Close
Faqja 52 prej 54 FillimFillim ... 2425051525354 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 511 deri 520 prej 533
  1. #511
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Siç duket qenka shkruar dhe ketu, ai qe ka nxjerre lajmin eshte televizioni News24, pronar i te cilit eshte ai Italiani. Siç dihet, mire qe falje nuk ka kerkuar ky njeri rracist i degjeneruar, por vazhdon e te pergojoje sersish mbi historine e ores.

    Gazetaret dhe analistet me te njohur te shtypit Shqiptar kane derguar nje akt-padi ne prokurori, por Dhori, ai qe e mbron ky presidenti yne qe te dy bashke e duan aq shume atdheun, thote se ky lajm i rreme nuk perben asnje shkelje. Ptu jazek i qofte.
    Se harrova ta them, ky Italiani, dmth ky pronari i News24 dihet qe ka lidhje miqesie me Edvin Ramen, ate qe gjasme eshte lideri i popullit.

    Turp te kene ne radhe te pare keta zyrtaret tane qe nuk heqin dot as breket e veta pa pyetur rrotull njehere e jo me te marin vendime te rendesishme.

    Sa per info, jashte teme kjo gje:
    Ato banoret e kafazit te Arte na i zgjidhka vete ky Italiani, dhe kriter per te qene banor i kafazit te arte eshte qe te jesh nje njeri me nivel sa me te ulet kulturor, i prirur per te bere sherre e figura te keqia, ne menyre qe ky italiani te shprehet pastaj:
    "Ja, keto jane Shqiptaret"

    Imperator
    Albanian Perandory

  2. #512
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Dikush ka shkruar me siper:---Dihet boterisht qe shqiptaret e duan Presidentin amerikan. Dhe e vetme menyre te krijohet urrejte mes shqiptareve eshte kjo qe helmezon Kastriot Mytaraj ja E. Rama po bo atentat Bushit. Nuk e kuptoj u munduan te bonin te njejten gje gjate fushates zgjedhjeve dhe e pane qe cdo shpifje eshte e kot populli nuk eshte budalla ti haj petullat e KM-se (CITIMI).......................................


    ORE KUSH I FITOJ ZGJEDHJET???? ORE KUSH KA FRIKE NGA KANDIDATURA E z.TOPI???????? e keni degjuar absurdin e thene nga te majtet shqiptar: --Po u kandidua z.Topi ne bojkotojme parlamentin.......(KANE FRIKE NGA VOTIMI. KANE FRIKE NGA DEMOKRACIA, KANE FRIKE NGA I URTI, DUAN VETEM BARRIKADA NJEREZORE )

    Populli vertet nuk eshte budalla...................... Por qellon shpesh qe populli e ul koken perpara krimineleve.......................SA PER KUJTESE (1944-1990)......jo per gje po ata (kriminelet qe vetequhen komuniste, apo socialiste) hiqen si qengja, po te vrasin naten ne emer te popullit, PASTAJ JA VENE FAJIN "IMPERIALIZMIT AMERIKAN" & "ARMIQVE TE SHQIPERISE" etj..etj....


    Shkoni pyetini nje çike baballaret tuaj, ju qe ju vjen keq nese KERKOHET ME ZE TE LARTE, QE TE DEMASKOHEN ATA QE TURPERUAN SHQIPERINE EDHE KESAJ RRADHE, pyetini baballaret tuaj sa shume e donin AMERIKEN perpara,,,(1944-1990, ne ate kohe kur duke uleritur kunder AMERIKES DHE KUNDER ARMIQVE TE KOMUNIZMIT, duke spiunuar edhe komshite edhe farefisin arriten te zene apo te rrembenin nje shtepi ne Tirane (shpesh ne shtepite dhe ne tokat e njerezve me patriote te Tiranes)...........E bukur pastaj se keta baballare (ish komuniste tani socialiste te thekur) konsiderojne dhe ofendojne, ata qe vine pas 90-tes ne tirane, i quajne maloke, katundar & e perçares..............
    Ndryshuar për herë të fundit nga artur : 18-06-2007 më 03:54

  3. #513
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Me keta artikuj qe po vijne njeri pas tjetrit keta e kane nisur me stilin "Bjeri, t'i biem". Po pse u dashka marre me ca njerez qe e mbajne veten per intelektuale? Trimeria e tyre eshte e atij niveli, qe nuk ia mban te flasin direkt kunder Bush-it, te shkruajne per smiren qe po i ha perbrenda se nuk jane e nuk qene vete personazhe ne kete ngjarje historike, kunder suksesit te jashtezakonshem qe pati vizita e tij ne Tirane, pasojave te mrekullueshme qe do te kete kjo vizite per popullin shqiptar, por qe sic duket u bejne shume keq per shendetin e lejne nam e hyjne ne historine e publicistikes shqiptare me vogelsine e asaj qe po shkruajne.
    Artikulli ngjan me rezultat deliri. Po me siguri do vazhdojne dhe te tjere qe e njohin veten si te mencur, derisa t'i kene shpalosur krejt dijet qe me veshtiresi i kane pasuruar me mrekullite e jetes se lire ne demokraci.
    Mjafton te lexosh ne kete forum e te tjere neper internet e te ndeshesh me njeqind here me shume mencuri se ato qe mendojne se shpalosin keta njerez qe e mbajne veten per intelektuale shqiptare. E ky mendim qe po e quaj alternativ dhe i verteti shqiptar e mund teresisht ate qe keta po duan te fusin ne koket e njerezve.

    Cfaredo qe te bejne e te shkruajne, reagimi i njerezve ne Fushe-Kruje i vendos krejt ne hije. Ai eshte shprehje e mencurise se klasit te pare. Po paten patur keshillues per kete, i lumte keshilluesve. E kane kryer punen me sukses!
    Kurse ajo cfare kane menduar te zotet e lokalit me librin e miqve dhurate per Kosoven eshte shembull qytetarie dhe dashurie te natyrshme e te padetyruar nga lart me leksione shqiptarizmi.

  4. #514
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Para 2 oresh KQZ mori vendim, qe meqenese ne zonen zgjedhore Nr.: 86 numerimi i i votave nuk filloj deri ne oren 17:00 (afati i fundit sipas Kodit Zgjedhor), te terheq kutite e votimit prane KQZ, per ti numeruar me ane te nepunesve te tij (KQZ).

    Ja cfar ka botuar sot ne mengjes ( rreth 14-15 ore me pare) gazeta " Shqip":

    Opozita shpall fitoren e Sajmir Kodrës

    Rezultatet e sondazheve dhe numërimi i kutive të para ndezin festën e fitores në Pogradec


    Sajmir Kodra është deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Të paktën stafi i tij elektoral ka deklaruar dje në mbrëmje fitoren, ndërsa kjo deklaratë është mbështetur me shifra edhe nga të dhënat e para të numërimit të votave, ku kandidati i shoqërisë civile ka qenë në avantazh.

    Fitorja e personazhit të njohur televiziv në zgjedhjet për deputet të zonës elektorale numër 86 është deklaruar së pari nga deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

    Qysh në orën 21:00, Balla ka deklaruar një fitore të sigurt të Sajmir Kodrës, duke e mbështetur këtë deklaratë te të dhënat e mbledhura nga Komisionet e Qendrave të Votimit. Ndërkohë, pas deklaratës së tij, kanë dalë edhe rezultatet e para të sondazheve të bëra në qendrat e votimit.

    Fillimi i numërimit të votave ka sjellë pastaj fillimin e festës në stafin elektoral të Kodrës. Anëtarë të këtij stafi thanë dje se, pavarësisht përpjekjeve për manipulime dhe presionit të ushtruar nga policia dhe zyrtarët e shtetit, kandidati i mbështetur nga e majta ka triumfuar, duke vërtetuar edhe deklaratën e tij të paradites, se "makineria shtetërore është duke u shkatërruar".

    Rezultati i zgjedhjeve, i cili vetëm sot pritet të bëhet i qartë në shifra dhe të zyrtarizohet, ka treguar ...

    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=20885
    ---------------------------------------------

    Ka 3 arsye perse Top Channel me gazeten "Shqip" kane genjyer sot:

    1- Nga qe jane mesuar te dizinformojne dhe te mashtrojne, tashme nuk mundet dot me te japin nje lajm te vertete.

    2-Ndoshta kane dashur qe duke botuar kete genjeshter, te shfajsohen per turpin qe ju hodhen shqiptareve me preteksin: -E shihni qe ne nuk genjyem vetem per oren e Bushit, por edhe per gjera te tjera. Problemet ne komunikimin mes njerezve sjellin gjithmone keqkuptime. Edhe ne njerez jemi.

    3- Pikat e mesiperme 1 dhe 2, njekohesisht.

  5. #515
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    mua per vete me erdhi pak keq qe nje talent humori si Saimir Kodra te rreshtohet ne nje rradhe me lepiresit e b..... se Pedi Rames,por çdo njeri e di vete se çfare do beje me trupin e tije. .

  6. #516
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    "Mediat na fyen per viziten e Bush"

    E Marte, 19 Qershor 2007


    Letra Keshilli Bashkiak Fushe-Kruje denon lajmet e televizioneve Top Channel dhe News 24, per humbjen e ores

    Fushe-Kruje - Keshilli Bashkiak ne Fushe-Kruje denon transmetimet e lajmeve nga dy kanale televizive shqiptare, per humbjen e ores se Presidentit amerikan, Xhorxh W. Bush apo vjedhjen e saj. Epitetet e perdorura nga disa media per Fushe-Krujen dhe lajmi i vjedhjes se ores se Presidentit amerikan gjate vizites ne kete qyteze, ka afruar pakenaqesi per vendasit. Si reagim, Keshilli Bashkiak i qytetit, nepermjet kreut te tij, Engjell Collaku, shprehu dje indinjaten ne lidhje me lajmet e emetuara ne televizionet NEWS 24 dhe Top Channel, sipas te cilave, gjate vizites ne kete qytet, Presidentit te SHBA-se, Xhorxh W. Bush, i ka humbur ora e dores gjate takimit me qytetaret. Letra eshte lexuar gjate nje mbledhje te jashtezakonshme te keshillit, per te shprehur indinjaten per trajtimin qe iu be banoreve, qytetit dhe vizites se kreut te SHBA-ve.

    "Keshilli Bashkiak i Fushe Krujes, i mbledhur ne nje seance te jashtezakonshme, ne pranine e perfaqesuesve te te gjitha partive politike, duke u bere percues i ndjenjave te qytetareve te Fushe-Krujes, shpreh keqardhje te thelle per fyerjet e televizioneve Top-Channel dhe NEWS 24, ne adrese te etnise shqiptare, gjate vizites se Presidentit te ShBA-se, Xhorxh W. Bush", thuhet ne nje leter te hapur te Kryetarit te Keshillit te Bashkise, Engjell Collaku. Keshilltaret bashkiake i jane bashkangjitur deklarates se kryetarit, duke thene se "ishin keto dy televizione qe ne transmetimet e drejtperdrejta e emertuan qytetin ku ne jetojme si: "qytet i pluhurosur", "qyteti me i humbur ne Ballkan", "qyteze e harruar". Keto etiketime jane cilesuar ne deklaraten e djeshme si fyerje dhe mosrespektim.

    Letra e Keshillit Bashkiak vjen menjehere pas lajmeve te publikuara ne media, per humbjen e ores se Presidentit Xhorxh W. Bush dhe vleresimet qe iu be vizites ne qytetin e vogel te Fushe-Krujes nga kreu i SHBA-ve. Keshilltaret e kane pershkruar degjimin e lajmeve ne televizionet e mesiperme si "nje shije e hidhur" qe provuan, te cilat prishen gezimin e perjetuar diten kur shkoi per vizite Presidenti Bush. "Nuk jemi ne ata qe i diktuam Presidentit Bush, qytetin ku ai do te pinte kafen e tij te pare ne vendin e shqiponjave. Ai e zgjodhi vete. Ne qytetaret e Fushe-Krujes kishim nje detyrim, jo vetem perballe Presidentit Bush, por perballe te gjithe bashkekombesve tane qe jetojne ne kete planet qe t'i shprehnim atij ne emer te te gjithe bashkekombesve tane mirenjohjen", thuhet ne leter. Duke kritikuar veprimin e dy mediave televizive, keshilltaret e quajten humbje te profesionalizmit, menyren se si u transmetuan lajmet. "Si klientet tuaj, shqiptaret prisnin te percillnit nepermjet mjeteve qe dispononi, mesazhin e Fushe-Krujes. Por cfare transmetuat ju? Bushit iu vodh ora! Jo zoterinj! Nuk humbi ora e zotit Bush, humbi ora juaj. Ju humbet veten tuaj. Humbi profesionalizmi i juaj", perfundon letra e hapur e Keshillit Bashkiak Fushe-Kruje, qe mban firmen e kryetarit Engjell Collaku.
    #VamosArgentina

  7. #517
    Kete poezi ta lexojn top-channell-istat dhe news njezeteekater-etistat sa per t'iu kujtuar se kush eshte Kruja dhe Shqiperia qe kerkojn si e si t'ia nxijn faqen!



    Kruj', o qytet i bekuar!
    Prite, prite Skënderbenë,
    Po vjen si pëllump i shkruar,
    Të shpëtonjë mëmëdhenë
    Shqipëtarët t'i shpëtonjë
    Nga xgjedh' e keq'e Tyrqisë,
    Edhe ty të të nderonjë,
    Që je krej'i Shqipërisë,
    Ka pas trima shqipëtarë,
    Që s'u trembet syri kurrë,
    Ndë zëmërt të tij ka zjarrë,
    Ësht' i urt' e trim e burrë.
    Mirë se erdhe, o verë!
    Që na prure mirësinë,
    Dhe për shumë vjet të tjerë
    E zbukurofsh Shqipërinë.
    O Shqipërizë! gëzohu,
    Se të erdhi prapë dita,
    Lulëzohu, zbukurohu,
    Të zbriti nga Zoti drita!
    Edhe juve, o të vdekur,
    Merri ngaha ky gas pjesë,
    Që shkuatë buzëpjekur,
    Nd'atë jetë, paçi ndjesë!
    O moj vash' e Shqipërisë,
    Që më rri duke mejtuar,
    Pa i xhvish rrobat' e zisë,
    Arriti dit' e uruar.
    Zbardhi fusha, ndriti mali
    Nga armët' e trimërisë,
    Hingëllint'e s'mbahej kali,
    Që sill mbren' e Shqipërisë
    Trimatë bashkë me mbretnë,
    Me nxit posi vetëtimë,
    U futn' e zunë qytetnë
    Me të madhe kërcëllimë.
    Turqit, q'e kishin qytetnë,
    Papandehurë e panë
    Që u dha si drita, mbretnë,
    Pa s'hapnë goj' e gjë s'thanë
    Se fjala po q'u dëgjua,
    Që vinte i bir'i mbretit,
    Shqipërija u lëshua
    Edhe ju derdhë qytetit;
    Burrat trima më s'mënuan,
    Gjith' u mblodhë posi reza,
    Kryeqytetn' e rrethuan,
    Armikn' e preu e zeza.
    Zjente bota, tundej dheu,
    U ngrit gjithë Shqipërija,
    Duke thën': "Erth Skënderbeu,
    Erdhi vetë Perëndija."
    Mysliman' e të krishterë
    U derdhë për mëmëdhenë,
    E kishin të bashkë nderë
    Si vëllezërë që qenë
    Pa Zoti nuk' i la shkretë,
    U bë mbret' i Shqipërisë
    Trim'i mir' e i vërtetë,
    U mbarua koh' e zisë.
    Pleqtë, q'e kishinë parë
    Në kohët të foshnjërisë,
    Van' e puthnë duke qarë
    Dritëzën' e Perëndisë.
    Gjithë ç'qenë shqipëtarë
    Me rradhë mbretit i vanë,
    Si vëllezrë më të parë,
    E me gas të math e panë.
    Skënderbegu, bukuroshi,
    Burri trim pa shok në jetë,
    Miqtë gjith' i përshëndoshi,
    Posi vëllath i vërtetë.
    U sul gjithë njerëzija,
    Të shihninë Skënderbenë
    Pleq, të rinj dhe foshnjërija
    Gjith' e donin shumë mbrenë.
    Pa Skënderbegu dërgojti,
    Të parin e turqet pruri,
    S'e shau dhe s'e qërtojti,
    Po afër soje e vuri;
    I tha: "Sulltani harrojti
    Fjalënë dhe miqësinë!
    Me ç'sy e faqe dërgojti,
    Edh'e shkeli Shqipërinë?
    E dinë bota e tërë,
    Edhe vet' e di Murati
    Fjalënë që kishte bërë
    E besën q'i dha tim ati!
    E dini si kam lëftuar
    Për sulltan e për Turqinë,
    Dhe ajy qysh më ka shuar
    Vëllezërit' e shtëpinë!
    S'janë punëra të lehta
    Këto që janë punuar,
    Dhe nukë rrinë të pshehta
    As janë për të harruar,
    Njeriut që të bën mirë
    T'i bësh kaqë të këqija,
    Nuk i bën as nj'egërsirë
    Këto që bën mbretërija,
    Të isha turk edhe unë,
    Ta kisha zëmrënë kllirë,
    Sot u bënja tjatrë punë,
    Nuk' u flisja me të mirë.
    E drejta vetë rrëfehet,
    E të miratë po njihen,
    Çdo gjënë jetë çpërblehet,
    E gjësendi nukë lihet.
    Mbret ndër ju 'shtë djallëzija,
    Nuk' është kurr' e vërteta,
    Dhe ligj' është ligësija,
    Edh'e rremeja e shkreta!
    Nesrë të ngrihesh pa gdhirë,
    Merr shokëtë edhe shkoni,
    E pa bërë ditë mirë,
    Qafënë ta kapëtoni;
    T'u ap njerës, t'u përsjellin,
    E njeri të mos u ngasë,
    Në mes të tyre t'u pshjellin,
    Kurrëkush të mos u flasë."
    Këto fjalëz' i tha mbreti,
    Turku ndënj e u mejtua
    Një copë herë së qeti,
    U vrenjt e u sgurdullua.
    Po domosdo e dëgjojti,
    Dolli me mejtim nga dera,
    Menatë u ngrit e shkojti,
    Më s'e zuri drekëhera.
    Kështu e bëri Osmani,
    Q'ish në Shqipëri i parë,
    I dërguar nga sulltani,
    Po s'i vate puna mbarë.
    Në fortesat gjithë ç'qenë
    Nga ushtëri' e Turqisë,
    E dëgjuan Skënderbenë,
    Q'erth në front të Shqipërisë,
    Dhe u ra gjithëve pika,
    Ikn' e lanë Shqipërinë,
    Më s'shikuan pas nga frika,
    Po muarrë arratinë.
    Të pakëtë që kuxuan
    E s'ikënë si të tjerët,
    Dëm e kotë u munduan,
    E pësuanë të mjerët.
    Rrëmet'i faqes së dheut,
    Të vij më një vënt' i tërë,
    S'ja dilte dot Skënderbeut,
    E gjë s'kishte për të bërë.
    Menjëherë Shqipërija
    E hoqi cipën e zisë,
    Dolli në shesht mirësija,
    Ra dritëz' e Perëndisë.
    U hoq nata, erdhi dita,
    Gazi, kamja, dashurija,
    E vërteta, miqësija.
    Mbretëritë e dëgjuan
    Se u bë mbret Skënderbeu,
    Mbretëtë gjith' u gëzuan,
    Këjo punë u pëlqeu.
    Dërguanë më të parë,
    Me miqësi, me uratë,
    Njerzët të urt' e të mbarë
    Te mbreti i madh jetëgjatë
    Me mënyrë të pëlqyer
    E me shumë nder i priti
    Mbreti, edhe më të kthyer,
    Gjer në funt të shkallës zbriti.
    Nga gjithë mbretrët m'i madhi,
    Që ishte burr' i vërtetë,
    Dhe shum' i ndjerë, Hynjadhi,
    Erth te Skënderbeu vetë,
    Pa u ngrit dhe erdhi vetë
    Dhe Vlladislla si Hynjadhi,
    Ndënjnë ditë shtat' a tetë
    Te shpirt e zëmërëmadhi;
    Erdh' e panë Skënderbenë,
    Mbren e ri të Shqipërisë,
    Q'emër i tij mori dhenë
    Si emër' i Perëndisë
    Mblodhi pleqt' e parësinë,
    Si përsolli dhe Hynjadhë,
    E Vladisllën, Shqipërinë
    E vu në sër' e ndë radhë,
    Mbretëri ishte lirija,
    Që kish çdo shqipëtar pjesë,
    Ligë ishte njerëzija,
    Vëllezërija ish besë.
    Si e ndritoj Shqipërinë,
    Vuri punëtë me radhë,
    Vate të shihte shtëpinë,
    Po ç'të shohë! një gërmadhë!
    Mall'i sat ëm'e tyt eti,
    Skënderbe! atje të shpuri,
    E madhe gjëmë të gjeti!
    Ra qielli e të zuri!
    Dallëndysheja kur kthehet
    E gjen prishurë folenë,
    Qysh qëndron e mallëngjehet?
    Ashtu e gjet Skënderbenë.
    Gjësendi s'kishte harruar
    Të kohës' së miturisë,
    I kishte ndë krahëruar,
    Me mallthit të njerëzisë!
    Pa andaj shum' u helmua,
    Se s'i gjet si i kish lënë,
    Me psherëtim' u mejtua,
    Tha: "Nukë qënka thënë!"
    Ja mbuloj zëmrënë zija,
    Lottë si gurra i vanë,
    Në gjith ato të këqija
    Përnjëherë erdh' i thanë"
    "Motërat' e zotërisë
    Të gjitha bashkë po vinë",
    Pa mbreti në mest të zisë
    Ndjeu gaz' e la shtëpinë.
    Me vrap si qifti u kthye,
    Të shihte motrat' e tija,
    Zëmëra ju përdëllye,
    I dha durim Perëndija,
    Të gjorat motra kur panë
    Mbrenë trim të Shqipërisë,
    Të vetëmëthin vëllanë,
    Ëngjëllin' e Perëndisë,
    Që më s'e kishinë parë,
    Si e mori penk Turqija,
    Në foshnjëri ishin ndarë,
    Dhe q'atë dit' u ra zija;
    Pa i kishin shumë mallë
    N'ato ditët të këqija,
    I kishinë sy në ballë
    E shpresë nga Perëndija;
    Papo bashkëzë të pesa
    Në mest të tyr'e rrethuan,
    U zbriti nga Zoti shpresa,
    Me mall shum' e përqafuan.
    Zot' i math e i vërtetë!
    Emri yt qoft' i lëvduar,
    Të qofshim falë për jetë,
    Mos qofshim teje mërguar!
    Ti i dhe nder mirësisë,
    Dhe zëmrës' së mallëngjyer
    Në vajt e në mest të zisë
    Ngushëllimn' i ke rrëfyer!
    Skënderbe, pa lere vajnë,
    Se po vinë shqipëtarët,
    Dhe burratë trima s'qajnë,
    Lëre, pa lëre të qarët,
    Se 'shtë në gas Shqipërija,
    Q'erdhe ti, mbret i vërtetë,
    Sikur zbriti Perëndija
    Nga qiejt' e lartë vetë.
    Pa këndo me ëmbëlsirë,
    O ëngjëll i ligjërisë,
    Atë burrë trimn' e mirë,
    Q'i dh'aqë nder Shqipërisë.
    Këndo, këndo Skënderbenë,
    Që s'ka pasur shok në jetë,
    Që lartësoj mëmëdhenë,
    Kordhëtari trim me fletë!
    Lum ti, Shqipëri, o lule,
    Që pate trim të vërtetë,
    Kurrë në turp nuk' u ngule,
    Të la nder të math përjetë!
    Mos ki keq, se kurdoherë
    Do ta kesh ditën' e mbarë,
    Koha ty do të ta bjerë,
    Si ta pat prurë më parë,
    Po të dojë fati, plaku,
    Të t'apë foshnjë të rezë,
    Qumësht të bënetë gjaku,
    Dhe më s'sheh ditë të zezë.
    O kohë, që rrjeth si lumi
    Edhe s'rri gjëkundi fare,
    As dremit, as të zë gjumi,
    Dhe më t'errët hiqesh xvarrë,
    Hapu, hapu, errësirë!
    Të shoh mbren' e Shqipërisë,
    Trimn' e bukur' e të mirë,
    Nder' e gjithë njerëzisë,
    Rrethuar me burra trima,
    Shqipëtarë të vërtetë,
    Me fjal' e pa blegërima,
    Me mënt e pa gjë të metë,
    Në fjalë t'urt' e të qetë,
    Të but' e të kupëtuar,
    Në luftë trima me fletë,
    Posi kuajt' e harbuar,
    Qysh duken yjtë kur erret,
    Që ndrijnë në hapësirë,
    Edhe në mes të të tjerët
    Prëma ndrin shumë më mirë, { Yll i Mbrëmjes, Afërdita }
    Ashtu edhe ti më ndrinje,
    Mbret i math i Shqipërisë,
    Në mest të shokëvet rrinje
    Posi drit' e Perëndisë.
    Zoti dha një vetëtimë,
    I tërë qielli ndriti,
    Një gjëmim, një kërcëllimë,
    Malet' e lart' i trënditi.
    Oshëtimë dha Tomori,
    Edhe zjarr e flakë qiti,
    Flaka qiellinë mori,
    Gjithësija vetëtiti.
    Këjo shënjë s'ish e pakë
    Që dha Zoti mi Tomorë,
    Nxori zjarr dhe zë e flakë
    Nga majatë me dëborë!
    Hodhë syt' e panë malë
    Dhe gjithë më këmb' u ngrinë,
    Kur më der u dha një djalë,
    Tha: "Rrëmet i math po vinë."
    Se fjala kish marrë vrapnë,
    Pa kishte mbushurë dhenë,
    E hapi sa mundi çapnë
    Dh'e dëgjuan gjithë ç'qenë
    Shqipërija anembanë
    Ish në dasm' e në gëzime,
    Ditën' e liris' e panë,
    Që e pritin pa durime.
    O liri e shënjtëruar!
    Ëngjëlli i Perëndisë,
    Erdhe me gëzim ndër duar,
    I dhe dritë Shqipërisë.
    Vallë kur do të vish prapë,
    E të na sjellç atë ditë,
    Përse rri pshjellë me napë?
    Pa hiqe, të shohëm dritë!
    Mbreti posi Perëndija,
    Ishte mbyturë në dritë,
    Rrij ndaj soje bukurija,
    Edhe gjithë mirësitë
    Mejtohej si të shpëtonjë
    Mëmëdhenë nga mynxyra,
    Ta ngrer' e ta lartësonjë,
    Edhe i qeshte fytyra.
    Parësin' e Shqipërisë,
    Që i erdhi Skënderbeut,
    Ati' mbretit t'urtësisë,
    Mbretit trim të mëmëdheut,
    Ti ëngjëll, do të ma thuash,
    E të m'i sjellç në mënt mua,
    Dhe një nga një të m'i quash,
    Si ç'i ka ndër mënt të tua.
    Nga gjithë, q'erdhë, m'i parë,
    Dukagjini, mbret i ndjerë,
    Që s'pat shok nër shqipëtarë,
    Dhe Zahari me të tjerë,
    Sicili nga vend' i tija
    U nis e gjithë u derdhë,
    Të shumë si mizërija
    Skënderbeut miq i erdhë.
    Mëndjeshumi Araniti { Aranit Komneni }
    Me shumë shokë të ndjerë
    Pej Vlore me vrap arriti,
    Edhe të tjer' e të tjerë,
    Tanush Topja dhe Gjon Shpata,
    Të parët' e Shqipërisë,
    Erdhë edhe Lato Gjata
    Ndë rrëmet të parësisë,
    Edhe Maneshi nga Berati,
    Moisi Dibrani burrë,
    Shumë të parë nga Mati,
    Trima të patrëmbur kurrë
    Prens' i perëndishm' Urani,
    Që kish shum' emrë qëmoti,
    Me burra nga Elbasani,
    Edhe Boshdar Nartioti,
    Palë Dushmani i ndjerë,
    Dhe bukuroshi Gjon Kokë,
    Një i parë nga çdo derë
    E me shumë trima shokë.
    Trimatë nga Malësija
    Erdhë me armë të lara,
    U çkul gjithë Shqipërija,
    Kshu ishin kohët' e para.
    Gjithë erdh' e u gëzuan
    Kur e panë Skënderbenë,
    Dhe me gas van' e qafuan
    Si vëllezërë që qenë
    Me zemrë të dëshëruar
    Mbreti të gjithë i priti,
    Me fytyrë të gëzuar,
    I qafoj e i gostiti.
    Në mest të ati' rrëmëti,
    Q'ishin mbledhur të tërë
    E ish mbushurë qyteti,
    S'kish ku yë hithnje gjilpërë,
    U ngrit mbreti i ndjerë,
    Fjalëëmbëli zëbukur,
    Araniti mendjegjerë,
    Q'ish i hijshëm' e i dukur,
    Gjithë trimatë pushuan,
    Vunë vesh ndë fjalë mirë,
    Plaknë me mënt e dëgjuan,
    Që flit me shum' ëmbëlsirë.
    Tha: "Vëllezrë shqipëtarë!
    Ju miqthit' e Skënderbeut,
    Mbretrë, zotërinj, të parë,
    Gjithë djemt' e mëmëdheut!
    A e dini, sot, o shokë,
    Rrezik i math nga Azija
    Na ka ardhurë mi kokë,
    Po s'poshtetë Shqipërija;
    Zot'i madh pastë lëvdatë
    Që nuk e la Shqipërinë
    Pa zot, pa mbret e pa atë,
    Kurrë s'ja zbriti fuqinë,
    Mbret i gjithë Shqipërisë
    Sot të jetë Skënderbeu,
    Erdhi ng'an' e Perëndisë,
    Të shpëtonjë mëmëdheu;
    Gjithë, ç'jemi shqipëtarë,
    Këtë zot për mbret ta njohim,
    Dhe për të math e të parë,
    Pa ashtu punë të shohim;
    Në doni që të shpëtojmë,
    Çë të thot' ajy të bëjmë,
    Fjalën' e tij ta dëgjojmë
    Dhe kurrë të mos bëzëjmë.
    Se turku kërkon ta hedhë
    Në robëri Shqipërinë,
    Në zi, në brengë, në zgjedhë,
    Pa rreh ta bënjë të tinë.
    Po nukë humb trimërija,
    Shqipëtarët s'e harrojnë,
    Do t'i ndritonj' urtësija,
    Se t'urtëtë kupëtojnë."
    Kshu the, plak i perëndishmë!
    Mbret' i ndjer' e i lëvduar!
    T'ish njeriu i tanishmë,
    Mase s'të kishte dëgjuar;
    Po ata të gjithë ç'qenë,
    Zotërinjt' e urtësisë,
    E njohnë mbret Skënderbenë,
    Mbren' e gjithë Shqipërisë,
    Mbret mbi mbretërët të tjerë,
    Mbi gjithë ç'ishin të parët,
    Mbret e trim e burr' i vlerë
    Përmbi gjithë shqipëtarët.
    Gjithë përnjëherë thirrë
    Parësija dhe rrëmeti
    Me gas shum' e me dëshirë,
    Sa u tunt gjithë qyteti:
    "Mbret i gjithë Shqipërisë
    Do të jetë Skënderbeu,
    Edhe hij' e Perëndisë,
    Q'i kish mallë mëmëdheu."
    Paskëtaj të gjithë ç'qenë
    Mbledhur atje atë ditë,
    E rrethuan Skënderbenë,
    Ajy në mest posi dritë
    Së pari mbretëtë vanë
    Edhe pleqtë e të parët,
    Dorën' e besën' i dhanë,
    Pastaj gjithë shqipëtarët.
    Papa edhe mbretëritë
    E njohnë mbret Skënderbenë,
    Edh'e njohnë q'atë ditë
    Më të math nga gjithë ç'qenë
    Të gjith' e vunë të parë,
    Kordhëtar' e Shqipërisë,
    Të math mi gjith' ushtëtarë,
    Se do t'i binin Turqisë,
    Sa nder mori Shqipërija,
    Edhe ç'emrë shqipëtari,
    N'ato ditët të atija,
    Q'u bë nga gjithë m'i pari!
    Ishte i par' i të paret,
    Edhe krej'i ushtërisë,
    Ball' i gjithë luftëtaret
    Dhe i gjithë njerëzisë.
    Skënderbe, o jetëgjatë,
    Më nise këngë dhe valle,
    M'u zbavite dit' e natë,
    Me miqthit' e tu u çmalle!
    Sa lodra e sa gëzime!
    Sa gjahe dhe bredhj' e vrape,
    Dhe kalori e dëfrime,
    Derën' e parajsës hape!
    Kuajvet, që hingëllinin,
    Flak' u delte nga potkonjtë,
    Dhe armët' e lara ndrinin,
    Me vrap nxitonin langonjtë.
    O kohë që nxiton shumë,
    Poshtë kurrë nukë bije,
    Po ikën me vrap si lumë,
    Ato që merr, ku i shpije?
    Shtrigë, kuçedr' e pabesë!
    Ha djemthitë q'i pjell vetë!
    Asnjë nukë munt të mbesë
    Pa ngrën' ajo goj' e shkretë?
    Edhe dielli, q'ep dritë,
    Edhe hëna do të vdesë?
    Edhe yjtë nonjë ditë
    Do t'i hash me të pabesë?
    Evropa ishte e shuar
    Edhe gjithë njerëzija
    Nga frika ishte tmerruar,
    Prit' shpëtim nga Shqipërija.
    Gjithë mbretrëtë që qenë,
    Shqipëris' i prunë besë,
    Dhe mbren' e saj, Skënderbenë,
    E kishin të par' e shpresë,
    Ç'u bë emr'i Shqipërisë,
    Dhe liri e saj e ndjerë?
    Ajo drit' e Perëndisë
    Vallë më s'vjen tjatrë herë?
    Në kurt kurrë Shqipërija
    Nukë hyri, e në zgjedhë
    S'e ka shtënë Perëndija
    Edhe nukë do ta hedhë,
    Po kërkon emrin' e vjetrë
    Dhe nderë që pat njëherë
    E s'e kish nonjë vent tjetrë,
    Zoti sërish do ta bjerë.


    keshtuqe njuz njezeteeleshi e tap channell, e paci harram cdo gje qe ua ofron Shqiperia.

    nje kjo...

    e dyta...
    disa top-channell-ista ketu qe hidhen perpjet si zorra ne prush, kur u tha shefqeti ketu:
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=80299
    para pak kohesh se cili eshte misioni i ketij radiotelevizioni, nuk ju erdhi mire se kishit frik se ngeleshit pa humorin e portokadhies, tashme ckeni qe e dridhni prapanicen sa andej kendej?
    rrini e degjojeni e mos beni zhurem se saliu juaj kot nuk e hoqi ligjin e denimit te shpifjes!
    kshuqe mos beni derr derr kot!

    disa berish-jan ketu qe me hidhen perpjet perseri, si zorra ne prush, a e kan lexuar intervisten e krietarit te tyre se cfare ka deklaruar per camerin? nqs jo, lexojeni:
    http://www.forumi.eu/showpost.php?p=21043&postcount=48
    http://www.forumi.eu/showpost.php?p=21045&postcount=49
    dhe mos kerceni si karkaleci ne patos te fierit...

    kshu kshu...

    ikni tani, kriminela, tradhetar, shovinista e te pabes te qelbur me radiotelevizionet tuaja grekoshoviniste te mbeshtetura nga krietaret e partive lepires kara-melash me nano-salen ne krye...se e keni te kot misionin tuaj te ndermar prej vitesh si me tv-t apo si edhe me forumin e janullatos-papait.
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

  8. #518
    i/e regjistruar Maska e GeorgeR
    Anëtarësuar
    22-07-2006
    Postime
    18
    o pleq!
    Merrni edhe ndonje dore tritol dhe shkoni tu vini flaken ketyre mediave qe sju mbeshtetin (news 24, tch).. se atehere kur skishte televizione gazetat ishin letra dhe i digjnit kollaj, hm.. po tani... Gjithsesi, sovrani e kupton kush eshte kush...

  9. #519
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    124
    Po pse duhet shkuar per gjithshka ne prokurori?
    Sa i jep kot legjitimitet ketyre plehro-fletushkave.
    Vete populli, me ane te kuletes ti denoje.
    Le te mos ua blejne me gazeten, te bojkotojne ato televizione.
    Ky do ishte denimi me i mire qe mund te merrnin ata plehra.
    Duhet zgjuar ndergjegja qytetare dhe populli (konsumatori) le ti denoje me falimentim.
    Turp te kene, palo langaraqe, qe anashkalojne nje vizite aq historike dhe nje pritje tejet te ngrohte dhe e bastardojne me nje histori banale.
    Cfare Shqiptaresh jane keta?
    Popull, ti je ende sovran, tregojua vendin funderrinave.

  10. #520
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Ky eshte nje artikull i botuar sot ne gazeten Shqiptare nga Fatos Lubonja (Per sqarim gazeta Shqiptare e ka marre nga gazeta Korrieri.......................................... ........... Sipas meje eshte e vjeter, nuk edi kur e ka publikuar korrieri por duket se keta njerez nuk kane pare xhirimin ku duket fare qarte qe oren e ka hequr vete nga dora zoti Bush.........


    . 26 - OPINION E martë 19 Qershor 2007
    O P I N I O N E
    Nga Fatos LUBONJA
    Ka disa ditë që gazeta Tema kërkon të na poli
    tizojë krenarinë kombëtare duke na thënë se
    autori i lajmit "të rremë", "qesharak", etj se
    presidentit Bush iu vodh ora në Fush Krujë është
    dora vetë Kryetari i PS Edi Rama. Ky ia paska çuar
    këtë lajm televizionit News 24 e prej këtej e ka marrë
    edhe Top Channel - që të dy televizione pro opozitës.
    Së fundi kishte shkruar për këtë edhe vetë kryeredaktori
    Mero Baze një shkrim me titull "Nderi shqiptar
    dhe nderi i Zegjinesë" ku thuhej se "mijëra
    shqiptarë në botë, që janë ndjerë të turpëruar nga ky
    lajm, duan ndëshkim". Gazeta kërkon edhe që
    Prokuroria të hapë një hetim për këtë shpifje të rëndë
    që na ka "bërë të ndjehemi keq si njerëz të lindur në
    këtë vend", kundër këtij "turpi, po aq historik, sa
    nderi që na bëri një president amerikan duke vizituar
    Shqipërinë". Sulmohet edhe italiani Carlo Bollino
    i News 24 për "urrejtjen e tij për shqiptarët dhe
    përdorimin e mediave të tij si fabrika idesh kundër
    shoqërisë sonë që përpiqet të ngrihet në këmbë dalëngadalë".
    Këshilli Bashkiak i Tiranës, me shumicë
    demokrate, paska kërkuar madje hedhjen në gjyq të
    dy mediave. Kësaj fushate i qënkan bashkuar edhe
    disa shqiptarë emigrantë që paskan hedhur në gjyq
    mediat italiane për shpërndarjen e kësaj shpifjeje
    turpëruese për nderin e tyre.
    Ndërkaq edhe dy televizionet e Ramës nuk po
    guxojnë ta marrin veten në mbrojtje e ta komentojnë
    këtë lajm, preferojnë të heshtin e ta lënë të kalojë.
    Mirëpo sipas mendimit tim kjo opozitë e Temës
    ndaj opozitës dhe mediave opozitare dhe kjo mënyrë
    e të bërit opozitë meriton të komentohet.
    Nuk më duket aq e rëndësishme të komentohet
    çështja nëse është i vërtetë apo jo fakti që Bushit iu
    vodh ora në Fush Krujë. Personalisht kur e dëgjova
    lajmin e besova dhe qesha me të madhe e nuk u
    ndjeva fare keq që kam lindur në këtë vend. (Personalisht
    ndjehem keq në këtë vend, jo për shkak se çfarë
    mendojnë të huajt për shqiptarët, por për çka i bëjnë
    shqiptarët shqiptarëve). Edhe kur dëgjova lajmet e
    përgënjeshtrimeve nuk mund të mos më binte në sy
    se, sipas përgënjeshtrimit që erdhi nga Ambasada,
    ora i kishte rënë Presidentit në tokë dhe e kishte marrë
    një bodyguard kurse sipas përgënjeshtrimit të
    vetë Bushit, ky e kishte futur vetë orën në xhep.
    Nëse ia kanë vjedhur, por, pas një ndërhyrjeje të
    shpejtë, autori e ka dorëzuar, kuptohet se ky versioni
    i Bushit nuk është aq i hollë sa ai i Ambasadës.
    Nderi i kombit dhe ora e Bushit
    Nëse nuk është i vërtetë, prapë nuk mund të mohohet
    se ora u shfaq në ekran dhe pastaj u zhduk dhe është
    e vështirë të provosh se Edi Rama e ka shpifur këtë.
    Pra edhe nëse Rama ka vuajtur rëndshëm, siç e besoj,
    nga ambicia e parealizuar për ta prekur edhe ai me
    dorë Bushin, kjo nuk është provë se ai ka shpifur për
    orën, aq më pak ta akuzosh se ka dashur të turpërojë
    Shqipërinë. A nuk i deklaroi ai New Jork Timesit se
    dashuria jonë për Amerikën dhe Bushin është e vërtetë,
    nuk është as e rrejshme si ajo që tregonim për Hrushovin
    dhe Çu En Lain dhe as servilizëm prej provinciali.
    Shkurt, sipas meje, nuk ka fare bazë faktike për
    të penalizuar për shpifje qoftë Ramën qoftë mediat e
    tij. Kurse çështja nëse ia kanë vjedhur apo jo orën
    Bushit, sipas meje, do të mbetet e hapur në tryezat e
    shqiptarëve, paçka se cili është versioni zyrtar.
    Por nuk është kjo, pra, gjëja më e rëndësishme që
    meriton të komentohet. Më të rëndësishme sipas meje
    janë dy çështje: së pari një dyfytyrësi fyese edhe për
    inteligjencën mesatare që tregon kjo fushatë linçimi
    dhe, së dyti, rreziqet që vazhdon të paraqesë demagogjia
    e bërjes politikë për goditjen e kundërshtarit
    në emër të nderit kombëtar. Le të shpjegohem. Nëse
    do të hapësh gazetën Tema dhe jo vetëm atë, por edhe
    shumë gazeta tonat si të krahut të mazhorancës ashtu
    edhe të opozitës, do të vesh re se në faqet e tyre të
    para ka me tonelata titujt dhe kryetituj me akuza për
    shqiptarët hajdutë. Dhe nuk flas për lajmet për qytetarët
    e thjeshtë, as për ato për trafikantët e heroinës, por
    për figura të tilla si Presidenti, Kryeministri, ish
    Kryeministri, Kryetari i opozitës, deputetë, pronarë
    të mediave kryesore e me radhë. Tema vetë po në atë
    shkrim që akuzon Ramën për cënim të nderit shqiptar
    përmend një fakt që e ka botuar vazhdimisht
    në gazetë (atë të vrasjes së shoferit të Kryeprokurorit),
    me të cilin synon të provojë se Prokurori i
    Përgjithshëm është i kapur nga mafja.
    Pyetja që shtrohet është: çfarë është më diskredituese
    për reputacionin apo imazhin e Shqipërisë
    fakti se një qytetar i panjohur i Fush Krujës qenka
    hajdut apo fakti se Presidenti, Kryeministri, kryetari
    i opozitës, Prokurori, kryegjyqtarët, pronarët e
    mediave kryesore qenkërkan hajdutër dhe më keq se
    kaq, madje. Sigurisht kjo e dyta. Madje, po ashtu,
    mund të shtrohet pyetja: cila është më e ulët dhe më e
    dënueshme të vjedhësh një orë, qoftë jo edhe Bushit,
    apo të vjedhësh miliona nga paratë e popullit shqiptar.
    Prap kjo e dyta është më e dënueshme. Ai që i
    ka vjedhur orën Bushit (nëse kjo është e vërtetë) mund
    të mburret për guximin dhe mund të justifikohet
    duke thënë se e mori jo për vlerën materiale por si
    kujtim. Kurse një udhëheqës që përdor pushteetin
    për të vjedhur nuk ka as me se të mburret as me se të
    justifikohet.
    Larg qoftë me këtë nuk dua të them atë që mund të
    mendojnë disa, duke e lexuar shkrimin deri këtu, se
    ne nuk duhet të flasim për udhëheqësit tanë hajdutë
    sepse kështu prishim imazhin e Shqipërisë. As se
    shumë nga ato akuza që ka ngritur Tema dhe gazeta
    të tjera për udhëheqësit tanë e për prokurorët tonë
    janë shpifje. Jo, jo, besoj se shumë nga ato janë të
    vërteta. A nuk na porositi edhe vetë Bushi të vazhdojmë
    luftën kundër korrupsionit. Dhe korrupsioni
    është një nga format më burracake, më të ulëta e më të
    dëmshme të vjedhjes. Personalisht preferoj një
    vjedhës të orës së Bushit ndaj një lideri të korruptuar.
    Por çështja është se pikërisht vërtetësia e akuzave
    që ka bërë Tema dhe jo vetëm është argumenti kryesor
    kundër fushatës që ka hapur Tema dhe jo vetëm.
    E shëmtuara dhe banalja në këtë histori është dyfytyrësia:
    një gjuhë që e përdorim për të folur për të
    huajt dhe një gjuhë që përdorim për të folur me njëri
    tjetrin për veten, një gjuhë për imazhin dhe një gjuhë
    për të vërtetën. Më një anë ne kërkojmë prokuror
    për dikë që duke na nxjerrë hajdut na prishka nderin
    kurse në anën tjetër pohojmë pa na bërë syri tërr se
    Prokurori ynë i Përgjithshëm është më keq se hajdut.
    Ka diçka që nuk vete këtu. Pak më koherencë, zoti
    Baze. Nëse Kryeprokurori ynë është hajdut nuk përjashtohet
    fare mundësia që një qytetar i Fush Krujës
    të ketë vjedhur orën e Bushit.
    Dikush mund të thotë se lajmi që shqiptarët i
    vodhën orën Bushit, duke qarkulluar në gjithë botën,
    e dëmton më shumë imazhin e Shqipërisë sesa lajmi
    se Prokurori i Përgjithshëm apo kryegjyqtarët tanë
    janë të kapur nga mafja. Por një imazh që nuk përputhet
    fare me të vërtetën, madje që është e kundërta e
    saj s'ka ç'na duhet se është thjesht një gënjeshtër dhe
    një imazh i rremë është dy herë i dëmshëm: pse na
    nxjerr gënjeshtarë herët ose vonë dhe pse nuk na
    lejon të korrigjohemi. Pastaj, nëse do të besojmë versionin
    e Bushit dhe jo të Ambasadës se ai e ka hequr
    orën vetë, më duket se edhe zoti Bush ka kontribuar
    për të na prishur imazhin. Unë nuk kam dëgjuar që
    ai ta ketë hequr orën nga ora në ndonjë vend tjetër
    ku ka shkuar.
    Por ka edhe më keq në këtë histori. E kam fjalën
    për rivitalizimin e një politike të stërvjetër të manipulimit
    të "nderit të kombit", të "imazhit të Shqipërisë",
    të "çështjes kombëtare" për të linçuar
    kundërshtarët apo ata që mendojnë ndryshe. Po të
    përdornim argumentimin se duke shkruar për
    qytetarët tanë se janë vjedhës fyejmë "nderin kombëtar"
    dëmtojmë "çështjen kombëtare" (sa krime
    janë bërë në emër të "çështjes kombëtare"!) dhe kjo
    meriton të hetohet si shpifje e të ndëshkohet deri me
    procese penale, atëhere rrezikohemi keq. Shumë të
    vërteta do të duhet të censuroheshin për shkak se
    këto prekin nderin e kombit. Shumë të vërteta do të
    etiketoheshin "racizëm antishqiptar". Por do të censurohej
    edhe shumçka thuhet ditë për ditë në shtypin
    e mediat e huaja për shqiptarët, të cilat mund
    të cilësoheshin, siç quan Baze punën e Bolinos, "fabrika
    idesh kundër shoqërisë sonë". A nuk tingëllon
    kjo si një ëndërr e keqe e kohës së diktaturës. Po
    ende, zoti Baze, nesër, kur të vijë në pushtet Edi
    Rama, mund të bëjë një ligj si ato që po bën brenda
    PS-së e të na heqë edhe të drejtën ta quajmë të korruptuar
    sepse kështu fyejmë nderin e kombit. Fare
    lehtë mbështetur mbi vetë fjalët tuaja mund të
    kërkojë të fusë në burg apo të kërkojë gjoba vrasëse
    të fjalës së lirë, si ajo 300 mijë euroshe që ju ka
    kërkuar Sollaku, pse keni kërkuar prokuror të hetojë
    për kryetarin e opozitës se ka vjedhur (përderisa
    këtë nuk e ka provuar vetë prokurori i tij). Ja
    sa larg mund të na çojë politizimi i nderit të kombit.
    Kuptohet me këtë nuk dua të shprehem për lirinë
    e shpifjes, sa për lirinë e pakontrolluar të mediave që
    tek ne i ka bërë e i bën shpesh dhe shumë dëm të
    vërtetës. Por, gjithsesi, duke iu referuar rastit në fjalë,
    sepse çdo gjykim, tek e fundit, është kontekstual, do
    të thoja se dy mediat kanë qenë në të drejtën e tyre
    elementare të informimit e komentimit (siç është edhe
    Tema kur flet për Presidentin, Kryetarin e opozitës,
    Prokurorin e Përgjithshëm) kur kanë dhënë lajmin
    se ora e Bushit ishte zhdukur dhe se, pikërisht pse
    jemi në Shqipëri, komenti i parë do të ishte i lidhur
    me mundësinë që ta kenë vjedhur. Kurse heshtja e
    mediave të tjera dhe pastaj vazhdimi i kësaj historie
    me politizimin e nderit të kombit tregon se midis
    rrezikut të shpifjes dhe rrezikut të kërcënimit të lirisë
    së fjalës ora e Bushit flet se sa e rëndësishme është të
    mbrohet liria e fjalës dhe e informimit. Ky rast gjithashtu
    tregon se të bësh politikë ndaj kundërshtarit
    duke tentuar të shfaqesh si mbajtës i monopolit të
    nderit të kombit je, në rastin më të mirë, anakronik,
    dhe në rastin më të keq, demagog në krizë kredibiliteti,-
    në mos të dyja së bashku.

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •