Close
Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 172
  1. #21
    i/e larguar Maska e ardi
    Anėtarėsuar
    27-09-2002
    Postime
    28
    Un them pa lexu asnje koment...

    ...bej Zogun mbret (vetem nje koke shteti jep garanci dhe kredibilitet)...

    ...vendos ligje shume te repta (vrasja denohet me vdekje pa perjashtim...trafikimi i sasi te medha droge njesoj etj ejt)...

    ...formo grup special forcash rendi (jo si keto qe kemi deri tani... top sekret - pagohen maksimumin e mundshem - stervitje speciale ne zona te "klasifikuara" me specialist te jashtem - jane nen komand te mbretit dhe ndoshta kryeministit)...

    ...me ndihmen e nje departamenti special te shik-ut - kunder krimit te organizuar - dhe 2-3 ndermjetesish qe bejne qarkullimin e informacionit midis departamentit - mbret/kryminister - pergjegjesit te forcave speciale...

    ...aksione te shpejta e te pa meshirshme...ku ju jepet e drejta e plote forcave speciale me te drejte qe te qellojne/vrasin cilindo qe mund te krijoj rezistence...

    keto forca speciale jane nen urdhrat e mbretit dhe i binden vetem atij ne menyre te padiskutueshme (qe te mos kemi konflikte interesash kryeministri duhet te kete djeni per te gjithe operacionet e rrendesishme ... tani varet kush eshte kryeministi :P)

    ...thoni cfare te doni ne si popull jena firyksa...sa te shikohet seriozitet dhe rreptesi nga ana e shtetit kunder krimit do te ndihet prap nje fare larku rreth qafes te qenit qe ka 11 vjet qe eshte i leshuar nga zinxhirat e nuk di si te ngopet me liri

    Para se te me hidhet njeri ne gryk per punen e mbretit dua te them vetem nje gjej...une besoj se i vetmi njeri qe ja do tja donte te miren vendit do te ishte nje mbret qe e ka Shqiperine vendin e tij, vendin qe do tja lej femijve te tij...politikanet vene e vijne e duan ta mbushin xhepin e tyre sa me shpejt e sa me shume

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2003
    Vendndodhja
    kudo
    Postime
    3
    nuk e di sa do ti duhej nje monarki shqiperise sepse sa per pushtete totalitare kemi hequr disa ne kuriz ,do te thoni qe nje monarki parlamentare eshte ndryshe ,po! Por kur mbret vihet nje njeri qe vjen nga nje familje qe e ka marre fronin me menyra jo shume ortodokse per shekullin e 20 dhe qe ka qene i shpallur person i pa deshiruar ne atdheun e tij per tentative te se njejtes marke, dhe ka akuza per trafik armesh .... nuk e di po me duket pak si pa baze .Pastaj mos te harojme se ne shqiperi edhe republika nuk ndihet mire nga rreziku i totalitarizmave pa lere pastaj mbreteia. Sa per krimin e organizuar mos harroni se po e votojne shqiptare njehere ne 4 vjet per tu vene ne krye te shtetit ,dhe po e bejne qe ne fillim te viteve 90 dhe kush e di dhe per sa do ta votojme akoma

  3. #23
    i/e larguar Maska e ardi
    Anėtarėsuar
    27-09-2002
    Postime
    28
    hapi syte panstek,

    "fronin me menyra jo shume ortodokse" - shembuj te tille ke pafund ne historine boterore dhe vete ate Shqiptare ... per mua si e merr "fronin" nuk eshte e rrendesishme cfare ben me te me pas eshte cfare duhet te vlersohet. Po, Nano e Sala po e marrin "fronin" me te "drejte", ne votime te lira ... qesharaka ...

    U shpall njeri i pa deshiruar nga kush? Do te merrte pushtetin me cfare, po ta vendosnin ne ndonje ndeshje basketbolli edhe ka mundesi? Trafik armesh te ndryshkuar, relika? Nga informohesh...???Zogun e rotullojn te ashtequajturit politikano/mafjozet Shqiptare si tju doje qefi.

    E mbaj mend si tani, kur u be referendumi per monarki ... nga ora 10-12 e nates (nuk e mbaj mend cfare dite) po thuhej nga TV Arberia dhe TVSH qe monarkia kishte fituar me ~70% ne ora 12:30 e nates RAI jep lajmet dhe thote qe Zogu ka fituar ne Shqiperi me nje shifer 60-70% ... kjo shifer u ul te nesermen ne 40-50 derisa mbaroi ku mbaroi.

    Republika ... e drejta e votes se lire ... Shqiperia ka 13 vjet qe eshte nje republike totalitare e implikuar nga Kryeministi e Presidenti deri ne pastrusit ne te ashtequajturin "krim i organizuar" ku ne Shqiperi eshte vetem cfare mund te quhet "normale".

    Po e perseris nga posta ime e meparshme...

    "Para se te me hidhet njeri ne gryk per punen e mbretit dua te them vetem nje gjej...une besoj se i vetmi njeri qe ja do tja donte te miren vendit do te ishte nje mbret qe e ka Shqiperine vendin e tij, vendin qe do tja lej femijve te tij...politikanet vene e vijne e duan ta mbushin xhepin e tyre sa me shpejt e sa me shume..."

    Gjithe te mirat e na rofte xhaxhi Enver e Shqiperia jone demokratike qe na beri emigrant e refugjat ne te gjithe qoshet e globit

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    56
    Vritet nė Greqi ish-oficeri i SHIK
    Mitat Mersinllari 47-vjeē goditet me makinė nė mes tė Selanikut


    Njė aksident i dyshimtė i merr jetėn ish-agjentit sekret shqiptar nė qėndėr tė Selanikut. Ngjarja ka ndodhur nė 2 tetor 2003 ku ėshtė vrarė aksidentalisht nė Greqi ish-oficeri i SHIK-ut Mitat Mersinllari, 47 vjeē. Vrasja e tij ėshtė mbuluar me mister, ndėrsa vėllai dhe shokėt e tij, kėmbėngulin pėr njė vrasje shtetėrore tė projektuar mirė dhe jo pėr njė aksident automobilistik tė zakonshėm.

    Kjo nuk ėshtė hera e parė qė ndodh kėshtu, tha vėllai i tij Mersin Mersinllari, pedagog nė Universitetin e Tiranės. Sipas familjarėve dhe shokėve tė tij, aksidenti mund tė ketė lidhje me tė shkuarėn e tij si oficer i Shėrbimit Sekret Shqiptar (SHIK), detyrė qė ai e ushtroi deri nė vitin 1997. Mitati, njėkohėsisht njihej edhe si veprimtar politik nė Greqi dhe merrte pjesė nė aktivitete tė tilla.

    Policia ka mbėrritur menjėherė nė vendngjarje, por nė emėr tė mbledhjes sė provave dhe fakteve, e ka vonuar rreth dy orė dėrgimin e Mitatit nė spital, i cili ishte jo mė larg se 200 metra. Sipas variantit tė policisė, Mitati ėshtė goditur nga njė makinė me targė NZN 2698 e drejtuar prej 18-vjeēares Theofili Zeropulos, e bija e ēifutit Jakov. Policia thotė se makina e ka goditur Mitatin nė rrethana tė paqarta, por, ndėrkohė, ajo nuk e ka kapur autorin e ngjarjes. Makina, menjėherė pas goditjes, ka ikur nga vendngjarja, duke e lėnė viktimėn tė shtrirė pėrtokė. Pas ngjarjes tragjike, aty ka shkuar ekipi hetimor, i cili ka marrė me vete tė gjitha provat e krimit, dhe si pėrfundim i ka lėnė fajin viktimės. Ekspertėt policorė nuk kanė deklaruar rrethanat e kėtij krimi, duke u mjaftuar me mbrojtjen e autorit tė krimit.

    Vėllai i viktimės, por edhe disa prej shokėve tė Mitatit, kėmbėngulin se krimi ishte i planifikuar dhe se nė timonin e makinės nuk ishte 18-vjeēarja, por i babai i saj, i cili jashtė ēdo mundėsie ka goditur shqiptarin pėr vdekje dhe mė pas ėshtė larguar qetė-qetė pa u ndjekur nga policia dhe nga askush.

    Mitati ka qėndruar i shtrirė nė asfalt rreth dy orė, pra nga ora 21.30 deri nė 22.45, kur ai u dėrgua nė spital. Pasi u dėrgua nė spital, ai mori ndihmėn e parė, por vdiq nė orėn 22.30. Nėse policia do ta kishte marrė menjėherė nė vendngjarje, sipas burimeve shqiptare, ai do tė kishte shpėtuar, por miqtė e tij kėmbėngulin se ai u la aty pėr tė vdekur me ēdo kusht. Njė detaj tjetėr, pėr tė cilin kėmbėngulet, ėshtė fakti se policia e Selanikut nuk e lajmėroi konsullatėn shqiptare, derisa pėr kėtė u kujtuan shokėt e Mitatit. Konsullata, pasi i bėri telefon policisė dy ditė mė pas konfirmoi vdekjen e Mitat Mersinllarit. Kur shefi i konsullatės kėrkoi shpjegime pėr mosinformimin, zyrtari i policisė tha se ne nuk e dinim numrin e telefonit. Shokėt e Mitatit thanė se kur e kėrkuan kufomėn e shokut tė tyre, polica e fshihte. Bashkė me kufomėn policia, sipas tyre, ka zhdukur edhe provat e krimit, duke krijuar pseudoprova tė tjera. Policia i dha tė shoqes sė Mitatit rroba pa gjak, njė portofol me 40 euro dhe lejėn e vjetėr tė qėndrimit. Gruaja e tij nuk di greqisht, kėshtu qė ajo firmosi pėr marrjen e kėtyre gjėrave, pa ditur se policia po pėrdorte njė mekanizėm pėr fshehjen e provave tė sė vėrtetės. Ne kėrkojmė drejtėsi. Po ata qė thanė se djali nga Hasi u vra nga plumbi qė bėri rikoshetė nė ajėr, thanė se vėllai im u vra aksidentalisht. Por hetimet pėr djalin nga Hasi treguan se ai u vra me qėllim, ashtu siē gjurmėt e krimit pėr vėllanė tim u fshehėn pėr tė bėrė fajtor viktimėn, shprehet i revoltuar Mersini.

    Dy emigrantė korēarė kanė nderruar jete gjithshtu dje pas njė aksidenti nė kryeqytetin grek, Athinė. Burimet nga qyteti i Korēės bėjnė tė ditur dje se, dy viktimat, Vaskė Ceci dhe Romeo Treni, banues nė qytetin e Korēės, pėsuan fundin tragjik gjatė njė pėrplasjeje mes automjetesh nė njė autostradė nė dalje tė Athinės.

    Nė morgun e Selanikut, qė prej dy muajsh vazhdon tė dergjet trupi i pajetė i njė shqiptari nga Gjirokastra. Quhet Jorgo Vasili. Kėtė e dėshmon pėr gazetėn prof. Mersin Mersnillari. Kur unė shkova tė merrja trupin e vėllait, shefi i morgut m'u lut tė bėja publik faktin qė nė kėtė morg dergjej edhe njė shqiptar tjetėr, pėr tė cilin nuk kujdesej askush. Ne i kemi kėrkuar ndihmė konsullatės shqiptare, por ajo na ka thėnė se po interesohemi, por nė fakt askush nuk ka ardhur tė marrė trupin e tij. Mė thanė se nė disa qytete tė tjera, ka edhe shqiptarė tė tjerė, qė dergjen nė morg pa ditur se kush janė dhe qė nuk kujdeset askush pėr ta, saktėson Mersini.


    Gazeta Panorama
    11 Tetor 2003

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e MICH
    Anėtarėsuar
    10-08-2003
    Vendndodhja
    T.H.E M.I.C.H.I.G.A.N S.T.A.T.E
    Postime
    146
    ca lufte ndaj krimit mo me sistem gjygjsor te korruptum as ska asnje ere lufte ndaj krimit. por su oqi dore politika nga sistemi gjygjsor.
    *"The Whole Problem With The World Is That Fools And Fanatics Are Always So Certain Of Themselves, But Wiser People So Full Of Doubts."*
    * LifE RunS FasT If u Don'T StoP SometimeS & LooK AraunD YoU'LL MisS IT!*"What is moral is what you feel good after, and what is immoral is what you feel bad after."Life is a mystery to be lived, not a problem to be solved.Love is like a fire, it can either warm your heart or burn your house down.It is foolish to deal with a fool.After dark all cats are leopards.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e xengjell
    Anėtarėsuar
    30-01-2003
    Vendndodhja
    ALBANIA
    Postime
    36
    Krimi i Organizuar ne shqiperi nuk mund te lufohet kurre sepse
    i ka shtrire kembet si nje Oktopod gjigan i cili ka mbuluar te gjithe Shqiprine. Me kryesorja eshte se Krimi i Organizuar e bejne vete qeveritaret shqipatre dhe ata smund te luftojne dote veteveten se jane te pa skrupullat. besoj se kjo gje do te zgjas shume vite te tjera per fatin tone te keqe...
    Kethe kupa dhe puth cupa.:^smooches

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Mafia shqiptare duke hequr qafe kompeticionin

    DURRES (10 Mars) - Policia portuale e Durrėsit ka sekuestruar sot nė orėt e para tė mėngjesit mbi 13 kg lėndė narkotike tė tipit heroinė, si dhe ka arrestuar nė flagrancė njė shtetas italian, i cili po e transportonte drogėn me automjetin e tij drejt portit tė Barit. Pas disa informacioneve tė marra nė rrugė operative, sektori policor i luftės kundėr trafikut tė drogės, ka bllokuar nė orėt e e para tė ditės njė autoveturė me targa italiane, nė tė cilėn ishte fshehur njė sasi droge". Autovetura, pronė e shtetasit italian Donato Grezzo, po nisej nga porti i Durrėsit drejt portit italian tė Barit me tragetin e linjės "Palladio". Gjatė kontrollit tė specializuar nga qentė antidrogė, lėnda narkotike, heroinė, u gjet e fshehur brenda serbatorit tė autoveturės sė shtetasit italian Grezzo. Droga e tipit heroinė ishte paketuar nė pako me peshė 1.5 kg dhe ishte futur brenda karburantit lėng, qė ndodhej nė serbatorin e autoveturės. Policia e Durrėsit ka sekuestruar sasinė e drogės, si dhe ka arrestuar nė flagrancė shtetasin italian Donato Grezzo, 38 vjeē. ro/ro (BalkanWeb)

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-03-2004
    Postime
    2
    lufta smund te fitohet

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    E Shtune, 10 Prill 2004


    TOSKA: JEMI VATER KRIMI!

    Ministri i Rendit Publik, Igli Toska, pranon se policia ka deshtuar ne luften e saj kunder trafikanteve te drogave te forta dhe pse ai ndodhet ne krye te saj prej kater muajesh. Ai e tha kete gjate nje takimi te zgjeruar me perfaqesues te pushetit vendor dhe me nxenes te shkollave te mesme ne Fier. Toska e shenoi qytetin myzeqar si me te inkriminuarin ne vend dhe ia veshi pergjegjesine drejtuesve lokale te policise, te cilet i kritikoi per paaftesi.

    Ministri tha se pozicioni gjeografik i Fierit perdoret edhe nga autoret e krimit, perfshire edhe trafikantet e qenieve njerezore dhe te droges. "Keto mallra kriminale, kur destinohen drejt Perendimit, sigurisht nuk kalojne ne rruge ajrore, por pikerishtne territorin e Qarkut. Me keqardhje duhet te pranohen se rezultatet e goditjeve ne keto figura krimi, specifike dhe tejet shqetesuese per komunitetin tone, por edhe per komunitetin nderkombetar, vijojne te mbeten ne nivele simbolike", u shpreh Toska. Toska nenvizoi se drogat e forta, ne Fier, kane gjetur kanalet e lirshme dhe se policia vijonte te ishte ne pritje te ndonje kapjeje te rastesishme. Duke vazhduar vleresimet e tij me nota tejet kritike, ministri i Rendit Publik vuri ne dukje se viktimat e trafikut kalojne nepermjet Qarkut te Fierit dhe se, sipas statistikave evropiane, viktimat e trafikut nga ky qark zene vendin e pare. "Pergjigja pse ndodh kjo duhet gjetur pikerisht ketu: duhet te jete objekt reflektimi, mbi te gjitha, per strukturat lokale te policise", drejtoi gishtin fajesues Toska. Pa ulur tonet, ai shtroi nje mori pyetjesh te cilat i quajti retorike dhe per te cilat u justifikua se i bente per te qene realist dhe per te mos luajtur strucin: "si shpjegohet inkriminimi ne nivele jo te zakonshme, kur papunesia ne kete qark eshte nen nivelin kombetar?; pse grupet, e ashtuquajtura, te fierakeve njihen jo vetem ne Tirane, por edhe ne Greqi, Itali, Belgjike, France dhe Angli?; pse ky rreth eshte kampion per ndertimet e paligjshme?; si ka mundesi qe njerez qe nuk firmosin ne asnje bordero, nuk kane asnje te ardhur zyrtare te deklaruar, ngrene shumekateshe, hotele, motele dhe karburante pa hesap?; pse polici bezdis me ndalime makine qytetarin e thjeshte dhe nderon ceremonialisht te fortin?; si tolerohet qe mbjellesit tashme te rangut te marijuanes dhe transportuesit e drogave te forta vazhdojne te dehen me Wiski ne lokalet luksoze te Fierit, nen hunden pa nuhatje te disa uniformave blu?; pse policia nuk identifikon dot prejardhjen e pasurive te dukshme dhe te mbira si kerpudha, brenda dites?" Igli Toska ua kerkoi pergjigjet drejtuesve te policise se Qarkut, por ne fakt nuk mori pergjigje ne sallen ku zhvillohej takimi.

    Gentjan Ruko

    Koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Pse mafia nuk vret politikane?
    Politikani shqiptar paraqet nje nga tabllote me te zymta te gjendjes se Shqiperise: Fuqine e Krimit perpara Shtetit. Dhe, konluzioni i tij ne fund mbetet dhe me i zymte: "Ne kete ngrehine te gjithe kane zgjedhur te heshtin si celesi i mbijeteses ne nje sistem te inkriminuar ne themel. E pra ne te vertete, a mundet qe mafia te godase veteveten?!"

    Nga Kreshnik Spahiu*

    Nje vit me pare kur klani Zemunit vrau ish-kryeministrin serb Xhinxhic disa gazetare shqiptare qe po pergatisnin kronikat, po debatonin pas kuintave per kete fenomen te ri ne rajon. Dilemat vertiteshin rreth pyetjes "Pse ne Shqiperi nuk kemi raste te atentateve, qe mafia te godase politikanet shqiptare?". Heshtjen qe pllakosi sallen e theu njeri prej gazetareve, i cili shkurt dhe prerazi u pergjigj: "Sepse ata nuk mund te vrasin vehten"... Te qeshurat qe shperthyen nuk munden te fshihnin brengosjen kolektive te gazetareve per gjendjen ne te cilen jane katandisur nje pjese e politikaneve shqiptare.

    Tashme eshte bere e modes qe organizatat kriminale apo mafia te godasin individe te ndryshem ose biznesin ne logjiken e thjesht te perfitimeve financiare. Tashme viktime e mafies jane bere shpesh individe, tregtare, punonjes te administrates deri ne diplomate te perfaqesive ne Shqiperi. Ne nje perqindje te larte, vrasjet jane ende te pa hetuara per mungese provash ose te pezulluara nga organi procedues, ku ne te shumten e rasteve autoret mbeten gjithmon te paditur dhe anonim. Nderkohe grabitjet apo gjobat qe mafia iu ka adresuar njerezve te biznesit kane kaluar shpesh jashte vemendjes se opinionit per shkak te imponimit qe ajo ka diktuar nepermjet heshtjes, e cila i ka mbyllur gojen cdo kujt dhe ne vecanti atyre qe jane goditur financiarisht prej saj. Forca e imponuar e heshtjes ka ardhur si rrezultat i agresivitetit qe manifeston mafia shqiptare. Ne kete kontekst kjo mafie i ka sofistikuar jashtezakonisht format e organizimit dhe menyren se si ajo operon.

    Ndonese autoritetet shpesh deklarojne se ne Shqiperi nuk ka grupe kriminale te organizuara ne format e mafias, shume burime pohojne se ne Shqiperi perfundimisht operojne tete familje mafioze. Ato veprojne te ndara dhe per llogari te tyre ndonese ne disa raste manifestojne publikisht ndarjen e zonave te influences qe te le te nenkuptosh se ka nje pazar per zonat, fushat dhe strukturat ku ato operojne.

    Ne vehtevete secila prej tyre ka rrenjet e organizates ne baze gjinie, klani dhe lidhje krahinore. Shume prej tyre jane perqendruar ne kontrollet e trafikut te droges.

    Insistimi i autoriteteve per te mos pranuar ekzistencen e tyre shpesh duket i pakuptimte dhe nuk ndihmon as ndyshimin e imazhit te Shqiperise, por as edhe punen e tyre ne luften kunder krimit. Raportet per gjendjen e kriminalitetit ne vend ne thelb jane informacion surreal dhe fshehin hapur realitetin e hidhur Shqiptare. Niveli i veprave penale apo i krimit nuk mund te ulet duke iu shmangur fakteve dhe rrethanave ne cilat operon krimi i organizuar. Ne thelb te gjitha keto raporte iu referohen rasteve nen hetim apo ceshtjeve te gjykuara duke harruar se tabloja e krimit dhe e mafias eshte krejt dicka e ndryshme nga ajo qe jemi mesuar te shikojme ne bankot e te akuzuarve.

    Nje nga argumentet e sterperdorur nga autoritetet shqiptare eshte ai se organizatata kriminale shqiptare funksionojne jashte vendit per shkak te tregut te droges dhe prostitucionit ne keto vende. Ne pamje te pare, ky eshte nje argument bindes, por qe bie lehtesisht, kur ballafaqohesh me nje seri aktivitetesh ekonomike te kontrolluara nga keto organizata te cilat deri dje kane operuar jashte vendit. Pas shume vitesh aktivitet kriminal shume prej tyre kane preferuar rikthimin ne atdhe pasi ketu ndjehen me te qete nga drejtesia, policia, autoritetet dhe keshtu kane mundesi te lajne "mekatet" duke investuar parat e fituara keto vite. Mohimi i ekzistences se ketyre familjeve mafioze nuk eshte gje tjeter vecse nje alibi e cila iu krijon atyre frymarrjen e duhur per te maskuar dhe filtruar cdo aktivitet te tyre. Fundja si shume familje te tjera te mafias rajonale edhe ato shqiptare kane tendencen qe te shkeputen nga vrasjet apo grabitjet duke synuar kontrollet e sektoreve te ndryshem ne ekonomi nepermjet monopoleve. Vrasjet dhe grabitjet jane dicka e dale jashte mode per ta pasi arkat e financave te tyre mund te tejmbushen me lehte nepermjet diktatit ne ekonomi. Per te arritur kete qellim medoemos nevojiten korruptimi i pushtetit apo pse jo edhe perfshirja e drejtperdrejt ne pushtetin politik. Politika eshte celsi qe mund ti hap mafias dyert e ekonomise dhe pushtetit. Vrasjet, atentatet, dhuna jane mjeti te cilat shfaqen kur politika dhe drejtesia jane rezistente ne luften kunder mafias. Ne rast se ato nuk jane te pranishme do te thote se mafia nuk ekziston ose kjo e fundit e ka bere pazarin me politiken.

    Vende si Shqiperia ku krimi dhe mafia benin kerdine kane njohur qindra shembuj se si mafia ka goditur njerzit e drejtesise apo politikes, kur keta te fundit jane bere vertete barriere per ta.

    Ne Shqiperi lidhjet me mafien tashme jane bere publike nga vete politikanet, te cilet ne perplasjet e tyre brenda llojit ne kohe te ndryshme zbulojne dhe publikojne me akuza njeri tjetrin. Si pasoje edhe ndonje goditje organizatazh vjen si rrjedhoje e luftes se brendshme qe kane gjate krizes politike grupet te cilat kane lidhje me keto familje mafioze. Cdo perplasje ne politike shoqerohet me arrestime te bashkepunetoreve kriminale te kundershtarit politik, si mesazh qe nese nuk qendrojne ne zonat e influences paraprake atehere lidhjet mund te zbulohen krejtesisht. Aludimet dhe hipotezat nuk jane gje tjeter vec kercenime te rradhes per te mos kaluar kufijte e paracaktuar te pushteteve.

    Fundja te gjithe kane filluar te ndjehen te barabarte ne nje shoqeri ku shteti i se drejtes dhe sistemi gjyqesor nuk arrin dot te ndaje nga "vatha" engjejt dhe djajte e nje klase politike. Ne kete ngrehine te gjithe kane zgjedhur te heshtin si celesi i mbijeteses ne nje sistem te inkriminuar ne themel. E pra ne te vertete, a mundet qe mafia te godase veteveten?!

    *politikan
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 06:12
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-11-2005, 10:33
  3. E verteta per MAFIA-n ne Shqiperi !!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 21:44
  4. Krimi i organizuar, karakteristikat e tij.
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:19
  5. Lufta ndaj krimit te organizuar
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 21:23

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •