-
i/e regjistruar
E diela e grave mirraprurėse
E Diela e Grave Myrrėprurėse Marku 15:43-16:8
Mbajtur ne katedralen 'NGJALLJA E KRISHTIT" ne Korce
nga Mitropoliti i Korces Hiresia e Tij Imzot Joani
Josifi nga Arimathea, njė kėshilltar i respektuar, i cili priste edhe ai mbretėrinė e Perėndisė, me guxim hyri te Pilati dhe kėrkoi trupin e Jisusit. Dhe Pilati u ēudit qė tashmė kishte vdekur. Dhe thirri centurionin dhe e pyeti nėse kishte vdekur prej shumė kohe. Dhe si u sigurua nga centurioni, ia la trupin Josifit. Ky, mbasi bleu njė ēarēaf, e zbriti Jisunė nga kryqi, e mbėshtolli nė ēarēaf dhe e vuri nė njė varr qė ishte hapur nė shkėmb; pastaj rrokullisi njė gur para hyrjes sė varrit. Dhe Maria Magdalena dhe Maria, nėna e Joses, vėrenin ku e vunė. Si kaloi e shtuna, Maria Magdalena dhe Maria, nėna e Jakobit, dhe Saloma blenė aroma pėr tė shkuar tė vajosin Jezusin. Nė mėngjesin e ditės sė parė tė javės, shumė herėt, ato erdhėn te varri, kur po lindte dielli. Dhe thonin nė mes tyre: “Kush do tė na rrokullisė gurin nga hyrja e varrit?”. Por, kur ngritėn sytė, panė se guri ishte rrokullisur, megjithėse ishte shumė i madh. Hynė, pra, nė varr dhe panė njė djalosh qė ishte ulur nė tė djathtė, tė veshur me tė bardha, dhe mbetėn tė trembura. Dhe ai u tha atyre: “Mos u trembni! Ju kėrkoni Jisu Nazareasin qė ka qenė kryqėzuar; ai u ngjall, nuk ėshtė kėtu; ja vendi ku e kishin vėnė. Por shkoni dhe u thoni dishepujve tė tij dhe Pjetrit se ai ju pret nė Galile; atje do ta shihni, ashtu siē ju pati thėnė”. Dhe ato dolėn shpejt dhe ikėn nga va-rri, sepse i zuri tmerri dhe habia; dhe nuk i thanė asgjė kurrkujt, sepse kishin frikė.
Kėtė tė Dielė ne jemi mbledhur tė pėrkujtojmė gratė mirrėprurėse. Tregimi i Ungjillit ėshtė i thjeshtė, flet pėr disa njerėz qė pothuajse nė Ungjill nuk pėrmenden fare. Megjithatė nė momentin mė final tė jetės tokėsore tė Krishtit kėta njerėz dalin nė plan tė parė. Kushdo qė e ka lexuar gjatė 2000 vjetėve Ungjillin befasohet nga dashuria e madhe qė kishin kėto gra pėr Zotin. Krishti kishte predikuar gjatė tre vjetėve, qindra nxėnės e ndiqnin nga pas, shumė njerėz tė tjerė, qoftė forca politike, forca tregėtare, ideologji tė ndryshme shpresonin diēka prej Krishtit. Dikush shpresonte qė Ai ishte Mesia, i cili do tė ēlironte Izraelin nga zgjedha Romake dhe do tė vendoste njė Mbretėri dhe nga kjo mbretėri do tė pėrfitonin tė gjithė izrealitėt, njė pjesė e madhe ndoshta e ndiqnin pas, pikėrisht me kėtė shpresė qė tė vendoste njė mbretėri tokėsore. Disa tė tjerė e ndiqnin pas sepse u pėlqente predikimi i Krishtit, shikonin nė fjalėt e tij njė lloj ėmbėlsie, njė lloj shprese dhe e ndiqnin pas. Disa tė tjerė e ndiqnin pas sepse kishin nevojė t’i shėronte. Ungjijtė kanė regjistruar fakte tė ndryshme pėr shėrime qė nuk ishin bėrė ndonjėherė nė historinė e njerėzimit, duke filluar nga shėrimet e vogla dhe deri tek ngjalljet e mėdha. Tė gjithė e ndiqnin duke pritur diēka dhe nė momentin e kryqėzimit, ashtu siē thoshte edhe psalmisti qė do tė godas bariun dhe delet do tė shpėrndahen, tė gjithė ata qė e kishin ndjekur pas u larguan. Edhe njerėzit e tij mė tė ngushtė apostujt, nuk u gjendėn atje, Juda e tradhėtoi, Pjetri e mohoi dhe atje shfaqen disa gra tė cilat e ndoqėn Jisuin edhe kur ai ishte nė Kryq, i erdhėn Jisuit edhe kur ai ishte nė varr. Kjo histori e cila ka ndodhur para 2000 vjetėsh, ka vazhduar nė Kishė.
Tė Dielėn e mirrėprurseve ne pikėrisht, pėrkujtojmė kėtė gjė, jo vetėm praninė e grave, por pėrkujtojmė edhe diēka mė tė thellė, dashurinė qė patėn kėto gra. Ato e patėn dashurinė, jo pėr atė qė do tė jepte Jisui, por pėr atė qė ishte Jisui dhe e donin Atė si gjatė kohės qė ishte i gjallė, ashtu edhe gjatė kohės qė Ai ishte i vdekur nė varr, ato erdhėn pėr ta lyer trupin e Tij me mirra. Tė vetmet qė nuk e braktisėn Jisuin, nė momentin kur gjithēka dukej se kishte humbur. Tė gjithė kėta njerėz u zhgėnjyen. Tė tjerėt thanė se misioni i Krishtit ishte i mirė, por mori fund, sepse Ai pėrfundoi nė Kryq. Tė vetmet qė e ndoqėn pas, ishin vetėm ato gra dhe dashuria e madhe e atyre grave ka vazhduar nėpėr shekuj. Akoma edhe sot ėshtė dashuria e atyre qė e mbajnė gjallė besimin, jo vetėm duke ardhur nė Kishė, por edhe duke u ushqyer fėmijve tė tyre atė. Ishin kėto gra tė cilat pėrgatitėn edhe shenjtorėt e mėdhenj tė Kishės tonė. Do t’iu thoja tė gjitha grave dhe nėnave dhe jo vetėm kėtyre, por edhe burrave, sepse ky ėshtė njė mision pėr tė gjithė qė tė kenė pak mė tepėr kujdes pėr fėmijėt e tyre. Nuk mjafton vetėm tė vihet nė Kishė, Kisha e pare, Kisha e vogėl ėshtė familja. Nėse nuk do tė jetė njė komunitet lutje nė Kishėn e vogėl nuk do tė jetė as nė Kishėn e madhe. Pak prindėr ka qė i mbledhin fėmijėt nė darkė dhe iu tregojnė diēka nga Ungjilli dhe shenjtorėt, diēka nga kjo pasuri e madhe shpirtėrore qė pėr fatin tonė tė mirė ruhet nė Kishė. Le t’i ua transmetojmė fėmijėve kėtė pasuri, le tė lutemi akoma mė shumė pėr ta. Ne kujdesemi shumė pėr fėmijėt, njė pjesė e madhe e fėmijėve janė tė veshur mirė, tė ushqyer mirė, iu blejmė lodra dhe gjithēka tjetėr dhe neglizhojmė nė atė kryesoren, neglizhojmė qė t’i rrisim shpirtėrisht. Tregohet njėherė njė histori qė njė grua e re ishte nė spital dhe kishte njė sėmundje fatale. Nėna e saj e kishte rritur atė me tė gjithė tė mirat, i kishte plotėsuar ēdo trill tė saj gjatė gjithė jetės dhe kur erdhi mjeku dhe i pėshpėriti nėnės nė vesh pėr diagnozėn e vajzės, vajza e dėgjoi, dhe mbasi u largua mjeku i tha kėto fjalė tė cilat mbetėn dhe u pėrhapėn nė tė gjithė botėn “Nėnė ti mė ke plotėsuar gjithēka, mė ke rritur me tė gjithė tė mirat, mė ke mėsuar si tė pėrgatis torta, si tė kėrcej, mė ke mėsuar si tė sillem dhe vishem, por ti nuk mė ke mėsuar mua sesi tė jetoj dhe nuk mė mėsove pėr mė tepėr sesi tė vdes.” Kėto fjalė tė cilat i ka treguar ajo nėnė, dhe qė u pėrhapėn nė tė gjithė botėn, janė fjalė qė duhet ta bėjnė secilin nga ne tė mendojė mė gjatė pėr edukimin e fėmijve tanė. Gratė kanė peshėn kryesore nė kėtė edukim, sepse ajo qė influencon tek fėmija nė 5-6 vjetėt e parė tė jetės ėshtė nėna. Nėse fėmija do tė ketė gjithmonė imazhin e nėnės duke u lutur, do tė ketė imazhin e nėnės qė thotė fjalė tė ėmbėla, ai imazh do t’i mbetet atij pėr tė gjithė jetėn dhe kur tė vijė njė kohė ai imazh do ta ndihmojė atė shumė mė tepėr sesa mendojmė ne. Kėto fjalė sot nuk i thotė vetėm feja, kėto fjalė sot i thotė edhe psikologjia, njerėzit qė studiojnė psikologjinė e dinė sesa tė forta janė imazhet e fėmijėrisė dhe imazhi kryesor qė i mbetet fėmijės ėshtė pikėrisht nga nėna, prandaj ēdo nėnė ka njė detyrė shumė tė madhe, jo vetėm pėr ta edukuar fėmijėn, por edhe pėr tu lutur pėr tė. Histori nėnash tė famshme nė Kishėn tonė ne kemi plot. Nėna e Shėn Grigorit tė Madh, ajo ishte martuar me njė pagan, nga lutjet e saj jo vetėm qė i shoqi u kthye dhe u bė i krishterė, por u bė edhe peshkop dhe shenjt i Kishės tonė. Ajo ngjalli nė shpirtin e njomė tė Grigorit dashurinė pėr Zotin, ngjalli atė flakė e cila do tė shpėrthente, do tė ndizej dhe do tė ndriēonte tė gjithė botėn, aq sa Kisha i dha emrin e Teologut. Kemi nėnėn e Shėn Joan Gojartit, e cila mbeti vejushė qė nė moshėn 20 vjeē e megjithatė jetėn ia kushtoi djalit tė saj. E rriti me dashurinė pėr Krishtin, e rriti me tė gjitha virtytet, ato virtyte tė cilat ne i njohim nga jeta e Shėn Joan Gojartit. Kemi nėnėn e Shėn Agustinit, Monikėn e cila pėr shumė vjet vajtonte pėr birin e saj qė bėnte njė jetė tė shthurrur dhe lutjet e nėnės u dėgjuan nga Perėndia, Agustini u kthye dhe u pagėzua dhe jo vetėm kaq, por u bė edhe peshkop, njė nga peshkopėt mė tė ndritur tė Kishės tonė dhe kur i vdiq e ėma historia thotė qė Shėn Agustini ndenji njė orė duke vajtuar. Kur u ngrit iu tha tė tjerėve “Mė falni qė ndenja njė orė duke vajtuar, por kjo nuk ėshtė asgjė, sepse kjo grua ndenji tėrė jetėn duke vajtuar pėr mua.” Lotėt e nėnės kanė fuqi tė madhe, nėse ne do tė lutemi pėr fėmijėt tanė Perėndia do tė dėgjojė. Le tė mundohemi qė tė mos u japim fėmijėve vetėm tė mirat e ndryshme tė jashtme, por tė mundohemi t’ju japim edhe atė qė ėshtė mė e rėndėsishme, ushqimin shpirtėror. Sa mė i njomė tė jetė shpirti, aq mė efekt do tė ketė ushqimi.
Diēka tjetėr pėr tė cilėn do tė ndalemi ėshtė mesazhi qė kėto gra na japin sot. Le ta ndjekim me kujdes ngjarjen. Gratė u zgjuan herėt nė mėngjes, pa lindur dielli. Ato gra erdhėn qė herėt nė varri, i cili ishte i mbyllur ata qė e dėgjuan Ungjillin i dėgjuan fjalėt qė u thanė, kush do tė na e rrokullisi gurin. Kėto fjalė tė Ungjillit na tregojnė diēka shumė tė rėndėsishme pėr jetėn tonė sot. Ne nuk e shohim Krishtin, guri i madh i mėkatit na e ka mbuluar Atė. Tė gjithė ne kemi nevojė qė dikush ta rrokullisi kėtė gur qė ne tė shohim Krishtin dhe ky gur nuk mund tė rrokulliset dot nga fuqia jonė, duhet njė ndėrhyrje qiellore, duhet njė dhuratė nga Shpirti i Shenjtė qė tė na shfaqė Krishtin. Atė qė kėrkon Zoti nga ne ėshtė qė ne tė afrohemi. Ne duhet t’i afrohemi Krishtit me diēka nė duar, ajo qė kėrkon Krishti nga ne ėshtė pikėrisht aroma e virtyteve tona, nėse ne do tė vijmė drejt Tij, me lutje dhe me aromėn e virtyteve tona, atėherė guri do tė rrokulliset vetė.
Ngritja herėt nė mėngjes do tė thotė njė angazhim i thellė shpirtėror, do tė thotė qė Krishti duhet tė jetė preokupacioni kryesor i jetės tonė dhe t’i afrohemi Krishtit me atė qė kemi. Zoti nuk na kėrkon atė qė s’kemi dhe gjithsekush nga ne ka diēka pėr t’i ofruar, sado pak qė tė ketė pėrsėri ka dhe nėse kėtė do t’ia ofrojė Zotit, Zoti do ta shtojė. Atė qė Zoti nuk bekon dhe shton ėshtė hiēi, nėse ne nuk do t’i sjellim asgjė edhe Zoti nuk do tė na bekojė. Zoti do diēka qė tė shtojė, ishin pesė bukė ato qė Zoti i bekoi dhe i shtoi, ishin dy peshqit tė cilėt i shtoi dhe i bekoi do tė jenė lutjet tona tė pakta qė Zoti do t’i shtojė, ndriēojė dhe shenjtėrojė. Prandaj gjithsekush nga ne ēdo tė Dielė, le tė mendojė pak mė gjatė, problemi nuk ėshtė tek mosdija, por tek neglizhenca dhe tek harrimi. Fjala qė mė shumė ishte e pėrdorur nė Dhiatėn e Vjetėr ishte pikėrisht fjala “kujtohu” vazhdimisht profetėt e Zotit i drejtoheshin Izraelit duke i thėnė “Kujtohu Izrael.” Kėto janė fjalė qė duhet tė jenė vazhdimisht edhe nė Kishat tona duke na thėnė gjithsekujt nga ne qė tė kujtohemi se Zoti ėshtė gjallė, tė kujtohemi se njė ditė do tė paraqitemi para Zotit dhe se njė ditė do tė kemi kujdes pėr jetėn tonė shpirtėrore, sepse ajo ėshtė njė jetė qė jep fruta duke filluar qė kėtu dhe deri nė amėshim. Ne nuk kujdesemi shumė pėr jetėn e pėrjetshme, njė fe qė nuk kujdeset pėr jetėn e pėrjetshme, nuk ėshtė mė fe. Nėse nuk do tė pėrqėndrohet e gjithė fuqia e shpirtit, pikėrisht pėr qenien tonė tė ardhshme do tė thotė se realisht ne nuk besojmė, sepse ėshtė e pamundur tė besosh dhe tė mos veprosh, ose besimi ynė ėshtė shumė i vakėt. Prandaj ēdo tė Dielė le tė kujtohemi qė kemi njė shpirt, le tė kujtohemi qė ky shpirt ka nevojė pėr ushqim dhe pėr mė tepėr le tė kujtohemi qė ky shpirt ka nevojė pėr shpėtim dhe i vetmi i cili mund ta shpėtojė shpirtin ėshtė Krishti. Prandaj gjithsekush nga ne ēdo mėngjes, le t’i afrohet Krishtit ashtu si kėto gra mirraprurėse me mirrat e virtytet e shpirtit tė tij dhe le ta lejojė Perėndinė qė tė mbretėrojė nė zemrėn e tij. Nėse ne do tė afrohemi Zoti do tė vijė, sepse Ai e ka premtuar kėtė dhe historia shpirtėrore e Kishės tonė e vėrteton gjithmonė kėtė. Gjithsekush qė ėshtė afruar tek Zoti, Zoti ka ardhur dhe ka banuar tek ai dhe nuk ka gėzim mė tė madh nė botė, sesa nė zemėr tė banojė Perėndia, atėherė njeriu do tė kuptojė se ēfarė madhėshtie i ka dhėnė Perėndia dhe do tė kuptojmė se ēfarė thesari tė madh humbim ne duke mos e pasur Krishtin nė zemrat tona. Ne humbasim gjėnė mė tė rėndėsishme, njerėzit qė e kanė shijuar kėtė lloj pėrjetimi shpirtėror, flasin vazhdimisht dhe qėllimi kryesor i Kishės ėshtė pėr tė na kujtuar ne, qė ne jemi krijuar pėr diēka shumė mė tė lartė se kjo jetė e pėrditshme. Kėshtu qė tė dashur vėllezėr e motra duke kujtuar kėto gra pėr tė cilat ne mund tė flasim shumė do tė doja ta pėrmendja edhe njėherė nė fund qė ato e donin Zotin me gjithė shpirt dhe dashuria shpeshherė nuk ka nevojė pėr shumė teorira, sepse ajo buron nga shpirti dhe dashuria e kėtyre grave ka vazhduar vazhdimisht nė Kishė dhe ėshtė kjo dashuri qė e ka mbajtur gjallė Kishėn. Sot ne duhet tė tregojmė edhe njė respekt pėr tė gjitha motrat dhe nėnat tona, e ndoshta kjo ditė duhet tė jetė dita qė tė pėrkujtojmė tė gjithė nėnat tona, sepse lidhet me njė ngjarje tė shėnuar, me dashurinė qė patėn nėnat dhe motrat tona pėr Zotin tonė Jisu Krisht.
Perėndia tė na shenjtėrojė, tė na bekojė, mbrojė dhe t’i japė kurdoherė paqe kėtij vendi. Amin.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kryeengjelli : 20-04-2007 mė 05:22
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt