Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Vetoja e Rusisë – lëvizje shumë e rrezikshme, thotë Server

    Autori i Lajmit:
    24-ore.com
    Duke komentuar qëndrimin Shteteve të Bashkuara se pavarësia e mbikëqyrur për Kosovën është e vetmja zgjidhje, Daniel Server, ekspert për Ballkanin nga Instituti amerikan i Paqes, tha se "ky është qëndrim i ndërtuar i SHBA-ve që do të përpiqen ta realizojnë deri në fund të muajit maj".
    Por, Server nuk është i sigurt nëse kjo mund të realizohet deri në fund të majit, pasi sipas tij, "tash për tash gjërat duken shumë të paqarta", ndërkohë që siç thotë, vizita e delegacionit të Këshillit të Sigurimit të KB-së në Kosovë, "do të ketë njëfarë ndikimi". Ndërkaq, duke folur për vendimin për statusin e Kosovës që pritet të merret në Këshillin e Sigurimit dhe për kundërshtimin e Rusisë që kërcënohet me veto, Server këtë situatë e sheh si "shumë të rrezikshme", kurse finalen e "paqartë". "Për fat të keq, është një situatë, në të cilën Beogradi po angazhohet maksimalisht për ta parandaluar zgjidhjen", tha Server, duke shtuar se "do të ishte situatë fatkeqe nëse do të ketë shtyrje të mëtejme, pasi ato me siguri nënkuptojnë dhunë të mëtejshme në Kosovë". Kjo situatë do të jetë e keqe, thotë ai, veçanërisht për serbët e Kosovës, por "do të ishte gjë e keqe edhe për shqiptarët e Kosovës, pasi do të shihnin se nuk po e marrin njohjen ndërkombëtare", theksoi Server. Sipas tij, edhe në rast se Rusia e përdor veton, SHBA-të dhe vendet e tjera perëndimore do ta njohin deklaratën për pavarësi të Kuvendit të Kosovës dhe beson se"kjo do të ishte e drejtë", por vetëm si zgjidhja e dytë më e mirë. Ndërkaq zgjidhja më e mirë është rezoluta e Këshillit të Sigurimit, nënvizoi Server për Radion Evropa e Lirë.
    #VamosArgentina

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Rusia kundër sistemit amerikan të raketave

    Zyrtarë të lartë amerikanë janë takuar me homologët e tyre ruse në selinë e NATO-s në Bruksel.
    Diskutimet janë përqëndruar në kundërshtimin e Moskës për planin amerikan për ngritjen e një sistemi mbrojtës kundër raketave në Evropë.

    Rusia e kundërshton planin për ngritjen e këtij sistemi në dy ish-vende të bllokut sovjetik, Poloni dhe Republikën Çeke.

    Në prag të takimit në Bruksel të enjten, zëvendëskryeministri rus, Sergej Ivanov, tha se nuk shihte ndonjë bazë për të bashkëpunuar me amerikanët në këtë projekt.

    Rusia është e vendosur të bëjë ç'është e mundur për të mos i lejuar Shtetet e Bashkuara që të vendosin sistemin e ri të mbrojtjes kundër raketave në 'oborrin e Moskës'.

    Zoti Ivanov ka paralajmëruar në disa raste se nëse Uashingtoni e hedh këtë hap, atëherë kjo do të ishte shkëndijë për një garë të re armatimi.

    Në shkurt Rusia shpalli një shtim të konsiderueshëm të buzhetit në fushën e mbrojtjes.

    Afro 200 miliardë dollarë do të shpenzohen për një seri të re raketash me rreze të gjatë veprimi, për nëndetëse që mbajnë mbushje bërthamore si dhe për disa aeroplanmbajtëse të reja.

    Fundjavën e kaluar Rusia inaguroi nëndetësen e parë me raketa bërthamore që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

    Objektivi i Rusisë, sigurisht, që nuk është një garë e re armatimi me Shtetet e Bashkuara.

    Rusia nuk mund ta përballojë këtë garë.

    Moska vetëm se dëshiron të pengojë avancimin ushtarak të Amerikës në atë që ajo e konsideron se është oborri i saj i përparmë.

    BBC Shqip
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    BE dhe Rusi në mosmarrëveshje

    Komisioneri për çështje tregtare i BE-së, Peter Mendelson, ka thënë se mosbesimi dhe keqkuptimet në marrëdhënie midis BE dhe Rusisë janë në nivelin e tyre më të lartë që pas fundit të luftës së ftohtë, veçanërisht për çështje të energjisë.
    Zoti Mandelson i tha BBC se të dy palët besonin se tjetra po përdorte energjinë si armë politike.

    Ka edhe çështje të tjera që të dy palët nuk janë dakord - Kosova, liria e shprehjes dhe përdorimi i tregtisë si armë politike. Të gjitha këto janë çështje të nxehta.

    "Nuk ka bisedime të tjera me serbët"

    Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka përjashtuar një propozim rus për bisedime të tjera me qeverinë serbe mbi të ardhmen e statusit të Kosovës.

    Duke iu përgjigjiur komenteve të bëra nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Beograd të enjten, zoti Çeku tha se nuk kishte mundësi që negociatat të rifillonin.

    Zoti Lavrov që sot është në Mal të Zi përsëri tha se Moska e konsideronte planin e OKB-së për Kosovën që mund të çojë në pavarësi nën mbikqyrje ndërkombëtare, si pikëpamje të dështuar.

    Qeveria në Beograd e ka hedhur poshtë planin që është mirëpritur gjerësisht në Prishtinë.

    Këshilli i Sigurimit të OKB do të vendosë nëse propozimi i zotit Ahtisaari, të dërguarit special të OKB-së për Kosovën do të zbatohet.

    BBC Shqip
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Po shqiptaret e Kosoves nuk i dhane vetes vet ?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anëtarësuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140
    Çka eshte miu Per Macen,sikur rusi per ameriken!
    Le te mbaroj kjo procedur e OKB dhe KS per KOsoven,pasta shifet ku qendron forca ruse perball SHBA.
    Rusi ka marr fund,ai po jeton me keto glecka komuniste...

  6. #6
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Dështojnë bisedimet Rusi - BE mbi një çështje tregtare

    Zyrtarë rusë dhe evropianë nuk arritën të gjejnë një zgjidhje për një masë të Rusisë që ndalon importin e mishit nga Polonia. Kjo çështje po bllokon fillimin e bisedimeve mbi një plan të ri partneriteti strategjik midis Bashkimit Evropian dhe Moskës. Bisedimet dy ditëshe në Qipro përfunduan sot pa ndonjë rezultat dhe pa u caktuar një datë për bisedime të ardhëshme. Mosarritja e një marrëveshjeje mbi çështjen e ndalimit nga Rusia të importit të mishit nga Polonia, mund të afektojë bisedimet midis ministrit të Jashtëm rus Lavrov dhe kolegëve të tij evropianë që janë planifikuar të zhvillohen nesër në Luksemburg./al/

    VOA
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  7. #7
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Rusia ndalon të huajt që të punojnë në tregje

    Një ligj i ri në Rusi ua ndalon të huajve të punojnë si shitës në dyqane. Të huajt lejohen të punojnë në ngarkim-shkarkim, pastrim, shitjet me shumicë dhe si administratorë, por nuk lejohen të jenë shitës që të kenë marrëdhënie të drejtpërdrejtë me publikun. Zyrtarët rusë thonë se ligji i ri ka si objektiv të luftojë ekonominë informale, por grupet e të drejtave të njeriut dhe të imigrantëve thojnë se ligji i ri është i padrejtë dhe i pamundur të zbatohet në praktikë.

    Si pasojë e këtij ligji miliona punonjës imigrantë në Rusi mbesin pa punë.

    Gjatë dhjetë viteve të fundit Kalimon Akhmadaliev nga Taxhikistani ka punuar 12 orë në ditë duke shitur perime në tregje të ndryshme të Moskës. “Është e padrejtë sepse kaq shumë njerëz janë përpjekur aq shumë për të ardhur këtu e fituar bukën e familjes. Fëmijët e mij studiojnë këtu dhe më duhte t’i mbaj e t’i rris. Nuk e di se ç’punë mund të bëj tani. Ndoshta duhet t’i heq nga shkolla e të kthehem në atdhe”.

    Në janar, Rusia miratoi një ligj të ri që u ndalon të huajve të shesin alkol dhe barna në mbarë vendin. Gjithashtu, duke filluar që nga 1 prilli u ndaloi të huajve të shesin në tregje. Ky kufizim pasoi një numër incidentesh tepër shqetësuese, trazirat më të mëdha në vend që ndodhën në qyteti verior të Rusisë, Kondopoga. Dy banorë humbën jetën në përleshje me të ardhur nga Çeçenia.

    Veprimtarët për të drejtat e njeriut thonë se ligji mund të krjijojë më shumë tensione raciale në Rusi. Për muaj të tërë vepritmarë kundër racizmit kanë tërhequr vëmendjen ndaj ndjenjave raciste në rritje, veçanërisht pasi mijëra vetë në Moskë dhe qytete të tjera ruse morën pjesë nëntorin e fundit në të ashtuquajturin Marrshimi Rus, i organizuar nga organizata ultranacionaliste e quajtur Lëvizja kundër Imigracionit të Paligjshëm.

    Nikita Mkrtçian është eksperti më i lartë për analizat mbi imigracionin në Institutin e Parashikimeve Ekonomike në Moskë. Ai thotë se duke imponuar ligjin e ri, qeveria thjeshtë po përpiqet të shtojë përkrahjen në këtë vit zgjedhjesh. “Ky ligj u miratua për shkak të disa ideve që kanë të bëjnë me periudhën para zgjedhjeve, për të treguar se klasa politike në pushtet po i realizon kërkesat e popullit. Nëse njerëzve nuk pëlqen të shohë të huaj në tregje, nëse nuk duan të shohin fytyra të huaja në tregje, atëherë pushteti bën gjithçka mundet për t’i hequr qafe të huajt”.

    Mkrtçian thotë gjithashtu se politika e tij mund të ketë pasoja të dëmshme për ekonominë e vendit. Ndërkohë që ka 1 milionë imigrantë të ligjshëm që punojnë në Rusi, njoftimet e shtypit rus tregojnë se numri i imigrantëve të paligjshëm shkon deri në 12 milionë. Shumë mbërrijnë atje prej vendesh shumë më të varfëra dhe shpesh bëjnë punë që vetë rusët nuk i preferojnë. “Për shkak të rritjes sonë ekonomike, shpejt do të ndeshemi ngado me mungesë të krahut të punës. Sigurisht që këtë problem nuk mund ta zgjidhim pa imigrantë”.

    Tetorin e kaluar Presidenti Vladimir Putin tha se tregjet shpesh administrohen nga njerëz të krimit me prejardhje etnike. Ai i bëri thirrje qeverisë të marrë masa për të mbrojtur prodhuesit rusë dhe popullatën vendase.

    Mktrchyan është gjitashtu i shqetësuar se ligji i ri do të shtojë korrupsionin në administratë dhe polici, ndërkohë që imigrantë të dëshpëruar ofrojnë rryshfet për të shmangur rregullat e reja. Korrupsioni ka arritur tashmë shifra të papara në Rusi. Vitin e kalur, organizata kundër korrupsionit Transparency International e radhiti Rusinë si një vendet më të korruptuara të botës. //az//

    VOA
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Tema të Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Pavaresia e Kosoves nuk varet nga Veto-ja e RusisË, Por Nga Amerika!
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-11-2006, 00:03
  3. Rusia i shpall "lufte" dollarit
    Nga Darius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 14:28
  4. Qëndrimi i shtypit të huaj ndaj lidhjes së Prizrenit
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 23:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •