Si mund mos jete ne aeroport ne protokollin prites as Berisha as Mojsiu ??
Cili budall ka bere protokllin
Si mund mos jete ne aeroport ne protokollin prites as Berisha as Mojsiu ??
Cili budall ka bere protokllin
Turpi me i madh per Shqiperiane Policia Dhe ushtria Shqiptare E carmatosur
Degjenerim kombetar
)--=> P1JANEC1 <=--(
10/06/2007 - 09:25
• Kjo eshte vizita e pare, njekohesisht historike, e nje presidenti amerikan ne Shqiperi. Bush dhe bashkeshortja e tij, Laura, jane pritur nga ambasadoret, Marsi Ris dhe Aleksander Sallabanda
Mberrin ne Shqiperi presidenti Amerikan Xhorxh W. Bush. Avioni presidencial Air Force One, me te cilin udhetonte presidenti i SHBA i shoqeruar nga bashkeshortja e tij Laura, eshte ulur para pak minutash ne aeroportin “Nene Tereza”. Kjo eshte vizita e pare, njekohesisht historike, e nje presidenti amerikan ne Shqiperi. Bush dhe bashkeshortja e tij jane pritur nga ambasadoret, Marsi Ris dhe Aleksander Sallabanda, si dhe nga ministri i jashtem Lulezim Basha, dhe kreret e grupeve parlamentare te Partise Demokratike dhe asaj Socialiste, Bamir Topi dhe Ben Blushi.
Vizita 7 orëshe shoqerohet me masa të larta sigurie. Rreth 10 500 punonjes policie jane angazhuar per te garantuar sigurine, ndersa snajperistet do te pozicionohen ne kullat me te larta ne Tirane.
Nderkaq gazetarë nga e gjithë bota kanë mbërritur në Tiranë për të ndjekur nga afër vizitën 7-orëshe të presidentit amerikan, Xhorxh Bush.
Femra ne Sex:
Akmerikanka: o yes o yes
Gjermanja: ja gut ja gut
Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"
10/06/2007 - 09:36
• Emri i 25 vjeçarit nga Kruja ka qenë në listën e personave të skeduar të paraqitur nga CIA, si një person që duhet mbajtur nën vëzhgim të pandërprerë
Vizita e presidentit amerikan Xhorxh Bush e planifikuar për sot në mesditë në rrethin e Krujës ka bërë që agjentët e antiterrorit të SHISH-it dhe policisë të kenë nën vëzhgim 24 orë pa ndërprerje qysh prej 48 orësh ish-imamin e qytetit Olsi Veseli. Pavarsisht faktit se Veseli nuk përbën ndonjë kërcënim serioz për vizitën e presidentit amerikan në provincën në periferi të Tiranës, strukturat e specializuara antiterror e kanë përfshirë dhe atë në planin e masave të rrepta. Në të vërtetë emri i 25 vjeçarit nga Kruja ka qenë dhe në listën e personave të skeduar të paraqitur nga shërbimi inteligjent amerikan, si një person që duhet mbajtur nën vëzhgim të pandërprerë. Veseli banon me prindërit e tij në një shtëpi të thjeshtë në periferi të qytetit të Krujës, pikërisht në lagjen që ndodhet poshtë kalasë historike. Ai mbetet deri tani i vetmi shqiptar, emri i të cilit është publikuar si ish-pjestar i një formacioni luftarak të militantëve islamikë dhe luftëtarëve talebanë në Afganistan. Ish-imami i xhamisë së Krujës është mbajtur nën survejim nga agjentët e Shërbimit Informativ Shqiptar edhe para se në Shqipëri të lajmërohej vizita e presidentit Bush, madje qysh në momentin kur ai u riatdhesua. Agjentët e shërbimit të Luftës Kundër Terrorit u njoftuan gati dy vjetë më parë shërbimi inteligjent amerikan se në periferi të Kandaharit, gjatë një operacioni të marinsave ishte kapur mes një grupi militantësh afganë dhe imami i xhamisë së Krujës. Hetimet u kryen paralelisht nga agjentët në terren të zyrës së Antiterrorit në Ministrinë e Brendëshme dhe nga agjentët e zyrës së Antiterrorit në SHISH. Veseli ishte rekrutuar si një i ri me besim të fortë në fenë islame dhe më pas ishte dërguar me pretekstin për studime teologjike në një universitet fetar në kryeqytetin e Jemenit San’a. Imami i Krujës dhe një grup islamikësh të tjerë nga vendet arabe u stërvitën për luftë guerrile nga 4 deri në 6 muaj në Jemen. Kur përfundoi trajnimi i plotë, rekrutët e rinj islamikë u nisën fillimisht me linjë ajrore drejt Pakistanit, nga ku kaluan kufirin dhe iu bashkuan luftëtarëve talebanë në Afganistan. Veseli mendohet të ketë vepruar për gati një vit në radhët e luftëtarëve talebanë deri sa u kap nga marinsat amerikanë në rrethinat e Kandaharit.
Qysh nga ai moment imami i Krujës iu nënshtrua një hetimi special në burgjet famëkeqe të Afganistanit, të njohura për trajtimin e ashpër që u bëjnë të dyshuarëve si militantë islamikë apo mbështetës të talebanëve dhe Al-Kaeda-s. Pas një viti në burgjet afgane Veseli u riatdhesua nën kujdesin e shërbimeve inteligjente amerikane nëpërmjet linjës ajrore me Turqinë në fundin e qershorit 2006. Gjatë hetimit rezultoi se ai s’ka patur ndonjë rol të rëndësishëm në radhët e militantëve talebanë dhe se kishte rënë viktimë e radikalëve islamikë për shkak të moshës shumë të re.
Femra ne Sex:
Akmerikanka: o yes o yes
Gjermanja: ja gut ja gut
Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"
• Gazeta amerikane New York Times permes nje reportazhi vlereson se Shqipëria është me siguri vendi më proamerikan në Evropë, e ndoshta edhe në botë
Pjesa më interesante e turit evropian të Presidentit Bush, mund të jetë vizita e tij të dielën në Shqipwri, një nga ato pak vende ku ai mund të admirojw shfaqjen e ndjenjave proamerikane, pa asnjw protestues të vetëm në horizont. Amerikanët këtu shihen me një adhurim, që duket se vjen nga një kohë tjetër. Shqipëria është me siguri vendi më proamerikan në Evropë, e ndoshta edhe në botë”, - thotë Edi Rama, kryetari i Bashkisë dhe lideri i socialistëve opozitarë. “Askund tjetër nuk mund të gjeni kaq shumë respekt dhe mikpritje për Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Edhe në Miçigan, ai nuk do të ishte kaq i mirëpritur sa këtu. “Mijëra fëmijë shqiptarë mbajnë emrat Bill apo Hillari, falë rolit të administratës Klinton në shpëtimin e shqiptarëve etnikë nga lufta e Kosovës. Pas vizitës së të dielës, disa mendojnë se do të ketë një valë të re emrash Xhorxh për të sapolindurit. Aq i etur është vendi për të mirëpritur Presidentin Bush, saqë Parlamenti miratoi unanimisht një projektligj muajin e kaluar, që lejon forcat amerikane të zhvillojnë çdo lloj operacioni, përfshi këtu edhe përdorimin e forcës, në mënyrë që të garantojnë sigurinë e Presidentit. Një gazetë, duke përshkruar mënyrën e papërmbajtur të pritjes, publikoi një shkrim me titull: “Ju lutemi, na pushtoni! Që të jemi të sinqertë, ka shenja që pjesa tjetër e Evropës po e kthen vëmendjen drejt SHBA-së, duke e reduktuar distancën mes Evropës së re dhe të vjetër që shkaktoi polemika lidhur me luftën në Irak. Presidenti i ri i Francës, Nicolas Sarkozy, dëshiron të harrojë atë ashpërsi që karakterizoi marrëdhëniet e paraardhësit të tij me SHBA-në, madje edhe duke emëruar një ministër të Jashtëm proamerikan, Bernard Kouchner, që e ka mbështetur pushtimin amerikan të Irakut. Pas marrjes së detyrës, edhe kancelarja Angela Merkel deklaroi se “Gjermania nuk ka aq shumë vlera të përbashkëta me Rusinë sa ka me Amerikën”.
Ajo ka propozuar një bashkëpunim të ri ekonomik transatlantik, që mund të heqë qafe të gjitha ato pengesa për tregtinë. Dhe Gordon Broën, që do të pasojë në detyrë Toni Blerin në postin e Kryeministrit britanik, pritet të mbajë në krye të të gjitha aleancave të tjera, marrëdhënien e veçantë të vendit të tij më SHBA-në. Pra, Evropa e vjetër e ka ndryshuar disi qëndrimin në lidhje me SHBA-në, edhe pse nuk ka pasur ndonjë ndryshim rrënjësor në lidhje me politikat miqësore me Amerikën.
Por edhe në Evropën e re, si quhen vendet postkomuniste të Evropës Qendrore dhe Lindore, Shqipëria bën dallim.
Shumë prej vendeve të Evropës Lindore janë bërë më kritike ndaj Presidentit amerikan, të shqetësuara se sistemi i mbrojtjes antiraketë që ai ka propozuar do të rrisë armiqësinë me Rusinë dhe do të çojë drejt një lufte të re të ftohtë. Shumë evropiano-lindorë, si çekët dhe polakët, janë të zemëruar se SHBA-ja i ka mbajtur kërkesat e shumta për nxjerrjen e vizës, edhe pse këto vende janë tani anëtare të Bashkimit Evropian. Por, këtu në Shqipërinë, që nuk e ka ndryshuar aspak mbështetjen e patundur për politikat amerikane që prej fundit të Luftës së Ftohtë, Bush nuk mund të ketë asnjë gabim. Ndërsa pjesa më e madhe e vendeve të botës e kritikon Bushin se është luftënxitës, i njëanshëm, shkel liritë civile dhe mbyll njërin sy edhe para torturave, Shqipëria e do atë pa masë. Bush do të jetë Presidenti i parë në detyrë që viziton vendin dhe mbërritja e tij nuk mund të ndodhte në një ditë më të mbarë: përvjetorin e tetë të tërheqjes së trupave serbe nga Kosova dhe ratifikimin nga OKB-ja të një marrëveshje paqeje, të nxitur nga SHBA-ja, që i dha fund konfliktit. Bush po nxit këshillin e Sigurimit të OKB-së të miratojë planin që do t’i hapë rrugën pavarësisë së Kosovës. Shqiptarët nga i gjithë rajon do të vijnë në Tiranë. Nuk ka më dhoma hotelesh, ashti siç nuk ka ndjenja antiamerikane. Mbështetja e shqiptarëve për luftën në Irak është gati unanime, çdo perceptim i ndonjë dështimi të politikës së jashtme amerikane injorohet tërësisht. Një përpjekje dyditore për të gjetur dikë që të mund të kritikojë SHBA-në, solli si rezultat vetëm një emër dhe ai person ishte jashtë vendit. Çdo nxënës shkolle e di se President Woodrow Wilson e shpëtoi Shqipërinë nga ndarja mes fqinjëve pas luftës së parë botërore dhe çdo i rritur e përsërit këtë histori sa herë që pyetet pse shqiptarët janë si të magjepsur pas SHBA-së. James A. Baker III u përshëndet nga një turmë gjigande kur vizitoi vendin si sekretari i shtetit në vitin 1991. Dhe në atë kohë pati edhe një përpjekje për të mbledhur firmat e duhura për një referendum që do ta shpallte Shqipërinë shtetit e 51 të SHBA-së. “Gëzimi i shqiptarëve për këtë vizitë është i pamasë, nuk ka fjalë që ta përshkruajë atë”, - tha ministri i Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha, gjatë një interviste në zyrën e tij, ku ndodhet një portret elegant i Faik Konicës, ambasadorit të parë shqiptar në SHBA, në vitin 1926. “Ne besojmë se ky është një moment historik, që njerëzit do ta kujtojnë edhe dekada të tëra më vonë, kur të flasin se ç’nënkupton kjo vizitë për vendin. “Vizita e z. Bush është një shpërblim për aleancën e padiskutueshme dhe të palëkundur të Shqipërisë me SHBA-në.
Vendi ishte mes aleatëve të parë të SHBA-së që mbështetën refuzimin e Uashingtonit për të pranuar juridiksionin e Gjykatës Kriminale Ndërkombëtare. Shqipëria është një nga vendet e para që dërguan trupa në Afganistan dhe iu bashkuan forcave amerikane në Irak. Ajo ka dërguar ushtarë në të dyja vendet. “Ata do të vazhdojnë të qëndrojnë atje, derisa amerikanët të jenë aty”, -deklaron krenar në një intervistë, Presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Së fundmi, vendi ka strehuar edhe disa ish-të burgosur nga baza në Guantánamo të Kubës, të cilët administrata amerikane nuk donte t’i dërgonte në vendet e tyre për shkak të përballjes me rreziqet për jetën. Deri tani, në Shqipëri ndodhen tetë prej tyre dhe Presidenti Moisiu tha se Shqipëria është e hapur për të pranuar edhe të tjerë. Z. Rama, kryebashkiaku i Tiranës, tha se ndjehej i fyer kur proamerikanizmi shqiptar konsiderohej si shprehje e nënshtrimit provincial. “Nuk bëhet fjalë për verbëri”, - thotë ai, ndërsa mban veshur një bluzë me emblemën e SHBA-së.
SHBA-ja është jashtëzakonisht e rëndësishme për fatin e të gjithë botës. Ndjenja proamerikane haset edhe në marrëdhëniet qeveritaro-tregtare. Qeveria shqiptare ka punësuar ish-sekretarin amerikan për Sigurinë e Brendshme, Tom Ridge si këshilltar për sërë çështjesh, përfshi këtu edhe zbatimin e kartës së re të identitetin. Shumë njerëz i kanë vënë në dyshim procedurat në të cilat një grup kompanish të drejtuara nga Bechtel fitoi projektin më të madh të shpenzimeve publike në vend, një kontratë për ndërtimin e një autostrade që lidh Shqipërinë me Kosovën.
Presidenti Moisiu tha se prokurorët po kryejnë hetime lidhur me këtë. Në prag të vizitës gjashtë orëshe të Presidentit Bush, Tirana është veshur me flamurë amerikanë dhe pankarta ku shkruhet: “Jemi krenarë për partneritetin”. Një portret i Bushit është vendosur të piramida, qendra kulturore në zemër të Tiranës, që dikur u ndërtua si monument për nder të diktatorit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha. Televizioni shtetëror transmeton vazhdimisht një spot, në të cilin Kryeministri Sali Berisha i drejton një përshëndetje mirëseardhjeje Presidentit Bush në anglisht. Ajo çfarë Bush do të shohë do të jenë turmat e gëzuara në një vend me shumicë myslimane. I pyetur nga një gazetar shqiptar para se të nisej nga Uashingtoni se çfarë i vinte në mend kur thoshte Shqipëri, Bush u përgjigj: “Myslimanë që mund të jetojnë në paqe”. Shqipëria është një vend me popullsi 70 për qind myslimane si dhe me komunitete të mëdha ortodokse dhe katolike. Për të nxjerrë në pah historinë e tolerancës në këtë vend, Presidenti Moisiu do t’i dhurojë Presidentit riprodhimin e një ikone ortodokse të shekullit të 18-të, që paraqet Shën Mërinë dhe Jezusin, përbri dy xhamive. “Presidenti Bush është më i sigurt në Shqipëri se në Amerikë”, - thotë Ermir Gjinishi, një lider mysliman në Shqipëri.
New York Tmes
Femra ne Sex:
Akmerikanka: o yes o yes
Gjermanja: ja gut ja gut
Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"
• Presidenti amerikan, i shoqeruar edhe nga bashkeshortja e tij, Laura, mberrin ne aeroportin e Rinasit ne oren 09:40 ku do te pritet nga ambasadoret, Ris dhe Sallabanda
Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, mberrin sot ne vendin tone per nje vizite e cilesuar historike nga lideret politike shqiptare, pasi eshte hera e pare qe nje president amerikan vjen ne Shqiperi. Presidenti amerikan, i shoqeruar edhe nga bashkeshortja e tij, Laura, mberrin ne aeroportin e Rinasit ne oren 09: 40 minuta, ku do te pritet nga ambasadoret, Marsi Ris dhe Aleksander Sallabanda, si dhe nga ministri i jashtem Lulezim Basha, dhe kreret e grupeve parlamentare te Partise Demokratike dhe asaj Socialiste, Bamir Topi dhe Ben Blushi. Ceremonia zyrtare e pritjes per Presidentin Xhorxh Bush do te zhvillohet ne Pallatin e Brigadave, ku do te jene te pranishem personalitete nga fusha e politikes, kultures dhe shoqerise civile. Gjate takimit me homologun e tij shqiptar, Bush do te dekorohet me “Urdhrin e Flamurit”. Axhenda e Bushit vijon me pas me takimin me kryeministrin Berisha, ku do te jene te pranishem edhe antare te tjere te qeverise, ndersa rreth ores 15 00 eshte parashikuar konferenca e perbashket per shtyp, e me pas zhvillohet nje dreke pune ku marrin pjese edhe kryeministri maqedonas dhe ai kroat. Nderkaq nje axhende te vecante ka edhe zonja e pare amerikane, Laura Bush. Se bashku me bashkeshorten e Kryeministrit Berisha, Liri Berisha ajo do te zhvilloje nje vizite ne fshatin SOS, ndersa me pas do te vizitojne maternitetin mbreteresha Geraldine, dhe pas saj do te drekojne se bashku me vajzen e presidentit Moisiu, Mirela Moisiu. Presidenti amerkan dhe bashkeshortja e tij largohet nga Shqiperia rreth ores 16: 30 Vizita 7 orëshe shoqerohet me masa të larta sigurie. Keshtu rreth 10 500 punonjes policie jane angazhuar per te garantuar sigurine, ndersa snajperistet do te pozicionohen ne kullat me te larta ne Tirane...
Femra ne Sex:
Akmerikanka: o yes o yes
Gjermanja: ja gut ja gut
Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"
Mberin tek pallati i brigadave Bush, tani kendohen himnet kombtare te shteteve
Ja sapo i shtrengoje doren Muisiut & e pash qe u prish ne fytyre Bushi,e kemi te fort presidentin ne![]()
Feel the pump √
Edhe ajo qe e preki pas shpine Mojsiu Bushin kishte qene e parashikuar ne protokolPostuar më parë nga Dj-GabrieL
![]()
Vizita e Bush, qytetaret e Tiranes, entuziaste
Qytetaret e Tiranes shprehen entuziaste per mberritjen e presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Tirane. Nje numer i madh qytetaresh tashme kane dale ne rruge e sheshe per te pershendetur presidentin amerikan per t’i treguar ne kete menyre mirenjohjen e popullit shqiptar. Ata jane shprehur per mikrofonin e NEWS 24 se vizita e presidentit amerikan eshte nje nder i madh per Shqiperine dhe shqiptaret, nderkaq ne vendin tone ka mberritur edhe nje numer i madh qytetaresh kosovare, te cilet shpresojne qe kjo vizite te percjelle dhe nje mesazh per pavaresine e Kosoves.
![]()
Femra ne Sex:
Akmerikanka: o yes o yes
Gjermanja: ja gut ja gut
Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"
Krijoni Kontakt