Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Besa
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Vendndodhja
    Turqi
    Postime
    2

    Elita Shiptaré e Turqisé

    Pershéndetéje gjithéve !

    Ne fillim ju kérkoj ndiesé , pér gabime qé mund ti béj ne shkrim timin , sepse, uné kam lindé dhe kam shkuar ne shkolle ketu , dhe ne Turqi siq'é e dini shumica e shkollave eshte ne gjuhen Turke.

    Tani pra ,kaloj ne temen qé dua ,ne mundési timen ,
    t'ju shkruaj pér figurat Shqiptaré , qé kan luajté rol te madh
    dhe ne Perandorin Osmane , ne shum fusha ; si pérshembéll ,
    administraté , art , et. .

    Pér Shqiptarét , qé kan qené kryeministér ne kohen e Perandorisé Osmane lexova , sot nga faqet e Albasoul'it , postuar nga Albo (me fal se nuk te njoh !) njé intervist me njé prof. Turk per gazeten "Koha Joné" .
    Sigurisht ka shum pér t'ju shtuar ketyre te dhénave té kéti profesori ! .
    Edhe uné , dua t'ju shkruaj nga njé libér , e pérgaditur nga dy
    njerez té çmuaré .. Njéri prej tyre Shqiptaré , pikrishté qé i takon "elites Shqiptaré te Turqisé" njeri me te verteté shum i çmuaré zot. "Nexhip P. Alpan " (i lindur ne Zhulat té Gjirokastrés 1920, i shperngulur né Turqi . Ka shkruar shume vepra ,pedagogjike , turkologjike dhe albanologjike dhe ish shqipfolés né radio "Zéri i Turqisé") . Tjetri zot. "Nesip Kaqi" ambasador mes viteve 1976 -1992 ne Rumani ,Algjeri dhe Turqi .


    Krahas sherbimit ushtarak dhe qeveritar, Shqiptarét né jetén osmane kané shérbyer né çdo sektor tjetér té jetés.
    Ketu poshté do té shénojmé shkurtimisht sa pér t'i nxjerré né drité disa figura té réndésishme , qé i kemi zgjedhur nga librat historike , enciklopedike , biografike osmane e turke.

    JAHJA BEJ DUKAGJINI : Eshté njé nga djemté e familjes sé "Leké Dukagjinit" ,qé mund té jeté strehuar ose marré peng ,rritur e stérvitur né oborrin Perandorak ,u dallua si ushtarak , mori pjesé né luftime qé komandonte Sulltan Sulejman Kanuni né Tameshvar ( Hungari)
    Jahja beu , u shqua edhe né poezi . Turqishten e Stambollit e zotéronte fare bukur . Vjershat i kishte pérmbledhur né njé divan (antologji) dhe kishte zéné vendin né dhjeté poetét e dalluar té asaj kohe. 1520-1566 .....Jahja Dukagjini qé s'e kishte harruar atdheun dhe popullin Shqiptar né Mesnevie (distike) "Genxhinei Raz" pohon:
    "Arnavud asli olubdur aslim
    Kiliç ile dirilibdur neslim.." qé do té thoté ( Sojin ekam Shqiptar dhe farefisi im jeton me shpaté ne dore ).

    OSMAN BEJ DUKAGJINI (? -1603) : Nipi i vezirit hero Ahmet Pashe Dukagjinit (?-1517) dhe biri i Mehmet Pashé Dukagjinit (?-1554) qé ésht dhéndri i Sulltan Yavuz Selimit .Ky pashé kishte marré pjesé ne luftime dhe kishte shérbyer si vali né Halep e Misir (Egjipt) . Ýshte dijetar i urté ,punoi si kadi né Stamboll dhe hartoj vepren biografike " Kadité e Stambollit" ka béré dhe pérkthime nga kultura islame.

    ARKITEKT KASEM AGAI (1570-1660) : Ka lindur ne fshatin Grémsh=Gramsh té krahines sé Tomoricés .Rininé e paré e kaloi né Berat. Pastaj babai tij e dérgoi né Stamboll pér studime profesionale. U bé asistent pran "Koxha Mimar Sinanit" (té madh) dhe "Sedefqar Mehmet Elbasanit" Duke u dalluar né punime arkitekturale mé 1595 u afirmua arkitekt i pallatit . Me 1622 u bé kryearkitekt (mimarbaþý) Me 1627 u gradua kryerkitekt. Ka ndértuar JENI XHAMI (Xhaminé e re) té Stambollit ,ka dhe shum vepra tjera. Nukinderpreu lidhjet me atdheun, erdhi disa her né Shqipéri , béri ndértime dhe siguroi me djersén nje pasuri té madhe.Ka léné nje testament njé vakéfname. Eshté varrosur né Yskydar (Stamboll)

    KRYEMJESHTER MEHMET ISA : Eshté njé arkitekt me origjin Shqiptaré , pore nuk i dihet daté-lindja e datévdekja.
    Eshté njé nga kryemjshtrit e Tyrbes sé famshme TAXH - MAHAL né INDI . Mehmet Isai qé ka qené njé asistent i Koxha Mimar Sinanit , kishte lindur né "Opar" Mund té két vdekur né burg i verbuar prej Shah Xhihanit mosmirénjohjes
    rreth viteve 1660 , pasé rrézimit té SHAH Xhihanit u rivarorros prané tyrbes TAXH- MAHAL .

    ARKITEKT SINAN ATIK AGAI (?-1471): Ky arkitekt quhet edhe Sinan Isuf . Megjithése nuk dihet plotésisht jeta e tij , shum shkrimtaré thoné se Sinan Atiku ka qené Shqiptar "devshirme" , i miréstérvitur dhe edukuar né pallatin Osman . Eshté arkitekti qé kishte ndértuar XHAMINE
    FATIH pass marrjes té Stambollit .
    Kuptohet se veprat e Sinan Atikut do té jené ngatérruar me veprat arkitekturale aq té shumta (400 e mé tepér) té
    Koxha Mimar Sinanit (arkitekt) qé kishte lindur ne Kajseri nga njé fam. "devshirme" shpérngulur nga Rumelia .

    ARKITEKTI MEHMET SEDEFQAR (1562-1618) :Eshté marré si devshirme nga "Elbasani" me 1562 dhe u bé nxenési dhe asistenti i Koxha Mimar Sinanit . Béri studime né Rumeli dhe Lindje té Mesme . Né vitet 1597 -1598drejtor i pergjithshém i
    krojeve té Stambollit ku sherbej 8 vjet . Me 1606 u bé kryearkitekt , ndértoi dhe zbukuroi mjaft faltore dhe pallate, kryevepra e tij ésht XHAMIA e SULLTAN AHMETIT (XHAMIA BLU) . Thuhet se Koxha Mimar Sinani para se té vdiste kishte léné vasiet (testament) qé detyra e tij té zévendésohej prej Mehmet Sedefqarit.


    NJE YLL I PASHUAR I KENGES

    DEDE ISMAIL EFENDI (1777-1845): Ka lindur ne Stamboll ,por rrjedh nga njé fam. Shqiptar. Babi i tij Sulejman Agai qé ishte shpérngulur nga Elbasani pér né Stamboll ,kishte bleré njé hamam , nga ky shkak mbiemrin " Kosturi" e shndérroi né "Hamamizade" ( Bir Hamamxhiu).
    Ismaili qé né djaléri, u dallua pér talentin poetik e muzikor .Kur
    ishte 8 vjeç dhe vazhdonte shkollen fillore nisi té marré mésime té posaçme nga mésuesit e muzikés , sidomos prej Sheh n. Ali ,N.Dedesé . Me kété rast vazhdonte dhe Teqené Mevlevive né "Jenikapé"Mé 1798 u bé dervish. U lidh me teqené qé i jepte réndési muzikés orientale .Kompozimet qé bénte pélqeheshin shum nga Sulltan Selimi III. Né vitin 1800 u gradua "Dede" (Gjysh i Teqesé)
    Kénget e tij pasi u pélqyen edhe nga oborri i Sulltanit u emérua kryemuezin né pallat . Kété detyr e vazhdon deri sa vdiq.
    Kénget ishin me karakter popullor dhe hartuar me njé Turqishte té thejshté. Kénga e titulluar;"Zylfyndedir Benim Bahtý Siyahým !...." ( Fati im i zi varet tek floket e tua ! ) u pélqye shum prej Sulltan Selimit.

    Dede Ismail Efendiu kishte kompozuar mé tepér se 200 vepra muzikore . Sot kané mbetur té paharruara dhe dégjohen me kénaqési 160 kéngé Turke- klasike....


    DIJETARE TE SHQUAR

    HALIL PASHA BUSHATI (? -1808) Poet dhe dijetar

    HUSEIN QAMIL BEJ TEPELENA (1865-1921): Nipi i Ali Pashé Tepelenés ,poet , ka vepra té botuara dhe rreth 15 doréshkrime.

    SELIM SIRRI PASHA (1800-1919):Nipi Ali Pashé Tepelenés . poet lirik i dalluar.

    MUSTAFA RESHIT SALIH PASHA (1862-1919) :Lindi né Janiné, biri i Vezir Mehmet Aqif Pashés. Kishte hartuar poema fillozofike.

    HASAN HAKI PASHA (1826-1895) :Ka lindur né Shkodér dhe padishahut i qe paraqitur me petka Shqiptare. Sherbeu si mutasarréf (zv. Vali)


    NUMAN MENEMENXHIOGLU (1893-1958) :Dipllomat i dalluar , shérbeu si ambasador né Paris né fillim té luftés II Botérore.
    Deputet gjaté viteve 1955-1956 dhe 1957-58 .

    TURHAN PASHA (1846-?) : I lindur né Janiné ,dipllomat dhe burr-shteti . Né kohen Osmane shérbeu si ambasador né Vien,Moské ,Madrid etj. Pasé Luftesé I Botérore mori pjesé né qeveriné Shqiptare me 25 Dhetor 1918 si dhe né konferencén e Paqes mbajtur né Paris me 25 shkurt 1919 . Mbrojti drejtat Shqiptare duke bashképunuar me shum delegacione té diasporés Shqiptaré..

    PASHKO VASA - VASO PASHE SHKODRANI (1825-1892)
    Njé nga shtyllat e forta rilindjes shqiptare ... Pa shpalljes sé kushtetutés I Osmane (1876) shkoi né Stamboll dhe u bashkua me pishtarét e rilindjes té kryesuar prej " Sami Frashérit" Mé 1878 thurri vjershén "MOJ SHQYPNÝ e MJERA SHQYPNI" qé u konsiderua si hymni kombétar i Lidhjes Shqiptare té Prizrenit.
    Vaso Pasha qé né vitin 1870 kishte nisur té perhapte shkronjat Shqipe ..Bashkpunoi me "Cemiyeti Ilmiye Arnavudiye"
    (Vatra e Kulturés Shqiptare) té Stambollit té kryesuar prej Sami Frashérit . Ka botuar njé seri librash Shqip , Fréngjisht ,
    Arabisht etj. Kryesoret jané :

    1) Skicé historike mbi Malin e Zi, sipas traditave Shqiptare , Stamboll 1872

    2) E vérteta mbi Shqipériné dhe Shqiptaré , Fréngjisht ,Paris 1879 (pérkthyer Anglisht ,Gjérmanisht,Arabisht )

    3) Alfabeti latin i zbatuar né Shqip , Fréngjisht ,Stamboll 1878

    4) Gramatika Shqipe pér t'u pérdorur nga ata qé duan té mésojné kété gjuhé pa ndihmés , Londér , Fréngjisht 1887

    5) Bardha e Temalit , roman Fréngjisht 1890

    6) Bosnje Hersegovina sipas Xhevdet Efendiut , Stamboll 1865




    Te nderuar antaré , prap do ti vazhdojm kesaj teme ,qe sipasé mendimit tim ésht me réndési ti njohim keta njeréz té çmuar qé i takojn kombit tané . Ju presé t'ju bashkanégjiteni dhe ju , urédhéroni ...
    jeta

  2. #2
    Besa te falenderoj per kete informacion qe ke sjell ne Forum dhe shpresoj qe te lexojme akoma me teper te tilla.

    Gjuhen shqipe e shkruan mjaft mire, per nje qe eshte lindur e rritur ne Turqi.

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Besa, falemnderit qe i ke sjelle keto pjese te shkurtra biografike. Eshte me te vertete me rendesi t'i njohim figurat shqiptare qe kane dhene per kulturen e shkencen edhe pse ne vend te huaj.

    Dhe na sill perseri te tjera. Psh interesante do te ishte dicka mbi Sami Frasherin, si vleresohet ai konkretisht ne librat turke, dicka e perkthyer apo e pershtatur prej teje per forumin.

    Edhe per arkitekt Sinanin do te ishte me interes pak informacion me i zgjeruar.


    Po te jap nje vote me kete rast Besa dhe qendrim te mbare ne forum!

    Pershendetje!
    Dita

  4. #4
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Besa!

    Naber güzel kýz? Ýyisindir umarým...


    Tash kalojmë në shqipe se mos na terheqin vëmendjen moderatorët

    Të falemnderoj per kete permbledhje dhe Selam söyle Türkiyeye!

  5. #5

    Mire se na erdhe Besa

    Besa kam nje pytje e nderuar.

    Sa eshte e vertet se ylli i muzikes Turke Emil Sajen ka prejardhe shqiptare ?
    Kam ndegju e mund ky degjim te jete gabim se ne nje koncert qe ajo ka mbajt per Kosove ne Stambol para 5-6 viteve ka kenduar kengen "Oj Kosove oj nana ime",gjate gjithe kohes duke kenduar ate keng ka qajt,ne ate koncert ajo per here te pare flet per prejardhjen e saj shqiptare.

    Nese keni ndonje informat do jemi mirenjohese qe te me shkruani


    Besa keni nje nofk shume te bukur

    Mire mbeteshi

    Mjellma

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Besa
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Vendndodhja
    Turqi
    Postime
    2

    Pérseri pershéndetéje !

    Pershéndetéje !

    Pasé njé pauze , nga punét qé pata e metvértet isha e zanen, vazhdoj pérseri pér eliten Shqiptare e Turqisé . Pra dua ti falenderoi posaqérisht ,Redin ,Diten , Starcraftin dhe Mjellman ,qé jukanbashkangjitur temés , sigurisht sé keshtu béhej ma interesant ..



    SAMI FRASHERI (1850-1904)

    Sami Frashéri ishte Albanolog ,Turkolog ,linguist ,letrar ,dramaturg ,mendimtar ,iluminist i shquar qé , jo vetém si rilindés Shqiptaré , po edhe si Turkolog , i ka béré shérbime kolosale e rrénjésore edhe letérsisé e gjuhés Turke , edhe Shqipes.

    Né jeten e tij 54 vjeqare , ka hartuar e botuar 54 vepra letrare , gjuhésore , kulturore Turqisht , dhe dhjeté té tjera Shqip. Vepra teatrale "Besa ose Fjala e nderit"
    "Fjalor enciklopedike botéror"..etj. kané shérbyer edhe pér kulturén e kauzén Shqiptare.

    Sami Frashéri né botén Shqiptare njihet edhe pér alfabetin e gjuhes Shqipe (1879) "Gramatika e Gjuhés Shqipe" (1886) " Shqipéria ç'ka qené ,ç'ésht dhe ç'do té béhet ?"(1899)
    ...etj.
    Samiu né letérsiné moderne Turke éshté i pari qé botoi Turqisht romanin "Dashuria e Talatit me Fitnetin",(Stamboll-1873) Mund té thuhet se Turkologjia ka filluar me Sami Frashérin. Fjalori Turqisht- Turqisht éshté i pari qé guxoi ta botojé me titullin Turqisht " Kamus-u Turki:"(fjalori Turqisht, fjalori i Turqishtes) se Pallati Osman nuk
    lejonte té thuhej "Turk" e "Turqi".
    Né njé kohé kur as Turku veté nuk shprehej dot:"Uné jam Turk dhe atdheu im quhet Turqi". Sami Frashéri botoi fjalorin e gjhuhes letrare Turke.

    Sami Frashéri u bénte té ditur Turqve se , fjala " Osman-Otoman-Osmanli" éshté titulli i njé dinastie familjare perandorake..."

    Prandaj deri mé 1902 as njé letrar , linguist , shkrimtar Turko- Osman nuk shkruante
    dhe botonte dot psh. "shteti Turk atdheu Turk,gjuha Turke, letérsia Turke ..." Ata detyroheshin té pérdornin epitetin "Osman" dhe kjo situaté vazhdoi deri mé 1920 , kur u
    themelua shteti Turk kombétar né Ankara i drejtuar prej Mustafa Qemal Ataturkut.
    Sami Frashéri ésht nga guximtarét e paré -ndoshta i pari- qé Turkun e shpétoi nga pérbuzja shkullore dhe atij i dha nderin, virtytin e madh qé e meritonte.

    Sipas autobiografisé té vetéshkruar prej dorés sé tij Sami Frashéri thoté:
    "Kam lindur me 1 Qershor 1266( 18 Qershor 1850) né Frashér. Kur isha 9 vjeq mé vdiq babai , pas dy vjetésh humba edhe nénén. Pasi mora mésimet fillore né fshat , véllai
    im imadhi Abdyli mé 1865 na solli familjarisht né Janiné ku atje nga mésuesit privaté mésova Arabishten e Persishten. Bashk me Naimin vazhdova shkollen Greke "Zosimea". Mésimin 8 vjeqar e kreva né 7 vjet duke mésuar edhe Greqishten ,
    Fréngjishten ,Italishten dhe disiplinat e tjera si gjeografi , histori , fiziké , kimi , biologji...
    Me té mbaruar kété shkollé nisa té punoja si sekretar né zyrén e vilajetit. Mé
    1872 erdha né Stamboll dhe fillova té punoj né shtyp e né zyren e shtypit.
    Béra perkthime nga historia e revolucionit Francez. Shkrova dhe botova romanin "Tahhashuk-u Talat ve Fitnat"(1872), hartova dhe libra tjera...Mé dérguan né Tripoli té
    Libisé pér botimin e njé gazete. Mé 1875 shkova né Janiné ku qéndrova ca kohé , dhe duke kaluar nga Korfuzi Brindizi , Napoli , Messina e Malta u ktheva né Tripoli. Késhtu me kété rast pashé dhe ca vise té Evropés. Me 1877 shkova né Rodos si drejtor i kabinetit té valiut , Vaso Pashé Shkodrani . Qéndrova 5 muaj dhe dhashé doré heqéjen . U ktheva né Janiné dhe nisa té punoj si kryetar i njé komisioni ushtarak , té kryesuar nga Abidin Pashé Dino .

    Mé 1878 erdha né Stamboll dhe fillova té nxjerr veté gazeten "Tercuman-i Shark " (Zédhénési i Lindjes). Hartova disa libra xhepi si : Qytetérimi Islam , Mitologjia , graté tona ,Qielli ,Rruzulli yné Njeriu , Proverbat , Njeriu i ri, Gjuha , Anekdota
    humoristike , Metoda e kritikes Gjuha e huaj....etj. Né vitin 1879 u emérova sekretar né komisionin e larté pér inspektimin ushtarak. Mé 1891 gézova dhe titullin e kryesekretarit té kétij komisioni qé e vazhdova 17 vjet . Tani po vazhdoj té mbaroj dhe "Kamasul'Alamin , qé ekisha nisur mé 1889 dhe do té mbarohen 6 véllime 16x24 ,5000
    faqe." Né kité enciklopedi madhore jané pérpunuar edhe temat historike, gjeografike ,etnike letrare me figurat Shqiptare né krye...Né vitet 1884-1886-1895 m'u dhané ca medalje pér punimet qé kisha kryer .

    Sami Frashéri edhe arsimit Turk ika shérbyer me afro 10 vepra gjuhésore , didaktike,
    si me alfabete ,gramatika e fjaloré qé akoma e ruajné vlerén aktuale..

    E nderuar Dita, ishte né radh té shkruaj pér Sami Frashérin ,pore pasi jeni interesuaré diq. dhe kishité kérkuar diq. ma gjérsisht pér to , shpresoj se sadopak jupérgjia juve posaqérisht.
    E qé kishét pyetur si vlersohej Sami Frashéri ne librat Turke ? Shpresoj se me kéto té dhéna jupérgjigja , sepse kéto té dhéna zaten jan marrur nga burimet ,arkivat dhe enciklopediat Turke..

    Tani pra , shkurtimisht vazhdojm dhe me disa figura tjer;

    ABDYL FRASHERI (1839-1892)

    Njé nga udhéheqésit e Lidhjes Shqiptare té Prizrenit. Shkollen e mesme me véllezérit Naim e Sami Frashéri e mbaroi né Janiné . Pasi u vdiq babai i tyre Halit beu , uvendosen né Stamboll me 1864.
    Abdyli mé 1876 u zgjodh deputet né parlamentin e paré perandorak, qé vazhdoi deri me "13 shkurt 1878"

    Abdyl Frashéri mbronte fort viset Shqiptare té shkelura prej Sllavo Grekéve .
    Né njé sesion té parlamentit mé 15 Janar 1878 paraqiti prjektin lidhur me reformen
    arsimor , né até projekt largpamés theksohej:
    Pérveq anés sé Anadollit ,mund t'u béj té ditur se né Rumeli (vise té Ballkanit)e sidomos né Shqipéri s'ka asnjé fshat té keté shkollé. Populli Shqiptar i mjeré nuk ka asnjé dokument -me pérjashtim té emrave té tyre-qé té vértetojn se jané nénshtetas muslimané .
    Pra mjafton ky mjerim !Si do té béhemi njeréz qytetéruar me kété injorancé ?
    Kur do té zgjohemi nga gjumi i réndé ? Gjithashtu edhe edukimi i vajzave nuk egziston fare . Né Stamboll bile nuk kam paré as njé shkoll pér vajza ! Kur do t'i cilésojmé "njeréz" graté ? Duhet ditur se pér t'i arritur qéllimit , sé pari té shkollohen vajzat e graté , se edukata fillon né vatér familjare ...
    Sipas marréveshjes famékeqe té Kongresit té Berlinit qé vazhdoi njé muaj, (13 Qershor-13 korrik 1878) Turqit do té largoheshin nga Ballkani. Mirépo Shqiptarét qé deshén liri , pavarési e térési nuk e pranuan armépushimin e Shen Stefanit (3 Mars 1877) dhe as vendimet e Kongresit té Berlinit .
    Ata krijuan Lidhjen Shqiptare né Prizren me (13 Qershor 1978) dhe vazhduan si luftén me armé dhe até diplomatike , dhe deri me 1881 poyhuajse i çliruan viset e pushtuara.


    NAMIK QEMALI ( 1841-1888)

    Poeti i madh atdhetar . Rrjedh nga njé familje e madhe fisnike intelektuale .Pasi vdiq néna e bija e Abdyllatif Pashés nga Konica ( Janiné ),qysh ne moshén 8 vjeç e rriti
    me kujdesé i ati i nanesé. Dhe qé né fémijéri tregonte aftési poetike dhe letrare .
    Namik Qemali hartoi e botoi vjersha , romane , drama , shkrime ,historike ,kulturore me karakter patriotik dhe demokratik .Me pamflete kritikonte sistemin despotik perandorak.
    Ai shkruante:
    "Dhe né mes té tokés té na hedhin ,ne e qajmé rruzullimin ! "
    Né çdo rast mbronte liriné individuale dhe kombétare.


    ABIDIN PASHE DINO (1843 -1908)

    Lindi né Preveze . Biri i atdhetarit Ahmet Dino .Ishte i zgjuar , qé né fémijéri mésoi disa gjuhé té huaja. Pasi mori disa mésime private ,né vitin 1863 mérgoi né Stamboll.
    Né vitin 1876 , kur u shpall kushtetuta e paré , Abidin Dinoja u caktua Komisar i portés sé Stambollit hde u dérgua si kryetar i njé komisioni té jashtézakonshém né Janiné.
    Me 1879 u gradua Pasha , dhe gjaté verés shérbeu si ministér i jashtém .
    Sulltan Abdylhamiti qé dyshonte te patriotizmi i tij se mos vazhdonte bashképunimin
    me Rilindésit , kur u shua pisha e Lidhjes Shqiptare té Prizrenit ,e transferoi Abidin Pashén né Adana.
    Kudo qé shérbente Abidin Pashé Dinoja rrespektohej nga populli. Pasi shérbeu si vali i ishujve té Mesdheut , u thirr né Stamboll dhe u emérua inspektor i pérgjithshém i viseve té Ballkanit.
    Abidin Dino Pashé Preveza éshté nga valinjté e dalluar .Ai ésht pasqyruar me biografi e me fotografi né librin " 50 valinjté e famshém " Né Adana bulevardi mé imadh quhet "Abidin Pasaha Xhaddesi" .Po dhe né Ankara e Stamboll emri i Abidin Pashés u ésht dhéne dy lagjeve madhore.
    Nga familja e tij , kané dalé disa figura té shquara si nipi i tij ,Suphi Nuri shkrimtar i mirénjohur ,Rasim Dino ,Abidini i ri e Arif Dino , kéta té fundit piktoré me famé ndérkombétare..


    NAIM HALIT FRASHERI (1846-1900)

    Poeti mé i ndritur i rilindjes Shqiptare ,mendimtar , arsimtar,pedagog .Lindi né Frashér mé 25 Maj 1846 . Mésimet e para imori nga hoxha i fshatit i teqesé bektashiane , kunisi té mésonte edhe Turqisht e Persisht.
    Naimi gjer mé 1870 mésoi miré edhe Greqishten . Latinishten ,Fréngjishten , Arabishten.
    Biri i zgjuaré i Frashérit mé 1871 shkoi né Stamboll dhe filloi té punojé né njé zyre
    té shtypi . Né Stamboll ku lulézonte kultura e Lindjes, studion miré edhe Persishten dhe boton "Gramatika e Persishte " sipas metodés sé re.
    Dy vjet vuan nga semundéja e mushkérive , mjeku e késhillon tépushoi dhe té marré ajér té pastér , ndaj kthehet né Janiné .

    Mé 1874 emérohet drejtor i doganés né Sarandé .Atje takohet edhe me Hoxhé Hasan Tahsinin . Atje erdhi dhe , véllai i tij Samiu nga Tripoli , i Libisé , ku gjendej i internuar.
    Mé 1878 , kur fillont punimet Lidhja Shqiptare e Prizrenit , Abdyli drejton kété organizaté Shqiptare politike .Abdyli , Samiu ,Naimi.... etj.pérpiqen té realizojné autonominé e ploté Shqip"tare . Naimi qé kishte ardhur né Shqipéri pérkrahte punimet e Lidhjes , bashképunon me "Vatren Kulturore Shqiptare" né Stamboll, té kryesuar nga
    Samiu .
    Pasi shpérndahet Lidhja Shqiptare e Prizrenit edhe Naimi vendoset né Stamboll.

    Lidhja Shqiptare politikisht mbyllet , po fillon aktiviteti kulturor e letrar me ané té shtypit. Naim Frashéri emérohet anétar i késhillit té lart prané ministrisé sé arsimit , qé merrej me libra dhe botime shkollore té pérgjithshme.Naimi siguron lejen
    e botimit té revistave " DRITA", e mé voné "DITURIA" né Shqip .Emérohet shefi i Késhillit té Lart" qé do té thoté zévendésministér .
    Naimi Frashéri né kété periudhé shkruan veprat dhe sidomos qysh nga viti 1886 boton né Bukuresht librat letrare ,poetike , arsimore ,kulturore né Shqip si: Bagéti e bujqési,
    " E kéndimit té çunave ,kéndonjétorja , pér nxénés," Historia e Skénderbeut , Lulet e Verés , Parajsa dhe Fjala Fluturake , Fletore pér Bektashinjté , Qerbelaja , Katér Stinét, Déshira e vértet e Shqiptaréve , kjo e fundit Greqisht , etj..


    ISMAIL QEMALI (1846-1919)

    Udhéheqési i pavarésisé.
    Vali i dalluar, diplomat , deputet , udhéheqés shteti , mendimtar dhe kryetar i par i shtetit Shqiptar pas pavarésisé .Ka lindur mé 16.10.1846 né Kaniné - Vloré.

    Rrjedh nga njé familje fisnike patriote , stérgjyshi mé i vjetér Sinan Pasha , qé ishte vezir e admiral né shekullin XVI , kishte marré Libiné. Edhe gjyshi i Ismail Qemalit ,Ismail beu, duke qené njé nga té aférmit e Ali Pashé Tepelenés , mé 1821 luftoi kundér Grekéve qé synonin pushtimin e Shqiprisé jugore.

    Gjithashtu dhe babai i Ismail Qemalit , Mehmet Bej Vlora , kur ishte drejtues i Vlorés
    ,pér shkak se kishte pérkrahur kryengritésit lebér qé pérpiqeshin pér pavarési Shqiptare , ishte arrestuar dhe syrgjynosur né Konja, ehde kishte vdekur né Athiné me 1866.

    Ismail Qemali u detyrua té jetonte familjarisht né Selanik . Mé 1851 u regjistrua né njé shkollé Turke dhe mé voné vazhdoi gjimnazin Grek Zosimea né Janiné . Ishte i zgjuar, mésoi Greqishten e vjetér , Latinishten , Italishten ,Fréngjishten . Né shkollé doli i pari.
    Mé 1860 shkoi né Stamboll dhe gjeti puné né Ministriné e Jashtme , si pérkthyes .
    Mori pjesé né mbledhje patriotike té Hoxhé Hasan Tahsinit , Vaso Pashé Shkodranit ,Konstandin Nelko Kristoforidhit ,etj. qé ishin grumbulluar né Stamboll.
    Pér kété shkak Oborri Perandorak e largoi nga Stambolli dhe e dérgoi nén prefekt né Rusquk (Bullgari) prané patriotit té madh Mithat Pasha ,qé punonte si vali rrethin e Danubit.
    Me t'u eméruar Mithat Pasha kryetar i diktimit té larté shtetéror , themeluar mé 1868 ,edhe Ismail Qemalierdhi né kryeqytet duke punuar si drejtor i sekretariatit té njé zyre juridike té larté , se né até kohé nuk kishte as parlament , as ministri té drejtésisé.
    Kur Shqiptarét intelektualé té Stambollit sé treti heré kérkuan nga shteti té hapen shkolla e vatra Shqipe me alfabetin Shqiptar , Ismail Qemali ra né sye té Babé-Aliut dhe u dérgua prap nénprefekt ,né Varna (Bullgari) . Po Ismaili erdhi prap né Stamboll dhe mé 1871 mori pjesé né njé mbledhje té rilindésve , qé ishte mbajtur pér formimin e alfabetit Shqip. Ky demarsh u pengua edhe nga Kisha Fanariote Bizantine.
    Né kohén e kryeministrit Mithat Pasha (19.12.1876-- 5.2.1877) ishte parashikuar qé Shqipéria té shpallej njé krahiné autonome duke pérfshiré gjithé trojet etnike.. Ky vendim ishte imponuar nga Ismail Qemal Vlora . Pra nga ky shkak I.Qemalin e larguan nga Stambolli dhe deri mé 1884 , shtaté vjet u mbajt i internuar né Kytahja, Anadoll.
    Por patrioti i madh nuk gjunjézohej . Rilindésit tjeré Shqiptaré, Sulltan Abdylhamitit i béné presione dhe Ismail Qemali ufal , kur ishte mé i kalitur.
    Deri mé 1900 shérbeu si késhilltar politik , diplomatik e juridik prané Sulltanit.

    Mé 1 maj 1900 u nis pér né Tripoli té Libisé , por me té dalé né detin e liré , shkoi né Athiné dhe mori drejtimin drejt Europes. Deri né vitin 1908 jetoi né Romé, Paris, Gjenevé , Bruksel ,Loondér ...duke bashképunuar me Shqiptarét liridashés dhe Turqit e rinj patrioté .
    Me t'u shpallur Konstuticioni II mé 1908 me ndihmén e Shqiptaréve té veriut e té Maqedonisé , I.Qemali mori pjesé né zgjedhjet parlamentare dhe u zgjodh deputet i rrethit té Beratit , por né fakt ai ishte pérfaqésuesi i mbar Shqipérisé.

    Ismail Qemal Vlora qysh prej vitit 1908 deri mé 1912 né parlamentin Osman mbajti shumé fjalime té zjarrta ,dhe propozoi shum projekte reformiste , pér té shpétuar shtetin Osman nga dekadenca . Mirépo ç'té bénte I.Qemal Vlora , kur Grekét , Bullgarét , Serbét e Malazezté té bashkuar né Aleancén Ballkanike mé 12 Tetor 1912 sulmuan barbarisht viset Shqiptare , dhe ushtria e Babé-Aliut , pa béré asnjé rezizdencé ,mé
    1 Néntor 1912 u propozoi armiqve armépushim duke pranuar disfatén !...
    Shqiptarét qé ishin képutur nga rrypi i bashkimit me shtetin Osman , u detyruan té vazhdojn luftén dhe té shpallin pavarésiné e tyre duke shfrytézuar edhe diplomaciné ndérkombétare ...


    HOXHE HASAN TAHSINI (1811-1881)

    Rektori i paré Universitetit té Stambollit .
    Lindi né 7 Prill 1811 né "Ninat , katund i Filatit né Qaméri "."Hasan Tahsini pasi mori mésimet e para nga babai i tij Osman efendi ,qé ishte mufti dhe muderriz , shkoi familjarisht né Stamboll ku mbaroi mésimet e mesme e té larta né medrese . Ishte i zgjuar , mé 1857 u dérgua pér studime mé té larta né Paris, ku studioi 10 vjet .

    Kur u kthye né Stamboll mé 1868 ,u caktua té hapte Universitetin e paré té Stambollit .
    Deri mé 1871 punoi si rektor dhe profesor duke dhéné mésime shkencore pér fiziké, kimi ,kozmografi ,astronomi , biologji ,sociologji ,psikologji ,disiplina qé nuk njiheshin né botén lindore. Lidhur me kéto tema botoi afro 20 libra e njé revisté shkencore.
    Pér kété puné mori titullin Hoxhe (profesor) Hasna Tahsini ishte dhe letrar e poet .
    Bashkpunoi me Ismail Qemalin ,Vaso Pashén ..etj . Kontriboi pér alfabetin Shqip té Stambollitqé u themelua mé 1879 né Stamboll..


    DR.IBRAHIM TEMO (1865-1945)

    Mjek, politikan ,demokrat dhe patriot i shquar. Ka lindur né Mars 1865 né "Strugé" Eshté i biri i Muratit , stérgjyshérit i ka pasur nga "Mati"
    Mésimet e para imori Shqip nga familja e tij; vazhdoj dy vjet shkollén e mesme .Megjithése prindérit e tij nuk donin , Ibrahim Temoja u hodh né Stamboll , se kishte zell té madh té kryente shkolla té larta . Kishte lexuar veprat e Hoxhe Hasan Tahsinit, Vaso Pashé Shkodranit dhe té Sami e Naim Frshérit...
    Gjaté studimeve universitare 1889 themeluan me disa shok shoqatén politike ,patriotike ,demokratike.Luftonte vetém kundér Sulltan Abdylhamitit dhe mbronte tezén e decentralizimit .


    ESAT PASHE JANINA (1862-1952)

    Mbrojtési hero i Janinés .
    Mehmet Esat Kaqi ka lindur mé 18 Dhjetor 1862 né kala té Janinés .Shkollén fillore dhe té mesme e kreu né Janiné,mé 1879 ftoi provimin té vazhdon gjimnazin ushtarak té Manastirit. Pas njé viti kaloi né gjimnazin ushtarak "Kuleli" né Stamboll. Duke e kryer ipari liceun mé 1884 u regjistrua né shkollén e larté ushtarak. Edhe né até shkollé dul i pari ,mori gradén kapiten shtatmadhor dhe u emérua profesor i mésimeve shtatémadhorisé. Mé 18 Prill-1897 u emérua né armatén e Janinesé . Mé 12 Korrik u emérua komandant ushtrije né Shkodér . Me té plasur lufta Ýtalo -Osmane mé 10. 8 1911 ,u emérua komandant korparmate né Janin" dhe deri né Mars 1913 mbrojti Janinené,heroikisht dhe me nder .


    SULEJMAN QYLQE (1884-1955)

    Historian-Albanolog

    I lindur né Shkup ,shkollén fillore kishte mbaruar né vendlindje ,pastaj familjarisht mérguan né Stamboll .Shkollén e mesme e kreu né gjimnazin e Beshiktashit. mé 1905 prej shkollés sé lart ushtarak doli toger . Rrjedh prej njé familje Shqiptare nga " Luma" . Jan botuar mjaft vepra ,libra ,studime e enciklopedi .Té Sulejman Qulqes ,qé vlejné si materiale pér punime Albanologjike.


    MEHMET PASHE DERRALLA (1843-1918)

    Ministri i paré i Mbrojtjes Shqiptare i Qeverisé sé Ismail Qemalit. Rrjedh nga njé familje kreshnik i Tetovés. Kishte lindur né katundin Gradec . Babai i tij , Hasan Pashé Dérralla ka qené njé nga udhéheqésit ushtarak té "Lidhjes sé Prizrenit"
    Babai i Mehmet Dérrallés nga qé donte té béhej dhe i biri ushtarak ,até e dérgoi né Stamboll dhe ku e mbaroi shkollén e larté ushtarak . Shérbeu né xhandérmeri né Kosové ,Shkup ,Manastir ,Selanik dhe arriti gradohet Pasha (gjeneral).
    Krahas shérbimeve zyrtare-ushtarak ,ndiqte edhe punét e veprat e rilindésve Shqiptare ; kishte lidhje ngushta me patriotét qé pérpiqeshin té realizonin Pavarésiné Shqiptare si Idriz Seferi, Hasan Prishtina , Ismail Qemali etj.


    ALI SHEFQET SHKUPI (1883-1953)

    Njé nga ushtarakét Shqiptaré dhe shok i afért i Mustafa Qemal Ataturkut .Kryetari i paré Shtatmadhorisé Shqiptare té Qeverisé sé Ismail Qemalit. Ka lindur né Shkup babain e ka pasur nga Peja.


    HUSEIN ATAMAN PASHA (1900-1975)

    Ushtarak dhe politikan i ndershém . Kishte lindur né Janiné ,rridhte nga familja fisnike Libohovite ,.Mbaroi me suksesé shkolén e lart " Harbije" dhe pastaj Akademin Ushtarake né Stamboll ,shérbeu né ushtri si komandant korparmate. Fliste Shqip , ushqente ndjenja té mira pér Shqiptarét e Shqipriné.


    AHMET QAUSH KOSOVARI (1890-1980)

    Njé nga rojet e shquara té "Ataturkut" Kishte lindur né katundin Novalan té komunesé sé Vushtrris. Kur kryente detyrén ushtarake né luftén Ballkanike mé 1912 me 40 shoké shkoi né Vloré , por siç pohonte veté, qeveria e Ismail Qemalit nuk ishte né gjendje t'i mbante kéta ushtaré té shpérndaré ,dhe emigroi né 1914 né Stamboll.



    EDHE DISA PIKTORE , POETE, ARTÝSTE , SPORTÝSTE ME ORIGJIN SHQIPTARE


    ABIDIN DINO (1913-1994)

    Piktor karikaturist ,shkrimtar pérparimtar , kishte edhe punime kinematografike .Ka disa vepra té botuara ,gézon famé ndérkombétare.


    OMER KALESHI (1932 .. )
    Piktor ultramodern dhe figurativ .Ka lindur né Kérçové -Maqedoni .Mésimet e mesme i mbaroi né Shkup .Pér shkak represionit serbomadh u detyrua té mérgojé né Turqi 1956.
    Véllai i tij, Prof.Dr. Hasan Kaleshi (1920-1977) shkoi né Kosové ku punoi né Universitetin e Prishtinés si Albanolog dhe orientalist.


    NEHAR TYBLEK (1924-1994)

    Piktor dhe karikaturist i mirénjohur Shqiptaré .Ka lindur né Manastir.punoi né gazetat Aksham , Gynajdén ,Hyrrijet etj.


    SAMI GYNER (1914 -1991)

    Ka lindur né Prishtiné ,fotografist i dalluar me famé ndérkombétare .


    VEFA BOZAXHIU

    Vefa ésht njé familje qé ka emigruar né fillim té shek. XIX né Stamboll. Haxhi Sadik efendiu me t'u vendosur né Stamboll vazhdoi té ushtrojé profesionin qé kishte né Shqipéri , prodhimin e bozés .Sot né Turqi boza e prodhuar nga familja "Vefa " éshté e pérmendur dhe e kérkuar jo vetém nga Turqit ,por dhe nga turistet e huaja té shumté qé vizitojné Turqiné.


    DY ARTISTE TEATRI

    Halide Pishkin (1906-1959)
    Ka lindur né Tirané jeten teatrale e filloi né skenén kombétare té Stambollit .Ka luajtur shum role né teatér ,kinema ,pjesé radiofonike etj.


    JILLMAZ GRUDA (1930 ...)

    Poet ,aktor dhe artist i teatrit e kinematografisé.


    NIAZI SULÇE (1938..)

    Ka lindur né Pejé ,shkollén fillore dhe gjimnazin e kreu né vendlindje. Nga represioni i regjimit titist me 1956 emigruan né Turqi .Ka botuar afro 40 libra me poezi .Vjershat e tij nga piképamja tematike kané merita pér kauzén kombétare té Kosovés .



    SPORTIST PISHTAR

    ALI SAMI JEN (1886-1951)

    Ali Sami Jeni, éshté themeluesi i Klubit "Gallatasaraj" ,biri i Sami Frashérit.
    Studimet e mesme i kishte kryer né gjimnazin Gallatasaraj . Né kohén prapanike ,kur né Turqi nuk lejohej futbolli , Ali Sami Frashéri me 1905 bashké me disa shoké themeloi Klubin Gallatasaraj si anétar nr.1. Luajti edhe veté mé voné shérbeu si arbitér i dalluar . Stadiumi ma i madh né Mexhidijekoj éshté pagézuar ALI SAMI JEN.

    Né fushén e futbollit pérmendim dhe Beratasin "Vasfi Samimi" portierin e paré dhe veteran té klubit Gallatasaraj té Stambollit.


    Nése s'jenimerzitur ende ka pér t'u shtuar figura té Elités Shqiptare né Turqi
    por kesaj rradhe poelam me kaq, e sipasé intersimin e juaj uné vazhdoj pérseri.


    Pra né fund , dua t'ju pérgjigjem dhe Mjellmés , qé kishe pyetur pér kéngétaren "Emel Sajénén " a ésht vértet se qenka Shqiptare ?
    Mjellma né até koncert e organizuaré nga shoqata "Véllezérit Turko -Shqiptaré" pikérisht mé "3 Mars 1993" pér ndihém Kosove dhe pér t'u njohur qéshtja e Kosovés ,(qé mungonte pak) mé gjérsisht né media Turke, isha dhe une me shum antarét e familjesé , dhe pikérisht ashtu kaqené sikur qé epaskedégjuaré .

    Tani jupérshéndesé edhe njéhere nga Turqia..
    BLU
    jeta

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2004
    Postime
    19
    E nderuara BESA
    mos ta harrojm edhe Hoxhe Hasan Tahsinin i cili ishte rektori i par the themeluesi i universitetit turk te asaj kohe
    krahas qe sherbente si imam ky njeri ishte edhe njohes i mir i gjuheve te huaja ishte nje kimist , biolog dhe shum njeri i ngritur i cili fatkeqsisht eshte vrar nga tradhtija apo hipokriti i tij JANI VRETO egzistojn disa mendime se qellimi kryesor i vrasjes se HASAN TAHSINIT ishte se ai person ishte MUSLIMAN dhe ndoshta ua ka marr menndja kundershtarve te tij se do te jet i rrezikshem per fete tjera ? kjo ishte pak a shum nje histori per te cilen kam lexuar shkrime te vjetra
    te pershendes per ket tem

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    Citim Postuar më parë nga Toni_GjilanCity
    E nderuara BESA
    mos ta harrojm edhe Hoxhe Hasan Tahsinin i cili ishte rektori i par the themeluesi i universitetit turk te asaj kohe
    krahas qe sherbente si imam ky njeri ishte edhe njohes i mir i gjuheve te huaja ishte nje kimist , biolog dhe shum njeri i ngritur i cili fatkeqsisht eshte vrar nga tradhtija apo hipokriti i tij JANI VRETO egzistojn disa mendime se qellimi kryesor i vrasjes se HASAN TAHSINIT ishte se ai person ishte MUSLIMAN dhe ndoshta ua ka marr menndja kundershtarve te tij se do te jet i rrezikshem per fete tjera ? kjo ishte pak a shum nje histori per te cilen kam lexuar shkrime te vjetra
    te pershendes per ket tem
    Ne munges te Beses, po nderhyje meqenese ke permendur Hasan Tahsini apo Hoxha Tahsin mbahet si nje njeri shume i zgjuar nga jugu i Shqiperise, Saranda ka studiuar ne Stamboll, por meqe i takonte fese myslymane Shqiperia i con ne harese figura te tilla, me te vertete ka patur nje zgjuarsi te madhe per ate periudhe.
    Di qe eshte me orgjine cam nga Ninati(me duket) nje fshat prane Konispolit ne kufi me Greqine.
    Jutemi, nese dikush dine me shume per jeten e tij te na e tregoje?!

    Do shtoja dicka dhe per turkesh kengetaren me te populluar te Ankarase Samine Sany apo Sanai (s`di si shkruhet ne turqisht emri i saj) yllin e muzikes popullore, me orgjine shqiptare, prinderit e saj te shpergulur me 39-n nga Cameria jane kembyer si turq prej grekut gjate luftes se pare boterore ne shkembimet turk-grek( sa e tmerrshme, shqiptaret mysliman i detyruan me dhune te behen turq).
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

  9. #9
    Do shtoja dicka dhe per turkesh kengetaren me te populluar te Ankarase Samine Sany apo Sanai (s`di si shkruhet ne turqisht emri i saj) yllin e muzikes popullore, me orgjine shqiptare, prinderit e saj te shpergulur me 39-n nga Cameria jane kembyer si turq prej grekut gjate luftes se pare boterore ne shkembimet turk-grek

    o dallendyshe po pate mundesi me e shkrujt tamam emrin e kesaj kengetares do ishte mire...ta dime ... nuk e di te kete kengetare me emrin samine....
    Thuaje te verteten; le te largohen prej teje te poshtrit.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e dallandyshe
    Anëtarësuar
    23-02-2004
    Vendndodhja
    ne bina te ullirit
    Postime
    144
    Citim Postuar më parë nga Saint-Simone
    o dallendyshe po pate mundesi me e shkrujt tamam emrin e kesaj kengetares do ishte mire...ta dime ... nuk e di te kete kengetare me emrin samine....
    Nuk di si shkruhet ne turqisht emri i saj, e shkrojta si e kam degjuar.
    Si ka mundesi se kur i pyet turqit jashte, gati e njohin si kengetare shume te mire pa ditur qe eshte shqiptare, mendoj se mund te jete rreth moshes 50-60 tani( nuk jam e sigurt) kam degjuar nje kasete te saj dhe me fotografine po nuk me terhoqi pasi kenget ishin turqisht dhe nuk e kuptoja. Do te interesohem ne te ardhmen per me shume te dhena....
    Dhe tmerri qe ti nuk e kupton apo nuk don ta kuptosh eshte se nena e saj me familjen jane shpergulur me force nga Cameria prej grekut ne 1939 dhe meqe ishin myslimane i kembyen me turq.
    Se di si mund ta bej me te qarte situaten pasi ti jeton ne Turqi, me mire lexo dicka me shume per historine e Shqiperise.
    Le qe ti nuk je me orgjine shqiptare, c`te duhet te dishe....
    Ndryshuar për herë të fundit nga dallandyshe : 25-08-2004 më 08:13
    [ Trimeria-aroma LIRI//Tradhetia-kerrme llum i zi!]

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •