Ajo shpallje ishte Besart.
Nje foto nga ato te sjella ne gazeten austriake Der Standard
Ajo shpallje ishte Besart.
Nje foto nga ato te sjella ne gazeten austriake Der Standard
Pa dashur te kritikoj viziten e Bushit ne Shqiperi, nje vizike historike ne shume askpekte, nuk mund te rri pa kritikuar SERVILITITETIN e popullit shqiptar. Ne nje fare menyre, fakti qe Shqiperia eshte endje ne kete gjendje sot, eshte rrjedhoje e servilizmit dhe nenshtrimit pa kushte ndaj klaneve dhe grupeve te vecanta.
Koha kalon, vitet iken, dhe shqiptaret ende vazhdojne te zbresin ne sheshe per te shprehyr servilizmin, ashtu si zbrisnin per te pritur Stalinin, Mao etj, ashtu si priten J. Baker para 16 vjetesh, ashtu si dolen edhe sot per te pritur Bushin.
Shqiptaret ende se kane kuptuar se mireqenien nuk ta dhuron as Amerika, as Europe [edhe pse ne kemi nevoje per ndihmen e tyre], ajo fitohet nepermjet punes. Edhe 20 presidenta te tjere te vijne ne shqiperi, nqs shqiptaret nuk e lene menjane servilitetin dhe fitojne ndergjegjen e punes, Shqiperia nuk ka per te ec perpara.
Se kuptoj pse ishte e nevojshme sot te ngrihej gjithe populli ne kembe per te pritur Bushin, kur edhe nje mirepritje e thjeshte do te kishte po te njejtat vlera.
Sot polonia, cekia, hungaria, rumania dhe shume vende te tjera te ish bllokut komunist, jane ne nivelin e partnerit te barabarte me Ameriken, kurse Shqiperia ende vazhdon te jete ne nje partner pa kushte. Arsyet jane te shumta, por dinjiteti dhe barazia ne Bote nuk fitohen duke nxjerr 2 milion njerez per te duatrikitur presidentin Amerikan, por duke u bere faktor i rendesishem i ekonomise globale.
sepse çeket e polaket e kan hjekur çafe njehere per njehere rusin, andaje nuk e shofin te arsyeshme nje pritje te tille, kurse ne ende jemi mjedis ujqve....
Pse te vije pra kjo çudi ?
Conman,
"servilizmi" i ka arsyet e veta shume te forta, te cilat po te duash, mundesh t'i deshifrosh fare lehte. Per shembull e kane marre mundimin dy gazetare austriake e jane marre me deshifrimin e kesaj dukurie, edhe pse shqipen nuk e kane gjuhe ame, edhe pse shqiptare nuk jane e as nuk i bie qe i ka folur kush nga familja per historine e shqiptareve.
Nga gazeta Die Presse, edicioni i dites 11.06 2007
(Po sjell pjesen e artikullit qe i kushtohet vizites ne Shqiperi. Pjesa e dyte i kushtohet vizites ne Vatikan.)
Bush i premton Kosoves pavaresine
nga ERICH RATHFELDER dhe PAUL KREINER
Ne Shqiperi George Bush gjate vizites se tij diten e djele pati nje loje ne fushe te vet. Ketu ai nuk u ndesh me kunderdemonstrues si ne Itali apo tjeterkund ne Evrope. Ne te kundert: Ketu brohorisnin per te dhjetera mijera njerez ne te paren, pra ne nje vizite historike te nje presidenti amerikan ne Shqiperi. Masa valeviste flamuj amerikane dhe shqiptare. Dhe kryeqyteti Tirana per nder te presidentit i vuri nje rruge te rendesishme emrin e tij. Arsyet per keto simpati jane te shumta.
Popullsia shqiptare tradicionalisht shikon tek SHBA-te aleatin e vet me te rendesishem. Ne fund te shek. Te 19-te, ne nje kohe kur trashegimia e Perandorise Turke ne Ballkan u nda nga Fuqite evropiane, shqiptaret nuk perfituan gje. Vetem SHBA e mbeshteten ne ate kohe levizjen kombetare shqiptare. Kete shqiptaret nuk e kane harruar kurre. Ky qendrim bazik i mbijetoi madje dhe mbi 40 vjetet e diktatures komuniste qe prej 1945. Dhe u riperteri, kur SHBA ne vitet 90-te ne konfliktin e Kosoves me Serbine u kthyen ne forcen kryesore proshqiptare. Ne reagim ndaj kesaj Shqiperia dergoi trupa ne Irak dhe Afganistan.
„Shqiptaret mund t’i besojne SHBA, ashtu sikurse ne mund t’i besojme Shqiperise“ deklaroi si rrjedhoje e atmosferes miqesore nje George Bush dukshem i clodhur gjate konferences se perbashket per shtyp me kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Ai lavderoi perpjekjet e mikpritesve, per ta cuar Shqiperine drejt ekonomise se tregut, per ta luftuar korrupsionin dhe per te cuar perpara procesin demokratik. Bush mbeshteti deshiren e vendit, per t’u pranuar ne Nato.
Dhe me ne fund ai u shpreh dhe mbi konfliktin e Kosoves. Per kete paten pritur vecanerisht shqiptaret e panumert, te cilet kishin ardhur qe prej Kosoves. Sepse lajmi prej takimit te G8, qe vendimi i Keshillit te Sigurimit mbi planin e Ahtisaari-t do te shtyhet per nje gjysem viti per shkak te kundershtimit te Rusise, e kish irrituar dhe zhgenjyer shumicen shqiptare te popullsise se Kosoves. Bush i kushtoi vemendje kesaj gjendjeje. Ai i ka ofruar president rus Putin nje bashkepunim te drejte dhe te hapur mbi ceshtjen e raketave te planifikuara per stacionim nga SHBA ne Evropen Lindore, Ministrja e Jashtme e SHBA dhe ai do ta shfrytezojne viziten e Putinit ne SHBA ne korrik, per te bere perpara si ne temen e raketave ashtu dhe ne ate te Kosoves.
Dhe aty ai deklaroi, perkunder gjithe kundershtimeve dhe madje edhe ne rast te nje deshtimi diplomatik ne fund te procesit do te gjendet pavaresia shteterore e Kosoves. „Heret apo vone do duhet thene, kaq eshte mjaft. Kosova eshte e pavarur.“
Ne Prishtine, kryeqytetin e Kosoves, ku konferenca per shtyp nga Tirana po transmetohej ne televiion, vizitoret e kafeneve duartrokiten spontanisht. Fjala e Bush solli lehtesim.
Box - Fakte, Kosove
Takim SHBA-Rusi: Me 1 korrik Bush do te prese Wladimir Putin ne shtepine e babait te vet ne Kennebunkport ne Maine. Aty, keshtu shpreson Shtepia e Bardhe, do te arrihet t’i merret Rusise pavaresia e Kosoves.
Aspak e vertete. Shko tek www.google.fr, Actualite, shtyp albanie dhe atje i ke te gjitha lajmet, madje lajmet ne France jane dhene me shume se ne Itali, e cila ka filluar te reflektoj mbas pritjes ne shqiperi per qendrimin e saj te turpshem.
Faktikisht vizita kryesore e Bush-it nuk qe G8, ne te cilen nuk u arrit asnje marreveshje(te pakten per ato qe u thane me dyert e hapura), as ne Itali qe eshte ne krye nje qeveri antiamerikane, dhe qe u prit ne nje menyre skandaloze nga POPULLI, as ne Ceki dhe Poloni qe ishin kundra tij ne shume aspekte, e as ne Bullgari ku hasi nje rezistence te lehte. Vizita kryesore qe ajo ne shqiperi, eshte kjo vizite qe vuri standartin jo vetem per Europianet por dhe per vete popullin e Amerikes. Nuk besoj se Bushit ja ka puthur njeri doren deri me sot, dhe un jam garant qe po te kishte ndenjur tek ne nje nate, nuk do flinte njeri, por gjith populli do festonte kete mirenjohje te Amerikes ndaj Shqiperise dhe anasjelltas.
Mentor Nazarko e tha bukur tek Top Channeli sonte se nuk eshte pritja ndaj personit "Bush" por pritja qe ne i rezervuam Amerikes. Ne asnje vend ne bote, edhe ne vete Amerike presidenti e ka te veshtire t'i turret turrmes ne ate fare feje, te bej fotografira me ta, te takohet sikur te jete ne shtepine e vet. Kjo pritje shpresoj te terheqe investimet Amerikane ne Shqiperi si nje vend ku keto shtetas do kene nje mikpritje maksimale, jo sic ndodhi me Klintonin ne Greqi apo me Bushin ne Itali e gjetke.
Nese jemi te afte, ne 20 vitet e ardhshme do kapin standartet e Irlandes dhe shume shpejt do jemi shtet me nje rrol shume te rendesishem ne marredheniet Amerike Europe ne kuadrin e marredhenieve Europe-Rusi(sic dihet Europa eshte e varur nga ana energjitike tek Rusia, nderkohe qe Amerika kerkon nje sistem ajror mbrojtje qe has rezistence pothuajse kudo tek popujt sllave qe sot jane ne Europe). Sllavet mbeten sllave cfaredoqofte te quhen, Polake, Ceke apo Sllovene e Bullgare. Ndersa ne jemi tjeter gje, dhe shpresoj qe mesazhi ka rene ne vesh te mbara dhe se nje here ne historine tone te vonet bem dicka te mire.
Ky entuziazem duhet t'i coj shqiptaret para dhe te kthehet nga energji potenciale qe eshte aktualisht ne energji kinetike levizese per te zhvilluar sa me shpejt reformat e duhura qe te antaresohemi ne NATO dhe te ndihmojme vellezerit tane Dardane per pavarsine e merituar, kjo pa harruar rrolin e cmuar te Maqedonise dhe Kroacise ne kete proces. Eshte shume e rendesishme qe ai shtet te vazhdoj te quhet Maqedoni dhe te njihet si i tille per shume aresye qe tani mbase jane te errta por qe pas disa vitesh do jemi ne ato qe do i marrim benefitet.
Presidenti Bush mberrin ne Bullgari. Neser takim me kreret e shtetit
• Kjo eshte vizita e pare e Bush ne Bullgari si dhe e vizita permbyllese e turit te tij 7 ditor ne 6 vende te Europes
Avioni Presidencial i Xhorxh Bush, ka mberritur ne aeroportin e Sofies, ne Bullgari, menjehere pas vizites ne Shqiperi. Edhe ne kete vend ai pritet nen masa te larta sigurie, ku jane ne gjendje gadishmerie 3500 police. Kjo eshte vizita e pare e Bush ne Bullgari si dhe e vizita permbyllese e turit te tij 7 ditor ne 6 vende te Europes, tur ne te cilin shoqerohej edhe nga e shoqja Laura Bush. Programi zyrtar I vizites nis neser, kur Bush do te takohet me presidentin Ghiorgi Parvanov dhe kryeministrin Serhie Stanishev. Pasditen e neserme, Presidenti amerikan do te kthehet ne Washington. Para presidentit Bush, presidenti i pare amerikan qe ka vizituar Bullgarine ka qene Bill Clinton ne vitin 1999.
Sui generis
Ora 14:40 Bush Perqafime me qytetaret e Fushe-krujes
Momente shume emocionuese, ndoshta me emocionueset e takimit te sotem ne Shqiperi. I liruar nga veshja e tij zyrtare presidenti amerikan Bush ka hequr dore nga protokolli ne oren e fundit te vizites ne token shqiptare, duke u futur ne mes te turmes se njerezve qe e kane pritur me brohoritje, dhe eshte perqafuar perzemersisht me ta dhe me pas u ka dhuruar puthje me dore. Presidenti Bush ne viziten disa minuteshe ne Fushe Kruje, qendroi ne nje bar-restorant, ku u takua me nje grup biznesmenesh. Bush duke falenderuar nga afer te gjithe qytetaret e Fushkrujes te cilet I kane bere nje pritje spektakolare presidentit amerikan.
Shume entuziast presidenti Bush ka shtrenguar duart, eshte perqafuar e nuk ka ngurruar te beje edhe foto, madje ka dhene edhe autografin e tij nje qytetari. Pronari i njerit prej lokaleve ne Fushe Kruje ka patur gjate kesaj dite te vecante klinetin e tij me te rralle, presidentin Bush i cili ka qendruar per disa minuta ne kete lokal presidenti Bush gjate vizites ne Fushe Kruje eshte nderuar me titullin qytetar nderi i ketij qyteti ndersa ka vizituar nje projekt te fondacionit prestigjoz USAID ne Fushe Kruje. Mes kersherise se qytetareve, Bush shume miqesisht eshte takuar dhe ka biseduar me disa biznesmene te zones te cilet jane fitues te projekteve amerikane ne vendin tone. Kjo ishte ndalesa e fundit e Presidentit te SHBA-se ne viziten e tij ne Shqiperi, vizite e cila nisi ne oren 09:40
Ora 17: 17 Ka perfunduar vizita e presidentit Xhorxh Bush ne Shqiperi.
Tashme ai eshte drejtuar nga aeroporti i Rinas-it se bashku me te shoqen e tij Laura Bush. Gjate largimit te tij Bush e ka pershendetur me dore nga Rinasi dhe eshte larguar per ne Bullgari.
Reagan, duke folur per mbeshtetjen amerikane ndaj Somozes ne Nikaragua, kishte thene frazen "He may be a son-of-a-bitch, but he is our son-of-a-bitch"
Pas kesaj deklarate per Kosoven,
Bushi do ngelet ne historine shqiptare si "Tr@p, tra@p, po eshte trapi yne ama""We need to get moving... and the end result is independence," Bush said at a news conference in Albania.
CNN
Btw, ne Fushe-Kruje pse vajti?
FLUCTUAT NEC MERGITUR
Xhorxh W.BUSH: Per Kosoven vetem pavaresi
E Diele, 10 Qershor 2007
Presidenti amerikan Xhorxh W.Bush gjate konferences per shtyp ne seline e kryeministrise shqiptare ka permendur disa here shprehjen “qellimi final eshte pavaresia e Kosoves”. Pas takimit me kryeministrin Berisha, kreu i shtetit amerikan dhe kreu i ekzekutivit shqiptar kane dale para mediave per te dhene pikat kryesore te diskutimit mes tyre. Presidenti amerikan u shpreh per mbeshtetje maksimale per anetaresimin e Shqiperise ne NATO, ai ka vleresuar pozitivisht reformat e ndermara per forcimin e ligjit dhe luften ndaj evazionit dhe korrupsionit. I pyetur nga drejtori i informacionit te TV Klan, Armand Shkullaku, ne lidhje me statusin e Kosoves dhe propozimin e presidentit Sarkozy per shtyrje per 6 muaj te dhenies statusit, Presidenti amerikan shpjegoi se kerkesa kishte te bente me dhenien kohe per te eleminuar dallimet mes Prishtines dhe Beogradit, por sipas Bush, tha se nese marreveshja nuk arrihet ne do themi mjaft dhe Kosova do te jete e pavarur. Une jam nje mbeshtetes i forte i planit te Ahtisaarit, tha Bush ne lidhje me kete ceshtje.
Air Force One mberin ne areoportin e Rinasit
Air Force one mberiti ne Rinas ne oren 9 e 30 minuta. Presidenti amerikan Xhorxh Bush po zhvillon keshtu te paren vizite qe nje president i shteteve te bashkuara zhvillon ne Shqiperi. Bush ka lene areoportin Fiumicino ne oren 8-20 te mengjesit. I gjithe qyteti i Tiranes por edhe rruga lidhese me areoportin eshte teresisht nen kontrollin e policise dhe forcave amerikane te sigurise. Gjithashtu edhe Bulevardi Bajram Curri, rruga Rinas Kashar, Autostrada Bulevardi Deshmoret e Kombit, Zogu i Pare por edhe shume rruge te tejar jane teresisht te bllokuar edhe per kembesoret. Nderkohe qe mbi Tirane fluturojne helikoptere te marines amerikane. Bush u prit ne Rinas nga ministri Basha dhe kreu i grupit parlamentar socialist Ben Blushi dhe homologu i tij Bamir Topi
Moisiu dekoron Presidentin Bush me urdherin e flamurit kombetar
Presidenti Xhorxh W. Bush u dekorua sot nga Presidenti Alfred Moisiu, ne nje ceremoni te organizuar ne Pallatin e Brigadave ne Tirane, me "Urdhrin e Flamurit Kombetar”. Dekorimi i Presidentit Bush u be me motivacionin: “Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes - aleatit te madh te Shqiperise dhe shqiptareve - ne shenje mirenjohjeje te thelle per rolin historik ne mbrojtje te lirise, demokracise dhe te drejtave kombetare, ne te mire te kombit shqiptar dhe mbare rajonit. Per kontributin e cmuar dhe mbeshtetjen e vendosur te qeverise dhe popullit amerikan ne zhvillimin e proceseve demokratike dhe te integrimit te Shqiperise ne strukturat euro-atlantike. Ne oren 11-10 minuta Presidenti Bush u largua nga Pallati I Brigadave per te vijuar ne seline e Kryeministrise.
Kosove, entuziazem per viziten e Bush ne Tirane
Vizita historike e presidentit amerikan Xhorxh E. Bush sot ne Shqiperi, po ndiqet ne Kosove me shume interes e gezim. Ne transmetimin e drejtperdrejte te Televizionit te osoves, mberritja e presidentit Bush ne Aeroportin e Rinasit eshte pershendetur me ngritje ne kembe e duartrokitje ne shtepite dhe kudo tjeter ne Kosove. "Bush ne Shqiperi", "Miresevini Zoti President", "Dhjete milione shqiptare me Xhorxh E. Bushin", "Bush: Jo shtyrje te statusit te Kosoves", "Ka ardhur koha per pavaresi", jane disa nga tutujt kryesore ne faqet e para te gazetave te Prishtines. Atmosfera festive per viziten e presidentit amerikan Bush ne Shqiperi pershkon sot edhe aktivitetet ne Prizren, ne 129-vjetorin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, ku ne akademine solemne dhe ne veprimtari tjera eshte paralajmeruar pjesemarrja e lidereve institucionale e politike te Kosoves. Nje numer i madh qytetaresh nga Kosova kane udhetuar drejt Shqiperise per te marre pjese sot ne pritjen e madhe per presidentin Bush ne Tirane. Per te dhene mesazhin e mirenjohjes e falenderimit te madh per SHBA-te e presidentin Bush, tre qytetare nga Gjakova udhetuan me bicikleta drejt kryeqytetit shqiptar. Televizioni i Kosoves po vazhdon transmetimet e drejtperdrejta nga Tirana per viziten e presidentit te SHBA-ve, Xhorxh Bush, duke hyre edhe ne familjet kosovare mysafiri e miku i madh i te gjithe shqiptareve.
#VamosArgentina
Bush, drekë pune me tre kryeministrat
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Ë. Bush, pati sot një drekë pune me Kryeministrat e vendeve të Kartës së Adriatikut. Në drekën e shtruar në vilën qeveritare nr. 30 në Tiranë, krahas Presidentit Bush morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, Kryeministri kroat, Ivo Sanader dhe ai maqedonas, Nikola Gruevski. Takimi i tre Kryeministrave të vendeve të A 3 me Presidentin Bush u parapri nga takimet që ai zhvilloi me Presidentin Alfred Moisiu dhe Kryeministrin Sali Berisha. Në përfundim të takimit me Kreun e Qeverisë shqiptare, Presidenti Bush dhe zoti Berisha dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.
#VamosArgentina
Krijoni Kontakt