Me daten 19 maj, e shtune ora 7 ne mbremje, Shoqata Bashkesia Shqiptaro-Kanadeze do te organizoje takimin e saj vjetor me komunitetin shqiptar te Torontos dhe rrethinave te saj. Pas mbledhjes se shkurter do te kete nje darke me ushqime e embelsira te gatuara nga kuzhiniere shqiptare dhe pije freskuese nga te gjitha llojet.
Kjo do te pasohet nga nje program i pasur muzikor nga te gjitha krahinat e vendit.
Jane te ftuar edhe televizioni "Pasqyra Shqiptare", gazeta "Jon" dhe krijuesit letrare shqiptare qe banojne ne Toronto te cilet do te ekspozojne librat e tyre.
Qellimi kryesor i ketij takimi eshte gjallerimi i jetes se shqiptareve te Torontos dhe njohja me njeri tjetrin e me Shoqaten Shqiptaro-Kanadeze qe ekziston ketu: c'eshte bere, e c'mund te behet me shume per te ardhmen.
Adresa eshte Resurrection Hall, 1 Resurrection Road (kryqezimi Bloor West & Dundas West, prane stacionit te metrose Kipling).
Dyret e kesaj salle (qe mban mbi 300 persona) jane te hapura per te gjithe dhe hyrja eshte falas. Parking i bollshem per ata qe do te vijne me makine.
Ftoni edhe te afermit e te njohurit tuaj per te kaluar nje mbremje te kendeshme midis shqiptaresh.
Krijoni Kontakt