Intervistë me drejtuesen e 'Jetë në kërkim', Mirjeta Ngjela

--------------------------------------------------------------------------------

1- Tashmë je kthyer në imazh shprese për shumë njerëz që kanë humbur të afërmit e tyre. Si të bën të ndihesh ky fakt?

Kujtdo do ti pëlqente që të tjerët ta shihnin si një ogur shprese. “Jetë në kërkim” më ka shndërruar në më shumë se kaq. Shpesh vihem në një siklet që nis të më dëshpërojë kur ndodh që disa prej rasteve që unë trajtoj duket se nuk kanë zgjidhje. Familjarët e të humburve lotojnë para meje dhe më shohin drejt e në sy, duke shpresuar që drita jeshile do të pulsojë aty si një burim freskues. Zakonisht unë u shkoj vetë në shtëpi familjeve të të humvurve sado larg që mund të jenë. Këtë e bëj sepse dua ta ndjej nga afër atë se cfarë ndodh në shpirtrat e të vuajturve por arrij të krijoj në mëndjen time pista dyshimi për atë se cfarë mund ti ketë ndodhur një njeriu që humb. Dhe shpesh më thonë: “Na duket sikur me ardhjen tënde na e ke sjellë në shtëpi të dashurin\ën tonë....” Dhe më përqafojnë fort. Në të njejtën kohë që ndihem mirë sepse marr dashuri nga njerëz që edhe pse të panjohur shumë shpejt behën njerëzit e mi, pas largimit nga shtëpitë e tyre nis faza e ankthit për mua. Ky lloj ankthi përkthehet në qindra pikëpyetje që unë përpiqem tu jap përgjigje duke bërë kërkime dhe investigime. Më besoni nuk është e lehtë. Është një proces që do shumë dashuri dhe shumë forcë veprimi.

2- Si të lindi ideja e një emisioni të tillë?
Ka nisur herët. Nëse lexuesit e Intervistës e mbajnë mend unë doja ti kujtoja historinë e dy viteve më parë, kur në një shtëpi private në Laprakë të Tiranës, në oborrin e shtëpisë u gjet një kufomë. Kufoma i përkiste Avni Nokes, i cili ishte vrare ne vitin 1999 nga e shoqja Deshira Noka e cila e kishte vrare dhe varrosur ne sy te femijeve. Femijet me pas ua tregojne gjithcka xhaxhallareve, por pas dy vjetesh qe I masakruari mendohej si I humbur. Gjate takimeve te shpeshta me qeraxhinjte e rinj te shtepise ne fjale, mesuam se kryefamiljari i kesaj shtepie kishte nje vajze te humbur. Ishte nje histori qe mua si gazetare dhe si shqiptare me beri te qaja per dite te tera me rradhe. Menyra e rrembimit te nje vajze 14-vjecare me emrin Rruzhdie Selimi ishte monstruoze, fakti qe i vellai i saj, vetem dy vite me i vogel kishte pare te gjithe skenen e rrembimit dhe perdhunimit me preku ne menyre te jashtezakonshme. Ishte ky impulsi qe i tha “PO” dilemes sime per te pranuar iniciativen qe kishin nderrmare drejtuesit e dikurshem te Telenorbes Shqiptare per te shenuar nje nisme te re ne median shqiptare. Ate te krijimit te nje emisioni televiziv modest i cili do ti vinte ne ndihme qindra familjeve shqiptare qe vuanin nga e njejta drame. Pranova te isha drejtuesja dhe koordinuesja e nje formati te tille i cili kishte gjetur sukses per vite te tera me rradhe ne Itali dhe Greqi.

3- Cdo histori ka të vecantën e saj. Më thuaj atë që për ty ka qënë më e vecanta.

Historia e Lorien Mecit, nga Rrogozhina, nje femije shume i zgjuar qe kishte ikur ne rrethana shume te mistershme nga familja dhe kishte arritur tu shpetonte edhe trafikanteve me te rrezikshem, per te perfunduar me pas ne Jetimoren e Sarandes e cila edhe pse duhet thene qe eshte nje parajse ku jetimet gjejne gjithcka qe u nevojitet. Diku i kishte mbetur hatri me familjen e tij dhe Lenti kishte vendosur te heshte dhe te mos rrefente dramen e jetes se tij. Te gjithe kerkonin ti gjenin familjen dhe identitetin. Por edhe pse memoria kishte filluar te vetefshihej, Lenti nuk mund te qendronte indiferent kur ne i prezantuam ne nje kasete vidio me intervista te vellezerve, motres dhe prinderve te tij. Ata qanin dhe i luteshin tu kthehej ne shtepi. Jam ndjere shume e lumtur qe u bera rregjisorja e nje filmi me skena reale, dhe sot Lenti 12 vjecar, eshte aktori te cilin e adhuroj dhe i uroj me te mirat e kesaj bote. Së shpejti kjo histori do të jetë dhe një film me metrazh të shkurtër të cilin mendoj ta prezantoj në festivalin e ardhshëm të filmave të tillë.
Ka shumë histori të tjera të cilat hyjnë tek pikat e mia më të dobta për të cilat kujdesem që të realizoj takime me familjarët atëherë kur të jetë momenti i duhur, por të gjithë familjarët e të humburve janë bërë tashmë familja ime e madhe dhe me shpirt uroj të gjejnë shërim për plagën e madhe të tyre.

4- Kam përshtypjen se duhet të jesh shumë e fortë për ti mbajtur lotët, si ja bën?

Në këtë pikë unë nuk jam fare e fortë. Qaj si fëmijë, dhe më ndodh të qaj edhe në studio. Përpiqem ta mbaj veten deri në momentin e reklamave, por e di që po e lëshova unë vetën, familjarët nuk do jenë më në gjëndje të vazhdojnë emisionin dhe kërkimin. Por ka dicka që më mban gjallë ritmin në të gjithë këtë lumë të rrëmujshëm mes lotëve, emocioneve dhe kërkimeve. Është karakteri im prej njeriu të brumosur me optimisëm, me shpresë dhe këmbëngulje. Janë prindërit që më kanë mësuar të luftojë në paqe për cdo gjë sado e pamundur të jetë ajo.

5- Jeni të kënaqur me reagimin e emigrantëve tanë, në rrugën e gjatë të kërkimit?
Ndihem super e kënaqur prej tyre. Ju e keni parë vetë. Keni qenë pas kuintave. E dini se cfarë ndodhë aty me informacionin. Shqiptarët jashtë vendit nuk ngurojnë asnjëherë të kontribuojnë me informacionin e tyre. Janë të mrekullueshëm. Unë kontaktoj cdo ditë me ta. Dhe më vjen shumë mirë që ata bëhen njësh me mua në kërkimet për të humburit. Ata kanë qenë gazetarët e mi më të mirë. Madje emigrantët në Greqi prej ditësh të tëra kanë filluar të bëjne kërkime në emër të emisionit tonë për të gjetur Hasan Bregasin i humbur prej 13 vitesh dhe ta rikthejnë atë në Shqipëri. Uroj të vazhdojmë gjatë kështu.

6- Sa përqind e tyre japin informacione të sakta dhe a ka nga ata që s'kanë cfarë bëjnë dhe telefonojnë?
Rreth 85% e informacionit që vjen në redaksi është i saktë. Pjesa që mbetet janë informacione të cilat fillojnë me “ më duket se….” dhe sigurisht që ka edhe ndonjë që nuk ka se cfarë bën tjetër, ashtu sic thoni ju. Por nuk ka asgjë për tu shqetësuar sepse gazetarët e “Jetë në Kërkim” janë të përgatitur për cdo gjë.

7- Është një staf i madh që punon për emisionin "Jetë në kërkim". Të gjithë i përjetojnë emocionalisht historitë se ne vetëm ty të shohim në ekran.

Nuk mund ta përshkruaj si “Staf I madh” njerëzit që punojnë me mua në mbarëvajtjen e këtij emisioni. Madje këtu mund të them që deri para pak javësh kisha shumë pak njerëz në staf dhe pjesën më të madhe të punës e bëja vetëm. Sot që po flasim stafi është pajisur me gazetarë profesionistë që kanë studiuar dhe kanë punuar në gazetari brenda dhe jashtë vendit. Sapo të japin rezultatet e para besoj se edhe ata do të jenë aktiv në gazetën tuaj.

8- Sa persona janë gjetur falë emisionit tuaj?
Janë realizuar deri tani 24 emisione në 24 javë dhe në morinë e shumë rasteve që janë trajtuar u është dhënë zgjidhje e sukseshme plot 16 rasteve. Në këto 16 raste, 13 janë gjetje konkrete të personave të humbur. Mjaft të shihni ëebsite-in tonë online që është ëëë.jetenekerkim.com dhe gjithkush mund të kuptojë punën e madhe që bëhet dhe faktin që ne nuk flasim “kot në ajër” por japim zgjidhje reale pa stimuluar asgjë. Mund të kisha zgjedhur ti jepja “jetë” vetëm pjesës së “Shoë-it” në emisionin që unë drejtoj por duke patur parasysh faktin që kam të bëj me shpirtra që vuajnë nuk preferoj ta bëj këtë mëkat. Më mirë një famë më pak dhe një institucion më shumë në Shqipëri.

9- Ju pengon i njëjti emision në një televizion tjetër?
Aspak. Uroj vetëm të mos shndërrohemi në parti pozitë-opozitë që në kohë fushatash bëjnë premtime të cilat nuk realizohen kurrë.

10- Jeni rivalë apo indiferentë karshi tyre?
Këtu nuk mund të ketë një përgjigje konkrete. Thonë që indiferenca është mbrojtja më e mirë.

11- Si është Mirjeta në tip?
(Qesh) Unë jam tipi i të kundërtave që bashkohen. E matur-Impulsive. E hidhur-Ëmbëlsuese, E qeshur-E egër. E shumë e shumë të tjera. Ndonjëherë pjestarët e stafit habiten me ngjyrat e shpeshta dhe të ndryshueshme të humorit tim gjatë një dite, krahasuar kjo me ditën tjetër. Ndërsa i fejuari im më thotë gjithmonë “...o Lugat i dashur”

12- Në shpatullën e kujt e mbështet kokën kur je e mërzitur?
Janë të shumtë njerëzit që dua, por vetëm tek Gerti i fejuari im gjej mbështetje totale dhe një shok që nuk lodhet duke më dëgjuar.

13- Mërzitesh shpesh?
Duhet të them se PO. Por janë castet kur lëndohem ose kur dikush më prek në sedër. Megjithatë tek unë egzistojnë forca rigjeneruese që nuk më lënë asnjëherë të rrëzohem përfundimisht.

14- Cfarë të bën të qeshësh?
Gjestet e personave të caktuar. Duhet të qëndroni me mua të paktën një ditë për të mësuar se sa shumë qesh Jeta me jetën dhe gjithcka që e rrethon. Miqtë sigurisht më bëjne të qesh shumë, prindërit më gjallërojnë sidomos babai im. Dhe vëllezërit që sa herë që do i takoj do qesh pafundësisht sepse më bëjnë që të them batuta të tëra pafund.

15- Po të qash?
Njerëzit që vuajnë. Jeta e të humburve, castet e dëshpëruara që kanë bërë kthesat drastike në jetën e tyre. Situatat acaruese apo ato që mbetën të pasqaruara. Lëndimet apo zhgënjimet. Njerëzit egoistë dhe egocentrikë me të cilët duhet të luftoj edhe pse në paqe cdo ditë.

16- Je lumturisht....(behet fjalë nese je e lidhur,fejuar,martuar,apo beqo)
Jam shumë e dashuruar dhe e fejuar. Meqënëse po më jepni rastin dua tua prezantoj. Ai është Gerti Xhaja, gazetari i kronikës së zezë në Gazetën Shqiptare. Njeriu që edhe në emisionin tim pavarsisht kontributit të madh që jep ka vendosur të qëndrojë pas kuintave.

17- Cfarë do të doje me gjithë zemër të realizoje?
Ribashkime. Ju betohem që është e vërtetë kjo dëshirë. Fakti që kjo dëshirë ishte e pamundur të realizohej në Telenorba Shqiptare në emisionin “Ku je?”, më bëri të largohesha e dëshpëruar nga një format televiziv që e krijova dhe I dhashë jetë. Në Neës 24, kjo është një ëndërr që më është plotësuar dhe vazhdon të me tregojë cdo ditë se është ëndrra ime që nuk do mbetet kurrë në sirtar.

18- Gjithmonë me "Jetë në kërkim" do të jesh?
Eh, këtë nuk e di. Kjo varet se sa do të vazhdojnë të jenë të predispozuar ti japin ndihmën e tyre stacionet televizive të interesuar për këtë format. Por varet edhe nga rrjedha që mund të marrë vetë jeta ime mediatike.

19- Nëse do të duhej ta lije emisionin, si duhet të jetë pasardhësja jote?
(qesh) Nuk I ka shanset të jetë si unë. Por nuk besoj të bëj sërish të njëjtin gabim.

20- Cilin emision televiziv ose tip emisioni mendon se do ta prezantoje më mirë ti?
Mendoj se për ditë të diela do prezantoja emisione humoristike sepse në ditët e diela humori im është në maksimum. Bëj shaka, por jam e sigurtë se do i shkoja për shtat cdo formati telviziv.

21- Si dhe ku është Mirjeta jashtë emisionit që besoj se të merr pjesën më të madhe të kohës?
Nuk jam frekuentuese e rregullt e stacioneve të argëtimit, por ndodh që në raste të caktuara të jem në boëling, karaoke, pub ose buzë detit. Në të gjitha rastet jam me Gertin si në punë edhe në pushim. Më kënaq pa masë kjo gjë.

22- Cfarë do të doje ti thoje publikut?
Është pyetja më e vështirë që më ke bërë Jonid. Sepse janë shumë gjëra që dua, mund dhe duhet ti them por që nuk thuhen të gjitha në këtë intervistë. Gjithsesi një fjali që mendoj se e përmbledh pjesën kryesore të gjërave më të rëndësishmë është : “Kemi filluar të civilizohemi dhe të bëhemi të zgjuar përballë premtimeve, me “Jetë në kërkim” është gjithnjë shansi të tregohemi shqiptarë dhe solidarizues deri në fund”

23- Sa e sinqertë ishe në këtë intervistë?
Nëse të duhet me përqindje përgjigjja, po të them se 99.9%.

24- Të uroj punë sa më të mbarë në emër të të gjithë atyre që kanë dëshirë ta bëjnë këtë por nuk kanë mundësi...