Close
Faqja 5 prej 18 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 172
  1. #41
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Para 14 vjetesh isha plot deshire te studioja drejtesi dhe te luftoj nder te tjera edhe kriminin e organizuar.(Aman more sa naiv qe jane ca njerrez)
    E qe thoni ju punet duket se ecnin mire.Po studioja juridik ne Heidelberg kur me vjen nje
    punonjes i shtetit gjerman profesor doktor Albert Hartmutt e thonin dhe me thote: Kam degjuar se do te luftosh krimin e organizuar.Po i thashe .Mire tha se ta tregoj une.E c'nuk me bene ata shoket e tij more
    aman te keqen.S'me lane gje pa bere.Vetem se kisha guxuar i kisha thene nje te njohuri student
    gjerman se do te kisha deshire te luftoj krimin e organizuar.
    Me bene fertele.Me nje fjale Mafia shqiptare ka miq te medhenj te Mafia shteterore gjermane.
    Dhe ka ca idiot edhe sot e kesaj dite qe duan te luftojne mafian
    ====
    ste vje njeri me t rraf per nje llaf goje
    mua me duket si perralle ky muhabet
    mund te ket pas ndonje shkak tjeter
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 07-08-2004 mė 10:03
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Gjendja ne shqiperi sot ngjan shume ngjashme me ate te Kolumbis ne fillim viteve 80 kur kartela e Pablo Eskobarit dhe kartela te tjera mafioze u ben shum te fuqishem nga shperndarja e crack cocaines ne shba europ japoni etj. Si ne kolumbi dhe ne shqiperi mafia ishte teper e dhunshme ( ne ate koh vdisnin nga 100 vete ne dit nga bombat ne kolumbi), dhe kishte kontrollin e pothuaj te gjith vendit duke perdorur menyren " merr parat e mbyll gojen ose merr plumbin". Sigurisht qe eskobari ariti te behej politikani me i sukseshem ne kolumbi dhe ne kohen qe ai do behej president ne 1988 i dolen lakrat ne shesh, ai qe denoncoi u vra.
    Si ne kolumbi ashtu dhe ne shqiperi sot mafia rekruton kriminela dhe sidomos njerez nga zona te varfra rurale. keta njerez jan gati te shesin edhe nenen e motren e tyre per ato lek te ndyra qe motrat e tyre fitoj ne Europ si prostituta.
    Nje avantazh i shqiperis eshte sepse shqiperia esht vetem nje vend tranzit dhe jo prodhues, por edhe ky fakt nuk e lehteson shum luften me mafian. Un mendoj se mafia do behet edhe me e fuqishme dhe me e dhunshme ne te ardhmen.
    Asnjeri nuk mendonte se eskobari mund te mundeshe por sot e dim se si perfundoi me plumb ne kok dhe me familjen e kapur.
    Por si mund te mposhtet mafia ne shqiperi? Pergjigja esht qe nuk mund te mposhtet por mund te mbahet nen kontroll duke krijuar grupe speciale paramilitare per zhdukjen e njerzve qe kan te bejn me krimin dhe arrestin e familjeve te tyre. kjo gje u be ne fillim nga sherbimi sekret amerikan ne vitet 20-30 dhe me von ne vitet 70, ku shum vrasje mafiozesh mbeten pa autor, sigurisht keta u vran nga dikush( agjentet). Edhe Musolini beri nje gje te till ne vitet 30 ne sicili ku perdori paramilitar per te masakruar fshtra te ter qe kishin mafioz ne sicili, te cilet i quante si rrezik ndaj autoritetit te tij te padiskutushem. E njejta gje u be dhe ne kili, por kesaj radhe kundra komunistave nga Pinochet. e perseri edhe ne kolumbi ne 1991 paramilitaret ish pjestar te grupit te pablo eskobar dhe agjente te tjer amerikan dhe kolumbian vran nejrzit dhe familjet e te gjith personave qe kishin te benin me krimin e organizuar.
    Un nuk them qe ne shqiperi te vrasim njerzit si ne kohet e Dulles, por duhet te ndryshojn ca gjera te vogla. Denimi me vdekje ne publikesht i domosdoshem. mua me kujtohet kur u varen 2 vellezer ne mes te fierit ne 92 nuk pati asnje vrasje per nja 2 vjet.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Fėmijėt e zhdukur, 31 denoncime



    Zhdukja pa asnjė gjurmė e 510 fėmijėve shqiptarė nė qendrėn greke tė rehabilitimit “Agia Varvara” gjatė viteve 1998-2004 ka vėnė nė lėvizje institucionin e Avokatit tė Popullit dhe tė Policisė sė Shtetit. Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, i ka kėrkuar drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė, Bajram Ibraj, tė dhėna pėr numrin e fėmijėve qė rezultojnė tė zhdukur nė kėtė kohė si dhe listėn me emrat e tyre. Nė kohėn qė drejtori Ibraj ėshtė duke pėrgatitur pėrgjigjen zyrtare pėr Avokatin e Popullit, mėsohet se qė nga viti 1998 e deri mė sot, nė polici janė denoncuar vetėm 31 raste tė zhdukjes sė fėmijėve nga ana e tė afėrmėve tė tyre.

    Zėdhėnėsja e Policisė sė Shtetit, Edlira Teferiēi pohon se kėto raste denoncimesh janė nė proces hetimi, me qėllimin e vetėm gjetjen e kėtyre fėmijėve qė rezultojnė tė zhdukur qė prej vitit 1998.

    Kėrkimet
    Edhe pse rrugėve tė Italisė dhe Greqisė enden mė shumė se 6 mijė fėmijė shqiptarė tė pashoqėruar, tė rrezikuar nga shfrytėzimi pėr lypje, prostitucion apo trafik organesh, policia shqiptare ka regjistruar vetėm 31 denoncime pėr zhdukje fėmijėsh. Mungesa e denoncimeve nga ana e tė afėrmėve tė fėmijėve tė zhdukur ėshtė njė problem i ngritur prej kohėsh nga zyrtarėt e Ministrisė sė Rendit Publik, gjė qė krijon probleme pėr minimizimin e numrit tė tė miturve qė enden rrugėve tė Greqisė dhe Italisė. Lista me emrat dhe fotot e tė miturve tė zhdukur i ėshtė dėrguar prej kohėsh Interpol Tiranės, oficerėt e tė cilit ua kanė shpėrndarė ato homologėve tė tyre. Njė pjesė e fėmijėve janė zhdukur qė nė vitin 1998, por ende nuk ėshtė bėrė e mundur gjetja e tyre.
    “Agia Varvara”

    Njė projekt i nisur nga qeveria greke pėr strehimin e fėmijėve tė rrugės pėrfundoi me zhdukjen e rreth 510 fėmijėve shqiptarė nga dy qendra rehabilitimi, “Agia Varvara” dhe “Filoksenia”. Skandali ėshtė zbuluar nga fondacioni “Swiss Terre Des Homme”, qė merret me mbrojtjen e tė drejtave tė fėmijėve. Sipas raportit tė publikuar nga ky fondacion, “strehėzat” e sigurta tė fėmijėve, tė reklamuara si tė tilla nga qeveria greke u kthyen nė kampe abuzimi dhe shfrytėzimi.

    Nė qendrėn “Agia Varvara” janė dėrguar 644 fėmijė, 90% e tė cilėve shqiptarė,por 487 fėmijė janė zhdukur pa asnjė gjurmė nga ky institucion. Ndėrsa nga qendra e rehabilitimit tė Filoksenias janė zhdukur 23 fėmijė nė periudhėn prill 1998-shkurt 1999.

    Pėrveē kushteve aspak tė pėrshtatshme pėr tė miturit, nė kėto qendra rehabilitimi janė vėnė re abuzime nga mė tė ndryshmet. “Swiss Terre Des Homme” qė ka monitoruar kėto qendra ėshtė shprehur nėpėrmjet botimit tė saj se njė pjesė e fėmijėve janė shfrytėzuar pėr pedofili dhe prostitucion.

    “Ka qėnė njė rast i njė vajze 12 -vjeēare shqiptare, e cila ditėn shiste lule ndėrsa nė mbrėmje shfrytėzohej pėr prostitucion”,-ka thėnė pak muaj mė parė pėr median kreu i misionit “Terre Des Homme” nė Shqipėri, Vincent Tourneuillert.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Sipas raportit tė Departamentit tė Shtetit Amerikan, Shqipėria ėshtė burim i trafikimit tė fėmijėve




    Gjykatat shqiptare kanė lėnė tė lirė trafikantėt e fėmijėve. Kjo akuzė e rėndė vjen nga njė raport i bėrė kohėt e fundit nė Shqipėri nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

    Sipas tij, disa gjykata liruan trafikantė tė dėnuar, ndėrkohė qė prisnin gjykimin nė Apel pa ofruar mbrojtje pėr dėshmitarėt dhe viktimat. Gjithashtu, nė kėtė raport thuhet se korrupsioni i lidhur me trafikimin, ishte problem dhe qeveria arrestoi katėr oficerė policie pėr akuza tė ngjashme, si dhe hetoi 11 raste tė pėrfshirjes sė policisė nė trafikim. Madje, rastet konkretizohen duke u pėrmendur njė operacion i pėrbashkėt italo-shqiptar, kundėr njė grupi trafikant fėmijėsh. Sipas raportit, nė kėtė operacion mbetėn tė arrestuar dhe u ndaluan nė paraburgim 16 tė dyshuar, pėrfshi oficerė tė lartė doganash dhe tė agjencive ligjzbatuese.

    Shqipėria, burim trafikimi
    Pothuajse nė tė gjithė raportin nuk mungojnė akuza tė rėnda qė flasin mbi trafikimin e fėmijve apo edhe tė qenieve njerėzore, tė cilat burimin e kanė nga Shqipėria. “Shqipėria eshtė njė vend-burimi pėr trafikimin e grave dhe tė fėmijėve pėr qėllim shfrytėzimi seksual dhe pune tė detyruar, kryesisht nė Greqi dhe Itali”, shkruhej nė raport. Mė tej, thuhej se trafikimi nuk ka mbetur vetėm nė kėto shtete; ai ėshtė zhvilluar nė njė masė mė tė vogėl nė Mbretėrinė e Bashkuar, Francė dhe Hollandė. Mė pas, shpjegohej se fėmijėt, veēanėrisht ata tė komunitetit rom dhe egjiptian, trafikohen nė vende tė tjera, tė detyruar pėr tė lypur. Megjithatė, nė raport janė shkruar edhe disa vlerėsime mbi punėn e qeverisė shqiptare gjatė vitit 2003. Sipas tij, ekspertė rajonalė dhe ndėrkombėtarė konsiderojnė qė Shqipėria ka shėnuar njė zbritje tė rėndėsishme nė aktivitetin e tranzitit pėr nė Evropėn Perėndimore. Nė vitin qė shkoi qeveria shqiptare arrestoi 317 tė dyshuar pėr krime tė lidhura me trafikimin dhe nė 75 nga 102 raste dėnimesh, u dhanė vendime me nga dy deri nė mbi dhjetė vjet burgim. Disa nga kėto raste ishin rezultat i angazhimit tė qeverisė nė operacionin “Mirage II”, njė operacion i koordinuar ndėrkombėtar pėr zbatimin e ligjit.

    Vlerėsime dhe vėrejtje
    “Qeveria shqiptare nuk i pėrmbush plotėsisht standartet minimale pėr eliminimin e trafikimit, megjithatė, ajo ka ndėrmarrė pėrpjekje serioze pėr ta bėrė njė gjė tė tillė”. Kėshtu shkruhet nė raportin e Departamentit tė Shtetit Amerikan. Sipas tij, arrestimet dhe ndjekjet penale pėr vepra tė lidhura me trafikimin janė rritur nė mėnyrė tė dukshme dhe qeveria e vazhdoi parandalimin e trafikimit me skafe, pėrmes Adriatikut. Qeveria pėrmirėsoi monitorimin e zyrtarėve tė pėrfshirė nė trafikim, megjithatė, ajo duhet tė ndėrmarrė hapa tė mėtejshėm pėr tė ndjekur penalisht dhe dėnuar zyrtarė tė administratės qė bashkėpunojnė nė krim, si dhe tė pėrmirėsojė programet e saj tė parandalimit dhe riintegrimit. Nė tė njėjtėn kohė, nė kėtė raport flitet pėr legjislacionin shqiptar, i cili ndalon trafikimin e personave me qėllim shfrytėzimin seksual dhe punėn e detyruar, me dėnime deri nė 15 vjet burgim dhe me maksimum, burgim tė pėrjetshėm pėr rrethana rėnduese. Qeveria iu kundėrvu trafikimit pėrmes Task Forcės sė Krimit tė Organizuar, njė strukturė e pėrbėrė nga policė dhe prokurorė tė pėrzgjedhur. Kufijtė shqiptarė mbeten po rozė, megjithėse qeveria vazhdoi tė pėrmirėsonte ndalimet nė portet kryesore hyrėse dhe dalėse nė vend. Qendra e Antitrafikut nė Vlorė (QATV) u vu nė funksionim pėr mbledhjen e informacionit dhe dhėnien e pėrgjigjeve rajonale kundėr trafikimit.


    Tė dhėnat

    11 policė
    Janė pėrfshirė nė trafikim. Ata u arrestuan gjatė njė operacioni italo-shqiptar.

    317 trafikantė
    Arrestohen si tė dyshuar, nė lidhje me trafikimin nė vitin 2003.

    102 dėnime
    Vendosi gjykata pėr 75 raste dėnimin me nga dy deri nė mbi dhjetė vjet burgim.

    231 tė trafikuar
    Janė ndihmuar gjatė vitit tė kaluar vetėm nė njė strehė tė njė OJQ-je nė Vlorė.

    36 shkolla
    Qeveria shqiptare ka zhvilluar programe parandaluese pėr trafikimin nė zonat mė tė thella

    5 dėshmitarė
    Gjatė vitit 2003 u rivendosėn nė vende tė treta sipas marrėveshjes mes Shqipėrisė dhe OSBE

    Si u ndihmun tė trafikuarit

    Nė raport nuk ėshtė lėnė pa pėrmendur edhe procedura se si i mbron qeveria shqiptare tė gjitha qeniet e trafikuara. Kushtet e vėshtira ku kanė qėndruar kėto qenie dhe lufta qė po bėhet nė mėnyrė qė tė jenė sa mė tė mbrojtura. Sipas tij, qeveria ofroi disa objekte, si dhe personel pėr tė ndihmuar viktimat e trafikimit. Nė korrik 2003, qeveria filloi funksionimin e Qendrės Kombėtare tė Pranimit pėr viktima nė moshė madhore dhe fėmijė, e njohur me parė si Qendra e Linzės. Policia, nė raste tė caktuara, referoi viktima nė njė strehė tė njė OJQ-je nė Vlorė, e cila gjatė vitit 2003 i ofroi ndihmė 231 viktimave. Nė shumicėn e rasteve, policia ekzaminoi viktimat nė rajonet e policisė dhe ua percolli ato strehėzave. Policia, pėrmes njė sistemi referues tė centralizuar, ia percolli viktimat IOM-it pėr ekzaminim fillestar dhe mė pas, njė strehe tė pėrshtatshme apo njė organizate ndėrkombėtare pėr pėrkujdesje tė mėtejshme. Nė prefekturat e largėta, strehėzat mungonin dhe viktimat e trafikut nė raste tė caktuara u mbajtėn nė ambjente tė mbipopulluara dhe johigjenike, nė pritje tė transportimit pėr nė strehėza. Qeveria, ndėrsa finalizoi miratimin e njė legjislacioni tė ri pėr mbrojtjen e dėshmitarėve, nėnshkroi njė memorandum mirėkuptimi me Organizatėn pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė. Sipas kėsaj marrėveshjeje, gjatė vitit 2003 u rivendosėn nė vende tė treta, pesė dėshmitarė.

    Akuza

    Gjykatat liruan trafikantė tė dėnuar, ndėrkohė qė prisnin gjykimin nė apel, pa ofruar mbrojtje pėr dėshmitarėt dhe viktimat.
    Shqipėria ėshtė vendburimi i trafikimit tė grave dhe fėmijėve pėr qėllim shfrytėzimi seksual dhe pune tė detyruar, kryesisht nė Greqi dhe Itali.
    Fėmijėt, veēanėrisht ata tė komunitetit rom dhe egjiptian, trafikohen ne vende tė tjera, tė detyruar pėr tė lypur.
    Vlerėsime

    Ekspertė rajonalė dhe ndėrkombėtarė konsiderojnė qė Shqipėria ka shėnuar njė zbritje tė rėndėsishme nė aktivitetin e tranzitit pėr nė Evropėn Perėndimore.
    Qeveria pėrmirėsoi monitorimin e zyrtarėve tė pėrfshirė nė trafikim.
    Nė korrik 2003 qeveria filloi funksionimin e Qendrės Kombėtare tė Pranimit pėr viktima nė moshė madhore dhe fėmijė, e njohur me parė si Qendra e Linzės.


    Mungojnė programet parandaluese

    Qeveria shqiptare ka organizuar pak programe parandalimi, duke u mbėshtetur nė OJQ dhe organizata ndėrkombėtare pėr tė realizuar njė veprimtari tė tillė. Sipas raportit, Ministria e Arsimit dhe IOM-i realizuan sė bashku dy udhėzues ndėrgjegjėsimi pėr shkollat e mesme. Nė fazėn e parė tė programit u mbuluan 36 shkolla nė rajone tė rrezikuara. Qeveria krijoi njė grup pune pėr trafikimin e fėmijeve, si dhe pėrgatiti njė projekt memorandum mirėkuptimi me Greqinė, nė pėrgatitje pėr riatdhesimin e fėmijėve.

  5. #45
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Nano: Front te perbashket per te fituar luften kunder droges


    Qeveria shqiptare dhe Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise angazhohen te godasin rrjetet kriminale qe merren me trafikun dhe kultivimin e lendeve narkotike. Kryeprokurori Sollaku: "Kemi prova per prodhim masiv te kanabisit ne Shqiperi dhe dyshime per prodhim te heroines dhe drogave te tjera sintetike"
    Qeveria shqiptare dhe Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise u angazhuan te merkuren te godasin pa kompromis trafikun e droges dhe krimin e organizuar.
    Gjate nje konference te zhvilluar ne Tirane, Kryeministri Fatos Nano dhe Prokurori i Pergjithshem, Theodhori Sollaku, vleresuan se Shqiperia duhet te forcoje luften e saj kunder trafikut dhe kultutivimit te lendeve narkotike. Megjithate, Prokurori I Pergjithshem dha alarmin se Shqiperia mbetet nje nga vendet kyce per trafikun e heroines nga Afganistani. "Kemi prova per prodhim masiv te kanabisit ne Shqiperi dhe dyshime per prodhim te heroines dhe drogave te tjera sintetike", vleresuar kryeprokurori. Nga ana e tij, Kryeministri Nano tha se "lufta kunder krimit te organizuar ne teresi dhe ajo kunder trafikut te drogave ne vecanti, kane nevoje per nje front institucional, kombetar, shoqeror, kane nevoje per veprime te bashkerenduara dhe te koordinuara mire dhe me trasparence midis politikes, ekzekutivit, gjyqesorit, antikrimit, sherbimeve inteligjente, por edhe te sipermarrjes, shoqerise civile, arsimit, familjes, e keshtu me rradhe".



    "Ky front, - tha Nano, - nuk mund te lejoje trafikimin politik te fenomeneve".

    Gjithashtu, sipas shefit te qeverise, eshte koha te hiqet dote nga perfitimi politik prej spekullimeve me drogen apo me luften kunder saj, sic
    eshte koha per t'i bere shoqerise civile nje ftese te ndershme qe te mos ta shfrytezoje ne asnje zyre te saj informacionin apo analizat per viktimat shoqerore te droges, tranzitet apo perpunimin e tyre ne territorin tone, thjesht si burim fitimi apo sipermarrjeje". Ai perjashtoj ne menyre kategorike tolerancen ndaj cilitdo qe ofron mbrojtje politike trafikanteve, krimineleve te organizuar apo grupeve informale te shoqerise qe qellojne mbi oficeret shqiptare te luftes antikrim apo mbi oficeret e vendeve partnere qe jane angazhuar ne kete lufte. Per Kryeministrin Nano, "krimi apo trafiku i drogave, prodhimi, shperndarja apo perdorimi i tyre jane fenomene qe nuk njohin kufij". Ai nenvizoi se ne autoritetin e Kryeministrit, zyra e qeverise dhe e agjencive te specializuara ekzekutive te saj eshte bere nje vend pune me ritem te larte, ku bashkerendohen veprimet me institucionet e tjera kushtetuese, per te zgjeruar frontin e organizuar te luftes ndaj krimit te organizuar, vecanerisht te trafikut te droges. "Zyrat e qeverise ashtu si zyrat e prokurorise, te sherbimeve inteligjente te shtetit, te agjensive te specializuara te luftes kunder pastrimit te parave e keshtu me radhe jane zyra te bashkepunimit dhe partneritetit rajonal, europian dhe euroatlantik
    me te njejtin synim per te bllokuar shtrirjen dhe karakterin kompleks te veprimtarive kriminale ne fushen e trafikut te droges", u shpreh Kryeministri. Gjithashtu, ne konferencen per luften kunder droges, kane pershendetur edhe ambasadori i bashkimit Europian dhe i ngarkuari me pune i Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi. Ai kane kerkuar nje angazhim me te madh nga strukturat antikrim te qeverise shqiptare dhe goditjen e trafikut te droges dhe rrjeteve te tij.

    Nga:
    Elton METAJ
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Gjenerata e Re Shqiptare-SHBA



    Nga Hasan Metuku

    Shtator- Tetor 2004



    Se pari desha te sqaroj se qellimi I kesaj proteste eshte per te denoncuar hapur korrupsionin, kontrabanden, trafiqet ilegale, vjedhjen e votes se lire te shqiptareve.





    Po protestojme qe parate qe vidhen ne dogana, tatime dhe parate qe humbin si rezultat I evazionit fiscal te investohen per te vene xhama ne shkollat e femijeve shqiptare qe ata te mos thahen nga thellimi I dimrit qe po vjen nderkohe qe pergatitetn per nje Shqiperi Evropiane, qe ata para te investohen ne infrastructure dhe ne projekte te tjera publike me rendesi per te ardhmen e vendit.

    Po protestojme qe Shqiperia te kete nje Administrate Civile qe ti pergjigjet nevojave te vendit qe ja kerkon koha dhe ti pergjigjet njekohesisht adminstrates Evropiane ne projekte dhe zhvillim dhe jo nje administrate nepotike.






    Te gjitha sa thashe me lart kane nje emer famekeq qe ju tashme te gjithe e dini dhe qe do te flase sonte para OKB-s. Ai quhet: Fatos Thanas Nano dhe ai I jep Shqiperise Emer te keq. A ka me turp per shqiptaret qe ne te perfaqesohemi ne kete organizate nderkombetare me nje kryehajdut?

    Kete pyetje duhet ti beje vetes ne radhe te pare I derguari personal I Fatosit Numer 1, Fatosi Numer 2(Fatos Tarifa), qe e perfaqeson ne Washington DC I cili I deklaron gazetes Illyria se ne qe protestojme s’jemi shqiptare. Pergjigja ndaj tij eshte e thjeshte: Neve nuk jemi Shqiptaro-Amerikane Komuniste.






    Kroatet, Sllovenet, Polaket, Ceket dhe popuj te tjere ne Ballkan nuk kane ne krye hajdutet dhe reformat e tyre per tju bashkuar Bashkimit Evropian kane ecur me hapa te sukseshem, ndersa vendi yne I dashur Shqiperia ka mbetur ne vend si pasoje e efektit shkaterrues te fenomeneve qe permenda me lart per demokracine ne Shqiperi. Keto fenomene kritikohen nga diplomate, gazetare, politikane te huaj dhe dashamires te vendit tone.






    Sigurisht, qe ne I kerojme qeverise shqiptare as me shume dhe as me pak : Zgjedhje te Lira ne vitin 2005, Te respektoje Lirine e Shtypit duke mos ngritur padi falso dhe kercenuar gazetare, T’i hape rrugen krijimit te nje qeverie teknike e cila do te garantoje nje proces te qete dhe te drejte zgjedhor.






    Kush e vjedh voten e shqiptareve, na vjedh neve te ardhmen, shpresen dhe te drejten per tu perfaqesuar , vjedh aspiraten e nje kombi te vuajtur qe deshiron te behet pjese e familjes Evropiane sa me shpejt qe te jete e mundur. Per kete SHBA dhe Evropa i kane dhene qeverise qe Z. Nano kryeson sinjalin: SOS. Me Fatos Nano ne Krye , Shqiperia do te behet antare e BE ne nje kohe te mevonshme se Serbia, ish-lideret e se ciles kane kryer krime kunder njerezimit.

    Kam degjuar shpesh te flitet per klasen politike shqiptare se po mban peng Shqiperine, po e mban larg familjes Evropiane, ne kete pike ju kerkoj te nderuar bashkeatdhetare duhet te jemi te qarte se : Shqiperine po e mban peng Fatos Nano, Krimi I Organizuar dhe Pozita qeverisese ne teresi. Levizjet civile shoqerore ne Shqiperi nuk kane arritur akoma ta bejne nje dallim te tille.

    Diplomacia Shqiptare , krimit te kryer ndaj shqiptarit Gramoz Palushit, burgosjes se qindra shqiptareve vetem per faktin se jane shqiptare I pergjigjet me deklarata se mardheniet me Greqine fqinje po forcohen nderkohe qe operacioni I fshehte dhe famekeq “FSHESA” ka filluar dhe vazhdon.






    Gjenarata e Re Shqiptare , para disa ditesh ka marr pergjigje nga Gjykata Evropiane ne lidhje me peticionin e firmosur nga mese 1000 shqiptare per shkeljen dhe te drejtat dhe lirite themelore te shqiptareve ne Greqi dhe na eshte kerkuar per sjelle deshmi ne lidhje me kete ceshtje . Gjenerata e re Shqiptare po pergatitet per te bashkepunuar me te gjithe organizatat Shqiptare dhe me organizma te ndryshme si Human Rights Watch dhe Amnesty International per te faktuar shkeljet e te drejtave te vellezerve tane emigrante ne Greqi.

    Po Qeveria e Z. Nano cfare ka bere ne lidhje me keto probleme? Te tilla probleme nuk mund te zgjidhen ne plazhe, apo kazino.
    Gjenerata e Re Shqiptare ketu ne Amerike ju premton se do te protestoje ne cdo kohe kundra cdo qeverie dhe kryeministri shqiptar qe shemton dinjitetin e tyre brenda dhe jashte vendit. Gjenerata e Re Shqiptare, eshte e para organizate ne diaspore qe ka planifikuar dhe po negocion te dergoje 20 vezhgues ne zgjedhjet e ardhshme te vitit 2005 per te mbikqyrur zhvillimin e ketyre zgjedhjeve ne Shqiperi.

    Duke perfunduar ju pershendes te gjitheve per pjesemarrjen ne kete proteste teresisht shqiptaro-amerikane dhe I kerkojme popullit tone ne atdhe te luftoje me bindje, pasion dhe vullnet per te mbrojtur te ardhmen e tyre dhe per te mos ta lene ate ne doren e Cosa Nostres.

  7. #47
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    SHBA, 30 MIJE USD NDIHME TASK FORCES

    Ndihmat:

    videokamera

    monitore

    kamera dixhitale

    lente per telefona

    pajisje regjistrimi ne kasete

    radio policie dyaneshe

    dylbi, pajisje per regjistrim

    pajisje per shenjat e gishterinjve

    Nje ndihme e konsiderueshme iu dha dje Task Forces nga Departamenti i Drejtesise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, nepermjet komponenteve te tij ne Shqiperi ICITAP. Task Forca kunder Krimit te Organizuar mori nje ndihme ne pajisje, me vleren 30 000 mije dollare.

    Pajisjet perfshijne videokamera dhe monitore, kamera dixhitale, lente per telefona, pajisje regjistrimi ne kasete, radio policie dyaneshe, dylbi, pajisje per regjistrimin e vendit te krimit dhe pajisje per marrjen e shenjave te gishterinjve. Prokurori i Pergjithshem, Theodhori Sollaku, duke falenderuar Departamentin e Drejtesise amerikane per kete ndihme, theksoi se "kjo ndihme po konkretizon mbeshtetjen logjistike ne strukturen e posacme te Task Forces, ne te cilen jane zgjedhur njerezit me te afte profesionalisht dhe te perkushtuar per te luftuar krimin". "Ne vleresojme ndihmen e partnereve europiane dhe amerikane ne luften kunder trafiqeve dhe krimit te organizuar", u shpreh Sollaku. Task Forca kunder Krimit te Organizuar u ngrit ne shkurt 2004 dhe perfshin aktualisht 14 prokurore, 29 oficere policie te vendosur ne Tirane, Durres, Shkoder, Fier dhe Vlore. Task-Forca kunder Krimit te Organizuar eshte nje grup elitar prokuroresh dhe oficeresh policie te specializuar qe punojne se bashku per te luftuar krimin e organizuar, vecanerisht trafikun e qenieve njerezore dhe te narkotikeve. I ngarkuari me pune i Ambasades Amerikane, Dodd D.Robinson, dha disa mendime ne ceremoni, e cila u ndoq gjithashtu nga perfaqesuesit e Komisionit Europian te Policise PAMECA, si dhe nga te gjithe anetaret e Task Forces.

    Komponentet OPDAT dhe ICITAP te Departamentit te Drejtesise se Shteteve te Bashkuara i kane dhene asistenca te ndryshme Task Forces kunder Krimit te Organizuar ne 18 muajt e fundit. Perec dhurimit te pajisjeve, OPDAT dhe ICITAP, ne bashkepunim me Pamecan, kane dhene nje trajnim dyjavor per Task Forcen dhe aktualisht po planifikojne nje trajnim tjeter te avancuar. OPDAT dhe ICITAP kane dhene asistenca te ndryshme, perfshi konsulta per ngritjen, strukturimin dhe veprimtarine e Task Forces.

    Koha Jone.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Shock - Rrjet i tregėtisė sė organeve (Sipas shtypit grek)
    Pėrgatiti Mimoza Dako
    Botuar nė gazetėn "Vėzhguesi" , Selanik, Greqi

    Nė gjurmė tė rrjetit tė tregėtisė sė organeve njerėzore tė fėmijėve nga Shqipėria ndodhet policia e Selanikut, pas njė raporti tė ambasadės greke nė Tiranė.
    Sipas tė dhėnave tė raportit qė ushtruan shėrbimet shqiptare dhe italiane rezulton se nė kėtė rrjet marrin pjesė mjekė grekė, italianė dhe shqiptarė. Tani drejtėsia greke ftohet tė bėj kėrkime dhe tė avancojė nė ndjekjen penale nė drejtim tė personave qė marrin pjesė dhe kėshtu nė ditėt e ardhshme ēėshtja tė shkojė pėr shqyrtim nė prokurori.
    Sipas tė dhėnave qė publikohen nė gazetėn greke "Ta Nea" aktiviteti i rrjetit ka filluar qė nga viti 1994. Viktimat ishin fėmijėt qė jetonin nė jetimoren e Tiranės dhe fėmijė me aftėsi tė kufizuara, kurse organet e tyre hiqeshin nė tre klinika, nė Durrės, Fier dhe nė njė qytet nė qėndėr tė Greqisė sė Veriut.
    Sipas tė dhėnave tė raportit, ndėrmjetėsit e rrjetit "gjuanin" fėmijė me aftėsi tė kufizuara nga familje pa tė ardhme tė Shqipėrisė dhe i kalonin ilegalė nėpėrmjet pikės kufitare tė Kapshticės dhe zonės greko-maqedonėse nė Greqi pėr tė bėrė operacionet. Nė disa raste heqja e organeve bėhej nė klinika tė Shqipėrisė.
    Pėrsa i pėrket fėmijėve tė jetimores sė Tiranės, qė sipas raportit u vranė nė 1998, kur tė afėrmit e tyre hapėn arkivolet e gozhduara tė cilat iu dorėzuan, u vėrtetuan se disa ishin bosh dhe tė tjerat ishte e dukshme qė fėmijėve u ishin bėrė ndėrhyrje kirurgjikale.
    Truri i rrjetit me sa duket ėshtė njė italian, professor i mjekėsisė, i cili kishte lidhje, sa me mjekė shqiptarė qė janė mpleksur nė krim aq edhe me grekė. Nė raport ėshtė diktuar njė grek mjek gjinekolog, i cili nė tė kaluarėn ishte dėnuar nė njė ēėshtje adoptimi tė paligjshėm. Profesori italian duhet tė ketė bashkėpunėtorė ish-diplomatė dhe ish-qeveritarė tė Shqipėrisė tė cilėt mernin pėrsipėr transportin e organeve nga Shqipėria nė Itali nė ēese diplomatike tė cilat nuk kontrolloheshin.
    Kėrkimet dhe shėrbimet greke pėrqėndrohen nė njė klinikė tė pėrcaktuar dhe nė njė mjek tė saj nė qėndėr tė Greqisė sė Veriut, kurse raporti bėn fjalė, pa dhėnė emra, pėr tetė mjekė tė tjerė grekė qė janė tė implikuar nė kėtė ēėshtje.
    Nė rrjet thuhet se implikohen gjithashtu katėr mjekė shqiptarė dhe drejtues klinikash nga Durrėsi dhe Fieri, si dhe pesė bashkėkombės tė tjerė qė vepronin si bashkėpunėtorė. Njė nga mjekėt shqiptarė ėshtė i afėrm i familjes i njė ish-ministri tė Shqipėrisė.

  9. #49
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Duke u nisur nga nje shprehje qė ma pėrpara duhet tė tė thuash pozitive pastaj tė kėqiat.

    Me kėqėardhje nuk mundė tė gjejė asnjė pozitive pėr kėtė part-shtet kriminal, qė jo vetė e ka derguar Shqipėrin nė humner kriminale por socalkomunistat serbogrekoshqpipfolsa e kanė kthyer Shqipėrin nė njė trambolin tė rrezkėshme krimi dejtė BOTĖS SĖ QYTETRUAR.

    I vetėm shpėtimė pėr kombin Shqipėtar ėshtė largimi i menjėhershėm i kėsaj klike gjeneruse tė krimit tė organizur.

    Ndėrtimi i shtetit ligjor.

    Dergimi nė gjygjin e Hagės tė kėtyer kriminelve.

  10. #50
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Nju York. 3 Janar 2005.Arrestohet nje grup shqiptaresh,17 vete nen akuzen e trafikut ilegal.Thuhet qe grupi ka organizuar futjen ilegale te mbi 1000 vetave nga Shqiperia dhe Maqedonia ne Amerike,ne 10 vjetet e fundit.Hetimi vazhdon....
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 5 prej 18 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 06:12
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-11-2005, 10:33
  3. E verteta per MAFIA-n ne Shqiperi !!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 21:44
  4. Krimi i organizuar, karakteristikat e tij.
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:19
  5. Lufta ndaj krimit te organizuar
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 21:23

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •