Close
Faqja 5 prej 54 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 533
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Vizita e Bush, kontroll me satelit kufijve shqiptare
    Artur Qoraj
    E Enjte, 31 Maj 2007


    Ministria e Brendshme do te nise neser inspektimin per masat e ndermarra nga sektoret e sigurise per viziten e pritshme te Presidentit amerikan, Xhorxh E. Bush ne Shqiperi ne daten 10 qershor. Nje urdher i posacem u eshte shperndare pikave kufitare ajrore, tokesore dhe detare per te ushtruar kontrolle te rrepta mbi te huajt apo shqiptaret emigrante qe hyjne ne vend, pasi ka sinjale per levizje te dyshimta te importuara nga jashte. Nderkohe qe ndihme u eshte kerkuar edhe homologeve amerikane per kontrollin nepermjet aparaturave satelitore te rajonit, hyrje-daljeve te dyshimta dhe pergjimit te thirrjeve telefonike. Grupi i eksperteve shqiptaro-amerikane, do te verifikoje levizjet e kryera nga policia, Garda dhe Sherbimi Sekret ne vendet ku do te kaloje dhe qendroje numri nje i SHBA-ve ne Tirane. Lajmin e bene te ditur per gazeten "Koha Jone", burime zyrtare nga dikasteri blu. Plani i masave eshte hartuar nga Ambasada Amerikane, qe ia ka kaluar per zbatim Zyres se Antiterrorit ne Policine e Shtetit. Prej disa ditesh, ne kryeqytet kane zbarkuar edhe nje numer i madh agjentesh te FBI-se dhe te CIA-s, qe jane instaluar ne disa prej godinave ku do te qendroje apo vizitoje Presidenti Bush.

    Burime nga Ministria e Brendshme, thane dje se nje grup ekspertesh amerikane dhe te antiterrorit, do te nisin verifikimin e masave te marra ne pikat kyce te Tiranes. Para dy javesh, grupi qe mbikeqyr veprimet per mbarevajtjen e vizites se Presidentit Xhorxh E. Bush, ka lene nje sere masash per disa sektore te ministrive te ndryshme. Neser, oficeret specialiste do te inspektojne realizimin e detyrave te lena dhe do te japin keshillat e fundit per diten e vizites. Disa nga detyrat e vendosura jane mbajtja nen vezhgim e aeroportit te Rinasit, "Nene Tereza", nga agjente te SHISH, amerikane, forca speciale dhe uniforma blu. Kontrollin minute per minute te kamerave dhe verifikimin e te gjithe te huajve qe hyjne ne vend. Inspektimi i rruges nacionale, nga Rinasi ne Tirane, nga policia e qarkullimit rrugor. Urdhri i shperndare per prefekturat dhe qarqet, qe te informohen banoret per te mos u trembur nga avionet amerikane qe do patrullojne ne qiellin shqiptar te pakten dy dite para vizites se Bush. Po keshtu, do te kontrollohen banesat e ndryshme pergjate segmentit Rinas-Tirane dhe do verifikohen personat qe banojne ne to. Burime prane ministrise thane per "KJ", se deri dje nuk ka pasur asnje sinjal alarmi per te dyshuar apo veprime te segmenteve te caktuara. Ne godinat qeveritare dhe ministri, do vendosen punonjes te Gardes dhe snajperiste te forcave speciale, qe do ndjekin levizjet e qytetareve afer eskortes se Presidentit amerikan. Po keshtu, do te vihen ne aktivizim te gjitha kamerat e mundshme qe do spiunojne tentativat e rrezikshme ne bulevard dhe gjate vizites. Numri i forcave policore te angazhuara, do te shkoje te pakten ne 5 mije persona, qe do vendosen kryesisht ne dy krahet e bulevardit "Deshmoret e Kombit" dhe pergjate segmentit Rinas-Tirane.



    Ndersa kane siguruar informacione se territori shqiptar eshte i paster nga personat e dyshimte, qe mund te krijojne trazira apo sulme terroriste, oficeret e larte te policise kane dyshime per fluksin e te huajve qe hyjne ne Shqiperi gjate kesaj kohe. "Situata ne rajon eshte e elektrizuar dhe me teper sinjalet vijne nga jashte. Eshte dhene urdher te mbahen nen vezhgim pikat kufitare dhe te verifikohen hyrjet", tha nje zyrtar i larte i Policise se Shtetit per gazeten. Por ka dyshime, se persona te dyshimte mund te hyjne edhe si klandestine ne rruge tokesore, pa kaluar ne dogane. Per kete shkak, eshte kerkuar edhe ndihma e vete amerikaneve qe te kontrollojne nepermjet teknologjise satelitore te gjitha thirrjet telefonike dhe informacionet per elementet e dyshimte qe vijne nga vendet e rajonit.

    Nen vezhgim rrymat ekstremiste fetare

    Frika nga nje sulm i mundshem qe mund te prishe viziten e Presidentit amerikan, Xhorxh E. Bush, ka vene ne levizje sektoret e policise ne Ministrine e Brendshme. Inspektoret e zonave kane per detyre te mbajne nen vezhgim te huajt rezidente, qe vijne nga vendet e Lindjes se Larget, kryesisht ato arabe dhe te identifikojne numrin dhe veprimtarite e tyre muajt e fundit. Nderkohe, qe verifikime jane kryer edhe per informacionet per rrymat qe ekzistojne brenda Komunitetit Mysliman, nje prej te cilave njihet si radikale dhe te rinjte qe kane mbaruar studime teologjike ne Arabi apo Siri. Burime zyrtare thane se kryesisht po verifikohen te dhenat per sektin qe njihet si ekstremist ne rrymen e tij, te quajtur Selafi, qe jane vendosur kryesisht ne Tirane dhe disa rrethe te tjera, si Elbasan e Shkoder. Nen vezhgim xhamite e Tabakeve dhe e Rruges se Kavajes, ndersa konfirmohet se nga informacionet e perpunuara, nuk ka pasur asnje sinjal serioz per protesta apo sulme. Gjate nje deklarate disa jave me pare te dhene per gazeten "KJ", Komuniteti Mysliman i uroi mireseardhjen Presidentit Bush ne Tirane, duke shpresuar se vizita i sherbente integrimit dhe mireqenies se vendit tone.

    Vizita

    Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush, do te shkele Shqiperine me 10 qershor. Vizita konsiderohet nje ngjarje historike, pasi per here te pare nje President i SHBA shkel vendin tone. Mbi kete ceshtje, Kuvendi miratoi dhe nje rezolute, nje muaj me pare. Deputetet vleresuan se vizita eshte fryt i nje bashkepunimi 15-vjecar mes Shqiperise dhe SHBA. Bush pritet te qendroje vetem disa ore ne Shqiperi, rreth gjashte ore. Ne viziten e tij te shkurter, jane parashikuar takime me Presidentin e Republikes, Alfred Moisiu dhe Kryeministrin Sali Berisha.

    Historiku

    Vizita e Presidentit amerikan, Xhorxh Bush, mund te konsiderohet si historike per faktin se asnje President tjeter i SHBA-se ne detyre nuk ka prekur token shqiptare. Kreret e Shqiperise kane perjetuar me entuziazem vizitat e sekretareve amerikane te Shtetit ne vend. Keshtu, pas viteve 1990 jane pritur ne Shqiperi sekretaret amerikane Xhejms Beker, Madalen Ollbrajt dhe Kolin Pauell. Pergatitjet dhe entuziazmi ka qene i madh, por teper i vogel krahasuar me viziten e Presidentit Bush. Ne vitin 1999 pas perfundimit te luftes ne Kosove u perfol nje vizite ne Shqiperi e Presidentit amerikan te asaj kohe, Bill Klinton. Por kur Klinton pritej te vinte ne Shqiperi, papritur vizita e tij u ndryshua.

    Fino kunder

    Si rralle here, pozita dhe opozita rane dakord qe se bashku te pranojne dje nje akt normativ te Ministrise se Mbrojtjes per masat e sigurise me rastin e ardhjes se Presidentit e SHBA, Xhorxh Bush, ne Shqiperi. Perfaqesuesit e te gjithave forcave politike ne Komisionin parlamentar te Ligjeve, votuan pro dje kerkeses qe forcat ushtarake amerikane te kene te drejten e qendrimit dhe reagimit ne Shqiperi ndaj ndonje kercenimi te mundshem. I vetmi qe nuk u pajtua me kete filozofi te ministrise ishte deputeti socialist, Bashkim Fino. Ai e cilesoi nje akt diskriminues per Shqiperine, duke theksuar se "ne jemi nje vend i qete dhe pa probleme, ndaj nuk kemi pse te ndermarrim nisma te tilla. Sipas Finos, Shqiperia e sotme nuk eshte me ajo e viteve 1997, por nje vend i qete dhe forcat ushtarake amerikane nuk kane pse te garantojne sigurine". Per keto arsye, deputeti socialist abstenoi gjate votimit te aktit te djeshem ne Komisionin e Ligjeve. Fino pritet te veproje ne te njejten menyre edhe diten e sotme, ne seance plenare, ku do te votohet akti i posacem per masat e sigurise qe do te merren me rastin e vizites se Presidentit Bush ne Shqiperi.

    Axhenda e Bush

    Pritet te qendroje vetem 5 ore ne Shqiperi Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush, por kaq mjafton qe shteti shqiptar te pergatise nje organizim special ne nder te tij. Nga stafi i Kryeministrit, qe po merret edhe me elementet dhe detajet e vizites se shkurter, pohojne se Presidenti Bush do te drekoje gjate oreve te qendrimit ne Shqiperi ne ambientet e Viles 31, ne zonen e ish-Bllokut, e quajtur ndryshe vila e ish-kryeministrit se periudhes komuniste, Mehmet Shehu. Ne kete dreke, e cila pritet te shtrohet rreth ores 13:30 minuta, Presidenti Bush do te shoqerohet nga Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha dhe Kryeministri i Maqedonise, Nikola Gruevski, Kryeministri i Kroacise, Ivo Sanader, perkatesisht vende keto anetare te "Kartes se Adriatikut A3", qe aspirojne integrimin ne NATO. Ne nder te Bush, vila do te dekorohet me flamuj te panumert shqiptare dhe amerikane. Viziten e pare ne Shqiperi, Bush do ta zhvilloje ne zyren presidenciale, ku do te takohet me Presidentin Alfred Moisiu. Pas takimit te tij 30-minutesh me homologun Moisiu, Bush dhe eskorta e sigurise, qe do ta shoqeroje, do te drejtohen drejt Kryeministrise. Me 10 qershor, do te ndalohet qarkullimi i makinave ne kryeqytet dhe per sigurine e tij do te angazhohen plot 15 mije forca sigurie shqiptare.

    Shqiptaret, marshim per Bushin

    Shqiptaret e Kosoves po pergatiten te marshojne ne grupe te medha prej qindra mije vetesh drejt kryeqytetit te Shqiperise Tirane, ne prag te 10 qershorit kur atje pritet te vije presidenti amerikan Bush. Kosovaret synojne permes ketij marshimi qe parashikohet te mbledhe gjysme milioni kuqezinj ne rruget e Tiranes, te shprehin proamerikanizmin e tyre. Ata jane mirenjohes per faktin se ne vitin 1999 SHBA i shpetoi kombin duke ia larguar nga kontrolli serb, shkruante dje agjencia e lajmeve helene, Forthnet. Por gjithe kjo pergatitje vjen sigurisht dhe ne perpjekje per te bindur kryetarin e shtetit me te fuqishem ne bote, se ka ndermarre hapin e duhur, duke mbeshtetur pavaresine e Kosoves.

    Nderkohe, duke iu referuar burimeve te saj ne Prishtine, Forthnet nenvizon se drejtuesit e Kosoves, kane siguruar dhe konfirmuar takime zyrtare me presidentin Bush, gjate vizites rreth kater oreshe qe ai do te realizoje ne Tirane. Ed.Ku
    #VamosArgentina

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bush, 15 anetaret e stafit Bush ne Shqiperi

    E Premte, 01 Qershor 2007


    Fatjona Mejdini

    Stafi i ngushte i Presidentit amerikan Xhorxh Bush prej 15 vetash, mberriti diten e djeshme ne vend, duke qene keshtu te paret eksperte amerikane qe vijne ne Shqiperi me rastin e vizites se Bush. Diten e sotme, grupi i eksperteve amerikane, do te zhvilloje edhe takimin e pare me palen shqiptare ne kuader te pergatitjeve per viziten qe Presidenti amerikan do te zhvilloje ne vend me 10 Qershor. Ashtu sic ishte lajmeruar nga gazeta disa dite me pare, sot 15 ekspertet e pare amerikane do te nisin takimet me palen shqiptare ne lidhje me koordinimin e punes per viziten historike qe Bush do te zhvilloje ne Shqiperi. Keshtu, ne oret e mbasdites te djeshme, nje “charter” solli ne aeroportin “Nene Tereza” ne Rinas stafin e ngushte prej 15 vetash te Presidentit Xhorxh Bush. Burimet bejne te ditur se ne ditet ne vazhdim, pritet qe numri i eksperteve amerikane qe do te vijne ne Shqiperi me rastin e vizites se Bush do te rritet. Nga ana tjeter, ne Kryeministri, ristrukturimi i zyrave ne te cilat do te akomodohet stafi i Presidentit amerikan, eshte drejt perfundimit dhe po i jepet dora e fundit. Behet e ditur se ne pjesen e pare te stafit te Presidentit amerikan, do te kete eksperte te fushave te ndryshme, te cilet do te bejne vezhgimet perkatese dhe do te marrin masat qe vizita e pare e nje Presidenti amerikan ne Shqiperi, te shkoje e sigurt dhe e qete. Burimet bejne te ditur se nje pjese e konsiderueshme e ketij stafi prej 15 vetesh, do te jene pjese e “ Secret Service”, drejtues te nje strukture gjysme ushtarake dhe policore, qe ka si qellim mbrojtjen e Presidentit amerikan dhe funksionareve te tjere te larte te Shtepise se Bardhe. Pritet qe pala shqiptare qe po merret me pergatitjet per viziten e Presidentit amerikan, te kete nje bashkepunim te ngushte me perfaqesuesit e Shtepise se Bardhe, te cilet do te qendrojne ne Shqiperi deri ne momentin qe Presidenti Bush do te perfundoje viziten afer gjashteoreshe ne Shqiperi. Kryeministria, po keshtu edhe Ministria e Puneve te Jashme, prej javesh po vazhdojne pergatitjet e tyre per kete vizite historike qe Bush me date 10 qershor do te kete ne Tirane. Diten e djeshme, Kuvendi ka miratuar ne menyre unanime aktin normativ qe lejon hyrjen ne territorin e vendit tone te njesive te forcave ushtarake amerikane me rastin e vizites se Presidentit amerikan. Keshtu, vizita 6-oreshe e Presidentit Bush ne Shqiperi, ka mobilizuar prej kohesh palen shqiptare, duke bere qe ne Kryeministri te ngrihet edhe nje grup i posacem pune i drejtuar nga zv/kryeministri Gazmend Oketa. Paraditen e te dieles se 10 qershorit, pritet qe Presidenti Bush te mberrije ne Tirane, ku fillimisht do te zhvilloje nje takim 30 minutesh me Presidentin Moisiu dhe me pas nje takim me Kryeministrin Berisha. Presidenti Bush se bashku me Kryeministrin Berisha, sipas axhendes se mirepergatitur, do te japin nje konference shtypi ne ambientet e Kryeministrise per 300 gazetaret e huaj dhe ata shqiptare qe do te ndjekin kete vizite. Tirana te dielen e 10 qershorit, pritet te mbulohet nga flamujt amerikane dhe ata shqiptare, shoqeruar me dekoracione te pafundme me rastin e kesaj vizite historike, e cila nuk ka kaluar pa terhequr vemendjen edhe te mediave vendase dhe te huaja. Nje organizim perfekt qe do te veshe qytetare shqiptare me dyngjyresine e flamurit, dhe nen masat e rrepta te sigurise, do te jene dhe shoqerueset e kesaj vizite te rendesishme, e cila eshte pare si nje mbeshtetje per Shqiperine dhe rolin e saj si aleate ne luften kunder terrorizmit.
    #VamosArgentina

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anëtarësuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140
    Masa të reja për vizitën e Bushit
    Parlamenti shqiptar ka miratuar një akt normativ i cili lejon hyrjen ne Shqipëri të njësive të forcave ushtarake amerikane në kuadrin e operacioneve të sigurisë për vizitën e presidentit Bush në Tiranë.
    01.06.2007
    Sipas këtij akti, këto njësi lejohet të hyjnë, qëndrojnë dhe lëvizin në territorin shqiptar së bashku me mjetet e tyre për pjesëmarrje në operacionet e përbashkëta të sigurisë.

    Gjithnjë sipas këtij akti normativ, këto forca mund të përdorin forcën në rast rreziku.

    Ndërkohë, policia shqiptare në prag të kësaj vizite po rrit masat e saj të sigurisë në Tiranë.

    Sipas Arben Nasufit, nje zyrtar i lartë i policisë shqiptare, këto

  4. #44
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kjo me poshte ishte foto e dites: Ne TemA, ne faqen e Top-Channel.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bush: I impresionuar nga lidershipi juaj

    E Shtune, 02 Qershor 2007


    Zoti President, ne radhe te pare, une deshiroj t’ju falenderoj per mundesine qe me dhate mua dhe publikut shqiptar per intervisten. Dhe une kam nje pyetje te thjeshte ne fillim. Cila eshte arsyeja qe keni perfshire kete here Shqiperine ne turin evropian?

    Kjo eshte nje pyetje mahnitese. Se pari, une dua te siguroj popullin shqiptar qe te kuptoje se Amerika e di qe ata ekzistojne dhe se ju po beni zgjedhje te veshtira per te ndertuar nje shoqeri te lire. Une po vij si nje dashamires i lirise, ne nje toke ku njerezit po arrijne frytet e lirise.

    Se dyti, une jam i impresionuar nga lidershipi juaj. Une kam takuar lideret tuaj ne kohe te ndryshme.

    I impresionuar, ne c’kuptim?

    Ne kuptimin qe ata jane te bindur per vlerat e SHBA-ve, qe ata besojne ne shume lloj lirish, dhe se njerezve u duhet dhene shansi qe te jetojne ne nje shoqeri te lire. Keshtu qe, mesazhi im eshte qe ne mirepresim shoqerine tuaj, dhe se une jam krenar per punen e madhe qe ju po beni dhe jam ne vecanti shume mirenjohes qe te jem Presidenti i pare qe vij ne Shqiperi.

    Po, kjo eshte nje vizite historike. Dhe shqiptaret shpresojne te marrin nje ftese per t’u bashkuar ne samitin e NATO-s ne 2008. Sipas jush, sa reale eshte kjo pritje e shqiptareve?

    Se pari, mesazhi im per qeverine, Shqiperine dhe popullin shqiptar eshte falenderimi im per interesin qe ju keni per t’u bashkuar ne NATO. Por, sic i kam thene edhe vendeve te tjera, qe jane ne kete faze te ketij procesi, eshte nje harte e vecante qe duhet ndjekur dhe ata kane detyrime te caktuara qe duhen ndjekur. Dhe keshilla ime e vetme eshte qe te punoni sa me shume qe te mundni, ne menyre qe te merrni etapa te ndryshme, te cilat do t’ju mundesojne qe anetaret e NATO-s te pranojne Shqiperine.

    Dhe le te shkojme te pika me e veshtire: Kosova. Ne fillim te javes, ju patet nje telefonate nga Presidenti rus, Vladimir Putin dhe rate dakord me te te ridiskutonit te ardhmen e Kosoves. Njerezit u merziten per kete gje. A prisni ndonje kompromis me ruset qe mund te coje ne nje plan te deshiruar tonin?

    Ma qarteso edhe nje here ate qe thate.

    Sepse cdo njeri u merzit per kete gje...

    Po, ato u merziten rreth kesaj, eshte nje ceshtje e veshtire, por ato nuk duhet te merziten rreth pozicionit tim. Pozicioni im eshte qe ne mbeshtesim planin e Ahtisarit dhe te njejtat udhezime, une i dhashe sekretares se Shtetit, Rice, qe eshte teresisht dakord me mua. Keto jane edhe udhezimet qe ne i japim Kombeve te Bashkuara.

    Dhe une nuk e di se cfare e karakterizoj telefonaten time me Vladimir Putin. Por, ashtu sic e thashe, ate dite ne telefon, ne nuk duam te perhapim nje konflikt ne arenen nderkombetare. Por, ne e ndiejme qe plani i Ahtisarit eshte rruga e duhur per t’u ndjekur. Dhe ky eshte pozicioni i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

    Ne rast se muajin tjeter Rusia do te jape veton ne Keshillin e Sigurimit, a ka SHBA-te nje plan B per Kosoven?

    Plani A eshte qe te beje planin A te funksionoje.

    Po, por plani A eshte...

    E di, por ju po me kerkoni qe te mendoj ne menyre hipotetike. Me qe ra fjala, kete gje ben edhe shtypi amerikan. Edhe ata perdorin shprehjen: “Nese kjo gje nuk ndodh...”. Puna ime eshte qe ta beje kete gje te ndodhe qe heren e pare. Keshtu qe, ne po punojme qe te mbushim mendjen te gjithe anetareve te Keshillit te Sigurise te Kombeve te Bashkuara, qe te mbeshtesin planin e Ahtisarit. Ne, gjithashtu, shpresojme qe Bashkimi Evropian dhe NATO, te vazhdojne punen e nisur me Serbine, qe t’ju japin atyre drejtimin e duhur, t’ju japin atyre mundesine qe te jene pjesemarres ne disa struktura evropiane, dhe ne kete rast, sic eshte rasti i NATO-s, t’ju japin ndoshta mundesine qe t’i bashkengjiten NATO-s dhe te kene Kombet e Bashkuara si partner.

    Me lejoni t’ju bej edhe nje pyetje tjeter. Ne fakt, per te qene i sinqerte, eshte shume e lehte qe ne rajon te gjesh qeveri pro-amerikane, por nuk eshte e lehte per te gjetur shtete te ashtuquajtura pro-amerikane. Ose e thene ndryshe, njerez pro-amerikane. A kane Shtetet e Bashkuara ndonje strategji afatgjate per te kembyer kete tendence, per ta bere politiken e SHBA-ve me frytdhenese?

    Se pari, njerezit me pyesin rreth popullaritetit, ose rastesisht, ose kur jam ne shtepi. Nuk mund te merren edhe vendime edhe te jesh popullor. Ju merrni vendime, sepse doni te jeni i drejte. Une marr vendime per ate qe eshte me e mire per SHBA-ne. Ndonjehere kjo me ben popullor, ndonjehere edhe jo.

    Por popullariteti vjen edhe iken, por disa principe nuk ikin kurre. Dhe une besoj se Shtetet e Bashkuara duhet te luftojne tiranine, semundjet dhe urine. Dhe une besoj se SHBA duhet te mbrojne vendlindjen tone nga ndonje sulm i mundshem dhe une do te ndermarr veprimet e nevojshme per ta bere kete gje. Shpresoj qe te tjeret ta kuptojne perse. Do me pelqente qe njerezit te mirekuptonin vendimet qe une kam marre. Une dua qe njerezit te mirekuptojne shtetin tim dhe te pelqejne popullin amerikan dhe shume njerez e pelqejne popullin amerikan. Ndonjehere ata e pelqejne Presidentin amerikan dhe ndonjehere jo. Por popullariteti eshte... Do te me pelqente qe te beja pyetjen. A do te merrni ju vendime duke u bazuar ne principe solide? Dhe pergjigjja eshte: absolutisht.

    Po. Dhe me lejoni t’ju bej nje pyetje feminore sepse eshte hera juaj e pare ne Shqiperi dhe cdo njeri po mendon se cfare ju shkon ndermend kur degjoni fjalen Shqiperi?

    Nje bregdet i bukur, nje histori interesante dhe njerez myslimane, qe mund te jetojne ne paqe. Kjo eshte ajo qe me shkon ndermend. Jam entuziast per te shkuar atje. Me duhet gjithashtu te rrefej rreth diteve te erreta te komunizmit, kur shoqeria ishte e mbyllur. Une kam takuar shume shqiptare, te cilet jane entuziaste qe jetojne ne nje shoqeri te hapur dhe une mezi po pres te vij. Kam degjuar shume gjera per Shqiperine, dhe ky do te jete nje udhetim entuziast per mua dhe Lauren.

    Faleminderit zoteri, jeni te mirepritur.

    Faleminderit



    Ekspertet e SHBA, inspektim ne vilen e Mehmetit

    Vetem nje dite pas mberritjes ne Shqiperi, para vizites se Presidentit Xhorxh W.Bush, ekspertet amerikane ka inspektuar disa nga institucionet kryesore ne te cilat do te kete ndalese Presidenti amerikan. Keshtu, pas takimit te zhvilluar me grupin shqiptar te punes te drejtuar nga zv.kryeministri Oketa, ata kane inspektuar disa godina qeveritare, perfshi Kryeministrine, ambientet perreth saj, Presidencen si dhe vilen 30 perballe Kryesise se Kuvendit, e cila ka qene rezidenca qeveritare e ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu. Mesohet se inspektimet do te vijojne.
    #VamosArgentina

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    “Politika, makine e ndryshkur”

    E Shtune, 02 Qershor 2007


    Shkrimtari i shquar, Ismail Kadare, flet per viziten e Bush dhe politiken shqiptare

    Shqiperia po pergatitet keto dite per viziten e Presidentit Bush, me 10 qershor. Shefi i Shtepise se Bardhe do te jete ne Shqiperi ne kuader te turneut ne Evrope, ku do te marre pjese ne takimin e udheheqesve te 8 vendeve me te industrializuara ne Gjermani. Ne Shqiperi, vizita eshte keto dite ne qender te vemendjes se politikaneve, te cilet shpresojne qe ajo te kontribuoje per konsolidimin e imazhit te vendit ne keto momente, kur Shqiperia pret anetaresim ne NATO vitin e ardhshem dhe kur ceshtja e Kosoves ka hyre sot ne fazen perfundimtare te percaktimit te statusit te saj.

    Qe kur u njoftua vizita e Bushit ne Shqiperi, eshte folur shume per te, eshte nga ato rastet e rralla qe bashkon politiken shqiptare. Ne veprat tuaja, ndonese artistike, ju keni trajtuar gjeresisht aspekte te marredhenieve te Shqiperise me fuqi te medha, qe nga perandoria otomane, Bashkimi Sovjetik, e deri tek Kina. Si e shihni ju sot afrimin e Shqiperise me Shtetet e Bashkuara?

    “Natyrisht, shprehja me e shpeshte qe po perdoret keto dite dhe me te drejte, kjo vizite quhet historike. Ngaqe shprehja perdoret shpesh, nuk na duket kaq e forte, po te kishim nje tjeter me te forte, natyrisht ate do te perdornim. Vizita eshte me se historike, vizita me e madhe qe ka ndodhur ndonjehere ne vendin tone. Shqiperia i ka njohur raportet me shtetet e medhenj, me shefat e medhenj, si te thuash, per fatin e keq te saj. Pa dashur te zgjatem ne histori, meqenese ju e permendet perandorine otomane, le te kujtojme qe Mehmeti i Dyte, perandori i otomaneve, qe pasi rrezoi Kostandinopojen, domethene rrezoi gjysmen e qyteterimit te atehershem, erdhi ne Shqiperi qe te pergatitej per te sulmuar Evropen, ta bente rrafsh. Pas kesaj, Shqiperia, per fat te keq, u rrezua bashke me gjysmen e pare te qyteterimit evropian. Ne jeten e saj te mevonshme si shtet, Shqiperia ka njohur shume miqesira, raporte, miqesira pergjithesisht te mbrapshta, me sovjetike, me kineze, me shefat e tyre. Por per nje orientim te gabuar qe ka pasur, te gjitha keto kane qene ndesh me interesat e saj dhe bilanci i historise shqiptare eshte pergjithesisht negativ, per shkak te tyre. Ka disa vite, e dine te gjithe, qe kjo gjendje u permbys per fatin e mire te kombit shqiptar dhe vizita e Presidentit amerikan, do te shenoje kulmin e kesaj gjendje te re. Prandaj, edhe nje here e perseris, eshte nje vizite me se historike, eshte ngjarja me e madhe, qe ka ndodhur ne historine e kombit shqiptar”.

    Ne qofte se i hedhim nje veshtrim marredhenieve me moderne, atyre te 15 viteve te fundit midis Shqiperise dhe Amerikes, jane disa momente interesante, si marredheniet e ngushta te krijuara menjehere pas renies se komunizmit, me pas ndodhi ajo qe shqiptaret e quajne, shpetimi i Kosoves nga regjimi i Milloshevicit, per te ardhur me tej, te lufta kunder terrorizmit. Cfare eshte ne qender te kesaj miqesie midis nje vendi te vogel dhe shtetit me te fuqishem demokratik?

    “Mendoj se eshte nje dukuri jo fort e shpeshte, por nje dukuri shume prekese do te thosha, kur nje shtet i vogel dhe nje shtet i madh dicka i bashkon. Ketu gjithe njerezit kane ne maje te gjuhes, ne keto raste interesat, por nuk me duket se ka pasur ndonje interes, as nga njera pale as nga tjetra. Dihet qe me renien e komunizmit ne menyre te vetvetishme, populli shqiptar, pa qene i organizuar nga ndonje propagande, nga ndonje administrate per kete gje, shfaqi nje dashuri te madhe, nje shprese te madhe per Shtetet e Bashkuara te Amerikes. I mesuar gjate gjysmeshekulli, qe ky shtet i madh demokratik te ishte nen kamxhikun e propagandes komuniste, populli shqiptar me intuiten e tij, dhe ishte nga gjerat me te mira qe ka pasur ne kete intuite, e kuptoi se ka qene krejtesisht e kunderta. Ai orientimi i gabuar qe u kthye ne orientimin e duhur, domethene ky kthimi i Shqiperise drejt qyteterimit perendimor, qe i kishte humbur, kjo gje u shoqerua nga nje dashuri teper e sinqerte per shtetin me te madh perendimor. Ka gati 100 vjet qe Shqiperia po kerkon t’i kthehet kontinentit qe e ka humbur dhe ky kthim vertet ka qene teper i veshtire, derisa eshte kaq i gjate dhe eshte interesante te kujtojme qe Shqiperia e humbi Evropen ne kohen qe Evropa po themelonte, po lindte Ameriken. Shikoni pra, sa e vjeter eshte kjo drame. Lidhja e Shqiperise me Shtetet e Bashkuara eshte nje lidhje e thelle, nuk eshte nje lidhje thjesht koniunkturale dhe politike. Per Shqiperine, Shtetet e Bashkuara nuk jane vetem shteti me i madh demokratik i botes, ushtria e te cilit, sic thate ju, nderhyri, kryesoi ne nderhyrjen e aleances se NATO-s ne Kosove per lirine e popullit shqiptar. Shtetet e Bashkuara jane per kombin shqiptar keshtjella kryesore e qyteterimit perendimor, do te shtoja e qyteterimit te rrezikuar perendimor. Prandaj, duke shpallur miqesine ndaj shtetit amerikan, Shqiperia shpall perkatesine e saj ne kete qyteterim. Me aq force sa ka, me forcen e saj modeste ajo renditet ne mbrojtjen e ketij qyteterimi”.

    Shembulli me i mire, i asaj qe thate ju “me aq force sa ka”, eshte mbeshtetja qe Shqiperia po i jep sot luftes kunder terrorizmit qe kane filluar Shtetet e Bashkuara. Ne kete kuader, edhe ju, nje nga intelektualet me te njohur shqiptare ne bote, ne fillim te kesaj lufte keni shkruar pro saj, ne France, ne nje kohe qe Evropa ishte dhe eshte skeptike. Sa ka ndikuar ky qendrim i Shqiperise, per marredheniet e sotme shqiptaro-amerikane?

    “Une mendoj se sigurisht ka ndikuar sepse ju thashe, ne nuk propozuam shume regjimente ne kete lufte, nuk kishim ndonje teknike te madhe ushtarake, por perkushtimin tone dhe, me sa duket, ne kete lufte lot nje rol ana morale. Domethene keto jane gjera te reja qe po ndodhin ne keto vitet e fundit, sikurse edhe lufta e Kosoves ka qene nje lufte e rralle me motive morale ne historine e botes. Prandaj jane gjera te reja, per fat te mire me vlere te madhe, qe po ndodhin dhe prandaj perkushtimi shqiptar ne kete lufte eshte prekes vertet. Prekes per aleatet tane, prekes per ndergjegjen tone. Dhe ne, pa care koken per ironite e terthorta, pa komplekse, Shqiperia pra eshte bashkuar ne kete front, sepse kjo aleance perendimore, ky qyteterim perendimor, eshte familja natyrale e shqiptareve dhe ata mbrojne ne kete rast familjen e tyre, aq sa jane, pavaresisht se jane te vegjel. Ne e dime qe jashte ketij qyteterimi Shqiperia nuk ka jete, prandaj kjo renditje eshte e natyrshme dhe e sinqerte”.

    Shqiperise mbeshtetja nga perendimi nuk i ka munguar edhe me pare, megjithate, shpesh, si rezultat i luftes se brendshme, madje edhe ne keto momente qe ne po flasim, Shqiperia vazhdon te jete e tejkonsumuar nga politika e brendshme, duket se vendi ka humbur disa shanse. Sa demtohet Shqiperia, imazhi i saj, nga problemet e brendshme, nga fakti qe gjithmone therret te huajt per ndihme per te dale nga kriza?

    “Kjo eshte e vertete, imazhi qe ne kemi perpara botes dhe kete e dime te gjithe, nuk ka nevoje per ta argumentuar. Do te thosha se ky imazh i keq, qe eshte nje fatkeqesi per ne, qe jemi te detyruar te jetojme sic jetohet me nje semundje, qe e kap nganjehere njeriun, e kap edhe nje popull, te jetojme ca kohe me kete semundje duke shpresuar qe do te kaloje. Ky imazh i keq perpara se te krijohet nga gangsteret apo prostitutat, sepse eshte gjetur nje alibi si te thuash, se keta na prishin pune, mendoj se e krijon tjeter gje, mendoj se e krijon niveli i ulet i politikes shqiptare, ajo qe thate ju, ky konsumizem politik i lodhshem dhe aspak i kendshem per veshin tone, pa le pastaj per veshin e te huajve. Makina e politikes shqiptare eshte e ndryshkur, e prapambetur, punon shtrak e shtruk, ngaqe eshte e prishur nga urrejtja. Maksima e njohur, qe cdo popull ka ate qeverisje qe meriton, mendoj se ne Shqiperi po kthehet ne te kunderten. Ky popull ka pikerisht ate qeverisje qe nuk e meriton. Shqiperia meriton me shume. Vizita e Presidentit amerikan mendoj e verteton nder te tjera edhe kete gje, se Shqiperia meriton me teper”.

    Ndonese po behet ne Shqiperi, vizita ndodh ne nje moment kur Kosova eshte shume prane zgjidhjes se statusit te saj. Ne kete kuptim, cfare ndikimi do te kete kjo vizite?

    “Mendoj se vizita do te kete ndikim per te dhene mesazhin qe Ballkani eshte i rendesishem per Evropen, por nuk duhet harruar qe Shqiperia eshte e rendesishme per Ballkanin. Prandaj ka nje lidhje logjike midis paqes dhe stabilitetit ne Evrope, me stabilitetin e ketij gadishulli dhe stabiliteti i ketij gadishulli nuk mund te kuptohet pa Shqiperine, se Shqiperia eshte nje vend i rendesishem. Eshte bere prej vitesh nje propagande qe Shqiperia eshte nje vend i vogel, nje vend i parendesishem. Kane dashur me kete gje madje te sugjestionojne edhe vete shqiptaret qe t’i krijojne nje kompleks, domethene kompleksin e vogelsise qe eshte nje nga me te keqijte e me te rrezikshmit per nje popull. Prandaj kjo vizite, nga kjo ane, eshte shume e rendesishme dhe ne duhet te jemi jashtezakonisht te ndergjegjshem per kete gje, sepse nje popull duhet te kuptoje kur i troket e keqja ne port. Por, nje popull, gjithashtu, po aq ka rendesi te kuptoje kur i troket e mira. Ne duhet te presim me dashuri dhe brohoritje Presidentin amerikan dhe kjo eshte e natyrshme, por, nderkaq, s’duhet te harrojme se bashke me to ne duhet te kuptojme perse ai vjen, pra ate qe thate ju. Ai eshte mysafiri i kombit shqiptar, me i madhi mysafir qe ka ardhur te ne deri me sot. Me fjale te tjera, ai eshte mysafiri i lirise sone dhe i shpreses sone”.

    Intervistoi Arben Xhixho, “Zeri i Amerikes”
    #VamosArgentina

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719

    Kryetari Bush e Mbështet Planin e Ahtisaari-t

    Kryetari Bush thotë se e mbështet planin e Ahtisaari-t - në intervistën për Vizioni Plus |||

    http://www.vizionplus.tv/emisione_vi...ta%20Shqip.wmv

    http://www.vizionplus.tv/emisione_vi...ta%20Shqip.wmv |||

    Kur dëgjon fjalën "Shqipëri," Kryetarit Bush thotë se i shkon në mendje :

    "një bregdet i bukur, histori interesante, Myslimanë që mund të jetojnë në paqe" - "beautiful coastline, interesting history, Muslim people who can live in peace".

    |||

    Kryetarit Bush tash i shkon menja edhe se n'Shqipni nuk ka zhileta a brisqe t'rrojse - masi e ka pa gazetarin Andi Bejtja |
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-06-2007 më 23:31
    "Që t’i çqitësh këta . . . duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin." Fan Noli

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    media-mafia ne tirane ka ndezur gjithe motorret ta sabotoje viziten e Bushit..
    uroj qe demokratet te jen te zote t'ja dalin te neutralizojne kanibalizmo envero edvinoistet ne aventuren e tyre te ndyre ..
    mir ardhsh zoti Bush e mir kalofsh e shkofsh si kokrra molles !

    kte duam ne atdhetaret..

  9. #49
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Bush: Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të njejtat vlera

    Në një intervistë për kanalin televiziv të Shqipërisë Vizion Plus, Presidenti Bush rithekson mbështetjen për planin Ahtisari për statusin e Kosovës.



    Plani i paraqitur nga zoti Ahtisari, thekson Presidenti Bush në intervistë, është rruga e drejtë dhe e vetme për të ecur përpara.



    Zoti Bush thekson se qëndrimin amerikan ia ka bërë të qartë Presidentit rus Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike me të, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara duan të shmangin një konflikt tjetër në rajon.



    Duke u ndaluar për vizitën e tij në Shqipëri, Presidenti Bush thekson në intervistën për televizionin Vizion Plus, se si adhurues i lirisë ai po shkon në një vend ku banorët po i kuptojnë përfitimet e lirisë.



    Presidenti Bush thekson se Shqipëria duhet të plotësojë gjithë detyrimet që i takojnë për t’u anëtarësuar në Nato. Presidenti Bush shkon në Shqipëri më 10 qershor.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #50
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga [A-SHKODRANI]
    Në një intervistë për kanalin televiziv të Shqipërisë Vizion Plus, Presidenti Bush rithekson mbështetjen për planin Ahtisari për statusin e Kosovës.



    Plani i paraqitur nga zoti Ahtisari, thekson Presidenti Bush në intervistë, është rruga e drejtë dhe e vetme për të ecur përpara.



    Zoti Bush thekson se qëndrimin amerikan ia ka bërë të qartë Presidentit rus Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike me të, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara duan të shmangin një konflikt tjetër në rajon.



    Duke u ndaluar për vizitën e tij në Shqipëri, Presidenti Bush thekson në intervistën për televizionin Vizion Plus, se si adhurues i lirisë ai po shkon në një vend ku banorët po i kuptojnë përfitimet e lirisë.



    Presidenti Bush thekson se Shqipëria duhet të plotësojë gjithë detyrimet që i takojnë për t’u anëtarësuar në Nato. Presidenti Bush shkon në Shqipëri më 10 qershor.
    Me kete deklarat Bush ka treguar shume gjera nga vetja , se pari ai ka treguar se ja don te miren Kosoves , e dyta se e don Shqiperin (ilirin) , pastaj e treta ai tregon se ka qef qe Shqiperia te integrohet ne Nato , pra kto jane shenja pozitive per perparimin e vendeve te banuara nga shqiptaret..
    Sui generis

Faqja 5 prej 54 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •