“Mapo” e Erion Veliajt, çmim për artikullin më antiamerikan për vizitën e Presidentit Bush
Grada e perdoruesve-ve: / 17
I varferI mire
Monday, 11 June 2007
Nga Kastriot Myftaraj
Një garë e pashpallur se kush do të botojë artikullin më antiamerikan, me rastin së parës vizitë të një Presidenti të SHBA në Shqipëri, u zhvillua ndërmjet disa mediave pro Edi Ramës, si gazeta “Shekulli”, gazeta “Shqip”, “Gazeta Shqiptare”, revista “Mapo”.Këtë garë duket se e fitoi revista “Mapo” e cila është pronë e Erion Veliajt, drejtorit të Lëvizjes “Mjaft”, që ironikisht financohet dhe nga USAID. Kryeredaktor i revistës “Mapo” është Skënder Minxhozi, një nga krerët e “Aksionit Civil”, një lëvizje pro Edi Ramës, që është krijuar dhe vepron në bashkëpunim me Lëvizjen “Mjaft”. Nëse do të shikoni stafin e revistës “Mapo” në faqen 5 të saj do të vini re se atje janë dhe dy anëtarë të Asamblesë së PS, të Edi Ramës, Ajola Xoxa, e fejuara e Erion Veliajt dhe Artan Lame. Gjithashtu në stafin e kësaj reviste është dhe një nga krerët e Lëvizjes “Mjaft”, Kristi Pinderi, si dhe dy nga propagandistët kryesorë të Edi Ramës sot, Sokol Balla dhe Henri Çili. Kështu, revista “Mapo” është simbol i bashkëpunimit të Lëvizjes “Mjaft”, mediave pro Edi Ramës, dhe PS të Edi Ramës. Në numrin e 9 qershorit 2007 (nr. 35), f. 70, është botuar shkrimi “Një shaka me rastin e vizitës së Bush në Tiranë”, ku është një vendim imagjinar i parlamentit shqiptar, që i paska ardhur me e-mal Arian Çanit për emisionin “Zonë e lirë” (nuk jepet adresa e-mail edhe pse kjo mund të sajohet lehtë), me këtë përmbajtje:
Kuvendi i Shqipërisë
Data 7 qershor 2007
VENDIM:
“Mbi masat e emergjencës civile për pritjen e vizitës historike të Presidentit të SHBA në Shqipëri”.
Me nderim dhe respekt për dëshmorët amerikanë të rënë për lirinë e Shqipërisë, me vlerësim dhe mirënjohje të thellë për fondet amerikane të asistencës teknike, si dhe me rastin e vizitës historike të presidentit amerikan George W. Bush, Kuvendi i Shqipërisë vendosi: Të zëvendësojë nëpër shkolla dhe institucione fotografitë e vjetra të zotit Moisiu (dhe në disa komuna të largëta fotografitë e vjetra të zotit Meidani) me fotografi të reja të zotit President Mr. Bush.
Të riemërojë urgjentisht të gjitha rrugët dhe sheshet e mundshme dhe të ratifikojë këto emërime rrugësh dhe sheshet nga Këshillat Bashkiakë përpara ardhjes së Presidentit.
Në kuptim të këtij vendimi, Kuvendi i Shqipërisë vendosi:
I. Në Elbasan:
1. Sheshi “Hans-Dietrich Genscher” të quhet sheshi “Henry Kissinger”
2. Pallati i Kulturës «Isuf Myzyri» të quhet Qendra Kulturore «Frank Sinatra»
II. Në Tiranë
1. Ish-Rruga Mbretërore (sot «Rruga e Barrikadave») të quhet Rruga «Presidenti Bush»
2. Rruga “Vllaznit Huta” të quhet Rruga “Vëllezërit Belushi”
3. Bulevardi “Zog I” të quhet Bulevardi “J.F.K.”
4. Sheshi “Wilson” të mbetet Sheshi “Wilson”
5. Sheshi “Italia” të quhet Sheshi “Amerika”
6. Bar “Amerika” të rindërtohet me fonde nga buxheti i shtetit
7. Sheshi “Fan Noli” përballë Akademisë së Shkencave të quhet Sheshi “Benjamin Franklin”
8. Fakulteti i Elektroteknikës të quhet “Kolegji Tomas Edison”
9. Qendra e Kinematografisë të quhet Fondacioni “Harrison Ford”
10. Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” të quhet “Aeroporti i helikopterëve të Tiranës”
11. Burgu 313 të quhet “Qendra e Rehabilitimit Guantanamo JR”
12. Aeroporti i rindërtuar “Nënë Tereza” i Rinasit të quhet “Holy Mother of Centre”
III. Në Shkodër:
1. Ish-Sheshi “Heronjtë e Vigut” të quhet “Heronjtë e Alamos”
V. Gjiri i Vlorës të quhet Gjiri i Floridës, Labëria të quhet “Teksas”, qyteti i Kukësit të quhet “Fort Kukës”, dhe të gjitha qytetet me nën 20,000 banorë të marrin parashtesën “Fort”
VI. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Nënshkruar nga Kryetari i Senatit (ish-Parlamentit)
Josy Pelosi-Limp. Ky është teksti i botuar në “Mapo”! Kur Sllobodan Millosheviç filloi mitingjet të ashtuquajtura të së vërtetës, në Serbi, në vitin 1998, në të cilat u ndez flakë shovinizmi serb, u shfaq dhe një banderolë e madhe: “Ec para Sllobodan, të shkojmë deri në Tiranë!” E pra, Sllobodan Millosheviçi nuk arrit dot deri në Tiranë, vetëm në sajë të SHBA, ndryshe ushtritë serbe dhe greke do të qenë takuar në Tiranë, duke ardhur nga veriu dhe jugu. Por, në Tiranë arriti Goran Bregoviçi, një këngëtar çetnik dhe arkanist serb, të cilit Edi Rama i dorëzoi çelësat simbolike të qytetit të Tiranës, në prill 2006, me rastin e koncertit, që Bregoviç dha në Tiranë. Në rast se të gjitha ato që u bënë me rastin e vizitës së Presidentit amerikan, kur dihet se çfarë përfaqësojnë SHBA për Shqipërinë dhe shqiptarët, ç’ duhet thënë për atë që bëri Edi Rama, që solli në vitin 2006 solli në Tiranë një këngëtar çetnik serb, Goran Bregoviç, koncertin e të cilit në Pallatin e Kongreseve e ndoqi personalisht, dhe në fund i dorëzoi në mënyrë simbolike çelësin e qytetit të Tiranës. Koncerti i Bregoviç në Tiranë u shndërrua në një bakanalie, harbim, orgji ku salla e mbushur me rrethin e Edi Ramës, mjaftistë, fresshistë kaloi në ekstazë kur Goran Bregoviç jepte komandat e këngës “Kallashnikov”: Juriiiis(Sulm)…. Pucaaaaaj(Qëllo-zjarr)!
Në të njëjtën mënyrë e kishin pritur Bregoviçin hordhitë gjakësore serbe të Ratko Mlladiçit, Vojisllav Sheshelit, Zheljko Raznjatoviçit-Arkanit (të gjithë këta kanë qenë miq të Bregoviçit), në koncertet që ky dha për ta në kohën e luftës në Kroaci dhe Bosnje, në Vukovar, Pale, Banja Luka, Srebrenica. Bregoviçi ishte një nga këngëtarët e preferuar të tyre. Posaçërisht kënga “Kallashnikov” u bë këngë e preferuar e çetnikëve të Sheshelit, “tigrave” të Arkanit etj. Këtë këngë e dëgjonin terroristët serbë në Kosovë. Kjo këngë shpërthente nga kasetofonët e automjeteve të ushtarëve dhe paramilitarëve serbë që bënin vrasje, përdhunime dhe spastrim etnik në Kosovë. Dhe Brega (Bregoviçi) ka marrë pjesë dhe në orgjitë e çetnikëve dhe “tigrave” të Arkanit me vajzat e rrëmbyera kroate, boshnjake dhe shqiptare të Kosovës. Pikërisht një njeriu të tillë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i simbolikisht dorëzoi çelësat e qytetit të Tiranës. Kjo është njëlloj si t’ ia dorëzosh çelësat e Tiranës, Sheshelit, Arkanit, Mlladiçit. Por, për të gjitha këto njerëzit e “Mapo” kanë heshtur. Nëse do të ironizohet nderimi që Edi Rama i bëri Goran Bregoviçit, duke përdorur si manual tekstin e botuar në revistën “Mapo”, do të thuhet sa më poshtë:
Kuvendi i Shqipërisë
Data 7 qershor 2007
VENDIM:
“Mbi masat për pritjen e vizitës historike të Goran Bregoviç në Shqipëri”.
Me nderim dhe respekt për dëshmorët serbë të rënë për ta çliruar Ballkanin nga okupatorët amerikanë, duke përfshirë edhe Shqipërinë, me vlerësim dhe mirënjohje të thellë për fondet serbe të spiunazhit për paraardhësit tanë, si dhe me rastin e vizitës historike të Goran Bregoviç, Skupshtina, më falni, Kuvendi i Shqipërisë vendosi: Të zëvendësojë nëpër shkolla dhe institucione fotografitë e vjetra të zotit Moisiu (dhe në disa komuna të largëta fotografitë e vjetra të zotit Meidani) me fotografi të reja të zotit Boris Tadiç. Të riemërojë urgjentisht të gjitha rrugët dhe sheshet e mundshme dhe të ratifikojë këto emërime rrugësh dhe sheshet nga Këshillat Bashkiakë përpara ardhjes së Goran Bregoviç.
Në kuptim të këtij vendimi, Kuvendi i Shqipërisë vendosi:
I. Në Elbasan:
1. Sheshi “Hans-Dietrich Genscher” të quhet sheshi “Ilia Garashanin”
2. Pallati i Kulturës «Isuf Myzyri» të quhet Qendra Kulturore «Dobrica Qosiç»
II. Në Tiranë
1. Ish-Rruga Mbretërore (sot «Rruga e Barrikadave») të quhet Rruga «Presidenti Milloseviç»
2. Rruga “Vllaznit Huta” të quhet Rruga “Vëllezërit Nemanja”
3. Bulevardi “Zog I” të quhet Bulevardi “Karagjorgjeviç”
4. Rruga “Vasil Shanto” të mbetet Rruga “Vasil Shanto”
5. Sheshi “Italia” të quhet Sheshi “Serbia”
6. Sheshi “Fan Noli” përballë Akademisë së Shkencave të quhet Sheshi “Vuk Karaxhiç”
7. Fakulteti i Elektroteknikës të quhet Kolegji “Mira Markoviç”
8. Qendra e Kinematografisë të quhet Fondacioni “Stefan Dushan”
9. Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” të quhet “Zheljko Raznjatovic-Arkan”, meqë ky i fundit ishte mik i Goran Bregoviç dhe dashamir i futbollit dhe luante futboll me koka shqiptarësh dhe bosnjakësh.
10. Burgu 313-ta t’ i vihet në dispozicion shërbimit sekret serb, BIA për të trajtuar pa gjyq të gjithë intelektualët shqiptarë që kanë shkruar dhe folur kundër Serbisë.
12. Aeroporti i rindërtuar “Nënë Tereza” i Rinasit të quhet “Shën Sava”
III. Në Shkodër:
1. Ish-Sheshi “Heronjtë e Vigut” të quhet Sheshi “Sheshel”
V. Gjiri i Vlorës të quhet Gjiri i Beogradit të Ri, Labëria të quhet “Shumadije”, qyteti i Kukësit të quhet “Vasa Çubrilloviq”, dhe të gjitha qytetet nën 20,000 banorë të marrin emra të “heronjve” serbë të dalë para Gjykatës së Hagës. Kur emrat nuk mjaftojnë të plotësohen me anëtarët e bandës së Zemunit.
VI. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Nënshkruar nga Kryetari i Skupshtinës (ish-Parlamentit), Tomislav Nikoliç, i partisë çetnike të Sheshel (radikale), i ardhur në fuqi në Tiranë, pasi në Beograd u detyruan ta shkarkojnë nën presionin e ndërkombëtarëve.
Përtej humorit, është për t’u indinjuar që këto gjëra Erion Veliaj i bën me para amerikane, të dhëna pa kursim nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Dhe mikesha e Sorosit, që edhe për disa ditë do të jetë ambasadore e SHBA në Tiranë, që është përgjegjëse për këto gjëra, ditën e vizitës së Presidentit Bush vraponte rreth çiftit presidencial gjithë servilizëm, e veshur si velinat e Bregoviçit, pasi kishte bërë gjithçka që Presidenti Bush të denigrohej nga miqtë e saj në Shqipëri.
gazeta sot
Krijoni Kontakt