"Apaqi" futė 5 nė pranga
Enjte, 20 Maj 2010 15:07
Ekonomist
Drejtoria Kundėr krimit tė Organizuar e PK-sė, me ndihmėn e njėsiteve tė tjera tė specializuara ka arrestuar sot nė Ferizaj pesė persona tė dyshuar pėr krim tė organizuar, shantazh dhe detyrim
Drejtoria Kundėr Krimit tė Organizuar, muaj mė herėt kishte filluar procedurėn hetimore ndaj njė grupi personash tė dyshuar pėr krim tė organizuar, vrasje nė tentativė, shantazh dhe detyrim. Me urdhėresė tė Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, sot ėshtė realizuar kontrolli nė pesė lokacione tė ndryshme nė Ferizaj. Ky kontroll kishte pėr qėllim arrestimin e personave tė dyshuar si dhe konfiskimin e sendeve qė do tė mund tė pėrdoren si dėshmi gjatė procedurės penale tė mėtutjeshme. Operacioni policor i koduar me emrin “Apaqi” ka filluar sot nė orėt e hershme tė mėngjesit nga Drejtoria Kundėr Krimit tė Organizuar qė ishin tė pėrkrahur edhe nga Njėsiti Special Intervenues, Njėsiti Special Operativ, Forensika e teknologjisė informative etj. Gjatė kontrollimit njėsitet policore kanė konfiskuar njė granatė dore, Revole, njė pushkė gjuetie e kalibrit 12 mm, dy predha, tre karikator tė revoles, njė sasi tė municionit, mjete komunikuese,maska, dylbi pėr pushkė tė gjatė, pajisje kompjuteri,thika ushtarake, dy vetura, katėr telefona , dokumente tė ndryshme etj. Policia pėr veprat penale tė cekura mė lart ka arrestuar pesė tė dyshuar qė tė gjithė shtetas tė Republikės sė Kosovės, Genc S, Fatmir G, Sefedin K, Hysen K dhe Imer H. Personave tė arrestuar u ėshtė caktuar fillimisht masa e ndalimit policor deri nė vazhdimin e procedurave tė tjera gjyqėsore.
Krijoni Kontakt