Close
Faqja 17 prej 54 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 533
  1. #161
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    A do te kete filmime direkte ne TV nga vizita e Bushit ?

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Vizita e Bush, bllokohet aktiviteti tregtar
    Edison Kurani
    E Diele, 10 Qershor 2007

    TIRANE - Te gjitha baret, restorantet, dyqanet dhe njesi te tjera tregtare, sot nga mengjesi ne mbremje jane te mbyllura ne pjeset kryesore te kryeqytetit e me gjere. Urdheresa u publikua mbreme nga Policia e Shtetit. Keshtu, autoritetet shteterore detyrohen te realizojne nje shtrengim te metejshem masash ndaj qytetareve, edhe me te rrepta nga ato te publikuara dy dite me pare, ne kuadrin e vizites se Presidentit amerikan ne Shqiperi. Kryesisht, banoret e kryeqytetit e Vores, por dhe me gjere, sot jane te detyruar te privohen nga disa sherbime ditore dhe te anulojne planet e fundjaves per nje te diel argetuese.

    Kufizimet e reja, vijne pas publikimit te masave per te ndaluar qytetaret e Tiranes qe te dalin ne ballkone dhe dritare, gjate kohes qe Bush viziton kryeqytetin, dje Policia e Shtetit publikoi hollesi te tjera te masave shtrenguese. Keshtu, te gjitha veprimtarite ekonomike dhe tregtare ndalohen ne menyre kategorike qe nga ora 06:00 e dites se sotme e deri ne pasdite vone, kur rreth ores 18:00, Presidenti Bush pritet te lere Shqiperine. Te gjitha bulevardet e kryeqytetit, nje pjese e autostrades, disa rruge kryesore dhe e tere Unaza e Re, sot do te jene te heshtura. Qetesia do te pllakose dhe ne gjysmen e unazes ekzistuese, duke paralizuar keshtu jeten e perditshme te qytetareve. Tregtaret sot nuk lejohen te tregtojne cfaredolloj produkti, ose te ofrojne sherbime, as ne dyqane, bare-kafeteri dhe as ne mjedise te hapura, si rruge dhe trotuare. Statusi i "ndalim-qarkullimit" eshte ne fuqi nga ora 06:00 deri ne 18:00, te bulevardet "Deshmoret e Kombit", "Bajram Curri", "Zhan D'Ark", "Zogu i Pare" dhe "Gjergj Fishta".

    Edhe disa rruge kryesore do te jene "te vdekura" gjate dites se sotme, asnje qendrim dhe parkim i cdo lloj mjeti motorik, sikurse dhe asnje aktivitet ekonomiko-tregtar, nuk do te lejohet ne rrugen "e Kavajes", te "Durresit", "Elbasanit" etj. Te bllokuara do te jene edhe Unaza e Re, si dhe e tere autostrada Tirane-Vore.

    Lidhur me automjetet dhe te tjera motorike (motocikleta etj.), urdheresa percakton se ne te gjitha rruget e bulevardet e siperpermendura, qytetaret te cilet kane parkuar mjetet e tyre, nuk mund t'i mbajne atje deri ne oren 18:00 te mbremjes se sotme. Ne fakt, urdhri per kete qellim ka hyre ne fuqi qe dje ne oren 20:00. Ndaj disa karrotresa ishin shperndare mbreme ne akset e mesiperme rrugore, duke larguar qe andej te gjitha automjetet me pronare "te pabindur". Policia ka zhvendosur nje numer te madh makinash, duke i derguar ato ne rruge, ku nuk pritet te kaloje Presidenti amerikan dhe grupi qe e shoqeron.

    E diela e sotme privon qytetaret edhe per te kaluar nje fundjave clodhjeje. Ne pjesen kryesore te Tiranes, pra tek akset e siperpermendura, sipas urdhereses se Policise se Shtetit, duhet te jene te mbyllura te gjitha baret, restorantet dhe klubet e tjera te argetimit dhe kalimit te kohes se lire.

    Megjithate, autoritetet kane menduar per kryeqytetasit qe te mos bien ne "terr" argetues. Permes qarkores, Policia e Shtetit tha dje, per "Koha Jone", se ka caktuar disa "vende per festimet e qytetareve". Dhe ato jane lulishtja "1 Maji", trotuaret ne krahun e djathte, te Bulevardit "Zhan D'Ark" nga ura e Dajtit deri tek ura e Teknologjikes, ne rrugen e "Durresit" deri te kthesa e Kamzes me sens drejtimi dalje nga Tirana, si dhe trotuari i krahut te majte i Unazes se Re me sens drejtimi hyrje per ne Tirane. Po ashtu, "vende per festimet e qytetareve", jane "shpallur" vetem per sot, edhe trotuari i krahut te majte i Bulevardit "Zogu I" me sens levizje nga qendra drejt Stacionit te Trenit si dhe ai i Rruges se Kavajes, me sens levizje nga ura e Teknologjikes deri ne Sheshin "Skenderbej".



    Sakaq, edhe dalja jashte qytetit, eshte e kufizuar gjate dites se sotme. Nga Rruga e Durresit, kthesa e Kamzes, krahu i djathte i autostrades Tirane-Durres, ne momente te caktuara do te jete i bllokuar. Sense te lira per levizjen me mjete te qytetareve jane percaktuar rruga Tirane-Kamez, ajo Tirane-Kombinat-Ndroq, si dhe Plepa-Durres. Kurse te gjithe ata qe deshirojne sot nga mengjesi ne mbremje, qe te udhetojne nga Rinasi per ne Tirane dhe anasjelltas, mund te levizin vetem nepermjet aksit rrugor Tirane-Vore-Rinas dhe anasjelltas. Gjithsesi, autoritetet kane menduar jo vetem per te siguruar sa me shume viziten 8-oreshe te Bushit ne Shqiperi, por dhe per rastet e emergjencave, ku qytetaret jane te detyruar te kalojne ne akset rrugore te bllokuara. "Ata duhet te njoftojne policine ne numrat e telefonit pa pagese 126 e 129 dhe shume shpejt sherbimet policore do te arrijne prane banesave, per te bere shoqerimin e tyre, apo te mjeteve te emergjences ambulance, zjarrfikese etj.", konfirmoi per "Koha Jone", Klodian Branko, zedhenes i Drejtorise se Pergjithshme e Policise se Shtetit



    Urdhri i policise

    Ku ndalohet aktiviteti ekonomiko-tregtar dhe qendrimi e parkimi i mjeteve motorike, nga ora 06:00-18:00:

    Bulevardi "Bajram Curri",

    Bulevardi "Deshmoret e Kombit"

    Bulevardi "Zhan D'Ark"

    Bulevardi "Zogu i Pare"

    Bulevardi "Gjergj Fishta"

    Rruga e Elbasanit

    Rruga e Durresit

    Rruga e Kavajes

    Unaza e Re

    Autostrada Tirane-Vore-Tirane

    Vende per festimet e qytetareve jane percaktuar segmentet si me poshte:

    - Lulishtja "1 Maj"

    - Trotuari ne krahun e djathte te Bulevardit "Zhan D'Ark" nga ura e Dajtit deri tek ura e Teknologjikes

    - Trotuari i krahut te djathte i Rruges se Durresit deri te kthesa e Kamzes me sens drejtimi dalje nga Tirana;

    - Trotuari i krahut te majte i Unazes se Re me sens drejtimi hyrje per ne Tirane;

    - Trotuari i krahut te majte i Bulevardit "Zogu I" me sens levizje nga qendra drejt Stacionit te Trenit.

    - Trotuari i krahut te majte i Rruges se Kavajes me sens levizjeje nga ura e Teknologjikes deri ne Sheshin "Skenderbej"
    #VamosArgentina

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Mire se vjen Presidenti Bush!
    Blendi Fevziu
    E Diele, 10 Qershor 2007


    Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh W. Bush, zbret sot paradite ne Rinas. Nuk ka asnje dyshim se vizita e tij, vizita e personalitetit numer nje te fuqise me te madhe boterore, eshte nje ngjarje historike. Ka qene e tille edhe per vende me te medha e me te fuqishme sesa ne. Por, kjo ka pak rendesi. Presidenti i SHBA zbret ne Shqiperi dhe shqiptaret kane mundesine te falenderojne vendin e popullin e tij, jo thjesht per kete moment, as per kete vizite.

    Shqiptaret duhet ta falenderojne SHBA per nje histori mbeshtetjeje thuajse njeshekullore. Asnje vend tjeter, pa asnje interes, nuk ka bere me shume sesa SHBA per Shqiperine.

    Integriteti yne territorial i dedikohet me shume sesa perpjekjeve te patrioteve shqiptare, vendosmerise se Presidentit Uillson per te ruajtur te paprekur shtetin e ri te shqiptareve dhe per te respektuar te drejten e tij per vetevendosje gjate vitit te trazuar 1920.

    Kundershtimi i pushtimit fashist italian, me 7 prill 1939, erdhi me shume se nga cdo fuqi tjeter, nga SHBA. Ishte Uashingtoni zyrtar, ai qe nuk e njohu fillimisht pushtimin, qe i ofroi mbrojtje ne ambasaden e tij Monarkut shqiptar dhe qe vijoi te njohe ambasadorin shqiptar ne Uashington, Faik Konicen, ende per shume kohe si perfaqesuesin e ligjshem te Shqiperise.

    Me 1945, ishin SHBA, ato qe e njohen pa kushte qeverine e Tiranes, duke i dhene fund endrres fqinje per copetim te Shqiperise; dhe qe kembengulen per ta orientuar ate drejt nje politike prosperiteti per shqiptaret vete. Qene ato qe i kerkuan Enver Hoxhes, zgjedhje te lira e demokratike, respektimin e traktateve nderkombetare dhe ndalimin e dhunes ndaj popullit te tij. Kerkesa me shume sesa te drejta dhe te favorshme per ne, qe gjeten jo vetem kundershtimin e Hoxhes, por provokuan edhe nje mllef thuajse 50-vjecar ndaj vendit me demokratik ne bote. Nje mllef zyrtar, por qe qartazi mbeti i pandjeshem per shoqerine shqiptare.

    Me 1991, qene po SHBA, ato qe u bene mbeshteteset kryesore te Shqiperise se re demokratike; qe i dhane kesaj te fundit nje status te privilegjuar dhe te favorizuar ne krahasim me fqinjet dhe bashke me te leksionin e pare te demokracise: Liria Funksionon! Me 1999, qene SHBA qe udhehoqen vepren me madhore qe Shqiperia ka provuar ndonjehere gjate historise se saj si Shtet: Luften e Kosoves, dhenien fund te dhunes, vrasjeve etnike dhe nje padrejtesie njeshekullore, qe e kishte ndare kombin ne dysh.

    Tete vjet me pas, jane po SHBA, qe po udheheqin betejen diplomatike per statusin perfundimtar te Kosoves, nje vendim jetik per me shume sesa dy milione shqiptare dhe per te ardhmen e lumtur te thuajse 7 milione shqiptareve ne rajon.

    Ne kete histori mbeshtetjeje 100-vjecare, nuk ka asnje dyshim se ne kemi qene inferiore. Ne nuk kemi pasur asnje mundesi te bejme asgje per SHBA. Por une besoj se, gjithsesi, kemi bere shume. Ne e kemi adhuruar Ameriken edhe atehere kur na shtynin ta urrenim; ne e kemi dashur pa asnje kusht dhe kriter, dhe kemi ditur ta deshmojme kete. Ne kemi qene nje nga ato vende qe nuk kane pasur thjesht nje Qeveri pro amerikane, por nje shoqeri te tille.

    Ndaj, ne kemi edhe nje here shansin te falenderojme SHBA. Te falenderojme Presidentin e saj sot, ne kete vizite, te sigurt, se nuk po e falenderojme per ardhjen sot, por per mbeshtetjen 100-vjecare qe nuk na mungoi asnjehere.

    Mire se vjen Presidenti Bush!
    #VamosArgentina

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Vizita e Laura Bush, pezullohen abortet
    Sonila Isaku
    E Diele, 10 Qershor 2007


    Nuk kishte si te ndodhte ndryshe, nje vizite ne maternitet, aty ku ndien emocionet e para te te qenit nene. Edhe bashkeshortet e Presidenteve aty, e tregojne ate "miresine" per t'u gjendur sa me prane nenave dhe grave. Kete ka dashur te beje edhe zonja e pare e SHBA-se, Laura Bush, ne ardhjen e pare ne vendin tone, duke vizituar maternitetin e Tiranes. Qe prej konfirmimit te ketij lajmi, drejtuesit e ketij institucioni kane filluar pergatitjet te cilat kane preferuar qe gjithmone ti mbajne sekrete. Qe nje jave me pare, drejtori i Maternitetit te Tiranes, Halim Kosova, ka nisur te beje pergatitjet, duke filluar qe nga vendosja e orareve te reja te infermiereve, te cilat do te punojne gjate dites se diel. Infermieret do te punojne 12 ore duke filluar nga ora 07:00 e mengjesit dhe deri ne 07:00 te pasdites. Sipas informacioneve nga Materniteti i Tiranes, secila nga infermieret ka nje detyre dhe do te kujdeset edhe per detajet me te vogla gjate vizites se znj. Bush. Po keshtu, nje tjeter detaj i rendesishem eshte se gjate vizites se Zonjes se Pare te SHBA-ve, nuk do te kete asnje shtrim, per rastet e pacienteve te cilat kane probleme, pervec urgjencave. Ketu perfshihen edhe abortet, qe do te thote se vizita e znj. Laura Bush, do te ndaloje per tre dite abortet qe kryhen ne kete maternitet. Kjo sepse duke filluar qe nga dita e premte drejtoria e maternitetit, ka vendosur te mos bejne asnje shtrim pervec urgjencave dhe rasteve qe jane rende.

    E shoqeruar nga bashkeshortja e Kryeministrit, Liri Berisha, si dhe nga vajza e vogel e Presidentit, Mirela Moisiu. Te treja se bashku, te shoqeruara edhe nga drejtori i Maternitetit "Mbreteresha Geraldine", Halim Kosova, do te vizitojne ambientet ku jane shtruar ato paciente te cilat kane pasur probleme me shendetin e tyre. Ndersa, mendohet qe te kete edhe nje vizite tek femijet e sapolindur, por jo tek nenat e tyre. Nderkohe qe eshte menduar, se vizita do te kryhet pas perfundimit te takimit te dy Presidenteve, atij Xhorxh Bush dhe Presidentit Alfred Moisiu. Keshtu, sipas te dhenave nga materniteti i Tiranes, Zonja e Pare, Laura Bush dhe bashkeshortja e Kryeministrit, Liri Berisha, si dhe vajza e Presidentit, Mirela Moisiu, do te vizitojne ambientet e Maternitetit "Mbreteresha Geraldine", rreth ores 11:00 te dites se sotme. Por ajo qe ka bere pershtypje eshte se vajza e dyte e Presidentit, Rubena Moisiu, e cila eshte edhe drejtoreshe ne maternitetin e ri te kryeqytetit, nuk do te jete e pranishme gjate kesaj ceremonie.

    Ne fakt, ne Maternitetin "Mbreteresha Geraldine", vizita e Laura Bush, ka angazhuar gjate gjithe javes stafin, per t'u paraqitur sa me denjesisht perpara Zonjes se Pare te SHBA-se, duke filluar qe nga pastertia. Po keshtu, deri ne detaje ne ato dhoma ku Laura Bush, do te futet per t'i vizituar, pacientet e te cilave do te zgjidhen me kujdes. Preokupimi qe ka perfshire gjithe kete institucion shendetesor, duket qe ne kontaktin e pare, ku ndryshe nga heret e tjera, ardhja e Zonjes se Pare te Amerikes, eshte kthyer ne teme dite, aq sa shpeshhere kur mjeket apo infermieret duhet te shkojne prane pacienteve, ndihen te bezdisur. Nderkohe, per te rregulluar dekorin e jashtem, kompania AMC, ka investuar me nje shume prej 10 mije eurosh, per lulishten prane ketij materniteti.

    'Sofra e Ariut" do te shtroje dreken per mysafiren e rralle. Dreka do te shtrohet pas perfundimit te ceremonialit zyrtar, ku ajo do te jete perkrah bashkeshortit te saj dhe pasi zonja Bush, te kete mbyllur agjenden e saj te vizitave. Keto vizita do te jene ne dy shtepite e femijes, tek "Zyber Hallulli" dhe ne Fshatin "SOS". Po keshtu gjate drekes Zonja e Pare e Amerikes, do te jete e shoqeruar nga e bija e Presidentit, Mirela Moisiu, si dhe nga bashkeshortja e Kryeministrit, Liri Berisha. Sigurisht qe kesaj tavoline nuk do t'i mungojne as emra te tjera grash te shquara shqiptare, nga te gjitha fushat e jetes.
    #VamosArgentina

  5. #165
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Rruga "Punetoret e Rilindjes", tani "Xhorxh W. Bush"

    E Diele, 10 Qershor 2007


    Rruga "Punetoret e Rilindjes" prej dites se djeshme do te mbaje emrin "Presidenti George W. Bush". Me kete rast u zhvillua nje ceremoni zyrtare, ku moren pjese ambasadorja e SHBA-se ne Tirane, Marci Ries, kryetari i Keshillit Bashkiak te Tiranes, Sokol Dervishaj, qytetare etj. Ambasadorja Ries dhe Dervishaj zbuluan dhe pllakatin e rruges me emrin e Presidentit amerikan. Ne fjalen e saj, ambasadorja Ries falenderoi anetaret e Keshillit Bashkiak per kete vendim te marre dje, ne prag te vizites ne Tirane te Presidentit amerikan, Xhorxh W. Bush. "Pasi vizita te kete ndodhur dhe flamujt te jene hequr, vertet do te mbetet nje perkujtese e mrekullueshme e kesaj vizite historike", tha Ries, duke iu referuar emertimit te ri te kesaj rruge ne qender te Tiranes. Ajo theksoi se "vizita e Presidentit Bush dhe kjo ceremoni jane vertet tregues i nje lidhjeje te forte miqesore mes te dy vendeve".
    #VamosArgentina

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Tete oret e vizites se Bush ne Shqiperi

    E Diele, 10 Qershor 2007


    Vizita tete oreshe e Presidentit amerikan Xhorxh W. Bush do te jete teper e ngjeshur dhe e mbushur me takime dhe mesazhe me personalitetet me te larta te vendit. Sapo te shkele token shqiptare, Presidenti amerikan, i shoqeruar nga bashkeshortja e tij, Laura, do pritet ne aeroportin e Rinasit, nga dy ambasadoret perkates, ministri i Jashtem, Lulzim Basha si dhe kryetaret e dy grupeve me te medha parlamentare ne vend, Bamir Topi dhe Ben Blushi. Presidenti Bush do te takohet me homologun e tij shqiptar, Presidentin Alfred Moisiu, ne Pallatin e Brigadave, ku do te dekorohet me "Urdhrin e Flamurit" nga Presidenti i Republikes. Me pas, Presidenti Bush do te jete "mysafir" ne seline e Keshillit te Ministrave, ku do te zhvillohen bisedimet me Kryeministrin e Shqiperise, Sali Berisha dhe ku do te jene te pranishem edhe anetare te tjere te qeverise. Bisedimet do te fokusohen ne marredheniet dypaleshe dhe perspektiven e zhvillimit te tyre, reformat ne Shqiperi dhe rezultatet e tyre, perpjekjet dhe mbeshtetja e SHBA-se per anetaresim ne NATO, stabiliteti dhe bashkepunimi rajonal, ceshtja e zgjidhjes se statusit perfundimtar te Kosoves, si dhe bashkepunimi ne luften kunder terrorizmit nderkombetar. Pas perfundimit te bisedimeve, Presidenti Bush dhe Kryeministri Berisha do dalin para gazetareve, ne nje konference te perbashket per mediat. Per nder te Presidentit Bush, Kryeministri Berisha do te shtroje nje dreke, ne te cilen ne kuader te bashkepunimit te Kartes se Adriatikut, jane te ftuar edhe nje delegacion i Qeverise se Kroacise, i kryesuar nga Kryeministri Ivo Sanader, si dhe nje delegacion i Qeverise se Maqedonise, i kryesuar nga Kryeministri Nikola Gruevski. Secili prej Kryeministrave miq, si dhe Kryeministri Berisha dhe Presidenti Bush shoqerohen ne kete dreke nga nje delegacion te perbere nga 5 veta. Nga pala shqiptare do te jene te pranishem Kryetarja e Kuvendit, Topalli, Nenkryetari i Kuvendit, Bufi, zv/kryeministri Oketa, ministri i Jashtem dhe ministri i Mbrojtjes. Viziten ne Shqiperi, Bush do ta permbylle ne Fushe-Kruje, per t'u larguar pasdite vone.

    Axhenda e Bush ne Shqiperi

    Ora 09:35 Mberritja ne Rinas

    Ora 10:00 Presidenti Bush dhe znj. Bush priten nga Presidenti i Republikes se Shqiperise, Alfred Moisiu dhe vajza e tij, znj. Mirela Moisiu.

    Ora 10:07 Fotografia familjare

    Ora 11:10-11:30 Takim dhe fotografi me ushtaraket shqiptare qe kane sherbyer ne Irak dhe Afganistan

    Ora 11:30 Presidenti Bush percillet nga Presidenti Moisiu

    Ora 11:40-12:30 Mberritja ne Kryeministri dhe takimi me Kryeministrin Sali Berisha

    Ora 12:35-12:45 Takim i Presidentit Bush me stafin e tij

    Ora 12:50-13:20 Konference e perbashket shtypi Bush-Berisha

    Ora 13:25-13:30 Takim i Presidentit Bush me stafin e tij

    Ora 13:10 Mberritja e kryeministrave te Kroacise dhe Maqedonise ne Vilen 30

    Ora....----------- Mberritja e Kryeministrit Berisha dhe takimi me Kryeministrat e Kroacise dhe Maqedonise ne Vilen 30

    Ora 13:40 Vila 30, takim i Presidentit Bush dhe kryeministrat e vendeve pjesemarrese ne karten "Adriatik 3"

    Ora 13:45 Dreka e ofruar nga Kryeministri Berisha per nder te Presidentit Bush

    Ora 15:15 Foto e perbashket e Presidentit Bush me kryeministrat e "A3"

    Ora 15:25 Largimi nga Vila 30 dhe nisja per ne Fushe-Kruje

    Ora 15:55-16:55 Mberritja ne Fushe-Kruje

    Ora 17:10-17:30 Mberritja ne Aeroportin e Rinasit Terminali dhe takim me stafin e ambasades amerikane ne Tirane

    Ora 17:35 Largimi nga Rinasi
    #VamosArgentina

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2006
    Postime
    8

    New York Times - Ballina

    Ne faqen e pare te New York Times sot (9 Qershor, 2007):

    "For One Visit, Bush Will Feel Pro-U.S. Glow"

    http://www.nytimes.com/2007/06/09/wo...er&oref=slogin

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dhe antari me korespondence i bandes hakmarrja.. generall kapterri Moisi do ket fat te takoje Bushin..

    ndodhin dhe te tilla gjera ne histori.. pi ci ki tëmën.. kur thon leberit.. rendesi ka te veje mire qo vizite historike.. e tu mbeten ne varese gjith mafiozeve ndjellakeqesite e ligesite qe perpunuan keto jave ne ethe inatcore pse erdh bushi e nuk i gjeti mafiozet ne qeveri.. po gjeti Berishen..

    Suksese Vizites se Presidentit Bush dhe mikpritesit te tij Kryeministrit Tone Berisha!

  9. #169
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Xhorxh Bushi mberin ne Shqiperi

    Aeroplani iXhorxh Bushit shkeli ne Shqiperi - Shqiperia shkruan historine...

    Per ata qe duan te ndjekin live TOP CHANNEL


    Welcome Mr.President of USA
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cimo : 10-06-2007 më 04:09

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e @rdi@n@
    Anëtarësuar
    28-09-2005
    Postime
    52
    Me viziten e tij,ishalla do perfitoj edhe Shqiperia edhe Kosova

Faqja 17 prej 54 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •