Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-08-2004
    Postime
    19
    Citim Postuar mė parė nga Saint-Simone
    kush i detyroi dhe ku eshte tmerri ketu???
    PER SAINT SIMONE
    i nderuar po te kishin perdor dhune turqit tek shqiptaret asnje kish nuk do ta kishin len mbi token e shqiptareve kete duhet ta dish?askush nuk ka perdor dhune sepse ju kan perbmbajt fjales se Allahut i cili ne Kuran thot ateher nese me dhun do te kishte ndodh kjo do tkishte qen njeri nder mekatet me te medhaja?

  2. #12
    ketu eshte bere nje ēorbe e madhe

    PER DALLENDYSHEN
    1.Te pyeta per emrin e asaj kengetares sa per ta ditur sepse bera search dhe ti e kupton qe po te besh search me emrin e gabuar nuk gjen dot gje. Une doja ta dija, dhe do te krenohesha po te kishte nje kengetare shqiptare te sukseshme. Nuk doja qe te "pergenjeshtroja" ty. (mesa duket ti ne kete forme e ke kuptuar). Meqe jemi ne fushen e muzikes. Ke degjuar per Candan Erēetin? (xhandan erēetin lexohet). Kjo eshte nje kengetare me origjine shqiptare tjeter mjaft e sukseshme dhe ka kenge shume te bukura.

    2.
    Le qe ti nuk je me orgjine shqiptare, c`te duhet te dishe....
    une kete po e marr thjesht si nje fjali e thene ne momente zemerimi per te cilen me vone je penduar. Perndryshe me duhet te them gjera te tilla qe do te ofendonin...

    mos i merr gjerat ters...mundohu te flasesh me njerezit dhe mos i ofendo. une te thase se ku eshte tmerri, kaq... doja ta dija nese ti e shihje tmerrin si veper e turqve apo e grekeve...nejse pak rendesi ka...

    sa e njoh historine une ti nuk mund ta dish ...

    PER TONIN...
    ato qe tu nuk kane lidhje... i je drejtu personit te gabum...lexoji me kujdes ato qe jane shkruajtur...
    sa per turqit mos ji aq i sigurte... edhe ata kane vra e pre...
    Thuaje te verteten; le te largohen prej teje te poshtrit.

  3. #13
    Besa ,ne Rradhe Te Pare Urime Per Gjuhen Shqipe Qe E Shkruan Shume Here Me Mire Se Shume Shqiptare Qe Kane Lind Dhe Jan Shkolluar Neper Shkollat Shqipe

  4. #14
    kane lindur dhe jane shkolluar thuhet ne gjuhen shqipe...
    Thuaje te verteten; le te largohen prej teje te poshtrit.

  5. #15
    bravo kurioz, ke te drejte per kritiken.

  6. #16
    une e dija qe e di...
    thjesht per muhabet.. mos na keqkupto
    Thuaje te verteten; le te largohen prej teje te poshtrit.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Lightbulb Islam Ēupi: Balzaku i sportit.

    Shume prej jush mbase nuk e kane degjuar kete emer me pare. Per fat te mire ne Turqi shume shqiptare kane arritur suksese te medha, por per fat te keq shume pak njihen.



    Islam Ēupi (Tirane 1932- Stamboll 2001)


    Islam Ēupi lindi ne vitin 1932 ne Tirane. Pas ardhjes ne pushtet te Enver Hoxhes familja e tij u shperngul ne Turqi. Ndoqi studimet ne "Gallatasaraj Lisesi" dhe me pas ne "Vefa Lisesi" nga ku edhe u diplomua. Per njefare kohe u aktivizua me disa skuadra amatore dhe me pas filloi punen si gazetar sporti. Gjate karrieres se tij 44 vjeēare si gazetar fitoi 26 ēmime dhe fitoi rrespektin e te gjithe autoriteteve te kesaj fushe. Aftesite e tij gjuhesore dhe zgjuarsia e jashtezakonshme bene qe profesioni i "gazetarit sportiv" te fitonte rrespekt ne Turqi. Eshte cilesuar si "Balzaku i Sportit" dhe "Princi Shqiptar".
    Vdiq me 6 Shkurt 2001.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 05-02-2005 mė 06:12

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anėtarėsuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet nė Bllog
    1

    Pasqyrimi i ndikimit Kontian nė Veprėn e Branko Merxhanit.

    Kur flitet pėr njė figurė tė shquar si Ogyst Konti dhe pėr njė filozof e sociolog pak tė njohur si Branko Merxhani natyrisht nuk mund tė mos ndjesh pėrgjegjėsi pėr atė qė do tė shkruash apo qė mendon tė shkruash. Tė dy janė tė hershėm,njėri si themelues i rrymės sė pozitivizmit dhe tė sociologjisė si shkencė dhe tjetri pėr Shqipėrinė njė personalitet i letrave qė ndonėse nuk i bėri as dy dekada nė vendin e tij la gjurmė tė pashlyeshme sidomos nė mendimin filozofik shoqėror e politik shqipėtar tė viteve 30 tė shekullit XX. Pėrgjegjėsia rritet mė tepėr kur do tė shqyrtosh dhe ndikimet e francezit Kont nė njė mendimtar tė kompletuar si Branko Merxhani .Ėshtė e natyrshme qė edhe vėshtirėsitėė dhe shqetėsimet do tė jenė tė natyrave tė ndryshme. Fillimisht njėherė me literaturėn pėr kėta dy mendimtarė. Na u desh mjaft kohė e pėrpjekje pėr ta grumbulluar. Pėr Brankon na e lehtėsoi punėn botimi i shtėpisė botuese ‘’Plejad’’,i veprės nė njė volum tė tij me shkrime tė zgjedhura.Vėshtirėsi tjetėr pėr ne ishte sigurimi i tė dhėnave pėr jetėn e veprimtarinė e Merxhanit. Ai ishte dhe u bė sociolog e botoi njė revistė edhe sociologjike si “ Pėrpjekja Shqiptare”, nė njė kohė kur pėr sociologjinė nuk flitej fare ose fitej fare pak krahasuar me kohėn e sotme, duhet ta themi belbėzohej .Nė kėtė kuptim themi qė rritet vlera e njė figure si B.Merxhani po dhe vėshtirėsitė pėr njohjen e saj dhe vendosjen e tij nė mjedisin e kohės sė vet. Vėshtirėsitė kanė tė bėjnė edhe me faktin se ne pėr herė tė parė i hyjmė njė pune tė pavarur e cila kėrkon pėrcaktimin e metodės sė punės, rrugėn qė do tė ndiqej deri nė realizimin e saj .Pengesat dhe vėshtirėsitė ishin dhe tė karakterit praktik pėr konceptimin e temės ,pėrmast e saj, lidhur me pėrmbajtjen e saj e plot e plot tė tjera. Njė pjesė tė kohės na e mori dhe gjetja e literaturės dhe pėrpunimi i saj. Na u desh tė shihnim materiale tė ndryshme nė shqip e nė gjuhė tė huaj por dhe nga interneti. Nė kėrkimet tona sidomos pėr figurėn e Ogys Kontit na u desh tė shihnim pjesė tė historisė sė filozfisė, tė sociologjisė,fjalorė tė filozofisė dhe tė sociologjisė, enciklopedi tė ndryshme nė gjuhėt e mėdha. Kėrkuam edhe pėr shkrime tė vecanta pėr Ogyst Kontin nė shqip e nė gjuhė tė tjera por gjetėm fare pak.
    Ndėrsa pėr Branko Merxhanin studime apo qoftė dhe artikuj tė thjeshtė pothuajse s’ka fare. Si pėrjashtim ekziston vetėm njė “Antologji e mendimit politik e shoqėror shqiptar ,mjaft voluminoze edhe njė vėllim me vepren e tij. Pikėrisht nė kėto tė dyja u mbėshtetėm pėr pjesėn qė ka tė bėjė me sociologun Merxhani edhe ndikimin e francezit Ogyst Kont mbi tė. Tė shpresojmė qė studimi ynė tė ketė arritur dicka, duke qenė se jemi nė njė fushė e nė njė Personalitet tė palėvruar pothuajse fare. Urojmė qė shkrimet nė tė ardhmen tė shtohen,tė shumohen qė tė jenė dhe njė kontribut si pėr njohjen nga opinioni publik shqiptar, ashtu dhe nga sociologėt e rinj qė do tė japin ndihmesėn e tyre nė zhvillimin e shoqėrisė shqipėtare.
    Por e tashmja, aq mė tepėr e ardhmja nuk mund tė ravijzohet pa njohur tė kaluarėn.Ndihmesa e Branko Merxhanit ėshtė njė prurje mė tepėr e rėndėsishme e hershme qė na nderon e na bėn tė ndjehemi krenarė me njė figurė si Branko Merxhani.Shpresojmė qė puna jonė tė mbushė diēka nė boshllekun qė kemi nė kėtė drejtim. Tė paktėn do tė jenė dy fjalė pėr sociologun shqiptarė.Tė tjerėt qė vijnė le tė thonė mė shumė,mė mirė e tė thellohen mė tepėr nė kėtė fushė gati tė paprekur.
    Natyrisht kur fillon njė temė si kjo e jona pėr njė personalitet jo aq tė njohur si Branko Merxhani qė i takon brezit tė viteve 30, tė paktė pėr Shqipėrinė, njeriu duhet tė vrasė mendjen se si do ta shtjellojė temėn, cilat janė fillesat e saj, para se tė marrė penėn tė shkruajė.Pasi e studjuam mirė literaturėn e mbledhur dhe disa materiale pėr kohėn kur jetoi e punoi Branko Merxhani qė kishin tė bėnin me tekstet e historisė u ulėm e bėmė konceptimin e temės. Pėr vetė natyrėn e saj tema jonė ka dy pjesė:
    Njėra ka tė bėjė me Ogyst Kontin, ndėrsa pjesa tjetėr ka tė bėjė me Branko Merxhanin dhe ndikimin e tė parit mbi tė dytin.Kėto dy pjesė janė pak a shumė tė barabarta. Nė tė parėn menduam tė kujtojmė dy paralele:Ogyst Konti si themelues i sociologjisė sė sotme dhe mė pak veprimtarinė e tij si filozof i mirėfilltė si themelues i rrymės tė pozitivizmit.
    Problemi tjetėr kishte tė bėnte me sociologėt e tjerė qe ishin bashkėkohės tė tij apo qė erdhėn fill pas tij si njė Emil Durkheim apo edhe tė tjerė tė djeshėm apo tė sotėm. Pjesa tjetėr ngėrthen pėrgjithėsisht tre apo katėr paralele qė kanė tė bejnė me jetėn e veprėn e Branko Merxhanit si dhe ndikimin kontian nė tė.Kėtu duhet tė dallojmė nė mėnyrė tė detajuar secilin prej tyre.
    Sė pari ,njėherė jeta, veprimtaria e Branko Merxhanit dhe disa paralele me jetėn e Ogyst Kontit dhe sociologėve tė tjerė si Emil Durkheim e ndonjė tjetėr qė ishte dhe bashkohės i Merxhanit. Sė dyti, kemi njė artikull tė gjatė tė vetė sociologut shqiptarė tė viteve 30 pėr filozofin dhe sociologun Ogyst Kont, ku ai jep vlerėsimet e pikėpamjet e veta mbi tė si dhe nė njė mėnyrė ose njė tjetėr trajton sociologjinė si shkencė.
    Sė treti, duke qenė qė nė ato kohra njė personalitet i veshur dhe me kostumin e sociologut (e ka njė stof tė tillė nė veprėn e vet si rrallėkushi bile po tė bėjmė krahasime jo vetėm me bashkėkohėsit e tij por dhe me kohėn e sotme) ai shqyrton me kompetencė dhe nė fusha tė tilla si historia ,arsimi, kultura, gruaja ,dhe e thotė njė fjalė tė re pėr Shqipėrinė. Sė katėrti, problemi i katėrt dhe i fundit qė shtjellojmė nė kuadrin e pjesės sė dytė ka tė bėjė me ndikimet kontiane nė pikėpamjet e Merxhanit, nė botėkuptimin e tij, nė shrytėzimin e tyre pėr tė parė njė dritė tė re pėr shoqėrinė e prapambetur shqiptare brenda sė cilės jetonte dhe ai vetė. Tė bėn pėrshtypje analiza sociologjike e detajuar dhe kompetente e jetės shqiptare tė kohės, analiza qė zor se i gjejmė dhe sot ndonėse kanė kaluar 80 vjet dhe sociologjia si shkencė dhe shoqėria shqiptare kanė ecur pėrpara Sė pesti, sythi i fundit i pjesės sė dytė ka tė bėjė me disa mendimtarė por jo sociologė tė kalibrit tė Branko Merxhanit qė s’u mungon dhe kompetenca sociologjike si Vangjel Koēa , Nebil Ēika, Ismet Toto e tė tjerė tė cilėt krahasohen nė njė mėnyrė ose njė tjetėr me tė. Si lartėsi mendimi apo personaliteti ato nuk qėndrojnė mė poshtė se ai.
    Nė temė veē kėtyre problemeve kryesore ,analizave dhe anė tė tjera qė kanė tė bėjnė me formimin ideor tė Branko Merxhanit jo vetėm si sociolog dhe si filozof i ka pasur edhe mėsuesi i tij shpirtėror Ogyst Konti. Sigurisht jemi tė vetėdijshėm se edhe me aq sa ėshtė botuar vepra e Branko Merxhanit nuk mund tė futet nė kornizat e njė teme si e jona. Ajo kėrkon forca tė shumta pėr ta nxjerrė nė pah ndihmesėn e tij nė sociologjinė shqiptare dhe pėr mė tėpėr specialist tė mirėfilltė tė sociologjisė qė duhet tė merren me kėtė figurė tė madhe tė mendimit shqiptarė nė gjysmėn e parė tė shekullit tė XX e mė gjerė. Sidoqoftė pėr ne qė po merremi me njė figurė si Branko Merxhani ėshtė nder dhe krenari pavarėsisht se sado pak themi dhe dy fjalė mirė apo keq pėr kėtė personalitet tė letrave shqipe qė ende mbetet i panjohur pėr publikun e lexuesin shqiptarė.
    Jeta e Branko Merxhanit (vendi i tij nė mendimin shqiptar) dhe disa paralele nė jetėn e Kontit dhe Durkheimit.
    Branko Merxhani ėshtė nga ata autor qė as koha nuk ia zbuloi tė gjitha misteret qė e rrethonin,pavarėsisht kontributit qė ai la pėr shoqėrinė. Ai ishte mėshirim i gjallė i idealeve edhe pse ato nuk u realizuan por ndihmuan nė pėrmirėsimin e realitetit pikėrisht kur kėto ideale nuk merren si realitet.
    Biografia e Branko Merxhanit ėshtė e vėshtirė tė prezantohet e saktė pėr lexuesin pasi ai ėshtė njė emėr qė edhe sot endet mes tė njohurės dhe tė panjohurės.Kėtė fakt,tė njohje mosnjohjes,e plotėson dhe prejardhja e tij e mjegullt. Ai u lind nė njė qytet anonim tė Turqisė,ku dhe viti i lindjes mbetet i pasigurt, por menohet tė jetė aty nga fundi i shekullit XIX. Nėna e tij mendohet tė ketė qenė njė guvernante gjermane. Ndėrsa pėr sa i pėrket studimeve qė ai ndoqi ėshtė sėrish e vėshtirė tė dalėsh nė pėrfundime tė sakta, por presupozohet qė Merxhani tė ketė ndjekur kolegjin anglez
    (ose ate francez) nė Izmir tė Turqisė. Studimet tė mėtejshme ai i ndoqi nė Gjermani ose Austri. Nuk dihet me siguri se nė ēfarė viti erdhi pėr herė tė parė nė Shqipėri dhe mė konkretisht nė Gjirokastėr dhe Tiranė Branko Merxhani, por ajo qė vlen pėr tu pėrmendur ėshtė qė Merxhani do tė konsiderohej si njė nga mendimtarėt mė tė shquar tė historisė dhe kulturės shqiptare dhe njė “publicist gjenial”, kjo pėr arsye se gjatė viteve 30-tė Merxhani do tė shfaqej si njė ndėr konfiguruesit dhe galvinizuesit mė pėrfaqsimtarė tė mendimit social e filozofik tė inteligjencės shqiptare.
    Merxhani ėshtė njė gazetar i dorės sė parė jo vetėm nga eseja, fejtoni, artikulli, vėzhgimi, analiza politike apo studimi shkencor i ndrydhur nė rreptėsinė e kufizės hipografike i japin penės sė tij njė tendosje tė pazakontė,njė pėrqėndrim dhe njė fuqi komunikimi si rrallėkushi, por mbi tė gjitha se ai nė kėtė kapėrcyell, shtron tryezėn e diskutimit intelektual tė kohės, dilemėn e madhe shqiptare:nga Lindja apo Perėndimi? Por pavarėsisht shkėlqimit tė tij si njė gazetar, sociolog, filozof me njė kapacitet tė jashtzakonshėm ai sėrish nuk ndjehet i plotėsuar. Ai dėshiron qė tė ngrejė krye ndaj realitetit jo vetėm nė mėnyrė kritike por dhe konstruktive me ambicien pėr tė ndėrtuar njė botė ideale, ku tė duash t’i parapėrgatitėsh rrugėt e sė ardhmes njė populli, e njėherėsh tė luftosh pėr t’u dhėnė kėtyre rrugėve kahun nėpėr tė cilin populli nė mėnyrė tė paracaktuar zhvendoset,kjo do tė thotė ta “kapėrcesh” situatėn imediate, realitetin ekzistues,nė njė drejtim revolucionar dhe tė ngresh kundrejt tij kundėr botėn tėnde. Duke mos qenė pėr njė lojė intelektuale, dhe as njė objekt kundrimi,kjo kundėrbotė paraqitet si njė pėrfitim,madje si programim e formulim i njė “kodi gjenetik” tė shndėrrimit tė popullit dhe kulturės shqiptare,dhe nė vitin 1929 e pagėzoi kėtė ideologji me termin Neo-Shqiptarizma. Gjatė vitit 1935 Merxhani ėshtė mjaft aktiv nė gazetėn “Demokratia” me njė seri artikujsh tė cilat u botuan nėn titullin “Nga njė libėr i pabotuar”,nė tė cilėn sociologu dhe filozofi u tregonte shqiptarve se c’janė kultura dhe qytetėrimi, ē’farė e dallon materializmin historik nga idealizmi, ē’pėrfaqėsojnė individi dhe shoqėria etj. Nė vitin 1935 nė qytetin e Fierit shpėrthen njė revoltė e drejtuar prej disa intelektualėsh dhe ofucerėsh e cila shtypet me shpejtėsi. Ndėr tė parėt qė lufton doktrinėn fashiste, Merxhani ka denoncuar eksperimentin sadist rus nė zbatimin e doktrinės marksiste-leniniste dhe po nė tė njėjtėn kohė ka lėshuar alarmin pėr rrezikun bolshevist nė Shqipėri. Vendi ėshtė nė kolaps,punė nuk ka, buka ėshtė shtrenjtuar, Italia ka pezulluar ndihmėn ekonomike, arka e shtetit ėshtė e zbrazur. Mė 1936, nė Korēė punėtorėt dhe studentėt ngrihen nė protesta me parrullėn “bukė dhe punė”. Nė Kuēovė punėtorėt e naftės bėjnė grevė, zanatēinjtė mbyllin dyqanet, fshatarėt nuk kanė me se tė ushqehen. Qytetet janė kthyer nė gjendje mjerimi. Edhe nė kėtė situatė emergjente pėr vendin, Merxhani vazhdon tė jetė aktiv nė shtypin e kohės duke u munduar t’u ngulisė nė mendje shqiptarve idenė se e vetmja mėnyrė shndėrrimi ėshtė ajo e evolimit social,nėpėrmjet kulturės dhe moralit. Kėto mėsime utopike Merxhani i kishte mėsuar nga Ogyst Konti,Emil Durkheim etj. Opinioni i Merxhanit ėshtė original dhe mjaft interesant, por ai ka hasur mjaft vėshtirėsi nė botimin e artikujve sikundėr dhe mjaft autor tė njohur tė kohės tė viteve 30-tė si: Z.Prismi,K.Maloki etj. Duke qenė se Merxhani dhe autorėt e lartpėrmendur flisnin pa dorashka pėr problemet qė po kalonte vendi, qeveria mori njė vendim drastik duke censuruar pothuajse tė gjithė shtypin e kohės. Pavarėsisht kėsaj Merxhani utopik vazhdoi tė shkruante artikujt e tij tė sertė port ė vėrtetė.Por utopizmi i B.Merxhanit pėrfundoi me largimin e tij nga Shqipėria duke e lėnė vendin nėn hijen e zezė tė pushtimit italian. Ai mbeti njė legjendė misterioze e viteve 30-tė disi mistikejysmė turk-gjysmė shqiptar,gjysmė mysliman-gjysmė kaur,gjysmė filozof asket-gjysmė gazetar militant. Rreth 43 vjet pas largimit pėrfundimtar prej vendit tė utopisė sė vet Branko Merxhani ndėrron jetė rreth moshės 87-tė vjecare. Utopia e Branko Merxhanit nė mėnyrė tė papritur po rifunksionalizohet, prandaj tė mos habitemi nėse njė ditė na shfaqet si njė e vėrtetė e parakohshme utopia e kėtij njeriu tė mistershėm prej tė cilit askush nuk pati guxuar tė kėrkonte aq frikshėm rrugėt e sė ardhmes shqiptare,qė shpesh shpėrblimi i tyre ėshtė mė i fortė te pėrpjekjet se sa tė realizimit.E thėnė ndryshe,tė udhėtosh me shpresė ėshtė mė mirė se sa tė arrish. Ky ishte rasti tipik i utopisti shqiptar Branko Merxhani.

    NURIJE SHEHI
    sociologe

  9. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456
    Citim Postuar mė parė nga Bosi Lexo Postimin
    Besa ,ne Rradhe Te Pare Urime Per Gjuhen Shqipe Qe E Shkruan Shume Here Me Mire Se Shume Shqiptare Qe Kane Lind Dhe Jan Shkolluar Neper Shkollat Shqipe
    Une i kam ber urimet me kete profil dhe tani po i bej perseri me profilin tim te ri se nuk me kujtohen te dhenat. Ok urime te gjithe atyre qe ruajn traditat, gjuhen dhe cdo gje qe ka te bej me identitetin e tije. Ju falenderoj perzemersisht

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •