Close
Faqja 16 prej 30 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 296

Tema: Elita 5

  1. #151
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    canada
    Postime
    21

    re:elita 5

    tung !

    A ka Elita 5 faqe zyrtare ne internet ????????
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 10-05-2003 mė 17:18
    Mendolin,
    Ma i nalt se zoti ..

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e Alban
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Prishtne
    Postime
    143

    Smile ELIRA 5 NE PRAG TE ALBUMIT TE RI

    Djemtė nga Tetova kanė kėnduar dje nė Amfiteatrin Calvin. Njė koncert nė prag tė albumit tė ri tė bandės, qė pas qetėsimit tė ujėrave tė Maqedoni, thonė se janė dhe mė cilėsorė
    Banda “Elita 5”: Nuk jemi politikė

    Qysh kur djemtė nga Tetova thyen akullin e publikut shqiptar me njė koncert nė Sheshin Skėnderbej, po kthehen me njė kartė tė sigurtė: Tirana ka publikun mė tė nxehtė. Thuhet se kanė zakon qė nė ēdo qytet qė s’ėshtė Tetovė, kyēen nė hotel dhe preferojnė tė ndjekin nga larg se si shkojnė punėt teknike tė koncertit. Kėshtu ndodhi edhe kėtė herė me bandėn “Elita 5”. Prej zgjimit nė orėt e vona tė mėngjesit, deri pasdite, ata kanė kaluar vetėm pak kohė nė hollin e Hotel Diplomat, kanė dhėnė disa intervista dhe kanė preferuar tė ngjiten lart nė dhomė.
    Solisti Arif Zyberi, kitara bas Agron Idrizi dhe shpirti i muzikės sė grupit Virusi (Nexhat Mujovi) thonė se i ndihen borxhlinj publikut tė Tiranės dhe dje nė amfiteatrin Calvin, veē hiteve tė repertorit nė vite, kanė sjellė edhe disa nga krijimet mė tė reja. “Elita 5” ėshtė prag tė nxjerrjes sė njė albumit tė shtatė. Iu duket kohė e gjatė tre vjet, pas daljes sė albumit tė fundit. Arsyet kanė qenė tė lidhura, sidomos me situatėn e trazuar nė Maqedoni. Dhe nėse ka faktor qė muzika e tyre ėshtė rritur cilėsisht, i vetmi ndryshim sipas tyre nga muzika e mėparshme, sepse djemtė tani janė mė tė qetė dhe sė fundi kompozitori lider i bandės, tani ka njė studio tė vetėn.
    Grupi pėrbėhet nga Arif Zyberi (solist), Besim Ibrahimi (baterist), Agron Idrizi (kitarė bas), Nevip Mustafai (kitarė solo) dhe Nexhat Mujovi (Virusi), orkestrues. Ky i fundit njihet ndryshe edhe si zbuluesi i talenteve. Pėrveēse ėshtė krijuesi i gjithė muzikės sė “Elitės”, ai vazhdimisht preferon tė bashkėpunojė me kėngėtarė tė tjerė, kujtojmė Adelina Ismaili, Gili, Bleona Qerreti, me tė cilėn mblodhėn nė “Skėnderbej” 100 mijė spektatorė. Hitet e tyre mbeten “Nuk jam Al Kapone”, album qė i bėri tė njohur pas ‘90-ės nė Shqipėri, apo “Fol vetėm fol”, dhe sė fundi “E urrej shiun”.
    Pas 13 vjetėsh sė bashku, kur kanė realizuar 7 albume, kur janė pranuar si grupi mė i mirė i rock-ut nė territorin mbarėshqiptar, nga tė gjithė brezat e publikut dhe shijet muzikore, edhe kur dy vjet mė parė fituan pėrfundimisht pikėt nė Tiranė, pėrballė grupit legjendar “Scorpions”, “Elita 5” mbetet “Elita 5”, siē pėlqen tė thotė pa modesti Virusi.

    Ēfarė ju bėri tė ktheheni sėrish nė Tiranė?
    Vendosėm tė bėjmė njė prezantim tė ri para daljes sė albumit. Pėr herė tė fundit nė Tiranė kemi kėnduar nė Sheshin Skėnderbej. Pritja e asaj nate na la shijen se po iknim duke i mbetur borxh publikut shqiptar.

    Ēfarė sjell nė krijimtarinė tuaj albumi i shtatė?
    Arifi: Do tė jetė njė kualitet mė i mirė i kėngėve nė albumin e ri. Tani kemi kushte mė tė mira. Virusi prej disa kohėsh ka njė studio tė vetėn.
    Virusi: Edhe pse Elita 5 ėshtė Elita 5, nuk mundohemi tė dalin nga muzika qė kultivojmė, nga stili qė kemi. Mbase se kėshtu na do publiku.
    Ka pėmirėsime, ndoshta ka pak ndryshime. Vetė koha ndryshon, edhe ne ndryshojmė bashkė me tė.

    Pas 13 vjet karrierė sė bashku, ēfarė ka ndryshuar nė marrėdhėniet me fansėt tuaj?
    Virusi: Po, tani kemi mė shumė publik.
    Agroni: Euforia ndaj “Elita 5” ekziston gjithkund. Kėtė e kemi provuar edhe nė Perėndim. Tek shqiptarėt e Londrės, nė Gjermani. Po ashtu janė rritur admirues tė brezave tė ndryshėm qė preferojnė muzikėn tonė. Kam dėgjuar kėngėt tona tė kėndohen nga 12- vjeēare, ashtu sikur dėgjohen edhe nga ata 60- vjeēarėt.
    Virusi: Koncerti mė i nxehtė i “Elita 5” ka qenė ai i realizuar nė sheshin “Skėnderbej”. Nė Perėndim nuk mund tė ketė asnjėherė kaq publik dhe nuk mund tė gjesh as kėtė atmosferė. Tė mbledhėsh katėr mijė vetė nė sallė nė ato vende ėshtė shumė. Ndėrsa nė “Skėnderbej” kishte 100 mijė spektatorė. Na habiti numri aq i madh, nuk e prisnim. Nuk e dinim qė kishim kaq adhurues nė publik. Dhe kur kėndojnė tė gjithė, ajo ėshtė kėnaqėsia mė e madhe pėr ne.

    Si lind njė kėngė e “Elita 5”
    Virusi: Motivet e kėngėve janė tonat, tema tė jetės sė pėrditshme, shoqėrore, mbi dashurinė. Ngjarje qė i kemi hasur rreth nesh. Sekretet e dikujt. Kjo besoj ėshtė nja arsyet qė jemi edhe kaq popullorė, sepse mbetemi shumė konkretė. Mundohemi tė jemi tė sinqertė. Unė vė re se tekstet janė tė veēanta, nė kuptimin tė ndryshme nga bota e muzikės kėtu.
    Arifi: Poezia dhe Muzika jonė flet pėr problemet mė tė zakonshme tė njerėzve, tė tė afėrmėve, pėr atė qė nuk shkon, dhe nuk ėshtė nė rregull. Dhe publiku duhet tė marrė vesh se ēfarė ėshtė ajo qė na shqetėson. Ēdo poezi e kėngės ka njė ngjarje, ėshtė frymėzuar nga njė e vėrtetė. Tekstet e kėngėve janė tė poetėve si Ergon Berisha, Ilir Berani, muzika e Virusit.

    Ēfarė e mban nė formė njė grup qė edhe pse i bashkon muzika, janė pesė mendje.
    Arifi: Bashkė kemi 13 vjet. Nė kėtė formacion, kush ka ardhur e kush ka dalė. Por formacioni ėshtė ky qė ėshtė prej disa kohėsh dhe jemi tė njėjtėt qė kemi realizuar katėr albume.
    Virusi: Mbi tė gjitha ka qenė mirėkuptimi, qė na ka mbajtur. Nuk kemi arritur asnjėherė deri aty sa tė shpartallohet grupi.

    Ndjeni tronditje nė tregun muzikor me qarkullimin e grupeve dhe rrymave tė reja muzikore nė hapėsirat mbarėshqiptare?
    Virusi: Kanė pasur pėrkrahjen tonė. I dėgjojmė. Muzikė pėr t’u bėrė, ka pėr tė gjithė. Sa mė shumė aq mė mirė, pėr tė ardhur pastaj tek konkurrenca e vėrtetė.
    Muzika qė qarkullon sot nė Kosovė e Maqedoni, ėshtė e kohės. Le tė vazhdojnė punėn. Nė Kosovė dominon mė shumė R&B, hip-hop, rock. Ndėrsa ne jemi njė soft rock, mė shumė se hard nuk shkojmė.

    Ngjarjet nė Maqedoni, ju kanė frymėzuar tė shkruani muzikė pėr to, tė shkruani edhe pėr politikė?
    Agroni: Nė repertorin ka vetėm njė kėngė tė politizuar, ėshtė “Fol vetėm fol”. Njė kėngė edhe pse e krijuar vite mė parė mbetet aktuale edhe sot.
    Virusi: Zhvillohej njė tubim para zgjedhjeve nė Maqedoni. Pa vetėdije, ėshtė kėnduar nė shesh “Fol vetėm fol”. Por “Elita 5” ėshtė apolitike.
    Arifi: Politika ndėrron, ne mbesim kėta qė jemi. Nuk na intereson.

    Ndėrsa kohėn mė tė madhe jua marrin turnetė dhe pėrgatitja e njė albumi, ē’ndodh nė jetėn private?
    Arifi: Gjejmė kohė edhe pėr familjen. Tė pestė kemi fėmijė…Si shqiptarė qė jemi.
    Familjet tona janė tė pranishme nėpėr koncertet qė mbajmė afėr apo larg qofshin.
    Edhe ata e dėgjojnė shumė “Elita 5”. I dinė kėngėt, i kėndojnė.

    Ju duket shumė 3 vjet kohė pėr pėrgatitjen e albumit tė fundit?
    Virusi:Albumi hidhet nė treg nė shtator. Ka dhjetė kėngė. Dalja nė treg tani, ėshtė kohė e gjatė pėr ne. Shkak ka qenė situata nė Maqedoni, megjithėse gjithēka ėshtė nė pėrmirėsim. Ky album reflekton edhe ngjarjet aktuale.
    Kur atmosfera ėshtė e tendosur edhe muzika ėshtė mė e tendosur. Tani qė punojmė tė qetė kemi bėrė vėrtet edhe muzikė qetėsuese

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korēė
    Postime
    755
    jam 100% dakord me titullin e temes, jane...
    MtrX ubicumque felix

  4. #154
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    ene un i kom qef Elita 5 po nuk besoj se jan mo te miret ne shqipri ka ene mo te mir se ato. nuk o se kom gjo kunder me mendim e juj. po ne s'kena vetem Elita 5 ne shqipri kshuqe.
    nejsee sic kom thon ene do e them
    opinionet jon si veglat secili ka te vetat

  5. #155
    ~*Untouchable*~ Maska e LLASTICA
    Anėtarėsuar
    28-07-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    12

    Elita 5 ARE THE BEST

    Kete vere isha ne koncertin e tyre ne Tirane. Dhane ne spektakel fantastik tek Calvin. Personalisht kam kercyer edhe kenduar per 2 ore rresht, great show. mezi po e pres albunin e ri te dal ne shtator, nje nga kenget e reja u kendua aty ne koncert e cila me dha pershtypjen se edhe ky album i ri do jete shume i sukseshem. edhe pse muzika e tyre eshte e vjedhur tekstet edhe interpretimi jane goxha lart.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LLASTICA : 15-08-2003 mė 01:42
    First time i saw you,
    I was scared to talk to you,
    First time i talked to you,
    I was scared to kiss you,
    First time i kissed you,
    I was scared to love you,
    Now that i love you,
    I am scared to lose you!!!

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Alban
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Prishtne
    Postime
    143

    Premiera e vidoe klipit te elites 5

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Alban : 09-10-2003 mė 10:58

  7. #157
    Shkodran Maska e BOY_UK
    Anėtarėsuar
    18-06-2003
    Vendndodhja
    London
    Postime
    196
    elita5 besoj se eshte nje nga grupet me te bukura shqiptare dhe me te degjuarat elita5 ka zhvilluar edhe nje mbremje ne londer e cila ishte shum e bukur u uroj suksese ne kenget e tyre dhe te ecin sa me para

  8. #158
    ~*Untouchable*~ Maska e LLASTICA
    Anėtarėsuar
    28-07-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    12
    hey Alban rrofsh ..... mezi po e prisja albumin e ri.
    kete kengen e kisha degjuar nje here edhe me pelqen shume
    First time i saw you,
    I was scared to talk to you,
    First time i talked to you,
    I was scared to kiss you,
    First time i kissed you,
    I was scared to love you,
    Now that i love you,
    I am scared to lose you!!!

  9. #159
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238

    A eshte albumi i rri ne shitje tani?

    Jam Tetovar dhe e mbaj mend kur Elita 5 nisi si grup dhe kendonte neper dasma, ato ishin edhe grupi kendues ne maturen prej shkolles se Tetvjeēares. Por prej ateher qe 12 vjet jam ne Amerike dhe me te vertete eshte nje grup muzikor elite. Me djeg zemra ta blej ose ta degjoj ket albumin e rri por nuk mund ta gjej dot. A e din dikush se a eshte ne shitje per ne Amerike? Apo a mund se paktu ti degjoj kenget diku ne internet, deri sa te mund ta blej albumin e rri? Nese dikush e ka degjuar krejt a eshte album i mire?

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e Alban
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Prishtne
    Postime
    143
    albumi i ri nuk eshte dal ne shitje ende por une e kam ndegjuar kenge te albumit te ri, dhe mund te them qe ky album eshte me cilesori deri tash. Albumi eshte perfunuar dhe une e kam por nuk eshte dal ne shitje ende nuk e di pse???

Faqja 16 prej 30 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •