Close
Faqja 7 prej 54 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 533
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anëtarësuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140

    Letër e Hapur Presidentit Bush

    Letër e Hapur Presidentit Bush
    KJO BOTË INTERESASH, KUR DO TË BËHET TAMAM NJË BOTË TË DREJTASH DHE VLERASH NJERËZORE?!


    Shkruan: Prof. Dr. Hulusi HAKO (0692074814),
    Zv.Kryetar i KESHILLIT ORGANIZATIV TE KUVENDIT MBARESHQIPTAR

    Tiranë, 17 maj 2007


    Zemra më thotë se do të hyjmë në një epokë të tillë. Të uroj dhe mirseardhjen në Tiranë. Ja, nga kjo vizitë prestigjioze mora shkas për të hedhur në letër disa mendime.
    Është vizitë e parë e këtij rangu në historinë e shqiptarëve kjo ardhja jote në Tiranë më 10 qershor 2007, i nderuar President, po a do të bëhet vërtetë historike dhe të hyjë në historinë tonë me tërë madhështinë që i takon?! Kjo është çështja! U pronocua edhe Kuvendi i Shqipërisë me një deklaratë paraprake, ku vizitën e cilësoi tekstualisht "historike". Po me ç'motivim e bindje e bëri Kuvendi ynë këtë Deklaratë? Për të arritur në këto vlerësime e konsiderata maksimale e madhore (ashtu siç e do lëndën vetë historia), duhen ditur e njohur përmbajtja, axhenta dhe piketa zgjidhjesh të nyjeve gordiane, që kjo vizitë të marrë vërtetë këto dimensione. Askush nuk i ka të dhënat e premisat e duhura për të bërë parashikime e prognoza për çdo të ndodhë. Historia nuk para shkruhet, ajo vjen pas. Më e shumta ç'mund të themi paraprakisht është se "ajo mund të jetë një vizitë shpresëdhënëse", por si e sa, kjo i mbetet kohës. Pas shpalljes së datës, nga shqiptari i thjeshtë, te analisti, komentatori i thekur e shtetari, secili shpreson, uron e mediton sipas mendjes e mënyrës së vet; po bëhen hamendësime se sa me interes e interesante do të rezultojë kjo vizita jote. Ja, midis kësaj morije hamendjesh, po hedhim edhe këtë variant: "Mirardhç në Tiranë, o President i vendit e kombit të madh, me ndonjë ogur edhe për perspektivën e kombit shqiptar.



    Presidenti Bush

    A do të zotohesh, vallë, të insistosh edhe në koregjimin e padrejtësive të mëdha historike që janë bërë në shpinën dhe shpirtin e këtij kombi të lashtë në Ballkanin Perëndimor?" Ndërkohë janë të njohura, të ditura e të plota edhe motivet që kjo vizitë të precipitojë e tillë, dhe pikërisht, së pari, duke i hyrë më thellë fateve historike dhe të drejtës së shqiptarëve, dhe, së dyti, duke treguar vullnetin politik për të zbatuar me konseguencë misionin e vokacionin historik botëror të Kombit amerikan që Ti përfaqëson!

    Do të ndalem pak tek këto dy motive, i nderuar President, dhe po të drejtohem me "Ti", se kështu e kemi më intime ne, afërsisht të moshës së katërt! Së pari, në kujtesën e historisë, që mbetet përherë e gjallë, 10 qershori 1878, shënon për kombin tonë krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, atë shpërthim më të organizuar e kombëtarisht të ndërgjegjësuar të përpjekjeve dhe luftrave të drejta për t'u çliruar nga Perandoria otomane dhe lakmite shoviniste të fqinjëve, për ti bashkuar në një shtet të vetëm kombëtar të katër vilajetet që kishin krijuar otomanët prej trojeve shqiptare në administratën e tyre pushtuese.. Por përpjekjet e shqiptarëve për krijimin e shtetit-komb të tyre u penguan nga ish Fuqitë e Mëdha të Evropës dhe lakmitë e fqinjëve të mbështetur prej tyre.

    Odisea e kombit shqiptar, i copëtuar dhe i shpërndarë në 6 shtete të Ballkanit Perëndimor, është në Evropë, si ajo e kurdëve në Azi, në mos dhe më keq! Nuk janë më profeci fjalët e udhëheqësit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl Frashëri, por një realitet i vërtetuar tanimë katërcipërisht se "Pa zgjidhur drejt çështjen shqiptare, nuk do të ketë qetësi në Ballkan". Vërtetë, në këtë Letër, po arsyetoj me mënyrën e asociimit të ideve; sikurse edhe ardhja jote, Mister Bush, në Tiranë, bash më 10 qershor, në 129 vjetorin e evenimentit tonë historik, është thjesht një koincidencë, një rastësi me ditën e madhe të historisë së kombit shqiptar, po një rastësi që ne do të dëshironim të hynte në kategorinë e "mbretërve të botës". Megjithatë, me apo pa asociim idesh e efekt rastësish, i pakontestueshëm mbetet fakti se ne shqiptarëve "na shkon gjuha, ku dhëmb dhëmbi"!

    Në këtë "Ne", Zoti President, përfshijmë atë pjesë të konsiderueshme të qytetarëve dhe intelektualëve të shoqërisë civile që bashkimin kombëtar të shqiptarëve, krijimin e shtetit-komb të tyre, e quajnë një imperativ historik dhe jetik; të gjithë ata që i japin përparësi integrimit kombëtar, pa e injoruar edhe atë evropian, gjithënjë sipas statusit e në frymën e parimeve të tij. Por mos e prit fare këtë opsion nga goja e politikanëve aktualë të hapësirave shqiptare, sepse ata janë pushtuar nga ethet e globaizmit e të integrimit, procese ku ata e mbysin vetë imperativin, të shumëdëshiruarin integrim kombëtar. Ndodh kështu sepse politikanët tanë janë zhytur thellë në konfliktin e interesave midis pushtetit që e synojnë me çdo çmim dhe gjeopolitikave e proceseve globaliste e integruese, ndaj të cilave duhet të konformohen me disa "lëmosha evropiane" ndaj asaj padrejtësie të madhe që i ka bërë dhe atij borxhi të madh që i ka kombit shqiptar Kontinenti i vet! Fare kot është futur e ka mbetur në Preambolën e Kushtetutës së Tiranës fraza mbi aspiratën e "identitetit dhe bashkimit kombëtar"! Këta të Tiranës s'po realizojnë dot një reformë zgjedhore,- një premisë dhe levë të dremokracisë, - pale më të merren me probleme të tjera, më jetike! Tjetër.

    Parlamenti i Beogradit e ka dhe Komisionin për çështjen e Kosovës, deri edhe Ministri të posaçme,(se i intreson shumë menaxhimi i një kolonie mu midis Evropës), kurse Tiranës as i bie ndër mend të ketë në strukturën e vet parlamentare edhe Komisionin e Përhershëm të Çështjes Kombëtare, të cilën e ka plagë të madhe, kronike dhe për shërimin e së cilës është investuar pa hesap gjatë shekujve në këto troje! Ndërkohë, nuk na mungon, psh. Komiteti i Kulteve, ai kujdes i veçantë shtetëror për faltoret, të cilat janë vatra vetëm periodike të jetës personale të disa mijra besimtarëve, kurse zgjidhja e çështjes kombëtare ka mbetur ëndrra, aspirata dhe vokacioni jetik i miliona shqiptarëve në breza, i të gjithë bashkëkombasve, kudo që janë në hapësirat etnike e nëpër botë, pa dallim e përjashtim! Po nuk del dot asnjeri nga politikanët e dipllomatët shqiptarë aktualë që t'i thotë Kontinentit-mëmë : "E nderuar Evropë, shqiptarët duan shumë të jenë në gjirin tënd, por si një komb i vetëm, me identitet të përcaktuar, duan të jenë pjestarë të barabartë në familjen e kombeve"! Pse duhet të hyjmë veç e veç, e tufa-tufa?! Se edhe procesi i integrimit që po marshon prej më se 5o vjetësh nëpër Evropë, në substancë, nuk e përjashton, por e presupozon të drejtën e madhe të popujve të kenë shtetin e tyre kombëtar.

    Ne kërkojmë t'u jepet fund eksperimenteve me kombin shqiptar, të sendërtohet edhe për shqiptarët ajo që ka thënë ish kryeministri italian Alçide de Gasperi, njeri prej pionierëve e ideatorëve të Evropës së Bashkuar, se: "Bashkimi duhet të mbështetet në bashkimin e kombeve, jo në shpërbërjen e tyre, duke ruajtur pavarësinë e çdo gjëje që është në bazë të jetës shpirtërore, kulturore dhe politike të çdo kombi". Ja sa larg jemi : Amerika fare lirshëm bën komb me kontigjente popujsh të të gjithë botës, shqiptarët janë një popull dhe pengohen dhunshëm të jetojnë si një komb i lirë! Politikanët tanë nuk janë kthyer fare këtej. Ata shpallin se nuk e synojnë, madje, as bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ëndërrën e integrimit kombëtar, ata e kanë zëvëndësuar me atë të integrimit evropian.

    Po sovrani popull ç'thotë vallë?! Kuptohet, i nderuar President, nuk do të bëni çudira, por sikur t'i thoshit edhe dy fjalë në vesh këtyre tanëve: "Ju, politikanë shqiptarë, pse s'deputoni si mbarëkombëtarë!?" Kaq duan ata dhe më tej e din vetë si e vërtisin! Aspirata kombëtare e parealizuar e shqiptarëve ka mbetur e gjallë në memorjen historike dhe është sistematikisht e gjallë e vepruese në jetë, është sanksionuar në sa e sa Referendume e Rezoluta, sepse sistematikisht na janë mohuar e vazhdojnë të na mohohen të drejtat njerëzore më themelore, sepse morali dhe sjellja politike zyrtare e fqinjëve tanë ndaj miliona shqiptarëve, shtetas të tyre, kanë synuar, ose në shfarrosje e asimilim, ose në trajtimin si njerëz të kategorisë se dytë e të tretë. Shqiptarët janë përpjekur si e si vetëm për të mbijetuar, me sakrifica të papërshkrueshme!

    Prandaj dhe kauza e bashkimit tonë kombëtar, që anashkalohet padenjësisht e padrejtësisht nga politikanët tanë, është me rrënjë të thella në ndërgjegjen mbarëpopullore e vepruese, prandaj dhe nga thellësia e shpirtit të popullit del fuqishëm thirrja : "Na ndihmoni të divorcohemi me politikat barabare të fqinjëve tanë; të cilët nuk po japin shenja humanizimi e demokratizimi! Mjafton të jenë të lirë e të barabartë shqiptarët, se e kanë në gen trashëgimin e vyer të bashkëjetesës shembullore ndëretnike dhe ndërfetare! Ata do të bëhen vërtetë faktor stabiliteti në Ballkan!" Kush nuk e ka njohur dhe nuk e vlerëson ketë virtyt e mesazh të shqiptarëve, është krejtësisht abstrakt dhe gjykon i mbërthyer prej interesash të ngushta, skenaresh e insinuatash të paskrupullta! Është, së dyti, edhe motivimi tjetër madhor që na frymëzon për të fokusuar këtë "problem të problemeve shqiptare" në shportën e hamendjeve rreth vizites së këtij niveli. Ai lidhet drejtpërdrejt me Prestigjin, Autoritetin, Misionin dhe Vokacionin human e demokratik të Kombit amerikan që po e përfaqëson e personifikon, Zoti President!

    Të rikthesh në jetë një njeri, është kryevepër; të ringjallësh një komb të vogël, kjo është madhështore, shumëfish hyjnore! Pas shpërbërjes së ish Jugosllavlsë dhe aktit sublim të Amerikës dhe Evropës me bombardimet e vitit 1999 për të ndalur gjenocodin e egër serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, statusi i ish Krahinës Autonome të Federatës nuk kish pse të futej në labirinthet politiko-juridike, thua se vetëm shqiptarët duhet të përgjigjen për të gjitha mallkimet e "mëkatit të parë"! Odisea e statusit të Kosovës tonë shqiptare, që mbart një të vërtetë dhe të drejtë kaq evidente, dëshmon se me sa vështirësi vihet në vend ajo që u bë shtrembër një herë. Po merren kaq shumë në konsideratë pretendimet serbe për disa kisha e manastire në trojet kosovare, sikur ato të kenë zbritur drejtpërdrejt nga Qielli me idenë e adresën "Në shërbim sekret të Serbisë", qëndrim ky, krejt në kundërshtim me idenë brilante të ish diplomatit amerikan, Henri Kissinger, se "Kërkesat fetare, në fakt, kanë qenë dhe mbeten vetëm pretekste për qëllime politike dhe strategjike" (Dipllomacia, f. 93, botim shqip), ide kaq sinjifikative në kontekstin tonë ballkanik, ku fondamentalizmi politiko-ortodoks sllavo-grek është kaq virulent, i mbështetur anakronikisht edhe nga Moska! Që në det është e pashmagshme ngrënia e peshqëve të vegjël nga të mëdhenjtë, kjo dihet e nuk ndryshohet, por, kur do të pushojë së vepruari ky refleks biologjik në jetën e shoqërisë njerëzore?! Një Zot e di ç'do të mendojnë brezat për kohën tonë!

    Po si nuk doli një politikan shqiptar që t'u thoshte serbëve në Vienë: "Na takon Kosova e plotë, natyrale, historike, me tërë ato krahina shqiptare që ish Federata, i coptoi më tej, sipas interesave dhe komoditetit të vet, në favor të ish republikave të Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë" !? T'u thoshte se "faltoret janë të garantuara, të besuarit është një zgjedhje e dëshirë personale dhe jo vegël e institucionalizuar dhe e instrumentalizuar politikisht" etj. etj. Po Evropa? "Shumica e Bashkimit Evropian, kërkon ta mbyllë, jo ta zgjidhë dosjen shqiptare,- konkludon natyrshëm analisti ynë brilant Danaj. Zgjidhje do të thotë Shqipëri Natyrale. Mbyllje do të thotë Shqipëri Artificiale".

    Le të urojmë e shpresojmë që Amerika të mendojë ndryshe! Mesazhet që na vinë prej saj, janë gjithënjë e më shpresëdhënëse; ato janë të fuqishme, sepse përshkohen nga e vërteta dhe e drejta! E vërteta dhe e drejta shqiptare qëndron si Everest para tërë lakmive meskine e interesave antihumane e antidemokratike! Kombi shqiptar është në një udhëkryq të madh. Ai kërkon vetëm të marrë frymë lirisht dhe për këtë është i domosdoshëm bonsensi dhe konsensusi ndërkombëtar. Parimi i madh demokratik i vetëvendosjes së popujve, legjitimiteti i sovranit, parim ky themelor dhe jetik, me atdhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me autor Presidentin Willson, që është në fuqi në botën demokratike, është një e drejtë që, në fund të fundit, duhet t'u njihet edhe shqiptarëve. Ne shqiptarët sot, më shumë se kushdo dhe më shumë se kurrë, na takon ti referohemi mesazheve të kulturës, përvojës dhe traditës amerikane, t'i drejtohemi Kombit amerikan, të shpresojmë shumë nga mbështetja dhe përkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa e bërë fare xheloze Evropën tonë, që, vërtetë na do dhe përpiqet shumë të na integrojë, por nuk po e kap mirë demin për brirësh!.

    Në kontekstin e fateve historike të kombit shqiptar, na tingëllojnë me domethënien më të drejtpërdrejt edhe fjalët e një presidenti amerikan, Klivlend (1895), se : "Nënshtrimi i vetvetishëm përkundrejt kushtëzimeve të padrejta, e zvetënon respektin për vetveten dhe atë nder të kombit që është themeli i sigurisë dhe madhështisë së tij". Edhe vetëm kjo ide-formulë na shkel në kallo, vë gjishtin në plagët tona, na nxjerr zbuluar përsa i përket gjendjes aktuale, statusit, identitetit dhe dinjitetit njerëzor e kombëtar. "Të drejtat e njeriut", për tokë, ato kombëtare, të injoruara; atëhere përse jetojmë?! Kjo botë interesash, kur do të bëhet, vallë, tamam një botë të drejtash e vlerash njerëzore?! Se tabloja e botës, dihet, ende lë më shumë për të dëshiruar, se për t'u lavdëruar! Ne shqiptarët u falemi mesazheve amerikane, si besimtarët Biblës e Kuranit; i falemi, sidomos konceptit willsonian të Vetëvendosjes, që hedh dritë dhe ngjall shpresa të mëdha për popujt e vegjël. Presidenti Willson hyri denjësisht në histori, përveç të tjerash, si njohës i mirë i politikës evropiane, i çështjes ballkanike, plotësisht i vetëdijshëm dhe real për institucionalizimin e lirisë së popujve të vegjël, me vizion të përbotshëm e kulturë diplomatike dhe me angazhimin më progresiv.

    Ne shqiptarët dëshirëjmë e urojmë që trashëgimia idealiste dhe mesazhet willsoniane të jenë vazhdimisht të gjalla, që të mos mbetemi në pritje të një Willsoni tjetër! Pas Autoritetit të Amerikës, shqiptarëve u mbetet vetëm t'i drejtohen Zotit në Qiell, por Ai, me siguri, do t'u thotë: "Ju kam dhënë boll mënd, i përdorni ato me vend, që të mos më turpëroni dhe mua!" President i dashur, duke i hodhur në letër këto mendime, e qetësova disi ndërgjegjen time. Do të bëhet ç'të bëhet, kur dhe si, e drejta dhe e vërteta e shqiptarëve, me forcën e llogjikës së hekurt dhe argumentet e pakontestueshme, do ta gjejnë një ditë rrugën dhe mënyrën e realizimit të vet. Gjithsesi, duhet shmangur pika kritike e durimit popullor! Lum kush bëhet katalizator, mbrojtës dhe përkrahës në shpëtimin dhe ringjalljen e një kombi, i cili ka proamerikanizëm legjitim dhe ndjenjë mirënjohjeje të spikatur! Dëshirojmë e urojmë me shpirt që në shekullin tonë, të 21, në këtë botë të interesave gërryese e konfrontuese, të shpaloset plotësisht, një ditë, flamuri i botës së të drejtave dhe vlerave njerëzore! Kush do ta gjenerojë këtë, Washingtoni, Pekini, Brukseli, Delhi, Moska, Londra, Berlini a kushdo tjetër me potencë, ai do të bëj më tej dhe historinë!

    Tiranë, 17 maj 2007

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Vizita e Bush, tre dite para vleresim gatishmerie
    Artan Cena
    E Diele, 03 Qershor 2007


    Tre dite perpara vizites se presidentit Amerikan, Xhorxh W. Bush, Ministria e Brendshme do te rishikoje dhe vleresoje gjendjen e sigurise ne vend. Zyrtare te dikasterit blu thane dje per gazeten "Koha Jone", se do te kete rritje te nivelit te sigurise, po per momentin gatishmeria nuk eshte e nevojshme dhe nuk do te kete angazhim te forcave Komando. Aplikimi i nivelit te gatishmerise do te behet tre dite perpara evenimentit dhe nje grup i veçante ekspertesh te policise do te vleresojne gjendjen e sigurise ne vend dhe me pas do te vendosin nese ka nevoje per perforcime. Por zyrtaret shprehen me bindje se ne kuader te kesaj vizite ne vendin tone do te kete rritje te nivelit te sigurise dhe gatishmerise. Numri i efektiveve te policise dhe te sherbimeve te tjera, qe do te aktivizohen gjate dates 10 qershor, do te kaloje shifren 5 mije persona.

    Agjentet sekrete britanike do te ndihmojne homologet e tyre amerikane ne verifikimet e te dyshuarve, si anetare te celulave islamike ne Tirane. Perveç spiuneve te CIA-s dhe agjenteve federale te FBI-se, Sherbimi Sekret i Britanise se Madhe, i njohur si MI6, ka shprehur gatishmerine per te ndihmuar ne kontrollet e te dyshuarve ne Shqiperi para dhe gjate vizites se presidentit amerikan, Xhorxh W. Bush, me qellim sigurine e jetes dhe shmangien e ndonje sulmi te mundshem terrorist. Informacionet e sherbimeve te huaja per presionin qe vjen nga Lindja e Larget rreth elementeve te dyshimte, qe mund te tentojne Tiranen gjate dates 10 qershor, jane shoqeruar edhe me masa te shumta sigurie. Gazeta "Koha Jone" botoi disa dite me pare lajmin rreth sinjaleve qe vinin nga jashte, pasi te dyshuar islamike mund te hynin nepermjet kufirit shqiptar.

    Menjehere ky informacion eshte percjelle tek sherbimet e CIA-s. SHBA ka vene ne funksionim aparaturat satelitore per te kontrolluar kufijte dhe çdo levizje ne Shqiperi, qe do te kalojne nen monitorim. Po keshtu sherbimi anglez MI6 eshte vene ne dispozicion te homologeve amerikane, me qellim neutralizimin e celulave islamike dhe elementeve te dyshimta qe do tentojne te aktivizohen gjate vizites se Bush. Qellimi i operacioneve te CIA-s dhe MI6, bashke me forcat e antiterrorit shqiptar dhe SHISH do te jene kontrolli i rrepte ndaj rrymave fondamentaliste ne Shqiperi, ne veçanti ndaj sektit "Selafi". Per momentin sipas burimeve zyrtare nuk ka sinjale alarmuese nga brenda vendit, por frika mbetet importimi nga jashte. Nderkohe qe po hetohet edhe per dy bombat e fundit te vendosura ne Universitetin Politeknik dhe Fakultetin Ekonomik te Tiranes disa dite me pare.
    #VamosArgentina

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anëtarësuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140
    Vizita e Bush, tre dite para vleresim gatishmerie[/B]
    Qellimi i operacioneve te CIA-s dhe MI6, bashke me forcat e antiterrorit shqiptar dhe SHISH do te jene kontrolli i rrepte ndaj rrymave fondamentaliste ne Shqiperi, ne veçanti ndaj sektit "Selafi".
    Po,çna eshte ky Selafi,valle ,ne Shqiperi a nuk paska selafi-krishtere e judfaist apo budis qe e kercenoj Bushin,apo vetem musliamnet na qenka?Me mjafto kjo shprehej...me nuk duhet te thuhet e as te shkruahet...
    E nese bushi mendo se selafi eshte osama,nuk pse frigohet,ai eshte vet selafi-krishter,Vet eshter shok me i ngusht i Osamas.Shiko me pashte afersimi dhe bashkpuni
    mi i ngusht i Osamas me Bushin.Keta jan vellezer...Bush me shume frigohet prej Jallenoskave(greket-shqiptare) se sa prej Selafistave...
    The Jesuits created the Kingdom of Saudi Arabia in 1932 using their fanatical, Islamic cult known as "Wahhabi Islam." Wahhabi Islam, "the Sword of the Church" intended to be used against apostate,...This massive wealth in the hands of fanatical, Wahhabi Moslems would provide the basis for Saudi Arabia’s financing of the Black Pope’s International Masonic/Islamic Terrorist Network presently headed by Freemason Osama bin Laden and financed by Saudi Arabia’s Masonic House of Saud. This Masonic/Roman Catholic fascist connection to Masonic/Islam is imperative to understand if we are to come to grips with our present danger under the pro-Patriot Act I and II, Supreme Court appointed and darling of the Jesuit Order’s fascist Fox News Network mogul and Papal Knight of Malta, Rupert Murdock, anti-Bible and slave of Freemason Pope John Paul II, Skull and Bones initiate and Freemason, George W. Bush.
    na thuj SHİSHakut te shqiperis mos tna lodhin koken me selafi...askush nuk e vret bushin,nese shoket e vete doj e bejen...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Stefan07 : 03-06-2007 më 12:56

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Nje bregdet i bukur, nje histori interesante dhe njerez myslimane, qe mund te jetojne ne paqe. Kjo eshte ajo qe me shkon ndermend.
    Po cfare njerez Muslimane more? Po nuk jane as 2% gabele qe ndjekin gabel'honet (xhamite) e qe i luten Zotit magjupisht...

    Edhe ata 2% nuk jane Shqiptare, jane te arapizum, midis trojeve Shqiptare.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #65
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Tani e degjuat edhe nga goja e presidentit Bush ate qe kam kohe qe ua kam thene ne kete forum. Fakti qe Shqiperia eshte nje "popull mysliman qe jeton ne paqe" me komunitetet e tjera te krishtera dhe eshte populli me pro-amerikan i Evropes, e bejne Shqiperine nje "poster child" per politiken e jashtme Amerikane ne mbare boten myslimane.

    Ky eshte nje ogur i bardhe dhe jo nje ogur i zi dhe ky do te jete roli me i madh qe Shqiperia mund te luaje ne arenen boterore ne vitet e dekadat qe do te vine.

    Albo
    Posi ore, 3 milione e ca shqiptare do behen pishtare/etalon per Lindjen e Mesme thua ti?!
    Termi "poster child" ka dy kuptime, dmth eshte medalje me dy ane. Ti mund te marresh nje kuptim, por ka te tjere qe shohin anen tjeter te medaljes.
    Po flasim per integrimin e Shqiperise ne institucionet perendimore, (integrim ky qe advokohet dhe nga vete ti ne forum) por nga ana tjeter te barazpeshohemi apo te vihemi ne nje peshore me Lindjen.

    Plus qe, ate "e degjuat nga goja e Bushit" nuk eshte se e degjuam nga goja e perendise. Per te mos folur pastaj qe presidenca e tij ka qene nje nga me katastrofiket per politiken e jashtme ne Lindjen e Mesme.

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bush & Shqiperia
    Artur Zheji
    E Hene, 04 Qershor 2007


    “Zbarkimi” i Presidentit Bush dhe gardes se tij te hatashme, eshte kryetema, e cila nenshtron dhe eklipson cilendo teme lokale, prandaj dhe arsyeja keshillon te heshtim ca per to. Sepse nen efektin e ketij Eklipsi, qe do te zbrese ne token shqiptare me Air Force One, “temat” lokale ndershqiptare, lakuriqesohen edhe me dukshem ne natyren e tyre gerrnjare dhe te paafta te mbartin pesha te medha, peshe te cilen mbart mbi vete vizita e Presidentit amerikan.

    Ndodh rralle qe Kryetari i Shtetit me te fuqishem te botes, te takoje kreret krenare te nje prej vendeve me te vogla te botes. Diferenca e peshave, e shifrave, e influencave eshte kolosale, prandaj edhe kureshtja qe e shoqeron kete ngjarje te pritme eshte gjithashtu shume e madhe dhe deri-diku “misterioze“.

    Ne permasat shqiptare, ne keto 95 vjet pavaresi te “vetekushtezuar” te Shqiperise, eshte hera e pare qe nje burre shteti, si Bush, te kete shkelur token tone, e pra shenohet nje kulm historik, per te cilin do te flitet sigurisht mjaft gjate.

    Nese ne mandatin e tij te pare, vemendja politike e presidences Bush ndaj Ballkanit shenoi nje sfumim te ndjeshem (te mos harrojme trysnine e madhe strategjike dhe psikologjike te tragjedise tronditese te 11 shtatorit) duke u perqendruar e gjitha ne Lindjen e Mesme dhe te Largme, me perparesi asgjesimin shtratit, ku fekondohet terrorizmi, ne kete faze te mandatit te tij te dyte, kemi nje rikthim te vemendjes ndaj rajonit tone.

    Ky rikthim i vemendjes, vjen hap pas hapi dhe nuk diktohet thjesht nga ditari i puneve ne Keshillin e Sigurimit, te OKB-se. Zgjidhja e statusit te Kosoves, kerkonte dhe kerkon nje Zgjedhje. Kosova nuk perfaqeson tanime vetem vetveten, por edhe gjilperen e peshores ndermjet Lindjes dhe Perendimit, nje peshore gjeopolitike, e cila behet me e ndjeshme. Amerikanet jane te vendosur qe kjo Peshore te mos humbe drejtpeshimin, te cilen “harresa” e Bashkimit Evropian mund dhe ta toleroje.

    Ne kete rrafsh, sinjali se kryeqendra e vemendjes ndaj ketij rajoni, eshte zgjedhur Tirana, eshte kuptimplote dhe pavaresisht nga formulimet protokollare, ky sinjal eshte dhe do te mbetet i tille.

    Ky eshte nje mesazh i madh dhe i rendesishem.

    Ky eshte nje mesazh i nenvizuar qellimisht per te gjithe rajonin dhe merr padyshim nje kuptim gjeopolitik, ndaj te cilit politika shqiptare, duhet te dije te jete e pergjegjshme dhe sidomos e vetedijshme. Zberthimi i ketij mesazhi me kuptim te gjere mbetet detyre serioze, pasiqe vizita e Presidentit amerikan, parashtron disa shanse, te cilat nuk vijne shpesh ne tryezat tona, sepse ky trajtim i vecante i Tiranes eshte produkt i nje perkujdesjeje strategjike, vlerat e te ciles jane kryesisht merite e filoamerikanizmit shqiptar, i rrenjosur kahershem dhe ne menyre romantike.

    Por, se fundi, pasi pane proven e mahnitshme te clirimit te Kosoves, romantizmi u shnderrua ne nje ndjesi te prekshme dhe tronditese. E pabesueshmja kish ndodhur. Kaq mijera kilometra larg gerxheve shqiptare, Fuqia me e Madhe e koherave, kish bere nje zgjedhje te pabesueshme ne lidhje me persekutimin shqiptar, nje zgjedhje perkunder gjasave “pragmatiste”, nje zgjedhje te ciles i kish prire me pare nje lexim i zgjuar, i thelle dhe i ndershem i historise shqiptare te ketyre shekujve te fundit.

    Mund te themi pa medyshje, nje zgjedhje te drejte dhe shume te kushtueshme. Duke zgjatur me pas, doren e saj te hekurt brenda nje lufte, ku luftonin e vriteshin djem amerikane per nje ceshtje joamerikane. Ku derdhej gjak ne humbetiren e Ballkanit deri atehere te harruar ne vetevrasjen e vet me te kobshme, te vlerave, te njerezores dhe te historise.

    Ky eshte Memoriali i Pare qe skulptoret tane duhet te gdhendin ne gurin e pavdekshem te maleve shqiptare, ashtu si eshte gdhendur ne kujtesen dhe ndergjegjen tone.

    Memoriali i Dyte, duhet te ngrihet per Pavaresine e pritme te Kosoves, tjeter energji e kushtueshme qe po shpenzohet per te ardhmen e te gjithe shqiptareve ne tokat e tyre.

    Kjo eshte pra ne pak fjale, “Paja” e pasur ne Memoriale, qe Presidenti amerikan sjell me vete. Ka te drejte te jete krenar per Ameriken e tij, kur do te shkele ne token Shqiptare.

    Prandaj te nderuar zoterinj te politikes shqiptare, lini ne skutat me te largeta kostumet e njollosura te jetes suaj politike dhe vishni e mbathni mire, ne rolin me te denje perfaqesues, Proamerikanizmin Shqiptar, i cili eshte nje realitet, kumbimi i te cilit duhet te degjohet me shume.




    Kohajone
    #VamosArgentina

  7. #67
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Reagime te ndryshme mare nga BBC.

  8. #68
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet në Bllog
    22
    Posi ore, 3 milione e ca shqiptare do behen pishtare/etalon per Lindjen e Mesme thua ti?!
    Termi "poster child" ka dy kuptime, dmth eshte medalje me dy ane. Ti mund te marresh nje kuptim, por ka te tjere qe shohin anen tjeter te medaljes.
    Po flasim per integrimin e Shqiperise ne institucionet perendimore, (integrim ky qe advokohet dhe nga vete ti ne forum) por nga ana tjeter te barazpeshohemi apo te vihemi ne nje peshore me Lindjen.
    Nuk jane 3 milion por te pakten 7 milion shqiptare ne Ballkan qe quajne Republiken e Shqiperise shtet am. Dhe nese ty te vjen turp te pranosh realitetin, qe shumica e shqiptareve i perkasin besimit dhe tradites myslimane, ky eshte problemi yt dhe jo i Shqiperise apo i Bushit.

    Dhe po, te qenit e Republikes se Shqiperise, nje shoqeri me shumice besimtaresh myslimane qe jetojne ne nje harmoni fetare me komunitetet e krishtera, dhe aspirojne lirine dhe demokracine ne jeten e tyre, dhe shfaqin ndjenja te miqesise se mire me SHBA dhe mbare popujt perendimore si asnje popull tjeter mysliman, na ben ne nje "poster child" per gjithe popujt myslimane te botes.

    Dhe kur te clirohesh nga emocionet dhe te vesh ne perdorim pak arsyen, duhet ti marresh fjalet e presidentit Bush dhe vete viziten e tij historike ne Shqiperi si nje kompliment dhe si nje rol i madh qe hapet per nje popull te vogel si Shqiperia ne arenen mbare boterore.

    Ju nuk arrini te paqetoni kendveshtrimin tuaj mbi popullin shqiptar, me kendveshtrimin e nje te huaji, ne kete rast administrates amerikane dhe kreut te saj. Dhe ne keto 6 vjetet e fundit qe pas 11 shtatorit, SHBA ka treguar nje interes ne rritje ndaj Shqiperise dhe shoqerise se saj, dhe jo pak studime jane bere ne lidhje mbi themelet ne te cilat eshte ndertuar harmonia fetare ne Shqiperi dhe si SHBA mund ta aplikoje kete model edhe ne vende si Afganistan apo Iraku. Ashtu sic bien ne sy qe eksponentet me te larte te departamentit te shtetit ne Irak kane qene ish-ambasadore te Shqiperise.

    Dhe kjo nuk eshte karakteristike vetem per SHBA, ministri i jashtem spanjoll ishte ne Tirane para disa muajsh per te mesuar nga homologu i tij shqiptar gjuhen e komunikimit me boten myslimane dhe minoritetin islamik ne vendin e tij.

    Te behesh nje popull interlokutor midis dialogut lindje perendim nuk do te thote se barazohesh me popujt e lindjes, do te thote se fiton nje karrige ne tavolinen nderkombetare, do te thote nje rritje te bashkepunimit dhe kontakteve te nje vendi te vogel si Shqiperia me superfuqite e kohes, do te thote futja e Shqiperise ne listen e partnereve strategjike te SHBA dhe vendeve perendimore.

    Nese shteti shqiptar i luan kartat e veta sic duhet, Turqia nuk do te jete partneri i vetem strategjik mysliman ne Ballkan. Dhe nese deri dje presidentet amerikane tregonin me gisht nga demokracia turke, si nje model per popujt e lindjes se mesme, duke filluar nga 10 qershori ata do te tregojne me gisht edhe nga demokracia shqiptare qe eshte 100 here me e konsoliduar sot se sa demokracia turke qe cdo dekade perballet me pucin ushtarak.

    Nese paraardhesit e tij preferonin ndalesen ne Stamboll per te nxjerr ne vemendje te botes islamike suksesin e demokracise turke dhe partneritetin e Turqise me SHBA, presidenti Bush zgjodhi qe te vizitoje Tiranen qe i ofroi SHBA ate mbeshtetje ne Afganistan dhe Irak qe nuk ia ofroi as aleati i saj i vjeter turk.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-06-2007 më 23:35

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Sondazh: Vizita e Bush, shans per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves

    Derguar me: 04/06/2007
    • Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve ka kryer nje sondazh ne lidhje me viziten e presidentit Bush ne Shqiperi. Ne sondazh jane intervistuar 1300 qytetarë ne 4 qytete

    Vizita e presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Shqiperi me teper se nje vizite qe do t’i jape suport ekonomik vendit, cilesohet si nje shans per zgjidhjen e statusit perfundimtar te Kosoves. Keto jane vleresimet qe japin qytetaret shqiptare ne nje sondazh te realizuar nga Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve.

    Sondazhi tregon se 67 % e shqiptarëve besojnë se SHBA do të njohë pavarësinë e Kosovës. Ndërkohë 74% e qytetarëve mendojnë se vizita e Bush do të ndikojë në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. 61 % e të intervistuarve kanë bindjen se SHBA është mbrojtësi më i mirë i interesave të kombit shqiptar, 10% shprehen pro Italisë , 8.5 % për Turqinë, 8.5 % për NATO, 1.5 % për Francën dhe Britaninë e Madhe, 0.7 % Greqinë dhe Gjermaninë dhe asnjë i anketuar nuk shprehet për Rusinë dhe rolin e saj.

    Ne sondazh jane intervistuar 1300 qytetarë ne 4 qytete të vendit, në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë.




    kohajone
    #VamosArgentina

  10. #70
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    6 dite perpara vizites se presidentit Bush ne Shqiperi, Tirana eshte pushtuar nga flamuj Amerikane dhe nga postera Welcome Mr.Bush. Po i behet nje jehone e jashtezakonshme ardhjes se presidentit Bush ne Tirane, dhe mediat kane filluar te bejne mesazhe promorcionale duke filluar qe nga deklarata e kryeministrit Berisha dhe me figura te tjera te politikes Shqiptare duke pershendetur viziten e presidentit Bush ne Shqiperi.
    Gjithashtu dhe Garda e Republikes se Shqiperise eshte zevendesuar me ushtare Amerikane e gjithashtu pritet qe ne ditet ne vijim te zbarkojne te tjera trupa ushtarake amerikane ne Shqiperi.

    Imperator
    Albanian Perandory

Faqja 7 prej 54 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •