NEW
NEW
NEW
......ska koment kjo
NEW
NEW
NEW
......ska koment kjo
albanish by nature
Pse o Nuh a i nigjoke kanget me kitara ti aaa ?
A po tlejon Islami aaaa ?
Kam kujtue se vec ilahi po nijshe
Revolution 1848
Kitara eshte instrument qe perendimorte e kane adaptuar nepermjet kultures islame bre Eurostar ..........
Kush ta shpjegon teje islamin pash zotin ???...........ce cki Nuha jot i ka akoma te memorizume te gjith Hitet e viteve te 90-, bile bile jarigasit, shokut tim, moti kohe ja ofrova numrin e kundrave te Tom Cruisit, se i kish hijt ne pune......para "internetit", njerezia informohej nepermjet te mediumeve te shtypura, dhe ketij nuhes nuk i kane kaluar gazetat e te rrinjve, lexues i pasionuar i BRAVOS dhe javores NEWS te austrise...........une jam deshmitare okular i shperberjes te formacionit Take That, dhe jo, nuk kam qare, aman ishim aq xhentellmena per me ja u ofruar kraherorin vajzave ne ato caste te rrenda per mbeshtetje.....
......preferencat e mija per muziken prekin nje hapesire te gjere, nder ta kuptohet edhe ILAHIJET.....te cilat per kulturen tone te madherishme nuk jane dicka e "re", apo ekzotike, por thjesht nje forme e artit te larte poetik qe na percjell "panderprere" neve shqiptareve. Mevludi, i cili nuk eshte nderprere ASNJEHERE nder shqiptaret (perpos ne shqiperi, por, per shqiptarine natyrisht se nuk jane "vetem" qytetaret e rep. se shqiperise reprezentativ) eshte me ne fund nje "ilahi", kurse Adem Ramadani, qe Allahu e ka gezuar me nje ze te shkelqyeshem, kete ART, kete KULTURE, e vazhdon, dhe i jep "boje" ne frymen e kohes. Secili njeri qe ka senze per art dhe kulture, duhet para Adem Ramadanit ta hjek kapuqen dhe ta falemnderoj per pasurim te kultures tone SHQIPTARE. Vallahi, bej be, se po qe se ka edhe nder te krishteret nje "kultivim" te ketij arti (pra, atij fetare), do te isha edhe me i gezuar. Ne vendet gjermanfoles pershmebull eshte artisti Xavier Naidoo, i cili ne tekstet e tija faktikisht inspirohet nga bindja e tije fetare. Dhe kenget e tija kane nje thellesi poetike jashtzakonisht te madhe, dhe suksesi qe ka verteton "nevojen" per kete lloj arti nder njerezit.
Kurse per Eliten duhet poashtu me e hjek kapuqen, jo per me shume, se per besnikerine qe ja kane mbajt rock-ut, dhe na kane deshmuar se JETOJN PER ARTIN E MUZIKES......kush e ben nje veper, nje pune, me sinqeritet, nga thellesia e zemres, pa asnje rezerve, ai ka sukses, dhe patjeter e gjene kuptimin ne ate qe ben, dhe me ne fund edhe i kthehet ai sinqeritet edhe nga tjeret, gje qe e shohim tek artistet e vertet, dhe padyshim, edhe Elita 5 hijn ne kete tufe njerezish.
Fatkeqsisht jane nje gjenerate pak me e vjeter se une, dhe nuk i njoh perzonalisht ato djema, por i kam perjetuar Live dhjetra here, dhe jam krenar per punen e tyre dhe ate qe na kane dhuruar, dhe inshallah edhe do te na dhurojn ne te ardhmen.
tung
albanish by nature
Elita 5, grupi vjen me album tė ri
Rock grupi legjendar shqiptar Elita 5, sė shpejti do tė publikojė albumin e ri. Vokalisti i grupit, Arif Ziberi ka deklaruar pėr tė pėrditshmen Zėri se albumi do tė jetė me shumė befasi, ku dhjetė kėngėt e realizuara do tė trajtojnė tematika tė ndryshme. Jemi nė pėrgatitje pėr albumin e ri. Ajo qė mund tju them tani pėr tani ėshtė se ky album do tė vijė me shumė befasi, ka theksuar Arifi. Ai mė tej shtoi se albumi do tė ketė edhe videoklipe qė do tė lanēohen paralelisht me albumin. Pritet qė nė kėtė album tė ketė edhe shumė surpriza sa i takon muzikės dhe pėrzgjedhjes sė tematikave tė kėngėve. Albumi do tė pėrmbajė 10 kėngė dhe disa prej tyre shoqėrohen edhe me videoklipe. Grupi Elita 5 ėshtė shumė i njohur dhe i pėlqyer nga tė gjitha grupmoshat. Pothuajse tė gjitha kėngėt e grupit janė kthyer nė hite dhe i kanė rezistuar kohės.
MAPO
http://mapo.al/wp-content/uploads/2013/09/elita-5.jpg
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
new.....new......new....
Per ju te diaspores andej oqeanit qe e vizitoni shqiptarine nje here ne 10 vjet....
Nese ju mer malli per nje shqipe te shqiptuar kulluar dhe kthjellet me nje estetike te pakrahasueshme, atehere ndegjojeni shqipen e Arifit, frontmanit te formacionit Elita 5 ne kengen me te re te tyre......
ndegjim te kendshem....
....pa kosove ska shqiperi....thojn...............une them: pa TETOVE ska shqiptari.....
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nuh Musa : 11-07-2014 mė 18:43
albanish by nature
Shume bukur.Nese s'fjalet s'kane kuptim
me e mire eshte heshtja...
Me fal, te lutem me fal
qe nga mendja s'te ndaj
Ti e di qe jam pafaj...
Ėshtė njėri ndėr bendet mė tė kėrkuara nė trojet shqiptare. Janė kėta rok-grupi Elita 5, tė cilėt nuk po kanė tė ndaluar. Pėrveē lansimit tė kėngės ‘Meteor’ ky grup ėshtė duke menduar tė punojė edhe nė projekte tė reja. Kėtė gjė e ka konfirmuar kitaristi i Elitės, Valon Gashi, i cili ka folur edhe pėr shumėēka tjetėr
Po mbushen pothuajse tri dekada prej qė rok-bendi Elita 5 ėshtė pjesė e pandashme e skenės muzikore shqipe. Gjatė gjithė kėsaj periudhe kohore, ata i kanė kontribuar zhvillimit tė kėtij zhanri te ne me krijimin e shumė kėngėve tė cilat janė shndėrruar nė hite. Por, Elita 5 nuk mendon tė ndalojė asnjėherė. Ata do t’i qėndrojnė besnik fansave tė tyre duke u sjellė shumė kėngė tė reja. Sė paku kėshtu pėr gazetėn Tribuna ka deklaruar Valon Gashi, i cili ėshtė njėri ndėr anėtarėt e kėtij grupi, i cili ndėr tjera ka shpalosur edhe shumė detaje tjera.
Tribuna: Fillimisht a mund tė na flisni rreth rrugėtimit tuaj nė karrierė si rok-grup?
Gashi: Grupi ekziston qė 28 vjet. Ėshtė e vėrtetė se nė kėtė treg tė vogėl shqiptarė, sidomos me kėtė stil muzikor jo komercial, ėshtė shumė e vėshtire qė tė mbijetosh. Por ne jemi sė pari miq tė mirė, e pastaj edhe ajo qenėsorja qė gjithmonė kemi tentuar qė tė mos bėhemi tė tepėrt pėr adhuruesit tanė, na ka mbajtur sė bashku pėr kaq vite.
Tribuna: Albumi i ri “Mohikani i fundit” ėshtė suksesi i radhės i grupit Elita 5, ēka do tė thotė edhe njė sukses pėr ju?
Gashi: Albumi i ri ėshtė rezultat i njė pune tė palodhshme 10-vjeēare. Pra, nė kėtė periudhė kemi punuar shumė e mė shumė kujdes nė kėngėt e albumit, ndaj edhe suksesi i albumit nuk mungoi, e suksesi pėr ne do tė thotė njė forcė shtytėse pėr punė tė mėtutjeshme.
Tribuna: Pse keni kaq pak bashkėpunime me kolegėt tjerė tė estradės?
Gashi: Nė ēdo album e kemi pas nga njė bashkėpunim me ndonjė kėngėtare, vetėm me Adelinėn, divėn e muzikės tonė, kemi zgjedhur t’i kemi dy, sepse vėrtet ia ka vlejtur. Nė kėtė album kemi bashkėpunim me Mimoza Shkodrėn.
Tribuna: Ēka i bėn kėngėt tuaja qė tė jenė tė pavdekshme?
Gashi: Ne punojmė shumė nė krijimet tona. Ato paramendohen me kujdes, prandaj edhe zgjat mė shumė krijimi i tyre. Por edhe kohėzgjatja e tyre ėshtė mė e gjatė pėr shkak tė kualitetit qė e kanė.
Tribuna: Kėngėt e juaja a ka raste kur janė personale?
Gashi: Asnjėra nga kėngėt tona nuk ka temė nga jeta personale. Pra janė tema tė pėrgjithėsuara, pra mundohemi tė jemi shėrues kolektiv tė zemrave.
Tribuna: Si ndiheni kur fansat kėndojnė sė bashku me ju kėngėt tuaja?
Gashi: Nė mbrėmjet tona, pos fansave qė na pėrcjellin qė 28 vjet, gjithnjė e mė shumė kemi fansa tė rinj, pra tė rinj e tė reja 14/15 vjeē qė i dinė kėngėt tona fjalė pėr fjalė dhe kjo na gėzon tej mase dhe na jep fuqi qė tė vazhdojmė mė tej.
Tribuna: Pse nuk i preferoni festivalet ?
Gashi: Festivalet nė trojet joshqiptare janė vende tė pėrsosura pėr t’u promovuar artistėt e rinj. Kurse te ne i shohim si evenimente jo fer, ku gjithmonė fitojnė kokat e vjetruara, prandaj edhe nuk i preferojmė.
Tribuna: Cili ėshtė mendimi juaj pėr rokun shqiptar?
Gashi: Fatkeqėsisht, pavarėsisht talentėve tė shumtė qė i hasim nė rokun tonė, ata pėr njė kohė shumė tė shkurtė po shuhen. Ne mendojmė se ata nuk po mundohen mjaft, sepse edhe ne e kemi kaluar tė njėjtėn rrugė, ndoshta edhe mė tė vėshtirė, pėr tė arritur kėtu ku jemi. Pra, e kemi njė porosi pėr ta, tė punojnė sepse vetėm kėshtu do t’i ndihmojnė rokut shqiptar qė ta tejkalojė krizėn.
Tribuna: A arrini tė gjeni kohė pėr familjen dhe a bėni jetė tė rok-yjeve, apo jeni mė tradicional?
Gashi: Vendi ku jetojmė na dikton qė mos ta kemi jetėn e rok-yjeve, pra tė jemi tradicionalė dhe ta jetojmė njė jetė solide. Muzikėn e duam shumė, por e pazėvendėsueshme edhe familja.
(Tribuna)
http://www.teksteshqip.com/elita-5/lajme_8388.php
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 04-12-2014 mė 02:51
Neser mikpritja e rradhes per ELITE- n !
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 06-09-2018 mė 14:04
Krijoni Kontakt