Close
Faqja 37 prej 54 FillimFillim ... 27353637383947 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 533
  1. #361
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anëtarësuar
    10-11-2005
    Postime
    162
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove
    Ja videoja ku shifet me mire vjedhesi : www.bbvideo.blogspot.com
    Ai qe agjent qe ishte paralel me te. Sa te cuditshem qe jeni. Trecereku i njerezve qe ishin ne skalionin e pare prites ishin me FTESE. Nuk di nese e pate intervisten e asaj nenes qe doli ne fotografi me Bush-in.
    Ti me jep mua lajme Kroate ?


    Incidentet qe nuk e eklipsuan Bushin

    Derguar me: 12/06/2007 - 07:23
    • Nga Erl Murati

    Për një sy indiferent, titulli i shkrimit mund të ngjajë i hiperbolizuar. Sigurisht, asnjë incident që mund të përbëjë skandal nuk u shënua gjatë vizitës së presidentit amerikan në Shqipëri. Por, garnitura e reagimeve që shoqëroi qëndrimin e Bushit në këtë cep të Ballkanit, nëse disa raste nuk la një shije të mirë. Dora që bënte fresk me një copë letër e kryeministrit kroat Ivo Sanader, teksa homologu Berisha fliste në konferencën e përbashkët për shtyp, bartte gjithë simbolikën e xhelozisë së fqinjëve tanë për këtë vizitë. Sanader nuk kishte vapë në ambjentin me kondicioner në Pallatin e Kongreseve. Nga ana tjetër, nuk mund ta akuzosh atë se nuk di normat elementare të protokollit. Ai ishte i palumtur dhe as nuk e fshehu nervozizmin kur replikoi me përkthyesin shqiptar, që sipas tij, duhet të dinte patjetër serbokroatisht. Në konferencën me Berishën, kryeministri kroat u bind të fliste anglisht, por do të kishte preferuar ta bënte këtë në Zagreb dhe jo në Tiranë. Ai do t’i ketë dhënë vetës të drejtë kur ka dëgjuar 24 orë më vonë ministren e Jashtme greke, Dora Bakojanis të deklaronte se vetëm Kroacia e meriton të anëtarësohet në NATO dhe jo Shqipëria apo Maqedonia. Megjithatë, shqiptarët “janë për fqinjësinë e mirë”: shqiptarët luftuan për kroatët kundër serbëve më 1991 dhe në vend që ta na thotë ata ‘vëllezër’, u themi ne. Pika që s’na bie.
    * * *
    Presidenti amerikan Bush u shpall qytetari i Fushë-Krujës. Do të ishte më mirë të shpallej Qytetar Nderi i Tiranës, por dikush në bashkinë e kryeqytetit mendoi se ai aq meriton. E normal, përderisa s’meritonte përvetësimin e “Rrugës së Barrikadave”, nuk mund të meritonte as titullin “Qytetar Nderi”. Vërtet këtë titull e ka marrë serbi Goran Bregoviç, por ai i bie sazes dhe artistët kanë një kod komunikimi ekskluziv mes tyre. Bushit do t’i duhet të kënaqet me “Punëtorët e Rilindjes” dhe kryetari i Bashkisë mendoi se ai nuk meritonte as praninë e tij në ceremoninë e përurimit të rrugës. Pika që s’i bie.
    * * *
    Përpos mijëra flamujve dhe pankartave, vizitës së presidentit Bush i dhanë ngjyrë edhe disa analistë të medias, të cilët për t’u treguar origjinalë, i mëshuan më shumë difekteve të ikonografisë së mesazhit, se sa rëndësisë kombëtare që pati vizita. Serbët krenohen deri në delir për miqësisë dhe devocionin ndaj Rusisë, ndërsa shqiptarëve u dashka t’u vijë turp për miqësinë dhe afeksionin me Amerikën. Kjo formë kritike vjen si reminishencë e së kaluarës kur Amerika ishte sinonim i së keqes dhe disa analistë me dashje apo pa dashje, për origjinë apo preferencë ideologjike, bëhen ringjallës të një antiamerikanizmi - këtë rradhë – modern. Eshtë banale të bëhen krahasime me vizitat e Hrushovit dhe Çu En Lait kur në fuqi ishte diktatura komuniste. Në atë kohë, pritjet dashurore i diktonte Partia, ndërsa tani njerëzit dalin vetë në rrugë për të shprehur aspiratën dhe ndjenjën e popullit. Asnjë Parti nuk është e zonja t’u imponojë më diçka të tillë. Ata që nuk e kuptojnë këtë, nuk kuptojnë dallimin mes demokracisë dhe diktaturës. Sepse është diçka tjetër miqësia e diktuar nga lart dhe tjetër gjë janë miqësitë që dalin nga njerëzit vetë. Nga ana tjetër, vizita nuk duhet parë as më sytë e monopolit të një partie në fuqi dhe as me xhelozinë rurale të një opozite që merr inat pse dikush tjetër është në pushtet dhe pret presidentin e SHBA. Vizita e 10 qershorit nuk ishte vizitë e Bushit tek Berisha. Ajo ishte vizitë e Amerikës tek Shqipëria.

  2. #362
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Arcas
    Jo moj, u bere vete viktime e "perendimizimit" tend te pershpejtuar ? Pse ti bojkotosh ? Ata tallin cdogje dhe cdonjeri, eshte liria e drejte e fjales apo jo ? Edhe Ali G-ne si hero e priten me BORAT-in edhe pse mund te kish qene BERAT-i.
    Ti Arcas, si e ke hallin? Apo t'i ngriti nervat antares dhe i nxjerr me te tjeret .

    Une thashe do bojkotoj programin, mgjth dhe ate ne thonjeza do e kisha vene, se Stewart dhe Colbert me englendisin.

    Sheqere, qe pritej pritej, bile dhe me kaq mire ia dolem, se kur pashe ate foton ne BBC ku nje plak mbante tabelen "God' messenger" lool, cfare nuk prisja .

  3. #363
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove
    Ja videoja ku shifet me mire vjedhesi : www.bbvideo.blogspot.com
    Fatkeqesisht keta buzequmshat e shtypit shqiptar qe i conte babai qe veze ne Itali nga ku u bene gazetare nuk para i hypin autobuzit urban qe te mesojne se si vidhet ora....

    e keshtu nje prekje ore e quajne vjedhje nderkohe qe nuk eshte e njejta gje (sic quajne nje ferkim te cilter sume "ngacmim seksual").... po ku ta dine keta te shkretet qe e njohin Shqiperine nga ana e brendeshme e xhamave te mercedezit...

  4. #364
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anëtarësuar
    10-11-2005
    Postime
    162
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Ti Arcas, si e ke hallin? Apo t'i ngriti nervat antares dhe i nxjerr me te tjeret .

    Une thashe do bojkotoj programin, mgjth dhe ate ne thonjeza do e kisha vene, se Stewart dhe Colbert me englendisin.

    Sheqere, qe pritej pritej, bile dhe me kaq mire ia dolem, se kur pashe ate foton ne BBC ku nje plak mbante tabelen "God' messenger" lool, cfare nuk prisja .
    Nuk e kam hallin tek ata te dy, se Ballistin e di qe do shkonte me kokfortesine e tij edhe te shpikte imazhe te reja vec per hir se ka te drejte. Hallin e kam me ty qe tregove se nuk ke bosht me thene te drejten. Nese nje program e ndjek vazhdo ndiqe ose me sakte nese je e ofenduar shkruaji nje leter krijuesit/regjistit te programit. Perendimi ka te bej dhe me keto gjera me te mriat dhe te keqiat e saja.

  5. #365
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Arcas
    Nuk e kam hallin tek ata te dy, se Ballistin e di qe do shkonte me kokfortesine e tij edhe te shpikte imazhe te reja vec per hir se ka te drejte. Hallin e kam me ty qe tregove se nuk ke bosht me thene te drejten. Nese nje program e ndjek vazhdo ndiqe ose me sakte nese je e ofenduar shkruaji nje leter krijuesit/regjistit te programit. Perendimi ka te bej dhe me keto gjera me te mriat dhe te keqiat e saja.
    Deksha une per boshtet tuaja, qe m'i keni rrape mashkullore neper virtualistan .

    Sarkazmen e ke takuar ndonjehere? Ta prezantoj une here tjeter, se s'kam kohe tani.

    PS: Kapu me antares dhe kryeplakun, se ata paskan nge sot. Boshtin tim, ehuuu, ka kush e mat.

  6. #366
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anëtarësuar
    10-11-2005
    Postime
    162
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Deksha une per boshtet tuaja, qe m'i keni rrape mashkullore neper virtualistan .

    Sarkazmen e ke takuar ndonjehere? Ta prezantoj une here tjeter, se s'kam kohe tani.

    PS: Kapu me antares dhe kryeplakun, se ata paskan nge sot. Boshtin tim, ehuuu, ka kush e mat.
    Pergjige tipike.

  7. #367
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Pyetni ka Fushe-Kruja se e gjeni edhe personin ose pritni pak kohe do dale vet

  8. #368
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar më parë nga Limonia
    Sheqere, qe pritej pritej, bile dhe me kaq mire ia dolem, se kur pashe ate foton ne BBC ku nje plak mbante tabelen "God' messenger" lool, cfare nuk prisja .
    E di mi e di prandaj te thashe qe ndonjehere mendoja per me keq ose ndonje "sulm terrorist" dhe ec e merru me Gazetaret pastaj.. Pa kto lloj "gallatash" qe thurrin nuk jane te papritura ta thashe..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #369
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar më parë nga Arcas
    Pse ore kaq pak qenkeni qe te fusni njerez me zorr ne gjirin tuaj? Un thashe se lista juaj e proletareve besnik qe pafund
    Ballisti .... proletar?

  10. #370
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anëtarësuar
    10-11-2005
    Postime
    162
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    Ballisti .... proletar?
    Pikerisht !!! Po per ju bota eshte Draper/Cekan dhe cdo gje tjeter. Edhe pse ai Ballist ka gjasa te kete me shume lidhje me tifozet Balliste se sa me interpretimin tend.

Faqja 37 prej 54 FillimFillim ... 27353637383947 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •