
Postuar më parë nga
thekthi
Kafshet e egersuara
Baton Haxhiu
E Premte, 15 Qershor 2007
Une jam ne Vjene, derisa po shkruaj keta rreshta. Me vjen turp t’i hap gazetat. Vjedhja e ores se Presidentit Bush ne Shqiperi eshte ne te gjitha faqet e para te gazetave. Para se te shkruaj keto rreshta, nje gje eshte e ditur, ne Shqiperi fjala s’ka peshe. S’ka peshe as denimi moral dhe askush s’ka deshire qe te marre nje hap per demin nese i shkaktohet dikujt dem me nje genjeshter. Kesaj radhe genjeshtra nuk eshte lokale dhe as nuk ka te beje me ndonje politikan lokal te radhes. Kesaj radhe, genjeshtra u ka bere dem te gjithe shqiptareve. Genjeshtra ka prekur shtetin dhe dinjitetin e secilit qytetar ne Shqiperi.
Asnjehere nuk do te pajtohesha me Kryeministrin e Britanise ne ikje, kur diten e djeshme i quajti nje pjese te gazetareve si “kafshe te egersuara”, qe nuk kane moral ne profesion, por shfrytezojne faqet dhe emisionet per te goditur dike. Por nese me Tony Blerin nuk do pajtohesha per faktin se ka pergjithesuar profesionin tone, duke na ofenduar te gjitheve, kete radhe, me rastin Bush, do te pajtohesha me epitetin “kafshe e egersuar”. Por ky epitet i takon atij gazetari qe vendosi te transmetoje genjeshtren per vjedhjen e ores se Bushit. Gjithashtu, edhe per ate editor qe mori guximin ta botoje kete lajm te rreme.
Nuk me hiqen nga mendja dhjetera tituj te gazetave neper gjithe boten per Shqiperine e 24 oreve pas vizites se Bushit. Nje ngjarje qe mund te barazohet me nje mrekulli, sic ishte vizita e Bushit ne Shqiperi, shnderrohet brenda 24 oresh ne lajm te turpshem. Ne lajm qe e ben Shqiperine nga nje mrekulli ne vend hajdutesh. Nje vend ku mund te vidhet edhe ora e Presidentit Bush. Nje vend qe te nesermen u quajt i turpshem, vend hajnash, vend qe e lexojne kuranin fshehtas, vend qe nuk kam moral edhe kur nje President ne cilesi te perandorit i nderon dhe ai vidhet.
Si do duhej te ndihej ai gazetar dhe ai editor lokal pas ketyre fjaleve? Si do duhej te ndihet editori pas ketij ofendimi qe bota i beri Shqiperise dhe qytetareve te saj.
Ne gazetari ka pak rendesi. Lajmi eshte i mire, lajmi eshte i keq, ai duhet te botohet. Askush ne asnje rast nuk do duhej ta ndalonte ta thuash te verteten. Keshtu do duhej te funksiononte gazetaria edhe me kete rast. Edhe sikur hajnia te ndodhte, me shume dhimbje do duhej ta pranonim se cfare jemi dhe do duhej transmetuar lajmi per vjedhjen e ores se Presidentit.
Por te shnderrosh nje mrekulli, qe i ndodhi Shqiperise, ne genjeshter, ku i gjithe kombi, pastaj, do te fyhej me epitetin e hajdutit, e do nje pergjegjesi prapa. E do nje reagim qytetar dhe institucional. E do nje reagim te prokurorit te shtetit, sepse demi i lajmit qe i eshte shkaktuar Shqiperise nuk eshte problem i Fushe-Krujes, por i gjithe Shqiperise. I cdo qytetari te saj dhe i cdo njeriu qe eshte demtuar dhe fyer nga mediumet boterore. Eshte dem moral per shoqerine shqiptare, per dinjitetin e atyre qe mundohen te bejne dicka ne ngritjen e imazhit te Shqiperise. Te atyre qe mundohen ta kalojne epitetin e ofendimeve ne cdo skute te botes. Qe nga dera e pare e kufirit deri te nje shitore e zakonte.
Pyetja eshte se a mund te riparohet demi. Jo! Sepse e verteta eshte percepcion. E kur eshte ne pyetje Shqiperia edhe e verteta s’eshte me e vertete. Behet genjeshter. Dhe genjeshtra fiton betejen. Mosbesimi ndaj nesh eshte rrenjosur thelle dhe kur kesaj genjeshtre i fryjme edhe ne, atehere ku do ta bejme vendin.
E detyruam zedhenesin e Shtepise se Bardhe te merret me genjeshtren e ores. Duke e lene falenderimin ne skaj per faktin se ora u be lajm, kurse hajnia u be pjese e bisedes ne gjithe globin.
Prokurori i shtetit e ka radhen. Demi nuk mund te riparohet, por se paku fajtori duhet te dale me emer dhe mbiemer. Ai nuk i beri dem personit, por shtetit. I beri dem Shqiperise dhe gjithe atyre shqiptareve qe 48 ore u quajten hajna dhe te pabese. Denimi ketu s’ka cmim. E verteta na duhet per te ardhmen e jo per te shkuaren. Denojeni vrasesin e te vertetes, sepse ai eshte vrases i Cekut te bardhe qe Shqiperia e mori me ardhjen e Bushit dhe e vodhi menjehere lajmi per genjeshtren e ores.
Krijoni Kontakt