Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    135

    Shejhul Islam Iben Tejmije

    SHEJHUL ISLAM IBEN TEJMIJE



    Falendėrimi i takon Atij qė e pėlqeu pėr ne Islamin, skaliti nė zemrat tona imanin, na ndihmoi qė vetėm Atė ta adhurojmė, askėnd nė mbretėrinė, zotėrimin dhe hyjnizmin eTij mos ia shoqėrojmė. E falendėrojmė Allahun pėr begatitė e panumėrta qė na dhuroi. Dėshmojmė se nuk ka Zot tjetėr qė meriton tė adhurohet pėrveē Allahut, Ai ėshtė njė, i parival, me sinqeritet, me akide (besim) tė pastėr, jo me pėrgjasim (teshbih) i cili prish besimin as me mohim (ta'til) qė zbrazė imanin, porse duke pranuar se "asgjė nuk i pėrngjet Atij dhe Ai ėshtė Gjithėndėgjuesi dhe Gjithėshikuesi." Dėshmojmė se zotėriu ynė Muhamedi [alejhis-selam]ėshtė rob dhe i dėrguar i Allahut tė cilin e dėrgoi mėshirė, udhėzues dhe begati pėr atė qė ndjek rrugėn e tij, shkatėrrues tė kufrit dhe bidateve.

    Pėr Zotin njeriu ndien mangėsi, kupton lartėsinė e qėllimit, largėsinė e pėrfundimit kur mendon tė shkruaj pėr kėtė kolos tė historisė, pėr kėtė dijetar tė papėrshkruar i cili ndriēoi rrugėn e Pejgamberit [alejhis-selam]dhe shokėve tė tij pasi qė ishte zbehur. Allahu [subhanehu ve teala] e la nė kujtesė tė krijesave, e bėri simbol tė rrugės sė drejtė, e deshėn pasuesit e sunnetit dhe pėrfituan nga dituria e tij, shkruajtėn pėr aspektet e jetės sė tij mė tepėr se njėqind libra . Pra pėr ēka tė shkruajmė? Pėr metodologjinė e tij nė konsolidimin e akides sė pastėr dhe demantimin e shtrembėrimeve, apo pėr xhihadin, durimin dhe sakrifikimin e tij? Apo pėr pėrpjekjen e tij pėr tė pėrhapur thirrjen e selefit? Tema para tė cilave njeriu mbetet i hutuar. Mirėpo ajo qė s'arrihet nė tėrėsi nuk lihet nė tėrėsi.

    Quhet Ebul Abbas Ahmed ibėn Shihabuddin Ebil Mehasin Abdul Halim ibėn Mexhdudin ibėn Tejmije, i njohur me emrin Ibėn Tejmije. U lind ditėn e Hėnė, dhjetė Rebiulevvel tė vitit 661 sipas hixhretit nė Harran, vend i cili shtrihet mes Irakut dhe Shamit. Nė vitin 667 h. Tatarėt sulmuan Harranin dhe familja e tij emigroi nė Damask.

    Allahu [subhanehu ve teala] qėndisi nė shpirtin e Ibėn Tejmijes vyrtyte tė shumta, e ngriti nė shkallė tė lartė moralin e tij, bujarinė e bėri pasuri tė tij, trimėrinė vlerė, diturinė, urtėsinė dhe butėsinė stoli tė tij, adhurimin dhe asketizmin thesar tė tij. Nuk e tėrheqnin ėndjet e kėsaj bote, kėnaqėsinė e gjente nė pėrhapjen e diturisė, shkrimin e librave dhe kryerjen e obligimeve ndaj Allahut [subhanehu ve teala]. I madhėronte ligjet e fesė me trup e me shpirt, nuk veēohej nga tė tjerėt nė mendimet e tij, nuk polemizonte rreth asaj qė ishin pajtuar dijetrėt porse argumentonte me Kur'an, sunnet dhe Kijas. Nuk lėshonte pe nė fenė e Allahut [subhanehu ve teala], e thonte tė vėrtetėn tė cilėn e kishte kuptuar me zgjuarsinė e tij. Shumė shigjeta u gjuajtėn prej njė harku kundėr tij por Allahu [subhanehu ve teala] e shpėtoi. Vetėm Allahun e luste, prej Tij kėrkonte ndihmė, nė Tė mbėshtetej. Ishte durimtar i fjalėve tė hidhura, i drejtė nė fjalė, i guximshėm para sundimtarit tė padrejtė. Kishte qėndrim tė fortė, bėnte xhihad nė rrugė tė Allahut me zemrėn, gjuhėn dhe dorėn e tij, nuk u kushtonte rrėndėsi fjalėve tė ziliqarėve. Pas gjithė kėsaj shohim se ai ėshtė mė meritori pėr ofiqin "Shejhul Islam", vėrtet ai ėshtė dijetari i Islamit.

    Qysh nė fėmijėrinė e tij u dallua me mendjemprehtėsi tė ēuditshme, lexonte pa ndėrprerė dhe i mėsoi pėrmendėsh shumė libra. Nxėnėsi i tij Bezzari thotė: "Vazhdimisht shfrytėzonte kohėn qė prej fėmijėrisė sė tij, mėsoi Kur'anin pėrmendėsh nė vegjėli pastaj u angazhua nė mėsimin e Hadithit, Fikhut dhe rregullave tė gjuhės arabe pėrmendėsh derisa arriti kulminacionin. Prezetonte nė tubimet e diturisė, nė leximin e hadithit. Dėgjoi shumė libra tė transmetuara me zinxhirė tė saktė nė tubimet shkencore kurse prej librave voluminoze dėgjoi disa herė Musnedin e imam Ahmedit, Sahihun e Buhariut, Sahihun e Muslimit, Xhamiun e Tirmidhiut, Sunenin e Ebu Davudit, Nesaiut, Ibėn Maxhes dhe Darekutnit. Libri i parė qė e mėsoi pėrmendėsh ishte El-xhem'u bejne sahihajn tė Humejdit. Nuk kishte libėr nė shkencat fetare vetėm se e patė leuxuar. Allahu e patė veēuar me shumė gjėra, shumė shpejtė mėsonte pėrmendėsh, ngadalė harronte, nė tė shumtėn e rrasteve atė qė e dėgjonte apo lexonte mbetej nė memorien e tij, tekstualisht apo me kuptim. Dituria sikur tė ishte pėrzier me mishin, gjakun dhe tėrė trupin e tij."

    Nxėnėsi i tij Ibėn Abdul Hadi thotė: "...mėsoi Kur'anin pėrmendėsh, pastaj iu dha Fikhut, mėsoi gjuhėn arabe tek Ibėn Abdul Kavij dhe e studioi librin e Sibevejhit, pastaj iu rrek Tefsirit me tėrė qenien e tij derisa i tejkaloi garruesit, e pėrkreu Usululfikhun dhe shkencat tjera .. tėrė kėtė posa kishte kaluar tė dhjetat e jetės sė tij. Banorėt e Damaskut u mahnitėn me zgjuarsinė e tij, me kthjelltėsinė e mendjes sė tij, forcėn e memories sė tij dhe perceptimin e shpejtė tė gjėrave qė kishte."

    Imam Dhehebiu shkruan pėr Shejhul Islamin: " u lind nė njė familje tė ndershme, tė pastėr, fetare dhe ekonomike nė ushqim e tė veshur. Qė nė vegjėlinė e tij prezentonte nėpėr shkolla dhe tubime shkencore, debatonte me tė rritur tė cilėt mbetnin pa pėrgjigje. Me dijen e thellė tė tij habiteshin dijetarėt e vendit tė tij. Arriti gradėn e muftiut nė moshėn nėntėmbėdhjetėvjeēare, madje edhe mė herėt. Qė nė kėtė kohė filloi tė shkruajė...", Imam Dhehebiu transmeton fjalėt e disa dijetarėve pėr Shejhul Islamin tė cilėt kanė thėnė: "E kemi njohur si njeri me dije tė thellė, i kapėrthente hadithet dhe fjalėt e transmetuara nga tė parėt nė memorien e tij. Nėse fliste nė shkencėn e Tefsirit mbante flamurin nė kėtė drejtim, nėse jipte fetfa nė shkencėn e Fikhut arrinte majen e qėllimit, kur pėmendte hadithe ishte dijetar i aftėsuar nė kėtė shkencė, kur ligjėronte pėr popujt dhe fetė nuk kishim parė talent mė tė zhvilluar, as dituri mė tė gjerė se dituria e tij. I tejkaloi bashkėkohasit e tij nė ēdo fushė tė diturisė, syri i njerut nuk ka parė si ai, as syri i tij nuk ka parė si vetvetja e tij." Imam Dhehebiu poashtu thotė: "E ndihmoi sunnetin e pastėr dhe rrugėn e selefit tė cilėn e argumentoi me argumente dhe gjėra tė papara deri nė atė kohė."

    Ibėn Tejmije [rahimehullah] mori dituri nga shumė dijetarė, biografėt e tij i numėruan mė tepėr se dyqind mėsues tė tij. Ai ishte i kujdesshėm nė shpėrndarjen e diturisė sė vet pėr atė shkak numri i nxėnėsve tė tij arriti deri nė 161, tė gjithė arritėn gradė tė lartė tė diturisė. Pėr tė shpėrndarė diturinė e gjėrė qė kishte shkroi edhe shumė libra numri i tė cilave nuk mund tė kapėrthehet. Hafidh ibėn Rexhebi thotė: "Librat e Shejhul Islamit janė tepėr tė njohura pėr t'u pėrmendur, tepėr tė pranuara pėr t'u mohuar, shkrimet e tij u bėnė si Dielli pėr botėn, tė shpėrndara nėpėr qytete e krahina. Numri i veprave tė tij kaloi kufirin e tė shumtės, nuk mund asnjėri t'i numėrojė ato as qė ėshtė vendi pėr t'u pėrmendur ato."

    Imam Ibėn Kajjim el-Xheuzije e shkroi njė pėrmbajtje tė librve tė tij ku arriti tė pėrmendė 321 librėr tė Ibėn Tejmijes, mirėpo kjo nuk ėshtė e tėra, Imam Dhehebiu thotė: " I mblodha veprat e Shejhul Islamit tė cilat kishin arritur 1000 vepra, mė pas gjeta edhe libra tjera tė tij."

    Shejhul Islami shkroi nė shumė sfera tė diturisė, prej gjithė asaj qė shkroi mė tepėr bie nė sy akideja e selefu salihit (besimi i tė parėve tanė tė mirė), argumentimi i akides sė selefit dhe demantimi i mendimeve kundėrshtare tė apologjetėve, filozofėve, sufinjėve, rafidijve, batinijėve dhe grupacioneve tjera tė humbura e tė kota tė cilėt patėn pėr qėllim zhdukjen e sheriatit dhe futjen e dyshimeve te njerėzit. Shejhul Islami kėtė e konsideronte obligimin mė tė rrėndėsishėm dhe thoshte se ēdo herė qė pėrsėriten rregullat e konsolidimit tė akides sė selefit dhe shkatėrrimit tė shirkut dhe bidateve aq mė tepėr qartėsohen ato, e kjo ėshtė dritė mbi dritė. Nuk ėshtė vetėm kjo e tėrė veprimtaria e tij porse ai e nxori akiden nė praktikė kur i theu disa gurė tė cilėt njerėzit i adhuronin pėveē Allahut [subhanehu ve teala] dhe i preu disa drunjė qė adhuroheshin. Me kėtė u realizua duaja e Imam Neveviut i cili e luti Allahun [subhanehu ve teala] qė tė dėrgojė njė njeri i cili do tė prishė varrin nė Xhejrut. Ashtu edhe ndodhi, Shejhul Islami e theu kėtė idhul.

    Allahu [subhanehu ve teala] e ruajti diturinė e Shejhul Islamit deri nė ditėt tona dhe inshalla do ta ruaj deri nė ditėn e Kijametit. Shumė dijetarė parashikuan pėrhapjen e diturisė sė tij, prej tyre Imam Ahmed el-Merrij, Ahmed ibėn Tarhan, Hafidh ibėn Haxheri dhe shumė tė tjerė. Kjo nuk ėshtė vetėm se largėpamsi qė Allahu e vendosi nė zemrat e tyre. Pėr tė mos e zgjatur po pėrmendim vetėm fjalėn e Hafidh ibėn Haxherit i cili pas lėvdatės pėr Shejhul Islamin jep sinjal pėr mbetjen e diturisė sė tij pėrgjithmonė, ai thotė: "Ofiqi i tij -Shejhul Islam- ka mbetur deri nė ditėt tona nė gjuhėt e pastra e ajo qė ishte dje do tė vazhdjė edhe nesėr, kėtė nuk e mohon askush pėrveē atij qė nuk e din vlerėn e tij dhe qė ėshė larguar nga fjala e drejtė."

    Shejhu Islami ishte dijetarė fjala e tė cilit pėrputhej me veprat e tij. Derdhi tėrė mundin e tij pėr tė pėrhapur davetin e vėrtetė. Mirėpo ziliqarėt nuk ndejtėn duarkryq. Ata i kurdisėn kurthė duke shpifur pėr tė gjėra qė vetė Shejhu i luftonte. Nė vitin 719 h. u burgos. Aty mbeti deri nė fund tė jetės sė tij, shkruante pandėrprerė dhe ua dėrgonte shkrimet dashamirėve tė tij. Nė vitin 728 h. iu ndalua letra, penda dhe libri. Pas kėsaj iu kushtua adhurimit tė Allahut [subhanehu ve teala] duke lexuar Kur'an, duke pėrmendur Allahun, duke falė namaz nate derisa i erdhi vdekja. E lexoi Kur'anin gjatė kohės sė burgimit 80 herė apo 81 herė. Pėr sė fundi herė arriti deri te fjala e Allahut: "Momenti ėshtė afruar..." (Kamer-1)

    Nxėnėsi i tij Bezzari pėr ditėt e fundit tė jetės sė Shejhul Islamit thotė: "Shejhu jetoi deri nė natėn e 22 tė muajit Dhulka'de. Ndėrroi jetė nė mėngjesin e asaj dite nė vitin 728 hixhrij. Tėrė kohėn bėnte xhihad nė pėr hirė tė Allahut, ishte durimtarė, shpresonte shpėrblimin e Allahut. Nuk u frikėsonte nga armiqtė, as qė shqetėsohej, nuk dobėsohej porse ishte i drejtuar kah Allahu deri nė momentin e vdekjes. Kur dėgjuan njerėzit pėr vdekjen e tij, nuk mbeti asnjė njeri nė Damask, u mbyllėn tė gjitha tregjet e Damaskut, u ndal zhvillimi i jetės normale atė ditė , tė gjithė erdhėn pėr t'ia falur namazin kufomės sė tij. Njerėzit i lanė punėt e tyrė, tė gjithė u preukopuan me vdekjen e Shejhut. Dolėn pėr t'ia falur namazin udhėheqėsit, kryetarėt, dijetarėt, fukahatė, burrat, gratė, fėmijėt dhe masa e gjerė..."

    Nė shumė vende tė shtetit islam kur arrinte lajmi pėr vdekjen e Shejhul Islamit ia falnin atij namazin e Xhenazes. Ibėn Kethirri ka pėrmendur se i ėshtė falur namazi i xhnazes edhe nė Medinen e Pejgamberit [alejhis-selam]ditėn e Xhuma, nė fund tė muajit Rebiulahar nė vitin 829 h., pesė muaj pas vdekjes sė tij

    Kėshtu e pėrfundoi jetėn 67 vjeēare Shejhul Islami duke bėrė xhihad dhe duke i kėshilluar njerėzit. Ziliqarėt dhe tradhėtarėt e tij u harruan e mbeti dituria e shejhut dhe mbetėn gjurmėt e tij, po edhe do tė mbeten inshaalla deri nė ditėn e fundit.

    Allahu e mėshiroftė Shejhul Islamin me mėshirėn e Tij tė gjerė, e shpėrbleftė pėr punėn e tij, i shumėfishoftė tė mirat e tij Ditėn e Kijametit dhe na udhėzoftė neve qė tė ndjekim menhexhin e tė devotshmėve.

    WE SAL-LALLAHU ALA MUHAMMEDIN WE ALA ALIHI WE SAHBIHI EXHMEIN.







    islamgjakova.net

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e udhetari
    Anėtarėsuar
    31-07-2005
    Postime
    103
    ska dyshim qe eshte prej dietarve te medhenj dhe vet nga emertimi shejhuislam
    qe asnje se meriton si ai
    i pelqen kjo ndokujt apo jo

  3. #3
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Ibėn tejmijen e pelqej me se shumti per kontributin qe ka dhene ne eliminimin e bidatgjinjeve...(per kete akuzohet me shumė,se qdo bidat e ka kundershtuar haptazi)

    Kontributin e tij ne luften kunder Exhinėve...

    dhe normal per shkollimin e Ibėn kajjimiit (kur ishte nxenes i tij)

    Unė e vlersoj si nje prej dijetareve te medhenje te Islamit
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  4. #4
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    mua me intereson te di per cfar arsyeje e burgosen? Cfar ishte akuza qe i sherbeu shtetit qe ta burgosin ?!!

  5. #5
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Akoma nuk e kuptova se per cfar arsye e burgosen Ibėn tejmijen ?!!

Tema tė Ngjashme

  1. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  2. Roli i Akides sė Selefėve nė bashkimin e muslimanėve
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:28
  3. Pėrgjigje: 120
    Postimi i Fundit: 29-06-2007, 09:52
  4. Dijetaret dhe Mendimtaret ---- * Albislam.com
    Nga ILyrium nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 16:24
  5. Shpjegim i lehte mbi temat e Teuhidit
    Nga rapsod nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 08:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •