INTERVISTĖ
Ju jeni tė njohur nė Shqipėri, por deri mė tani keni kėnaqur adhuruesit tuaj me pjesėmarrjen nė ndonjė aktivitet si tė ftuar. Pėrse nuk keni organizuar njė koncert nė Tiranė? (flet Arifi)
Po ėshtė e vėrtetė qė ne deri mė tani nuk kemi zhvilluar njė koncert kėtu sepse edhe kushtet pėr realizimin e tij nuk kanė qenė. Tani qė janė pjekur kushtet ne mendojmė se do tė realizojmė atė premtim qė i kemi dhėnė adhuruesve tanė shumė herė kur kemi marrė pjesė nė koncerte tė ndryshme nė Tiranė. Nė fillim tė tetorit, me njė teknikė qė ne mendojmė se ėshtė adekuate, do tė realizojmė premtimin tonė dhėnė fansave tanė. Shpresojmė, qė data e kėtij koncerti qė do tė zhvillohet nė sheshin Skndėrbej do tė jetė 1 tetori dhe qė sipas tė gjitha gjasave, pėrkon me ditėn e studentėve. Momentalisht qėndrojmė afėr realitetit dhe jemi nė bashkėbisedime me ekipin e realizimit tė skenės dhe njėkohėsisht nė bashkėpunim tė ngushtė me menaxherin tonė, Jeton Dautaj. Kėtė koncert, i cili shpresojmė tė jetė madhėshtor edhe prej teknikės sė fonisė e tingujt e kėngės sonė qė mund tė pėrcohen deri nė Durrės, ia kushtojmė krejtėsisht adhuruesve tanė dhe njėkohėsisht do t'i urojmė mirėseardhjen studentėve nė Tiranė.
Edhe pse jeni prezantuar pėrpara publikut vetėm tre herė me disa prej kėngėve tuaja, jeni sėrish tė adhuruar, pse?
Arsyeja qė ne jemi prezantuar shumė pak nė Tiranė ėshtė se nuk dėshirojmė tė bėhemi tė bezdisshėm. Kėshtu jemi munduar t'i qėndrojmė larg banalitetit duke ofruar pėr adhuruesit kualitet. Mbase marketingu nuk ka qenė nė nivelin e duhur por mjafton kėnga e mirė . Konceri i para njė viti, ku ne morėm pjesė si tė ftuar tė grupit "Scorpions", falė suksesit tė arritur, na bėri qė tė mendojmė seriozisht pėr realizimin e njė koncerti nė Tiranė.
Kėnga juaj ėshtė sa melankolike aq edhe shumė rebele. Kjo pėr t'iu pėrshtatur shijeve tė adhuruesve tė muzikės?
Kjo ėshtė muzika qė ne si grup preferojmė e cila ėshtė e qėlluar edhe pėr publikun. Ai e ka pranuar shumė mirė dhe ne s'kemi pse preferojmė stil tjetėr.
Ndėrsa tekset shkruhen nga njerėz jashtė grupit, me pėrjashtim tė ndonjė teksi, kurse kompozimet dhe orkestrimet realizohen nga Virusi.
Zakonisht ne fillimisht realizojmė kompozimin dhe sipas karakterit tė tij i bashkangjisim edhe teksin. Tekset bėhen me kėrkesat tona edhe nga njerėz qė janė tė lidhur shumė ngushtė me Elitėn. Kryesisht me to ėshtė marrė njė djalė qė banon kėtu, Ergon Berisha. Bashkėpunimi ynė me tė ka krijuar imazhin e tekseve dhe muzikės sonė.
Sipas jush pėrse "Elita 5" janė tė adhuruar? (flet Virusi)
Janė njė sėrė arsyesh qė ndikojnė nė kėtė drejtim. Qėndrimi qė ne mbajmė, stili i muzikės sonė, korrektėsia me publikun janė disa nga detajet shumė tė vogla qė plotėsojnė njė figurė shumė tė madhe . Jemi munduar tė jemi sa mė afėr realitetit , tė pasqyrojmė jetėn e pėrditshme tė shqiptarėve kudo qė jetojnė.
Pėr kėtė shkak, tekset e kėngės sonė janė punuar mbi temat e pėrditshme tė jetės sonė . Mundohemi tė jemi sa mė realė, sa mė vetvetja dhe sa mė afėr veshit tė njė muzikantit dhe tė atij qė konsumon muzikė tė pėrditshme.
Sa herė qė vini nė Tiranė, rruga juaj ėshtė nga skena nė hotel. Asnjėherė nuk jeni parė nė ndonjė lokal, keni frikė nga fansat?(flet Arifi)
Ėshtė e vėrtetė. Kur jemi kėtu ne gjendemi o nė skenė ose Hotel, si tė thuash u "ikim" adhuruesve tanė. Kjo ndodh jo pse kemi frikė prej tyre, pėrkundrazi. Kėtu kemi ardhur pėr shumė pak kohė, ndoshta dhe lodhja ka bėrė tė sajėn. Pėr t'u treguar edhe tė sinqertė kėshtu jemi edhe mė tė qetė.
Nė Tiranė gjeni shpėtim tek Hoteli dhe skena, po nė Prishtinė dhe qytete tė tjera?
Edhe atje ėshtė e njėjta gjė. Pothuajse kėshtu veprojmė gjithmonė.
Kaq e fshehur ėshtė dhe jeta juaj?
Jo.(qeshin tė tėrė) Jeta jonė ėshtė krejt normale nė atė qytet ku jemi. Ne jemi tetovarė, i tėrė rrethi na njeh. Tėrė kohėn jemi aty, me njerėz qė dinė ēdo gjė pėr ne. Fakti qė ne jemi aty nuk pėrbėn asgjė interesante mė pėr ta . Nė Tetovė ku jetojmė nuk kemi asnjė problem, por nė Tiranė, Prishtinė dhe qytete tė tjera normalisht qė ka ndryshime tė mėdha.
Po adhurueset vajza shumė prej tė cilave edhe mund t'ju "lakmojnė"?
Edhe ato janė njė pjesė e punės sonė. Bėjnė pjesė nė popullaritetin qė kemi. Bėjmė si bėjmė por ia dalim. (qeshin tė tėrė duke thėnė: "ēka me ba")
Si lindi "Elita 5"? (flet Agroni)
Kemi qenė bashkė nė njė klasė. Dėshira e madhe pėr muzikė bėri qė tė krijohej fillimisht njė grup shkolle . Mė pas kėrkuam njė vokal mė tė mirė dhe me ne u bashkėngjit edhe Arifi. Nė fund tė viteve 80-tė ishim tė rinj, ėndrra pėr tė kėnduar bėri qė tė formonim njė informacion prej pesė vetėsh . Sigurisht qė hapat e para ishin shumė tė vėshtira sepse edhe kushtet nuk i kishim. Pas shumė peripecish nxorėm njė album i cili pėr atė kohė qe shumė i mirė edhe pse nuk kishim mundėsitė teknike qė kemi tani. Pas kėtij erdhi albumi i dytė i cili depėrtoi edhe nė Shqipėri, "Nuk jam Al Kapone". Pikėrisht ky album na hapi dyert e suksesit dhe filluam qė kėtė punė ta marrim me seriozitet . Gjithsesi deri tani kemi realizuar 6 albume , dhe po punojmė pėr tė realizuar njė album tė ri. Duhej tė ishte pėrfunduar mė parė por atmosfera politike qė mbizotėron nė Maqedoni pėr shkak tė situatės politike, dashje pa dashje na ka penguar. Shpresojmė qė zgjedhjet tė kalojnė shumė mirė dhe ne tė vazhdojmė punėn tonė. Besojmė se nė fund tė ketij viti do tė dalė nė treg albumi ynė i ri. Shpresojmė nė kėtė kohė pėr faktin se shumica e kėngėve janė tė kompozuara, mbetet vetėm finalizimi tyre.
Pse quheni kėshtu?(flet Arifi)
Mendoj se fjala "Elita" e ka kuptimin e saj. Dhe numri 5 sepse jemi pesė anėtarė tė kėtij grupi. Besojmė se edhe sipas emrit kemi realizuar edhe kėngėn tonė.
Kjo do tė thotė se qė nė fillimet tuaja keni synuar cilėsinė?
Po. Ai ishte synimi ynė edhe sot ėshtė bėrė realitet.
Ka ndodhur qė tė jeni grindur ndonjėherė?
Ka momente kur grindemi por asnjėherė kufirin nuk e kemi kaluar. Kjo vėrtetohet pėr faktin se edhe sot e kėsaj dite jemi bashkė. Ajo qė mban tė bashkuara "Elita 5", pėrveē shijės sė njėjtė tė muzikės, ėshtė bashkėpunimi qė ekziston ndėrmjet nesh. Tek ne ēdo planifikim bėhet me marrėveshjen e tė gjithė grupit. Kuptohemi mirė dhe shpresojmė se kjo frymė do vazhdojė nė tė ardhmen.
Kush vendos nė grup?
Kėtu i kemi punėt pak tė ndara. Kur flitet pėr muzikėn dėgjojmė Virusin. Pėr organizimin e punės sonė , pėrfshi edhe tekset, vendosim tė gjithė. Tek ne ndodh qė ai qė ėshtė mė i mirė nė lėmin e vet atė pyesim, pra kuptohemi shumė mirė.
Jeni bashkė vetėm pėr punė apo pini edhe kafenė?
Jemi tė njė qyteti. Jemi tė njė lagjeje. Lokalet kur dalim pothuajse janė tė njėjta, kėshtu qė gjatė gjithė ditės jemi bashkė. Ka raste qė vetėm gjumi na ndan.
Nė skenė jeni djem ekstravagantė. Kėshtu jeni edhe nė jetėn tuaj?
Jemi normalė. Respektojmė obligimet tona si ēdo njeri, ndaj familjes, ndaj punės sė pėrditshme. Siē dihet, jeta kėrkon punė qė duhet tė kryhen, kėshtu mund tė them se tė gjithė bėjmė njė jetė normale. Ndėrsa muzikėn tanimė e konceptojmė si profesion.
Ka momente qė bashkėshortet tuaja bėhen xheloze?
Nuk dimė por deri mė tani nuk e kanė treguar xhelozinė e tyre. Na kuptojnė nė kėtė profesion qė kemi. Deri tani nuk kemi asnjė problem .
Folėm pėr albumin, koncertin e Tiranės, por cilėt janė projektet e tjera?(flet Virusi)
Kėrkesa ka plot por pėr ēdo ftesė qė na bėhet diskutojmė nėse ėshtė e arsyeshme pjesėmarrja jonė. Deri tani kėshtu kemi vendosur se ku duhet tė kėndojmė dhe ku jo. Pas koncertit qė ne mendojmė ta realizojmė nė Tiranė, do tė zhvillojmė njė turne nė Europė . Nė fakt do tė vazhdojmė turneun tonė sepse para dy muajsh e filluam kėtė tur ku jemi ndalur nė Angli. Kėshtu qė pas pushimeve do tė rinisim kėtė turne me Tiranėn. Nė koncert do tė ftojmė edhe Bleona Qeretin. Nėse java e parė e kėtij turneu do tė jetė nė Tiranė nė tė dytėn do tė jemi nė Zvicėr pėr tė vazhduar nė qytetet e rėndėsishme tė Europės.
U rikthyet nė Tiranė pėr shkak tė njė ftese tė bėrė nga "Radio +2" Ndėrkohė qė do tė riktheheni sėrish. Pse e pranuat kėtė ftesė? (flet Arifi)
Ne kishim dėgjuar pėr Festivalin "Mikrofoni i artė" .
Edhe pse nė Shqipėri organizohen shumė aktivitete muzikore nuk patėm vendosur tė merrnim pjesė duke pėrjashtuar atė tė festivalit kombėtar nė vitin 1994. Kėtė radhė e pamė tė arsyeshme tė bėjmė njė prezantim tė shkurtėr, pas njė shkėputjeje 1- vjeēare, nė njė fetival qė ia vlen. Sepse e dinim se ēfarė festivali ishte, se ēfarė karakteri kishte dhe kush merrte pjesė nė tė. Tė gjitha kėto bėnė qė ne tė shihnim veten tonė si pjesė e kėtij spektakli dhe pėr kėtė erdhėm.
Virusi, emėr i ēuditshėm. Pse thėrriteni kėshtu?
Ē'tė them. Ndoshta pse jam njė tip qė ngjitem si virus dhe deri sa ia arrij nuk shqepem. Kjo ėshtė e tėra. Ndoshta kėtė ves e kam qė i vogėl sepse asnjėherė nuk i shqitesha njė pune pa e pėrfunduar. Edhe pse kjo falė njihet si sinonim negativ por tek unė njihet pėr qėllime tė mira.
Jeni tė suksesshėm. Ēfarė kėrkon tjetėr "Elita 5"
Jo. Ka akoma pėr tė bėrė. Jemi nė kėrkim tė pėrsosmėrisė sepse suksesi asnjėherė nuk ka kufij. Planet tona janė mė tė mėdha. Ne kėrkojmė nga vetja qė tė punojmė sa mė mirė, mundohemi tė nxjerrim maksimumin prej vetes. Ēdo mangėsi pėrpiqemi ta rikuperojmė nė projektet tona tė ardhshme. Arti nuk ka kufij. Gjithmonė jemi nė kėrkim tė njė kualiteti tepėr tė lartė.
Momentet qė mėrzisin "Elita 5" (flet Arifi)
Ne nuk kemi dėshtuar asnjėherė nė ndonjė koncert. Kudo qė kemi shkuar ka patur publik tė mrekullueshem qė na ka mirėpritur me tepėr entuziazėm. S'kemi mbetur ndonjėherė tė mėrzitur. Nė jetėn e pėrditshme si ēdo njeri dhe ne kemi momentet tona tė mira dhe tė kėqia.
Krijoni Kontakt