Close
Faqja 54 prej 54 FillimFillim ... 444525354
Duke shfaqur rezultatin 531 deri 533 prej 533
  1. #531
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    ne vitet e 90 shqipetaret si te Shqiperis si te Kosoves e moren rugen e emigrimit dhe aq te padeshirueshem u beme sa qe na futen ne thes me magjup e kurd,po kjo SHBA ne vitin 1999 na nxori nga thesi me magjup e kurd,kujtoni sali berishen e viteve 90,kujtone qeverin e bukoshit qe i plaqkitke ne emer te Kosoves 3% e ma shume azilantet shqiptare njejte si pkk kurdet si kryetari i magjupve me seli ne france jevgjit e gjithe europes.vizita e Bushit ka domethenie te madhe ,se shqiptaret jane populli qe kane ardhmerin ne kete gadishull

  2. #532
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ora e pahumbur e Presidentit Bush dhe "ora e vdekur" e një lajmësi


    21/06/2007
    • Prof.Dr. LUSH PERPALI


    Këto ditë përfaqësues të Fushë-Krujës po për-piqen për të rivendosur nderin e nëpërkëmbur nga shpifja për "orën e humbur". Pra, "historia e orës" siç duket do të vazhdojë. Tashmë është e njohur për të gjithë pritja që populli i Fushë-Krujës i bëri Presidentit amerikan George W. Bush ashtu sikurse edhe "historia qesharake e orës së humbur", siç e cilësoi atë vetë Presidenti Bush. (Kushedi sa herë Presidenti Bush ka thënë me veten e tij: "Oh my God. What is this?...") Ndonëse është bërë e qartë se ora e Bushit nuk humbi dhe as nuk u vodh, në fakt, një gjë e padëshiruar nga ne, atë ditë ka ndodhur. Po çfarë ka ndodhur atëherë? Për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje do të më duhet të shpjegoj për lexuesin e nderuar termin "orë e vdekur" që kam përdorur që në titull të këtij shkrimi.

    Kuptimi i fjalëve: "Orë e vdekur"

    Sipas mitologjisë popullore, çdo njeri ka një "orë" të vetën, që është një kopje e padukshme e njeriut dhe që qëndron si roje besnike, duke u kujdesur për çdo veprim të njeriut që përfaqëson, për të mos e lënë atë që "të rrëshqasë" në gabime, bile duke siguruar edhe ruajtjen e jetës së tij. Për më tepër, sipas mitologjisë, më parë vdes njeriu dhe më pas vdes edhe "ora e tij". "Orët e malit" është sinonim i fjalës "zanat e malit". Sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe, botim i Akademisë së Shkencave, "zanat e malit" përshkruhen si figura të besimeve popullore shqiptare, vajza të bukura që jetojnë në male dhe që ndihmojnë trimat, por që kanë fuqi edhe për të ndëshkuar, duke shituar, prej nga ka dalë edhe shprehja "të shitoftë zana". Në fakt, ndonëse shprehja "zanë e malit" është sinonime me "orë e malit", kur është fjala për të treguar përfaqësimin e një njeriu konkret nga këto figura mitike, përdoret shprehja "orë e malit" ose thjeshtë "Orë", aq sa për njerëz të caktuar që janë të fuqishëm dhe natyrisht figura të pëlqyeshme nga populli, thuhet se p.sh., "x" e ka "orën e madhe", ose "y", me këto të këqija që ka bërë tregon se i ka "vdekur ora" etj., të kësaj natyre. "Të vdektë ora" ka qenë një ndër mallkimet më të ashpra që mund të përdorej. Këtej e kanë burimin edhe shprehjet "ora e shtëpisë", "ora e fisit" etj.

    Fushë-Kruja si Nderi i Kombit

    Le të vijmë te ngjarja. U tha që humbi apo u vodh ora e Presidentit Bush në Fushë-Krujë. Për të përgënjeshtruar këtë, presidenti u detyrua të dalë vetë në konferencë shtypi në Uashington; edhe kjo një ngjarje e paprecedentë në botë. Kështu, duke pasur parasysh se tashmë gjithçka është sqaruar del e qartë se më 10 qershor 2007 nuk ka humbur ora e Bushit në Fushë-Krujë, por ka "vdekur ora" e gazetarit që shpifi këtë lajm të shpifur. Dhe ja përse:

    Populli i Fushë-Krujës me këtë pritje nderoi gjithë Shqipërinë. Eshtë e qartë se kështu do të bënte edhe populli i Tiranës dhe, në fakt, e bëri duke qëndruar gjithë kohën në pritje për ta përshëndetur presidentin, siç do të bënte çdo qytet apo fshat tjetër i Shqipërisë, por për arsyet protokollare dhe arsye të tjera që dihen, u detyrua të qëndrojë "më në distancë". Jo vetëm kaq, por me këtë Fushë-Kruja realizoi edhe dëshirën e gjithë shqiptarëve kudo në botë, edhe të atyre që jetojnë në SHBA dhe që Presidenti Bush është president i tyre; ajo realizoi edhe dëshirën e kosovarëve që kishin ardhur nga ana e anës për të përshëndetur presidentin amerikan. Ja pra, që me pritjen që bëri Fushë-Kruja nderoi gjithë kombin dhe me të drejtë mund të themi se më datë 10 qershor 2007, Fushë-Kruja ishte Nderi i Kombit. Atëherë si mundet që një gazetar të sajojë një histori të tillë, duke u përpjekur për të deformuar këtë ngjarje të madhe? Sigurisht, sepse atë ditë atij i "ka vdekur ora", sepse përndryshe "ora" e tij nuk do ta lejonte të bënte një maskaradë të tillë.

    Kosova e Pavarur - ngre peshë zemrat e shqiptarëve

    Gjithë ata njerëz, të rinj e të reja, të moshuar etj., që e përqafuan me aq dashuri Presidentin Bush, mos vallë kanë menduar se në këtë mënyrë ata do të zgjidhin ndonjë hall të tyre personal, do të shtonin pensionet apo rrogat, do të gjenin ndonjë vend pune, apo do të siguronin ndonjë "plaçkë" si puna e orës?!!... Jo, or jo. Ata as që kanë menduar gjëra të tilla. Jam i bindur se ata nuk e kanë vrarë mendjen kaq shumë as për pranimin në NATO, megjithëse kjo përbën një objektiv madhor të shtetit tonë. Fundja për të hyrë në NATO ka edhe shtete të tjera që luftojnë. Por atë ditë për këta njerëz, si për gjithë shqiptarët, kishte një gjë krejt të veçantë, ishte KOSOVA. Deklarimi i Presidentit Bush "Kosovo will be indipendent" (Kosova do të jetë e pavarur), ngriti peshë zemrat e njerëzve. Ishte hera e parë që kjo gjë thuhej kaq qartë dhe jo nga një analist që ne i kemi gjithfarësh, as nga një kryetar shteti në fund të botës, por nga vetë presidenti amerikan. Jam akoma i habitur se si mundet në një ditë të tillë, që është pak ta quash historike, të ketë mendje që kërkon si lajm faktin se ka humbur ose është vjedhur një orë, edhe sikur kjo gjë të ishte e vërtetë. Por kjo ka ndodhur pikërisht, sepse këtij lajmësi atë ditë i ka "vdekur ora", sepse po ta kishte "orën" gjallë, ajo nuk do ta lejonte atë të bënte së paku një budallallëk të tillë.

    Fushëkrujasit atë ditë jo vetëm manifestuan, jo vetëm gëzuan, por ata edhe "luftuan" në mënyrën më të fuqishme të mundshme për çështjen kombëtare, për Kosovën. Ata nuk përdorën armë, sepse nuk ishte koha e tyre, por përdorën duart e tyre të pastra, fytyrat e qeshura, tonet gazmore dhe gjithë cilësitë më të mira njerëzore, për të treguar se çfarë kombi jemi, se pjesë e këtij kombi paqësore dhe njerëzore janë edhe vëllezërit tanë kosovarë, të cilëve Presidenti Bush u premtoi pavarësinë. Dhe përballë këtyre cilësive të shkëlqyera njerëzore shqiptare, lajmësi-shpifës na ka vënë vesin më të poshtër: atë të vjedhjes. Si është e mundur? Sigurisht, sepse atij i kishte "vdekur ora", sepse po ta kishte "orën" gjallë, ajo nuk do ta lejonte kurrë atë të bënte këtë kundërshti të pashembullt.

    Në jetën e përditshme na duket sikur historia nuk ka të bëjë me ne, por në fakt ne e jetojmë përditë historinë. Histori kanë bërë në shekuj shqiptarët kur kanë luftuar për liri e pavarësi; histori kanë bërë shqiptarët edhe kur pritën në shtëpitë e tyre qindra mijëra vëllezër kosovarë etj., por unë nuk ngurroj të them se histori bëri edhe Fushë-Kruja më 10 qershor, duke përfaqësuar denjësisht si shqiptarët e Shqipërisë, ata të Kosovës dhe kudo qofshin.

    Tashmë duket që pavarësia e Kosovës nuk do të jetë e largët. Dhe ditën e pavarësisë nuk do të festojnë vetëm shqiptarët kudo ku janë mbi dhe, por do të "ngrihen" edhe ata që janë nën dhe, për të festuar së bashku, sepse edhe ata për këtë qëllim ose kanë dhënë jetën, ose kanë luftuar, ose kanë vdekur me merak në zemër. Po ky lajmësi ynë i "orës së vjedhur" ku do të jetë; mos vallë do të sajojë ndonjë lajm tjetër "origjinal" më mashtrues dhe më turbullues?! Le të shpresojmë se nuk do të ndodhë kjo, por edhe ai do të jetë bashkuar me "rrymën" pozitive për realizimin e aspiratave shekullore të shqiptarëve.

    Postscriptum

    Në këtë shkrim, unë kam folur në numrin njëjës për lajmësin e "orës së humbur", megjithëse është e qartë për këdo që në formulimin dhe dhënien e një lajmi të tillë kanë marrë pjesë së paku disa vetë. Por qëllimi im ka qenë që ta zvogëloj sa të jetë e mundur këtë ngjarje mjaft negative, e paprecedent dhe qesharake, të zvogëloj numrin e personave që sajuan atë, sepse është në të mirën e Shqipërisë që të ketë sa më pak dhe mundësisht asnjë shqiptar "orëvdekur", që të dalë me çfarëdo lloj mënyre kundër vendit të tij dhe aspiratave tona.



    Gazeta Panorama
    #VamosArgentina

  3. #533
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar më parë nga MUST
    edhe pse pak me vonese doja te thoja dhe une timen per xhorxh bushin ne shqiperi.si ka mundesi qe ne,te cilet e mbajme veten per njerez te mire dhe te urte, perulemi kaq shume para nje njeriu kaq te papaster dhe cnjerzor.

    Zakonisht,anetaret e rinj prezantohen,po ti ske nevoje as per prezantim e as per "resme".
    Te fala Fidelit,dhe mos harro dil nga fundi i javes nga bunkeri,jo per gje tjeter per pak ajer te paster........................
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 54 prej 54 FillimFillim ... 444525354

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •