Close
Faqja 20 prej 54 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 533
  1. #191
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Priyje e nje vizite madheshtore !

    Duhet falemenderuar edhe CNN-in qe na beri kete nder te madh, me imazhe te kendshme profesionale.

    Rrofte Sqiperia !

  2. #192
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Bravo Protokolli! Fustanella e bardhe Shqiptare dhe kostumi i Tiranes pritese! Po eshtu edhe kostimi i zi i Moisiut dhe fustani i kuq i se bijes.

    Po ashtu, nje levizje bukur diplomatike eshte fakti qe kryeministri Maqedon do pritet ne Tirane, nderkohe qe Dora Micotakis Bakojani kerkon te mos permendet emri Maqedonise.

    Shqiperia duhet te mendoje te nderoje Tony Blair, i cili ka qene nxitesi kryesor i debatit mbi Kosoven tek Clinton, gjate vizitave te ketij te fundit ne Angli ne kohen e masakrave ne Kosove. Toni Blair e ngriti kete ceshtje ne rang nderkombetar. Shqiperia duhet te mesohet te nderoje principin!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 10-06-2007 më 09:57
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #193
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edhe ben putin kico blushi, antar me rendesi i bandes hakmarrja beka pjes ne grupin prites..

    e cben vota e enveristeve..

    edhe m.uto.pisat i ben figura politike..

    nejse..

    urojme te kaloj pa incidente kjo vizite historike..

    kosova mori nje mbeshtetje te madhe..
    kjo ka rendesi..

    bravo lul basha..

  4. #194
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Styx
    Bravo Protokolli! Fustanella e bardhe Shqiptare dhe kostumi i Tiranes pritese! Po eshtu edhe kostimi i zi i Moisiut dhe fustani i kuq i se bijes.

    Po ashtu, nje levizje bukur diplomatike eshte fakti qe kryeministri Maqedon do pritet ne Tirane, nderkohe qe Dora Micotakis Bakojani kerkon te mos permendet emri Maqedonise.

    Shqiperia duhet te mendoje te nderoje Tony Blair, i cili ka qene nxitesi kryesor i debatit mbi Kosoven tek Clinton, gjate vizitave te ketij te fundit ne Angli ne kohen e masakrave ne Kosove. Toni Blair e ngriti kete ceshtje ne rang nderkombetar. Shqiperia duhet te mesohet te nderoje principin!

    Edhe Gjermaninë, meqenëse është harruar që presidenti Herzog, ishte i pari lider perëndimor i cili përmendi (në traktatin e miqësisë Gjermani-Shqipëri, 1995 - Tiranë) togëfjalëshin tingëllues mbi - vetëvendosjen e kombeve -.. kishte dhe paralelizma si shëmbuj.
    Prektora

  5. #195
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Xhorxh Bushi posa u largua nga Shqiperia duke na dhënë shpresa të mëdha.
    Populli shqiptarë dhe populli amerikan do të bashkëfrymojnë bashkërishtë!
    Zoti e bekoftë Ameriken dhe Shqiperin!

  6. #196
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anëtarësuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140

    Bushi falënderoi myslimanët shqiptarë pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001

    Bushi falënderoi myslimanët shqiptarë pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001

    Flet teologu Ermir Gjinishi, ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar



    Kur u kthye pas shtatë vitesh studime nga Libia, në vitin 1998, Ermir Gjinishi nuk do ta kishte menduar kurrë se posti i nënkryetarit të Komunitetit Mysliman do t’i merrte aq shumë kohë të çmuar, apo se do t’i sillte “shumë armiq” në tentativën për të reformuar Komunitetin Mysliman. Tashmë Gjinishi është përgjegjës i bibliotekës së Komunitetit Mysliman dhe një ndër teologët më të shquar të myslimanizmit në Shqipëri. I njohur dhe i spikatur në tryeza debati ndërkombëtare, që kanë në epiqendër zhvillimet me religjionet, Gjinishi flet në prag të vizitës së Presidentit amerikan Xhorxh Bush, duke zbuluar “një detaj“ krejt interesant dhe të panjohur për shqiptarët. Presidenti Bush, menjëherë pas ngjarjeve të 11 shtatorit të vitit 2001, ka falënderuar myslimanët shqiptarë për mbështetjen dhe qëndrimin që kanë mbajtur në raport me ato kohë të turbullta, që tronditën botën mbarë. Gjinishi flet dhe për lidhjet e hershme të myslimanizmit shqiptar me SHBA-të dhe trashëgiminë e kësaj tradite deri në ditët tona.
    Z. Gjinishi, çfarë përfaqësojnë SHBA-të për Komunitetin Mysliman Shqiptar?
    Myslimanët shqiptarë, si maxhorancë në multifetarizmin e kulturës fetare në Shqipëri, kanë qenë gjithnjë të angazhuar dhe aktivë në shërbim të çështjes kombëtare. Dihet shumë mirë roli i klerikëve shqiptarë myslimanë, të cilëve, për hir të së vërtetës, në zhvillimet më të rëndësishme u ka takuar edhe pesha kryesore. Këtu nuk dua të anashkaloj peshën e askujt, por duke qenë se kleri mysliman përfaqësonte pjesën më të madhe të popullsisë, atëherë dhe dimensionet e përfaqësimit dhe peshës së tij kanë qenë në raport të drejtë me manifestimin e interesave dhe vullnetit të kësaj maxhorance. Madje, si klerik i njohur, ka spikatur Haki Sali Korça, i cili që në vitin 1909 ka dhënë një sinjal dhe një mesazh shumë domethënës për rolin dhe raportin e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më lejoni të përmend vetëm dy vargje të shkruara nga ai, kur thotë: “Zot të na rrojë kombësia, aq sa të na rrojë gjithësia”. Pra një nga përfaqësuesit e hershëm të klerit mysliman shqiptar ka dhënë mesazhin e rëndësisë së çështjes kombëtare në kohë të turbullta për vendin tonë. Përsa u takon marrëdhënieve me Perëndimin, kleri mysliman shqiptar i ka vlerësuar këto marrëdhënie nga mënyra se si e ka trajtuar Perëndimi çështjen kombëtare shqiptare. Dua t’ju jap një shembull, i cili daton në vitin 1915. Në këtë kohë hafizi Ibrahim Dalliu, në një botim të tijin, të quajtur “Grerëzat e Kuqe të Tiranës” ka cekur në një mënyrë krejt origjinale dhe tejet interesante në analizën perspektive marrëdhëniet e Shqipërisë me Perëndimin. Ai kritikon dhe vlerëson Perëndimin nisur nga pozicioni që mbante Perëndimi ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë. Në një frazë shumë domethënëse ai shprehet se “Europa desh me u tall, në një anë na bëri shtet më vete, tjetrën anë lakmoi për vete. Nëse vjen paqe në kët vend, vjen vetëm nga bota e re, vetëm nga Shtetet e Bashkueme vjen kjo gja e ngushëllueme”.
    Pra që në këto fillesa, pavarësisht se edhe Europa dhe Amerika ishin përfaqësuese themeltare të Perëndimit, kleri mysliman shqiptar dinte të dallonte dhe të vlerësonte marrëdhëniet në bazë të qëndrimit të Perëndimit ndaj çështjes shqiptare, duke arritur të shquante miqtë e vërtetë edhe mes vetë Perëndimit. Njihet pozicioni proshqiptar i Amerikës që në kohën e Presidentit Uillson, i cili, duke folur në ceremoninë përkujtimore të Xhorxh Uashingtonit, në fjalimin madhështor prej 14 pikash, i premton palës shqiptare se ai vetë do të ishte në Konferencën e Paqes në krah të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pastaj erdhi periudha e gjatë e territ komunist dhe mendoj se myslimanët dhe të gjitha komunitetet e tjera kanë jetuar në kushte të njëjta. Me hapjen e Shqipërisë në vitet ‘90 gjeneroi një periudhë e re bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Amerikës. Myslimanët shqiptarë nuk do ta harrojnë kurrë faktin se i pari përfaqësues i lartë amerikan, siç ishte Xhejms Bejker, vizitën e tij të parë e zhvilloi në Xhaminë e E’them Beut, duke dhënë një mesazh kuptimplotë dhe tejet pozitiv në këtë kohë.
    Gjithsesi, duhet të theksojmë se pas 11 shtatorit nuk mund të thuhet me siguri se “bota” është po ajo e viteve ‘90. Ju si mendoni?
    Pas ngjarjeve të 11 shtatorit, kur u hap një debat shumë i gjerë, qoftë nëpërmjet tezës së famshme të “Përplasjes së Qytetërimeve” nga Samuel Huntigton, qoftë dhe nga klasifikimet e disa shteteve si terroriste apo joterroriste, ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, në momentin që media dhe një pjesë e politikës shqiptare ishte shumë e acaruar me faktorin mysliman shqiptar, pasi ishin të përfshira gjithashtu në debat, ish-ambasadori amerikan, Zhozef Limpreht, deklaroi në mënyrë të qartë se Shqipëria nuk ka qenë dhe nuk është në listën e shteteve që mbështesin terrorizmin, duke theksuar se myslimanët shqiptarë janë një shembull i mirë i bashkëjetesës dhe civilizimit. Nga një moment shumë interesant pas ngjarjeve të 11 shtatorit, në Shqipëri. Ky moment ka lindur pasi sulmet e 11 shtatorit ishin shumë makabre dhe të padrejta, ndaj dhe në të gjitha xhamitë shqiptare, pa përjashtim, është mbajtur qëndrim. Kjo pasi vetë feja islame e dënon vrasjen e njerëzve të pafajshëm, ndërsa dhe në Kuran vrasja e një personi të vetëm të pafajshëm simbolizohet me vrasjen e njerëzimit mbarë. Ngjarjet e 11 shtatorit bënë që jo vetëm të vriteshin mijëra të pafajshëm, por ishin një moment i vështirë për të gjithë shoqërinë amerikane. Këtu dua të veçoj faktin se Shqipëria si shtet ishte ndër të parat që iu gjend në krah Shteteve të Bashkuara. Pikërisht në këtë kohë edhe komuniteti mysliman iu drejtua Presidentit Bush me një telegram, në të cilin i shprehte ngushëllimet dhe keqardhjen për ngjarjet e rënda, duke dënuar në mënyrë të pakursyer të gjithë ata elementë që ideuan dhe shkaktuan atë masakër që tronditi botën mbarë. Pak ditë pasi Komuniteti Mysliman dërgoi këtë letër, ish-ambasadori amerikan, Zhozef Limpreht, vizitoi Komunitetin Mysliman dhe i dorëzoi kryetarit të Komunitetit, Haxhi Hafiz Sabri Koçi, një letër të Presidentit Xhorxh Bush, ku, midis të tjerave, presidenti amerikan shprehej: ”Ndjehem thellësisht i prekur dhe vlerësoj mbështetjen dhe solidaritetin tuaj me popullin amerikan në këto momente të rënda që po kalon kombi ynë”.
    Po thoni se presidenti amerikan i ka shkruar myslimanëve shqiptarë fill pas ngjarjeve të 11 shtatorit?
    Po, dhe kjo erdhi si një përgjigje e letrës së ngushëllimit që Komuniteti i dërgoi atij pas ngjarjeve makabre.
    Është një fakt i panjohur dhe interesant. Sidomos po të mendosh se fill pas këtyre ngjarjeve, SHBA-të ishin tërësisht të angazhuara për të identifikuar të gjitha ngjyrat terroriste mes myslimanëve në të gjithë botën, apo jo?
    Kjo është e vërtetë. Kanë qenë momente shumë të turbullta dhe delikate. Mbaj mend se në këtë kohë ka pasur edhe deklarata emocionale. Megjithatë, unë ndihem mirë kur kujtoj se e gjithë bota arabe jo vetëm që u distancua nga ato ngjarje, por i dënoi ato me tone të forta, pavarësisht se në këtë kohë filluan dhe debatet që vazhduan për shumë kohë, që vazhdojnë edhe sot, në lidhje me këtë përplasje. Mbaj mend se në këtë kohë u ashpërsua shumë edhe gjuha, ku filluan të përdoreshin shprehje si ”terrorizmi islamik”, por që në krye të dy-tre viteve në vazhdim, edhe diplomacia ndërkombëtare e kuptoi se elementët e lidhur me ngjarjet e rënda të 11 shtatorit janë një grupim i vockël dhe krejt i shkëputur nga realiteti islam dhe besimi në Zot.
    Si e shikojnë myslimanët shqiptarë vizitën e Presidentit Bush në vendin tonë?
    Vizita e Presidentit amerikan është një vizitë e rëndësishme në një moment të veçantë për mbarë kombin shqiptar. Është një vizitë e cila realizohet në kulmin e përpjekjeve të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes europiane, por është një vizitë e rëndësishme në një moment kur po pritet të vendoset statusi i Kosovës dhe, siç të gjithë e dinë, Shtetet e Bashkuara janë pararojë e vendeve që kërkojnë lirinë dhe pavarësinë e merituar të popullit të Kosovës. Dua të përmend dhe faktin se edhe në intervistën e Presidentit Bush dhënë për ”Vizion +”, ai veçoi dy gjëra për Shqipërinë. Theksoi se Shqipëria është një vend me bregdet të bukur, në të cilin ka myslimanë të mirë që jetojnë në paqe.
    Sipas jush, a mos ishte kjo frazë e presidentit amerikan një mesazh se “modeli mysliman” i pranuar nga SHBA-të manifestohet nga myslimanët shqiptarë?
    Unë mendoj se Bushi ka qenë shumë realist dhe e ka lexuar siç duhet realitetin ndërfetar në Shqipëri. Shqipëria është ndër vendet e pakta në botë që ka këtë tolerancë dhe harmoni fetare.
    Si e kanë përjetuar myslimanët shqiptarë prezencën amerikane në Shqipëri?
    Prezenca që ju përmendni ka qenë gjithnjë e interesuar për bashkëjetesën fetare dhe e ka vlerësuar pa kursim këtë bashkëjetesë që ekziston në vendin tonë. Më lejoni t’ju kujtoj se në raportin vetor që bën Departamenti Amerikan i Shtetit, në rubrikën e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, në mënyrë ciklike dhe të përsëritur vlerësohen marrëdhëniet harmonike ndërfetare në vendin tonë. Por gjithashtu këto raporte nuk harrojnë asnjëherë të theksojnë se shqiptarët janë një maxhorancë myslimane, ku vlerësohet se rreth 70% e popullsisë shqiptare i përkasin besimit islam.
    Duket sikur ka një ”përplasje” me deklaratën e ish-Presidentit Meidani, i cili pak kohë më parë deklaroi se myslimanët janë vetëm 35% e popullsisë. Ish-presidenti u referohej shifrave të fjalorit të Oksfordit, por kjo deklaratë e tij shkaktoi shumë polemika në vend, apo jo?
    Polemikat nuk munguan, megjithatë burimet respektive të të dhënave dallojnë qartazi mes tyre. Besoj se të gjithë e kanë të qartë se statistikat dhe të dhënat e përpunuara nga Departamenti i një superfuqie kanë një ndryshim thelbësor dhe cilësor nga ato që botohen nga një ent akademik, pavarësisht namit apo staturës që ka ky ent. Pa dashur të vazhdoj polemikat, më lejoni të them se të dhënat e Departamentit Amerikan të Shtetit janë të elaboruara dhe të filtruara në mënyrë shkencore dhe tejet profesionale, gjë të cilën deri sot nuk ka ditur ta bëjë asnjë institucion tjetër më mirë se ata. Megjithatë, përtej kësaj ngjarjeje më lejoni t’ju kujtoj një shprehje të Bernnard Shou-t, i cili thotë se ”ndonjëherë ne varemi pas shifrave, si i dehuri pas shtyllës”. Pra dua të them se rëndësi ka bashkëjetesa model mes komuniteteve dhe për mendimin tim, në një kohë që Shqipëria synon integrimin në Bashkimin Europian, kjo është një vlerë e madhe për vendin tonë. Shqipëria i ofron Europës një vlerë që vetë Europa nuk e ka, e për të cilën Europa po përpiqet me të gjitha mënyrat që ta sigurojë. Edhe Papa Vojtila e ka shprehur disa herë këtë vlerë të rrallë të vendit tonë.
    Zoti Gjinishi, shumë myslimanë të rinj janë shkolluar jashtë vendit. Këtë “karrierë” atyre ua kanë siguruar shoqata të huaja, të cilat janë mbajtur në distancë dhe larg bashkëpunimit nga vetë Komuniteti Mysliman Shqiptar. Mendoni se edhe kjo pjesë e myslimanëve do të jetë entuziaste për vizitën e presidentit amerikan?
    Unë mendoj se ekziston një perceptim naiv dhe shumë i gabuar mbi ndarjen e myslimanëve në të rinj dhe të vjetër, në moderatorë dhe radikalë. Të gjithë ata të rinj myslimanë që janë shkolluar jashtë vendit, kanë mësuar teologji dhe janë të gatshëm që, ashtu si paraardhësit e tyre, të vihen në shërbim të islamit, duke u mbështetur në rrënjët shqiptare të islamit. Siç e theksova më lart, rrënjët shqiptare të islamit kanë baza të forta kombëtare, e për rrjedhojë edhe këta të rinj përfaqësojnë njerëz të arsimuar, që duke iu dedikuar fesë, kanë nocionin dhe ndjenjën e detyrimit ndaj kombit. Duke pasur këto koncepte dhe këto ide për kombin, nuk ka sesi që edhe kjo pjesë e komunitetit që ju përmendni, sikurse gjithë myslimanët e tjerë, të jenë entuziastë për ardhjen e presidentit të një shteti, i cili i është gjendur kombit tonë në momentet më të vështira dhe më kritike.

    Mendoni se presidenti amerikan do të vizitojë ndonjë xhami?
    Protokolli është mbajtur sekret deri tani. Nuk kam të dhëna për një vizitë të tillë. Megjithëse jam i sigurt se gjatë pritjes që do t’i bëhet Presidentit Bush do të jenë të pranishëm të katërt përfaqësuesit e klerit shqiptar.

  7. #197
    i/e regjistruar Maska e visari9
    Anëtarësuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    n' Prishtinë
    Postime
    809
    Disa foto te presidentit Bush në Shqipëri





    1.Arsenal
    20.Tottenham

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e visari9
    Anëtarësuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    n' Prishtinë
    Postime
    809




    1.Arsenal
    20.Tottenham

  9. #199
    i/e regjistruar Maska e Centaurus
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    166
    Citim Postuar më parë nga BLEND1
    Turpi me i madh per Shqiperiane Policia Dhe ushtria Shqiptare E carmatosur

    Degjenerim kombetar
    Turpi ?

    Jo zotri ky nuk eshte turp, por kjo eshte ide e mrekullueshme nga ai qe i lindi kjo ide gjeniale, se vetem ne kete menyre mund te shpetohej popullin Shqiptar nga turpi dhe rreziku vdekjeprures per Shqiptaret dhe te gjitha trojet e tyre.

    Ne qoft se nuk po kupton se çka po them une, vetem keshtu krijohet pamundesia qe Ruset, Greket, Serbet dhe Talibanet t'ia mbushin gjepin me flori ndonje ushtari apo polici Shqiptare qe ta vras presodentin e Amerikes ne tokat Shqiptare e te na q*ihet nena te gjithve neve. Se deri ta kuptoj bota qe e vrane Ruset, Greket, Serbet e Talibanet e jo Shqiptaret, shumica nga ne nuk do te ekzistonim ma hiq, e pakica do te gjendej neper llogore Greke, Serbe e Bullgare.

    Citim Postuar më parë nga Asriana
    vizita e presidentit amerikan xhorxh bush tregoi edhe njehere falimentimin perfundimtar te shtetit shqiptar

    ne te gjithe vendet e botes ky president luftenxites pritet me protesta ,ne shqiperi jo vetem qe nuk protestohet por... ndodh e kunderta jo vetem qe i kane dhene ne dore te gjithe ato qe kane kerkuar pala amerikane,duke carmatosur garden kombetare,duke i dhene ne dore gent planin e te vetmit aeroport- rinasit ,etj,etj ,por shteti shqiptar nuk mjaftohet me kaq por shkon deri ne ekstremin e tij duke e dekoruar presidentin amerikan dhe duke i dhene edhe medaljen me te larte qe ka shqiperia e dekoron per meritat e tij te luftes anembane botes , ky eshte kulmi i mungeses se koshences politike te nje klase drejtuese tashme te falimentuar shqiptare ne shqiperi
    Kjo po na meson te protestojme kunder presidenteve te Amerikes, te mos i dekorojme, te mos i perkrahim, te dalim kunder Amerikanve, ti urrejme ata.
    Kjo po na meson ta urrejme pikerisht ate popull qe separi na ka shpetuar neve Shqiptaret nga shfarosja dhe coptimi i tokave tona nga fqinjet tane ortodoks, dhe se dyti nga shfarosja e popullit te Dardanise (Kosoves) dhe Maqedonise nga Serbet dhe Sllavomaqedonet (Bullgaret). Shum mire po na meson kjo neve.

    Lerni more keto pallavra ju, se ju me te ndegjuar e keni e hiq nuk po e dini se çka jeni duke thene ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Centaurus : 10-06-2007 më 13:19
    [[[[[[Proudly to be a son of the Eagle]]]]]]

  10. #200
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Lirine une nuk ua dhurova, ate e gjeta ne mes jush !

    Pas 127 vite te ndarjes me te padrejte te tokave shqiptare, 10 Qerrshori i Rilindjes shqiptare u permiresua me ne fund !
    Lidhja shqiptare e Prizrenit u kremtua sot ne te gjitha trojet shqiptare, ky eshte suksesi i madh per ne, kete e deshironin liridashesit e stergjysherit tane; nje shqiperi nje atedhe per te gjithe shqiptaret.

    Armiqve te Shqipetarve iu raft pika, ne treguam edhe njehere se kemi qene edhe ne te kaluaren te zotet dhe besnike te atyre qe na dojne te miren, prandaje edhe Gjorgj Bush posi dikur Gjergj Kastrioti, i thane popullit shqiptare me nje zë;

    Lirinë unë nuk ua solla, ate e gjeta mes jush !

    Rrofte Lidhja e Prizrenit !

    Lavdi heronjve te kombit.

    Zoti e bekoft Ameriken !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 10-06-2007 më 13:38

Faqja 20 prej 54 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •