Close
Faqja 16 prej 54 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 533
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pettifer:“Vizita e Bushit në Shqipëri është pikërisht ajo që meriton populli shqiptar

    Pettifer: “Vizita e Bushit në Shqipëri është pikërisht ajo që meriton populli shqiptar”


    Në një intervistë për "Zërin e Amerikës", profesori i Akademisë Britanike të Mbrojtjes, James Pettifer, ka vlerësuar vizitën e Presidentit amerikan në Shqipëri si një zhvillim të merituar për shqiptarët. Më tej, ai ka bërë edhe disa komente rreth çështjes së Kosovës dhe aktualitetit ndërkombëtar të saj.
    Profesor Pettifer, Presidenti Bush e përfshiu Shqipërinë në turneun e tij më të fundit në Europë, i pari president amerikan në detyrë që viziton atë vend. Cila është, për mendimin tuaj, domethënia e kësaj vizite?
    Kjo i atribuohet faktit se populli shqiptar është një prej popujve më pro perëndimorë, më pro amerikanë dhe më pro britanikë në Europë. Është një gjë shumë e mirë që Presidenti Bush vendosi të vizitojë Shqipërinë, por kjo, për mendimin tim, është pikërisht ajo që meriton populli shqiptar. Ata janë mes atyre pak vendeve të Europës Lindore që kanë mbetur vendosmërisht pro amerikanë.
    A është vizita e Presidentit Bush në Shqipëri prologu apo epilogu i ndonjë zhvillimi të rëndësishëm?
    Kjo është një pyetje shumë e mirë, por e vështirë për t’iu përgjigjur. Mendoj se ajo do të shihet si një formë miratimi për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës. Në Shqipëri ajo mund të shikohet si shpresë për anëtarësimin e vendit në NATO, sepse në realitet zgjerimi i Bashkimit Europian duket se është ndërprerë, nuk duket se BE-ja është e predispozuar të pranojë anëtarë të rinj, veçanërisht jo nga rajoni i Ballkanit. Shumë njerëz në Shqipëri do të shpresonin se anëtarësimi në NATO do ta kompensonte këtë dhe se vizita e Presidentit Bush do të hapte më shumë dyer në Buksel drejt NATO-s.
    Profesor Pettifer, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të diskutojë rezolutën e rishikuar për Kosovën, por kjo procedurë vazhdon të shtyhet. Si i shikoni ju këto shtyrje?
    Shtyrjet në raste të tilla janë të pashmangshme, se kjo është një çështje shumë e vështirë për t’u trajtuar nga Kombet e Bashkuara. Por shpresoj që kjo të mos zgjatë shumë. Personalisht, nuk shikoj asnjë vlerë në këto shtyrje, pasi gjendja nuk do të ndryshojë dimrin apo pranverën e ardhshme. Tani është pikërisht koha për t’u marrë me këtë çështje.
    Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin, la të kuptohet menjëherë pas qarkullimit të rezolutës se Rusia do t’i vërë veton asaj? Në qoftë se ndodh kjo, çfarë do të pasonte?
    Asgjë nuk do t’i pengonte vendet e ndryshme të njihnin pavarësinë e Kosovës dhe asgjë nuk do ta ndalte Parlamentin e Kosovës të shpallte pavarësinë. Për mendimin tim, do të ishte më mirë që ky proces të sinkronizohej me kujdes. Duhet patur parasysh se Kombet e Bashkuara nuk krijojnë vende të reja, Kombet e Bashkuara njohin realitetet kur ato marrin formë, si rasti i Timorit Lindor dhe vende të tjera, si dhe gjithë ish-kolonitë e fuqive të mëdha. Nuk ka asnjë arsye që të mos organizohet një seri hapash për të filluar procesin e njohjes së Kosovës, në mënyrë shumë të ngjashme me mënyrën se si u njoh Maqedonia nga Shtetet e Bashkuara. Nga eksperienca ime direkte si profesor në Maqedoni, do të thosha se ky është një rast relativisht i suksesshëm.
    Rusia i është përmbajtur pozitës së saj se nuk do të miratonte diçka për të cilën shqiptarët dhe serbët të binin dakord. Çfarë do të fitonte Rusia nëse do ta miratonte apo do t’i vinte veton rezolutës së rishikuar?
    Mendoj se Rusia ka parë zvogëlimin e numrit të vendeve rreth saj ku ajo ka patur ndikim ose nëpërmjet Traktatit të Varshavës ose në forma të tjera. Ajo përpiqet të rifitojë atë influencë që ka humbur. Rusët kanë tani paranë me të cilën mund të bëjnë shumë gjëra që nuk ishin në gjendje t’i bënin më parë. Mendoj se ne do të shikojmë se me kalimin e kohës Rusia do ta shtojë presionin ndaj Europës, pavarësisht nga çfarë do të ndodhë në rastin e Kosovës.
    Profesor Pettifer, përsa i përket gjendjes në terren, qëndrimet e palëve shqiptare dhe serbe mbeten diametralisht të kundërta. A do të ishte realiste të pritej që këto dy qëndrime, në një farë mënyre, mund të konvergojnë?
    Nuk mendoj se është e mundur, por shumica e njerëzve inteligjentë në Serbi duhet të pranojnë realitetin se çështja e Kosovës duhet zgjidhur, ajo nuk mund të vazhdojë të shtyhet, për më tepër duke patur parasysh edhe ambicjet e tyre për të hyrë në Bashkimin Europian. Serbët inteligjentë besoj se e kanë të qartë se ata do të ishin në kushte më të mira pa dy milionë shqiptarët, që nuk duan të bashkëjetojnë me ta. Ky është realiteti i tanishëm.
    Çfarë ndikimi do të kishte pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës në rajonin e Ballkanit dhe më tej?
    Do të ishte në favor të tij, sepse të gjithë e dinë se çështja më e nxehtë që ka patur mbi shpatulla Ballkani Jugor në 15 apo 20 vjetët e fundit ka qënë kriza e Kosovës. Ishte pikërisht kjo krizë, përmes të cilës Sllobodan Millosheviçi erdhi në fuqi në Serbi rreth 25 vjet më parë dhe që prej atëhere kjo krizë ka vazhduar në forma të ndryshme. Prandaj zgjidhja e kësaj krize, megjithëse joideale, do të ishte një hap i madh përpara. Plani Ahtisari, megjithë mangësitë e tij, disa prej të cilave serioze, është më i mirë se ai i paraqitur fillimisht. Ende mbeten probleme për t’u zgjidhur dhe Kosova do të ketë nevojë për një angazhim të mëtejshëm të Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara, dy miqtë e saj më të fuqishëm ndërkombëtarë.


    9 Qershor 2007

    albania
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Portofoli me simbolet shqiptaro-amerikane, dhuratë për Presidentin Bush”[/

    “Portofoli me simbolet shqiptaro-amerikane, dhuratë për Presidentin Bush


    Shtetasi Emiliano Keçi nga Shijaku ka objektin e prodhuar në vitin 1926, i cili mendohet se i përkiste komunitetit mysliman shqiptar. Keçi thotë se dëshiron t’ia dhurojë Bushit përmes gazetës “Albania”

    Mark Brunga

    DURRËS – Një portofol i prodhuar në vitin 1926, i cili ka të qëndisur në njërën anë flamurin amerikan dhe në anën tjetër flamurin shqiptar, është nxjerrë nga koleksioni privat i një personi, i cili thotë se është gati t’ia bëjë dhuratë presidentit Bush për hir të miqësisë që kanë këta dy popuj. Biznesmeni Emiljano Keçi nga Shijaku ruan në shtëpinë e tij këtë objekt të veçantë, i cili mendohet se ka qenë e një shqiptari me besim mysliman. “Ky portofol ka qenë pronë e gjyshit, Feimit. Ai është ruajtur si një gjë e shtrenjtë edhe gjatë kohës së komunizmit”, - thotë Emiliano.
    “Këtë objekt, mbase më i vjetri në Shqipëri me këto dy simbole të përbashkëta shqiptaro-amerikane, do të dëshiroja t’ia dhuroja Presidentit Bush. Duke qenë se procedurat janë të vështira, mund t’ia vë në dispozicion Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila mund të kontaktojë nëpërmjet redaksisë së gazetës “Albania”, - thotë Keçi.

    Historia

    Ky është një portofol i qëndisur me flamurin amerikan nga njëra anë dhe flamurin shqiptar nga ana tjetër. Personi që e ka qëndisur në mënyrë të përkryer artistike, me rruaza të ngjyrave të ndryshme këtë portofol luksoz, ka shënuar në krahun e flamurit amerikan vitin e këtij punimi, i cilësuar me vlera të rralla historike për miqësinë shqiptaro-amerikane. Kjo për faktin se është prodhim që daton në vitin 1926. Autori nuk ka harruar të shënojë edhe emrin e vet poshtë flamurit shqiptar. Me rruaza ngjyrë blu ai ka qëndisur poshtë shqiponjës me dy krerë emrin e tij, “IZMAHIL”. Nga emri shihet se i përket komunitetit mysliman të Shqipërisë. Nuk dihet origjina nëse është punuar në SHBA apo në Shqipëri, por e rëndësishme është se ky është një tregues që flet për dashurinë e madhe të shqiptarëve të çdo komuniteti fetar ndaj kombit amerikan.

    Dëshmia

    Pronari i këtij portofoli thotë se është ruajtur me fanatizëm në shtëpinë e tij ky objekt edhe në kohën e komunizmit, kur ligjet ishin tepër të ashpra për personat që i ruanin ato. Emiljano Keçi thotë se ka dëshirë që këtë simbol të vjetër të miqësisë shqiptaro-amerikane t’ia dhurojë Presidentit Bush gjatë vizitës që do të zhvillojë në Tiranë më 10 qershor. Por ai pohon se kjo është krejtësisht e pamundur për shkak të rregullave protokollare, por për këtë ai thotë: “Jam i gatshëm të kontaktoj përmes gazetës “Albania” me Ambasadën Amerikane në Shqipëri. Në lidhje me origjinën e kësaj kulete të përpunuar në mënyrë artizanale, Emiliano thotë se nuk ka ndonjë informacion, pasi gjyshi i tij, Feimi, është vrarë në luftë kundër fashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Babai dhe unë e kemi respektuar dëshirën e gjyshit që e ka ruajtur si hajmali, ndërsa sot me kërkesën tuaj, në prag të vizitës së Presidentit Bush në Shqipëri, po e bëjmë publike”, - pohon për gazetën Emiliano Keçi, i cili është me profesion sipërmarrës. Ai pohon i sigurt se ky objekt është më i vjetri në vendin tonë me dy simbolet e përbashkëta kombëtare.



    Pulla me flamurin shqiptar, prodhim amerikan i vitit 1943

    Katër pulla poste me flamurin shqiptar, të prodhuara në SHBA, ruhen në shtëpinë e avokatit Petrit Çeveli. Ky edicion është emetuar në qershor të vitit 1943, si shenjë kundër pushtimit të Shqipërisë nga fashistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Zogu fenikas, që është i stampuar në të majtë të flamurit shqiptar, simbolizon rinimin e jetës. Në të djathtë shihet figura e një gruaje të përgjunjur, duke thyer zinxhirët e zgjedhës. Avokat Çeveli thotë se këtë dhuratë ia ka bërë një mik i çmuar amerikan, i cili ka ardhur në Shqipëri për të sjellë ndihma humanitare në vitet e para të demokracisë.



    Lugë të marra në SHBA nga emigranti në vitin 1915

    Në foto shihet një sasi lugësh me të cilat është ushqyer në Amerikë një emigrant shqiptar në vitet e para të shekullit XX. Kosta Timoleo Koshara ka shkuar emigrant në vitin 1915 dhe ka jetuar në Amerikë duke punuar si emigrant deri në vitin 1939. Pas luftës është dënuar nga qeveria komuniste me 18 vjet burg me akuzën e agjentit anglo-amerikan. Tashmë ai nuk jeton, por ka lënë në listën e objekteve të rralla edhe lugët me të cilat është ushqyer një shqiptar gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore. Këto objekte ruhen në shtëpinë e vajzës së tij, Kostandina Marto.



    9 Qershor 2007

    albania.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #153
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Lajm i sekondave te fundit (i paperkthyer)

    Bush calls for action over Kosovo


    US President George W Bush has said a plan for Kosovo's UN-backed independence should take effect now, despite Russian and Serbian opposition.

    Mr Bush was speaking after holding talks with the Italian Prime Minister Romano Prodi, during a visit to Rome.
    Mr Bush said he discussed Kosovo with Russian President Vladimir Putin during the G8 summit, and it was "time to bring this issue to its head"

    Earlier Mr Bush had his first audience with Pope Benedict XVI.

    The Pope raised his concerns about the plight of Christians in Iraq, and expressed hopes of a "regional and negotiated solution to the conflicts that afflict" the Middle East, the Vatican said.
    Mr Bush will be continuing to Albania on the next leg of his European tour, which has already taken him to the G8 summit in Germany and Poland.

    The G8 summit failed to reach consensus over Kosovo, in the face of strong opposition from Russia to independence for the province, which is still part of Serbia.

    UN Special Envoy Martti Ahtisaari put forward a blueprint for Kosovan independence in April.

    "It's time to move the Ahtisaari plan forward," Mr Bush said.

    He also discussed the situation in Lebanon with the Italian prime minister.

    "It's very important that foreign influences like that of Syria not be continually disrupting the Siniora government," said Mr Bush.

    Security concerns
    Visiting the Vatican earlier in the day, Mr Bush and the Pope shook hands and posed for photographs ahead of talks in Pope Benedict XVI's private library.

    President Bush said the two had discussed the situation in Iraq.

    "He was concerned that the society that was evolving would not tolerate the Christian religion, " said Mr Bush.

    "He's worrisome about the Christians inside Iraq being mistreated by the Muslim majority."

    The Vatican said that "the Middle East, the Israeli-Palestinian question and Lebanon" were other topics at the talks.

    The BBC's David Willey, in Rome, says President Bush told the Pope about his plans for increasing American aid to Africa and particularly for increasing help to Aids sufferers.

    President Bush said talking to the Pope had been a "moving experience."

    "I was talking to a very smart, loving man," said the US president.

    BBC
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Itali, Bush: Jo shtyrjeve per zgjidhjen e statusit te Kosoves

    Itali, Bush: Jo shtyrjeve per zgjidhjen e statusit te Kosoves


    (Derguar me: 09/06/07) Bush ka falenderuar kryeministrin italian Romano Prodi per kontributin qe Italia ka dhene ne ceshtjen e Kosoves


    Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush, ka deklaruar se eshte koha per nje rezolute te OKB-se per Kosoven. Nje deklarate e tille eshte bere gjate konferences se perbashket per shtyp te kreut te shtepise se bardhe me kryeministrin e Italise Romano Prodi. Bush ka falenderuar Prodin per kontributin qe Italia ka dhene ne ceshtjen e Kosoves. Kreu i shtepise se Bardhe ka deklaruar se duhet vendosur nje afat per percaktimin e statusit te Kosoves, nderkohe qe ka shtuar se Italia e njeh mire ceshjten e Kosoves. Presidenti amerikan ka vene ne dukje marredheniet e mira mes shteteve te bashkuara dhe Italise. Gjate kesaj konference per shtyp eshte diskutuar per Libanin, Misionin ne Afganistan si dhe shume tema te nxehta qe prekin sot ceshtjet nderkombetare.

    Takimi i Bush me kryeministri italian Romano Prodi, ka ardhur menjehere pas takimit me presidentin italian, Xhorxhio Napolitano dhe kreun e Vatikanit Papa Benedikti XVI. Gjate takimit me Prodin qe ka zgjatur gjysme ore, presidenti Bush ka shprehur mbeshtetje per qeverine e tij.

    Nderkohe, perpara se Bush te mberrinte ne ambjentet e ambasades amerikane ne Rome, limuzina e tij ka pesuar nje defekt ne motor. Bush eshte trasferuar menjehere me nje makine tjeter, nderkohe qe eskorta e presidentit Bush ka qendruar e bllokuar per disa minuta. Duke qene se limuzina nuk ka arritur te futej ne oborrin e ambasades, Bush e ka pershkuar rrugen me kembe. News24/Balkanweb
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #155
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vizita e Bush, Policia: Ja cilat jane te gjitha levizjet e ndaluara ne Tirane

    • Ndalimi i qendrimit dhe parkimit te mjeteve motorike ne disa akse te rendesishme rrugore nis qe prej mbremjes se sotme. Jane percaktuar edhe segmentet ku mund te qendrojne kembesoret gjate vizites se Bush

    Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit ka publikuar sot te tjera masa qe merren ne kuader te vizites se presidentit amerikan Bush. Keshtu, ndalimi i qendrimit dhe parkimit te mjeteve motorike ne disa akse te rendesishme rrugore nis qe prej mbremjes se sotme. Ne rast urgjence, per te kaluar ne keto akse, duhet patjeter te njoftohet policia, ndersa jane percaktuar edhe segmentet ku mund te qendrojne kembesoret gjate vizites se Bush.

    Duke nisur nga sot, ora 20.00 NDALOHET:

    Qendrimi, parkimi i mjeteve motorike, si dhe duke filluar nga neser ne oren 06.00 zhvillimi i aktiviteteve ekonomiko-tregtare pergjate: Bulevardit Bajram Curri, Deshmoret e Kombit, Zhan D’Ark, Zogu i Pare, Gjergj Fishta, rruga e Elbasanit, Rruga e Durresit, Rruga e KavajesUnaza e Re, Autostrada Tirane-Vore-Tirane. Keto akse do te jene ne kete status deri ne perfundim te aktiviteteve te dates 10.06.2007 te parashikuara me kete rast. Gjithashtu njoftohen qytetaret te cilet kane parkuar mjetet e tyre motorrike ne keto akse, te marrin masat qe t’i largojne ato para ores 20.00 te dites se sotme. Pas kesaj ore, automjetet te cilat do te konstatohen do te zhvendosen nga ana e forcave te policise.

    Sense te lira per levizjen me mjete te qytetareve jane percaktuar:

    -Nga rruga e Durresit, Kthesa e Kamzes, krahu i djathte i autostrades Tirane-Durres, i cili ne momente te caktuara do te jete bllokuar; - Rruga Tirane-Kamez, Rruga Tirane-Kombinat-Ndroq Plepa Durres. Gjithashtu, njoftohet se, personat e interesuar per te udhetuar nepermjet Aeroportit te Rinasit do te levizin nepermjet aksit Rrugor Tirane-Vore-Rinas dhe anasjelltas.

    Do te bllokohet rruga Tirane -Durres dhe udhetimet do te behen ne rrugen e vjeter Tirane-Durres, per ne Plepa, zona e Plazhit

    Per rastet e emergjencave ku qytetaret jane te detyruar te kalojne ne akset rrugore te bllokuara, ata duhet te njoftojne policine ne numrat e telefonit pa pagese 126 e 129, ku shume shpejt sherbimet policore do te arrijne prane banesave, per te bere shoqerimin e tyre apo te mjteve te emergjences Ambulane, Zjarrfikse, etj.

    Vende per qendrimin e kembesoreve jane percaktuar segmentet si me poshte:

    Lulishtja 1-Maj;
    Trotuari ne krahun e djathte te Bulevardit Zhan D’Ark nga Ura e Dajtit deri tek Ura Teknologjike;
    Trotuari i krahut te djathte i Rruges se Durresit deri tek Kthesa e Kamzes me sens drejtimi dalje nga Tirana;
    Trotuari i krahut te majte i Unazes se Re me sens drejtimi hyrje per ne Tirane;
    Trotuari i krahut te majte i Bulevardit ‘Zogu I’ me sens levizje nga qendra drejt Stacionit te Trenit;
    Trotuari i krahut te majte i Rruges se Kavajes me sens levizje nga Ura Teknologjike deri ne Sheshin Skenderbej
    Sui generis

  6. #156
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Moisiu: Vizita e Presidentit Bush do te permiresoje imazhin e Shqiperise

    • Sipas Presidenti shqiptar, Moisiu, ky eshte nje vleresim i madh per Shqiperine, per te gjithe shqiptaret, per te ardhmen e Shqiperise


    Presidenti i Shqiperise, Alfred Moisiu, ka vleresuar se vizita e Presidentit Bush, do ta ndihmoje Shqiperine, duke i dhene imazhin e nje vendi te qendrueshem dhe demokratik dhe shprehu besimin se ajo do t'i sherbeje edhe klases politike shqiptare qe te jete e kujdesshme per zgjidhjen e problemeve te zhvillimit demokratik. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes, Presidenti Moisiu thote gjithashtu se vizita e presidentit amerikan eshte edhe nje mesazh per shqiptaret e Kosoves, qe te tregohen te duruar, ne pritje te zgjidhjes se statusit.

    Vizita e Presidentit Bush eshte thene shpesh se eshte nje vizite e rendesishme dhe historike dhe njerezit e presin ate me kenaqesi, ndoshta te lodhur nga konfliktualiteti politik ne vendin tuaj. Çfare prisni ju nga kjo vizite?


    Ju e thate drejt: kjo vizite i ka te gjitha permasat e nje vizite historike per faktin se eshte hera e pare qe vjen ne vendin tone nje president ne detyre i Shteteve te Bashkuara. Sigurisht qe eshte nje vleresim i madh per Shqiperine, per te gjithe shqiptaret, per te ardhmen e Shqiperise. Kjo vizite ka rolin e saj edhe per faktin qe Shtetet e Bashkuara kane nje pozicion te veçante ne zemren, ne mendjen dhe ne historine e shqiptareve. Shtetet e Bashkuara jane nje vend qe njihet nga te gjithe shqiptaret si vend qe ka kontribuar per formimin dhe ndertimin e shtetit shqiptar qe ne zanafillen e tij, ne menyre te veçante pas Luftes se Pare Boterore. Dihet historia jone, kur Shqiperia gati po coptohej e tera, edhe ajo qe kishte mbetur. Nderhyrja e Presidentit Uillson ne Lidhjen e Kombeve krijoi mundesite qe Shqiperia te jete ajo qe eshte sot. Ne te njejten kohe, duhet thene qe persa i perket Kosoves, roli i Shteteve te Bashkuara eshte i veçante dhe kjo Kosove qe eshte sot nuk mund te ishte keshtu si eshte nese nuk do te ishte nderhyrja e Amerikes. Por Shtetet e Bashkuara kane dhene edhe nje ndihme te madhe per zhvillimin e demokracise ne vendin tone, per ndertimin e institucioneve demokratike dhe vazhdimisht japin mbeshtetje. Pra, kjo vizite eshte pikerisht ne kuadrin e kesaj mbeshtetjeje, per te ndertuar nje shtet te vertete demokratik, nje shtet te se drejtes, nje shtet me institucione te pavarura dhe nje shtet i cili vepron ashtu siç duhet, per te merituar integrimin edhe ne NATO edhe ne Bashkimin Evropian.

    Anetaresimi ne NATO eshte njeri nga synimet kryesore te politikes se jashtme te Shqiperise. Megjithate, Presidenti Bush perpara se te nisej per udhetimin ne Evrope, i beri thirrje klases politike shqiptare qe te punoje intensivisht per te plotesuar detyrimet qe duhen permbushur para se te marrin ftesen. A mendoni ju se Shqiperia do te marre ftese per t’u anetaresuar ne NATO?


    Interesimi dhe mbeshtetja qe Shtetet e Bashkuara i kane dhene Shqiperise per integrimin ne NATO ka qene maksimale ne kuptimin e hartimit te nje plani dhe programi te studiuar per te hedhur hapat e duhura per sa i perket plotesimit te detyrave qe kerkohen per integrimin ne nje strukture siç eshte NATO-ja. Patjeter qe sidomos persa u perket forcave te armatosura ne kemi patur nje mbeshtetje shume te madhe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, si materiale ashtu edhe njerezore, duke derguar ketu ekipe te ndryshme me te cilet jane ndihmuar forcat e armatosura per te arritur standardet e kerkuara nga NATO-ja. Por patjeter ketu eshte edhe detyra jone. Neqoftese ne persa u perket forcave te armatosura vertet kemi hedhur hapa serioze dhe te mira, shtylla tjeter, qe perfshin kerkesa per t’u anetaresuar ne NATO jane zhvillimet politike, jane reformat politike, reformat ne teresi. Mendoj se ketu kemi akoma pune per te bere dhe gjykoj se ardhja e Presidentit Bush ne Shqiperi do te jete nje force shtytese per ta angazhuar politiken shqiptare per te punuar me mire, per te punuar me drejt dhe ne menyra me demokratike per te zgjidhur çeshtjet qe duhen qe reformat te ecin me hapiun e duhur dhe ne ta meritojme plotesisht anetaresimin ne NATO. Une shpresoj qe politika shqiptare do t’i vleresoje keto perpjekje te SHBA dhe kete ndihme jo vetem konkrete dhe reale por te sinqerte. Eshte vertet nje ndihme dhe mbeshtetje shume e sinqerte qe ne te pergatitemi per t’u aderuar dhe te marrim ftesen, siç mendojme, per vitin 2008 per integrimin ne NATO.

    Per nje vend si Shqiperia e cila eshte ende duke konsoliduar demokracine dhe institucionet e saj, nje problem qe vihet re shpesh eshte çeshtja e imazhit te Shqiperise e demtuar jashte vendit. Nje vizite e tille e rangut te larte si ajo e Presidentit Bush pa dyshim do ta ndihmoje Shqiperine duke i dhene imazhin e nje vendi te qendrueshem dhe demokratik. Megjithate, nje pjese e analisteve thone se me shume se çdo gje tjeter, imazhin e Shqiperise do ta ndihmoje vete klasa politike, qendrimi qe ajo mban ketu brenda.

    Keni te drejte se imazhi i Shqiperise eshte demtuar, flas ne teresi ne boten e huaj mediatike. Ketu dua te evidentoj dy gjera: jane problemet tona, mangesite tona, gabimet tona mund te thuash pa frike por njekohesisht ka edhe nje fare ekzagjerimi te disa fenomeneve te shqiptareve qe banojne dhe punojne jashte shtetit ne emigracion. Pavaresisht, ne duhet te marrim ate qe na intereson neve, te rregullojme ate qe kemi ne dore vete. Kjo qe kemi ne dore vete ne eshte qe klasa politike shqiptare te jete me e vemendeshme ne zgjidhjen e ketyre problemeve te brendeshme dhe une shpresoj dhe mendoj se pikerisht vizita kaq te rendesishme siç eshte vizita e Presidentit Bush do ta ndihmojne klasen politike shqiptare qe te jete me e kujdesshme per zgjidhjen e problemeve te zhvillimit demokratik qe normalisht i ka çdo vend ne tranzicion por ne i kemi patur dhe i kemi pak me te sterzgjatura. Kam bindje dhe shprese se qytetaret shqiptare te cilet jane me te avancuar persa i perket mirekuptimit mes njeri-tjetrit per zgjidhjen e problemeve me nje menyre me civile, me demokratike, do te ndikojne njekohesisht edhe ne veprimtarine e forcave politike te vendit, qofshin partite politike, parlamenti, ekzekutivi apo politikanet shqiptare ne teresi, qe vertet te jene me te pergjegjshem persa i perket zgjidhjes se problemeve aktuale.

    Nje nga temat kryesore qe pritet te diskutohet gjate vizites se Presidentit Bush ne Shqiperi eshte edhe çeshtja e Kosoves. Çfare rendesie do te kete kjo vizite per çeshtjen e Kosoves tashme kur Kosova ka hyre ne fazen e fundit te percaktimit te statusit te saj.


    Roli i Shteteve te Bashkuara te Amerikes eshte i pakrahasueshem. Nuk dua te mohoj rolin e vendeve te tjera evropiane sepse edhe ky rol qendron. Dihet qe politika e Millosheviçit shkoi deri aty sa qindra-mijra kosovare u shperngulen nga vatrat e tyre, mijra u vrane dhe u persekutuan, pra e gjithe kjo situate çnjerezore ne fund te shekullit te 20 nuk mund te tolerohej me. Dje ishin vertet Shtetet e Bashkuara qe vune dore dhe arriten qe Kosova te çlirohej. Sigurisht, jo te gjitha gjerat jane zgjidhur. Ne fund te fundit, ka tete vjet qe lufta ka mbaruar ne Kosove dhe Kosova eshte ende diçka e papercaktuar, gje qe demton shume edhe zhvillimin e saj ekonomik por edhe te ardhmen dhe statibilitetin ne rajon. Une gjykoj qe plani i Ahtisarit, si i deleguari i Kombeve te Bashkuara, eshte nje plan shume real dhe i mirepritur nga gjithe shqiptaret, si nga politika ashtu edhe nga populli shqiptar. Ne e mbeshtesim kete plan si te vetmen zgjidhje reale qe mund te ofrohet per qetesimin e situates se tanishme ne rajonin tone. Shtetet e Bashkuara te Amerikes po luajne nje rol shume te madh sepse siç dihet zbatimi i ketij plani ka hasur ne kundershtime veçanerisht nga ana e Rusise. Mendoj se ardhja e Presidentit Bush ne Shqiperi ne nje situate te tille eshte nje mesazh qe sherben shume edhe ne kete drejtim, qofte per te shpejtuar zgjidhjen por eshte nje mesazh edhe per vete shqiptaret e Kosoves qe te jene me te permbajtur, me te duruar ne menyre qe te presim zgjidhjen me te pranueshme, nje zgjidhje qe sipas mendimit te OKB-se, Kosova te arrije pavaresine ne menyre qe mos te kemi pasoja te tjera te papelqyeshme ne te ardhmen.

    Zoti President, per ju personalisht, çfare nenkupton vizita e Presidentit Bush ne Shqiperi?


    Sigurisht, si gjithe shqiptaret edhe une kam ndjenjat e mija personale per kete vizite kaq te rendesishme, kaq te deshiruar dhe kaq te mirepritur. Mund te them qe kam patur fatin ta takoj Presidentin Bush qe ne muajt e pare te mandatit tim ne nentor te vitit 2002 ne Prage, ne samitin e NATO-s dhe atje kemi biseduar per problemin e integrimit por edhe per problemin e Kosoves. Gjithashtu, gjate mandatit tim kam patur disa takime me Presidentin Bush, te shkurtra sigurisht. Nje takim shume i rendesishem ka qene takimi gjate pjesmarrjes sime vitin e kaluar ne tryezen e demokracise ne Nju Jork, ku Presidenti Bush me inkurajoi vertet per te punuar me tej me kurajo per ndertimin e shtetit ligjor, per mbrojtjen e institucioneve te pavarura. Ardhja e tij ketu si kryetar i shtetit amerikan por mund te themi edhe si miku im, eshte nje inkurajim jo vetem per punen time por edhe per gjithe punen e politikaneve shqiptare qe kete vend ta çojme perpara sa te jete e mundur me shpejt. Mund te them gjithashtu se gjate mandatit tim, Shqiperia u be nje aleate e ngushte e Shteteve te Bashkuara te Amerikes qe ne fillim ne luften kunder terrorizmit nderkombetar me kontributin qe ne kemi dhene e vazhdojme te japim me trupat tona ne Irak dhe ne Afganistan. Une i kam vizituar trupat tona edhe ne Irak edhe ne Afganistan, kam patur kontakte atje me komandatet amerikane dhe te NATO-s dhe duhet te them se eshte vleresuar se tepermi kontributi i ushtarakeve tane ne keto vende edhe nga ana profesionale por edhe nga ana e vendosmerise se djemve tane per te zbatuar detyrat e ngarkuara.
    Sui generis

  7. #157
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Une personalisht kam takuar Bill Clintonin dhe Hillary-in. Dhe te them te drejten kam patur emocione te papershkruara. Ka qene momenti me i lutmur i jetes time ketu ne Amerike. Do jene shume me fat ata qe jane ne protokoll ta takojne Presidentin Amerikan.

  8. #158
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Emri:  USA.jpg

Shikime: 436

Madhësia:  16.7 KB

    United States of Albania

  9. #159
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Tre kosovare nga Gjakova ne Tirane me bicikleta per viziten e Bush

    Derguar me: 09/06/2007
    • Tre kosovaret mberriten ne Tirane mbreme rreth ores 19.00 dhe do te qendrojne ketu derisa axhenda zyrtare e presidentit amerikan te mbyllet ne Shqiperi

    Tre kosovare kane udhetuar per rreth 24 ore me biciklete nga Gjakova ne Tirane per te ndjekur nga afer viziten e presidentit amerikan ne Shqiperi si dhe per t’i shprehur atij mirenjohjen per gjithcka SHBA kane bere per lirine dhe pavaresine e Kosoves. Perballe ketij mesazhi te rendesishem, tre intelektualet nga Kosova, Fuat Haxhibeqiri, kreu I Shoqates per te Drejtat e Njeriut ne Gjakove; Feim Morina, professor sociologjie dhe Xhelal Koci, ish-futbollist; te tre me moshe mbi 50 vjec, nuk kane hezituar te marrin rrugen e gjate me biciklete dhe ne nje mot te renduar. Te tre kosovaret kane se cte percjellin ne mesazhin e tyre drejtuar presidentit te kombit me te fuqishem ne bote. Kosova dhe kosovaret ia dedikojne lirine dhe pavaresine e tyre pikerisht perpjekjeve te SHBA. Tre kosovaret mberriten ne Tirane mbreme rreth ores 19.00 dhe do te qendrojne ketu derisa axhenda zyrtare e presidentit amerikan te mbyllet ne Shqiperi. Ata thone se nuk kane bere perpjekje per te ndjekur aktivitetet e Bushit. Per ta eshte e rendesishme qe gjenden kaq afer, fizikisht dhe shpirterisht prane tij. Kete admirim e shpreh gjithcka qe nga bluzat e tyre me logon ‘I love USA’ dhe sakrifica e veshtire ne kete rrugetim te gjate.
    #VamosArgentina

  10. #160
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    ma e forta tani lajmet ke cnn: bush osht prit me protesta ne gjith venet e evropes. neser ai shko ne albania i vetmi vend europian thellsisht pro usa where they continue to name their children after president bush.

    bravoooo albania.

    ne kena prit hrushonin ene cu en lain ene mos presim bushin. jena popull mikprites. vallaj se haroj si ja ngriten makinen bejkerit n'ajer.
    no glove no love

Faqja 16 prej 54 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •