Vizita e presidentit Bush ne Tirane jehone ne Angli
Nga Londra
Muhamed Veliu
Korrespondent i Top-Channel
Vizita e sotëme e presidentit Xhorxh W Bush në Shqipëri është ndjekur me interes nga Shqiptarët e Britanisë së Madhe, po ashtu ka patur një jehonë të gjerë në mediat britanike.
Sikurse miliona shqiptarë në të gjithë botën edhe shqiptarët e Britanisë ka ndjekur përmes platformës Digitalb minut pas minuti këtë vizitë historike e cila zhvillohet në një moment tejet delikat për të ardhëmen e Kosovës.
Lokalet shqiptare në Londër janë hapur që në orët e para të mëngjesit për tu dhënë mundësi klientëve të ndjekin direkt nga Tirana mbërritjen e presidetit Bush.
“Kjo vizitë historike e presidentit Bush që lidhet me shumë faktorë kryesisht për statusin e Kosovës dhe antarësimin e Shqipërisë në NATO, na emocionoi edhe ne komunitetin shqiptarë në Britani, ndjekës të kujdeshëm të zhvillimeve në atdheun tonë” u shpreh Lutfi Vata një ndër drejtuesit e komunitetit shqiptarë.
Ndërda studjuesi arkivave britanike Bejtullah Destani u shpreh se “ Për komunitetin shqiptarë në Britanisë së Madhe, mbërritja e presidentit Bush në Tiranë shihet me një rëndësis të jashtëzokonshëme për vetë faktin se politika e jashtëme amerikane për Kosovën është e njëjtë me atë të kryeministrit Toni Bler”.
Vizita në Shqipëri presidentit Bush ka gjetur një jehonë në mediat britanike që dje ku në faqet e The Times shruhej se "Shqipëria është një vend i transformuar në gatishmëri për të pritur Bushin e respektuar"
BBC në të gjitha edicionet e lajmeve ka pasqyruar këtë eveniment të rrallë historik për Shqipërinë duke u ndalur në entuziazmin e pritjes së presidentit Bush.
“ Entuziazën i jashtëzakonshëm tek shqiptarët, mikpritja e të cilëve patjerëtër do të lërë gjurmë në memorjen e në presindetin Bush i pari president amerikan që viziton Shqipërinë. Kjo mikpritje është në kontrast me vizitat e tjera të Bush në Europë ku ai u prit me protesta” ka raportuar i dërguari i BBC në Tiranë Jonathan Beale.
Irish Examimer një gazetë Irlandeze në faqen online shkuar se Presidenti Bush në Shqipëri mikritet si një hero.
Krijoni Kontakt