Bunkeri i nendheshem qe ruajti Presidentin Bush
E Marte, 12 Qershor 2007
Ndersa Presidenti amerikan, Xhorxh W. Bush zhvillonte viziten e tij te vleresuar si historike ne Shqiperi diten e diel, Komanda e Forcave Ajrore drejtonte planin sekret te operacioneve nga Baza Ajrore ne Ramstein te Gjermanise, mijera kilometra larg Tiranes. Te vendosur brenda nje bunkeri te nendheshem, ku ishin vendosur te gjitha pajisjet logjistike, prej aty jepeshin te gjitha komandat per kontrollin ajror dhe sigurine e Presidentit. Kjo baze e vogel e Sherbimit Sekret amerikan ka ne dispozicion te saj 43 avione luftarak, nje anije dhe mijera marinsa, pa llogaritur te pakten 800 persona te armatosur anembane Evropes. Gatishmeria e bazes ka qene ne maksimum, pasi ishte hera e pare qe Presidenti Bush vizitonte Shqiperine, te vleresuar si nje nga vendet me te varfra ne Evrope. Operacioni drejtohej nga Gjenerali Tom Hobbins, i cili ne te gjithe boten komandon mbi 30 mije ushtare te armatosur, ndersa gjate vizites se Bush ne Tirane dhe Fushe-Kruje ka komunikuar gjate gjithe kohes me Gjeneral Brigade, Shpetim Spahia ne Shqiperi. Sipas webit "Stars and Stripes", operacioni shoqerohet me nje foto te ushtarakeve shqiptare dhe amerikane. Qendra nuk ka nevoje te levize, pasi prej bunkerit nepermjet kompjuterave dhe aparaturave satelitore mund te kontrollohet gjithcka dhe kudo. Per cdo te papritur Komanda lidhet me Sekretariatin e Mbrojtjes. Shume prej oficereve ne bazen e vogel, ndjekin hap pas hapi sinjalet e radareve, per te kontrolluar hapesiren ajrore. Per te instaluar radaret dhe pajisjet satelitore ne menyre qe te kontrollohet zona qe vizitonte Presidenti, eshte dashur me shume se nje muaj pergatitje dhe me se 400 forca ushtarake jane angazhuar per keto pergatitje. Per kete qellim jane vendosur pilote te avioneve F-16 nga baza ajrore e Avianos ne Itali, gjuajtes F-15C nga RAF Lakenheath ne Angli, e disa baza te tjera te vogla ne Oklahoma. Gjate dites se diel u aktivizuan disa helikoptere per kontrollin e hapesires ajrore, nderkohe qe ne rast te ndonje sinjali per sulm nga qielli, menjehere do te aktivizoheshin avionet luftarake amerikane. Bush udhetoi drejt Italise, ku takoi Papen Benedikti i XVI-te dhe Kryeministrin Romano Prodi, para se te mberrinte ne Tirane dhe vizita u sigurua nga fluturimet e bazes ajrore te Ramstein e te kontrollit me radare. Nese ndonje avion do te thyente urdhrat e fluturimit, atehere sipas gjeneraleve qe gjendeshin ne bunker, opsioni i sulmit per ta rrezuar nuk do te mungonte. "Kjo eshte jeta ime. Njerezit ketu punojne me ore te zgjatura", thote Master Sgt. Jesse Crandall. Per sigurine e Presidentit Bush ne Shqiperi jane vene ne dispozicion per veprim avione F-16 nga baza ajrore e Aviano ne Itali, avione bombardues F-15C nga RAF Lakenheath ne Angli, tankere nga baza "100th Air Refueling Wing" ne Mildenhall te Anglise dhe "E-3 Sentry" nga baza Tinker Air Force ne Oklahoma. Gjithashtu ne levizje u vune disa helikoptere te bazes, te cilet me pas u kthyen pasi nuk kishte ndodhur asnje incident, ashtu sic kishin shpresuar edhe drejtuesit e operacionit.
Perg. A.Qoraj
Baza gjermane
30 mije ushtare dhe avione luftarake
Baza amerikane e Forcave Ajrore ne Ramstein te Gjermanise eshte nje nder me te medhate ne Evrope qe merr pjese ne misione te ndryshme ushtarake, sigurie dhe deri ne humanitare. Madje njihet per sherbimet e saj ne Kosove gjate dhe pas luftes, deri tek veprimet ushtarake ndaj sulmeve te ndryshme ne kete zone. Baza ka nen kontroll te pakten 30 mije ushtare te armatosur dhe nje flote detare me nje anije gjigante lufte dhe 43 avione luftarake. Ne anije sherbejne mijera marinas, pa llogaritur 800 ushtare te tjere te vendosur ne vende te ndryshme dhe te armatosur. Baza komandohet nga Gjenerali, Tom Hobbins dhe si baze kryesore sherben nje bunker nga drejtohen operacionet e sigurise si ne rastin e vizites se Presidentit Xhorxh W. Bush ne Shqiperi. Vleresohet si Air Force 3 dhe mban nje emer "603 Air and Space Operations", qe nenkupton operacionet e hapesires ajrore, qe jane specialitet i bazes se vendosur ne Gjermani dhe eshte nje nder pese bazat kryesore amerikane qe kryen sherbime te tilla.
Plani i sigurise
12 ore non-stop sherbim kane bere forcat policore te cilat jane mobilizuar qe ne oren 02:00 te mengjesit duke gdhire e diela per te marre te gjitha masat qe vizita e Presidentit Xhorxh W. Bush ne vendin tone, te kalonte pa probleme.
4800 efektiva policie jane angazhuar gjate dites se diel, mes te cilave forca speciale dhe qites snajperi. Pergjate bulevardit kryesor "Deshmoret e Kombit" ishin vendosur qindra police me uniforma.
1500 forca amerikane kishin ardhur ne Shqiperi per te siguruar viziten e Presidentit amerikan. Shumica ishin agjente te sherbimit sekret si dhe forca te marines. Ne fluturim 3 helikoptere ushtarake.
10 ore me radhe u bllokuan rruget ne qytetin e Tiranes, gjate vizites se Bush. Kjo mase ishte marre per te rritur sigurine gjate vizites shtate oreshe. Rruget kane qene te bllokuara qe nga ora 06:00 deri ne oren 16:30.
#VamosArgentina
Bush humbet oren ne Fushe-Kruje
Artan Cena
E Marte, 12 Qershor 2007
TIRANE - Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Xhorxh W. Bush, permes entuziazmit dhe perqafimit me qytetaret e Fushe-Krujes, cuditerisht ka dhe oren e dores. Por jo per shume kohe, pasi ne momentin qe pershendeste nga avioni i "Air Force One", i tipit "Hercules", ne Rinas gjate largimit, ne doren e tij do te shihej nje tjeter ore. Mungesa e ores se dores eshte vene rè dhe gjate pamjeve filmike te transmetuara, ndersa do te publikohej ne disa nga web-et e shumta dhe me pas mediat vendase. Por te pyetur nga "Koha Jone", zyrtare te larte te policise shqiptare qe ndoqen masat e gardhit te sigurise se forcave te rendit, thane se "Presidentit Bush ora mund t'i kete rene, per nje moment gjate takimit me turmen e banoreve ne Fushe Kruje, ose t'i jete hequr nga badigardet per t'iu vendosur ne fund te vizites". Sakaq, sipas informacioneve qe jane mbledhur ne rruge operative, ora me rrip te zi eshte zbuluar nga gazetaret e nje prej mediave tona, por nuk jane dhene detaje te tjera konkrete.
Incidenti ka ndodhur rreth ores 16:15 te dites se diel ne sheshin kryesor te qytetit te Fushe-Krujes. Presidenti Bush pasi ka hyre ne nje nga bizneset e vogla ne qytet e ka pasur oren ne doren e majte. Por nga pamjet filmike, pasi ka dale nga ndertesa, eshte vene re qe ora e dores mungonte. Kjo gje nuk eshte vene rè nga asnje prej te pranishmeve dhe as nga vete Presidenti. Sepse entuziazmi qe kishte perfshire turmen, nuk ka lene kohe qe dhe forcat e sigurise te shikojne kete element. Detaji eshte bere i ditur vetem nje dite pas largimit nga Shqiperia te Presidentit amerikan, Xhorxh W. Bush, ne drejtim te Bullgarise, nga ku eshte larguar pasditen e djeshme ne drejtim te Uashingtonit, pas nje turi nje javor ne Evrope.
Ora e dores se Presidentit amerikan, Xhorxh W. Bush, eshte zhdukur teksa ka dale ne rruge jashte makines se tij, duke perqafuar banoret e Fushe-Krujes. Ne dy fotot karshi qe jane te shkeputura nga vizita ne kete qytet, shihet qarte se ne njeren, Bush eshte me ore ne doren e majte dhe ne tjetren i mungon. Ora eshte pare pergjate takimit ne ambientin e mbyllur te firmes, por ne momentin qe ka dale ne terren ajo eshte "zhdukur". Drejtoria e Policise se Shtetit, mohoi qe te kishte ndodhur nje incident apo vjedhje e ores nga qytetaret. Ai hodhi dyshimin se ndoshta sendi personal i Presidentit Bush mund te kishte rene nga dora, apo te ishte hequr nga badigardet. Mbetet ende mister "zhdukja" per te pakten 30 minuta e ores se dores, qe eshte pare gjate momentit qe Bush pershendeste gjate largimit ne avion, ndersa nuk hidhet poshte versioni i faljes ndaj ndonje qytetari, por qe ky gjest nuk eshte shfaqur ne pamjet filmike. Policia ka bere nje inspektim te pamjeve filmike dhe verifikim te te dhenave, ndersa pritet te dale me version zyrtar. Burime te tjera thane se ora e Bushit pasi eshte gjetur, i eshte dorezuar truprojave te Presidentit dhe ai e ka rimarre duke u ngjitur ne avion per ne Bullgari, me oren qe kishte ne Shqiperi.
#VamosArgentina
Çeku: Deklarata e fuqishme e Presidentit Bush, "qetsoi zemrat tona"
Prishtinë, 11 qershor - Deklarata e fuqishme pro pavarësisë së Kosovës e Presidentit amerikan Xhorxh Bush në Tiranë, "qetësuan zemrat tona dhe sollën qartësinë e pritur", tha sot Kryeministri Agim Çeku, i cili kujtoi, "shqetësimin e thellë" të javës së kaluar "pas disa momentesh paqartësie me rezultanten e takimit të G8 tës për Kosovën".
"Rezultati përfundimtar do të jetë pavarësia e Kosovës", "Tani është koha", "Populli i Kosovës duhet të ruajë qetësinë", janë mesazhet dhe porositë e fuqishme që na dha Presidenti Bush, ky mik i madh i shqiptarëve", u shpreh Çeku gjatë fjalimit të sotëm radiofonik.
Kryeministri theksoi fjalët e Xhorxh Busht që siguroi se do të përdorë të gjithë mekanizmat diplomatikë për zgjidhjen sa më shpejtë të statusit të Kosovës. "Garancitë pra i kemi nga presidenti i shtetit më të fuqishëm të botës", tha Çeku, duke u angazhuar për ruajtjen e besimit te miqtë e Kosovës.
"Kemi një histori të miqësisë, të sprovuar dhe të konsoliduar, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato i kanë mbështetur shqiptarët gjatë 100 vjetëve të fundit; ato kanë pasur rolin kyç në njohjen e shtetit të Shqipërisë në verën e vitit 1913; kanë mbrojtur integritetin territorial dhe administrativ të tij në momente kur i rrezikohej ekzistenca".
Çeku përkujtoi se SHBA të dhe aleatët e saj e mbajtën fjalën edhe në pranverë të vitit 1999 kur iniciuan ndërhyrjen ushtarake të NATO s, në mbrojtje të popullit të Kosovës, në mbrojtje të lirisë dhe vlerave civilizuese.
"Ne, sot, me krenari festojmë 8 vjetorin e përfundimit të kësaj fushate historike. Në përvjetorin e fitores historike, në të cilën SHBA të kanë pasur rolin kyç, tha Çeku, presidenti Bush e shpalli hapur qëndrimin e vendosur të Shteteve të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës.
"Lajm më të mirë nuk mund të prisnim nga Tirana". Ndërkaq vizitën e presidentit Bush në mbështetje për Shqipërinë, për shqiptarët, për Kosovën dhe për gjithë rajonin, Çeku e vlerësoi si qëndrim të vazhdimësisë së palëkundur të vlerave të lirisë, drejtësisë dhe pragmatizmit, që e bëjnë demokracinë amerikane superfuqi botërore.
Gjithashtu Çeku bëri të ditur se dje po ashtu është siguruar nga diplomacia britanike se Londra mbështet pa rezerva pavarësinë e Kosovës dhe përmbylljen sa më të shpejtë të këtij misioni historik. "Jemi krenarë, falënderues dhe borxhlinj ndaj miqve dhe aleatëve tanë për këtë mbështetje të fuqishme".
Ai tha se është i vetëdijshëm se njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës është një proces që zhvillohet në një kontekst të ndërlikuar global, mbi të cilin liderët e Kosovës nuk kanë shumë ndikim, por siç tha "ka gjëra mbi të cilat kemi ndikim e këto janë uniteti politik, stabiliteti i brendshëm dhe partneriteti me miqtë dhe aleatët tanë".
Njëherit ai u shpreh se zgjidhja më e mirë për Kosovën është ajo që kalon përmes Këshillit të Sigurimit, duke ofruar bashkëpunim që procesi të ecë përpara. Çeku tha se ka arsye për të qenë optimist ngase Kosova është e lirë, por me ndihmën e miqve dhe të aleatëve "shumë shpejt do ta bëjmë edhe fitore të pavarësisë", duke prositur që të vazhdojnë punët në shtëpinë tonë Kosovën.
Talent wins games, but teamwork wins championships.
Micheal Jordan
Presidenti Bush edhe në Sofje përsëriti qëndrimin pro pavarësisë së Kosovës
Sofje, 11 qershor - Presidenti amerikan Xhorxh Bush, pas takimit me presidentin Bullgar përsëriti qëndrimin pro pavarësisë së Kosovës. "Amerika beson që Kosova patjetër duhet të jetë e pavarur", porositi presidenti Bush. "Ndërsa kërkojmë pavarësi për Kosovën, duhet gjithashtu t'i bëjmë të qartë Serbisë se ekziston rruga përpara, ndoshta në NATO, ndoshta në Bashkimin Evropian, por përfundimisht në marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara", tha Prsidenti amerikan sot në Sofje.
Gjithashtu Bush falenderoi presidntin bullgar Georgi Përvanov për këshilat e pranuara që kanë të bëjnë me Kosovën. Pritet që Bush me mikpritësit e tij Presidentin Përvanov dhe kryeministrin Stanishev të bisedojë edhe për planet amerikane për vendosjen e mbrojtjes antiraketo e në territorin e Polonisë dhe Çekisë, njofton BBC.
Talent wins games, but teamwork wins championships.
Micheal Jordan
Nga Ilir Babaramo
Në mënyrë konvencionale historia e popujve përmblidhet në një tërësi datash. Ajo që ka ndodhur dje në Shqipëri, në harkun kohor të tetë orëve, pa dyshim që do mësohet në librat e historisë së shqiptarëve.
10 qershori nisi në mënyrë dramatike. Gjatë gjithë paradites së djeshme, Tirana ngjasonte me një qytet fantazmë. Rrugë të boshatisura. Mijëra e mijëra forca sigurie shqiptare dhe amerikane kontrollonin gati çdo skutë të kryeqytetit shqiptar. Të gjithë ishin të kapluar nga ankthi. Për shumë ditë me radhë, media kishte bombarduar opinionin publik për masat ekstreme të sigurisë që do shoqëronin vizitën e parë të një presidenti amerikan në Shqipëri.
Ankthin më të madh e shkaktonte ajo çfarë mund të deklaronte Bush për fatin e Kosovës. Kjo gjendje ishte vetëm në orët e para. Më pas, situata u përmbys. Në konferencën për shtyp, Bush bëri një deklaratë që as dhe më optimistët nuk e prisnin. U shpreh tmerrësisht qartë. "Pavarësia e Kosovës është e sigurt", - tha Bush.
Madje, Presidenti amerikan e përsëriti këtë qëndrim dhe kur e pyesnin për integrimin e Shqipërisë në NATO.
Turi i Bushit në Evropë shënoi ditën e gjashtë. Gati në të gjithë vendet ku kaloi, pati protesta në rrugë. Mijëra pacifistë apo altermondialistë kundërshtonin praninë në vendin e tyre të Presidentit të vendit më të fuqishëm të botës.
Por, vizita e Bushit në Shqipëri shënoi një precedent. Ishte një surprizë. Pamjet që vinin nga Fushë-Kruja, një qytezë në periferi të Tiranës, bënë xhiron e botës brenda pak çasteve. Bushi kaloi përmes një banjë turme që kishte shumë vite që nuk i ishte rezervuar një president amerikan. Entuziazmi i turmës së vogël së qytezës shqiptare mund të krahasohet vetëm me atë të Berlinit të 44 viteve më parë, kur Presidenti Kenedi shqiptoi në gjermanisht: "Ich bin a Berliner". Ishte siguria më e madhe që i jepej popullit gjerman nga invazioni i mundshëm sovjetik.
Dje ishte vërtet një datë historike. Nga më të rëndësishmet për shqiptarët. Jo se një president i SHBA-së viziton Shqipërinë, por se Bushi shpalli pavarësinë e Kosovës. Tashmë nuk ka më asnjë ekuivok. Nuk ka më vend për asnjë dilemë. Dy milionë shqiptarët e Kosovës do kenë shtetin e tyre. Dhe kjo, gjithnjë sipas Bushit, pritet të ndodhë shumë shpejt.
Në një lloj mënyre, Bushi dje shpalli të ashtuquajturin plan B. Atë variant rezervë që qarkullonte në kanalet diplomatike, apo shprehej herë pas here në publik në mënyrë jo të konfirmuar. "Fundi i këtij procesi është pavarësia e Kosovës, - u shpreh Bush.
Më qartë nuk bëhet. Vetoja e mundshme ruse nuk ka më vlerë. Mund të ndryshojë procedurën që do ndiqet, por jo rezultatin. Sipas të ashtuquajturit plan B, nëse Rusia do vendosë veton në Këshillin e Sigurimit, Parlamenti i Kosovës shpall pavarësinë.
Pas këtij akti formal, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe të gjithë vendet e tjera që e mbështesin paketën Ahtisaari, do njohin pavarësinë e shpallur në Prishtinë dhe do vendosin marrëdhënie diplomatike me shtetin më të ri të botës.
Pavarësisht se do takohet me homologun e tij rus në ditët e para të korrikut, Bushi bëri të qartë nga Tirana se pavarësia e Kosovës është e panegociueshme. Dy janë mosmarrëveshjet më të mëdha mes Uashingtonit dhe Moskës: Vendosja e raketave në Poloni e Çeki, si dhe statusi i ardhshëm i Kosovës. Të dyja pritet të diskutohen në takimin e ardhshëm Bush-Putin.
Për çështjen e parë, Bushi u shpreh se është i gatshëm të negociojë. Rusët kanë paraqitur një propozim interesant, të cilin po e shqyrtojnë", - tha Presidenti amerikan. Shkurt, mesazhi që Bushi i çoi dje Putinit nga Tirana, ishte i qartë: "Për raketat mund të diskutojmë, ndërsa dosja e Kosovës është tashmë e mbyllur".
Pavarësisht agresivitetit diplomatik me të cilin Putin kërkon ta rikthejë Kremlinin në klubin e e të mëdhenjve të botës, reagimet e djeshme të Moskës dëshmuan dhe njëherë se nuk mund të ndryshojnë pasojat e humbjes së Luftës së Ftohtë.
Gjatë gjithë shekullit të kaluar, ekspansioni rus në Evropë ka pasur si efekt anësor ekspansionin serb në Ballkan. Përfundimi i çdo lufte botërore, qoftë dhe asaj të Ftohtë, është shoqëruar me rivendosje ekuilibrash gjeostrategjikë. "Perandoria e së Keqes" u shemb dhe vendet e çliruara nga thundra e Kremlinit zgjodhën të hyjnë në hapësirën euroatlantike.
Pak muaj më vonë, e njëjta gjë ndodhi në Ballkan. Jugosllavia e cila është kthyer në një Serbi të madhe pas vdekjes së Titos, nisi procesin e shpërbërjes gjithashtu.
Pjesët përbërëse të saj, kush me luftë e kush me negociata, vendosën të shkëputën, të nisin procesin e integrimit euroatlantik dhe ta lënë të vetme Serbinë nën influencën ruse.
Talent wins games, but teamwork wins championships.
Micheal Jordan
Une mendoj se vizita e Bushit ka qene special e planifikuar ne nje date qe historike per shqiptaret 10 qershor ( lidhja e Prizrenit ) dhe ne Tirane te na paraqiste vendimin e mare ( Kosova e pavarur ) ne samitin e G-8 dhe te publikonte lajmin se shtetet e Adriatikut vitin e ardhshem do jene te ftuar ne NATO. Mirepo festen e prish Rusia ne fund dhe vizita e Bushit te themi deshtoi ne disa aspekte edhe pse per ne kjo vizite de shkruhet ne histori mirepo pa ndonje eksluzivitet.
mos u merni me kete suçken apo suken (si ti pelqeje)se eksitohet kjo me duket kur i kthen pergjigje.dhe qe ta dini mire kjo eshte prosti ukrainase(ruse sllave)qe e ka lene çuni pa asnje kokerr leku se bente xhiro prandaj shan siç i ka hije nje prostitute pijanece te dores se fundit. un nuk merem me pune prostish si ty por po deshe gjysem per gjysem do ta gjej nje semafor per ty(qe te punosh si te duash) dhe keshtu te mbyllet haleja me k.. se na çave ....... a mkupto se jena çuna me seder jena. sa te ftofet jane keto sllavet per kesi punesh (sx)pse ore ne do ja mbyllim vrimat gjithmione ketyrePostuar më parë nga antares
![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga skampin : 11-06-2007 më 22:21
Kujdes nga shkjau
Kujdes nga greku
Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
AT GJERGJ FISHTA
RRUGE TE MBARE ZOTI BUSH!!!
ZOTI TE BEKOFTE JU DHE FAMILJEN TUAJ!!!
ZOTI E BEKOFTE AMERIKEN!!!
ZOTI E BEKOFTE SHQIPERIN QE TE REZERVOJ PRITJE MADHESHTORE
PER JU !!!
JENI GJITHEMONE I MIRPRITUR NE VENDIN E SHQIPEVE!!!
Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 11-06-2007 më 22:37
Bushi e kishte oren ne Bullgari, jazek u qofte atyre gazetareve-hiena shqiptare qe e nxorren si lajm se gjasme "vodhen oren". Nqs ka organe shteterore funksionale duhet t'u fusin nje gjobe te mire per shpifje dhe dizinformim te vetedijshem
"Lajmi" tani ka marre dhene dhe prapaganda anti-shqiptare dhe tabloids te gjithe planetit do ta kene si kuriozitet gazmor per te qeshur lexuesit e tyre te ngeshem...pak rendesi ka nese eshte e vertete ose jo..
Ora ne Bullgari
![]()
FLUCTUAT NEC MERGITUR
Krijoni Kontakt