Close

Rezultati i Sondazhit: Kush do jetë kryetari i ardhshëm i PDSH-së?

Votues
9. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Menduh Thaci

    3 33.33%
  • Bardhyl Mahmuti

    1 11.11%
  • Ndonjë tjetër

    5 55.56%
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 86
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Ali Pasha
    Anëtarësuar
    05-10-2006
    Postime
    93
    Tash mund t'i paramendoj deklaratat ne MTV2 " e ngrate", te funksionareve te "vegjel" te PDSH-se "... fale sakrificave te medha te kryetrimit Menduh, u realizua edhe nje aktivitet madhor sic eshte dergesa e dy cisternave me uje ne Gurgurnice...".
    Se deri tani ishte "... fale PDSHse u realizua dergimi i dy cisternave..."
    Ooo sa kum qesh, o so kum qesh!
    Po a pate ate zevendesdrejtorin e partise se madhe PDSH, me duket Mirvet Ramadani e kishte emrin, po e vetmja fjali qe e kishte mbajtur mend (mbase nga frika prej kamerave) ishte "duke ju falenderuar PDSHse" (me siguri se i falenderohet, sepse nuk ka menyre tjeter qe ne baze te aftesive profesionale, te fitoje pozite te tille).
    Dhe nga frika e paraqitjes ne publik, ben gaf te tille duke thene "u bej apel fshatareve te Gurgurnices te mos i drejtohen organeve komunale, por qeverise". (prap ja lejoj vetes te supozoj se ka dasht te thote se u bej apel fshatareve qe nese nuk ju ndihmojne organet komunale, drejtohuni organeve qeveritare, se paku keshtu do te ishte me korrekte).
    O zot, po a ka kufi injoranca e "te degjueshmeve" te partise. Po cfare faji kemi ne, qe qendrojme "inferiore" perskaj ketyre partive, qe te na denojne me kesisoj strukturash, qe mizen nga dhallti nuk mund ta nxjerin ( e kam fjalen edhe per periudhen kur BDI bashkeqeveriste ne pushtetin qendror).
    Ja pra, cka mund te presim prej Menduh Thacit, politikanit me energji me negative qe ka ekzistuar ne trevat mbareshqiptare (sinqerisht besoj se po t'i mbledhish bashke Nanon dhe Berishen dhe tua nxjerrish dhe vendosish ne kantar urrejtjen e te dyve per njeri tjetrin, nuk do ta mbipeshojne urrejtjen qe ka Thaci ndaj te gjithe atyre qe nuk mendojne si ai).
    Dhe tjeter qe nuk mund t'i fal eshte ajo qe arriti mjeshterisht ta korruptoje dhe ta mbeshtjell ne kthetrat e veta nje person si Arben Xhaferri, ndoshta nje nder personat e rralle qe kishte aftesi vizionare per t'i udhehequr shqiptaret ketu ne Maqedoni (por nuk thone kot "paraja prish gjithcka")
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ali Pasha : 03-07-2007 më 08:49

  2. #52
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Per "Shokun"

    Citim Postuar më parë nga TOMY_X
    Si shpesh here i ke perdorur keto pikat(...........)ky eshte nje element qe dukeni qe nuk keni kapacitet qe mund te beni analize te veprimit politik te Arben Xhaferit,me vjen keq qe shprehem ne kete forme.
    E dyta: nga fundi i shkrimit si teper here i keni perdore (DHE) ne fillim te mendimit ,eshte gabim shoku i nderuar .
    Fjalet qe jane perdor ne ate Kongres te IV ,nga politikanet nder me te shquarit shqipetar,i hedhin ne funderine keto teza te perdorura ti shoku per ate figure te dalluar te politikes mbarekombetare shqipetare ,shoku po te thrras shoku se shok qenke?!
    Ndoshta dhe mund te jesh shume kombetar,por asnje shqipetar sduhet te kete nje mendim te tille per z.Arber Xhaferin te cilit ja heqin kapelen edhe oponentet e tij ne politike .
    tung dhe harroje kete muhabet shoku(po e ritheksoj).
    Tungjatjeta Tomy_X,

    Mos te vij keq per kapacitetin tim te analizes time per" te veprimit politik te z.A.Xh"
    se as qe eshte ne fuqine tende te besh dicka qe te ndikosh ne mendimin tim me menyren e keqardhjes tende.Dhe ne menyren e shprehjes me jep leksion personal...gje qe une nuk e bej ne shkrimin tim per asnje por, jap mendimin tim se kush ishte Arber Xhaferri ne politiken shqiptare.Dhe thua se politikanet me te shquar shqiptar kane vleresuar nje figure te tille.Une nuk jam i ndikuar nga ata politikan qe ti permend..dhe nese do te jeme i ndikuar nga ata apo shumica qe mendojne si ata s'ka c'me duhet mendja ime.Dhe sigurisht se ata dijne pse e bejne nje vleresim te tille,si qe dij une pse mendoj ashtu si mendoj.
    Vete imponimi eshte menyra qe ti thua menyra "shoku"..ne kontekstin qe ti permend "shokun"..une nuk jam se une kam zbuluar idenditetin tim ,sa datojne "shoket " as gjyshi, as baba dhe asnje antare i familjes time nuk ka qene antare i LK..perkundrazi ai qe ti referon ne shkrim ka qene antare i LKJ..dhe ne taban eshte LK se ate diturine e ka marre nga biblotekat e Beogradit.
    Sidoqoft une nuk e kam akuzuar per asnje gje qe te jeshe ti aq senzitiv te besh nje sulm personal.....( dhe keta pikat qe ty te pengojne..vetem si nje shprehi online....qe len hapsire interpretimi...ose mendim qe vazhdon...dhe pa qellim te keq......Pikat nuk tregojne mungesen e gjykimit te drejte, sic nuk tregon mungesa e tyre te kunderten...

    Ti thua:
    "asnje shqiptar nuk duhet te kete nje mendim te tille per A.Xh."...ky eshte nje konstatim i nje stili te nje "shoku" qe thua ti se une perseri pa te njohur nuk do te therras shoku ne ate konotacion qe ti permend.Secili ka mendimin e vet dhe kane te drejte te mendojne sic mendojne.."nuk duhet" ne kete fjali eshte metode tipike -komuniste...dhe "asnje shqiptar"dmth. tipike moniste duhet te mendojne njesoj...dhe megjithe keta qe thua une nuk do te bej atak personal dhe nuk do te quaj "shok" sic thua ti se une as qe e kam kompleks edhe sikur te me thote dikush a e di psene? ta them une;Une e njoh dhe e pranoj ndryshueshmerine ne shoqeri ne pergjithesi dhe ne shoqerine shqiptare ne vecanti .Jam i vetedijshem se ne shoqerine shqiptare ka atdhetar ne te gjitha rrymat dhe percaktimet e tyre personale o,te pergjithshme...dhe si te tille une i pranoj, nuk i imagjinoj si i dua une..i pranoj si jane ata ....dhe ne shoqerine shqiptare per ata qe jane "shoke".jane te tille dhe une si te tille i dua.dhe ai zotriu qe ti mbron ketu eshte nje Shok me plotkuptimin e fjales te definicionit shok sipas teje ( une e njoh dhe kam pas rast te takohem kur ai ka zbuluar at dimenzion te te qenit "shok")...Per ata qe jane zoterinje te tille i dua dhe i quaj te gjithe me rradhe sic kane deshire ti quaj...dhe per ty gjithashtu do te quaj ashtu si don ti nuk do te paragjykoj se kush je ti absolutikisht jo.

    Sa per kapelen qe permend ti une u heq kapelen atyre qe deshmuan se vdesin per ceshtjen kombetare..dhe sigurisht kur flitet per ceshtjen kombetare...atyre qe vdiqen per ceshtjen une u perkulem sic e kam bere edhe per bashkevendasit e tu.Por, atyre qe jane gjalle une ua heq kapelen per guximin qe kane dhe kam besim se bejne cdo gje ne dobi te ceshtjes kombetare dhe sigurisht se bejne aq sa munden dhe sa dijne... nuk jane gjithberes...duhet nje popull i tere te angazhohet per mirqenjen e vet dhe s'duhet te presim nga nje grusht njerezish.Se ata qe mbron ti ketu deshirojne te vejne dominim mbi shqiptaret.Keta qe akuzojne per "shoke" si thua ti ata atdhetaret idealist te vertete...jane vete shoket me te medhenj bile, vete A.Xh...lexonte ne biblotekat e Beogradit ne kohen kur te tjeret ndiqeshin dhe rrezikoheshin me zhdukje...kush eshte shoku ketu?po ai antare i Lidhjes Komuniste te Jugosllavise.me shoket tjere.Keta me puc e bene partine..me puc erdhen ne qeveri...dhe si mund qe te mbivleresohet nje politikan dhe nje parti qe neperkemb vlerat kombetare..peshty ne gjakun kombetare... mbi luften

    Per."harroje ti kete muhabet"...eshte pak si staliniste dhe une prape s'do te them ty "shoku"..se s;te njoh dhe vetem per kete stilin komunist urdheror nuk do te quaj te tille....eshte pak e tepruar te kerkosh prej dikujt qe se njeh te harroje muhabetin.dhe vetem te kerkosh nje gje te tille eshte tipike komuniste.nuk mendon se mund ti hyjsh nen hak nje njeriu apo nje qellimi te mire,nuk mendon se gabon?

    Per fund do te ishte me mire te shkruaje te kunderten qe kam shkruar une ,ne te mire te z.A. Xh,.pa atak personal.
    Une s'kam gje personale me ty dhe bile as me Arbrin por them: u kethye me mision nga Kosova, kush e coi, pse, ?..prishi partine me te madhe ne Maqedoni?..pse?..Ishte kunder Universitetit te Tetoves-dhe u angazhua ta mbylli personalisht dhe bashke me subjektin PDSH...deklarohet kunder fryteve te luftes pse?..Kane gisht ne rastin e Gostivarit Pse?neperkemb ai dhe partia e tij cdo arritje qe eshte bere nga subjektet tjera shqiptare ne Maqedoni ,pse?
    Dhe permendin bashkim kombetare dhe ndarje te Maqedonise vetem athere per te be "politike ' me popullin shqiptare per perfitim rejtingu dhe vote..dhe duke mos menduar fare per ate qe thone bile, e bejne me qellim te shfrytzojne ngjenjat e pasterta te popullates shqiptare nen Maqedoni, qe ata i kane per kombin dhe Shqiperine e bashkuar....Te gjithe keta qe Ai dhe PDSH kane ne karrieren e tyre ne Maqedoni, une mendoj s'kane te bejne me interesin e shqiptarve nen Maqedoni,perkundrazi roberojne popullin shqiptar ne maqedoni njehere te roberuar nga sllavomaqedonet, i lejne shqiptaret ne vetnumerim..dhe subjekti PDSH e shfrytzon per qellime te ngushta -partiake-personale..se s'ka interpretim tjeter:Nese nje e drejte e arritur per shqiptaret nen Maqedoni eshte si rezultat i kujtdoqoft subjekti ose individi duhet te mirenjihet dhe vleresohet ..jo te nencmohet,c'vleftesohet dhe neperkembet pse nuk u realizua nga ata vete-Ky eshte vetnumrimi i shqiptarve ku e nisin cdo gje me vetveten harrojne se per te arritur aty dhe per te qene shqiptare sot ka gjak, mund, djerse dhe sakrifice ..ka breza ne themel qe ne te jemi keta qe jemi sot..ka vazhdimesi...asgje nuk fillon me PDSH...vetem PDSH fillon me PDSH..

    Dhe une mendoj se ka nje dallim ne raportet politike dhe ceshtje kombetare tek shqiptaret nen Maqedoni...perderisa nje parti e A.Xh. ben politike me shqiptaret qe ju te mahniteni se sa politikan i madh eshte ky" shoku'' Arber...qe ne definicionin banal " politika eshte kurve"..qe ne perkthim vjen politikani i madh eshte kurve e madhe dhe ketu duhet te pajtohem me ty dhe me te tjeret qe e kane vleresuar si politikan i madh. Ndersa partite tjera dhe sidomos ata qe fituan dy here elektoratin shqiptare jane atdhetar idealist dhe punojne per ceshtjen kombetare , e kane si ideal kombin dhe atdhedashurine ..vertete calojne ne dimenzionin e kurvellekut por, s'ka edhe aq rendesi le ti mbeten besnik idealit kombetare se drejtesia do te fitoje ne fund sigurisht..jam i bindur per kete....
    Dhe i nderuar per perfundim ;une mendoj keshtu ndersa Ti dhe cdo shqiptare ka te drejte te mendoje ashtu sic mendon.

    Me nderime per atdhetaret idealist, per atdhedashurine e sinqert ,

    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 03-07-2007 më 11:45

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anëtarësuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285
    Kerkoj ndjese per ate fjalor timin shkrimin e shkruar,bile dhe per paragjykimin tim.
    ju peruroj per permbajtjen tuaj personalisht ndaj meje,jeni treguar aq te matur, gje qe nuk e praktikova une ne shkrimin tim!
    Megjithate,nuk kam ndermend te luaj rolin e avokatit,me mjaftojne vec deklaratat e tija pro ceshtjes tone kombetare,qe une te kem respekt per mendimin e tij.Mjafton qe ai ka nje audience te gjere qe i ndegjojne dhe duan ti ndegjojne ato mendime.Ndoje gje me teper nuk dua te shtoj se shoh qe vetem ketu nuk na puqen mendimet,sa per ato te tjerat aty jam dhe une.Respekte.......

  4. #54
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Au be de ti Shkele Menduhi kit shtej
    Sui generis

  5. #55
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Respekti ...bumerang..

    Citim Postuar më parë nga TOMY_X
    Kerkoj ndjese per ate fjalor timin shkrimin e shkruar,bile dhe per paragjykimin tim.
    ju peruroj per permbajtjen tuaj personalisht ndaj meje,jeni treguar aq te matur, gje qe nuk e praktikova une ne shkrimin tim!
    Megjithate,nuk kam ndermend te luaj rolin e avokatit,me mjaftojne vec deklaratat e tija pro ceshtjes tone kombetare,qe une te kem respekt per mendimin e tij.Mjafton qe ai ka nje audience te gjere qe i ndegjojne dhe duan ti ndegjojne ato mendime.Ndoje gje me teper nuk dua te shtoj se shoh qe vetem ketu nuk na puqen mendimet,sa per ato te tjerat aty jam dhe une.Respekte.......
    ..........
    Tungjatjeta Tomy_X,
    Ke respektin tim,dhe jo sa per nje fjale goje. Ne kuvendojme ketu...nje forum si ky s'eshte as fushbeteje patriotizmi dhe as barometer i gjykimit te drejte per ceshtjen kombetare,por kundermendimet dhe argumentet sigurisht qe kane ndikim ne avansimin e mendimit te drejte shqiptar. Tek pikat e mija qe ke permendur me duket se ke te drejte..lol.por per numrin e tyre e jo per mungesen e gjykimit te drejte. Sa per mua Ti,Arbeni dhe Aliu jeni njesoj .vlellezer te gjakut tim ..dhe sigurisht kur flitet per ceshtje kombetare dua te jeme plotesisht neutral.dhe ne mos tjeter gje te rreshtohem tek ata qe idealin kombetare e kane pa hile dhe e kane kultivuar gjithe jeten e tyre.Sa per mua,as qe kam interes tjeter pos lirise kombetare per te gjithe shqiptaret.


    Me nderime per respektin reciprok dhe atdhedashurine,

    bili99


    p.s.
    As qe e ke idene sa pika kam hequr pas korrigjimit te ketij shkrimi

  6. #56
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Ke do te shkele ai Menduhi?

    Citim Postuar më parë nga Armend
    Au be de ti Shkele Menduhi kit shtej

    Armend i dashur,

    Ke do te shkeli Menduhi ? kundershtaret politik slavomaqedonas?
    apo e kam gabim?


    bili99

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Mund ti urojme Arben Xhaferrit pensionimin ti falenderojme per ate qe na dha ne politike por edhe ta mallkojme qe para deres na e la edhe kopilin Thaci.Po vijne dite te renda per PDSH-ne dhe per shqiptaret sepse psikopati nga Hani i Elezit eshte ne gjendje ta shet baben e vet per inati te kundershtarit te tij.Mozomokeq per oborrtaret e tij sa flakaresh e shqelma kane per ti hanger.

  8. #58
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Pershendetje Shkupi,

    Citim Postuar më parë nga Shkupi
    Mund ti urojme Arben Xhaferrit pensionimin ti falenderojme per ate qe na dha ne politike por edhe ta mallkojme qe para deres na e la edhe kopilin Thaci.Po vijne dite te renda per PDSH-ne dhe per shqiptaret sepse psikopati nga Hani i Elezit eshte ne gjendje ta shet baben e vet per inati te kundershtarit te tij.Mozomokeq per oborrtaret e tij sa flakaresh e shqelma kane per ti hanger.

    Familjarve s'kemi c'u bejme, miqt i zgjedhim vete.Prandaj te shpresojme se ata "oborrtaret" do te leshojne oborrin o, do te perjashtojne mbretin nga froni..
    Ka krijuar edhe nje mentalitet primitiv te te menduarit shqiptar antishqiptar si me thene :"Do tu tregoj ai-Menduhi tash"..dhe ketu behet fjale per shqiptaret ,ti them une prej ketu cdokujt qe mendon ashtu: Ai do tu tregoj bashkepartiashve,servilave dhe sahanlepirsve perreth...se sa ne taborrin tjeter me ngadale pak...STOP njehere.

    Me nderime per kulturen politike kombetare dhe JO luften mes shqiptarve,

    bili99

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anëtarësuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285
    Kodi dhe oferta e Thaçit
    Thaçi firmosi kontratën në praninë e delegatëve të kongresit, duke sjellë me vete edhe ofertën e cila është në funksion të kooperimit, harmonizimit (zbutjes së klimës politike), duke shpalosur edhe vizionin dhe alternativat për të dalë nga shtrati i konfrontimeve të kota politike. Ftesa drejtuar liderit të opozitës shqiptare, pavarësisht se u interpretua në mënyrë infantile nga ana e tyre dëshmoi se kryetari i PDSH-së vjen në krye të partisë së tij me ofertë reale

    Nga Ylber LILI



    1.
    Evenimenti më i rëndësishëm i skenës politike në hapësirat shqiptare në Maqedoni, por edhe për vetë maqedonasit ishte Kongresi i IV-ët i PDSH-së, që u mbajt javën e kaluar . Rëndësia dhe përmasat që mori ky eveniment u diktuan nga pjesëmarrja e të ftuarve, të cilët me prezencën e tyre i shtuan nurin kongresit. Në këtë kuadër brenda një dite ndodhën dy ngjarje me përmasa historike: u tërhoq zyrtarisht nga skena e politikës ditore Arbën Xhaferi dhe u kurorëzua, madje u bekua nga vetë ai Menduh Thaçi si pasues i fronit partiak. Në fakt, për atë kategori që ka sens të hollë vëzhgimi dhe gjykimi binomi Xhaferi-Thaçi kanë funksionuar gjithnjë në mënyrë perfekte. Pra, për të qenë më të qartë lidershipi i PDSH-së përgjatë periudhës 14 vjeçare mbetet sot e kësaj dite rast unik, meqë një dyshe e tillë e politikës ende nuk është shfaqur në hapësirat panshqiptare. Jo vetëm kaq. Përtej këtij këndvështrimi, duke kapërcyer edhe organizimin që duhet përgëzuar, PDSH-ja nga qyteti i Strugës doli më e konsoliduar. Pse? Fatkeqësisht në raste të tilla është tepër vështirë të evitosh ambiciet personale, orekset, luftën e bërrylave, hatërmbetjet e kështu me radhë, të cilat shfaqen shpesh në hapësirat shqiptare, por edhe në mjediset e vendeve në tranzicion e sipër. Ndryshe nga sa thashë më sipër Xhaferi dhe Thaçi ndërtuan doktrinën politikë në bazë të principeve demokratike, saqë as inatçorët më të mëdhenj dhe të paskrupullt nuk mund të gjejnë të çara për të gudulisur, apo për të depërtuar.

    2.
    Politikani, kryesisht lideri politik gjykohet për nga aftësia apo mungesa për të ushtruar aktivitetin e tij sublim në unifikimin ose në shkapërderdhjen e shoqërisë, e cila synon përmbushjen e aspiratave në kohë dhe hapësirë. Në këtë kuptim numri një i PDSH-së ,i cili u çertifikua në kongres sigurisht që ka befasuar kundërshtarët e tij politik, por edhe kritikët që kërkojnë shtegun për t'iu vërsulur. Thaçi, i cili vuri kurorën e liderit, për hir të së vërtetës de fakto ka qenë i tillë që prej vitit 1993, koha kur mori përgjegjësinë duke publikuar kodin dhe ofertën. Pra, Thaçi firmosi kontratën në praninë e delegatëve të kongresit duke sjellë me vete edhe ofertën, e cila është në funksion të kooperimit, harmonizimit (zbutjes së klimës politike), duke shpalosur edhe vizionin dhe alternativat për të dalë nga shtrati i konfrontimeve të kota politike. Ftesa drejtuar liderit të opozitës shqiptare, pavarësisht se u interpretua në mënyrë infantile nga ana e tyre dëshmoi se kryetari i PDSH-së vjen në krye të partisë së tij me ofertë reale. Gjithashtu, Thaçi kodifikoi edhe një tjetër risi në trurin e PDSH-së duke sinjalizuar modernizimin e politikës, duke paralajmëruar erën e re të racionalitetit, kohezionit brenda shqiptar, pa harruar sentimentet e demokracisë së konsoliduar që duhet të instalohen në damarët, segmentet e politikës dhe të shoqërisë.
    Pra, Thaçi sipas të gjitha gjasave synon që ta zhvillojë karrierën e tij politike duke i dhënë suvanë e fundit ndërtimit dhe funksionimit të demokracisë në këto hapësira. Megjithatë, mendoj se për të mbjellë dhe rritur fidanishten e paqes, solidaritetit, harmonizimit, racionalitetit, pjekurisë brenda korpusit politik shqiptar nuk mjafton vetëm dëshira dhe vullneti i një lideri. Për rrjedhojë qëllimi, apo misioni i Thaçit për sa kohë që pjesa tjetër e skenës politike do të yshtë politika konfliktuale në esencë militariste do të ishte e mundimshme. Gjithsesi, Thaçi hapi një dritare të re të veprimit politik në këto hapësira. Tashmë shumëçka do të varet sesa bashkudhëtarë do të ketë ai në këtë rrugëtim të gjatë. Një gjë duhet të kemi parasysh: askush nuk e ka luksin që planin e mirëkuptimit dhe të tolerancës, orientimin dhe filozofinë e re drejt vlerave sublime të demokracisë ta nëpërkëmbë apo ta zhvlerësojë dikush. Pra, hartimi nga ana e z . Thaçit të një strategjie të re, e cila korrespondon me kodet e demokracisë liberale, me kodet e vlerave të mirëfillta evropiane duhet të kuptohet si pikënisje e një kohe moderne për shoqërinë shqiptare në këto hapësira.

    3.
    Për të përmbushur këtë kriter të domosdoshëm dhe urgjent, për të mos mbetur thjeshtë në suazat e ofertës në letër, Thaçit sigurisht që do t`i shtohet "kokëdhembjet". Nëse do të marrin në konsideratë ashpërsinë e marrëdhënieve mes partive politike, nëse do të merrnin në konsideratë se ende në Maqedoni dhe veçmas në klasën tonë politike nuk ka politikanë profesioniste që mendojnë dhe veprojnë edhe për të ardhmen. Përderisa klishetë, taktikat e vjetra të marrëveshjeve fluide, apo rropatjet fataliste për bisedime prapa dyerve të mbyllura (etja për pushtet) shënohen në kalendarin e politikës ditore si zig-zake për të mposhtur kundërshtarin, situata mbetet akoma e koklavitur. Gjithsesi, nuk e përjashtoj hapësirën për të shprehur optimizmin tim në këtë drejtim. Por do të ishte thjeshtë dhe vetëm një dëshirë e motivuar, por jo edhe e realizueshme për sa kohë që pjesa dërmuese e politikbërjes është e infektuar nga ndjenja e hakmarrjes, e shantazhit dhe e përbaltjes. Pra, është koha që bashkë me ofertën e Thaçit kundërshtarët e tij politik të vaksinohen me besimin se përtej përplasjeve të zakonshme dhe kacafytjeve politike duhet të shprehet vullneti i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit reciprok për hir të interesave madhore të pjesës së kombit shqiptar që frymon në këto hapësira. E vaksinimi duhet të fillojë nga z. Ahmeti …

    gazeta ''koha''

  10. #60
    Sinqerisht me vijne keq qe shkon Arbri por gjithashtu me vjen keq qe nuk shkon plotesisht, tani eshte krijuar nje lloj asambleje si republikanet me Godn, por Godo posedone vetem Ali Pashain e Janines qe vlen sa nuk din sa te thuash, cfare posedon Arber Xhaferi, nje gje posedon nje Menduh Thaci qe frigohet te levize pa Arbrin, frigohet te rugtoj ne politike sepse akoma ska besim e duhur ne veten e tije, nje nate ai vete tha akoma skam mare asnje vendim ne kokon time, gje qe normal qe genjeu, de fakto Thaci eshte Kryetari qe nga 93,

    U lodha se di a ja vlen te shkruaj. hajt

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •