Close
Faqja 44 prej 54 FillimFillim ... 344243444546 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 431 deri 440 prej 533
  1. #431
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga antares
    Se pse me kujton ate fjalen e nje merhumi te kaluar......"Albania e nel mio cuore......).....
    Bushi bashke me Berishen e me horrat trafikante qe kujtojne se mund te formojne shtet ne mes te Ballkanit shume shpejt do jene para ca te papriturave te pakendeshme te tipit
    a) Shoqata e Tetraplegjikeve Serbe
    b) Shoqata e Gjahtareve te pulave (Serbe) ne Pension!
    =============
    Keta jane te mjaftueshem jo vetem per te spastruar terrorristet e UCK (Organizate terroriste e njohur nga Departamenti i Shtetit) por edhe qe te hedhe arrnautet trima te shqiperise ne .....Cameri........
    -----------------
    Asfalia po kerkon ndihma humanitare dhe logjistike (kryesisht litare dhe thase) per te akomoduar 2-3 miljon horra arnaute!
    Turqia po gezohet shume se me marrjen ne dorezim te arrnauteve trima e kembeshpejte do i dergoe menjehere ne rajonet e Juglindjes per te permbysur bomben bemografike Kurde me bomben akoma me pjellore ........Arrnaute!
    oj suka sa na urreke moj!!!
    nejse un e kuptoj pse por sma mer mendja ta kete pas fajin ai se me kete llape qe paske ti e paske dash 24 ore pa ndaluar.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  2. #432
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PRESIDENTI DHE “SHERRI” NE PS!

    24 orë më parë, në Kuvend (apo më “shqip”, në “Llafe House”) maxhoranca u mundua të sfumonte hyrjen në stinën e re “të Presidentit”, me togje hartimesh - detyrë që Berisha e jep për drekë - për vizitën e shënuar të Presidentit Bush. Gjeta me vënd t’i ndërprisja një herë për t’i ftuar të “uleshin nenj”, e të merreshin me problemet reale, të ditës. ... Ishte “Day after”! Jo se nuk kisha ç’të thoja për Bush, por në mesditë, grupi socialist hyri realisht, mendoj dhe pa kthim, në diskutimin për një prej problemeve më të rëndësishme që ka vendi: Zgjedhjen e Presidentit të Ri!
    Jo se ky është i vetmi! Deformimi i sistemit demokratik në autokratik, duke cënuar rëndë liritë kushtetuese, kthyer në farsë lirinë dhe rregullat e tregut - në zemër e çdo qoshkë të tij, pazari - në rastin e keq apo plaçkitja - në rastin edhe më të keq, në pronë, të drejta, profesionalizëm, liri e kufij të medias - sinore kushtetuese e të përbotshme për çdo qeveri - është problemi themelor për cilindo sot.
    Praktikisht, kemi një mot lufte mes qeverisë, pushtetit dhe shqiptarëve që kanë zgjedhur të jetojnë në liri, në një vend demokratik e në një ekonomi tregu me shanse të barabarta. Kjo është shtëpia e tyre. Berisha po e lëkund që në themele!
    - Zgjedhja e presidentit nuk e ezauron këtë luftë!
    - Ky është rasti kur rifitohet garanti i Kushtetutës, por mbetet luftëkërkuesi.
    - Zgjedhja e presidentit mund ta ezaurojë këtë luftë,
    - ky është rasti, kur pushtuesi - pushtetari kryeshpatori ia del ta fitojë luftën duke kontrolluar dhe garantin e vetëm kushtetues edhe të sistemit të drejtësisë.
    - (Mos) Zgjedhja e Presidentit mund ta ezaurojë këtë luftë, duke zhvendosur përplasjen dhe vënë përballë pushtuesit - pushtetorit - kryeshpatorit, jo më ca numra të minorancës, por votat e popullit. Jo për të vendosur për Presidentin! Ai nuk mungon! Por për të gjykuar administratorin e përunjur, të kthyer në pronar (të vendit), shërbyesin e besuar në 3 korrik, të kthyer në pushtues (të të drejtave), shërbesën e vlerësuar atëherë, të kthyer në luftë me sistemin, të cilin shqiptarët e zgjodhën para tij.
    Prandaj, zgjedhjet e parakohshme mund të jenë fundi i luftës gati 2 vjeçare që po viktimizon në një mënyrë ose në një tjetër çdo shqiptar, shoqërinë. Edhe atë që porsa lind, i cili, në vend që të ndjejë kurën si shërbim, përkujdesje, duhet të dallojë si tingull të parë, atë të shpatës që këput kokën e babait a të nënës. Sipas rastit, për politike apo zgjedhje e politikës ekonomike.
    Këto janë tre alternativat. Praktikisht, në PS, jemi mes dy të parave. Zgjedhjet e parakohshme, nuk janë diskutuar të hënën. Të paktën, si mundësi e krijuar prej nesh. Jo se nuk besojmë në kauzën tonë kundër keqvendosjes. Unë besoj se po fiton bindja, që pas rrotacionit paqësor të pushtetit, për ta bërë këtë vend - në dukje - në normal, respektimi i mandateve të plota të fituesit në zgjedhje, duhet të jetë standarti i radhës. PS, në këtë rast, duhet të llogarisë kostot. Për vendin, sistemin, ekonominë, familjet sociale, biznesin privat. Por edhe për vetë, kostot elektorale. Pakti i reformave i ofruar prej nesh, por i përmendur gjithnjë e më pak, mund të korrektonte kostot, madje dhe të korrigjonte qeverisjen. Brenda mundësive!
    Ky është debati real në PS. Dhe ky nuk duhet shmangur. PS po përpiqet të shmangë “alternativen e dytë”, një pushtim total të garantit kushtetues, të fundit nga Berisha. Të fitojë betejën për Presidentin, duke i dhënë sistemit dhe qeverisë, një mundësi korrigjimi dhe një garanci kushtetuese për këtë. Të jetë gati dhe për zgjidhje totale, zgjedhje të parakohshme, nëse Berisha kërkon edhe këtë.
    Hapi i parë në këtë udhë u çapit të hënën në mbledhjen e deputetëve socialiste. Një gojë e zonja në arritjen e qëllimit të saj e mohoi këtë. Udhëhoqi median të vinte në ballinë sherrin. Ai duhej!
    Ka njerëz në PS që nuk duan qartësinë në këtë çështje. Kaosin, po! Ata nuk e shohin këtë moment si historik, për të korrigjuar qeverinë, kostot e saj mbi shqiptarët. Thjesht, e shohin si mundësi për një ndenjëse të re, të rradhës, në shkalloren karrierë. Por kjo ambicie është shumë pak para asaj që po ndodh në këtë vend. Ajo Parti, Partia Socialiste është shumë fare për t’u përdorur për kaq pak. Koncepti i “Partisë biznes i jetës”, apo “i ndërmarrjes me ortak të vetëm”, ka vdekur! Realisht, kjo është rruga më me gropa. E refuzueshme! Veçanërisht kur kërkon të zvarritësh në të me dhunë, njerëz të lirë, e të mandatuar për të ushtruar përgjegjësi të tjera, edhe më parimore.
    Sherri ndodhi për të refuzuar dhunën! Refuzuar kaosin! Refuzuar zgjedhjen e një Presidenti si pazar-fat numrash, një zhbërje totale e misionit për të korrigjuar kostot mbi kurrizin e shqiptarëve.
    Meqë, hapësirën e lirë për të informuar e zuri “sherri”, dëshiroj të bëj me dije se:
    - grupi i deputetëve socialiste ishte unik për të materializuar në votimin e parë, vendimin e mëhershëm sipas të cilit, deputetët socialiste do të marrin pjesë vetëm në votimin e një kandidati, produkt i një konsensusi të gjerë, ku të drejtën e propozimit e ka opozita e bashkuar.
    - grupi i deputetëve socialiste u angazhua ta bëjë këtë derisa Berisha të heqë dorë nga imponimi i kandidatit të tij.
    - grupi i deputetëve socialiste u angazhua të ndërtojë një strategji të qartë për raundin e dytë, duke kërkuar medoemos konsensusin;
    - grupi i deputetëve socialiste u angazhua të ndërtojë një përgjigje të qartë, gjithnjë në kërkim të konsensusit, në raundin e tretë, nëse Berisha nuk tërhiqet nga imponimi dhe tenton të thellojë krizën duke imponuar ndryshime kushtetuese në këtë fazë;
    - grupi i deputetëve socialiste u angazhua që të bëjë këtë dhe në dy raundet e tjera, nëse Berisha nuk tërhiqet, nuk ulet në tavolinë me opozitën dhe refuzon konsensusin e ofruar prej saj.
    - grupi i deputetëve socialiste u angazhua, të thellojë përpjekjet për tu përgatitur për zgjedhje parakohe nëse Berisha, duke refuzuar konsensusin, dërgon vendin në to.
    - grupi i deputetëve socialiste u angazhua që në kushtet e mungesës së konsensusit nga Berisha dhe mosheqjes dorë prej tij nga imponimi, çdo vetshpallje e kujdo individi nga opozita si kandidat është e dëmshme dhe duhet ndalur.
    Në rast se Berisha tërhiqet nga imponimi i kandidatit të tij dhe bëhet pjesë e një procesi të mirëndërtuar me thelb konsensusin e opozitës, atëherë ky është shansi që nuk duhet humbur apo shpërdoruar në mungesë përgjegjësie, kacafytje brenda partive të opozitës apo mes tyre, dëmtim të koalicionit të provuar me 18 shkurt si alternative fituese apo si oferta elektorale e zgjedhur dhe më e besuar nga shqiptarët;
    - grupi i deputetëve socialiste u angazhua të ndërtojë një proces të qartë bashkëpunimi me partitë aleate të opozitës, deputetët e tyre, pa pranuar imponim dhe pa ofruar imponim si vijë sjelljeje në këtë proces.
    - grupi i deputetëve socialiste u angazhua që e njëjta parimësi të jetë thelbi i procesit dhe brenda PS, duke shmangur çdo formë imponimi e duke kontribuar në përzgjedhjen e një kandidati që përfaqëson gjithë shqiptarët për tryezën e opozitës, më gjerë, që meriton konsensusin dhe të maxhorancës.
    - Grupi i deputetëve socialiste, në shumicë dërmuese, gjykoi se vendimi politik i opozitës, konsensusi institucional i mundshëm mes opozitës e maxhorancës duhet mbështetur me firmat e të gjithëve në propozimin e kandidaturës konsensuale për Presidentin e Republikës.
    Kjo ishte ajo që ndodhi përtej dhunës së sherrit. Angazhimi ishte serioz, nga të gjithë, pa “një”. Ky angazhim nuk përjashton kërrkend. Ai nuk duhet rrënuar. E them këtë sepse çdo gjë tjetër dëmton rëndë. Përpjekja vazhdon. Në dijeninë time edhe dje ka vijuar për të arritur fundin e padobishëm, përpjekja për të ndërtuar një instrument imponimi. Të hënën, në “grup”, nuk u paraqitën firma që formëzojnë këtë instrument, mbasë ngaqë kushtetuta kërkon 20 të tilla. Unë nuk u paragjykoj firmonjësit. Eshtë zgjedhja e tyre. Për mua do të jetë e padobishme në tavolinën e deputetëve socialistë, ku të gjithë jemi të barabartë. Për mua do të jetë kategorikisht e refuzuar kjo zgjedhje për të eleminuar nga kandidimi një tjetër person brenda PS apo opozitës siç dëshmoi pa dashje sherxhiu përfaqësues. Pra ky instrument nuk mund t’i japë ekskluzivitet kërkujt brenda PS dhe opozitës. Për mua një firmë tani nuk mund të shërbejë si një kryq mbi karierë! Mbi të gjitha është e neveritshme që për të marrë atë firmë këto ditë u shpik një instrument i ri shantazhi, ku firmonjësi “garantohet” të kandidojë në zgjedhje para kohe, në një listë të personalizuar, përballë opozitës së bashkuar. Praktikisht, me shanse zero fitimi. Por si përqindje favorizuese për një fitore të Berishës! Jam i njohur me këtë. Kam dëshmi turpëruese!
    Opozitës i duhet një dorë e fortë për Berishën e paepur. Opozitës i duhet një proces besimi, mirëkuptimi, përfshirës brenda vetes. Boja e marrëveshjes së njëanshme në Dimër, jashtë opozitës, nuk është tharë. Kush do të imponojë adresën e ka, të njohur. Se si sa mikpritëse do të jetë, mbetet të provohet. Por atje duhet kërkuar konfirmimi i saj.
    Sui generis

  3. #433
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Incidentet qe nuk e eklipsuan Bushin

    Për një sy indiferent, titulli i shkrimit mund të ngjajë i hiperbolizuar. Sigurisht, asnjë incident që mund të përbëjë skandal nuk u shënua gjatë vizitës së presidentit amerikan në Shqipëri. Por, garnitura e reagimeve që shoqëroi qëndrimin e Bushit në këtë cep të Ballkanit, nëse disa raste nuk la një shije të mirë. Dora që bënte fresk me një copë letër e kryeministrit kroat Ivo Sanader, teksa homologu Berisha fliste në konferencën e përbashkët për shtyp, bartte gjithë simbolikën e xhelozisë së fqinjëve tanë për këtë vizitë. Sanader nuk kishte vapë në ambjentin me kondicioner në Pallatin e Kongreseve. Nga ana tjetër, nuk mund ta akuzosh atë se nuk di normat elementare të protokollit. Ai ishte i palumtur dhe as nuk e fshehu nervozizmin kur replikoi me përkthyesin shqiptar, që sipas tij, duhet të dinte patjetër serbokroatisht. Në konferencën me Berishën, kryeministri kroat u bind të fliste anglisht, por do të kishte preferuar ta bënte këtë në Zagreb dhe jo në Tiranë.
    Ai do t’i ketë dhënë vetës të drejtë kur ka dëgjuar 24 orë më vonë ministren e Jashtme greke, Dora Bakojanis të deklaronte se vetëm Kroacia e meriton të anëtarësohet në NATO dhe jo Shqipëria apo Maqedonia. Megjithatë, shqiptarët “janë për fqinjësinë e mirë”: shqiptarët luftuan për kroatët kundër serbëve më 1991 dhe në vend që ta na thotë ata ‘vëllezër’, u themi ne. Pika që s’na bie.
    * * *
    Presidenti amerikan Bush u shpall qytetari i Fushë-Krujës. Do të ishte më mirë të shpallej Qytetar Nderi i Tiranës, por dikush në bashkinë e kryeqytetit mendoi se ai aq meriton. E normal, përderisa s’meritonte përvetësimin e “Rrugës së Barrikadave”, nuk mund të meritonte as titullin “Qytetar Nderi”. Vërtet këtë titull e ka marrë serbi Goran Bregoviç, por ai i bie sazes dhe artistët kanë një kod komunikimi ekskluziv mes tyre. Bushit do t’i duhet të kënaqet me “Punëtorët e Rilindjes” dhe kryetari i Bashkisë mendoi se ai nuk meritonte as praninë e tij në ceremoninë e përurimit të rrugës. Pika që s’i bie.
    * * *
    Përpos mijëra flamujve dhe pankartave, vizitës së presidentit Bush i dhanë ngjyrë edhe disa analistë të medias, të cilët për t’u treguar origjinalë, i mëshuan më shumë difekteve të ikonografisë së mesazhit, se sa rëndësisë kombëtare që pati vizita. Serbët krenohen deri në delir për miqësisë dhe devocionin ndaj Rusisë, ndërsa shqiptarëve u dashka t’u vijë turp për miqësinë dhe afeksionin me Amerikën. Kjo formë kritike vjen si reminishencë e së kaluarës kur Amerika ishte sinonim i së keqes dhe disa analistë me dashje apo pa dashje, për origjinë apo preferencë ideologjike, bëhen ringjallës të një antiamerikanizmi - këtë rradhë – modern. Eshtë banale të bëhen krahasime me vizitat e Hrushovit dhe Çu En Lait kur në fuqi ishte diktatura komuniste. Në atë kohë, pritjet dashurore i diktonte Partia, ndërsa tani njerëzit dalin vetë në rrugë për të shprehur aspiratën dhe ndjenjën e popullit. Asnjë Parti nuk është e zonja t’u imponojë më diçka të tillë. Ata që nuk e kuptojnë këtë, nuk kuptojnë dallimin mes demokracisë dhe diktaturës. Sepse është diçka tjetër miqësia e diktuar nga lart dhe tjetër gjë janë miqësitë që dalin nga njerëzit vetë. Nga ana tjetër, vizita nuk duhet parë as më sytë e monopolit të një partie në fuqi dhe as me xhelozinë rurale të një opozite që merr inat pse dikush tjetër është në pushtet dhe pret presidentin e SHBA. Vizita e 10 qershorit nuk ishte vizitë e Bushit tek Berisha. Ajo ishte vizitë e Amerikës tek Shqipëria.
    Sui generis

  4. #434
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga Dita
    Ja c'do te thote pergjegjesi ndaj publikut. Te behesh te falenderosh nje televizion amerikan qe perpiqet te na ktheje ne vend nderin si popull i cili ne menyre konsekuente ia del mbane te prodhoje vemje qe me mizerjen qe kane brenda ne shpirt prishin cdo gje te bukur qe mundet te njohe e perjetoje ky popull.

    Lidhja direkt ne youtube:

    http://www.youtube.com/watch?v=PsTqEO6MHCU
    Love you Dita..............

  5. #435
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Qe Zedhenesi i Shtepise se Bardhe do mundohej te minimizonte incidentin kjo s'duhet te cudise njeri; e ku e gjejne Bush&CO. nje milet kaq proamerikan nderkohe qe ne vete vendin e vet nuk ka mbeshtetjen e me shume se 32% te popullates?
    Ka lajme (nga burime te sigurta qe nuk duan te te identifikohen) se Wolfovicit, Perles, Libit, Muravcikut, Feithit (e te gjithe cifuteve....me falni neokonservatoreve qe drejtojne politiken amerikane) po u leshon goja leng dhe po bejne gati pushtimin e Shqiperise ku kete here Amerika e ka te garantuar "pritjen me brohoritje dhe lule" - gje qe su ndodhi ne Irak e Afganistan.
    Ti kthehemi ores! Hipoteza se vete Bushi e ka hequr vete oren tregon besimin qe ka tek adhuruesit e vet shqiptare (gje qe s'habit njeri po te kihet parasysh se si u carmatos Ushtria, Garda e Policia Shqiptare me rastin e ardhjes se tij).
    Pra si ndjekes taktikash "preventive" ai e ka vene oren ne nje vend me te sigurte (se kyci i dores) perpara se sa te bente "banjen e turmes delirante shqiptare"!
    ------------------------------
    Ndoshta gabohem po kam frike se pas Fushe-Krujes presidenti i nderuar dhe Miku i Madh i Shqiperise i hipi avjonit me nje kepuce!
    Goje akoma me te keqia thone se kepuca e majte ka ikur ne drejtim te paditur!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  6. #436
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anëtarësuar
    10-11-2005
    Postime
    162
    Pse jo nese sjellin investime ekonomike ? Ku e ke hallin ti proletari i vogel ? Se ikin komunistet nje here e mire nga vendi ? Po do ikin or toc kuklle do ikin ne mos sot e neser, pasneser ta garantoj une qe prej ***** do hiqen. Aq sa je ti ne Ukraine jam une ne Kube me vendnodhje. Po hipokrizia nuk njeh kufi tek monstrat, lere pastaj tek spiunet, e cila "it's known to build "character"".

  7. #437
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Cfare do qe ben keta Italianet prape nuk ja mbushen menjen Amerikes se ka hajdute me te medhenje se ata


    sidoqofte popujt tane (italiane e shqiptare) gjithmone e kane vjedhur njeri tjetrin

  8. #438
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga antares
    Hipoteza se vete Bushi e ka hequr vete oren tregon besimin qe ka tek adhuruesit e vet shqiptare

    E di si e ben ti kamarad ? Ti gjuan nje shigjete kuturru, pastaj vrapon ti vizatosh shenjestren aty ku ngulet
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  9. #439
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shtëpia e Bardhë përgënjeshtron lajmet e mediave të afërta me Kryetarin e PS


    Tony Snow: Presidenti vendosi orën në xhep dhe u kthye pa iu prekur asgjë


    Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Tony Snow, përgënjeshtroi dje mashtrimin e paskrupullt të disa mediave të papërgjegjshme, të afërta me opozitën, sipas të cilave, Presidentit Bush, gjatë vizitë së tij në qytetin e Fushë-Krujës, i ishte vjedhur ora. "Presidenti e vendosi orën në xhep dhe u kthye pa iu prekur asgjë", tha Snow dje për gazetarët.

    Presidenti amerikan u prit si hero në Tiranë, dha mbështetje të qartë për reformat e qeverisë dhe mbështetje pa rezerva për pavarësinë e Kosovës. Ai u prit në mënyrë aq madhështore, saqë shpërfilli çdo lloj rreziku të mundshëm dhe zbriti në shesh për të takuar nga afër qytetarët e ekzaltuar. Kjo tablo nga Shqipëria e vogël pro-amerikane zgjoi xhelozinë e segmenteve të caktuara, të cilat vunë në lëvizje veglat e tyre në Shqipëri që ta nxinin, me ç`të ishte e mundur, këtë vizitë historike të Presidentit amerikan. Dhe sigurisht që në këtë nxirje të imazhit të shqiptarëve u angazhuan edhe ultra-majtistë të rinj shqiptarë që, fatkeqësisht, drejtojnë parti politike në Shqipëri. Çuditërisht, lajmi u dha fillimisht në "NEWS 24" dhe më pas u huazua edhe nga "Top Channel", televizione këto të njohura për afrimitetin e ngushtë me Edi Ramën. Lidhja mes lënies në harresë të Ramës në axhendën e Bush dhe shfaqja e këtij lajmi në televizionet e komanduara prej tij nuk mund të jenë rastësore. Media franceze, pavarësisht nëse ishte mbështetëse e pozitës apo e opozitës në Francë, censuroi tërësisht një konferencë në gjendje të dehur të Presidentit Sarkozy në takimin e G8, duke e konsideruar atë si cënim të vlerave kombëtare të vendit. Ky ishte një fakt që, gjithsesi, kishte ndodhur, e megjithatë nuk u bë publik nga mediat vendase. Në Shqipëri janë vetë mediat vendase ato që japin kontributin e tyre në denigrimin e dinjitetit dhe vlerave kombëtare, aq më tepër që këtë e bëjnë duke u bazuar në imagjinatën e sëmurë të njerëzve të etur për pushtet.

    Ylber Drazhi





    RD

  10. #440
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Antares, nese ke dicka kunder popullit shqiptar dhe shqiptareve etnike, atehere je mese i mirepritur te mos shkruash idiotsira te kesaj magnitude, qe do te thote se mundet fare mire te mos marresh pjese ne nje forum shqiptar, ku ti shpalos vazhdimisht (kam vene re) ndjenja anti-shqiptare. Nga njera ane s'te ve faj, sepse kush e di nga kush ushqehesh andej nga gjendesh. Por, nese ke dicka jo-sarkastike dhe jo-raciste per te shprehur, atehere mos ngurro.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Faqja 44 prej 54 FillimFillim ... 344243444546 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •