Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    KQZ: Zgjedhjet lokale në bashkinë e Elbasanit të pavlefshme

    KQZ vendosi papritur per perseritjen e zgjedhjeve ne Elbasan qe hasi ne kundershtine e 4 anetareve te KQZ. Pak kohe me pare Kolegji Zgjedhor ishte shprehur per pavlefshmeri te zgjedhjeve vetem ne nje qender votimi ne kete qytet, dhe kishte shpallur fitues kandidatin e PS, Qazim Sejdinin. KQZ, vendosi daten 6 maj per mbajtjen e zgjedhjeve ne 21 njesi vendore, ne te cilat nuk jane mbajtur zgjedhjet ne 18 shkurt ose KQZ dhe Kolegji Zgjedhor kane vendosur pavlefshmeri te votimit.

    "Bashkia e Elbasanit eshte shpallur nje qender e pavlefshme. Pika e nenit 117 thote se KQZ ka te drejte qe te urdheroje zhvillimin e zgjedhjeve nese shpallet e pavlefshme."

    Ky eshte shpjegimi i kryetarit te KQZ Çlirim Gjata per vendimin qe shpall perseritjen e zgjedhjeve ne Elbasan qe per perfaqesuesin e PS, ne kete institucion Genci Gjoncaj eshte teresisht nje vendim politik dhe i pambeshtetur ne ligj.

    "Ka nje vendim per zgjedhjet ne Elbasan qe e konsideroj si nje vendim politik qe nuk eshte pare dhe zhvilluar ndonjehere." - ka deklaruar Gjoncaj.

    I menjehershem eshte dhe reagimi i kryetarit te Grupit Kuvendor te PS, Ben Blushi.

    "KQZ nuk ka asnje atribut te zhbeje vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Nuk ka asnje arsye qe zgjedhjet ne Elbasan te shpallen te pavlefshme. Ky vendim eshte banditesk dhe ne do te reagojme ne menyre ligjore." - eshte shprehur Blushi.


    Top Channel
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    booooo kush rri merret dhe nje here me zgjedhjet nje muaj tani .
    ps : kesaj rradhe fiton Luciano Boci normal

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar më parë nga ClaY_MorE
    KQZ vendosi papritur per perseritjen e zgjedhjeve ne Elbasan qe hasi ne kundershtine e 4 anetareve te KQZ. Pak kohe me pare Kolegji Zgjedhor ishte shprehur per pavlefshmeri te zgjedhjeve vetem ne nje qender votimi ne kete qytet, dhe kishte shpallur fitues kandidatin e PS, Qazim Sejdinin. KQZ, vendosi daten 6 maj per mbajtjen e zgjedhjeve ne 21 njesi vendore, ne te cilat nuk jane mbajtur zgjedhjet ne 18 shkurt ose KQZ dhe Kolegji Zgjedhor kane vendosur pavlefshmeri te votimit.

    "Bashkia e Elbasanit eshte shpallur nje qender e pavlefshme. Pika e nenit 117 thote se KQZ ka te drejte qe te urdheroje zhvillimin e zgjedhjeve nese shpallet e pavlefshme."

    Ky eshte shpjegimi i kryetarit te KQZ Çlirim Gjata per vendimin qe shpall perseritjen e zgjedhjeve ne Elbasan qe per perfaqesuesin e PS, ne kete institucion Genci Gjoncaj eshte teresisht nje vendim politik dhe i pambeshtetur ne ligj.

    "Ka nje vendim per zgjedhjet ne Elbasan qe e konsideroj si nje vendim politik qe nuk eshte pare dhe zhvilluar ndonjehere." - ka deklaruar Gjoncaj.

    I menjehershem eshte dhe reagimi i kryetarit te Grupit Kuvendor te PS, Ben Blushi.

    "KQZ nuk ka asnje atribut te zhbeje vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Nuk ka asnje arsye qe zgjedhjet ne Elbasan te shpallen te pavlefshme. Ky vendim eshte banditesk dhe ne do te reagojme ne menyre ligjore." - eshte shprehur Blushi.


    Top Channel


    Gjata: Pavlefshmëria e zgjedhjeve nuk ka të bëjë me rezultatin
    Intervistoi: Laura Konda
    22-04-2007



    Zëri i Amerikës: Zoti Gjata, Kolegji Zgjedhor kishte cilësuar si fitues të zgjedhjeve në Elbasan kandidatin socialist. Cila është arsyeja që rikthehet përsëri kjo zonë për t’u votuar përsëri?

    Çlirim Gjata: Çështja qëndron se nuk është se ne kemi vendosur kthimin e kësaj zone për votim, apo që kolegji ka vendosur shpalljen e një fituesi. Problemi është shumë më teknik dhe shumë me i thjeshtë se ç’është paraqitur sot. Sepse edhe diskutimet, më shumë u morën me goditjen e aktit nga pikëpamja formale, apo edhe me anëtaret e KQZ-së, se sa me argumentimin porfesional të të kundërtës së asaj që kerkohej në akt. Çështja qëndron në këtë pikë: një qender e bashkisë Elbasan, qender votimi, është shpallur e pavlefshme nga KQZ dhe po kështu, edhe nga Kolegji Zgjedhor. Pika 5 e nenit 17 sanksionon që KQZ urdhëron përsërtijen e zgjedhjeve në të tërë njësinë zgjedhore, në se në një qendër, ose në disa qendra votimi është shpallur pavlefshmëria. Dhe kjo pavlefshmëri ndikon në rezultat. Një gjë e tillë është fakt dhe siç është fakt edhe kjo, që askush nuk ulet të argumentojë të kundërtën e kësaj, se shifrat janë shifraë pra prandaj them se është shumë më teknike dhe shumë më e thjeshtë. Pra, kolegji zgjedhor, faktikisht, ka shpallur rezultatin, pra ka shpallur fituesin, duke numëruar edhe një kuti shtesë. Çështja e pavlefshmërisë është krejt tjetër, pra nuk ka të bëjë me rezultatin, pavlefshmëria lidhet me rezultatin, vetem për arsye afati ankimimi, pra nuk lidhet me rezultatin në vetevete. Rezultati mund të nxirret edhe 20 herë, dhe zgjedhjet persëri janë të pavlefshme. Në rastin konkret, duke qene se një qendër votimi është e pavlefshme, ndikon në rezultat, sepse ka mbi 800 votues dhe diferenca midis kandidateve është rreth 670 vota atëhere kemi nje ndikim. Pika 6 e nenit ështe fare e qartë dhe nuk le vend për interpretime. Atëhere jemi të detyruar të lejojmë përsëritjen. Kolegji zgjedhor ka rrëzuar kërkesën për pavlefshmërinë në të gjithë njësinë, ka pranuar një kërkesë ankimore për shpalljen e një rezultati, por ka lënë në fuqi vendimin e KQZ-së me 9 vota pro për shpalljen e kësaj qendre të pavlefshme.

    Zëri i Amerikës: Nga kush është bërë tek ju në KQZ kjo ankesë?

    Çlirim Gjata: Nuk ka bërë asnjë njeri ankesë. Ankesë nuk ka bërë askush. Është një detyrim ligjor, që KQZ, pasi kanë përfunduar të gjitha ankimet deri në Kolegj, cakton datën e përsëritjes së zgjedhjeve. Por përpara caktimit të datës, urdhëron përsëritjen. Dhe përsëritja urdhërohet në të gjitha njësitë ku do të rizhvillohen zgjedhjet, në të njëjtën datë. Atëhere në këtë rast, kështu siç shkuan të gjitha, ishte edhe çështja e Elbasanit. Pra, nuk është se dikush bëri ankesë tek neve dhe ne pranuam këtë ankesë. Është detyrim ligjor i KQZ-së të urdhërojë përsëritjen e zgjedhjeve në ato njësi ku nuk janë zhvilluar zgjedhjet, ose në ato njësi ku është shpallur pavlefshëri dhe të gjitha këto në një datë.

    Zëri i Amerikës: Zoti Gjata, opozita socialiste e akuzon KQZ-në se po përdoret nga pozita për të manipuliar rezultatin e zgjedhjeve në qytetet e mëdha të vendit. Si do t’iu përgjigjeshit ju, këtyre akuzave?

    Çlirim Gjata: Zonja Konda, unë nuk diskutoj mbi akuzat, apo mbi deklaratat e të tjerëve, unë jam teknicien dhe diskutoj vetëm mbi çështjen. Pra, hajde të japin argumente për çështjen në fjalë. Deri tani, është e vërtetë se janë thënë ato që thoni ju, se ka patur akuza, si absurde kriminale, politike, etj etj. Këto nuk janë argumenta. Unë tani dhashë vetëm argumenta ligjore profesionale. Të m’i rrëzojë dikush. Kjo është çështja. Ç’rëndësi ka se kush shan. Gjuha shqipe është e pasur me sharje…

    Zëri i Amerikës: Socialistët gjithashtu pretendojnë se votimi pesë me katër është i parregullt në KQZ. Si do ta vlerësonit ju këtë votim?

    Çlirim Gjata: Çështja është e tillë: Neni 30 i kodit zgjedhor, pika 6, gërmat A,B,C, janë tre raste, që përcakton se kur votohet dhe kur vendoset me votimim të cilësuar në KQZ, pra minimumi duhen 6 vota. Po kështu, neni 161/3, pika 1, 2, 3, është kopje me nenin 30, siç përmendëm, Dhe këto janë: shpallja e listave shumëemërore për Kuvendin, pra zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe shpallet rezultati i listave shumëemërore. E dyta është, pranimi i kërkesave ankimore. Pra, një kërkesë ankimore që paraqitet në KQZ, duhet të marrë minimumin 6 vota që të quhet e pranuar dhe e treta, kërkesa për pavlefshëmri të zgjedhjeve. Pra, në se dikush bën kërkesë për pavlefshmëri të zgjedhjeve, që të quhet e pranuar, duhet minimumi 6 vota. Këto tre raste janë me votim të cilësuar. Madje, ja vlen të diskutohet, por kur pavlefshmërinë e kërkon KQZ-ja, kryesisht? Nuk thuhet askund që kërkohen 6 vota. Mund të miratohet me votim të thjeshtë. Por, po e lemë këtë pikë. Ndërsa një paragraph më poshtë, në nenin 30, thuhet: të gjitha vendimet e tjera merren me shumicë të thjeshtë. Pra, kur thuhet të gjitha, vetëm këto të treja që përmenda janë me shumicë të cilësuar. Të tjerat janë me shumicë të thjeshtë. Votimi i sotëm ishte një vendim rutinë. Nuk është hera e pare, që KQZ-ja cakton datën për zgjedhjet e përsëritura aty ku nuk janë bërë.

    Zëri i Amerikës: Zoti Gjata, si është ecur me reformën zgjedhor. Ka patur mjaft kritika nga zyrtarët ndërkombëtarë dhe vendorë për këtë problem, madje ka patur edhe propozime për ngritjen e një komisioni të përbashkët parlamentar për këtë çështje.

    Çlirim Gjata: Sa më shpjet duhet filluar kjo reformë. Deri tani jemi në kuadrin mediatik, me sa kam dëgjuar. Akoma nuk ka diçka konkrete, edhe një here, po nga mediat kam mësuar që deputeti Topi më duket ka diçka konkrete. Është e vërtetë ajo që thoni ju, për krijimin e një komisioni. Do të isha i gatshëm, që të gjithë ne si Komision të jepnim kontributin tonë. E rëndësishme është të fillojë sa më shpjet, të mos lihet për minutin e fundit. Ka shumë gjëra për t’u diskutuar. Shumica politike merret me çështje të sistemit. Unë do të kërkoja, se kryetar i KQZ-së, dhe anëtar i Komisionit, se çlr mua më e rëndësishme është çështja e situatës zgjedhore, sidomos në bazë dhe problemet teknike, sidomos këto të ankimimit. Kemi një kaos në çështjen e ankimimeve, intrepretime nga më të ndryshmet, dhe fakti e tregon, psh, një njësi ka shkuar në pavlefshmëri, pasi është gjykuar dy herë për pavlefshmëri. Ka një pakt botëror, që quhet “regiudicata”, në latinisht, gjë e shkuar, e pra , pikërisht ky system ankimor ta jep këtë përgjegjësi, që ta gjykosh këtë çështje dy here dhe kjo reformë duhet filluar sa më shpejt. Ka shumë probleme që duhen trajtuar.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shqetsim i menjihershem i Laura kondes se biber Lino-se se edvin Mafio-së..

    se mos po u bie fuqia mafies..

    he me te lumte moj VOA-e leshit..

  5. #5
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Brar cne i shqetesuar? Duhet te jesh i lumtur qe komunizmi yt po rikthehet
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Brar cne i shqetesuar? Duhet te jesh i lumtur qe komunizmi yt po rikthehet
    e ke gabim zemrushja komplet leri kunjat me brari .

  7. #7
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834

    Opozita: Nuk pranojme vendimin e KQZ per Elbasanin

    • KQZ mori dje vendimin me 5 vota pro dhe 4 kunder per perseritjen e zgjedhjeve ne Elbasan edhe pse Kolegji Zgjedhor kishte shpallur fitues kandidatin e PS


    Opozita reagon pas vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve perseritjen e zgjedhjeve ne bashkine e Elbasanit. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama e quan te paligjshem vendimin e KQZ. Ai ka kerkuar venien para pergjegjesise se 5 anetareve te KQZ qe kane votuar pro ketij vendimi pasi sipas tij ata kane deligjitimuar voten e popullit.Vendimi i KQZ eshte kundershtuar edhe nga partia Levizja Socialiste per Integrim. Kryetari i kesaj partie Ilir Meta e ka cilesuar vendimin e marre dje veprim pucist te 5 anetreve te KQZ, cka sipas tij tregon veprimtarine e tyre politike.

    Reagimit te krereve te dy partive opozitare i eshte kunderpergjigjur kryetari i KQZ-se, Clirim Gjata. Ne nje prononcimi per mediat, pas raportimit ne Komisionin e Ligjeve per veprimtarine e ketij institucioni gjate vitit 2006, zoti Gjata u shpreh i gatshem te mbroje vendimin me terma juridike. Ai e quajti te drejte vendimin per perseritjen e zgjedheve ne Elbasan, ndersa i ka cilesuar abuzive zerat kunder tij.


    KQZ mori dje vendimin me 5 vota pro dhe 4 kunder per perseritjen e zgjedhjeve ne bashkine e Elbasanit edhe pse Kolegji Zgjedhor kishte shpallur fitues Qazim Sejdinin e Partise Socialiste.

    Gazeta Shqiptare.

  8. #8
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Rikthehen zgjedhjet në Elbasan

    NIMET ISUFI

    KQZ shpall votimet më 6 maj. Socialistët premtojnë ankimin në Kolegjin Zgjedhor


    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur dje që në 21 njësi të qeverisjes vendore, me 6 Maj 2007 do të zhvillohet procesi zgjedhor, i cili do të përfshijë edhe Bashkinë e Elbasanit, në të cilën do të përsëriten zgjedhjet për kryetar. Vendimi është marrë me shumicë votash, ndërsa për këtë çështje është zhvilluar rreth dy orë debat, ku katër anëtarët e KQZ-së e kanë cilësuar të pavend vendimin, pasi sipas tyre për Elbasanin ka një vendim të formës së prerë të Kolegjit Zgjedhor. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Ben Blushit, i cili është shprehur se PS do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore deri dhe protestat për zhbërjen e vendimit për Elbasanin.

    Vendimi


    Me pesë vota pro dhe katër kundër, KQZ vendosi dje përsëritjen e zgjedhjeve në 21 njësi të qeverisjes vendore, në datën 6 Maj, duke rrëzuar dhe një propozim të anëtares Dëshira Subashi, e cila kërkonte që këto zgjedhje të zhvilloheshin javën e tretë të Majit. Propozimin e saj Subashi e ka argumentuar me faktin se subjektet duhet të kenë më shumë kohë për procesin e ankimimit. Ndërkaq çështja që ka hapur më shumë debat ka qenë ajo e Elbasanit, ku katër anëtarë të KQZ-së dhe përfaqësuesi i PS-së e ka cilësuar si të pavend vendimin, pasi sipas tij për këtë çështje është marrë një vendim i Kolegjit Zgjedhor. “Ka një vendim të prerë të Kolegjit Zgjedhor, i cili shpall fitues për kryetar të kësaj bashkie, kandidatin e PS-së, dhe ky vendim ka ardhur pas marrjes në shqyrtim në mënyrë të hollësishme të të gjitha fakteve që vërtetojnë nëse votimi në këtë qendër, ndikon ose jo në rezultatin përfundimtar zgjedhor”, u shpreh anëtari i KQZ-zë, Fatmir Kumbaro. Kryetari Gjata, ndërsa ka mbrojtur qëndrimin e tij, është shprehur se bazuar në ligj, numri i votuesve në njërën prej qendrave të votimit, është më i madh se diferenca dhe sipas ligjit, mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve. “Duke pasur parasysh se diferenca mes dy kandidatëve për kryetar në këtë Bashki është 678 vota, si dhe faktin se kjo qendër votimi, në të cilën është shpallur pavlefshmëri, ka të regjistruar rreth 800 zgjedhës, pra rezultati zgjedhor i kësaj qendre mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar, atëherë ligji përcakton përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar të bashkisë së Elbasanit në të gjitha qendrat e votimit”, tha Gjata.

    Reagimi


    Partia Socialiste nëpërmjet Kryetarit të Grupit të saj parlamentar ka kërkuar zhbërjen e vendimit të KQZ-së, duke e cilësuar atë të një vendim banditesk. Blushi tha se PS do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për këtë çështje, deri dhe protestat popullore nëse KQZ, nuk anulon vendimin e saj. “Vendimi i KQZ-së është i paimagjinueshëm dhe arbitrar, pasi KQZ nuk ka asnjë atribut të zhbëjë apo të interpretojë vendimet që ka marrë Kolegji si organ suprem vendimmarrës në raste konfliktesh”, tha Blushi. Sipas tij, Kolegji është shprehur se një qendër votimi në qytetin e Elbasanit në të cilën nuk është votuar për arsye teknike në 18 shkurt, nuk ndikon në rezultatin e përgjithshëm dhe nuk ka arsye që zgjedhjet në Elbasan të cilësohen si të pavlefshme.

    Ben Blushi

    Vendimi i sotëm i KQZ-së është i paimagjinueshëm dhe arbitrar, pasi KQZ nuk ka atribut të zhbëjë apo të interpretojë vendimet që ka marrë Kolegji Zgjedhor. Ne do reagojmë më mënyrë ligjore, pasi kjo është një tentativë për të pushtuar qytetin e Elbasanit, tentativë e cila nëse nuk zhbëhet në rrugë ligjore do të marrë përgjigjen që meriton nga populli i Elbasanit.

    Çlirim Gjata

    Ligji parashikon përsëritjen e zgjedhjeve kur është shpallur pavlefshmëria për një ose më shumë qendra votimi, dhe kur procesi i votimit mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar zgjedhor. Diferenca është 678 vota dhe kanë mbetur pa votuar rreth 800 zgjedhës, pra rezultati zgjedhor i kësaj qendre mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar.

    Fatmir Kumbaro

    Ka një vendim të prerë të Kolegjit, i cili shpall fitues për kryetar të kësaj bashkie, kandidatin e PS-së. Vendim ka ardhur pas marrjes në shqyrtim në mënyrë të hollësishme të të gjitha fakteve që vërtetojnë nëse votimi në këtë qendër, ndikon ose jo në rezultatin përfundimtar zgjedhor. Është e pavend që KQZ të marrë vendimin për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar në Elbasan.

    Gazeta Metropol
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #9
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Rivotimi, 180 mijë drejt kutive

    Duhet të fillojë përgatitja dhe ngritja e komisioneve zgjedhore



    Rreth 180 mijë zgjedhës do t‘u drejtohen në datën 6 maj kutive të votimit në gjithë vendin. Kjo në kuadër të procesit të rivotimit të caktuar dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Procesi do kryhet në vijimësi të sfidës lokale të 18 shkurtit 2007. Sakaq, kjo pritet të shtojë faturën e zgjedhjeve për pushtetin vendor mbi atë që është kërkuar në shkurt. Baza materiale dhe fletët e votimit presin shpalljen e datës së zgjedhjeve për t‘u bërë gati e shpërndarë në njësitë vendore. Subjektet politike do të duhet që të dorëzojnë listat e komisionerëve për të cilët do të ofrohet një proces trajnimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. I gjithë procesi pritet të ketë një kosto për buxhetin e KQZ-së. Kjo duke pasur parasysh se kërkohet shtypja e rreth 180 mijë fletëve të votimit dhe sigurimi i bazës materiale të nevojshme për mbarëvajtjen e procesit. Shumë shpejt, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhet të shpallë fillimin e procedurave dhe afatet limit në të cilat do të duhet të kryhet e gjithë përgatitja. Për të qenë gati çdo gjë në datën 6 maj kur do hapen kutitë e votimit në 20 njësitë e qeverisjes vendore. Pas këtyre zgjedhjeve dhe shpalljes së rezultatit do mund të kalohet në deklarimin e rezultatit final të zgjedhjeve vendore të 18 prillit.

    ©
    Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Zgjedhje te reja ne Elbasan.

    Habitem se si mund te votojne Patrriotat e mij serish per votimet ne elbasan jam shum konfuz si nuk vejne mende per Partite dhe deputet qe kandidojne per deputete ne Elbasan si deputeti ps, si i pd , jan mashtrrusa me te medhenje te rruzullit tokesore me vjen shum habi se si Qytetaret e Elbasanit kan per te shkuar serisht ne zgjedhje jam shum i deshperuar nga bashk qytetaret e mij qe kan per te votu

    De dashur patrriota asht ma mir mos te shkoni ne votime se si ps, e pd, ska renci kush fitone por renci ka qe ju mashtrrojne me premtime bosh mos votoni se do ndiheni me mire sec jeni ndjere ndonjehere ne jeten tuaj


    Respekte From BaB-Elbasani.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BaBa : 23-04-2007 më 19:00

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. KF Elbasani, Tigrat verdh e blu në sezonin 2008-2009.
    Nga ClaY_MorE në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 08-03-2010, 23:23
  3. Kahet e strategjisë Serbe në negociatat për statusin e Kosovës:
    Nga EveryWare në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 12:51
  4. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •