Close
Faqja 15 prej 54 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 533
  1. #141
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Borix e te tjere qe shkruani nga Tirana, na i sillni disa foto nga pjese te ndryshme te qytetit tek kjo teme. Ta perftojme atmosferen e ketyre diteve dhe ne qe ndodhemi jashte Shqiperise e nuk i ndjekim dot me satelit lajmet.

  2. #142
    En el nombre del dios Maska e qorri_30
    Anëtarësuar
    31-08-2006
    Vendndodhja
    MADE IN ALBANIA
    Postime
    180
    VIni re vini re........... mos dilni ne ballkone e tarraca pallatesh se keni me hik per lesh .........

    P.S : Do boni mir tja fusni per plazh neser .....



    E vetmja që është shprehur haptazi kundër vizitës së presidentit Bush është Partia Komuniste, e cila do të protestojë kundër “terroristit më të keq të botës”
    Per te paren here jam ne nje mendje me PETRITAT



    I uroj mirseardhjen presidentit BUSH , dhe inshalla me kom t'mar ....... jo si BEJKER ne 92-shin kur shkeli ne Tirane ska mbi mo bar ......
    ''Nëse puna ju shkakton lodhje ,atëher pasiviteti ju shkaton kalbje.''

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir ardht Bushi e kalofte mire e u forcofte miqesia mes shtetit shqiptar e atij Amerikan e u plaste ne mejth tritoli dhe inati nerjakve te edvinit..

    pun te mbare policise qe asnje incident te mos ndodhe e qe te mos ngazellehen mafiozet qe i terbon kjo vizite..

    Suksese Berishes e Lul Bashes..e Nishanit si nikoqir e mbrojtes i Qetesise se Vendit per te cilen kan nevoje femijet grate e burrat e shqiperise !
    !

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Borix e te tjere qe shkruani nga Tirana, na i sillni disa foto nga pjese te ndryshme te qytetit tek kjo teme.
    Neser do te jem ne nje vend, ku besoj se do te jete me e favorshme per te bere fotografi. Megjithate as vete nuk e di a do te lejohet apo jo... Te henen do te postoj ndonje foto...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #145
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Dhe nje ide Borix dhe te gjithe qe keni mundesi te regjistroni me kamera, ose nga televizioni me dvd. Nese keni pjese filmike, sillini ne youtube, se aty ka mundesi t'i shohe gjithkush.

    Falemnderit!

  6. #146
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    wellcome bush
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #147
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Borix
    Ju ftoj te gjitheve te lexoni artikullin e New York Times rreth atmosferes ne Tirane per ardhjen e Presidentit Bush: http://www.nytimes.com/2007/06/09/wo...lbania.html?hp.
    Artikulli eshte si me poshte, ia vlen te lexohet me shume vemendje.

    "For one visit, Bush will fill pro-US glow"

    Pika kulminante e turit europian të Presidentit Bush mund të jetë pikërisht vizita e tij e të dielës në këtë shtet të vogël, një nga të paktat vende ku ai mund të shijojë tendenca të palëkundura pro-amerikane. Këtu, amerikanët priten me një adhurim aq të lartë saqë të bën ndihesh sikur po jeton në një kohë tjetër.

    “Shqipëria është me siguri shteti më pro-amerikan në Europë, në mos në të gjithë botën,” tha Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranës dhe lideri i opozitës socialiste. “Askund tjetër nuk mund të gjesh kaq shumë respekt e mikpritje për Presidentin e SHBA. As në Micigan, ai nuk do pritej kaq ngrohtësisht.”

    Mijëra të rinj shqiptarë quhen Bill ose Hilari falë rolit të administratës Klinton në konfliktin e Kosovës. Pas vizitës së të dielës, shumë presin që një brez i ri bebesh të quhen Xhorxh.

    Shqipëria është kaq e vendosur për të mirëpritur sa më mirë Presidentin Bush saqë Parlamenti aprovoi unanimisht një ligj që lejon forcat ushtarake amerikane të marrin pjesë në cdo lloj veprimtarie, përfshi këtu edhe dhunën, në funksion të garantimit të sigurisë së Presidentit. Si rrjedhim, një nga të përditshmet mbante titullin: “Ju lutemi, na pushtoni!”, si përgjigje ndaj entuziazmit të paparë në vend.

    Gjatë kohëve të fundit, Europa ka dhënë shenja të një ri-afrimi me Amerikën, duke e zvogeluar kështu ndarjen ideologjike të shkaktuar nga lufta në Irak. Presidenti i ri i Francës, Nicolas Sarkozy, është i vendosur të harrojë konfliktet e paraardhësit të tij me SHBA. Vetëm disa ditë pasi erdhi në pushtet, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Gjermania kishte më shumë vlera të përbashkëta me SHBA sesa me Rusinë. Dhe Gordon Brown, zëvendësuesi i Tony Blair në Britaninë e Madhe, pritet të ruajë të ashtuquajturat “marrëdhënie speciale” me aleatët amerikanë. Pra, duket qartë, se Europa perëndimore po i “ngroh” gjithnjë e më shumë relacionet me Amerikën.

    Sidoqoftë, edhe në Europën e “Re”, sic quhen rëndom shtetet ish-komuniste të Europës Lindore e Qëndrore, Shqipëria luan një rol të vecantë. Një pjesë e mirë e Europës Lindore ka mbajtur pozicion kritik ndaj Bushit, e nxitur nga shqetësimi se plani amerikan për mburojën anti-bombë do të alienojë Rusinë e rrjedhimisht mund të rrezikojë rindezjen e sentimenteve të kohës së luftës së ftohtë. Shumë prej këtyre shteteve, përfshi Cekinë e Poloninë, janë gjithashtu të pakënaqura nga mungesa e liberalizimit të vizave për në SHBA edhe pasi këto shtete u bënë pjesë e Bashkimit Europian.

    Në Shqipëri ama, ku mbështetja për Amerikën nuk ka patur asnjë lëkundje, Bushi nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ndërsa shumica e botës e kritikon Presidentin amerikan për nxitje lufte, unilateralizëm dhe shkelje të lirive civile, Shqipëria vazhdon t’a dashurojë pa kufi.

    Bush do të jetë i pari president amerikan që të vizitojë këtë shtet të vogël, dhe vizita e tij nuk mund të përkonte me një ditë më të favorshme: 8-vjetorin e fillimit të tërheqjes së trupave serbe nga Kosova dhe ratifikimin të marrëveshjes së paqes në Rambuje. Bush po mundohet të bindë Këshillin e Sigurimit të OKB që të aprovojë planin për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës.

    Ditët e fundit, shqiptarë të shumtë po vijnë në kryeqytet nga i gjithë rajoni. Dhoma të lira në hotele ka po aq pak sac ka sentimente anti-amerikane.

    Shqiptarët e mbështetën pothuajse unanimisht luftën në Irak, dhe dështimet e politikës së jashtme amerikane anashkalohen në mënyrë të rregullt. Një kërkim dy ditor për një person me autoritet që mund të ofronte një kritikë ndaj SHBA rezultoi në një emër të vetëm, dhe madje, ai person i vetëm ishte jashtë shtetit.

    Cdo nxënës shqiptar e di mirë se Presidenti Wilson shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi prej fqinjëve pas Luftës I Botërore, dhe cdo i rritur t’a përsërit të njëjtin fakt historik kur e pyet pse shqiptarët janë kaq të apasionuar pas SHBA.
    James Baker u habit nga turma që e mori përpara kur ai vizitoi Shqipërinë në 1991-shin në rolin e sekretarit të shtetit. Në atë kohë, pati edhe thirrje për referendum në vend që të vendi të vetë-deklarohej shteti i 51-të amerikan.


    “Nuk ka fjalë që t’a shpjegojnë gëzimin e shqiptarëve për këtë vizitë,” tha ministri i jashtëm, Lulzim Basha. “Ne mendojmë se ky është një moment historik që do mbahet mend për dekada të tëra.”

    Vizita e Bushit është një shpërblim i mbështetjes së palëkundur shqiptare ndaj politikës së jashtme amerikane. Shqipëria ishte nga të parët vende që mbështetën tërheqjen e SHBA nga juridiksioni i Gjykatës së Krimeve Ndërkombëtare. Gjithashtu, vendi ishte nga të parët që cuan trupa ushtarake në Afganistan e Irak. Edhe sot, ushtarë shqiptarë vazhdojnë të jenë në këto dy vende.
    “Derisa amerikanët të jenë atje, ushtarët tanë do të mbesin,” tha Presidenti Alfred Moisiu plot krenari.


    Kohët e fundit, Shqipëria ka marrë, urtë e butë, disa ish-të burgosur të Guantanamos. Janë plot tetë, dhe Presidenti Moisiu është i gatshëm të pranojë edhe të tjerë.

    Kryebashkiaku Rama thotë se ai ndihet i fyer kur pro-amerikanizmi i shqiptarëve interpretohet si “servilizëm provincial”. “Ne nuk jemi të verbër,” thotë ai, i veshur me një bluzë të zezë me stemën e SHBA. “SHBA ka një rol vendimtar për të luajtur në të ardhmen e botës.”

    Përgatitjet për vizitën 6-orëshe të Bushit e kanë mbuluar Tiranën me flamuj amerikanë dhe banderola që shkruajnë “Krenarë që Jemi Partnerë”. Portreti i Bushit është vendosur tek Piramida dhe televizioni shtetëror transmeton shpesh një spot në të cilin kryeministri Berisha mirëpret Bushin në anglisht.
    Si rezultat, Bushi do të fitojë nga kjo vizitë e shkurtër pamje të rralla turmash që e brohorasin në një vend që është kryesisht mysliman. Kur një gazetar shqiptar e pyeti para se të nisej për këtë tur europian se cfarë i shkon në mendje kur përmendet Shqipëria, Bush u përgjigj “populli mysliman që jeton në paqe.”

    Shqipëria është rreth 70% myslimane, dhe pjesa tjetër është kryesisht katolike dhe ortodokse. Për të treguar historinë e tolerancës fetare në vend, Presidenti Moisiu do t’i dhurojë Bushit një riprodhim të një ikone ortodokse të shekullit të 18-të ku pikturohet Maria dhe Jezusi bebe përbri dy xhamive.
    “Presidenti Bush është më i mbrojtur në Shqipëri sesa në Amerikë,” tha Ermin Gjinishti, një nga liderët e komunitetit mysliman shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 09-06-2007 më 12:16

  8. #148
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Shiko cfare foto "karakteristike" nga Tirana paska vene NY Times, per te informuar publikun amerikan qe s'e ka idene nga bie Shqiperia



    Foton e paska bere nje shqiptar, Visar Kryeziu, per Associated Press.


    Ndersa ketu, nje kooperativiste kineze po prashit para piramides

    Ndryshuar për herë të fundit nga D@mian : 09-06-2007 më 12:41
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Presidenti Bush dhe “Kushtrimi i të Parëve”

    Presidenti Bush dhe “Kushtrimi i të Parëve”

    Friday, 08 June 2007

    Nga Gjergj Thanasi -

    Shumica dërmuese e popullit shqiptar në trevat ballkanike dhe diasporë e quan eveniment të dorës se parë vizitën e Presidentit Bush në Tiranë, vizitë që përkujton vizitën e Kenedit “Berlinez” në qytetin e Berlinit, atëherë avanpost i botës së lirë.Një minorancë shqiptarësh, gjithsesi, var turinjtë dhe kundërshton, sipas rastit, me zë të lartë apo të ultë, këtë vizitë. Le ta analizojmë pak përfaqësuesit e kësaj minorance gërnjare, e cila kundërshton, ose për shkak të trashëgimisë gjenetike, ose për arsye pasurore përtej rregullave të ekonomisë së tregut. Një grup mediatik, me mjete efikase të huajtura nga repertori i varianteve të estradave të viteve 70, si edhe nga fejtonet e gazetës “Bashkimi” të viteve’80, përpiqet të kthejë një ngjarje madhore në një parodi gazmore. Me një gjuhë, çuditërisht, të ngjashme me kujtimet e Sulo Gradecit për shpirtin e kursimit të shokut Enver, u qahet halli taksapaguesve shqiptarë për paratë, që po harxhon qeveria Berisha për pritjen e Bushit. Këto shuma të hollash janë, gjithsesi, inferiore ndaj ryshfeteve, që jepen për dy leje ndërtimi grataçelash brenda Unazës. Në këtë rast, fryma anti-Bush, më shumë se gjenetike, është akt vetëmbrojtjeje i justifikuar, pas futjes së hundëve, vend e pavend, të personelit të DEA-s (Drugs Enforcement Agency) në trafikun e heroinës në linjën Dushanbe – Durrës – Ankona. Një veprimtari e tillë është dëshmi domethënëse e dështimit të fushatës Kryeministrore për shkokolepsjen e nyjës gordiane: evazion, kontrabandë mallrash me akcizë, drogë, akte terroriste nëpërmjet teknikave të sofistikuara. Braçe i ZP-së, për të mos kompromentuar emrin e mirë të “organit” 65-vjeçar, që kryesonte, jep dorëheqjen dhe i shpraz bateritë anti-Bush në një të përditshme të Tiranës. Vjellja e vrerit anti-Bush gërshetohet me ekzaltimin e me-demek-patriotizmit dhe krenarisë kombëtare shqiptare. Ç’e do, materiali nuk mjafton për një vëllim të dytë të veprës madhore “Rreziku Anglo-Amerikan (Berisho- Bushian) për Shqipërinë”. Ish-aparatçikët e komitetit të rinisë vënë alarmin se Qendra Arbnori, me drejtor një bashkëfshatar të Saliut, na qenka shndërruar në Kërthizën Pro-Amerikane të Shqipërisë. Normal, ia vlen të jesh pro-amerikan. Ia vlen për ndihmën, që na dhanë në kohën e shokut Ramiz, që të mos bëheshin Koreja e Veriut e Ballkanit me barqet e fëmijëve bosh dhe barqet e tuneleve plot me raketa. Në kohën e shokëve Ilir dhe Pandeli, bombardimet e NATO-s, të udhëhequra nga amerikanët, i shkatërruan planet e fqinjëve për të na shndërruar në një komb refugjatësh. Në mungesë të atyre djallo-raketave amerikane, shqiptarët e këtej-dhe-andej-kufirit, do të grindeshin buzë çadrave të kampeve për një thes miell apo për një torbë qumësht pluhur edhe më zi se sa bandat e bolshevikëve të Vlorës, që plaçkitnin kampin e misionit “Arcobaleno”. Unë, si çdo shqiptar, e dua Kosovën dhe kosovarët, por Drejtori i Qendrës Arbënori, lindur e rritur në malësinë e Gjakovës, i do edhe më shumë se unë, për shkak të lidhjeve të gjakut, krushqisë e fqinjësisë. Për ta sqaruar në detaj gazetaren, theksoj se shndërrimi i QNK-s në Kërthizën Pro-Amerikane të Shqipërisë, nuk është bërë me kokë të vet, nga një menaxher kulture i rangut të mesëm, por në ndikimin e drejtpërdrejtë të bashkëpatriotit të tij, Kryeministër i vendit. Personalisht, marrëdhëniet drejtor- Kryeministër më kujtojnë marrëdhëniet e dy burrave nga Little Rock i Arkanzas-it, përkatësisht, gjenerali Klark dhe Presidenti Klinton. Në fund, e ka radhën shefi i opozitës, Edi i madh i Bashkisë, i cili mbron gjakun e dëshmorëve, që po na e shkelin çizmet e Zv. Ministrit të Brendshëm Pone, i cili guxon që ta zëvendësojë emrin e rrugës së Barrikadave me emrin e Presidentit Bush. Ne, shqiptarët e Shqipërisë zyrtare, jemi më patriotë se kosovarët, të cilët, pa pikë respekti për dinjitetin kombëtar, një bulevard të Prishtinës e emërtuan Bulevardi Klinton. Thjesht, për të respektuar historinë, kujtoj se, në kohën kur në Rrugën Mbretërore ngriheshin barrikada, në bodrumet e hotelit “Bristol” pushkatoheshin me dhjetëra shqiptarë. Krimi i vetëm i disa prej tyre ishte se dinin fakte për të kaluarën e Enverit, fakte të ngjashme me pushimet ediramiste në plazhet e Francës, apo plazhin e Rovinjit në Kroaci. Në respekt të gjyshit të Edit, ish-shofer i aftë i “Shevroletit” e më pas “Dajmler-Benz-it” mbretëror, kontestimi im i vetëm, si legalist, do të ishte kthimi i rrugës në identitet, vënia e emrit Rruga Mbretërore. Fatkeqësisht, Kryetari aktual i Bashkisë ka trashëguar nga gjyshi i tij, ish-hyzmeqar i Naltmadhënisë, vetëm manivelën e shevroletit. Ia paftë hajrin manivelit(!). Por, për shkak të mungesës së pranisë së tij në protokoll, nuk ka pse të përgojojë vizitën e Presidentit Bush. Fare mirë, ai mund të imitojë stafin e marrëdhënieve me publikun të Kryeministrit, që gjithë ditën e perëndisë, viziton site të nxehta apo luan solitario në kompjuter. Fundi i fundit kur nuk i shtrëngon dot dorën Bushit (kur nuk ke pulën), njëlloj si Ministri Pango mund të takojë ambasadorin iranian (të hajë sorrën).

    sot.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #150
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Wellcome Mr.President!
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

Faqja 15 prej 54 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •