Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Korçë, rrihet barbarisht një e moshuar

    Drita Trëndafili është gjetur pa ndjenja, e mbytur në gjak, në një nga rrugët e qytetit

    Policia: Dhunuesi kishte qenë shok burgu me të birin e gruas së dëmtuar



    Një grua 63-vjeçare është gjetur e masakruar dhe e mbuluar në gjak në afërsi të "Trekëndëshit" në qytetin e Korçës. Drita Trëndafili, është kthyer në viktimë të dhunës barbare, kur një i sapoliruar nga burgu i ka shkuar në shtëpi për ta grabitur.

    Sipas policisë, autor i dhunës ka qenë njeriu që ka ndarë qelinë e burgut me djalin e 63-vjeçares, i cili është dënuar për trafik të qenieve njerëzore. Policia dyshon gjithashtu, se agresori e ka rrahur gruan e moshuar në shenjë hakmarrjeje dhe jo vetëm për një grabitje të thjeshtë, ai i ka shkuar natën në shtëpi dhe e ka rrahur në mënyrë çnjerëzore.

    "Laert Zaçe, 26 vjeç, nga fshati Miras i Devollit ka qenë autori i dhunës ndaj 63-vjeçares Drita Trëndafili", tha për "Shqip" një oficer policie në Komisariatin e Korçës. Sipas policisë, 26-vjeçari ka dashur fillimisht t‘i marrë një shumë parash të moshuarës. Edhe për shkak të njohjes me gruan që jetonte vetëm, ai ka përfituar kur kjo e fundit i ka hapur derën e shtëpisë dhe e ka goditur menjëherë në kokë. Më pas, 26-vjeçari Zaçe ka kontrolluar çantën e gruas, nga ku ka dashur të vjedhë edhe lekët, por kur nuk ka gjetur asgjë dhe ka hasur edhe në rezistencën e viktimës së tij, që është munduar ta nxjerrë jashtë banesës, ai ka nisur ta sulmojë me grushte dhe me shkelma.

    Pasi e ka tërhequr zvarrë 63-vjeçaren, deri jashtë shtëpisë, ai e ka lënë në tokë pa ndjenja, ndërsa i ka rrëmbyer nga qafa një varëse prej floriri.

    Pas këtij akti, 26-vjeçari e ka lënë gruan dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas burimeve policore, kanë qenë disa kalimtarë të rastit, të cilët e kanë gjetur të shtrirë në rrugë dhe të mbuluar në gjak Drita Trëndafilin.

    Ka qenë ora 23:30 minuta kur gruaja e dëmtuar në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit është dërguar drejt spitalit të qytetit të Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Sipas mjekëve, nëse nuk do të kishte mbërritur shpejt në spital, gruaja nuk do të mund të mbijetonte.

    Ndërkohë, policia e Korçës është vënë në kërkim të autorit të dhunës. Burimet e policisë kanë deklaruar se është identifikuar menjëherë 26-vjeçari Laert Zaçe si dhunues. Për shkak edhe të mosmarrëveshjeve që ka pasur në qeli me djalin e viktimës, Zaçe, i liruar nga burgu vetëm përpara tri ditëve, është vënë në ndjekje nga policia.

    Krerët e Komisariatit të Korçës kanë urdhëruar ngritjen e postblloqeve nëpër qytet dhe dy orë pas ngjarjes, 26-vjeçari ka rënë në pranga. Zaçe është kapur rreth orës 01:30 të mëngjesit të djeshëm në një nga rrugët e qytetit, ndërsa i është gjetur edhe zinxhiri prej floriri që ia kishte rrëmbyer 63-vjeçares Drita Trëndafili.

    Sipas policisë së Korçës, 26-vjeçari është person me precedentë penalë dhe sapo ishte liruar nga burgu, pasi kishte vuajtur dënimin për trafik të qenieve njerëzore.

    Ekspertët e policisë thanë se pas lirimit nga burgu, i riu kishte mbetur pa të ardhura dhe kishte shkuar në Korçë të vetmin qëllim, për të siguruar para nga ndonjë grabitje. Ai i është drejtuar gjatë natës shtëpisë së 63-vjeçares, për t‘i marrë asaj paratë që mund të kishte në shtëpi, por pasi ka hasur në rezistencë e ka rrahur atë barbarisht.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    eshte vertet nje akt barbar , aq me shume qe eshte nje e moshuar .
    ky kafshe qe ka bere kete veprim duhet te denohet me bugim te perjetshem dhe mos shohi drite djelli me me sy .

    me vjen shume keq per kete plaken .

  3. #3
    azagori Maska e Korca_Reli
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Chicago U.S.A.
    Postime
    355
    Ne nje teme tjeter eshte bere pyetja: A duhet vendosur denimi me vdekje?
    Ne raste te tilla Po

  4. #4
    ~*---LEPURUSHKE---*~ Maska e 100% BRUNE-BABY
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    Nuk eshte puna jote!E more vesh?????
    Postime
    168
    mi mami ca behet keshtu?????????????
    DEUTSCHLAND & LUKAS PODOLSKI=NUMBER 1

  5. #5
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    Citim Postuar më parë nga Korca_Reli
    Ne nje teme tjeter eshte bere pyetja: A duhet vendosur denimi me vdekje?
    Ne raste te tilla Po
    patjeter qe denimi me vdekje duhet vene sidomos ne shqiperi.
    vetem kjo mund te zgjidhe shume gjera ketu...........

Tema të Ngjashme

  1. Sherret mes muslimanëve, rrihet myftiu
    Nga Korcar-L1 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 07:08
  2. Goditet barbarisht zevendeskryeredaktori i “Albania”-s
    Nga white-knight në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 20:04
  3. Kur të martuarit e moshuar i mashtrojnë vashat e reja !!!
    Nga fisniku-student në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 06-02-2007, 09:38
  4. Raporti britanik: Një në tre gra shqiptare rrihet nga burri
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-11-2005, 12:19
  5. Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •