Close
Faqja 13 prej 54 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 533
  1. #121
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Shqipëria në ethet e vizitës së Bushit


    Evlantina MALO

    Entuziazëm i madh në Shqipëri për vizitën e Presidentit amerikan Xhorxh W. Bush, i cili do të jetë në Tiranë në datën 10 qershor. Reagimi i forcave politike, opinione të analistëve dhe mbi të gjitha, hija e Kosovës

    Novela e lumtur

    Më 24 prill, Shtëpia e Bardhë deklaroi se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh W Bush do të vizitojë Tiranën në datën 10 qershor. Ka qenë unanim reagimi i forcave politike dhe mediave shqiptare, të cilët e kanë përkufizuar Ardhjen e Madhe, si një “ngjarje historike”: Faktikisht Bushi është Presidenti i parë i SHBA-ve që vjen në Shqipëri, duke kurorëzuar serinë e parë të vizitave amerikane të ndërmarra që nga fundi i komunizmit deri sot. Vallen e ka hapur sekretari i Shtetit, Xhejms Bejker, i cili në vitin 1991 është pritur nga një turmë euforike, që e ka shoqëruar atë nga aeroporti deri në kryeqytet. Me pas kanë qenë ish-presidentët (Xhimi Karter dhe Xhorxhe H. ///Ë. Bush) dhe sekretarët e Shteteve (Medllin Ollbrajt dhe Kolin Pauell), ndërsa vizita e Bill Klintonit, e parashikuar në vitin 1999, avulloi – duke lënë pas të vetmen gjurmë, një “pako” që shkaktoi shumë zhgënjime. Një ditë pas Deklaratës së Madhe, shfaqet në Tiranë Ueslej Klark, këtë herë në rolin e këshilltarit Ekonomik të kompanisë kanadeze “Bankers Petroleum Ltd”, e cila ka marrë me koncesion puset e naftës në Patos. Gjatë vizitës së tij, Klark është takuar me Presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu, kryeministrin Sali Berisha dhe ish-kryeministrin Fatos Nano. Në këto rrethana, Moisiu ka deklaruar se “SHBA-të janë aleati kryesor i Shqipërisë dhe Shqipëria do të jetë gjithmonë përkrah saj”, ndërkohë që vizita e Bushit “rikonfirmon dhe njëherë marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, një ngjarje simbolike: gërshetimi i marrëdhënieve të një superfuqie me një vend të vogël si i yni, duke vërtetuar edhe njëherë vlerat e larta të demokracisë amerikane, burim frymëzimi i kohëve tona”.

    Entuziazmi i Berishës

    Këshilli i Ministrave e ka përkufizuar 10 qershorin si ”një ditë të bekuar dhe të shumëpritur nga të gjithë shqiptarët”. Berisha është shprehur mirënjohës, pasi “SHBA-të kanë mbrojtur gjithmonë të drejtat dhe liritë e shqiptarëve” dhe duke folur për fillimet e historisë kombëtare, ka denoncuar “planet raciste të inspiruara nga copëzimi i shtetit shqiptar”, të nxjerra në pah nga “njëri prej presidentëve më të mëdhenj amerikanë, presidenti Uilson”. Berisha ka falënderuar ish-presidentin Bush që “kishte ndaluar Milosheviçin, Sadamin e Ballkanit, në Kosovë në vitin 1992”, duke garantuar që “ëndrra shqiptaro-kosovare për një shtet të pavarur kishte mbështetjen e Xhorxh ///Ë. Bushit”. Duke premtuar se “Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë në krah të Shteteve të Bashkuara në çfarëdo rrethane”, kryeministri e ka përshkruar vizitën e Bushit si një “aprovim të padiskutueshëm të reformave të nxitura nga qeveria jonë, në kuadër të integrimit në NATO dhe BE”. Kabineti qeveritar ka përgatitur një spot televiziv enkas për t’i uruar mirëseardhjen Presidentit të SHBA-ve – imazhe të takimeve midis diplomatëve amerikanë dhe politikanëve shqiptarë, duke u finalizuar me mesazhin e Berishës. Nga ana tjetër, Ambasada Amerikane ka saktësuar se Bushi do të vijë në Shqipëri “për të gjithë shqiptarët”, një lëvizje që shtypi i së majtës e ka interpretuar si një “goditje ndaj qeveritarëve shqiptarë, të cilët po përpiqen të përfitojnë politikisht nga kjo vizitë”.

    Një datë emblematike

    Sipas axhendës zyrtare, Bushi do të mbërrijë në Tiranë pas pjesëmarrjes në Samitin e G8-s në Heiligendam të Gjermanisë; vizita e tij në Europë përfshin Republikën Çeke, Poloninë, Romën dhe Vatikanin, dhe përfundon në Ballkan me Shqipërinë dhe Bullgarinë. Në vendin e shqipeve, përveç takimit me kryetarin e shtetit dhe kryeministrin, Bushi do të mbledhë dhe kryeministrat e Kroacisë dhe Maqedonisë, në kuadër të samitit “Adriatik 3”. SHBA është shprehur se do të mbështesë përfshirjen në NATO të tre shteteve ballkanike, përfshirë dhe Gjeorgjinë dhe Ukrainën – dhe Shqipëria po e pret me ankth momentin e madh, të parashikuar për në vitin 2008. Kjo mendohet të jetë arsyeja zyrtare e ndalesës së Bushit në Tiranë, por analistët shqiptarë mendojnë ndryshe. Kjo edhe për faktin se Bushi ka vendosur të mbërrijë në Shqipëri pikërisht më 10 qershor, një ditë emblematike në kalendarin lokal: në 10 qershor të vitit 1878 u krijua Lidhja e Prizrenit, lëvizja e parë nacionaliste shqiptare; më 10 qershor të vitit 1999, në përfundim të bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë, filluan përgatitjet për Rezolutën 1244 të OKB-së dhe trupat serbe filluan të tërhiqeshin nga Kosova; pikërisht më 10 qershor të vitit 2003, Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, foli përpara Parlamentit Europian të Brukselit. Atëherë lind pyetja: Përse Bushi ka zgjedhur pikërisht datën 10 qershor 2007 për vizitën e parë të një presidenti amerikan në Shqipëri?

    Opinionet e analistëve dhe hija e Kosovës

    Analistë të majtë dhe të djathtë kanë evidentuar 2 faktorë kryesorë që kanë motivuar Ardhjen e Madhe, së pari çështja e Kosovës, e cila shihet nga të gjithë si një “pavarësi shumë e afërt”, të cilën vizita e Bushit do ta përforcojë më tepër. Së dyti, “impenjimi në luftën kundër terrorizmit”, duke parë pjesëmarrjen shqiptare në misionet në Afganistan dhe Irak. Arben Vata, kryeredaktor i Televizionit Top Channel, shprehet se gjithçka përputhet, “mbështetja e Kosovës është një nga arsyet e vërteta të vizitës dhe fakti që Bushi po vjen pikërisht në Tiranë dhe jo në ndonjë vend tjetër, shpreh mbështetjen e madhe për shqiptarët, sidomos për shqiptarët e Kosovës”.
    Sipas drejtorit të Televizionit “Ora ////Neës”, Alfred Peza, “vizita e Bushit do të ndihmojë në korrigjimin e 95 viteve padrejtësi, me të cilën ai nënkupton ndarjen e shqiptarëve dhe territoreve të tyre”. Mimoza Dervishi, e gazetës së përditshme “Shqip”, shprehet “më në fund dhe Shqipërisë po i jepet pesha që i takon në çështjen e Kosovës, sepse më parë kemi qenë të pafuqishëm përsa i përket gjysmës sonë martire”. Në mesin e muajit maj, televizioni kroat HRT1 kishte pohuar se Bushi do të vizitonte dhe Prishtinën, “për të miratuar njohjen e Kosovës nga pala amerikane”, por ky lajm ishte mohuar nga Zyra amerikane në Prishtinë, sipas së cilës nuk janë parashikuar plane të tilla. Meqenëse mali mund të shkojë te Muhamedi, sipas agjencisë helenike “Forthnet”, pritet që mijëra shqiptarë të Kosovës të marshojnë drejt Tiranës, ndërkohë që autoritetet kosovare kanë konfirmuar se takimi zyrtar me presidentin Bush do të bëhet në Tiranë.

    “Supozimet”

    Disa analistë theksojnë se pas vizitës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara mund të fshihet dhe ndonjë arsye tjetër. Arian Çani shprehet se nëpërmjet vizitës së tij, “Bushi dëshiron t’i tregojë të gjithë botës se dhe një vend mysliman si Shqipëria mund të jetë mik i SHBA-ve. Nëse presidenti do të shkonte të falej në Xhaminë e Et’hem Beut, ky gjest do t’i vendoste Shqipërisë përfundimisht vulën si një vend islamik”.
    Të njëjtin opinion ndan dhe Erion Veliaj, drejtues i lëvizjes “Mjaft”. “Shqipëria është një vend pro-amerikan, por dhe një vend mysliman dhe një ngjarje e tillë bën bujë në mediat amerikane, aq më tepër në ditët e sotme, kur përherë e më pak shtete islamike mbështesin Amerikën. Duke parë rënien e popullaritetit të Bushit, kjo ngjarje mund ta impresiononte një popull të lodhur nga lufta në Irak”. Ky është opinioni që qarkullon në të majtën shqiptare, sidomos në Partinë Socialiste të riformuar nga lideri i saj Edi Rama, brenda së cilës lëvizja “Mjaft” ka një peshë të spikatur që sa vjen e rritet. Simpatia jo shumë e madhe për Bushin nga ana e së majtës shqiptare, është prekur dhe nga emisioni satirik “Fiks Fare”, gjatë të cilit drejtuesi i emisionit pyet: “Po kush e ka ftuar Bushin në Shqipëri? Akoma nuk e ka marrë vesh presidenti se këtu tek ne, kush vjen pa ftuar e gjen pa shtruar?”.

    Përgatitjet e mëdha dhe siguria maksimale

    Sapo ka marrë lajmin e vizitës se presidentit amerikan, Berisha ka filluar t’i përkushtohet “punëve të shtëpisë”, duke filluar nga ristrukturimi i Kryeministrisë dhe deri te vila ku mendohet se Bushi do të drekojë me Berishën, me kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski dhe me atë kroat, Ivo Sanader.
    Grupi i punës së kryeministrit i ka kushtuar vëmendjen kryesore përgatitjeve: e gjithë Tirana dhe rruga nga aeroporti deri te Presidenca do rigjallërohen nga valëvitjet e flamujve shqiptarë dhe amerikanë si dhe nga parrulla në të cilat i urohet mirëseardhja presidentit Bush”. Gjatë vizitës së tij, do të mobilizohen 15000 njësi të armatosura shqiptare, ndërkohë që presidenti shoqërohet nga 500 trupa ushtarake amerikane, të cilët janë lejuar nga Parlamenti Shqiptar të përdorin dhe forcën nëse do të jetë e nevojshme. Ministri i Mbrojtjes ka pohuar se nuk mund të garantojë sigurinë e të ftuarit. Në këtë mënyrë, e majta ka akuzuar Berishën “se ka dorëzuar shtetin” dhe “që ka mashtruar kur ka deklaruar se vendi është i sigurt”. Fatkeqësisht në mesin e muajit maj, 10 gr eksploziv kanë shpërthyer në një lokal pranë Ambasadës Amerikane, duke shkaktuar 1 të plagosur. Komuniteti mysliman i ka shprehur mirëseardhjen presidentit Bush. E vetmja që është shprehur haptazi kundër vizitës së presidentit Bush është Partia Komuniste, e cila do të protestojë kundër “terroristit më të keq të botës”. Nga ana tjetër, analistët Arben Muka dhe Hamdi Jupe garantojnë se “nuk do të ketë asnjë manifestim kundër Amerikës, ashtu siç ndodh në vendet e zhvilluara demokratike”.

    Shqipëria sipas Bushit, “një bregdet i bukur, një histori interesante, një popull mysliman që jeton në paqe”

    Çfarë mendon vetë Xhorxh Bushi për këtë vizitë?
    Gjatë intervistës së dhënë për kanalin televiziv shqiptar “Vizion Plus”, presidenti ka deklaruar se arsyeja e vizitës së tij në Shqipëri është që “shqiptarët ta kuptojnë se Amerika e di se ekziston dhe ky shtet, i cili po përballet me zgjedhje të vështira për të rrënjosur një shoqëri të lirë”. Ai ka vazhduar më tej se “ka mbetur i impresionuar nga lidershipi shqiptar, i cili ndan të njëjtat vlera me SHBA-të dhe beson në këtë liri”. Lidhur me përfshirjen e Shqipërisë në NATO, Bushi është shprehur se Shqipëria “duhet të punojë shumë për të përmbushur standardet që kërkohen nga partnerët e Atlantikut”. Në fund të pyetjes “çfarë i vinte nëpër mend kur dëgjonte fjalën Shqipëri?”, ai është përgjigjur: “Një bregdet shumë i bukur, një histori interesante dhe një popull mysliman që jeton në paqe”.

    Albania

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    MIRË SE VJEN ZOTI PRESIDENT NË VENDIN E SHQIPONJAVE!
    ARDHSH E SHKOFSH ME KËMBË TË MBARË!

  3. #123
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    histeria......
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  4. #124
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,336
    Postimet në Bllog
    22
    Orë pas ore edhe vizita e Laura Bush. Shoqërohet nga vajza e Moisiut dhe Liri Berisha. Dreka te “Sofra e Ariut”

    Axhenda, 8 orët e Bushit në Shqipëri

    “Air Force One” nuk ulet në Rinas. Vjen me dy avionë të vegjël

    Adi Shkëmbi
    Vizita e Presidentit të SHBA-ve, Xhorxh Bush, në Tiranë do të përbëhet nga një numër i madh aktivitetesh, dekorata, takim me kryeministrat e vendeve të kartës Adriatik 3 dhe në fund një takim “gju më gju” me qytetarë të Fushë-Krujës.

    Gazeta zbardh sot axhendën e plotë të 8 orëve qëndrim në Shqipëri të shefit të Shtëpisë së Bardhë të dielën e 10 qershorit. Ndryshe nga interesimi i madh i shumë njerëzve për të parë nga afër avionin personal të presidenti Bush “Air Force 1”, përmasat e pistës sonë kanë bërë që stafi i tij të ndryshojnë axhendë dhe të mos përdorin këtë avion për mbërritjen në Tiranë, por dy avionë të vegjël, të cilët i përshtaten pistës së Rinasit. Në orën 09:30 minuta të mëngjesit do të mbërrijnë në Tiranë presidenti Bush, bashkëshortja e tij Laura dhe një prej vajzave. Ndërkohë për të treguar se e gjithë klasa politike është e bashkuar në raste të tilla, në delegacionin që do presë presidentin do jenë ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Ben Blushi. Menjëherë pas zhvillimit të ceremonisë së rastit në Rinas, eskorta e përforcuar e presidentit do t’i drejtohet Pallatit të Brigadave, aty ku presidenti do të pritet me të shtënat e 24 topave. Presidenti Bush do të marrë nga presidenti Moisiu medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ndërkohë që në këtë ceremoni do të jenë edhe ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ambasadori ynë në Uashington, Aleksandër Sallabanda. Pas zhvillimit të kësaj ceremonie, bashkëshortja e presidentit do të pritet nga vajza e presidentit Moisiu, Mirela. Pas kësaj ceremonie presidenti Bush do të zhvillojë një takim për rreth 30 minuta me presidentin Moisiu. Më pas, shefi i Shtëpisë së Bardhë do të takojë 24 ushtarë shqiptarë, të cilët kanë qenë pjesë e operacioneve të kryesuara nga SHBA-ja në Irak. Në mesditë, rreth orës 12:00, presidenti Bush do t’i drejtohet zyrës së Këshillit të Ministrave, ku pas ceremonive të rastit do të zhvillojë një takim rreth 45 minuta me kryeministrin e vendit, Sali Berisha. Pas kësaj bisede, presidenti Bush dhe kryeministri Berisha do t’i drejtohen mediave për një konferencë të përbashkët për shtyp, ku sipas hartuesve të axhendës do të jenë gjithsej katër pyetje, dy për presidentin Bush dhe dy për kryeministrin Berisha. Pas daljes para mediave, kryeministri Berisha dhe presidenti i SHBA-ve do t’i drejtohen zonës së ish-Bllokut, aty ku në vilën 30, ose siç njihet ndryshe vila e ish-kryeministrit, Mehmet Shehu, do të shtrohet një drekë në kuadër të kartës Adriatik 3, ku të ftuar do të jenë edhe kryeministri i Kroacisë dhe ai i Maqedonisë. Edhe në këtë pritje, organizatorët e axhendës kanë bërë kujdes që delegacioni shqiptar të jetë sa më i plotë dhe i ftuar nga opozita do të jetë nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pëllumb Xhufi. Pas kësaj dreke pune, e cila pritet të zgjasë rreth 90 minuta, presidenti Bush do t’i drejtohet Fushë- Krujës, aty ku organizatorët shprehen se, shefi i Shtëpisë së Bardhë do të zhvillojë një takim “gju më gju” me qytetarët vendas. Nga ana tjetër bashkëshortja e presidentit së bashku me vajzën, do të jenë të shoqëruara në shumicën e kohës nga bashkëshortja e kryeministrit Berisha, Liri Berisha ku do të zhvillojnë një takim në një prej jetimoreve të kryeqytetit dhe më pas në maternitetin “Geraldinë”. Më pas dy zonjat dhe zonjusha Bush do t’i drejtohen daljes në Tiranës, ku do të drekojnë së bashku në restorantin “Sofra e Ariut”. Ndërsa presidenti Bush, pas vizitës në Fushë-Krujë, do të drejtohet për në Rinas aty, ku së bashku me bashkëshorten dhe vajzën do të takohen me familjarët e zyrtarëve që janë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë. Pas këtij takimi rreth orës 17:00, familja Bush do t’i drejtohet Bullgarisë, duke lënë mbrapa një vend për të cilin këto 8 orë ishin më shumë se sa historike në këto 95 vjet histori të shtetit shqiptar.



    Axhenda e presidentit Bush në Tiranë

    Ora 09:30
    Dy avionë të vegjël do ulen në pistën e aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas në të cilin do të jenë Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh Bush së bashku me bashkëshorten Laura dhe njërën prej vajzave. Në delegacionin që do të presë presidentin do të jenë ministri i Jashtëm Lulzim Basha dhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Ben Blushi.

    Ora 10:15
    Pritja e Presidentit Bush në Pallatin e Brigadave nga presidenti i vendit Alfred Moisiu ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Aleksandër Sallabanda. Në momentin e mbërritjes së Bush në Pallatin e Brigadave do të shtien 24 topa. Presidenti Moisiu do t’i akordojë presidentit Bush medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Takimi me presidentin Moisiu do të zgjasë 30 minuta.

    Ora 11:45
    Ceremoni me 24 ushtarë shqiptarë që kanë qenë në Irak, ku do të marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

    Ora 12:10
    Takimi i presidentit Bush me kryeministrin Berisha ku pas ceremonisë zyrtare do të ketë një takim mes tyre, që pritet të zgjasë rreth 45 minuta.

    Ora 13:00
    Presidenti Bush dhe kryeministri Berisha do të dalin para mediave për një konferencë për shtyp. Konferenca do të zgjasë rreth 30 minuta.

    Ora 14:00
    Kryeministri Berisha do të shtrojë një drekë në vilën e ish-kryeministrit Mehmet Shehu ku do të jenë të ftuar edhe kryeministri i Kroacisë dhe ai i Maqedonisë. Si përfaqësues i opozitës do të jetë nënkryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi. Dreka pritet të zgjasë rreth 90 minuta.

    Ora 15:30
    Presidenti Bush do të niset për në Fushë-Krujë ku është parashikuar të zhvillojë takime me banorët e këtij qyteti. Aktiviteti pritet zgjasë rreth 60 minuta.

    Ora 16:30
    Presidenti Bush do të jetë në Rinas ku do të takohet me familjarët e zyrtarëve që punojnë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

    Ora 17:00
    Presidenti Bush do të lërë Tiranën për t’u drejtuar drejt Bullgarisë.



    Verifikimi për vatra rreziku përgjatë dy ditëve
    Vizita e Bush, helikopterët amerikanë kontroll me rreze infra mbi Tiranë


    TIRANE – Helikopterët specialë amerikanë kanë zhvilluar përgjatë dy ditëve patrullime mbi kryeqytetin shqiptar në kuadër të operacionit për masat e sigurisë gjatë vizitës së pritshme të presidentit amerikan, Bush, në Shqipëri. Helikopterët specialë “Black Hawk” kanë patrulluar për orë të tëra mbi Tiranë pas lejes së dhënë nga Parlamenti shqiptar për veprim në territorin e vendit tonë. Sipas burimeve qeveritare, mësohet se helikopterët, që kanë patrulluar përgjatë dy ditëve në Tiranë janë të pajisur me mekanizma specialë vrojtimi lidhur me pajisjet dhe armatimet, si dhe me lëndët plasëse. Duke fluturuar në një lartësi deri 500-1 mijë metra nga sipërfaqja e tokës, helikopterët “Black Hawk” përmes rrezeve infra zbulojnë dhe përcaktojnë vendndodhjen e çdo sasie armatimi dhe mekanizmash të tjerë luftarakë si lëndës shpërthyese. Burime të njëjta thanë se nga verifikimet e helikopterëve amerikanë në pjesën më të madhe të hapësirës së kryeqytetit, Tirana ka rezultuar e pastër nga objektet e dyshimta. Helikopterët specialë “Black Hawk” janë pajisje fluturimi të strukturave të specializuara amerikane që kujdesen në fushën e sigurisë dhe parandalimit të rreziqeve. Përmes pajisjeve teknologjike të sofistikuara helikopterët specialë arrijnë të identifikojnë plotësisht çdo vatër rreziku, duke përcaktuar edhe vendndodhjen e saj. Pas patrullimit të Tiranës nga helikopterët specialë amerikanë mësohet se hapësira ajrore shqiptare do të jetë tërësisht në monitorim nga mekanizma të instaluar në Rinas, si dhe nga një skuadër avionësh luftarakë gjuajtës, F16.

    Panorama

  5. #125
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Si përfaqësues i opozitës do të jetë nënkryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi.
    lol. Kemi filluar te zgjedhim dhe ke duam te kemi ne opozite tashti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drity : 08-06-2007 më 14:05
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  6. #126
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Marre nga Shekulli

    Amerikanizmi i shqiptarëve

    Nga Ardian Klosi

    Çfarëdo të rejash të sjellin ditët që do të vijnë, me vizitën e presidentit Bush në vendin tonë, një gjë është e sigurt që tani: Në asnjë nga vendet europiane të vizituara këto ditë, ngrohtësia dhe entuziazmi nuk kanë qenë siç vërehet në Shqipëri.

    Kjo ka shkaqe të veçanta, të cilat janë theksuar bukur shpesh këto ditë: roli i presidentit Wilson në ruajtjen e shtetit të ri shqiptar pas Luftës së Parë Botërore, kur ky rrezikonte të zhbëhej dhe roli i SHBA në ndërhyrjen vendimtare në Kosovë më 1999, që po i jep tek e fundit pavarësinë këtij shteti të ri. Në këto pika kyçe, harrohen pika të tjera më pak të ndritshme të historisë, bie fjala falja e Shqipërisë, bllokut lindor në bisedimet tripalëshe Roosevelt-Churchill-Stalin, por kush ka qejf të kujtojë traumat, në një marrëdhënie që fundi i fundit sot po arrijnë apoteozën e tyre?

    Në euforinë që shpërndajnë këto ditë politika, mediat dhe bulevardet tona, është interesant të pyesim se sa është real amerikanizmi i shqiptarëve. Për të qenë më të saktë, këtë nocion mund ta ndanim në katër pamje kryesore: amerikanizmi gjenetik (për këtë sapo folëm dhe ai është real te shqiptarët, meqë vërtet politika e dikurshme dhe e sotme e Shtëpisë së Bardhë ka shpëtuar mëvetësinë e një kombi në dy pjesët e veta më të rëndësishme); pas kësaj do të rendisja amerikanizmin si mënyrë jetese, amerikanizmin si kulturë dhe amerikanizmin si demagogji ose retorikë.

    Mund të krahasohet mënyra e jetesës së amerikanëve me atë të shqiptarëve? Them se aspak. Ndërkohë që amerikanët janë utilitarë, matës të kohës me dollarë dhe cent, të dy e të trepunësuar, shqiptarët janë përgjithësisht ëndërrimtarë, e shumta të njëpunësuar, shpesh kohëvrasës; sidoqoftë, këtu flasim për një të përgjithshme dhe jo për raste të veçanta që kundërshtojnë rregullin. Ndërkohë që në Nju Jork ose në Boston, në 11 a 12 të mesditës sheh një lëvizje frenetike, një impenjim të gjithanshëm të të rinjve dhe kujtdo në gjendje pune për të dhënë maksimumin përkatës, kafenetë e Tiranës a të Durrësit në këto orë janë plot, sidomos me të rinj, sidomos me njerëz në lulen e moshës së punës. Në rast se idealisht amerikani përkufizohet si një qytetar që beson tek e jashtëzakonshmja në fuqitë e tij, te ëndrra amerikane pra, shqiptari mund të përkufizohet edhe si dikush që beson te mrekullia jashtë fuqive të tij, te ndodhia e jashtëzakonshme që do t'i rregullojë jetësën, qoftë kjo edhe vizita e presidentit Bush.

    Po pas punës, çfarë bëjnë zakonisht amerikanët? Sport, jogging, biking masiv, derdhen në natyrë, e respektojnë atë me parqe të jashtëzakonshme nacionale. Shqiptarët pas punës zakonisht shohin televizor ose pinë raki, sportet i kanë qejf sa kohë flasin për to, kurse natyrën pak e përfillin dhe bëjnë mirë, sepse përgjithësisht ku vënë dorë mbi të, e vënë keq.

    Kështu pra, ky krahasim i shkurtër na tregon se amerikanizmi si mënyrë jetese nuk është ndonjë model i dashur a i praktikuar te ne. Modelet tona të jetesës janë më së shumti orientale, sikur të na përcëllonte gjithë birin e ditës një diell i padurueshëm, që na lë të punojmë kaq pak.

    Të kalojmë tani te kultura amerikane. Kam vënë re që këtë kulturë te ne e njohin disi vetëm një elitë e hollë njerëzish, që mund të kenë qenë në SHBA ose rastësisht të jenë dashuruar me letërsinë ose me muzikën amerikane. Në pjesën më të madhe të popullsisë mbizotëron një injorancë e plotë mbi këtë kulturë. Këtu njihen pak ose aspak shkrimtarët e mëdhenj amerikanë si Edgar Allan Poe, Washington Irving, William Faulkner, Ezra Pound, James Salinger, Truman Capote etj., etj., kompozitorët e mëdhenj të shekullit 20, si George Gershwin ose Leonard Bernstein nuk kanë arritur të hyjnë as në Akademinë e Arteve, për të mos folur pastaj për ikonat e muzikës jazz, blues e pop, si Luis Armstrong, Duke Ellington, Woody Guthrie, Bob Dylan, Joan Baez, Jimi Hendrix, për gjenitë e arteve figurative si Andy Warhool, Roy Lichtenstein ose Edward Hopper, për regjisorët që përmbysën edhe vetë skemat hollivudiane si Orson Welles, Stanley Kubrick, David Lynch, Woody Allen, Jim Jarmusch etj. etj.

    Paradoksi është se vende që mbahen si "anti-amerikane" sot, bie fjala Gjermania, Austria, Sllovenia etj. kanë admirim për majat e kulturës që përmendëm më lart dhe jo si pronë e një elite, por e një mase të madhe të rinjsh, publiku në përgjithësi. Kurse vende kaq "proamerikane" si Shqipëria nuk kanë asnjë ide për ta, ose të paktën i kanë krejt pa peshë në jetën e tyre shpirtërore. Maksimumi i kulturës amerikane që hyn te ne, hiq ndonjë shfaqje të Tennessee Williams ose Arthur Miller një herë në pesë vjet, përbëhet nga thrillerat banalë që përhapin stacionet tona private televizive dhe filmat trivialë që sundojnë përgjithësisht të vetmen linjë kinemaje në Republikë. Paradoksin mund ta shpiem më tej: në Europë has sot e kësaj dite kultin e presidentit më të veçantë e më guximtar amerikan: John F. Kennedy, gati çdo muaj do të gjesh një film a një dokumentar për të në stacionet kryesore televizive. Te ne vëllezërit Kennedy (sikurse jo dhe Martin Luther King, Malcolm X etj.) jo vetëm që nuk kanë kult, por këtu nderohen sidomos presidentët e djathtë, ata që kanë rrezatuar më pak kulturë.

    Të gjitha këto, pra mungesa e amerikanizmit si mënyrë jetese dhe e amerikanizmit si kulturë e vërtetë, e gjejnë shpjegimin te aspekti i katërt që përmendëm më lart: amerikanizmi si demagogji dhe amerikanizmi si retorikë. Ndërsa dikur, në fillimet e shtetit shqiptar, nderimi për mikun e madh shoqërohej me vepra konkrete, me çeljen e kulturës së tij për Shqipërinë, në një kohë kur ambasadorët e vërtetë të kulturës amerikane ishin njëkohësisht politikanë të mëdhenj shqiptarë si Fan Noli e Faik Konica, politikanët e mëpastajmë e nderuan Amerikën vetëm si njësi retorike.

    Ambasadorët shqiptarë në SHBA pas Konicës ishin përqeshje e tij. Retorikën përdori i pari E. Hoxha duke e satanizuar SHBA, por në thelb po retorikë, por në kahjen e kundërt praktikuan politikanët e pas 1992-it, duke e ngritur në qiell SHBA ashtu kot më kot, pa na treguar se ç'përfaqëson vërtet ky vend, pa çelur këtu vatra të kulturës amerikane, pa ndjekur asnjëlloj miqësie kritike, pa arritur ta kthejnë dot një lidhje, që është vetiu e madhe pse është historike, në një miqësi produktive, ku shqiptarët të përfitojnë nga vendi i madh i demokracisë, jo vetëm llotari, viza dhe karta jeshile, por në radhë të parë lëndë për të përmirësuar jetesën dhe horizontin e tyre.

    Me këto radhë nuk duam ta prishim aspak atmosferën festive që mbizotëron në rrugët tona para mbërritjes së presidentit Bush, larg qoftë, megjithëse do t'u sugjeronim forcave të rendit të tregoheshin pak më të qetë dhe jo kaq shumë të rëndësishëm. Duam vetëm që të ngremë pak cipën mbi një amerikanizëm fals të bashkëkombasve, i cili edhe pas kësaj vizite nuk do të ndryshojë asgjë në orët e gjata që humbasim kafeneve dhe në padijen tonë reale për një vend vërtet të madh.

  7. #127
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Amerikanizmi i shqiptarëve

    Nga Ardian Klosi

    Çfarëdo të rejash të sjellin ditët që do të vijnë, me vizitën e presidentit Bush në vendin tonë, një gjë është e sigurt që tani: Në asnjë nga vendet europiane të vizituara këto ditë, ngrohtësia dhe entuziazmi nuk kanë qenë siç vërehet në Shqipëri.
    E vertete
    Kjo ka shkaqe të veçanta, të cilat janë theksuar bukur shpesh këto ditë: roli i presidentit Wilson në ruajtjen e shtetit të ri shqiptar pas Luftës së Parë Botërore, kur ky rrezikonte të zhbëhej dhe roli i SHBA në ndërhyrjen vendimtare në Kosovë më 1999, që po i jep tek e fundit pavarësinë këtij shteti të ri. Në këto pika kyçe, harrohen pika të tjera më pak të ndritshme të historisë, bie fjala falja e Shqipërisë, bllokut lindor në bisedimet tripalëshe Roosevelt-Churchill-Stalin, por kush ka qejf të kujtojë traumat, në një marrëdhënie që fundi i fundit sot po arrijnë apoteozën e tyre?
    Ka dhe shkaqe te tjera mbrapa shpetimit te shqiperise, perndryshe nuk do na linin 50 vjet ne komunizem. Pazaret politike desh u riperseriten dhe dje.

    Në euforinë që shpërndajnë këto ditë politika, mediat dhe bulevardet tona, është interesant të pyesim se sa është real amerikanizmi i shqiptarëve. Për të qenë më të saktë, këtë nocion mund ta ndanim në katër pamje kryesore: amerikanizmi gjenetik (për këtë sapo folëm dhe ai është real te shqiptarët, meqë vërtet politika e dikurshme dhe e sotme e Shtëpisë së Bardhë ka shpëtuar mëvetësinë e një kombi në dy pjesët e veta më të rëndësishme); pas kësaj do të rendisja amerikanizmin si mënyrë jetese, amerikanizmin si kulturë dhe amerikanizmin si demagogji ose retorikë.


    Mund të krahasohet mënyra e jetesës së amerikanëve me atë të shqiptarëve? Them se aspak. Ndërkohë që amerikanët janë utilitarë, matës të kohës me dollarë dhe cent, të dy e të trepunësuar, shqiptarët janë përgjithësisht ëndërrimtarë, e shumta të njëpunësuar, shpesh kohëvrasës; sidoqoftë, këtu flasim për një të përgjithshme dhe jo për raste të veçanta që kundërshtojnë rregullin. Ndërkohë që në Nju Jork ose në Boston, në 11 a 12 të mesditës sheh një lëvizje frenetike, një impenjim të gjithanshëm të të rinjve dhe kujtdo në gjendje pune për të dhënë maksimumin përkatës, kafenetë e Tiranës a të Durrësit në këto orë janë plot, sidomos me të rinj, sidomos me njerëz në lulen e moshës së punës. Në rast se idealisht amerikani përkufizohet si një qytetar që beson tek e jashtëzakonshmja në fuqitë e tij, te ëndrra amerikane pra, shqiptari mund të përkufizohet edhe si dikush që beson te mrekullia jashtë fuqive të tij, te ndodhia e jashtëzakonshme që do t'i rregullojë jetësën, qoftë kjo edhe vizita e presidentit Bush.
    Aman ky koncepti utilitar i ketij njeriu, ka gjithe diten qe CNN Amerikane jep per Paris Hiltonin ne vend qe te japi lajme me "utilitare". Mbi 3 jave gjithe shtypi e TV-ja u morr ne faqe te pare ose ne dhjete faqet e para me vdekjen e nje pornostari ndersa ky po na flet per utilitet. Mire Boston e NY, po ka qene ky njeriu ne North Dakota bie llafi ? Ne Texas ? Ne vende qe perbejne mbi 90% te territorit dhe popullsise Amerikane ? Kjo eshte e keqja e analisteve tane, qe perfundojne ne gropen qe mundohen te mbyllin, ose me mire akoma, e hapin me shume.

    Po pas punës, çfarë bëjnë zakonisht amerikanët? Sport, jogging, biking masiv, derdhen në natyrë, e respektojnë atë me parqe të jashtëzakonshme nacionale. Shqiptarët pas punës zakonisht shohin televizor ose pinë raki, sportet i kanë qejf sa kohë flasin për to, kurse natyrën pak e përfillin dhe bëjnë mirë, sepse përgjithësisht ku vënë dorë mbi të, e vënë keq.
    Prap gabim, Amerikanet jane populli me obezitet me te larte ne bote. Sa per natyren, ato Boston e NY qe permendi ai miku siper, le te shkoj ti shofi se si eshte pertej lagjeve luksoze qe nuk perbejne as 10% te territorit te dy qyteteve.

    Kështu pra, ky krahasim i shkurtër na tregon se amerikanizmi si mënyrë jetese nuk është ndonjë model i dashur a i praktikuar te ne. Modelet tona të jetesës janë më së shumti orientale, sikur të na përcëllonte gjithë birin e ditës një diell i padurueshëm, që na lë të punojmë kaq pak.
    Shume e vertete, kjo eshte dicka qe na karakterizon si popull ne kohet ku po jetojme.

    Të kalojmë tani te kultura amerikane. Kam vënë re që këtë kulturë te ne e njohin disi vetëm një elitë e hollë njerëzish, që mund të kenë qenë në SHBA ose rastësisht të jenë dashuruar me letërsinë ose me muzikën amerikane. Në pjesën më të madhe të popullsisë mbizotëron një injorancë e plotë mbi këtë kulturë. Këtu njihen pak ose aspak shkrimtarët e mëdhenj amerikanë si Edgar Allan Poe, Washington Irving, William Faulkner, Ezra Pound, James Salinger, Truman Capote etj., etj., kompozitorët e mëdhenj të shekullit 20, si George Gershwin ose Leonard Bernstein nuk kanë arritur të hyjnë as në Akademinë e Arteve, për të mos folur pastaj për ikonat e muzikës jazz, blues e pop, si Luis Armstrong, Duke Ellington, Woody Guthrie, Bob Dylan, Joan Baez, Jimi Hendrix, për gjenitë e arteve figurative si Andy Warhool, Roy Lichtenstein ose Edward Hopper, për regjisorët që përmbysën edhe vetë skemat hollivudiane si Orson Welles, Stanley Kubrick, David Lynch, Woody Allen, Jim Jarmusch etj. etj.

    Paradoksi është se vende që mbahen si "anti-amerikane" sot, bie fjala Gjermania, Austria, Sllovenia etj. kanë admirim për majat e kulturës që përmendëm më lart dhe jo si pronë e një elite, por e një mase të madhe të rinjsh, publiku në përgjithësi. Kurse vende kaq "proamerikane" si Shqipëria nuk kanë asnjë ide për ta, ose të paktën i kanë krejt pa peshë në jetën e tyre shpirtërore. Maksimumi i kulturës amerikane që hyn te ne, hiq ndonjë shfaqje të Tennessee Williams ose Arthur Miller një herë në pesë vjet, përbëhet nga thrillerat banalë që përhapin stacionet tona private televizive dhe filmat trivialë që sundojnë përgjithësisht të vetmen linjë kinemaje në Republikë. Paradoksin mund ta shpiem më tej: në Europë has sot e kësaj dite kultin e presidentit më të veçantë e më guximtar amerikan: John F. Kennedy, gati çdo muaj do të gjesh një film a një dokumentar për të në stacionet kryesore televizive. Te ne vëllezërit Kennedy (sikurse jo dhe Martin Luther King, Malcolm X etj.) jo vetëm që nuk kanë kult, por këtu nderohen sidomos presidentët e djathtë, ata që kanë rrezatuar më pak kulturë.

    Të gjitha këto, pra mungesa e amerikanizmit si mënyrë jetese dhe e amerikanizmit si kulturë e vërtetë, e gjejnë shpjegimin te aspekti i katërt që përmendëm më lart: amerikanizmi si demagogji dhe amerikanizmi si retorikë. Ndërsa dikur, në fillimet e shtetit shqiptar, nderimi për mikun e madh shoqërohej me vepra konkrete, me çeljen e kulturës së tij për Shqipërinë, në një kohë kur ambasadorët e vërtetë të kulturës amerikane ishin njëkohësisht politikanë të mëdhenj shqiptarë si Fan Noli e Faik Konica, politikanët e mëpastajmë e nderuan Amerikën vetëm si njësi retorike.
    Nuk do doja qe William Faulkner te kishte ndonje kontribut kulturor ne Shqiperi ose ndonje mallist tjeter aty siper. Lidhja qe mundohet te behet eshte e pakuptimte dhe madje e demshme.

    Ambasadorët shqiptarë në SHBA pas Konicës ishin përqeshje e tij. Retorikën përdori i pari E. Hoxha duke e satanizuar SHBA, por në thelb po retorikë, por në kahjen e kundërt praktikuan politikanët e pas 1992-it, duke e ngritur në qiell SHBA ashtu kot më kot, pa na treguar se ç'përfaqëson vërtet ky vend, pa çelur këtu vatra të kulturës amerikane, pa ndjekur asnjëlloj miqësie kritike, pa arritur ta kthejnë dot një lidhje, që është vetiu e madhe pse është historike, në një miqësi produktive, ku shqiptarët të përfitojnë nga vendi i madh i demokracisë, jo vetëm llotari, viza dhe karta jeshile, por në radhë të parë lëndë për të përmirësuar jetesën dhe horizontin e tyre.

    Me këto radhë nuk duam ta prishim aspak atmosferën festive që mbizotëron në rrugët tona para mbërritjes së presidentit Bush, larg qoftë, megjithëse do t'u sugjeronim forcave të rendit të tregoheshin pak më të qetë dhe jo kaq shumë të rëndësishëm. Duam vetëm që të ngremë pak cipën mbi një amerikanizëm fals të bashkëkombasve, i cili edhe pas kësaj vizite nuk do të ndryshojë asgjë në orët e gjata që humbasim kafeneve dhe në padijen tonë reale për një vend vërtet të madh.
    Si artikull nxjerr ne pah shume probleme qe i dinim, por nuk i prek sic duhet njerezit qe duhet te preki. Eshte provuar shume here qe te sillen ne terezi njerezit ne shqiperi, ti futet ajo kulture demokratike dhe sa here qe behet nje gje e tille behet GABIM. Munduhet te gjehet nje shembull qe fatkeqsisht ka shume probleme ne kohet e sotme ashtu sic eshte, dhe jo vetem kaq por shembulli eshte i tille qe nuk mundet dot ti kenaqi te treja traditat shqiptare, sepse ai 10% ultrafetar shqiptar nuk do e shofi me sy te mire kete gje, dhe zakonisht ky 10% eshte dhe elita intelektuale ne shume aspekte dhe shikohet ne rast rreziku si figure inspirimi.

    Duhet te gjehet tjeter kund ndjenja e demokracise, dhe ajo vjen nga filozofia, nga librat e filozofise, nga shkollimi(qe tek ne eshte INEKZISTENT), nga kultura fetare, nga kultura familjare, nga kontrollimi i levizjeve sporadike coroditese nga mali ne qytet qe vazhdojne e behen, nga braktisja e kultures se punes etj etj.

    Problemi numer nje nuk jane politikanet shqiptare, jemi vet ne si popull i paafte per te reaguar, si popull i paafte per te marre ne kontroll vendin ku jetojme, si popull i paafte edhe per te qene i denje te quhet pasardhes i nje fare teper fisnike.

    Shikoni Serbine, bombarduar, gjymtuar, cdo gje i kane bere e si perfundim vazhdojne e shkelqejne ne dipllomacine e tyre, neper shkolla, dhe kudo, neper sporte(jane kthyer ne vendet e para kudo) qe sidoqofte ndihmon ne imazhin e tyre ne bote. Ne gezohemi me vogelsira, me gjera te paperfillshme. Shpresoj kjo vizite ti bej te vetedijeshem njerezit per te perveshur menget dhe punuar sic duhet me ideale dhe duke mesuar nga te tjeret por jo duke i marre si shembuj absolute.

    TURP
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #128
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Genesis, as une nuk jam dakort me disa pika krahasimi, paralelizma etj, ne fund te fundit eshte si te krahasosh "apples & oranges". Por cfare do vecoja nga ky artikull eshte qe te shihet me perbrenda "amerikanizmi" shqiptar (nga i cili kane lindur dhe "sllogane" te tilla si psh, ta duam Shqiperine si shqiptaret Ameriken.)

    Pra, pak a shume cfare ke thene ne paragrafin e fundit, me pak sentimentalizem retorik, dhe me shume pune.

  9. #129
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Genesis,
    komenti yt ishte vertet interesant dhe me disa pika pajtohem, por nuk mund te mos verej mosperputhjen,

    Citim Postuar më parë nga Ardian Klosi
    Në rast se idealisht amerikani përkufizohet si një qytetar që beson tek e jashtëzakonshmja në fuqitë e tij, te ëndrra amerikane pra, shqiptari mund të përkufizohet edhe si dikush që beson te mrekullia jashtë fuqive të tij, te ndodhia e jashtëzakonshme që do t'i rregullojë jetësën, qoftë kjo edhe vizita e presidentit Bush.
    Citim Postuar më parë nga Genesis
    Shpresoj kjo vizite ti bej te vetedijeshem njerezit per te perveshur menget dhe punuar sic duhet me ideale dhe duke mesuar nga te tjeret por jo duke i marre si shembuj absolute.
    "Njerezit", dmth trungu shoqeror, fatkeqesisht nuk ndryshon nga njera dite ne tjetren (qofte kjo nje shoqeri me plasticitet te larte, sic jane shqiptaret), me gjithe deshiren tende (ose te Luaneshes ) te mire dhe me gjithe nderin qe po na ben Bushi me viziten e tij .
    Ndryshimet shoqerore paraprihen gjithmone nga ndryshimet ne kulture, e kjo e fundit ka ndryshuar pak ne thelbin e vet. Shqiperia jone e dashur, po te lesh menjane celularet, BMW-te dhe minifundet, ka ngelur nje vend gjysme tribal-gjysme oriental, ashtu sic ishte kur e gjeti viti 1912.

    Vete e the, Serbia e bombarduar, Serbia e 4 lufterave dhe e sanksioneve, po ngrihet perseri ne kembet e saj (dhe opinioni im eshte qe do t'i lere shuuume prapa trevat shqiptare ne vitet qe vijne), sepse ata kane nje model shoqeror qe pjell zhvillim, keshtu qe detyrimisht do rigjenerohet pavaresisht prej plageve qe merr, ndersa ne akoma nuk kemi provuar se mund te prodhojme vlera, te pakten jo ne historine tone te re...
    Ndryshuar për herë të fundit nga D@mian : 08-06-2007 më 18:41
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  10. #130
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mendoj se nje vizite e ketij kalibri, e te vetmit shtet qe faktikisht eshte treguar ne shumicen e rasteve "dashamires" per situaten tone, qe ka pritur me se miri emigrantet tone, qe ka qene nje nga boshtet e nacionalizmit Shqiptar(ie. Noli) dhe kjo kombinuar me faktin qe 8 liderat me te fuqishem te botes kane biseduar per rrajonin mikroskopik te Kosoves(se faktikisht mikroskopik eshte per ato shtete) dhe se Amerika vazhdon kete politike pro-shqiptare(te pakten ne aparence) duhet ti bej njerezit te vetdijeshem qe dicka do luhet ne te ardhmen ne Ballkan, qe nje ndryshim i madh do ndodhi heret a vone, qofte kjo Pavarsia e Kosoves, qofte futja ne Bashkimin Europian, qofte ndertimi i ndonje baze ushtarake Amerikane, qofte naftsjellesit e gazsjellesit qofte dhe situata me fqinjin e jugut qe heret a vone do diskutohet sidomos nese ne do kemi nje ulje te metejshme te vlerave tona socioekonomike dhe kulturore.

    Serbia ngrihet se ka mbeshtetje(mos harro se popull sllav jane dhe nuk jane pak sllavet ne ket bote), por dhe se di ta perdori mjeshterisht mbeshtetjen qe ka dhe te krijoj e shfrytezoj oportunitetet qe i dalin. Nje vizite mund te mos ndryshoj shume sic thua dhe ti, por nuk besoj qe eshte e vertete nje pohim i tille, se perdnryshe si greqia si serbia nuk do i jepnin te njejten magnitude qe po i japim ne dhe sidomos nuk do shfaqnin shenja te dukshme nervozismi dhe shqetesimi ne prag te kesaj vizite.

    Cdo gje eshte ne duart tona kuptohet, por kjo vizite i rikujton popullit qe duhet te vendosi, te punoj apo te rri, te mbaj ate qeverisje qe ka apo te dali ne shesh e ti shporri ato politikane, te kerkoj ate qe i takon, apo te rri dhe te shtypet si buburrec. Bushi e ka bere te qarte qe nuk vjen me ftese per NATO apo per gjera te tjera, ajo varet nga ne.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 13 prej 54 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •