KQZ vendosi papritur per perseritjen e zgjedhjeve ne Elbasan qe hasi ne kundershtine e 4 anetareve te KQZ. Pak kohe me pare Kolegji Zgjedhor ishte shprehur per pavlefshmeri te zgjedhjeve vetem ne nje qender votimi ne kete qytet, dhe kishte shpallur fitues kandidatin e PS, Qazim Sejdinin. KQZ, vendosi daten 6 maj per mbajtjen e zgjedhjeve ne 21 njesi vendore, ne te cilat nuk jane mbajtur zgjedhjet ne 18 shkurt ose KQZ dhe Kolegji Zgjedhor kane vendosur pavlefshmeri te votimit.
"Bashkia e Elbasanit eshte shpallur nje qender e pavlefshme. Pika e nenit 117 thote se KQZ ka te drejte qe te urdheroje zhvillimin e zgjedhjeve nese shpallet e pavlefshme."
Ky eshte shpjegimi i kryetarit te KQZ Çlirim Gjata per vendimin qe shpall perseritjen e zgjedhjeve ne Elbasan qe per perfaqesuesin e PS, ne kete institucion Genci Gjoncaj eshte teresisht nje vendim politik dhe i pambeshtetur ne ligj.
"Ka nje vendim per zgjedhjet ne Elbasan qe e konsideroj si nje vendim politik qe nuk eshte pare dhe zhvilluar ndonjehere." - ka deklaruar Gjoncaj.
I menjehershem eshte dhe reagimi i kryetarit te Grupit Kuvendor te PS, Ben Blushi.
"KQZ nuk ka asnje atribut te zhbeje vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Nuk ka asnje arsye qe zgjedhjet ne Elbasan te shpallen te pavlefshme. Ky vendim eshte banditesk dhe ne do te reagojme ne menyre ligjore." - eshte shprehur Blushi.
Top Channel
Krijoni Kontakt