimit qe rruga qe shtrihet përballë godinës së Kuvendit te quhet rruga "Xhorxh.W.Bush". Në këtë mënyrë, është hedhur poshtë propozimi i demokratëve që këtë emërtim ta merrte "Rruga e Barrikadave" që shtrihet përpara kompleksit të pallateve 9-katëshe në kryeqytet.
    Vendimi për emërtimin e rrugës "Xhorxh Bush" bëhet dy ditë para mbërritjes për një vizitë historike te presidentit të SHBA-ve në Shqipëri. Ardhja e shefit të Shtëpisë së Bardhë në Shqipëri, ka shtyrë institucionet kryesore shqiptare të ndërmarrin aktivitete.
    Presidenti amerikan do të qëndrojë gjashtë orë në Shqipëri dhe do të takohet me presidentin Moisiu dhe kryeministrin Berisha. Ai do të ketë një drekë zyrtare së bashku me tre kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë. Në këtë takim pritet të flitet për përpjekjet e përbashkëta të këtyre vendeve për t'iu afruar NATO-s.
    Ndërkohë masa te shumta sigurie po merr policia shqiptare me rastin e vizitës historike te presidentit amerikan Xhorxh W. Bush. Përmes një thirrjeje drejtuar qytetarëve te Tiranës, policia ka kërkuar bashkëpunimin e tyre për zbatimin e të gjitha masave qe do të ndërmerren ne kuadër të kësaj vizite. Sipas policisë ne 10 qershor do të bllokohen rrugët kryesore, do te evitohen lëvizjet me mjete motorike, ndërkohë që autostrada Tirane-Durrës do te funksionoje vetëm ne një drejtim. Për sigurinë e presidentit Bush dhe mbarëvajtjen e vizitës policia shqiptare do te bashkëpunojë me personelin amerikan të sigurisë.

  8. #138
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    Problemi numer nje nuk jane politikanet shqiptare, jemi vet ne si popull i paafte per te reaguar, si popull i paafte per te marre ne kontroll vendin ku jetojme, si popull i paafte edhe per te qene i denje te quhet pasardhes i nje fare teper fisnike.

    Genesis,

    E gjej te mesipermen majft te rendesishme per te hapur nje teme te re.

    http://www.forumishqiptar.com/showth...57#post1625357
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ju ftoj te gjitheve te lexoni artikullin e New York Times rreth atmosferes ne Tirane per ardhjen e Presidentit Bush: http://www.nytimes.com/2007/06/09/wo...lbania.html?hp.

    Sa per informacion, rruga nga fundi i 9-kateshave deri tek parku i parlamentit mori emrin "George W. Bush". Ambasadorja Ries deklaroi se do tia transmetonte kete fakt Presidentit gjate vizites se tij ne ambasaden amerikane ne Tirane.

    Personalisht, i uroj mireseardhjen dhe bashkohem me atmosferen e ngrohte (dhe festive do te thoja). Per te gjithe ju qe nuk jeni ne Tirane, qe nga mengjesi i sotem jane marre masa me te rrepta sigurie: helikoptere qe patrullojne hapsiren qiellore, patrulla policie neper rruget e kryeqytetit (edhe naten), si dhe forcat amerikane te shperndare neper pika te ndryshme. Per me teper, Laura Bush do te vizitoje Maternitetin (e vjeter) te Tiranes (prane stacionit te Trenit) si dhe mund te vizitoje Muzeun Kombetar. Teksa nuk eshte bere publik ndonje program i paracaktuar, masa te larta sigurie po merren ne cdo cep te kryeqytetit dhe te rrethinave ne afersi.

    Duke qene pjese e nje rrethi shoqeror pro-amerikan, uroj qe gjithcka te kaloje qofte pa probleme sigurie, qofte pa gafa diplomatike.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  10. #140
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Ardian Klosi, njeriu i Edi Ramës, nxit antiamerikanizmin tek shqiptarët

    Friday, 08 June 2007
    Nga Kastriot Myftaraj

    Dy ditë para vizitës së Presidentit Bush në Shqipëri, ditën e premte, në 8 qershor 2007, në gazetën «Shekulli» është botuar artikulli i Ardian Klosit «Amerikanizmi i shqiptarëve».Klosi shprehet se në këtë artikull «Duam vetëm që të ngremë pak cipën mbi një amerikanizëm fals të bashkëkombësve». (Ardian Klosi: «Amerikanizmi i shqiptarëve», «Shekulli», 8 qershor 2007, f. 19). Është interesant se ky njeri shkruan në numrin shumës, duke thënë «ne»! Artikulli mban emrin e një njeriu, Ardian Klosit, pra logjikisht ai duhet të kishte shkruar në numrin njëjës, «unë». «Ne», kur është fjala për një individ, thonë vetëm mbretërit: Ne, Mbreti i Francës, thoshte Louis XVI. Ardian Klosi nuk është monark, pra del se ai shkruan «ne» për shkak se shpreh mendimet e masonerisë intelektuale rreth Edi Ramës, së cilës i përket dhe që këto ditë është duke nxitur antiamerikanizmin në media.

    Në 30 maj 2007, kur u miratua në parlament ardhja e forcave ushtarake amerikane në Shqipëri me rastin e vizitës së Presidentit Bush, televizioni pro Edi Ramës, Top Channel, ku Ardian Klosi është i ftuar i privilegjuar, e hapi edicionin e lajmeve me titullin: Amerikanët «pushtojnë» Shqipërinë! Fjalën «pushtojnë» Top Channel e vuri në thonjëza, por edhe e vënë në thonjëza, kjo fjalë dhe ky titull ka një kuptim shumë të rëndë dhe provokativ. Ky titull është praktikisht variacion i sloganit antiamerikan ndërkombëtar «Yankeee go home!» Duke ditur se Edi Rama komunikon në telefon me Sokol Ballën, drejtorin e informacionit në Top Channel për titujt e edicionit të lajmeve, mund të thuhet me siguri se ky titull është bërë me udhëzimin dhe dijeninë e Edi Ramës. Të shpresojmë se ky titull i Top Channel, që sipas «anglosaksit» Spartak Ngjela, është «ikonë kombëtare», mos të frymëzojë ndonjë «Vasil Laçi» të ri për të pritur keq «pushtuesin». Kështu, titulli i Top Channel i 30 majit dhe artikulli i Ardian Klosit i 8 qershorit, janë veprime të Edi Ramës, të bëra sipas stilit «hedh gurin dhe fsheh dorën». Në artikullin e vet Klosi Klosi ankohet se në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane: «Harrohen pika të tjera më pak të ndritshme të historisë, bie fjala falja e Shqipërisë, bllokut lindor në bisedimet trepalëshe Roosevelt-Churchill-Stalin, por kush ka qejf të kujtojë traumat në një marrëdhënie që fundi i fundit sot po arrijnë apoteozën e tyre».(Ardian Klosi: «Amerikanizmi i shqiptarëve», «Shekulli», 8 qershor 2007, f. 19).

    Këtu Ardian Klosi bën një falsifikim historik, që është bërë së pari nga burri i tezes së Ardian Klosit, Ramiz Alia, i cili në vitin 1990 për të justifikuar izolimin e Shqipërisë, bëri një aluzion për vendimet e Konferencës së Jaltës. Dhe këtu Klosi e ka fjalën pikërisht për takimin e Tre të Mëdhenjve në Jaltë, në 1945, duke thënë se Shqipërinë ia fali Stalinit Presidenti amerikan Roosevelt. E vërteta është se në kohën që filloi Konferenca e Jaltës, në 4 shkurt 1945, Shqipëria kishte kaluar tashmë faktikisht në bllokun lindor komunist, falë komunistëve që morën pushtetin në vakumin e krijuar nga largimi i gjermanëve. Në Shqipëri nuk erdhi ushtria sovjetike. Pas të gjitha gjasave që në Konferencën e Teheranit Stalini kishte premtuar se Ushtria e Kuqe nuk do të dilte në Mesdhe (pra edhe Adriatik) dhe Stalinit i konvenoi që ta shtinte në dorë Shqipërinë me anë të lëvizjes partizane komuniste vendase, duke i vënë aleatët perëndimorë para faktit të kryer, të cilin ata nuk kishin rrugë tjetër për ta ndryshuar veç duke futur ushtritë e tyre në Shqipëri, për të luftuar me komunistët.

    Kur u bë Konferenca e Jaltës, e cila në fakt konfirmoi zonat e influencës sipas gjendjes së faktit ku kishin arritur ushtritë respektive, Stalini nuk kërkoi që t’ia falnin Shqipërinë, se ai e dinte që e kishte të fituar falë kukullave të veta atje, ndërsa amerikanët nuk e kishin në dorë. Aleatët perëndimorë në fakt tentuan që të hyjnë në Shqipëri, në prag të tërheqjes së gjermanëve nga vendi, por ishin pikërisht komunistët, që kontrollonin lëvizjen e quajtur prej tyre nacional-çlirimtare, ata që refuzuan kërkesën e aleatëve anglo-amerikanë për të zbarkuar forca të shumta ushtarake në Shqipëri, në shtator 1944, çka do të kishte bërë që Shqipëria të mbetej e lidhur me Perëndimin dhe jo me bllokun sovjetik. Në shtator 1944 Komandanti i trupave aleate, anglo-amerikane për rajonin e Mesdheut, gjenerali Uillson i kërkoi Komandës së ushtrisë partizane që në Shqipëri të zbarkonin forca anglo-amerikane, të cilat do të luftonin së bashku me forcat partizane kundër gjermanëve. Por, Enver Hoxha nuk mund ta pranonte këtë gjë pasi kishte frikë se mos forcat anglo-amerikane mbeteshin në vend dhe atëherë Shqipëria do të orientohej nga Perëndimi dhe jo nga Lindja sovjeto-komuniste. Lidhur me këtë në librin “Historia e Luftës Antifashiste Nacional çlirimtare të Popullit Shqiptar”(1989) thuhet: «Wilsonit përgjigjja iu dha nga Spiro Moisiu, shef i Shtatmadhorisë së UNÇSH, nëpërmjet Palmerit. Përgjigjja ishte një mospranim përfundimtar». (“Historia e Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare të popullit shqiptar”, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste, shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë 1989, Vol. IV, fq. 444).

    Ky version konfirmohet dhe nga raporti që misioni britanik i bëri qendrës së vet në Bari (Arkivi i Institutit të Historisë, dokumente angleze, Raport i misionit ushtarak britanik në Shqipëri, 5.10.1944, Foreign Office. 371i43554.PRO). Enver Hoxha tek “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë” thotë madje se aleatëve iu dha ultimatumi se ata do të hidheshin në det në rast se do të zbarkonin. Sigurisht që këtu ishte Bashkimi Sovjetik i Stalinit, që po e përdorte lëvizjen partizane në Shqipëri, si dhe Enver Hoxhën e Spiro Moisiun, në rolin e atyre njerëzve, që vihen të ecin në një terren që dyshohet se është i minuar, për t’ i zbuluar minat duke shkelur në to. Stalini donte të testonte aleatët perëndimorë sesi do të reagonin ndaj një kërcënimi të bërë nga një regjim-puppet strings (kukull e komanduar me fije) që ishte duke u instaluar, se do të luftonte kundër aleatëve perëndimorë. Nga ky rast Stalini donte të nxirrte përfundime për atë sesi do të vepronte në Greqi dhe në vende të tjera. Tërheqja e aleatëve në Shqipëri, përballë kërcënimit të Hoxhës dhe Moisiut u bë se aleatët nuk donin të hynin në luftë me një lëvizje antifashiste ende pa përfunduar Lufta e Dytë Botërore, duke i dhënë Stalinit një kartë të fortë për propagandën e tij, sikur amerikanët dhe britanikët bënë një krim si fashistët, duke e sulmuar Shqipërinë e vogël si Musolini në 1939. Por, tërheqja anglo-amerikane përballë refuzimit të Enver Hoxhës duket se i krijoi iluzionin Stalinit se aleatët perëndimorë nuk kanë vullnet dhe vendosmëri për të përballuar sfidën e komunizmit militarist ndërkombëtar, ndaj i nxiti fshehtas komunistët grekë që t’u rezistojnë me armë aleatëve perëndimorë pas disa muajsh, një tjetër test ky.

    Pra, përgjegjësinë për inkludimin e Shqipërisë në bllokun lindor ruso-komunist, nuk e kanë SHBA, por komunistët shqiptarë, Enver Hoxha, por dhe Spiro Moisiu. Ironia është se sot emri i njeriut që i ka kërcënuar anglo-amerikanët se do t’i hedhë në det, Spiro Moisiut, iu vu në vitin 2004 Akademisë Ushtarake shqiptare, e cila përgatit oficerë për Ushtrinë shqiptare, që synon të bëhet pjesë e NATO-s ku SHBA dhe Britania e Madhe përbëjnë forcën kryesore!? Ndërsa i biri i këtij njeriu, Alfred Moisiu, i cili në vazhdim të ultimatumit të shtatorit 1944 drejtoi bunkerizimin famëkeq të Shqipërisë komuniste, në vitin 2007, do të presë Presidentin amerikan në cilësinë e Presidentit të Shqipërisë!!! Ardian Klosi, më tutje në artikullin e vet tallet me proamerikanizmin e shqiptarëve, duke thënë se amerikanizmi është i huaj për shqiptarët, së pari si mënyrë jetese. Klosi shkruan se ndërsa amerikanët janë shumë punëtorë, shqiptarët janë kohëvrasës dhe e kalojnë ditën nëpër kafene.

    Por, Klosi nuk e shpjegon dot se si është e mundur që këta shqiptarë që janë «kohëvrasës» në Shqipëri, kur shkojnë në SHBA, shndërrohen në punëtorë të mëdhenj, që punojnë dhe më tepër se amerikanët. Kjo tregon se shqiptarët nuk janë dembelë, por ata e duan punën ku mundi paguhet mirë. Ajo që thotë Klosi për dembelizmin e shqiptarëve dhe urrejtjen e tyre ndaj punës ngjan me atë thënien e burrit të tezes të Ardian Klosit, Ramiz Alisë, i cili kur vuri 80% në vitin 1990, pas kolapsit total të ekonomisë së planifikuar komuniste, ua hodhi fajin shqiptarëve, duke thënë se gjithçka kishte ardhur si pasojë e «shkrehjes së punës». Por, shqiptarët kanë urrejtje për punën e paguar keq, të cilën e kanë provuar për gjysmë shekulli nën sundimin e Partisë së Punës (së detyruar) dhe për këtë lloj pune logjikisht që kanë urrejtje dhe amerikanët. Shqipëria ende vuan pasojat e shkatërrimit ekonomik, që erdhi nga sundimi i Partisë së Punës së Detyruar dhe sot njerëzit e ish-nomenklaturës komuniste të shndërruar në kapitalistë, duan të nxjerrin fitime të mëdha duke i paguar njerëzit keq, çka zhduk dëshirën për punë.

    Më tutje Klosi në artikullin e vet shkruan: «Të kalojmë tani te kultura amerikane. Kam vënë re që këtë kulturë e njohin disi vetëm një elitë e hollë njerëzish, që mund të kenë qenë në SHBA ose rastësisht të jenë dashuruar me letërsinë ose me muzikën amerikane. Në pjesën më të madhe të popullsisë mbizotëron një injorancë e plotë mbi këtë kulturë. Këtu njihen pak ose aspak shkrimtarët e mëdhenj amerikanë Edgar Allan Poe, Washington Irving, William Faulkner, Ezra Pound, James Sallinger, Truman Capote etj».(Ardian Klosi: «Amerikanizmi i shqiptarëve», «Shekulli», 8 qershor 2007, f. 19). Sa për këta autorë që thotë Klosi, njohja e tyre në Shqipëri, në raport me popullsinë, nuk është më e ulët se në SHBA. Dhe të mendosh se këta autorë kanë hyrë në Shqipëri prej një periudhe të shkurtër, pas hapjes së vendit në 1990. Më tutje Klosi ankohet se: «Te ne vëllezërit Kennedy (sikurse jo dhe Martin Luther King, Malcolm X etj) jo vetëm që nuk kanë kult, por këtu nderohen sidomos presidentët e djathtë, ata që kanë rrezatuar më pak kulturë». (Ardian Klosi: «Amerikanizmi i shqiptarëve», «Shekulli», 8 qershor 2007, f. 19). U mor vesh halli i Klosit.

    Ai i shikon gjërat nga pikëpamja e së majtës, që paradigmën politike evropiane e majtë-e djathtë e zbaton në SHBA si demokratë-republikanë. Në këtë sens për Klosin, Presidentët republikanë janë të papranueshëm dhe që nuk rrezatojnë kulturë. Se për çfarë kulture e ka fjalën Klosi, këtë nuk e thotë. Me sa duket Klosi përcjell këtu urrejtjen e rrethit të për Presidentin Reagan që përshpejtoi rënien e komunizmit. Në fund Klosi ankohet për amerikanizmin si demagogji dhe retorikë, që ushtrohet në Shqipëri. Është karakteristike se Klosi nuk ankohet për antiamerikanizmin si demagogji. Për këtë nuk thotë asnjë fjalë. Ardian Klosi është një provë edhe e antiamerikanizmit të Lëvizjes «Mjaft», ku Klosi është një person i rëndësishëm si intelektual nga shoqëria civile. Në një botim-revistë të Lëvizjes «Mjaft» për trevjetorin e saj, në 2006, përshëndetja e Klosit për «Mjaft» jepej me një fotografi të tij, të madhe sa gjithë faqja e revistës.

    Artikulli i Klosit tregon se Edi Rama mban rreth vetes një masoneri intelektuale antiamerikane me të cilën ushqen frymën e antiamerikanizmit në opinionin shqiptar, duke pritur ditë më të favorshme kur do të dalin në rrugë me sloganin «Yankee go home». Pas titullit të Top Channel mbi pushtimin amerikan të Shqipërisë, shkrimit të Klosit etj., në rast se gjatë vizitës së Bush do të ndodhë ndonjë incident si në Gjeorgji, ku në mitingun e Bush u zbulua një granatë që u neutralizua, Edi Rama dhe njerëzit e tij janë logjikisht mes të dyshuarve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 09-06-2007 më 09:37

Faqja 14 prej 54 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •