Data e Publikimit: 14/04/2007
Autori i Lajmit:
L.K
Zyrtarë të Shërbimit Policor të Kosovës bënë të ditur se janë arrestuar edhe katër persona tjerë, duke ngritur kështu në shtatë numrin e të arrestuarve lidhur me përfshirjen në sulmin e djeshëm ndaj shefit të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit, Anton Berisha.
Arbër Beka, zyrtar për informim në SHPK tha se gjatë ditës kanë vazhduar hetimet rreth këtij rasti, me ç’rast janë kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme të Kosovës.
Ai nuk identifikoi lokacionet e bastisjeve që janë bërë deri tash, por tha që bastisjet do të vazhdojnë.
Sulmin mbi drejtorin e ART-së e kanë dënuar presidenti Sejdiu, qeveria dhe institucionet tjera të Kosovës të cilat kanë kërkuar që autorët të nxirren sa më parë para drejtësisë
Krijoni Kontakt