Gazeta Shqip, 23 Prill 2007
SHISH nuk ka lekė, pakėson "spiunėt"
Pas shkurtimeve tė njė viti mė parė, gati reforma tjetėr nė Shėrbimin Informativ. Inspektorėt, pa asnjė mbrojtje nga shteti
Edhe pse deri tani janė shkurtuar njė sėrė funksionesh nė Shėrbimin Informativ Shtetėror (SHISH), ky institucion pritet ti nėnshtrohet njė tjetėr furtune largimesh e shkarkimesh tė inspektorėve dhe bashkėpunėtorėve tė tyre. Sikurse mėsohet nga burime tė ndryshme, drejtuesit e Shėrbimit Sekret Shqiptar synojnė tė ulin shpenzimet pėr tė fituar "para" dhe kompensuar mungesėn e fondeve prej mė se katėr muajsh. Qė prej fillimit tė kėtij viti, agjentėt sekretė, por edhe bashkėpunėtorėt e tyre, janė ndeshur me probleme nė pagimin e informacioneve. SHISH-i nuk ka mundur ti paguajė bashkėpunėtorėt e tij nė terren, pėr shkak se fondet janė tė pamjaftueshme dhe nė disa raste, thuajse mungojnė. Ky duhet tė jetė shkaku i ndėrmarrjes sė njė tjetėr reforme, qė ka si qėllim shkurtimin e vendeve tė punės nė Drejtorinė Qendrore, por edhe nėpėr rrethe. Burimet e "Shqip" thanė se nė SHISH ėshtė paralajmėruar njė tjetėr seri largimesh tė inspektorėve nga puna, ashtu sikurse edhe njė vit e gjysmė mė parė. Megjithėse volumi i punės nuk ka ndryshuar, madje ka drejtori qė u janė shtuar detyrat, numri i punonjėsve sa vjen e po pakėsohet. Drejtuesit e Shėrbimit Sekret kanė menduar qė pėrmes kėtyre masave tė mund tė kenė mė shumė para nė dispozicion pėr tė mbyllur "vrimat" e hapura qė nė fillim tė kėtij viti dhe pėr tė paguar, tė paktėn, bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė apo ndihmat sociale pėr disa nga punonjėsit. Megjithatė, nuk ėshtė ky problemi i vetėm qė kanė punonjėsit e Shėrbimit Informativ Shtetėror. Ata kanė njė status, i cili thuajse nuk zbatohet fare nė pjesė tė ndryshme tė tij, sidomos kur bėhet fjalė pėr detyrimet qė ka institucioni ndaj punonjėsve tė tij. Por, mė sė shumti, janė injoruar "mbrojtja shoqėrore" dhe "e drejta pėr strehim". Pėrjashtuar disa raste sporadike gjatė viteve tė shkuara, kėto dy detyrime duket sikur nuk ekzistojnė nė statusin e punonjėsve tė Shėrbimit Informativ Shtetėror. "Kur bashkėshortja ose bashkėshorti humbet vendin e punės, pėr shkak tė emėrimit ose transferimit nė detyrė jashtė vendbanimit tė pėrhershėm tė punonjėsit, kėtij tė fundit i jepet njė shtesė page nė masėn dhe sipas kritereve tė pėrcaktuara nga Kėshilli i Ministrave. Paga e papunėsisė jepet nė emėr tė bashkėshortes ose bashkėshortit". Kėshtu pėrcaktohet nė status, por janė me qindra raste tė transferimit tė inspektorėve nga njė rreth nė tjetrin dhe askush prej tyre nuk ka pėrfituar gjė. Ashtu sikurse edhe pėr strehimin, njė e drejtė qė u takon po me ligj agjentėve sekretė. Statusi parashikon dhėnien e kredive lehtėsuese pėr punonjėsit e SHISH-it ose pagimin e qirasė, nė rastet kur ajo nuk mund tė pėrballohet prej tij. Madje, statusi shkon edhe mė tej. Punonjėsi i Shėrbimit Informativ tė Shtetit, kur del nė lirim ose nė pension dhe ka nevojė pėr strehim ose pėr njė sipėrfaqe mė tė madhe banimi, trajtohet si punonjėsi nė detyrė, por nuk ka as edhe njė rast qė tė jetė pėrmbushur ky detyrim. Ndaj, edhe pėr inspektorėt, statusi ėshtė i pavlerė, pėr sa kohė qė ai nuk zbatohet.
SKEDA
Shėrbimi Informativ Shtetėror (SHISH) ėshtė institucion qendror, qė varet nga Kryeministri. SHISH-i ėshtė krijuar sipas parimit tė njohur, qė njė vend ka nevojė pėr njė organizėm efektiv, profesional dhe tė aftė tė furnizojė me inteligjencė organizmat dhe figurat shtetėrore tė ngarkuara me ligj, nė funksion tė vendimmarrjes politike dhe sigurimit kombėtar
---
Jo me kot e kam nenvizuar fjaline e siperme. Per mendimin tim eshte e gabuar te ulesh efektivitetin e organizmit (efektiv) te shtetit, sepse dobesohet cdo gjymtyre tjeter. Nuk eshte e thene ta kthejme agjencine tone te inteligjences ne nje institucion ksenofobik, por ta mbajme si nje burim efektiv kunderzbulimi/inteligjence te pakten ne nivel rajonal.
Krijoni Kontakt