Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880

    Vdes ish-Presidenti Boris Jelcin; kush ishte dhe c'rol luajti ne bote.

    Nje minute perpara u dha lajmi i vdekjes se ish-Presidentit te Federates Ruse Boris Jelcin.
    Pervec moshes (76) vjec, AFP/REUTERS nuk japin detaje te tjera.......
    Do te shpresoja qe nese tema do te terhiqte ndonje interes, te zhvillohej ne linjat
    a) C'rol luajti ky personazh ne Rusi
    b) Roli i tij (dhe i shtetit qe perfaqesoi) ne arenen nderkombetare.
    c) Zgjedhja e Putinit nga (Jelcini) ishte nje llogari e gabuar apo nje llogari me qitje te larget (Duke pare performancat dhe qendrimet shpesh diametralisht te kunderta te ketyre dy Presidenteve).
    Shpresoj qe (nese do kete diskutim) te zhvillohete brenda rregullave etike dhe te dominoje analiza mbi emocionet.
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Lajmi ne CNN, 4/23

    Boris Yeltsin per mendimin tim ishte nje figure kontradiktore, dhe ne te njejten kohe nje politikan i trazuar ne socializem e qe nuk ia kishte idene demokracise. Nuk kam patur asnjehere simpati per ate njeri. Per te cituar AP: "Yeltsin greatly damaged his democratic credentials by using force to solve political disputes, though he claimed his actions were necessary to keep the country together."
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Ishte shum i smuar...qfar mund te ben nji njeri qe smund te rin ne kambet e veta ...
    ka shum njerz te smuar qe sundojn ....ka ardh koha femnat ne pushtet .
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #4
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Vdes ish presidenti rus, Jelcin

    Ish-presidenti rus, Boris Jelcin, ka vdekur nė moshėn 76 vjeēare.
    Z. Jelcin vdiq nė spital pas problemeve nė zemėr. Ėshtė konfirmuar se ai vdiq papritur.

    Por njė nga autoritetet mė tė larta mjekėsore nė Kremlin nuk dha hollėsi tė tjera.

    Edhe pse z. Jelcin kishte pėsuar disa infarkte nė vitet '90 kur ishte nė postin e presidentit, vitet e fundit ai dukej mė i shėndetshėm dhe kishte dalė disa herė nė publik.

    Deri tani nuk ka patur reagime nga personi i zgjedhur nga vetė z. Jelcin pėr t'u bėrė pasardhėsi i tij, presidenti rus, Vladimir Putin.

    Por Mikhail Gorbachev, udhėheqėsi i fundit i Bashkimit Sovjetik, i ka shprehur tashmė ngushėllimet familjet sė tij.

    Ndryshime dramatike

    Ai tha se jetėt e tyre ishin ndeshur nė njė kohė kur vendi po kalonte ndryshime dramatike, tė shpėrbėrjes sė BS nė fillim tė viteve '90.

    I zgjedhur nė vitin 1991, z. Jelcin ishte udhėheqėsi i parė i Rusisė post-komuniste qė e shtyu vendin drejt demokracisė dhe ekonomisė sė tregut.

    Gjatė tetė vjetėve tė tij nė pushtet, nė Rusi u forcua klasa e oligarkėve ndėrsa industria e vendit kaloi nė pronėsi private me ēmime fare tė ulta.

    Z. Jelcin po ashtu e futi Moskėn nė konflikt me rebelėt separatistė nė Ēeēeni, konflikt ky qė pėrfundoi me tėrheqjen e rusėve.

    Z. Gorbachev, pasi mėsoi lajmin e vdekjes sė z. Jelcin tha se ai kishte bėrė gjėra shumė tė rėndėsishme pėr Rusinė, por nė tė njėjtėn kohė, kishte bėrė dhe shumė gabime.

    Reagime

    Nė Uashington Shtėpia e Bardhė tha se Boris Jelcin kishte qenė njė figurė historike nė njė kohė ndryhsimesh dhe sprovash tė mėdha pėr Rusinė.

    Kryeministri britanik, Tony Blair, tha se z. Jelcin ishte njė udhėheqės mbresėlėnės qė kishte kuptuar nevojėn pėr reforma demokratike dhe ekonomike.

    Ai tha se z. Jelcin kishte luajtur njė rol jetėsor nė njė kohė kyēe pėr Rusinė.

    Nė Moskė, njė nga pjesėtarėt e qeverisė sė tij, Boris Nemtsov, tha se shumė nga liritė Rusia kihste fituar nė kohėn e tij, tani po zhdukeshin.

    Z. Nemtsov tha se Boris Jelcin i kishte dhėnė vendit shtypin e lirė dhe konkurencėn politike, por kėto arritje tani po shkatėrroheshin.

    BBC Shqip
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  5. #5
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Sigurisht! Sipas BBC (shqip apo arabisht) eshte me "demokratike" dergimi i tankeve kunder Parlamentit se sa vendosja e ca ligjeve kunder kelysheve te CIA- me emrin Korpusi iPaqees apo ........
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  6. #6
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Rusi, shuhet Boris Jelcin

    Infarkti i merr jetėn liderit tė parė tė Rusisė post-komuniste



    Ish-presidenti rus, Boris Jelcin, u nda dje nga jeta dhe lajmi u konfirmua nga Kremlini. 76-vjeēari Jelcin ka humbur jetėn nga njė atak kardiak, pas njė serie tė gjatė shqetėsimesh nė zemėr. Nė vitin 1991, ai bujshėm, nxori jashtė loje ish-presidentin sovjetik Mikhail Gorbaēov dhe mė pas triumfoi kundėr parlamentarėve tė linjės sė ashpėr, nė vitin 1993. Jelcin u bė i pari President i Rusisė i zgjedhur nė mėnyrė demokratike, pasi Gorbaēov dha dorėheqjen si lider sovjetik nė dhjetor 1991. Jelcin fitoi reputacion ndėrkombėtar si mbrojtės i demokracisė kur nė gusht 1991, ai u ngjit mbi njė tank nė Moskė, duke mbledhur moskovitėt nė protestė kundėr njė pėrpjekjeje pėr grusht shteti tė mbeturinave tė erės sė glasnostit e perestrojkės. Jelcin ka kaluar pesė operacione nė zemėr gjatė atyre viteve. Jelcin urdhėroi tanket ruse tė qėllonin kundėr parlamentit tė tyre, nė tetor 1993, pasi godina ishte pushtuar nga kundėrshtarėt politikė tė vijės sė ashpėr. Por, analistėt thonė se Jelcin do tė mbahet mend mbi tė gjitha si njeriu qė solli demokracinė nė Rusi. Ai udhėhoqi vendin nė kohėn e privatizimit masiv, nė fillimvitet ‘90-tė dhe lanēoi gjithashtu njė operacion masiv ushtarak nė Ēeēeni, nė 1994-ėn. Lajmėroi tėrheqjen e tij, ditėn e fundit tė shekullit tė 20-tė dhe ia dorėzoi pushtetin shefit tė shėrbimit sekret, Vladimir Putin. Duke folur nė njė intervistė nė televizionin rus, nė vitin 2000, Jelcin tha se ai i konsideronte jetėt e humbura nė Ēeēeni si pėrgjegjėsinė mė tė rėndė, me tė cilėn duhej tė ndeshej tėrė jetėn e tij. Por, ai shtoi se nuk kishte pasur alternativė tjetėr dhe se Rusia ishte detyruar tė reagonte kundėr separatistėve ēeēenė. "Nuk mund ta heq nga mendja peshėn e Ēeēenisė, nuk mund tė harroj dhimbjen e aq shumė nėnave e baballarėve", tha ai. "Unė e mora atė vendim, ndaj edhe unė jam pėrgjegjės pėr gjithēka ndodhi". Ndėrkohė, ndėr tė parėt qė i ka shprehur ngushėllime familjarėve tė Jelcinit, ka qenė pikėrisht rivali i madh i tij, Mikhail Gorbaēov. "Nė historinė e tij, ka pasur vepra tė mėdha nė tė mirė tė vendit, por edhe gabime tė mėdha", ka thėnė Presidenti i fundit i ish-Bashkimit Sovjetik pėr agjencinė shtetėrore tė lajmeve, Interfax. Sidoqoftė, "fati i tij, ka qenė tragjik", ka deklaruar Gorbaēov.

    Fakte


    Ngritja

    Ish-bosi i ndėrtimeve, me flokė tė zbardhur, nga Uralet, "pushtoi" botėn nė vitin ‘91, duke sfiduar komunistėt e linjės sė ashpėr e i ngjitur mbi njė tank, ndali grushtin e tyre tė shtetit


    Lideri


    Kryesoi vendin nė periudhėn e vėshtirė tė rėnies sė komunizmit sovjetik dhe u bė i pari lider i Rusisė, i zgjedhur nė mėnyrė demokratike. E mori pushtetin nga Presidenti sovjetik, Mikhail Gorbaēov


    Rėnia


    Lufta e viteve 1994-1996, qė ai filloi kundėr rebelėve nė Ēeēeni, pėrfundoi me vdekjen e dhjetėra mijėra personave dhe ushtria e lodhur ruse pėsoi njė poshtėrim tė vėrtetė, ēka njollosi pushtetin e tij


    Ēoroditja


    Kishte njė anė tė errėt nė personalitetin e tij dhe vitet e fundit nė pushtet e paraqitėn si njė figurė tė ēoroditur, tė izoluar nė Kremlin dhe peng tė depresionit. E pėr mė tepėr, kėto vite mjegullohen edhe nga efekti i pijes


    Dorėheqja


    Jelcin nuk e humbi kurrė aftėsinė pėr tė ēuditur. Dorėheqja, mė 31 dhjetor ‘99, u shoqėrua me njė ndjesė pėr gabimet e bėra. Kjo habiti Rusinė e botėn. Realizoi pas kėsaj njė kalim paqėsor pushteti tek "i pėrkėdheluri" i tij, Vladimir Putin


    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  7. #7
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    E mėrkura ditė zie nė Rusi

    Trupi i ish presidentit rus, Boris Jeltsin ėshtė vendosur nė njė katedrale pėr homazhe nė qendėr tė Moskės.
    Ai vdiq tė hėnėn nga pushimi i zemrės.

    Funerali i zotit Jeltsin do tė mbahet tė mėrkurėn qė ėshtė shpallur ditė zie kombėtare nė Rusi.

    Udhėheqėsit botėrorė kanė vlerėsuar figurėn e tij si personi qė drejtoi rėnien e BS dhe tranzicionin e Rusisė nė demokraci dhe kapitalizėm.

    Pasuesi i zotit Jeltsin, Vladimir Putin e cilėsoi atė si baba tė demokracisė ruse.

    Mikhail Gorbacēov, udhėheqėsi i fundit i ish BS ishte edhe reformator edhe rival politik i tij.

    Duke i bėrė homazhe veprės sė Jeltsinit, ai foli pėr arritje tė tij ashtu edhe gabime serioze.

    Ky vlerėsim i dyanshėm duket se do tė jetė edhe mėnyra se si Rusia do tė mbajė mend Jeltsinin.

    Ai siguroi qė vendi tė mos kthehet mė nė autoritarizimin mbytės tė komunizimit sovjetik, por nga ana tjetėr drejtoi edhe njė fushatė ushtarake shkatėrrimtare pėr tė shtypur pėrpjekjet e Ēeēenisė pėr pavarėsi dhe ishte gjatė periudhės sė tij qė disa persona siguruan tė ardhura tė majme nė rrethana plot pikėpyetje nga shitja e pasurisė shtetėrore.

    Pėr kėtė arsye, shumė rusė do ta mbajnė mend atė si pėr opozitėn ndaj komunizmit tė vijės sė ashpėr, ashtu dhe kaosin qė pasoi rėnien e sistemit qė ai sfidoi.
    Nė uashignton , Presidenti Bush e quajti atė figurė historike . Presdienti i Komisionit evropian Jos emanuel barrosi vlerėsoi atė qė ai e aujti kurajo tl zotit jeltsin nė mbrojtje tė lirisė

    BBC Shqip
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #8
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anėtarėsuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Shpreh ngushellimet e mia per Ish Presidentin e Rusise.

    Nga sa di une dhe nga informacionet qe kam une ai ka bere shume gjera te mira per Rusine post-komuniste, si e drejta e fjales se lire dhe e shtypit, lejoi pronen private dhe e mbeshteti Rusine ne castet e veshtira per tu integruar si nje shtet demokratik. Por si cdo njeri ka patur dhe ai gabimet e tij, si nisja e konfliktit me Ēeēenine e disa deklarata te dyshimta te tij ne dem te disa shteteve ose krahinave ne lufte.

    Pavaresisht ketyre ai ka bere me shume se cdokush per nje Rusi demokratike, madje dhe me shume se pasardhesi i tij Vladimir Putin i cili po e con Rusine dalengadale ne nje tjeter komunizem me shtypjen e perditshme te lirive dhe te drejtave te njeriut ne Rusi e gjithashtu dhe per rolin teper negativ qe luan ne arenen nderkombetare. Me pak fjale, Ish Presidenti Jelcin mbetet nje nga figurat me Demokratike te Politkes Ruse.

    Edhe njehere shpreh ngushellimet e mia per Ish Presidentin Jelcin.

    Imperator
    Albanian Perandory

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Boris Jelcin, njeriu qė solli demokracinė nė Rusi

    Boris Jelcin, ka lindur mė 1 shkurt tė vitit 1931 nė Butka, nė zonėn Sverdlovsk, Rusi dhe vdiq mė 23 prill tė vitit 2007 nė Moskė. Ai ishte njė ndėr politikanėt mė tė njohur rusė. Jelcin qe presidenti i parė i Federatės sė Rusisė (1991-1999) pas shkrirjes sė bllokut komunist.

    Fėmijėria dhe arsimimi

    Ai ishte fėmija mė i madh nga tre fėmijėt e Klaudia Vassilievna dhe Nikolai Ignatieviē Jelcin, njė njeri qė besonte nė arsim dhe edukim nė mėnyrė tė verbėr.Ai ka kaluar njė fėmijėri tė vėshtirė nė njė familje tė shqetėsuar nga ngjarjet dhe pasojat e tyre. Nė vitin 1935, i ati i Boris Jelcinit e zhvendos familjen nė Beriozniki dhe bėhet punėtor nė kantierin e ndėrtimit tė njė kompleksi industrial. Nė atė kohė familja pėrballet me njė jetesė jo shumė tė pėrshtatshme, madje tė vėshtirė duke fjetur nė tė vetmen dhomė qė kishte nė njė barakė prej druri. Qė fėmijė, Boris Jelcin ishte “ushqyer” me njė energji qė i vlejti atij pėr t’u zgjedhur komandant klase gjatė gjithė studimeve. Nė kėtė plan shkollor, ai nuk has kurrė vėshtirėsi. Gjatė luftės, ai vjedh dy granata nė njė depo ushtarake dhe ndėrkohė qė ato shpėrthejnė ai humb dy gishta tė dorės sė majtė. Ai ruante nga betejat e tij njė hundė boksieri tė lėnė nga njė goditje me shkop. Nė autobiografinė e tij tė titulluar “Deri nė fund” ai tregon qė nė moshė shumė tė re, duhej tė pėrballej me budallallėkun dhe ligėsinė. Nė festėn e dhėnies sė diplomave me rastin e pėrfundimeve tė studimeve, Boris kėrkoi tė drejtėn e fjalės. Para mėsuesve, prindėrve dhe nxėnėsve, ai akuzoi mėsuesen kryesore tė shkollės sė sadizmit. Drejtoria e shkollės, e skandalizuar, vendos tė mos i japė diplomėn, gjest qė i mbyll atij automatikisht portat e tė gjitha shkollave tė Bashkimit Sovjetik. I riu Boris kundėrshtoi vendimin e dhėnė, dhe pėr kėtė shkak u hap njė hetim pėr punėn e mėsueses nė mėnyrė qė ai tė merrte diplomėn. Pas hetimeve, mėsuesja u pėrjashtua nga shkolla. Qė nga ajo kohė, i riu Jecin u apasionua pas shumė sporteve, por mbi tė gjithė pas volejbollit. Ai e frekuentoi shumė kėtė sport dhe u bė kampion nė nivel rajonal. Kur ishte nė periudhėn e adoleshencės ai ishte shumė i dhėnė pas anijeve. Bėri njė kėrkesė pėr tė hyrė nė seksionin e ndėrtimit tė Institutit Politeknik tė Oralit, nė Sverdlovsk. Paralelisht me studimet, ai u anėtarėsua nė ekipin e divizionit tė parė tė volejbollit tė qytetit. Ky divizion ishte i pėrbėrė prej 12 ekipeve mė tė mirė tė Bashkimit Sovjetik. Ėshtė pikėrisht nė kėtė kohė, qė atij i bėhet zakon tė mos flejė mė shumė se katėr orė nė natė. Nė njė kohė kur ishte shumė i ngarkuar, ai has njė dobėsi kardiake. Pas kalimit tė kėsaj periudhe, ai kreu studimet e mesme nė Berezniki dhe mė pas nė Institutin politeknik tė Uralit nė Sverdlovsk. Pėr tė marrė diplomėn e inxhinierit, Boris Jelcin realizoi njė punim pėr televizionet. Jelcin paraqitet nė shtator tė vitit 1955 nė uzinėn e konstruksionit tė instalimeve tė rėnda. Ai i kushtoi njė vit mėsimit praktik tė 12 specialiteteve tė ndėrtimit. Pasi pėrfundoi kėtė vit, punonjėsi i ri ndjehet i gatshėm tė bėhet pėrgjegjės. Ndėrkohė qė ai drejtonte njė ekip tė burgosurish, pėrgjegjėsi i ri vendos t’i japė njė rrogė pėr shpėrblim pėrveē rrogės sė zakonshme. Mėnyra e tij e tė llogariturit bėri qė rroga e tė burgosurve tė ulet mė shumė se mesatarja. Njė i burgosur paraqitet nė zyrėn e tij i armatosur me njė heshtė dhe i kėrkon llogari pėr tė rregulluar ish-urdhrin e pagimit. Boris Jelcin nuk pranoi, ndėrsa i burgosuri e kėrcėnoi me vrasje. Nga viti 1956 nė 1963, Boris Jelcin zė, pas atij tė pėrgjegjėsit, postet e shefit tė kantierit, tė kryeinxhinierit, mė pas tė shef i drejtorisė sė ndėrtimit tė njė kompleksi tė punėve publike. Ndėrkohė, ai bėhet anėtar i Partisė Komuniste nė vitin 1961.

    Anėtar i Partisė Komuniste

    Ai u anėtarėsua nė vitin 1961 nė Partinė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik dhe bėhet nė vitin 1969 funksionar i partisė. Ai drejtoi duke filluar nga viti 1977 seksionin e partisė sė zonės Sverdlovsk (qė do tė thotė qė urdhėroi prishjen e vilės Ipatiev, ku u masakruan nė korrik tė vitit 1918, cari Nikola II dhe familja e tij. Mė vonė, Jelcinit do t’i vijė keq qė kishte dhėnė kėtė urdhėr). Nga 24 dhjetori i vitit 1985 nė vitin 1987, ai drejton seksionin e partisė sė Moskės. Ai dha dorėheqjen nga funksionet e tij sepse kishte kritikuar Mikhail Gorbaēov pėr ngadalėsinė e reformave tė tij dhe bashkėshorten e tij Raisa, se pėrfshihej nė ēėshtjet e shtetit. Nė mars tė vitit 1989, ai zgjidhet deputet nė Kongresin e deputetėve tė popullit tė Bashkimit Sovjetik. Nė maj tė vitit 1990 ai emėrohet president i Republikės Socialiste Federative Sovjetike (RSFS) tė Rusisė. Nė qershor tė vitit 1990, ai deklaron sovranitetin e RSFS tė Rusisė dhe jep dorėheqjen nga partia komuniste. Gjatė zgjedhjeve presidenciale ruse tė 12 qershorit tė vitit 1991, ai u zgjodh me 57% tė votave nė krye tė shtetit rus. Nė vitin 1963, Boris Jelcin emėrohet kryeinxhinier ndėrtimesh i njė kompleksi pallatesh. Tre vjet mė vonė, nė moshėn 35-vjeēare, ai vihet nė postin e pėrgjegjėsit tė pėrgjithshėm tė kompleksit, njė ndėrmarrje ku u punėsuan mijėra njerėz. Pasi kishte kaluar 14 vjet nė kėtė profesion, ai bėhet shef i shėrbimit tė ndėrtimit nė komitetin e Partisė Komuniste pėr rajonin Sverdlovsk. Gjatė kohės qė ai filloi tė kishte njė karrierė profesionale tė rėndėsishme, jeta personale ecte po nė tė njėjtin drejtim. Ai ishte lumturisht i martuar me Naina Iosofovna Girina (1932), njė studente qė e njohur qė kur ishte nė shkollė. Boris Jelcin kishte me tė dy vajza: Yelena (1957), dhe Tatyana (1960).

    President i Rusisė

    Gjatė puēit tė Moskės drejtuar kundėr Mikhail Gorbaēovit, i cili filloi mė 19 gusht tė vitit 1991, Jelcin shkoi nė Shtėpinė e Bardhė tė Rusisė pėr t’iu kundėrvėnė puēistėve. Forcat e armatosura tė paraqitura vendosen nė tė dy anėt e tij dhe Jelcin nė kėmbė mbi njė podium mban njė fjalim qė mbetet gjatė nė kujtesė, i cili do tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė dėshtimin e puēit. Nė shtetet e huaj ai pėrfitoi pothuajse menjėherė nga mbėshtetja amerikane dhe britanike, ndėrkohė qė presidenti francez Franēois Mitterrand, me nė siklet dhe mosbesues kundrejt Jelcinit, preferoi tė deklarojė se kėrkoi tė arrijė qėllimet e "liderėve tė rinj" sovjetikė duke njohur de facto qeverinė e dalė nga puēi, duke mos hezituar pėr tė lexuar drejt pėr sė drejti nė televizion njė letėr qė i ka dėrguar atij autori i puēit. Pėrveē kėsaj mė 21 gusht, pjesa mė e madhe e puēistėve ishin nė arrati dhe Mikhail Gorbaēov, i liruar nga burgu i tij nė Krime, mundi tė kthehej sėrish nė Moskė. Gorbaēov ishte i pafuqishėm tė pengonte shpėrbėrjen e ish-BS, qė pushoi sė ekzistuari zyrtarisht mė 25 dhjetor tė vitit 1991. Jelcin, i cili drejtonte Federatėn e Rusisė, gjendet nė krye tė shtetit tė ri. Kapitali i shtetit ėshtė shpėrndarė nė formė kuponash tė blerė me ēmim tė mirė nė njė popullsi tė pasigurt dhe pak tė mėsuar me mekanizmat kapitalistė nga mė tė pandershmit. Ėshtė pikėrisht nėn presidencėn e tij qė filloi nė vitin 1994 lufta e parė tė Ēeēenisė. Jelcini kishte nevojė tė njė lufte tė madhe dhe fituese nė Ēeēeni pėr t’i treguar popullit tė tij qė Rusia ishte ende njė superfuqi dhe pėr tė vendosur autoritetin e tij njė ditė para zgjedhjeve presidenciale. Por nė vend tė njė blici spektakolar, lufta do tė shfaqė njė dėshtim ushtarak dhe humanitar pėr Rusinė qė do tė ndeshė njė rezistencė tė ashpėr tė luftėtarėve tė kombeve tė ndryshme, duke pėrdorur armė tė rėnda shumė moderne. Personaliteti dhe gjendja shėndetėsore e Boris Jelcinit janė bėrė objekt i njė sėrė polemikash: ai u akuzua si pėrdorues i madh i alkoolit, gjė qė i ēoi disa njerėz tė dyshonin nė kapacitetet e tij pėr tė pėrmbushur funksionet. I prekur nga sėmundje kardiake, Boris Jelcin pėson shumė atakė kardiakė, kryesisht nė vitet 1995 dhe 1996, gjė qė nuk e pengoi aspak tė rizgjidhej sėrish nė kėtė post pėrballė kandidates komuniste. Nė vitet 1998 dhe 1999, pėrballė njė situate krize ekonomike, Jelcini i ndėrroi shpesh kryeministrat: Viktor Ēernomėrdin, Serguei Kirienko, Ievgeni Primakov, Sergei Stepaēine dhe Vladimir Putin kanė qėndruar mė pak se dy vjet nė krye tė qeverisė ruse. Boris Jelcin qėndroi nė postin e presidentit tė Rusisė deri mė 31 dhjetor tė vitit 1999, datė nė tė cilėn dha dorėheqjen pėr arsye shėndetėsore, i bindur nga vajza e tij dhe kėshilltarja Tatjana Diaēenko. Pasardhėsi i tij u bė Vladimir Putin.

    Vdekja e ish-presidentit Boris Jelcin

    Ish-presidenti rus Boris Jelcin vdiq mė 23 prill tė vitit 2007, nė moshėn 76-vjeēare, bėri tė ditur zėdhėnėsi i Kremlinit, por pa pėrcaktuar shkaqet e vdekjes. Megjithatė sipas burimeve mjekėsore, vdekja e tij u shkaktua si pasojė e njė ataku kardiak. Dihej prej kohėsh qė Jelcini vuante nga problemet e zemrės. Qė prej largimit nga pushteti, Boris Jelcin po kalonte njė pension tė mrekullueshėm pasi edhe vendi po pėrjetonte njė presidencė tė mirė tė vazhduar nga pasardhėsi i tij Vladimir Putin. Ai ka qenė presidenti i parė i Federatės Rusi pas shpėrbėrjes sė ish-BS dhe mė saktėsisht nė vitet (1991-1999), para Vladimir Putinit, tė cilin e kishte emėruar si pasardhėsin e tij. Ai do tė mbetet si njeriu i tranzicionit tė komunizmit drejt kapitalizmit dhe shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik. Nė vitet 1994-96, lufta qė ai zhvillon nė Ēeēeni shkakton dhjetėra mijėra tė vdekur dhe pėrfundon me njė tjetėr zhgėnjim pėr ish-Ushtrinė e Kuqe. Duke filluar nga viti 1995, Boris Jelcin ka shumė shpesh probleme me shėndetin, si dhe me alkoolin, deri kur u largua nga Kremlini pėr t’u kuruar nė sanatorium pėr njė periudhė relativisht tė gjatė. Nė korrik tė atij viti ai u shtrua nė spital pėr shkak tė disa atakėve kardiakė. Jeta e tij bėhet njė vazhdim mjekimesh dhe shtrimesh nė spital.

    Rėndėsia e tij si lider i Rusisė

    Boris Jelcin ka realizuar tė pamundurėn: ai ka ēuar vendin nė liri, theksoi Anatoli Ēubais, njė ndėr liberalėt e fundit tė erės Jelcin, i cili qėndron ende nė njė post tė lartė nėn presidencėn e Putinit, nė atė tė shefit tė monopolit tė elektricitetit. Nga njė vend ku gėnjeshtra ishte shumė e pranishme, ai bėri njė vend qė pėrpiqet tė jetė nė rrugė tė drejtė. Pėr aq kohė sa ishte nė jetė, Boris Jelcin kishte ende njė autoritet tė madh nė elitat e vendit dhe pranė liderėve tė huaj. Ai mundte tė ngrinte gjithashtu zėrin nėse kundrareformat i kalonin kufijtė. Ai ishte personifikimi i prishjes sė ish-BS edhe pse nė tė vėrtetė nuk ishte ai shkaku. Vendi i tij nė historinė e vendit ishte i rėndėsishėm pėr vetė kohėn dhe te rejat qė solli ai gjatė periudhės qė ishte nė krye tė shtetit. Edhe pėr demokratėt rusė, Jelcin “groposėsi i komunizmit”, ishte njė personazh multidimensional. Me gjithė temperamentin e tij autoritar, tė ashpėr, me gjithė faktin se qe rritur sipas rregullave komunistė tė sistemit totalitar, Jelcin kishte kuptuar se ishte e rėndėsishme pėr Rusinė tė shkonte drejt demokracisė. “Jelcin na ka dhėnė lirinė. Mėnyra mė e mirė pėr tė nderuar kujtimin e Jelcinit do tė jetė tė lirojė vendin tonė”, u shpreh liberali Boris Nemtsov, ish-zėvendėskryeministėr gjatė presidencės sė tij. Boris Jelcin, si personalitet kompleks, lė imazhin e njė reformatori shkatėrrues tė ish-BS, por ai i bashkėngjitet gjithashtu katastrofės sė luftės sė parė tė Ēeēenisė (1994-96) dhe kushteve tė vėshtira tė privatizimit tė ekonomisė. Pėrkrahės i reformave tė perestrojkės, Boris Jelcin njeh njė periudhė lavdie dhe suksesi gjatė ditėve tė puēit tė dėshtuar nė gusht tė vitit 1991, kur ai hipi nė njė karrocė duke mbajtur nja fjalim solemn para manifestuesve duke refuzuar forcėn e konservatorėve qė ishin pro Mikhail Gorbaēovit. Nė vijim "terapia e shokut" e administruar nė ekonominė ruse bėri qė miliona qytetarė tė mbeten nė varfėri, ndėrsa tė afėrmit e tyre jetonin me mbetjet e ekonomisė kolektiviste tė privatizuar.

    Boris Jelcin varroset nė prani tė liderėve tė huaj

    Ish-kryetari i shtetit rus u varros nė varrezėn Novodeviēi, nė jugperėndim tė Moskės, nė prani tė shumė liderėve dhe personaliteteve tė politikės sė mbarė botės, ndėr tė cilėt edhe George Bush, i ati dhe Bill Clinton. Shteti rus i dha lamtumirėn mė 25 prill tė 2007 ish-presidentit Boris Jelcin, i cili u nda nga jeta nė moshėn 76-vjeēare. Me kėtė rast rusėt mbajtėn njė ditė zie kombėtare nė kujtim tė njeriut qė shpėrbėu Bashkimin Sovjetik. Pėrfaqėsuesit e huaj, tė kryesuar nga ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe paraardhėsi i tij George Bush i ati, mbėrritėn rreth orės 12:00 nė Katedralen e Shpėtimtarit Krisht nė Moskė. Kryeministri ukrainas Viktor Janukoviē dhe presidenti kazak Nursultan Nazarbajv, qė vinin nga dy ish-republika sovjetike, tė cilat Boris Jelcin i ka ndihmuar tė bėhen tė pavarura, ishin ndėr tė parėt qė konfirmuan praninė e tyre nė ceremoninė mortore. Ceremonia u zhvillua nė Katedralen e Shpėtimtarit Krisht, njė kishė qė Josef Stalin e kishte shkatėrruar nė kohėn e tij, por qė ishte ndėrtuar mė pas me kėrkesė tė Boris Jelcinit nė shenjė tė mirėnjohjes ruse. Pėrveē familjarėve, tė afėrmve dhe politikanėve tė ndryshėm, mijėra rusė ishin mbledhur para Katedrales pėr t’i dhėnė lamtumirėn ish-liderit tė tyre mėngjesin e sė mėrkurės. Shenjė e ndryshimit tė ndodhur qė prej rėnies sė komunizmit, Boris Jelcin nuk u varros nė Sheshin e Kuq, siē ka ndodhur pėrgjatė disa dhjetėvjeēarėve pėr kryetarėt e Kremlinit, por u dėrgua nė varrezėn e Novodieviēit, ku pushojnė njė numėr i konsiderueshėm njerėzish tė lavdishėm tė Rusisė dhe Ish-Bashkimit Sovjetik, nga Gogoli te Ajnshtajni, nga Majakovski apo Kostakoviē. Konform dekretit tė pėrhapur nga presidenti Putin, flamujt janė vendosur nė gjysmė shtizė nėpėr tė gjithė vendin dhe stacionet televizive kanė pezulluar transmetimin e emisioneve dhe spektakleve argėtues. Tė gjithė natėn mijėra rusė kanė parakaluar para arkivolit tė hapur tė Boris Jelcinit, tė ekspozuar nė Katedrale pėr t’i bėrė homazhe kėtij personazhi me shumė vlerė, i cili qe i pari president i zgjedhur nė mėnyrė demokratike nga Rusia postsovjetike.

    Si cilėsohet Boris Jelcin

    Vladimir Putin: Presidenti Boris Jelcin ka hapur njė erė tė re. Ai ka hyrė pėr gjithmonė nė historinė e vendit dhe tė mbarė botės. Njė Rusi demokratike lindi, njė shtet i lirė u hap nė botė, njė shtet nė tė cilin pushteti i pėrket realisht popullit.

    Robert Gates, sekretari amerikan pėr Mbrojtjen: I shpreh simpatinė time familjes dhe ngushėllimet e mia popullit rus. Asnjė amerikan nuk do tė harrojė imazhin e tij. Ai ėshtė njė figurė e rėndėsishme e zhvillimit tė Rusisė drejt demokracisė.

    José Manuel Barroso, president i Komisionit Evropian: Boris Jelcin ishte njė referencė thelbėsore nė trazicionin postkomunist nė Rusi. Si president, ai ka pėrballuar shumė sfida dhe mandate tė vėshtirė. Ai ka mbetur nė mendjet tona me faktin kur doli kundėr grushtit tė Shtetit qė kishte si qėllim tė vendoste njė regjim diktatorial nė Rusi. Me njė kurajo tė madhe personale, ai pati meritėn tė mbrojė lirinė.

    Presidenti amerikan George Bush, e cilėsoi Boris Jelcinin "figurė historike", duke nėnvizuar faktin se ai i kishte shėrbyer vendit tė tij nė njė periudhė tė ndryshimit themelor.

    Nga ana e tij kryeministri britanik, Tony Blair, pohoi qė Boris Jelcin ishte njė burrė i veēantė, i cili ka luajtur njė rol vital, nė njė moment thelbėsor.

    Pėr presidentin francez Jacques Chirac, Boris Jelcin ėshtė njeriu qė ka futur Rusinė nė rrugėn e demokracisė.

    Emri: Boris
    Mbiemri: Jelcin
    Ditėlindja: 01. 04.1931
    Vendlindja: Butka
    Kombėsia: Ruse
    Profesioni: Politikan rus
    Presidenti i parė i Rusisė (1991-1999)
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anėtarėsuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Nje minute perpara u dha lajmi i vdekjes se ish-Presidentit te Federates Ruse Boris Jelcin.
    Pervec moshes (76) vjec, AFP/REUTERS nuk japin detaje te tjera.......
    Do te shpresoja qe nese tema do te terhiqte ndonje interes, te zhvillohej ne linjat
    a) C'rol luajti ky personazh ne Rusi
    b) Roli i tij (dhe i shtetit qe perfaqesoi) ne arenen nderkombetare.
    c) Zgjedhja e Putinit nga (Jelcini) ishte nje llogari e gabuar apo nje llogari me qitje te larget (Duke pare performancat dhe qendrimet shpesh diametralisht te kunderta te ketyre dy Presidenteve).
    Shpresoj qe (nese do kete diskutim) te zhvillohete brenda rregullave etike dhe te dominoje analiza mbi emocionet.
    a) ate qe populli sovjetik e krijoj me gjak per 70 vjet e shiti per 7 muaj tek palacot me te nevertishem ne bote.
    c) zgjedhja e putinit ishte llogari e llogjikshme, sepse ishte po ky putin qe mban gjall kliken e yeltsinit dhe i ofroj imunitet.

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Ndėron jetė presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. Papa Gjon Pali II, ndėrron jetė
    Nga Brari nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •