Close
Faqja 27 prej 54 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 533
  1. #261
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    dg-je mthot njoni ktu qi bushin i paskan vjedh oren n'fush kruj. hahahahahaha

    thu me qen e vertet
    no glove no love

  2. #262
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Porosia e Bush, Berisha niset per ne Kukes te takohet pasdite me Sejdiun

    Bush I beri thirrje dje Kryeministrit shqiptar qe te bashkepunoje me udheheqesit e Kosoves per te ruajtur gjakftohtesine gjate ketyre fazave perfundimtare te procesit te statusit final te Kosoves


    Dy minatore kane humbur jeten sot gjate punes. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 14:00 ne minieren e Ferrokronit ne Bulqize kur Hysen Lezi dhe Avni Durici ishin ne nivelin e peste te minieres, rreth 1000 metra duke shperthyer me mine ne nje galeri. Drejtori i minieres Eduart Keta, pohoi se shkak i vdekjes se minatoreve ka qene shperthimi para kohe i mines, cka ka qene fatal per jeten e dy punonjesve.
    Prej nje jave minatoret e minieres se Ferrokromit ne Bulqize jane ne greve per kushtet e keqija te punes. Sipas tyre, puna ne keto kushte ve ne rrezik jeten e tyre.
    Sui generis

  3. #263
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Citim Postuar më parë nga fjollat
    Bukur shumë, shqiptarët edhe njëherë treguan se sa mirënjohës janë. Siç u komentua edhe nga gazetarët e CNN, shqiptarët i bënë Bushit pritje çfarë ai vetëm ka mundur të ëndërrojë...

    Nga ana tjetër është paksa për tu habitur si shqiptarët gjithnjë janë në kurs të kundërt me botën. Gjersa gjithkund nëpër botë vizitat e Bushit përcillen me protesta, mbase edhe të dhunshme, tek neve është plotësisht ndryshe.

    Vallë a do ta kapim ndonjëherë hapin e botës apo gjithnjë do të jemi delet qëduhet të qurravitemi e jargavitemi pas ndonjë çobani që na ka mëshiruar në çast...
    Kush eshte cobani ne kete rast?

    sa te jre qe jemi.Nuk e kupton ti se bota eshte Amerika dhe te jesh pro Amerikes sdo te thote te jesh kunder botes por pjese e saj.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  4. #264
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    He, a u riarmatos Ushtria Shqiptare?
    Tashme rreziku (se mos Gomari i Pertejatlantikut perfundonte si Sadati) kaloi......
    I morri armet Garda dhe policia?
    ------------------
    Nje shakaxhi ketu na thote:
    ++++++++++++++
    1. Presidentit Bush i jepet Urdhri i Flamurit Kombetar, pert te cilin mund te thuhet se eshte nga te vetmet medalje qe nuk eshte abuzuar. Kjo ishte hera e trete qe jepej. Nderimi i madh qendron i nenkuptuar.
    +++++++++++++++++++

    Thjesht fakti se ketij trogloditi te rrezikshem i jepet nje (gogel) e tille tregon se ai me nder "Urdher" nuk e ka me shume vleren (qe dje) se sa te fshihet .....ajo pjesa e mbrapshme.....

    A e poston dot njeri ate artikullin e Dudushit qe i referohek AAA?

    Kush e ka eshte i lutur ta postoje ketu.......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e Arcas
    Anëtarësuar
    10-11-2005
    Postime
    162
    Ja dhe komunisti i vogel. Akoma ste ka mesuar gje Ukraina mo antaresic ?

  6. #266
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bush: Kosova, pavaresi e sigurt
    Fatjona Mejdini
    E Hene, 11 Qershor 2007




    Bush shprehet per pavaresi te sigurt per Kosoven, pavaresisht se si ecin negociatat. Deklarata e Presidentit te SHBA-ve, sipas te ciles, Kosova do te marr pavaresine ne fund te diskutimeve per statusin, pavaresisht kundershtimeve qe mund te shprehen, ka qene padyshim mesazhi me i rendesishem qe Bush percolli gjate vizites ne Shqiperi. Me nje gjuhe te qarte, qe nuk linte vend per keqkuptime, Presidenti Xhorxh W. Bush theksoi se nuk ka asnje rruge tjeter per statusin perfundimtar te Kosoves, perveç pavaresise. Duke supozuar edhe nje kundershtim te mundshem te Rusise ne Keshillin e Sigurimit per pavaresine e Kosoves, Presidenti Bush theksoi se SHBA do te veproj me çdo menyre per te arritur kete qellim. “Kosova duhet te jete e pavarur dhe Shtetet e Bashkuara e mbeshtesin kete status. Duam te qartesojme se pavaresia eshte rezultati i fundit i procesit te diskutimeve per çeshtjen e statusit te Kosoves. Duam qe Serbia te degjoje qe Amerika mbeshtet pavaresine e Kosoves”, deklaroi Presidenti Bush, gjate konferences se perbashket me Kryeministrin Berisha. Presidenti amerikan theksoi per kete çeshtje se e rendesishme eshte qe te ngrihet nje grup pune me diplomate te SHBA-ve, te Rusise dhe te Evropes ne menyre qe te gjithe qendrimet te unifikohen per çeshtjen e statusit perfundimtare te Kosoves. “Ne duhet te punojme me vendet e BE-se per te gjetur nje menyre qe te gjitha palet te jene dakord per Kosoven. Ky vend duhet te marre statusin qe meriton”, theksoi Presidenti Bush, duke vendosur si rruge te pare per kete çeshtje diplomacine. Por, duke pritur edhe nje refuzim konstant te Rusise, ne lidhje me pavaresine e Kosoves, Presidenti Bush theksoi se, “nese nuk do te kete progres diplomatik per Kosoven, SHBA-ve do t’i duhet te veproje ne rruge te tjera”. Presidenti Bush la te kuptohej gjate konferences se nuk ishte e udhes qe percaktimi i statusit perfundimtar te Kosoves te shtyhej, duke u nisur nga kerkesa e Presidentit te Frances, Nikolas Sarkozi. Por, sipas Bush, shtyrja mund te sherbente vetem per zgjidhjen e diferencave mes paleve ne qendrim. “Megjithese propozimin e bere per SHBA-ne eshte e qarte se ne fund te procesit eshte e sigurt qe do te jete pavaresia”, theksoi ai. Ne te njejten linje ka qene dhe Presidenti Moisiu gjate takimit me Bush. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha, gjate konferences se perbashket, theksoi se Presidenti Bush eshte shume i qarte per pasojat qe mund te kete zgjatja e percaktimit te statusit perfundimtar te Kosoves dhe kjo zgjatje do te mund te evitohet.

    Berisha, negociator per qetesimin e kosovareve

    Kryeministri Berisha do te luaje rolin e nje negociatori per te “bindur” lidershipin e Kosoves qe te ruaje qetesine deri ne perfundimin e plote te negociatave per zgjidhjen e statusit perfundimtar te Kosoves. Kjo u deklarua nga Presidenti amerikan, Bush, gjate konferences se perbashket per shtyp me Kryeministrin Berisha. Bush theksoi se politika kosovare duhet te jete e duruar per faktin se ne fund te bisedimeve, Kosova do te arrije pavaresine e saj te shumepritur. Nga ana tjeter, Kryeministri Berisha theksoi se ne javet ne vazhdim do te kete takime dhe diskutime me lidershipin kosovar ne lidhje me kete çeshtje. “Une do t'i keshilloj vetem gjakftohtesi dhe durim, pasi projekti i tyre eshte plotesisht ne mendjen dhe zemren e Presidentit amerikan”, deklaroi Kryeministri Berisha.
    #VamosArgentina

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    po çe do ta lexosh se me dashje apo pa dashje dudumi i mban hiso sllavogrekeve dhe haleve qe i shkojne mbarapa atyre.ne vend qe tia dine per nder Amerikes per ate qe ka bere por dalin ca gjysem shqipfoles dhe do shajne mikpritjen e popullit duke i quajtur servile apo ku di une se çfare me.ku ishin keto halet kur Tos nana takoi millosheviçin dhe i tha qe nuk eshte Kosovar por Shqiptar????
    qente le te lehin Shqiperia te hece perpara.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  8. #268

    BUSH ne Tirane

    Zoteri Kryeminister

    Të fillojmë gradualishtë te kuptojmë se në politikë nuk është si në ushtri. Kam taku shpesh ushtarak të mirë, të suksesshëm por që në politikë formulat e tyre nuk kanë funksionuar aq sa duhet, aq më pak në diplomaci dhe mardhenje nderkombtare.
    Gjithnjë kam pyet vehten pse ndodh kjo? Kam ardhe tek perfundimi se Komandanti ne ushtri jep uredhera ,te cilat vartersit janë te obliguar ti zbatojnë ndërsa tek politika nuk vlen e njeta teoremë.

    Presidenti BUSH dha mesazh të kjartë për të ardhmen e vendit tuaj por se fjalet e tij nuk percollen mesazh te thjeshte andaj ju lutem analizoni në përpikmeri ate qe tha Presidenti BUSH, ju dhe lidershipi.Në politikë vendimet merren me konsensus .Cfar do te jet konsensusi varet nga realiteti i krijuar. Ne Kosovë realiteti nuk prodhon ato vlera derivative per te cilat konsensusi do te jete i kenaqshëm dhe I pranueshem për qytetaret e vendit tend besoj qe ju kte e dini nuk e di pse nuk iu tregohet qytetareve drejtë.

    Presidenti BUSH porositi për qetësi.Qytetaret e vendit tënd duhet te mbesin të qetë vetem se keshtu ka porositur presidenti BUSH apo duhet të ruajnë qetesinë përshkak se kanë besim tek institucionet te cilat vet iu kanë dhënë legjitimitet. Tirana zyrtare dha premtimin se do te angazhohen qe ne Prishtine te mbreteroj qetesia.

    Populli po reflekton cdo ditë e më shumë se eshte i lodhur.I lodhur nga gjendja ekonomike, papunsia dhe varferia nuk di sa eshte marre seriozishte porosia e Presidentit BUSH për qetësi dhe cila do te jetë oferta qeveritare për popullin që të ruaj qetësine ngase populli duhet të heshtë vetem per te mos hedhur ne drite Neglizhencen dhe mosefikasitetin e qeverive per te mos thënë ne kuptimin konkret

    Institucionet dhe lidershipi duhet të punojnë maksimalishtë në kuptimin e brendshem në miratimin e ligjeve kujdesin për zbatimin e tyre, te angazhohen për burimet njerzore për perfaqesimin e shtetit te ri, per qeshtjet teknike dhe te gjitha qeshtjet tjera qe reflektojne qe ne Kosove po ndertohet shteti i së drejtës se aty me të vertetë do të mbizotroj rendi dhe ligji dhe do te ketëe vend pëer tëe gjithë qytetarët e Kosovës

    Zoteri kryeminister kujdesu qe ne kuptimin e jashtem , te perfaqesimit dhe lobimit të beni perzgjedhjen e njerzve te merituar qe do te lobojne duke I trajnuar me përpikmeri pershakak se situata eshte e ndere pershkak se gjithqka sot ka rendesi dhe ky afat I dyte te perdoret qe te shfrytezohet maksimalishte per lobim dhe per te krijuar lidhje miqesore me te gjithe akteret qe marrin pjese ne vendimmarrrjen e Kombeve te Bashkuara qofte ajo edhe Kongoja Demokratike Në këtë mission qytetarët do të vazhdojnë të qete si dhe shume aktiv në përmbushjën e këtij misioni

  9. #269
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Se pse me kujton ate fjalen e nje merhumi te kaluar......"Albania e nel mio cuore......).....
    Bushi bashke me Berishen e me horrat trafikante qe kujtojne se mund te formojne shtet ne mes te Ballkanit shume shpejt do jene para ca te papriturave te pakendeshme te tipit
    a) Shoqata e Tetraplegjikeve Serbe
    b) Shoqata e Gjahtareve te pulave (Serbe) ne Pension!
    =============
    Keta jane te mjaftueshem jo vetem per te spastruar terrorristet e UCK (Organizate terroriste e njohur nga Departamenti i Shtetit) por edhe qe te hedhe arrnautet trima te shqiperise ne .....Cameri........
    -----------------
    Asfalia po kerkon ndihma humanitare dhe logjistike (kryesisht litare dhe thase) per te akomoduar 2-3 miljon horra arnaute!
    Turqia po gezohet shume se me marrjen ne dorezim te arrnauteve trima e kembeshpejte do i dergoe menjehere ne rajonet e Juglindjes per te permbysur bomben bemografike Kurde me bomben akoma me pjellore ........Arrnaute!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  10. #270
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bush: Standardet, pastaj NATO
    Fatjona Mejdini
    E Hene, 11 Qershor 2007


    Presidenti Xhorxh W.Bush, pavaresisht deklarimit te mbeshtetjes se Shteteve te Bashkuara te Amerikes per integrimin e Shqiperise ne NATO, nuk ka munguar te beje me dije se duhet te realizohen te gjitha reformat dhe standardet, ne menyre qe te behet ky integrim. Ne konferencen e perbashket per shtyp me Kryeministrin Berisha te zhvilluar ne ambientet e jashtme te Kryeministrise, Bush theksoi se Shqiperise i duhen edhe shume reforma te tjera politike dhe ushtarake per t’u bere anetare e NATO-s. Ndonese deklaroi mbeshtetjen e plote te SHBA-ve per integrimin e vendit ne NATO, Bush nuk preferoi te jepte nje afat se kur Shqiperia mund te merrte ftesen per ne samitin e Bukureshtit ne prill te vitit te ardhshem, per t’u bere pjese e kesaj strukture te rendesishme politike dhe ushtarake. “E pergezova Shqiperine per reformat qe ka bere, te nevojshme per t’u anetaresuar ne NATO. Ka disa standarde per te hyre ne NATO dhe une shpreha deshiren time qe Shqiperia te hyje ne NATO, une jam perkrahes i kesaj deshire. Por per kete nevojiten reforma te tjera politike dhe ushtarake, te behet me shume per te luftuar korrupsioni”, deklaroi Presidenti i SHBA-ve gjate konferences per shtyp. Ai e vuri theksin te bashkepunimi mes mazhorances dhe opozites, per te plotesuar reformat e domosdoshme per t’u bere pjese e strukturave te NATO-s. “Duhet te kuptoni qe politikanet duhet te punojne se bashku per te realizuar standardet, ndaj u bej thirrje politikaneve te marrin te gjitha hapat e duhura per ta ndihmuar Shqiperine te hyje ne NATO”, iu drejtua Bush politikes shqiptare. Ne te njejten kohe Kryeministri Berisha theksoi se Shqiperia po priste me padurim ftesen e anetaresimit ne NATO ne samitin e Bukureshtit, vitin e ardhshem. Sipas Berishes, Shqiperia po punon intensivisht dhe me vendosmeri per reformat qe kerkohen ne kuadrin e integrimit te NATO. Por, nga ana e Presidentit amerikan, Bush, nuk eshte degjuar nje premtim i tille, duke qendruar gjithnje ne kembenguljen e realizimit te standardeve, pastaj integrimit. Kryeministri Berisha permendi reformat e ndermarra nga qeveria qe ai drejton ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, po keshtu edhe reformat ekonomike dhe zhvillimin qe ka pesuar vendi. Presidenti Bush siguroi mbeshtetjen e SHBA-se per anetaresimin e vendeve te Kartes “Adriatik 3” ne strukturat e NATO-s dhe i kerkoi Shqiperise, Kroacise dhe Maqedonise me shume bashkepunim per te arritur kete qellim te perbashket. Ne nje konference te perbashket per shtyp, kryeministrat e 3 vendeve te “A3” vleresuan takimin me Presidentin Bush dhe u zotuan per me shume bashkepunim per anetaresimin ne NATO.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    #VamosArgentina

Faqja 27 prej 54 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •