Close
Faqja 6 prej 18 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 172
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    krimi organizuar nuk behet nga jashtoksoret. Jan njerzit qe e bejn krimin e organizuar, po te ket aq shum njerez ne shqiperi qe e duan ta bejn vendin si kolumbia dhe qe dua te behen kriminela ateher nuk shof si mund te ndalohen keta njerez. Krimi organizuar nuk organizohet me 5 6 veta duhen shum njerez. Nese ne shqiperi ka aq shum njeres qe nuk kan te pakten nje problem moral te behen kriminela ateher krimi do te ekzistoj duam apo sduam ne. Problemi nuk qendron te kriminelat sepse nga ata lloj njerzish nuk pritet asgje, problemi eshte se cfar duhet te bejm ne si shumica e popullit shqiptar qe nuk do krimin. Per mendimin tim gjeja e par eshte denimi me vdekje, eshte absolutisht i nevojshem ne shqiperi dhe per kete duhet te mbahet nje referendum sa me pare. E dyta eshte qe njerzit te jen me vigjilent dhe te mbrohin veten sepse dihet qe shteti nuk po i mbron, kjo behet duke organizuar njerzit e lagjes apo te fshatit apo qytetit ne grupe vigjilantesh qe pervec punve te tyre te perditshme te ken syt hapur per ndonje gje te pazakont qe ndodh pran tyre, dhe sigurisht te ndalohen keqbersit.

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    shikoni se cfare thote zeri amerikes, per krimin e organizuar ne shqiperi

    Trafiku njerėzor: Shqipėria mbetet nė grupin e dytė

    Zamira Edwards

    03-06-2005



    Departamenti amerikan i Shtetit publikoi sot raportin mbi trafikimin e personave nė vende tė ndryshme tė botės gjatė vitit tė kaluar. Raporti, i cili u paraqit sot nga Sekretarja e Shtetit Condoleeza Rice pėrfshin 150 vende tė botės dhe ėshtė dokumenti mė i plotė ndėrkombėtar qė analizon pėrpjekjet e qeverive pėr tė luftuar format mė tė rėnda tė trafikimit tė njerzve, ose siē quhet ndryshe skllavėria e ditėve moderne.

    Dokumentit tė kėtij viti, raporti i pestė vjetor i departamentit amerikan tė shtetit, i ėshtė shtuar njė aspekt i rėndėsishėm, qė ėshtė trafikimi i njerzve pėr punė tė detyruar. Raporti, i kategorizon vendet e pėrfshira nė 3 grupe dhe e mban edhe kėtė vit Shqipėrinė nė grupin e dytė. Jo vetėm qė Shqipėria bėn pėrsėri pjesė nė grupin e dytė, por pjesa e raportit pėr sa i pėrket trafikimit tė njerzve dhe pėrpjekjeve tė qeverisė shqiptare pėr ta luftuar atė nuk ndryshon nga raporti i njė viti mė parė.

    Shqipėria, thuhet nė raport, ėshtė burim trafikimi i grave dhe fėmijėve pėr shfrytėzim seksual dhe punė tė detyruar, kryesisht nė Greqi e nė Itali, ku shumė viktima transferohen nė Britani, Francė dhe Holandė.

    Pozitive pėr Shqipėrinė kėtė vit ėshtė se ekspertėt rajonalė dhe botėrore e konsiderojnė atė si njė vend qė ka marrė masa tė shumta qė tė mos bėhet pikė kalimi pėr trafikimin e njerzve nė Evropėn Perėndimore.

    Qeveria e Shqipėrisė, thuhet mė tej nė raport, nuk i pėrmbush plotėsisht standartet minimale pėr zhdukjen e trafikimit tė njerzve, por po bėn pėrpjekje tė rėndėsishme nė kėtė drejtim.

    Nė vitin 2004, qeveria shqiptare vazhdoi arrestimet, gjykimet dhe dėnimet e trafikantėve. Gjykatat ndoqėn penalisht 132 trafikantė dhe 121 prej tyre morėn dėnime.

    Nė raport pėrshėndetet fakti qė mė shumė se gjysma e dėnimeve ishin mbi 5 vjet burgim dhe 30 trafikantė u dėnuan me mė shumė se 10 vjet burg. Gjatė vitit 2004, qeveria siguroi disa qendra dhe personel pėr tė ndihmuar viktimat e trafikimit.

    Ajo ndėrmori disa programe parandalimi, por vazhdoi tė mbėshtetej kryesisht tek organizatat jo-qeveritare dhe ato ndėrkombėtare pėr veprimtari tė tilla.

    Pėrvec njė pasqyre tė pėrgjithshme tė gjendjes sė trafikimit tė njerzve nė vende tė ndryshme, pėrpjekjeve tė qeverive dhe statistikave, nė raport pėrmenden raste tė veēanta tė femrave qė shndėrohen me forcė nė prostituta.

    Nė hyrje tė raportit pėrmendet rasti i njė shqiptareje me emrin Viola. Kur ishte 13 vjeē ajo u njoh me Dilin 21 vjeēar, me tė cilin u martua dhe shkoi nė Itali. Me tė mbritur atje, ajo u detyrua, duke u rrahur pa mėshirė dhe duke u kėrcėnuar qė tė bėhej prostitutė.

    Lidhur me Kosovėn, nė raport thuhet se UNMIK-u ėshtė nė dijeni tė problemit tė trafikimit tė njerzve nė Kosovė dhe vazhdoi pėrpjekjet kundėr kėtij fenomeni nė bashkėpunimin me OSBE-nė, Institucionet e Pėrkohshme vetė-qeverisėse dhe organizatat jo-qeveritare lokale dhe ndėrkombėtare, tė cilat ndajnė pėrgjegjėsinė pėr mbėshtetjen sociale tė viktimave tė trafikimit.

    Kosova, thuhet nė raport, ėshtė pikė burimi, tranziti dhe destinacioni kryesisht pėr gratė dhe fėmijėt, qė trafikohen pėr shfrytėzim seksual dhe mė pak pėr punė tė detyruar brėnda vendit. Numri i viktimave tė trafikimit tė njerzve vazhdoi tė binte dhe mendohet se shkak ishte shtimi i rrjeteve kriminale tė sofistikuara, qė iu pėrgjigjėn pėrpjekjeve tė forcave tė rendit.

    Thuhet gjithashtu se ka pasur edhe njė ndryshim nė tregėtinė e seksit, nga klubet publike nė shtėpitė private. Nė raportin e departamentit tė shtetit thuhet gjithashtu se fushatat pėr njohjen e publikut me pėrpjekjet kundėr trafikimit tė njerzve gjatė vitit 2004 nė Kosovė u kryen kryesisht nga organizatat jo-qeveritare.

  3. #53
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Kush do e luftojė Krimin e organizuar?
    Po tė thuhej Lufta kundėr Krimit,do shpresoja se vėrtetė do kapej ndonjė Kriminel,por kur thuhet Krimi i organizuar,kėtu s`ka asnjė shanse tė kapet dikush,meqė me organizimin e ēdo gjėje e cila quhet e organizuar merret dhe e bėn shteti-et!

  4. #54
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Teme interesante:

    Mendoni vertet qe ky vend ka ende shansin te crrenjose kriminalitetin? E pra ka vetem nje shans nderrimi i kesaj klase politike, sepse eshte e vetmja menyre te veproje i paperlyeri me keta kriminele qe bredhin me frrak ne mes te tiranes.

    Uroj te behet me mire, kemi nevoje per qetesi dhe prosperitet.

    Dito.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    DURRES, NIS STINA E ARRESTIMEVE TE MEDHA

    Berisha votebesohet ne Kuvend, Sollaku autovotebesohet ne terren. Pas Lefter Kokes, priten te leshohen mandate arresti edhe per Anastas Angjelin, Edi Ramen, Spartak Pocin, Arben Ahmetajn e Dhimitraq Raftin

    Kryeministri i mandatuar, Sali Berisha po lexonte programin e tij ne parlament, kur ne Tirane mberriti lajmi i arrestimit te Leonard Kokes, vellait te kryebashkiakut te Durresit, Lefter Koka. Vete Berisha prej shume kohesh i ka akuzuar vellezerit Koka per kontrabande cigaresh, por prokuroria dhe institucionet e drejtesise nuk kane ndermarre asnje veprim. Strukturat e larta te shtetit vendosen te veprojne vetem diten kur u prezantua qeveria e re. Ne kohen qe kryeministri Berisha kerkon votebesimin ne Kuvend, prokurori i pergjithshem, Sollaku ka vendosur te autovotebesohet duke urdheruar nje veprim te tille. Leonard Koka, vellai i kryetarit te bashkise se Durresit, Lefter Koka ra ne pranga per kontrabande cigaresh. Burime nga prokuroria e Pergjithshem thane mbreme per (KJ( se se shpejti pritet te leshohen fletet e arrestit edhe per Anastas Angjelin, Edi Ramen, Spartak Pocin, Arben Ahmetajn dhe Dhimitraq Raftin. Njerezit me te afert te ish-kryeministrit Nano po hetohen aktualisht per korrupsion dhe kontrabande. Arrestimi i djeshem i Nard Kokes eshte bere me vendim te Gjykates se Krimeve te Renda pas kerkeses se prokurorise. Koka akuzohet si organizatori i kontrabandes se cigareve me vlere me te madhe se kater milione dollare qe u kapen ne mars te ketij viti ne disa magazina ne Shkozet te Durresit. Ne momentin e arrestimit ai ka qene i ulur ne lokal kur i eshte afruar nje grup i madh me efektiva policie te maskuar, te cilet i kane hedhur prangat. Menjehere pas arrestimit Koka eshte transferuar per ne kryeqytet per te mos krijuar ndonje konflikt ne qytetin e Durresit. Sipas tyre, arrestimi i Kokes ka ardhur pas nje pune disa mujore te Prokurorise per Krimet e Renda ne zbardhjen e rrjetit te trafikut te cigareve. Menjehere pas bllokimit te dy konteniereve me mbi kater milione dollare amerikane paketa cigaresh kontrabande si dhe anijes (Eni(, prokuroria filloi hetimet per ceshtjen. Fillimisht ne prangat e policise rane kapiteni, marinaret e anijes si dhe disa punonjes te portit te Durresit. Nderkohe ne 31 gusht u be i mundur edhe arrestimi i pronarit te magazinave ku ndodheshin kontenieret me cigare, Fatmir Zotajt. Burime te Prokurorise se Pergjithshme pohuan dje pas zbardhjes te te gjitha pergjimeve te te arrestuarve dhe personave te tjere te implikuar ne kontrabanden e cigareve u zbulua vendndodhja e Fatmir Zotajt si dhe dolen te dhena per implikimin e Leonard Kokes. Nderkohe arrestimi dhjete dite me pare i Fatmir Zotajt i ka dhene goditjen perfundimtare rrjetit te kontrabandes se cigareve. Nga deshmia e tij, e anetareve te ekuipazhit si dhe pergjimet telefonike u grumbulluan te dhena te mjaftueshme per te provuar fajesine e Leonard Kokes. Duke u bazuar ne keto te dhena perfaqesuesit e Prokurorise se Krimeve te Renda u paraqiten dje ne gjykate me nje kerkese per aprovimin e urdher-arrestit ne ngarkim te Kokes. Gjykata pasi shqyrtoi te gjitha provat e organit te akuzes vendosi qe te miratoje urdher-arrestin. Gjate dites se djeshme policia e Tiranes dhe Durresit jane rakorduar veprimet per te kryer operacionin e arrestimit te biznesmenit te njohur nga Durresi. Ne oret e para te pasdites policia e Durresit ka siguruar informacionin se Leonard Koka ndodhej ne nje lokal ne shetitoren e plazhit se bashku me disa persona te tjere. Menjehere disa makina policie jane drejtuar per tek vendi ku ndodhej Koka dhe jane hedhur ne veprim. Efektivat e policise kane qene te maskuar dhe kane levizur me shume shpejtesi. Pak perpara se ora te shkonte 20.00 ata i kane hedhur prangat Kokes si dhe kane shoqeruar ne komisariat te gjithe personat qe ndodheshin me te ne tavoline. Me vendim te organit te akuzes Leonard Koka eshte transportuar menjehere nga Durresi, ku u krye edhe arrestimi i tij, per ne kryeqytet.





    Nqs eshte kjo e vertet,e pergezoj qeverin e Re!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #56
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Trafiku i njerezve.

    Trafficking hits 'alarming' level

    By Imogen Foulkes
    BBC News, Geneva



    A new report on trafficking in south-eastern Europe says the trade in human beings - both adults and children - is reaching alarming proportions.
    The study from the International Organisation for Migration found new trends in trafficking were emerging.

    This is because traffickers are developing new ways to recruit victims and get them across borders.

    The report shows that every year over 1,000 victims are identified and helped in south-eastern Europe.

    These are the ones who escape and who come forward.

    The IOM believes it is just the tip of the iceberg.

    Victims of trafficking are predominantly young, poor and very vulnerable.

    Legal papers

    And while countries such as Romania, Bulgaria and Albania have succeeded in warning young girls not to respond to newspaper advertisements for jobs abroad, the traffickers have found new ways to recruit.

    Vulnerable young girls are targeted by young men: he starts off as a boyfriend, his real goal is to sell her into prostitution.

    The report shows that women from Ukraine are being trafficked to south-eastern Europe as prostitutes.

    Children from Romania and Moldova are ending up in Russia or Poland in begging gangs, and a growing number of men are being trafficked.

    In Albania, 70% of victims trafficked for work or begging were male.

    Meanwhile, the reach of the traffickers is growing.

    In south-eastern Europe the IOM found victims who had been trafficked from China, Iraq and Lebanon.

    Many victims now cross borders at official crossing points, with legal identity papers - making it, ironically, all the harder to spot them.

    The IOM is calling for greater assistance for victims, in particular children, and greatly improved cooperation between governments.

    It is an international problem which demands an international response.

    ------------------------------------------------------------------------------
    Shqiperia, Ballkani ne headlines perseri, dhe jo per dicka pozitive. Trafiku i njerezve! Te pakten 1000 veta trafikohen ne vit, ne Europen Juglindore ..... 1000 jane ata qe shpetojne dhe raportojne vuajtjet e tyre, dmth sipas fjaleve te korrespondentit te BBC, "this is only the tip of the iceberg!"

    Ky postim u vu nen kete teme, meqe ishte hapur si diskutim per luften kunder krimit te organizuar, nje nga anet me te shemtuara te se cilit, eshte trafiku i njerezve.

  7. #57
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Marre nga Korrieri

    Ris: Gjykatat shqiptare nuk po e luftojne si duhet trafikun njerezor

    Ambasadorja amerikane, Marsi Ris akuzon gjykatat shqiptare se nuk kane luftuar sic duhet trafikun njerezor. Ne fjalen e saj, gjate konferences te organizuar nga USAID, me teme "Nisma Shqiptare-Veprim i Bashkerenduar Kunder Trafikimit Njerezor", ajo tha se nuk jane vene ne zbatim te mjetet ekzistuese ligjore per te luftuar trafiqet e paligjshme. "Shpresa jone eshte qe drejtesia te coje ne procedime penale me agresive ndaj personave qe merren me trafikun e qenieve njerezore", tha ajo. Sipas ambasadores Ris, keto defekte e kane penalizuar jo pak Shqiperine, duke e lene jashte nismave qe favorizojne integrimin euroatlantik te saj. "Kjo konference do t'ju ndihmoje te shqyrtoni perparimin e perpjekjeve tuaja gjate vitit te kaluar dhe te ndani praktikat e mira dhe mesimet e nxjerra. Kjo eshte edhe pjesa e rendesishme, ndarja e praktikave te mira dhe mesimeve te nxjerra, dhe te diskutoni hapat qe duhen ndjekur gjate vitit te ardhshem, per te vazhduar permiresimin e punes kunder trafikimit anembane vendit", tha diplomatja amerikane. Gjithashtu, Ris rikujtoi se Raporti mbi Trafikimin e Personave per vitin 2005, i Departamentit te Shtetit, e radhiste Shqiperine si nje vend i grupit te dyte per te katertin vit (qe ploteson standardet minimale dhe po ben perpjekje domethenese per te arritur nivelin e zbatimit te ligjit mbi Mbrojtjen e Trafikimit te Personave). "Nderkohe qe eshte bere perparim, shohim qe mbeten per t'u zgjidhur ceshtje te rendesishme, qe perfshijne nevojen per te vene ne zbatim mjete ekzistuese ligjore antitrafikim, per te permiresuar mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave dhe per te trajtuar korrupsionin e lidhur me trafikimin", theksoi me tej Ris.

    Nderkohe, ajo ka radhitur edhe disa prej arsyeve te trafikimit te personave, si dhuna ndaj gruas, mungesa e shkollimit dhe mundesive per punesim, kerkesa qe ekziston ne vendet e destinacionit, varferia dhe deshira per nje jete me te mire, injoranca mbi pasojat e trafikimit dhe perfitimet e larta apo rreziqet e ulta per trafikantet. Por nuk ka harruar te thote se "ne te gjitha vendet e tjera, ekziston prirja per te shmangur diskutimet mbi trafikimin e personave, sepse eshte vertet nje teme shokuese". Per ambasadoren Ris, qeveria amerikane po punon per t'iu kundervene shkaqeve rrenjesore te trafikimit, duke investuar ne shoqerine civile, zbatimin e ligjit dhe reformen gjyqesore. Ajo beri te ditur se SHBA dhe BE po punojne sebashku per ta sjelle programin TIMS ne nivelin e nje rrjeti te plote informacioni, qe te mbuloje te gjitha pikat e kalimit te kufirit dhe te gjitha Drejtorite e Policise, Ministrine e Brendshme apo portet. "Kjo nenkupton kufij me te sigurte", premtoi Ris. B.Gila

  8. #58
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Angry Trafikimi i njerezve, 19 dosje ne dy vjet!

    Ky grup veprash penale ka zėnė njė vend shumė tė vogėl nė sistemin gjyqėsor edhe pse kėrkohet mė shumė

    TIRANĖ – Krimi i organizuar i trafikimit tė qenieve njerėzore, ka zėnė njė pjesė jo shumė tė madhe tė gjyqeve tė zhvilluara nė dy vitet e fundit. Megjithėse i cilėsuar si njė ndėr problemet e vendit tonė, duket se prostitucioni nuk ka zėnė shumė vend nė hetimet e krimit. Qė nga fillimi i vitit tė kaluar, kur filloi edhe funksionimi i Gjykatave tė Krimeve tė Rėnda, vetėm 19 dosje penale me kėtė objekt janė dėrguar pėr gjykim nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda.

    Nga e gjithė Shqipėria, gjatė vitit 2004, vetėm tetė dosje pėr “trafikim tė femrave me qėllim prostitucioni”, janė dorėzuar nė sekretarinė e Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda. Historitė e tyre janė tashmė publike dhe bėhet fjalė pėr ēėshtje tė tillė si ajo e Genci Hysės qė pasi e ka nxjerrė nė rrugė tė shoqen, sipas akuzės, e ka vrarė atė duke e therrur me thika, ose historia e Besnik Xhepaxhiut qė pasi e kishte trafikuar Fatjonėn nė Greqi, e ka lėnė edhe tė zhgėnjyer, sipas akuzės, duke u kthyer tė martohej nė Shqipėri me njė vajzė tjetėr, tė cilėn e kishte lėnė shtatzėnė.

    Vetėm njė javė mė parė, gjyqtarėt e Krimeve tė Rėnda janė trajnuar nga njė program i USAID-it nė lidhje me trajtimin dhe bėrjen transparente tė kėtyre ēėshtjeve. Ndėrsa ambasadorja amerikane, Marsie Ries, u ka tėrhequr vėmendjen krerėve tė drejtėsisė, se nė katėr vitet e fundit asgjė nuk ka ndryshuar nė luftėn kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore.

    Vend shumė tė vogėl nė punėn e Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda zėnė edhe ēėshtjet e trafikimit tė fėmijėve shqiptarė, edhe pse pėr nxjerrjen nė rrugė dhe shitjen e rreth 500 prej tyre ka filluar njė hetim nė Greqi. Pas pėrfundimit tė gjykimit nė Korēė ku ėshtė shpallur fajtor duke u dėnuar me 20 vjet heqje lirie, Nazmi Kreka po gjykohet edhe nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda pėr trafikim tė bebeve nė Greqi. Dosja e dytė qė gjykohet me tė njėjtin objekt ka tė pandehur shtetasin Nasyri Rrapaj. Kaq, nuk ka asnjė dosje tjetėr me kėtė objekt. Mbahet mend edhe dosja “Metani- Petalli”, qė vuri nėn pranga gjashtė persona pėr trafikimin e mbi 60 fėmijėve nė Italia, por pėrfundimi i gjyqit i nxori tė pafajshėm tė pandehurit pėr kėtė akuzė, duke i dėnuar vetėm pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit. Tė pandehurit ishin justifikuar se vetėm i kanė ndihmuar fėmijėt qė tė bashkoheshin me familjet e tyre nė Itali, por nuk kanė trafikuar asnjėrin prej tyre.

    Edhe pse i konsideruar si njė nga problemet mė tė mėdha tė vendit tonė, dėnimi i trafikikantėve tė qenieve njerėzore ėshtė lėnė disi nė harresė.

  9. #59
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Merrni shembull nga SHBA per krimet. 3 here krime me pak se gjithe Europa,

    http://news.yahoo.com/s/ap/20051017/...us/crime_rates



    SHBA kampione ne bote per numrin e burgaxhinjve

    http://www.usatoday.com/news/nation/...n-prison_x.htm

    ok?



    ahahah harrova: Jam krenar te jem qytetar i Shteteve te Bashkuara te Amerikes!

  10. #60
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Citim Postuar mė parė nga Alket123
    Merrni shembull nga SHBA per krimet. 3 here krime me pak se gjithe Europa,

    http://news.yahoo.com/s/ap/20051017/...us/crime_rates



    SHBA kampione ne bote per numrin e burgaxhinjve

    http://www.usatoday.com/news/nation/...n-prison_x.htm

    ok?



    ahahah harrova: Jam krenar te jem qytetar i Shteteve te Bashkuara te Amerikes!

    Kan ligje plako, ligji ste le me bo asgje dhe tregon drejtesine...

    Pervec ligjeve te forta kan dhe organizime si FBI, CIA, Marshalls, SWAT, State & Local Police...

    Korrupsioni luftoet vetem me ligj dhe sado polici te ket nuk ben asgje vetem ligjet e forta e bejn shtetin te fort ne cdo aspekt...

Faqja 6 prej 18 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 06:12
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-11-2005, 10:33
  3. E verteta per MAFIA-n ne Shqiperi !!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 21:44
  4. Krimi i organizuar, karakteristikat e tij.
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:19
  5. Lufta ndaj krimit te organizuar
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 21:23

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •