Close
Faqja 8 prej 54 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 533
  1. #71
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Dhe kur te clirohesh nga emocionet dhe te vesh ne perdorim pak arsyen, duhet ti marresh fjalet e presidentit Bush dhe vete viziten e tij historike ne Shqiperi si nje kompliment dhe si nje rol i madh qe hapet per nje popull te vogel si Shqiperia ne arenen mbare boterore.
    Ti me ke kujton se flet?! Se e ke zakon te leshosh ofendime lart e poshte nen petkun e "keshillave" apo me retorike te "zbukuruar" me fjale "te medha."

    Shteti shqiptar qe po viziton Bushi sa e ka popullesine? Po flas per shtetin une.
    Shteti shqiptar eshte myslyman? Shteti shqiptar eshte i krishtere? Jo, eshte laik. Dhe po te flasesh per kombin, ka tre fe kryesore, jo vetem njerez te nje feje apo tjetre. Dhe nqs do behemi "poster child" (meqe e paske pike te dobet ti) eshte pikerisht per tolerancen ndermjet tre feve kryesore.

    Si dole ne konkluzionin qe shqiptaret myslymane jane turp per mua?! Fis e fare qe kam une myslymane i kam me turp?! Kontrollo fjalet here tjeter se s'po flet me bebe ne kolipocke.

    Sa per Bushin, jam shprehur qe eshte vizite historike. Kjo s'do te thote qe te jem e verber ndaj politikes corbe te tij, ashtu sic nuk jane amerikanet ketu, apo dhe opinioni i huaj ne te gjitha skajet e globit. Dhe, se mos akuzon per anti-amerikanizem (se s'do cuditesha nga ty) tjeter gje cfare ndihej une per kete vend ku po jetoj dhe qe me ka dhene mundesi si asnje vend tjeter, tjeter gje kritika ndaj nje presidence apo nje tjetre, ndaj nje administrate apo tjetre. Ne nje demokraci (apo dhe republike perfaqesuese si ne kete rast) e drejta e fjales dhe shprehja e mendimit te lire eshte nje nga shtyllat mbi te cilen ndertohet shoqeria.

    Sa per rolin e Shqiperise, mundesite e shfrytezimit te gjeopolitikes se saj (me komponentet e saj ekonomike dhe shoqerore) i kam parasysh vete. S'kam nevoje per leksione, perkundrazi. Ama ai potencial nuk eshte as ne hapat me foshnjore. Per me teper, nqs kujton ti se Shqiperia mund te sherbeje si "etalon" per Lindjen e Mesme, ti s'e ke haberin e situates, historise, e te tjera kushte te LM.

  2. #72
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Per mendimin tim Shqiperia nuk i ka ato qe duhen per tu bere "interlokutor" ne rremujen aktuale.

    E para, ne nuk kemi njohuri te plota mbi subjektin (jo ne ne forum, lol, por ne ne politike)
    E dyta, aftesite e dipllomacise shqiptare nuk jane ne nivelin e nevojshem.
    E treta, nga eksperienca boterore, shtetet e vogla mbijetojne vetem duke mbajtur pozicione neutrale.

    Si konkluzion, kam frike, se po ju futem kesaj pune, do ta dhjesim muhabetin me te gjithe.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  3. #73
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    He a u carmatos teresisht Garda e Republikes (ne mbrojtje te Bushit)?
    Me shqetson vetem fakti qe vec ushtrise Amerikane ne Tirane do kete edhe Snajpera (Shqiptare te Minstrise se Brendeshme dhe Mbrojtjes) qe do ti kene armet me fisheke te vertete!
    Pse Ky Parlamenti Yne (Yne themi se flasin shqip) nuk e tregoi entuziazmin deri ne fund duke kerkuar edhe sekuestrimin e cifteve te gjuetareve apo thikave te kasapeve per te siguruar Hynine qe po na nderon?
    Apo nuk tha "Une e di qe Shqiperia ekziston" - Cpresim?
    Por ajo kolona e dythundrakeve nga Kosova duhet ndalur per arsye strategjike:
    Po sikur qente roje (nuk eshte hera e pare) te Bushit ta marrin per aktivitet kercenues e te hedhin ndonje Bumje (paqesore humanitare me napalm) si ne Falluja e ti nisin Kosovaret ne te semes?
    Cbehet me peshoren demografike ne Serbine e Jugut pastaj?
    A mos eshte ky nje plan dinak serb per te shpetuar nga ca qafire arnaute?
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    13
    Sot mund te themi kush perkra ardhjen eBushit eshte shqiptar dhe kundera armik i shqiptareve.Nuk do mend se keto 10 vitet e fundit te mos kishte Amerike ne kete bote nuk do te kishte me komb Shqiptar.Te gjithe shqiptaret do ishin debuar vrare dhe asimiluar .
    behuni pak shqiptare
    Dhe ne qoftese nuk e doni per hire te shqiptarise nuk mundet qe te flitet keq per Presidentin Amerikan dhe aq me keq kur dikush ve fene mbi te gjitha
    kjo eshte politike e hershme shqiptare perca e sundo .
    aq me teper kur disa mbrojne me fantazi myslimanizmin ne zemer te europes .
    ne krenohemi me skenderbeun qe ishte kunder myslimanizmit.
    e megjithate pergjigje me emire per kete kohe eshte ajo qe ka thene Pasho vasa feja shqiptarit eshte Shqiptaria
    wellcome Mr Bush you are for Albania.our people love you very much
    king regard
    Janaq Shimplaku

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Shtetetet e bashkuara te Amerikes jane angazhuar ne mbrojtje te shiptarve qe nga viti 1990 por me kushtin qe shiptaret nuk do te revandikojne(kerkojne) te drejtat historike si popull me i vjeter ne ballkane por si popull i shtypur e i harruar e lene anash nga komuniteti nderkombetar.
    Pra dihet perse as pala shqiptare asnjehere nuk ka keruar te drejtat historike ne token e tije por ka kerkuar vetem zgjedhje politike permes demokratizimit dhe votes se lirë. As ne planin e Ahtisarit, per çudi, shqiptaret nuk insistojne askund per mbrojjen e vlerave kulturore te trasheguara nga antikiteti romake apo bizantine e grekë e ilirë por perkundrazi leshone pe per ruajtjen e vlerave historike e objekteve kishtare, gjoja serbe, te mesjetes dhe mbyllet ky kapitull pa precizuar fare vjeteresine e shiptarve ne keto troje.
    Pra amerikanet edhe para Bushit, ishin te pajtimit qe shqiptaret ti mbeshtesin por pa u marrur ne pyetje historija se cili popull a cili shtete ishte me pare ne keto troje, ngase si dihet, amerika eshte nje shtet i ri e i ngulitur ne toka te reja te pushtuara nga pioniret qe erdhen nga europa. Me kete strategji amerikane, neve shqiptaret mbetem se gati si pionir ne tokat e ballkanit, si pushtues, pra ne nje ane perkrahem edhe ne te fortin duke lene anash te drejtat historike per hire te amerikes qe ajo nuk posedonte nje kultur te lashte e nje trashegim historike si ne qe kemi pra edhe vetit ne i kemi shkurtuar kohen historise mu per kete mbeshtetje te sotshme nga miku amerikanë !
    Bota e sotshme pra nuk sillet rrethe historisë e se kaluares por rrethe gjeostrategjisë dhe interesave ekonomike si dhe burimeve energjetike apo mieraleve e qe shqiptaret ne trojet e tyre ku jetojme sot keto burime i kemi prandaje edhe kemi arsyen qe te gjejmi dike qe te na mbeshtese, nje mik te fort si amerika e klintonit apo e Bushit apo edhe e pasaredheseve te bushit, kryesorja, te kemi mbeshtetje lineare te permotshme ne mes dy popujve e jo vetem mes dy vendeve.
    Se si e dijmi, eshte rast i veçante qe amerka gjen mbeshtetje diku ne bote tek nje popull dhe te qeverija e saje, dihet qe amerika mbeshtete qeveri te ndryshme ne bote por qe populli nuk pajtohet as me qeverine e tyre e as me synimet amerikane, kurse tek ne, mendoje une, shqiperia eshte kupa e shampanjit !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 04-06-2007 më 15:07

  6. #76
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Harrove edhe Georgjine qe konkuron denjsisht me Shqiperine per zvarritje barkas para Padronit te rradhes.
    Apo nuk ngjajme edhe ne ceshtjen e pretendimeve (Abkazi, Osseti....)
    Megjithate historikisht jane minjte ata qe e braktisin te paret anijen qe fut uje......
    Zvarritje te mbare!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  7. #77
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Me simpati a pa simpati te posacme per figuren e presidentit Bush, cdo shqiptar me pak patriotizem e kombetarizem ne zemer i jeton keto dite me ethet e pritjes per mrekulline. Si lum ata qe jane ne Tirane ta perjetojne kete pritje e diten ne te cilen vizita do te kryhet.


    Nga Zeri i Amerikes:


    Pano:Vizita e Presidentit Bush në Shqipëri,episod i historik për vendin
    Intervistoi: Ilir Ikonomi
    04-06-2007



    Profesor Nikolla Pano, një nga personalitetet e njohura shqiptaro-amerikane, thotë se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë kontributin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbështetjen që marrin nga ky vend ballkanik. Në një intervistë që i dha në Çikago Zërit të Amerikës, zoti Pano, profesor i Universitetit të Ilinoit Perëndimor, komenton për vizitën e Presidentit Bush në Shqipëri dhe flet për historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

    Zëri i Amerikës: Profesor, si do ta karakterizonit vizitën e Presidentit Bush në Shqipëri, cila është rëndësia e saj në realizimin e aspiratave të Shqipërisë për t’u pranuar në NATO dhe në BE?

    Nikolla Pano: Vizita e Presidentit Bush në Shqipëri duhet parë si një episod i rëndësishëm historik për vendin. Ajo do të shënojë padyshim edhe një nga pikat kulmore në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, të cilat filluan 85 vjet më parë me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Vizita e Presidentit Bush nënvizon rolin e rëndësishëm që ka luajtur Shqipëria në luftën kundër terrorizmit. Shqiptarët kanë ndihmuar me trupa për luftën kundër terrorizmit në Irak dhe në Afganistan. Ata janë treguar shumë aktivë në luftën kundër terrorizmit duke ndaluar aktivitetin e disa OJQ-ve shqiptare dhe të huaja që vepronin në Shqipëri, shumë prej të cilave nën drejtimin e qeverive apo organizatave të huaja të dyshuara për lidhje me grupe terroriste. Shqiptarët strehuan refugjatët ujgurë nga baza e Guantanamos si dhe persona të tjerë nga Algjeria dhe Egjipti. Ata kanë luajtur një rol shumë të rënmdësishëm në luftën kundër terrorizmit duke patrulluar dhe kontrolluar kufijtë e tyre, për të frenuar trafikun e qenieve njerëzore dhe të narkotikëve. Gjithashtu, shqiptarët vazhdojnë të jenë mbështetës të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara. Të gjitha këto vlerësohen nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

    Zëri i Amerikës: Shqiptarët janë të njohur si një nga popujt më proamerikanë të Evropës. Cilat janë rrënjët e këtij proamerikanizmi, si u formua kjo traditë?

    Nikolla Pano: Rrënjët e ndjenjave forta proamerikane që ekzistojnë sot në Shqipëri e kanë zanafillën në fillim të shekullit të 20 kur në Shtetet e Bashkuara imigroi një numër i madh shqiptarësh. Ky emigracion ishte sidomos i fuqishëm në periudhën mes viteve 1892 dhe 1914. Në prag të Luftës së Parë Botërore të vitit 1914, në Shtetet e Bashkuara kishte rreth 30 mijë shqiptarë. Këta shqiptarë luajtën një rol kryesor në mbështetjen për pavarësinë e Shqipërisë që u arrit në vitin 1912. Kur gjatë Luftës së Parë Botërore Shqipëria u pushtua si nga forcat e Fuqive Qendrore ashtu edhe nga ato aleate, shqiptaro-amerikanët u bashkuan në mbështetje të atdheut të tyre. Përmes organizatës së tyre kombëtare Vatra, shqiptaro-amerikanët themeluan pothuajse një qeveri në mërgim. Nëpërmjet Vatrës, shqiptarët në radhë të parë grumbulluan mjaft para për të mbështetur aktivitetet diplomatike dhe propagandistike në favor të ruajtjes së pavarësisë së Shqipërisë. Këta shqiptarë ndihmuan edhe për t’i dhënë publicitet çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara me anë të gazetave, revistave dhe përmes kontakteve me politikanët dhe me gazetarët. Këta shqiptarë u bënë individë që ngjallën interesimin e qeverisë për çështjen e Shqipërisë.

    Zëri i Amerikës: Përse Presidenti Woodrow Wilson vendosi t’i ndihmojë shqiptarët për ruajtjen e pavarësisë së tyre?

    Nikolla Pano: Gjatë Konferencës së Paqes që pasoi Luftën e Parë Botërore, Presidenti Udrou Uillson u bë mbrojtësi i çështjes së Shqipërisë. Konvertimi i tij erdhi gradualisht. Është interesante kur lexon Dokumentet e Uillsonit dhe kur shikon politikën e qeverisë amerikane nga viti 1917 deri në vitin 1920, mund të vësh re një ndryshim gradual në qendrimin e qeverisë. Amerikanët synonin të bënin disa lëshime lidhur me kufijtë e Shqipërisë. Por në një çështje ata u treguan të palëkundur – se pavarësia e Shqipërisë duhej të ruhej. Në Konferencën e Paqes të Versajës, Presidenti Uillson arriti më në fund në përfundimin se nuk duhet të bëheshin kompromise në dëm të kufijve dhe pavarësisë së Shqipërisë. Ishte vendosmëria e tij për të mos nënshkruar disa traktate dhe memorandume mirëkuptimi të lindura në konferencë që bëri të mundur ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë. Për Shqiptarët e Amerikës, Udrou Uillsoni u bë mbrojtësi i pavarësisë së Shqipërisë. Është interesante të shënohet se vetë Presidenti Uillson ishte pak i zhgënjyer kur filloi të mendojë për çështjen shqiptare. Në një letër që i shkruante kryeministrit Llojd Xhorxh të Anglisë në nëntor 1920, Presidenti Uillson ankohej për faktin se ndonëse kishte qenë në favor të ruajtjes së statukuosë, pra ruajtjes së pavarësisë së Shqipërisë, ai kishte gabuar në një aspekt: Si ai vetë ashtu edhe fuqitë e mëdha nuk e kishin parë çështjen e Shqipërisë nga pikpamja e interesave kombëtare shqiptare. Presidenti Uillson shprehte keqardhje për këtë por megjithatë, ai kujtohet sot si njeriu që luajti rolin kryesor në ruajtjen e pavarësisë dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë. Që nga ajo kohë filluan të hedhin rrënjë këto ndjenja të ngrohta midis shqiptaro-amerikanëve dhe popullit shqiptar.

    Zëri i Amerikës: Si filluan marrëdhëniet diplomatike dhe cilët janë elementët që ndikuan më shumë në marrëdhëniet e ngrohta që sot ekzistojnë mes dy vendeve?

    Nikolla Pano: Pas këtyre fillimeve, nisi një proces i gjatë, në të cilin Shqipëria u njoh nga Shtetet e Bashkuara dhe kjo ndodhi gjatë një periudhe dyvjeçare, nga viti 1920 deri më 1922. Në korrik 1922, midis Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërisë u vendosën marrëdhënie diplomatike. Po t’i shikojmë historikisht marrëdhëniet mes Amerikës dhe Shqipërisë, vemë re tre elementë: marrëdhëniet zyrtare, pra shtet me shtet, aktivitetet e organizatave joqeveritare amerikane si para Luftës së Dytë Botërore dhe më pas në vitin 1991 kur marrëdhëniet diplomatike u rivendosën. Së treti, në këto marrëdhënie, është roli i komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili ka luajtur rolin e një ure mes Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërisë. Ky komunitet ka mbajtur gjallë patriotizmin dhe ka ndihmuar për t’i bërë amerikanët ta kuptojnë më mirë Shqipërinë. Kjo është sidomos e vërtetë sot kur mendon për veprimtaritë e komunitetit shqiptaro-amerikan lidhur me çështjen e Kosovës, krijimin e një grupi për çështjet shqiptare në Kongresin amerikan, rolin që luajti komuniteti në rivendosjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në vitin 1991. Sot, ky komunitet vazhdon interesimin aktiv dhe mbështetjen e fortë për nismat që synojnë përmirësimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

    Zëri i Amerikës: Përgjithësisht si do t’i karakterizonit shqiptaro-amerikanët dhe rolin që ata luajnë në shoqërinë amerikane?

    Nikolla Pano: Ky komunitet është i njohur për punën e tij të palodhur, është tradicionalisht një komunitet që respekton ligjet, një komunitet që ka arritur suksese ekonomike në Shtetet e Bashkuara. Për shembull, sipas statistikave të numurimit të popullatës në vitin 2000, paga mesatare e shqiptaro-amerikanëve është mbi pagën mesatare amerikane në shkallë vendi. Gjithashtu, numri i shqiptaro-amerikanëve që kanë mbaruar universitetin është më i lartë se mesatarja amerikane. Shqiptaro-amerikanët kanë përfituar nga mundësitë që ofron Amerika dhe kanë shfrytëzuar dijetg dhe pasurinë e tyre për të nxitur marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Amerikës si dhe për të mbajtur gjallë traditën patriotike. //ii

  8. #78
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga antares
    Harrove edhe Georgjine qe konkuron denjsisht me Shqiperine per zvarritje barkas para Padronit te rradhes.
    Antares,

    Perveç konstatimeve qe ben rendomazi (jo gjithmone te pa-verteta), ke ndonje alternative per te propozuar ?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  9. #79
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Sigurisht:
    Te zvarritemi ca me pak e te punojme (per shtepine tone) ca me shume.
    Keshtu mesojme qe te qendrojme vertikalisht (si primatet) dhe ndoshta edhe na krijohet ajo............ he mo si i thone......."shtylla kurrizore"!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  10. #80
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,282
    Postimet në Bllog
    22
    Ti me ke kujton se flet?! Se e ke zakon te leshosh ofendime lart e poshte nen petkun e "keshillave" apo me retorike te "zbukuruar" me fjale "te medha."
    Une po flas me nje anetare te forumit qe komenton pergjigjen e Bush pa lexuar me vemendje pyetjen qe i ka shtruar gazetari. Dhe nga Pergjigjia do ta kishe kuptuar qe Bush nuk po flet per "shtetin" shqiptar, shteti me i varfer i Evropes, por eshte duke folur per POPULLIN SHQIPTAR, popullin me pro-amerikan te Evropes dhe popullin mysliman me pro-amerikan te botes.

    Po. Dhe me lejoni t’ju bej nje pyetje feminore sepse eshte hera juaj e pare ne Shqiperi dhe cdo njeri po mendon se cfare ju shkon ndermend kur degjoni fjalen Shqiperi?

    Nje bregdet i bukur, nje histori interesante dhe njerez myslimane, qe mund te jetojne ne paqe. Kjo eshte ajo qe me shkon ndermend. Jam entuziast per te shkuar atje. Me duhet gjithashtu te rrefej rreth diteve te erreta te komunizmit, kur shoqeria ishte e mbyllur. Une kam takuar shume shqiptare, te cilet jane entuziaste qe jetojne ne nje shoqeri te hapur dhe une mezi po pres te vij. Kam degjuar shume gjera per Shqiperine, dhe ky do te jete nje udhetim entuziast per mua dhe Lauren.
    Si dole ne konkluzionin qe shqiptaret myslymane jane turp per mua?! Fis e fare qe kam une myslymane i kam me turp?! Kontrollo fjalet here tjeter se s'po flet me bebe ne kolipocke.
    Po te lexoje ate qe une kam shkruar pak me me qetesi dhe pak me me vemendje, une nuk e kam thene se ty te vjen turp nga "shqiptaret myslimane", por ty dhe disa te tjereve me lart ju vjen turp kur burra shtetesh si Bush e plot te tjere e shohin Shqiperine si nje POPULL MYSLIMAN. Mbase nuk ke dashur te shprehesh kete gje, por ja qe reagimi yt me lart mua me la kete pershtypje pasi e lexova.

    Sa per Bushin, jam shprehur qe eshte vizite historike. Kjo s'do te thote qe te jem e verber ndaj politikes corbe te tij, ashtu sic nuk jane amerikanet ketu, apo dhe opinioni i huaj ne te gjitha skajet e globit. Dhe, se mos akuzon per anti-amerikanizem (se s'do cuditesha nga ty) tjeter gje cfare ndihej une per kete vend ku po jetoj dhe qe me ka dhene mundesi si asnje vend tjeter, tjeter gje kritika ndaj nje presidence apo nje tjetre, ndaj nje administrate apo tjetre. Ne nje demokraci (apo dhe republike perfaqesuese si ne kete rast) e drejta e fjales dhe shprehja e mendimit te lire eshte nje nga shtyllat mbi te cilen ndertohet shoqeria.
    Se c'peshtypje ke ti per presidentin Bush, kjo mua nuk me intereson dhe as nuk ka per te interesuar ndonjehere, bile nuk eshte as objekti i temes per diskutim. Bush nuk po vjen ne Shqiperi me pushime personale verore, Bush po vjen ne Shqiperi si perfaqesuesi me i larte i shtetit amerikan dhe respekti dhe pritja qe i rezervohet atij, eshte pritje dhe respekt qe i rezervohet popullit amerikan nga populli shqiptar.

    Sa per rolin e Shqiperise, mundesite e shfrytezimit te gjeopolitikes se saj (me komponentet e saj ekonomike dhe shoqerore) i kam parasysh vete. S'kam nevoje per leksione, perkundrazi. Ama ai potencial nuk eshte as ne hapat me foshnjore. Per me teper, nqs kujton ti se Shqiperia mund te sherbeje si "etalon" per Lindjen e Mesme, ti s'e ke haberin e situates, historise, e te tjera kushte te LM.
    Shqiperia "etalon per Lindjen e Mesme"? Qe kur "bota myslimane" qenka sinonim per "Lindjen e Mesme"?! Shumica e 1.3 miliard myslimaneve ne bote nuk jetojne ne Lindjen e Mesme.

    Fakti qe nje popull mysliman si ai shqiptar perqafon me deshire demokracine dhe lirine dhe e kerkon me vetemohim e sinqeritet te pazakonte miqesine amerikane, jane arsyeja perse presidenti Bush eshte presidenti i pare amerikan ne historine shqiptare qe viziton Shqiperine. Dhe vete vizita e presidentit Bush ne Shqiperi, kur shume mire mund te zgjidhte Kroacione apo Maqedonine, eshte kurorezim i ketij potenciali dhe kesaj miqesie.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-06-2007 më 23:00

Faqja 8 prej 54 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •