Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Moda ; femra & meshkuj.

    Nga Ardi Asllani - Moda femra

    "Schotland" tendencë për t'u ndjerë e "veshur"

    Të tërheqësh vëmëndjen pa qenë tepër provokuese: kjo është lëvizja e duhur për tu prezantuar kudo së bashku me tendencën e të ndjerit mirë, mbi të gjitha për kë është e re dhe nuk kërkon tja dijë për "fshehjet e trupit" vetëm sepse termometri do të zbresë nën zero.

    Ja pse mikesha të seksionit modë të revistës tonë, tanimë ka ardhur momenti të nënvijëzojmë minifundet, pulovrat nën dekolte të ekzagjeruar si dhe xhupat e lëkurës tepër të shkurtër nën shkëlqimin marramendës.
    Kjo zgjidhje e drejtë erdhi në momentin e duhur sepse tashmë kish ardhur koha për të krijuar një stil super femëror i përshtatshëm për veshjet tona të përditëshme.
    Linja të ngushta që lënë shumë pak vënd për imagjinatën por që kryesisht rëndohen nga materiale të trashë që "lakuriqësinë" tonë e bëjnë dimërore.
    E gjitha çka thamë më lart është tejet e konvertueshme me përdorimin masiv që do të kenë këtë dimër fundet alla skocez nën pala dhe kuadrata plot ngjyra për kombinime ideale.
    E kuqja me të zezën, e verdha me të zezën, e bardha me të zezën....

    Pra nga çka kuptuam e zeza nën stilin e famshëm "schotland" është emëruesi i përbashkët i stinës së ftohtë.
    Rregulli për tu ndjerë sexy para se të kaloni në rininë e vonë, në fakt, sygjeron të guxoni... por jo me tepricë dhe të respektoni fizikun tuaj.
    Kjo modë mikesha të dashura do t'ju kthehet në një lëkurë të dytë për ju nëse keni vendosur një raport korrekt me peshoren verën që lamë pas.



    Moda meshkuj.

    "Në modë" çift ose i vetëm....

    Nëse "i vetëm" jeni për kohërat që ne flasim, komoditeti do t'ju shoqërojë në mënyrën e të veshurit tuaj, por kjo sdo të thotë që për hir të aparencës tuaj publike të mbeteni i tillë sepse në fund të fundit qëllimi i vetë jetës sonë dhe i vetë botës është të qënurit çift.

    Dhe vetë stilistët për këtë kanë menduar në sezonin e ftohtë, sepse ndoshta duke qënë "dy" figura është më komplete dhe përfaqësimi i kompozimit të tyre është më i plotë.
    Pra miq kujt nga ju nuk i ka qëlluar që në ekran, në shtyp ose në rrugë vështrimi juaj të hasë në rekamat ose poterat e stilistëve të mëdhenj, të cilat ofrohen nga çifte tepër tërheqës të përshtatur mirë me karakterin e veshjesa që ata prezantojnë.
    Ky ndoshta është dhe çelësi i suksesit në çift sepse tërheq më tepër se vetmia dhe në të njëjtën kohë siç thotë populli "me një gur vriten dy zogj" dhe pse jo llogartë bankare të stilistëve tanë prekin qiejt......|

  2. #2
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Të bësh një stinë mode.

    Gjithçka nisi në Beograrad. Për të parën herë stilistët shqiptarë janë prezantuar në një javë të vërtetë mode, që pritet të ndodhë së shpejti edhe në Tiranë. Shanset janë të mira...
    Beograd. Pallati i Carit. Fund tetori. Media ka gjithë vëmendjen e mprehur në pasqyrimin e ngjyrave që ofron sfilata e stilistëve nga Serbia, Hungaria, Italia, Gjithçka nisi në Beograrad. Për të parën herë stilistët shqiptarë janë prezantuar në një javë të vërtetë mode, që pritet të ndodhë së shpejti edhe në Tiranë. Shanset janë të mira...

    Beograd. Pallati i Carit. Fund tetori. Media ka gjithë vëmendjen e mprehur në pasqyrimin e ngjyrave që ofron sfilata e stilistëve nga Serbia, Hungaria, Italia, Bullgaria dhe Shqipëria. Veç tre emrave të njohur të modës, vendi ynë përfaqësohet edhe me një zonjushë shumë të re si modele. Një sfidë për aktualitetin, për atë që kemi përthyer në ndërgjegjen estetike, për atë që kemi. Dhe ca kujtime dhe ca luks që e quajmë të largët, por në fakt e kemi rëndom para syve, në sfilatat e rastësishme rrugës, të çuditshme, ndonjëherë abstrakte, të grishin të ecësh, ta njohësh këtë botë pa harruar nga ka nisur. Ato rrobaqepësitë ku ktheheshin në kostume të hekurosura faqet e zhubravitura të katalogëve me ndonjë model të veçantë, kanë pjesën e tyre në historitë e kaluara. Gati me një ngjyrim artistik është paraqitur tabloja e dyerve buzë rrugës, pas së cilave gjallonte një botë e vogël me copa, metra rrobaqepësie, penj, me maninë e tegelit të duhur, ku prodhohej kënaqësia e një veshjeje e paraprirë nga pritja e këndshme e ndonjëherë pak zhgënjyese. Ka kaluar kohë që atëherë. Rrobaqepësitë ruajnë thjeshtësisht vlerën e tyre, në minorancën relike mes butikëve që mbajnë emra shtëpish të rëndësishme mode apo dhe ca anonimë, po që sidoqoftë jo të dështuar në tregun shqiptar. Nga matanë vitrinave diktohet atmosfera e pasarelës në rrugët e qytetit e përthyer me pak përshtatshmëri kulete dhe herë-herë e kopjuar me idenë e një veshjeje që është qëllim në vetvete. Një “stilist” konglomerat, i largët, i huaj, anonim, krijuar me ndikim të hapur nga shumë rryma, shumë shtete, stilon veshjen e njerëzve ndër më të varfrit e Evropës, por dhe më ithtarë të asaj fushe luksi, si është moda.
    Ndërsa emrat tanë të dizenjimit të veshjes, evolucionin e atyre rrobaqepësive ende nguron të thuash se e kanë përfunduar, aspak për bashkëkohësinë dhe origjinalitetin e krijimeve dhe aplikimeve të tyre, por për mënyrën e organizimit që nuk varet nga ata e që meqë është bërë vetëm çfarë kanë mundur ata të bëjnë, ka mbetur çdo nismë në kuadrin privat. Në shkallë kombëtare, është arritur vetëm konfuzioni i modës.
    Por kjo, deri sa disa nisma ndërkombëtare të shihen me syrin e pjesëmarrësit e disa njerëz si Ariola Shehaj nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, të merrnin përsipër praninë e Shqipërisë në ditët e modës në Beograd në fund të tetorit, të organizuar me qëllimin e identifikimit të biznesit të veshjeve. Në Tiranë atë e gjen ditën kur ministrat e Ekonomisë së Evropës ishin në Shqipëri, në kuadrin e një organizimi të CEI-t, Iniciativa e Evropës Qendrore. Ariolën mund ta shihje në mjediset ku u organizuan takimet, krejtësisht të angazhuar dhe vetëm në fund, kur çdo pjesë zyrtare kishte marrë fund, ajo mund të kishte pak kohë për të pushuar dhe rrëfyer përvojën e vendit tonë në përfaqësimin e kaluar mbi pasarelë. Me një veshje dhe sjellje të thjeshtë, brenda një kostumi që sidoqoftë nuk e rrit dot moshën e saj tw re (wshtw vetwm 28-vjecc), por me gjithë komplimentat e njerëzve që rastësisht kanë punuar me të, e diplomuara pwr Administrim Biznesi, nuk do të vërë aspak veten në mes të interesit, për ta zhvendosur këtë të fundit te aktiviteti, që flet dhe premton për modën shqiptare. “Ditët e modës në Beograd kishin qëllim promovimin e biznesit të tekstileve të shteteve pjesëmarrëse. Ishte një nga mundësitë e rralla që i erdhi Shqipërisë dhe që krijon mundësi për stilistët tanë të bashkëpunojnë me kolegët e tyre të huaj”. Hapat e parë, por domethënës që Shqipëria ka shansin të hedhë me kthimin e kësaj sfilate në takim të përvitshëm të stilistëve në shtete të ndryshme, nisën mbi pasarelën serbe, ku mes 12-13 sfilatash, tre koleksione u përkisnin tre emrave shqiptarë të modës. Paraprakisht ishin njoftuar rreth 14 biznese të njohura të fushës së veshjes, disa prej tyre i ishin përgjigjur ftesës dhe si përfundim ishin përzgjedhur tre: Zina Kondi, Anila Zajmi, Ardi Asllani. Ata udhëtuan drejt kryeqytetit fqinj me koleksionet e tyre që i përkisnin më tepër alta modës, por që ishin në zbatim të përpiktë të kërkesave fillestare të sfilatës, e cila duhej të përfshinte veshje pranverë-verë 2007, ndryshe nga serbët që kishin prezantuar një koleksion dimri 2006. Secili prej tyre kishte të veçantën e tij në koleksion. Zina Kondi dhe Ardi Asllani kishin sjellë një linjë me një ngjyrë, e para të zezën dhe i dyti rozën e përhime, kurse Anila Zajmi kishte preferuar lojën me një larmi ngjyrash. Risi edhe me modelen flokëshpupurisur Keiti Kondi, sollën shqiptarët.
    Dhe kjo ishte aventura, që nuk mbaron këtu. Ariola dhe gjithë njerëzit që merren me këtë aktivitet, me ndërtimin e kësaj historie të re, në mënyrë të veçantë, vetë ata stilistët, do kenë rastin që ta vazhdojnë rrugën e nisur, vitin e ardhshëm në Bullgari dhe pas dy vitesh do jetë pikërisht vendi ynë që do bëhet shtëpi për shtëpitë e modës. Kaq të barabartë si ndihen e kaq të ndryshëm si detyrohen do jenë dhe atëherë stilistët tanë? Sepse ndryshe nga shumë shtete të tjera, këtu nuk ka një organizim kombëtar që Shqipëria të prodhojë modën e saj. Ndoshta mund të duket luks i zgjuar herët nga ëndrrat e atyre që të veshin me idetë, por përderisa ata mund t’i konkretizojnë këto ëndrra, organizimi nuk do ishte një sfidë e pamundur. Deri atëherë, pra urojmë që moda të ketë një shtëpi të sajën në Shqipëri e ne të mburremi dhe me veshje firmato “Made in Albania”.

    Revista "Jeta"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •