Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Post Trajtimi i Qenit të Kufirit si Agjent i Policisë

    Titulli mund te duket i perhapur, por specifikisht dua te ndaloj tek nje fakt. Qente e races Alsatian, ose sic njihet ne Shqiperi, qente e kufirit, trajtohen me te drejta pothuaj te barabarta me agjentet e policise ne te pakten keto vende: SHBA, Gjermani, Angli, Belgjike. Nga pikepamja shkencore, kjo race konsiderohet si me inteligjente dhe me e afte ne zgjidhjen e problemave qe dalin nga situata te ndryshme se cdo lloj race tjeter qensh. Prej shume kohesh, qente e kufirit kane qene nje mburoje natyrore e njeriut: me sherbime ne lufte, ne sherbim te policise dhe te agjenteve te perforcimit dhe zbatimit te ligjit, etj.

    Ne vendet e permendura me siper, kjo race stervitet per te nxjerre qene police, duke iu referuar si Police K9, ku K9 eshte homofon i termit "canine". Per vete faktin se konsiderohen police, rezoluta te koheve te fundit i japin te drejta (pothuaj) te barabarta me agjente te tjere te policise. Pra, nese une vras nje polic k9, atehere mund te perballem te njejtin gjykim sikur te kisha vrare nje polic (human, le te themi).

    Ne fillim me eshte dukur absurd fakti qe shteti i New Jersey-t (ku denimi me vdekje nuk eshte shfuqizuar) nxori nje ligj per zbatimin e denimit me vdekje edhe ne rastet kur kryhet nje krim ndaj qenit te kufirit polic. Megjithate, kur e mendon me mire dhe kur lexon disa fakte historike, te cilat permblidhen ne shprehjen "Every year in Canada and in the United States police dogs give their lives in the service of mankind. Many police officers and citizens alike are alive today because of the actions of well trained police dogs," atehere fillon te kuptosh rendesine e kesaj race kanine inteligjente.

    Si mendoni, a eshte 'i sakte, i drejte, i duhur' trajtimi i qeneve te kufirit police njelloj me agjente te tjere policise, nga te gjitha pikepamjet, edhe nga ato ligjore?

    Une mendoj se eshte i sakte, i drejte, i duhur per te vetmen arsye se qente e stervitur dhe te mbiquajtur 'police' kontribuojne tej mase ne zbulimin e elementeve te jashteligjshem (perfshire ketu njerez, arme, droge, etj). Eshte e kohes te reflektohet se Shqiperia ka nje nevoje te pashmangshme per me shume police K9, sidomos neper pika doganore, gjimnaze (te cilet jane kthyer ne vatra droge), dhe per agjente krah-per-krah, duke hedhur konjekturen se ligji do te jete jo-qesharak kundrejt tyre, sic ndodh me rastet e tjera te trajtimit te kafsheve ne vendin tone.


    Vereni antiplumbin dhe dicituren mbi te...

    Faqe zyrtare: www.policek9.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga Borix : 23-04-2007 më 05:53
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #2
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    duke illustruar
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    lol

    ky eshte tamam ilustrim

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    166
    Interesante kjo tema jote, ne lidhje me kete teme desha te theksoj qe edhe ne shqiperi ekzistojne dhe kane ekzistuar gjithmone qente e kufirit siç vazhdojme akoma ti quajme ne ne SHqiperi., ose me sakte qente police.
    Tani e vertete qe ne SHqiperi ska nje ligj qe i vlereson ata me polic human por qe di qe ata jane trajtuar dhe vazhdojne te trajtohen shume mire, bile SHqiperia ka pervoje ne kete drejtim.
    SHkolla e qenve ose instituti i edukimit te qenve eshte ne kinostudio ne Tirane ku vazhdon te jete, dhe qe furnizon gjithe SHqiperine. por ne SHqiperi ata ne diktature u perdoren ne kufi ndaj ndjekjes se atyre qe tentonin kalimin e paligjshem te kufirit.etj etj ........

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i Tiranes
    Nga INDRITI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 11-02-2025, 22:02
  2. Përgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  3. Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 23-12-2007, 09:06
  4. Afatet për kalimin nga një gradë më e ulët në një më të lartë
    Nga Zemrushja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 00:28
  5. Vajza 17-vjecare qe ishte spiune e policise ne Vlore
    Nga shkodrane82 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 18:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •