Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 172
  1. #21
    i/e larguar Maska e ardi
    Anėtarėsuar
    27-09-2002
    Postime
    28
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Un them pa lexu asnje koment...

    ...bej Zogun mbret (vetem nje koke shteti jep garanci dhe kredibilitet)...

    ...vendos ligje shume te repta (vrasja denohet me vdekje pa perjashtim...trafikimi i sasi te medha droge njesoj etj ejt)...

    ...formo grup special forcash rendi (jo si keto qe kemi deri tani... top sekret - pagohen maksimumin e mundshem - stervitje speciale ne zona te "klasifikuara" me specialist te jashtem - jane nen komand te mbretit dhe ndoshta kryeministit)...

    ...me ndihmen e nje departamenti special te shik-ut - kunder krimit te organizuar - dhe 2-3 ndermjetesish qe bejne qarkullimin e informacionit midis departamentit - mbret/kryminister - pergjegjesit te forcave speciale...

    ...aksione te shpejta e te pa meshirshme...ku ju jepet e drejta e plote forcave speciale me te drejte qe te qellojne/vrasin cilindo qe mund te krijoj rezistence...

    keto forca speciale jane nen urdhrat e mbretit dhe i binden vetem atij ne menyre te padiskutueshme (qe te mos kemi konflikte interesash kryeministri duhet te kete djeni per te gjithe operacionet e rrendesishme ... tani varet kush eshte kryeministi :P)

    ...thoni cfare te doni ne si popull jena firyksa...sa te shikohet seriozitet dhe rreptesi nga ana e shtetit kunder krimit do te ndihet prap nje fare larku rreth qafes te qenit qe ka 11 vjet qe eshte i leshuar nga zinxhirat e nuk di si te ngopet me liri

    Para se te me hidhet njeri ne gryk per punen e mbretit dua te them vetem nje gjej...une besoj se i vetmi njeri qe ja do tja donte te miren vendit do te ishte nje mbret qe e ka Shqiperine vendin e tij, vendin qe do tja lej femijve te tij...politikanet vene e vijne e duan ta mbushin xhepin e tyre sa me shpejt e sa me shume

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2003
    Vendndodhja
    kudo
    Mosha
    37
    Postime
    3
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    nuk e di sa do ti duhej nje monarki shqiperise sepse sa per pushtete totalitare kemi hequr disa ne kuriz ,do te thoni qe nje monarki parlamentare eshte ndryshe ,po! Por kur mbret vihet nje njeri qe vjen nga nje familje qe e ka marre fronin me menyra jo shume ortodokse per shekullin e 20 dhe qe ka qene i shpallur person i pa deshiruar ne atdheun e tij per tentative te se njejtes marke, dhe ka akuza per trafik armesh .... nuk e di po me duket pak si pa baze .Pastaj mos te harojme se ne shqiperi edhe republika nuk ndihet mire nga rreziku i totalitarizmave pa lere pastaj mbreteia. Sa per krimin e organizuar mos harroni se po e votojne shqiptare njehere ne 4 vjet per tu vene ne krye te shtetit ,dhe po e bejne qe ne fillim te viteve 90 dhe kush e di dhe per sa do ta votojme akoma

  3. #23
    i/e larguar Maska e ardi
    Anėtarėsuar
    27-09-2002
    Postime
    28
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    hapi syte panstek,

    "fronin me menyra jo shume ortodokse" - shembuj te tille ke pafund ne historine boterore dhe vete ate Shqiptare ... per mua si e merr "fronin" nuk eshte e rrendesishme cfare ben me te me pas eshte cfare duhet te vlersohet. Po, Nano e Sala po e marrin "fronin" me te "drejte", ne votime te lira ... qesharaka ...

    U shpall njeri i pa deshiruar nga kush? Do te merrte pushtetin me cfare, po ta vendosnin ne ndonje ndeshje basketbolli edhe ka mundesi? Trafik armesh te ndryshkuar, relika? Nga informohesh...???Zogun e rotullojn te ashtequajturit politikano/mafjozet Shqiptare si tju doje qefi.

    E mbaj mend si tani, kur u be referendumi per monarki ... nga ora 10-12 e nates (nuk e mbaj mend cfare dite) po thuhej nga TV Arberia dhe TVSH qe monarkia kishte fituar me ~70% ne ora 12:30 e nates RAI jep lajmet dhe thote qe Zogu ka fituar ne Shqiperi me nje shifer 60-70% ... kjo shifer u ul te nesermen ne 40-50 derisa mbaroi ku mbaroi.

    Republika ... e drejta e votes se lire ... Shqiperia ka 13 vjet qe eshte nje republike totalitare e implikuar nga Kryeministi e Presidenti deri ne pastrusit ne te ashtequajturin "krim i organizuar" ku ne Shqiperi eshte vetem cfare mund te quhet "normale".

    Po e perseris nga posta ime e meparshme...

    "Para se te me hidhet njeri ne gryk per punen e mbretit dua te them vetem nje gjej...une besoj se i vetmi njeri qe ja do tja donte te miren vendit do te ishte nje mbret qe e ka Shqiperine vendin e tij, vendin qe do tja lej femijve te tij...politikanet vene e vijne e duan ta mbushin xhepin e tyre sa me shpejt e sa me shume..."

    Gjithe te mirat e na rofte xhaxhi Enver e Shqiperia jone demokratike qe na beri emigrant e refugjat ne te gjithe qoshet e globit

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    56
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Vritet nė Greqi ish-oficeri i SHIK
    Mitat Mersinllari 47-vjeē goditet me makinė nė mes tė Selanikut


    Njė aksident i dyshimtė i merr jetėn ish-agjentit sekret shqiptar nė qėndėr tė Selanikut. Ngjarja ka ndodhur nė 2 tetor 2003 ku ėshtė vrarė aksidentalisht nė Greqi ish-oficeri i SHIK-ut Mitat Mersinllari, 47 vjeē. Vrasja e tij ėshtė mbuluar me mister, ndėrsa vėllai dhe shokėt e tij, kėmbėngulin pėr njė vrasje shtetėrore tė projektuar mirė dhe jo pėr njė aksident automobilistik tė zakonshėm.

    Kjo nuk ėshtė hera e parė qė ndodh kėshtu, tha vėllai i tij Mersin Mersinllari, pedagog nė Universitetin e Tiranės. Sipas familjarėve dhe shokėve tė tij, aksidenti mund tė ketė lidhje me tė shkuarėn e tij si oficer i Shėrbimit Sekret Shqiptar (SHIK), detyrė qė ai e ushtroi deri nė vitin 1997. Mitati, njėkohėsisht njihej edhe si veprimtar politik nė Greqi dhe merrte pjesė nė aktivitete tė tilla.

    Policia ka mbėrritur menjėherė nė vendngjarje, por nė emėr tė mbledhjes sė provave dhe fakteve, e ka vonuar rreth dy orė dėrgimin e Mitatit nė spital, i cili ishte jo mė larg se 200 metra. Sipas variantit tė policisė, Mitati ėshtė goditur nga njė makinė me targė NZN 2698 e drejtuar prej 18-vjeēares Theofili Zeropulos, e bija e ēifutit Jakov. Policia thotė se makina e ka goditur Mitatin nė rrethana tė paqarta, por, ndėrkohė, ajo nuk e ka kapur autorin e ngjarjes. Makina, menjėherė pas goditjes, ka ikur nga vendngjarja, duke e lėnė viktimėn tė shtrirė pėrtokė. Pas ngjarjes tragjike, aty ka shkuar ekipi hetimor, i cili ka marrė me vete tė gjitha provat e krimit, dhe si pėrfundim i ka lėnė fajin viktimės. Ekspertėt policorė nuk kanė deklaruar rrethanat e kėtij krimi, duke u mjaftuar me mbrojtjen e autorit tė krimit.

    Vėllai i viktimės, por edhe disa prej shokėve tė Mitatit, kėmbėngulin se krimi ishte i planifikuar dhe se nė timonin e makinės nuk ishte 18-vjeēarja, por i babai i saj, i cili jashtė ēdo mundėsie ka goditur shqiptarin pėr vdekje dhe mė pas ėshtė larguar qetė-qetė pa u ndjekur nga policia dhe nga askush.

    Mitati ka qėndruar i shtrirė nė asfalt rreth dy orė, pra nga ora 21.30 deri nė 22.45, kur ai u dėrgua nė spital. Pasi u dėrgua nė spital, ai mori ndihmėn e parė, por vdiq nė orėn 22.30. Nėse policia do ta kishte marrė menjėherė nė vendngjarje, sipas burimeve shqiptare, ai do tė kishte shpėtuar, por miqtė e tij kėmbėngulin se ai u la aty pėr tė vdekur me ēdo kusht. Njė detaj tjetėr, pėr tė cilin kėmbėngulet, ėshtė fakti se policia e Selanikut nuk e lajmėroi konsullatėn shqiptare, derisa pėr kėtė u kujtuan shokėt e Mitatit. Konsullata, pasi i bėri telefon policisė dy ditė mė pas konfirmoi vdekjen e Mitat Mersinllarit. Kur shefi i konsullatės kėrkoi shpjegime pėr mosinformimin, zyrtari i policisė tha se ne nuk e dinim numrin e telefonit. Shokėt e Mitatit thanė se kur e kėrkuan kufomėn e shokut tė tyre, polica e fshihte. Bashkė me kufomėn policia, sipas tyre, ka zhdukur edhe provat e krimit, duke krijuar pseudoprova tė tjera. Policia i dha tė shoqes sė Mitatit rroba pa gjak, njė portofol me 40 euro dhe lejėn e vjetėr tė qėndrimit. Gruaja e tij nuk di greqisht, kėshtu qė ajo firmosi pėr marrjen e kėtyre gjėrave, pa ditur se policia po pėrdorte njė mekanizėm pėr fshehjen e provave tė sė vėrtetės. Ne kėrkojmė drejtėsi. Po ata qė thanė se djali nga Hasi u vra nga plumbi qė bėri rikoshetė nė ajėr, thanė se vėllai im u vra aksidentalisht. Por hetimet pėr djalin nga Hasi treguan se ai u vra me qėllim, ashtu siē gjurmėt e krimit pėr vėllanė tim u fshehėn pėr tė bėrė fajtor viktimėn, shprehet i revoltuar Mersini.

    Dy emigrantė korēarė kanė nderruar jete gjithshtu dje pas njė aksidenti nė kryeqytetin grek, Athinė. Burimet nga qyteti i Korēės bėjnė tė ditur dje se, dy viktimat, Vaskė Ceci dhe Romeo Treni, banues nė qytetin e Korēės, pėsuan fundin tragjik gjatė njė pėrplasjeje mes automjetesh nė njė autostradė nė dalje tė Athinės.

    Nė morgun e Selanikut, qė prej dy muajsh vazhdon tė dergjet trupi i pajetė i njė shqiptari nga Gjirokastra. Quhet Jorgo Vasili. Kėtė e dėshmon pėr gazetėn prof. Mersin Mersnillari. Kur unė shkova tė merrja trupin e vėllait, shefi i morgut m'u lut tė bėja publik faktin qė nė kėtė morg dergjej edhe njė shqiptar tjetėr, pėr tė cilin nuk kujdesej askush. Ne i kemi kėrkuar ndihmė konsullatės shqiptare, por ajo na ka thėnė se po interesohemi, por nė fakt askush nuk ka ardhur tė marrė trupin e tij. Mė thanė se nė disa qytete tė tjera, ka edhe shqiptarė tė tjerė, qė dergjen nė morg pa ditur se kush janė dhe qė nuk kujdeset askush pėr ta, saktėson Mersini.


    Gazeta Panorama
    11 Tetor 2003

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e MICH
    Anėtarėsuar
    10-08-2003
    Vendndodhja
    T.H.E M.I.C.H.I.G.A.N S.T.A.T.E
    Mosha
    37
    Postime
    146
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    ca lufte ndaj krimit mo me sistem gjygjsor te korruptum as ska asnje ere lufte ndaj krimit. por su oqi dore politika nga sistemi gjygjsor.
    *"The Whole Problem With The World Is That Fools And Fanatics Are Always So Certain Of Themselves, But Wiser People So Full Of Doubts."*
    * LifE RunS FasT If u Don'T StoP SometimeS & LooK AraunD YoU'LL MisS IT!*"What is moral is what you feel good after, and what is immoral is what you feel bad after."Life is a mystery to be lived, not a problem to be solved.Love is like a fire, it can either warm your heart or burn your house down.It is foolish to deal with a fool.After dark all cats are leopards.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e xengjell
    Anėtarėsuar
    30-01-2003
    Vendndodhja
    ALBANIA
    Mosha
    36
    Postime
    36
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Krimi i Organizuar ne shqiperi nuk mund te lufohet kurre sepse
    i ka shtrire kembet si nje Oktopod gjigan i cili ka mbuluar te gjithe Shqiprine. Me kryesorja eshte se Krimi i Organizuar e bejne vete qeveritaret shqipatre dhe ata smund te luftojne dote veteveten se jane te pa skrupullat. besoj se kjo gje do te zgjas shume vite te tjera per fatin tone te keqe...
    Kethe kupa dhe puth cupa.:^smooches

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Mafia shqiptare duke hequr qafe kompeticionin

    DURRES (10 Mars) - Policia portuale e Durrėsit ka sekuestruar sot nė orėt e para tė mėngjesit mbi 13 kg lėndė narkotike tė tipit heroinė, si dhe ka arrestuar nė flagrancė njė shtetas italian, i cili po e transportonte drogėn me automjetin e tij drejt portit tė Barit. Pas disa informacioneve tė marra nė rrugė operative, sektori policor i luftės kundėr trafikut tė drogės, ka bllokuar nė orėt e e para tė ditės njė autoveturė me targa italiane, nė tė cilėn ishte fshehur njė sasi droge". Autovetura, pronė e shtetasit italian Donato Grezzo, po nisej nga porti i Durrėsit drejt portit italian tė Barit me tragetin e linjės "Palladio". Gjatė kontrollit tė specializuar nga qentė antidrogė, lėnda narkotike, heroinė, u gjet e fshehur brenda serbatorit tė autoveturės sė shtetasit italian Grezzo. Droga e tipit heroinė ishte paketuar nė pako me peshė 1.5 kg dhe ishte futur brenda karburantit lėng, qė ndodhej nė serbatorin e autoveturės. Policia e Durrėsit ka sekuestruar sasinė e drogės, si dhe ka arrestuar nė flagrancė shtetasin italian Donato Grezzo, 38 vjeē. ro/ro (BalkanWeb)

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-03-2004
    Postime
    2
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    lufta smund te fitohet

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    E Shtune, 10 Prill 2004


    TOSKA: JEMI VATER KRIMI!

    Ministri i Rendit Publik, Igli Toska, pranon se policia ka deshtuar ne luften e saj kunder trafikanteve te drogave te forta dhe pse ai ndodhet ne krye te saj prej kater muajesh. Ai e tha kete gjate nje takimi te zgjeruar me perfaqesues te pushetit vendor dhe me nxenes te shkollave te mesme ne Fier. Toska e shenoi qytetin myzeqar si me te inkriminuarin ne vend dhe ia veshi pergjegjesine drejtuesve lokale te policise, te cilet i kritikoi per paaftesi.

    Ministri tha se pozicioni gjeografik i Fierit perdoret edhe nga autoret e krimit, perfshire edhe trafikantet e qenieve njerezore dhe te droges. "Keto mallra kriminale, kur destinohen drejt Perendimit, sigurisht nuk kalojne ne rruge ajrore, por pikerishtne territorin e Qarkut. Me keqardhje duhet te pranohen se rezultatet e goditjeve ne keto figura krimi, specifike dhe tejet shqetesuese per komunitetin tone, por edhe per komunitetin nderkombetar, vijojne te mbeten ne nivele simbolike", u shpreh Toska. Toska nenvizoi se drogat e forta, ne Fier, kane gjetur kanalet e lirshme dhe se policia vijonte te ishte ne pritje te ndonje kapjeje te rastesishme. Duke vazhduar vleresimet e tij me nota tejet kritike, ministri i Rendit Publik vuri ne dukje se viktimat e trafikut kalojne nepermjet Qarkut te Fierit dhe se, sipas statistikave evropiane, viktimat e trafikut nga ky qark zene vendin e pare. "Pergjigja pse ndodh kjo duhet gjetur pikerisht ketu: duhet te jete objekt reflektimi, mbi te gjitha, per strukturat lokale te policise", drejtoi gishtin fajesues Toska. Pa ulur tonet, ai shtroi nje mori pyetjesh te cilat i quajti retorike dhe per te cilat u justifikua se i bente per te qene realist dhe per te mos luajtur strucin: "si shpjegohet inkriminimi ne nivele jo te zakonshme, kur papunesia ne kete qark eshte nen nivelin kombetar?; pse grupet, e ashtuquajtura, te fierakeve njihen jo vetem ne Tirane, por edhe ne Greqi, Itali, Belgjike, France dhe Angli?; pse ky rreth eshte kampion per ndertimet e paligjshme?; si ka mundesi qe njerez qe nuk firmosin ne asnje bordero, nuk kane asnje te ardhur zyrtare te deklaruar, ngrene shumekateshe, hotele, motele dhe karburante pa hesap?; pse polici bezdis me ndalime makine qytetarin e thjeshte dhe nderon ceremonialisht te fortin?; si tolerohet qe mbjellesit tashme te rangut te marijuanes dhe transportuesit e drogave te forta vazhdojne te dehen me Wiski ne lokalet luksoze te Fierit, nen hunden pa nuhatje te disa uniformave blu?; pse policia nuk identifikon dot prejardhjen e pasurive te dukshme dhe te mbira si kerpudha, brenda dites?" Igli Toska ua kerkoi pergjigjet drejtuesve te policise se Qarkut, por ne fakt nuk mori pergjigje ne sallen ku zhvillohej takimi.

    Gentjan Ruko

    Koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Pse mafia nuk vret politikane?
    Politikani shqiptar paraqet nje nga tabllote me te zymta te gjendjes se Shqiperise: Fuqine e Krimit perpara Shtetit. Dhe, konluzioni i tij ne fund mbetet dhe me i zymte: "Ne kete ngrehine te gjithe kane zgjedhur te heshtin si celesi i mbijeteses ne nje sistem te inkriminuar ne themel. E pra ne te vertete, a mundet qe mafia te godase veteveten?!"

    Nga Kreshnik Spahiu*

    Nje vit me pare kur klani Zemunit vrau ish-kryeministrin serb Xhinxhic disa gazetare shqiptare qe po pergatisnin kronikat, po debatonin pas kuintave per kete fenomen te ri ne rajon. Dilemat vertiteshin rreth pyetjes "Pse ne Shqiperi nuk kemi raste te atentateve, qe mafia te godase politikanet shqiptare?". Heshtjen qe pllakosi sallen e theu njeri prej gazetareve, i cili shkurt dhe prerazi u pergjigj: "Sepse ata nuk mund te vrasin vehten"... Te qeshurat qe shperthyen nuk munden te fshihnin brengosjen kolektive te gazetareve per gjendjen ne te cilen jane katandisur nje pjese e politikaneve shqiptare.

    Tashme eshte bere e modes qe organizatat kriminale apo mafia te godasin individe te ndryshem ose biznesin ne logjiken e thjesht te perfitimeve financiare. Tashme viktime e mafies jane bere shpesh individe, tregtare, punonjes te administrates deri ne diplomate te perfaqesive ne Shqiperi. Ne nje perqindje te larte, vrasjet jane ende te pa hetuara per mungese provash ose te pezulluara nga organi procedues, ku ne te shumten e rasteve autoret mbeten gjithmon te paditur dhe anonim. Nderkohe grabitjet apo gjobat qe mafia iu ka adresuar njerezve te biznesit kane kaluar shpesh jashte vemendjes se opinionit per shkak te imponimit qe ajo ka diktuar nepermjet heshtjes, e cila i ka mbyllur gojen cdo kujt dhe ne vecanti atyre qe jane goditur financiarisht prej saj. Forca e imponuar e heshtjes ka ardhur si rrezultat i agresivitetit qe manifeston mafia shqiptare. Ne kete kontekst kjo mafie i ka sofistikuar jashtezakonisht format e organizimit dhe menyren se si ajo operon.

    Ndonese autoritetet shpesh deklarojne se ne Shqiperi nuk ka grupe kriminale te organizuara ne format e mafias, shume burime pohojne se ne Shqiperi perfundimisht operojne tete familje mafioze. Ato veprojne te ndara dhe per llogari te tyre ndonese ne disa raste manifestojne publikisht ndarjen e zonave te influences qe te le te nenkuptosh se ka nje pazar per zonat, fushat dhe strukturat ku ato operojne.

    Ne vehtevete secila prej tyre ka rrenjet e organizates ne baze gjinie, klani dhe lidhje krahinore. Shume prej tyre jane perqendruar ne kontrollet e trafikut te droges.

    Insistimi i autoriteteve per te mos pranuar ekzistencen e tyre shpesh duket i pakuptimte dhe nuk ndihmon as ndyshimin e imazhit te Shqiperise, por as edhe punen e tyre ne luften kunder krimit. Raportet per gjendjen e kriminalitetit ne vend ne thelb jane informacion surreal dhe fshehin hapur realitetin e hidhur Shqiptare. Niveli i veprave penale apo i krimit nuk mund te ulet duke iu shmangur fakteve dhe rrethanave ne cilat operon krimi i organizuar. Ne thelb te gjitha keto raporte iu referohen rasteve nen hetim apo ceshtjeve te gjykuara duke harruar se tabloja e krimit dhe e mafias eshte krejt dicka e ndryshme nga ajo qe jemi mesuar te shikojme ne bankot e te akuzuarve.

    Nje nga argumentet e sterperdorur nga autoritetet shqiptare eshte ai se organizatata kriminale shqiptare funksionojne jashte vendit per shkak te tregut te droges dhe prostitucionit ne keto vende. Ne pamje te pare, ky eshte nje argument bindes, por qe bie lehtesisht, kur ballafaqohesh me nje seri aktivitetesh ekonomike te kontrolluara nga keto organizata te cilat deri dje kane operuar jashte vendit. Pas shume vitesh aktivitet kriminal shume prej tyre kane preferuar rikthimin ne atdhe pasi ketu ndjehen me te qete nga drejtesia, policia, autoritetet dhe keshtu kane mundesi te lajne "mekatet" duke investuar parat e fituara keto vite. Mohimi i ekzistences se ketyre familjeve mafioze nuk eshte gje tjeter vecse nje alibi e cila iu krijon atyre frymarrjen e duhur per te maskuar dhe filtruar cdo aktivitet te tyre. Fundja si shume familje te tjera te mafias rajonale edhe ato shqiptare kane tendencen qe te shkeputen nga vrasjet apo grabitjet duke synuar kontrollet e sektoreve te ndryshem ne ekonomi nepermjet monopoleve. Vrasjet dhe grabitjet jane dicka e dale jashte mode per ta pasi arkat e financave te tyre mund te tejmbushen me lehte nepermjet diktatit ne ekonomi. Per te arritur kete qellim medoemos nevojiten korruptimi i pushtetit apo pse jo edhe perfshirja e drejtperdrejt ne pushtetin politik. Politika eshte celsi qe mund ti hap mafias dyert e ekonomise dhe pushtetit. Vrasjet, atentatet, dhuna jane mjeti te cilat shfaqen kur politika dhe drejtesia jane rezistente ne luften kunder mafias. Ne rast se ato nuk jane te pranishme do te thote se mafia nuk ekziston ose kjo e fundit e ka bere pazarin me politiken.

    Vende si Shqiperia ku krimi dhe mafia benin kerdine kane njohur qindra shembuj se si mafia ka goditur njerzit e drejtesise apo politikes, kur keta te fundit jane bere vertete barriere per ta.

    Ne Shqiperi lidhjet me mafien tashme jane bere publike nga vete politikanet, te cilet ne perplasjet e tyre brenda llojit ne kohe te ndryshme zbulojne dhe publikojne me akuza njeri tjetrin. Si pasoje edhe ndonje goditje organizatazh vjen si rrjedhoje e luftes se brendshme qe kane gjate krizes politike grupet te cilat kane lidhje me keto familje mafioze. Cdo perplasje ne politike shoqerohet me arrestime te bashkepunetoreve kriminale te kundershtarit politik, si mesazh qe nese nuk qendrojne ne zonat e influences paraprake atehere lidhjet mund te zbulohen krejtesisht. Aludimet dhe hipotezat nuk jane gje tjeter vec kercenime te rradhes per te mos kaluar kufijte e paracaktuar te pushteteve.

    Fundja te gjithe kane filluar te ndjehen te barabarte ne nje shoqeri ku shteti i se drejtes dhe sistemi gjyqesor nuk arrin dot te ndaje nga "vatha" engjejt dhe djajte e nje klase politike. Ne kete ngrehine te gjithe kane zgjedhur te heshtin si celesi i mbijeteses ne nje sistem te inkriminuar ne themel. E pra ne te vertete, a mundet qe mafia te godase veteveten?!

    *politikan
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime

    Korrupsioni qė ushqejmė ne vetė

    Korrupsioni qė ushqejmė ne vetė

    Bashkim Kopliku

    Politikanėt janė tė korruptuar”, “deputet, baras hajdut”, janė shprehjet qė nxijnė faqet e shtypit shqiptar e qė tė shpojnė timpanin e veshit nė mediat elektronike. E vazhdon i njėjti refren, nė kafenetė, nė shtėpitė e kudo. E krah pėr krah me politikanėt rreshtohen edhe gjykatėsit, prokurorėt, nėpunėsit e ministrive e tė bashkive e komunave etj. Po ata qė kritikojnė, qė nervozohen, qė indinjohen si janė: a janė ata vetė tė korruptuar? Pėrgjigjja e kėsaj pyetje ėshtė pikėlluese: shumica e shqiptarėve, nė tė gjitha profesionet e fushat e aktivitetit, ėshtė e korruptuar. Po atėherė si do t’i vejė halli!...

    Mjeku
    “Sa i mirė ėshtė doktor Saimiri. I kam borxh jetėn e ....”, - dėgjohet rėndom. “Sa i dhe?” - vazhdon investigimi. “I dhashė vetė vetėm 500000 lekė (tė vjetra), por pa m’i kėrkuar,” — dėgjohet pėrgjigjja mė e lumtur (kjo nė rastin mė tė mirė, sepse ka edhe pėrgjigje: “Nuk na zinte me dorė pa i dhėnė paratė, i poshtri!”). E mė tej, merr vesh se mjeku human shqiptar, me pėrjashtime shumė tė pakta idealistėsh “tuhafė”, merr bakshishe duke punuar nė ambientet shtetėrore, duke shfrytėzuar pajisjet shtetėrore dhe kohėn qė supozohet t’i paguhet nga shteti. Ka mjekė qė u takon nė ditė tė “fitojnė” disa “500-mijėlekėsha”, ku secili ėshtė sa disafishi i pagės mujore tė punėtorit: pra, njė mjek mund tė fitojė nė ditė, nė mėnyrė tė paligjshme, edhe mbi 30 herė pagėn mujore tė njė punėtori (natyrisht qė e harron fare pagėn mizerabėl nga shteti). Shkelja e ligjit merr ngarkesa edhe mė tė mėdha, me faktin se mjeku na u bėka “i mirė” edhe me vartėsit: ndan nga bakshishi i vet, pėr tė gjithė, pėr reanimatorin, pėr infermieret, pėr sanitaret, duke marrė tipare tė krimit tė organizuar, apo tė veprės penale nė grup. Natyrisht qė nuk ka ndonjė rėndėsi tė madhe praktike, nėse mjeku t’i kėrkon paratė, apo ia jep vetė pacienti, sepse krimi i korrupsionit ėshtė kryer njėsoj: bile, mbase ėshtė mė e ndershme kur t’i kėrkon vetė, se sa kur ėshtė hipokrit, e ia lė dikujt tjetėr tė tė afrohet e tė tė thotė se do t’i japėsh kaq apo aq mjekut, se pėrndryshe — nėnkuptohet — kur tė kesh prapė nevojė pėr tė, tė pi e zeza etj. E nevoja pėr mjekun mund tė jetė krejt e papritur: qė sa pa dalė te dera. (Natyrisht qė e kemi fjalėn pėr bakshishet e mjekut nė punė shteti, dhe jo pėr pagesėn pėr vizitat private tė mjekut, pėr tė cilat ėshtė krejt normale qė pėr honorarin qė kėrkon nuk ka pse tė ketė as kufizime ligjore e as morale, sepse vepron ligji i konkurrencės qė e rregullon honorarin mė mirė se ēdo urdhėresė ministrie apo parimi moralist). U ka qėlluar shumė vetėve tė jenė tė shtruar nė spitalet nė Itali, Gjermani, etj. Tė tentosh t’u japish bakshish mjekėve atje, ėshtė njė absurditet: asnjė nuk ta pranon (sė paku shumica dėrrmuese nuk ta pranon), nuk ta pranojnė as pasi tė kesh kryer punė me ta, e qė vėrtetė qė mbase nuk ke pėr tė pasur kurrė nevojė pėr ta. (Natyrisht, t’u japish njė peshqesh simbolik ėshtė krejt tjetėr gjė: shumė institucione tė huaja e kanė tė normuar madhėsinė e peshqeshit qė mund tė marrė njė punonjės i tyre; p.sh. Banka Botėrore e ka tė normuar diku te 70 dollarėshi, e po qe mė tepėr duhet tė dorrėzohet; kini parasysh se ky “70-dollarėsh” ėshtė shumė mė pak se paga ditore e punonjėsve nė ato ambiente.) Por mjeku shqiptar tė “rruan”, e mos e harroni se tė gjithė ne ua ushqejmė kėtė veprim kriminal, duke u bėrė bashkėpunėtorė me ta.

    Mėsuesi
    Ecėn rrugės e pėrshėndetet nga tė gjithė, mėsuesi. Paraqitet me pamje herė akademike, herė prej babaxhani. “E more provimin?” —pyetet. “Po”. “Sa qe kėsaj here?”. “Ishte rėndėsishėm, 100 dollarė, sepse nuk e jep pėr mė pak ajo zuzka, sepse ėshtė zonjushė qė del edhe nė televizor e jep moral pėr ligjet,” — merr pėrgjigjen mė normale, nė kuptimin qė ėshtė e zakonshme dhe e pėrditshme. Natyrisht qė ka edhe ndonjė mėsues qė i mbahet parimeve: nuk mer para e as qė merr favore nė kėmbim tė kryerjes sė detyrės sė tij shtetėrore; nuk e jep mėsimin keq qė pastaj tė thėrrasė nxėnėsit nė konsultime private, pra, me para (qoftė te vetja, apo qoftė te kolegėt e tij — marifet qė bėhet pėr tė t’iu fshehur kontrolleve); nuk ua ul notėn nxėnėsve tė mirė, qė tė interesohen e tė paguajnė pėr tė ngritur notėn; nuk u firmos librezat me nota kaluese, e bile dhe tė mira, studentėve qė as titullin, e lėndės sė dhėnė provim nuk e dinė; etj. Fatkeqėsisht, kėta lloj mėsuesish tė moralshėm, janė njė specie e rrallė nė mes mėsuesve shqiptarė: shumica janė tė korruptuar.

    Prostituta
    Normalisht ėshtė njė nevojtare qė nuk ka gjetur zgjidhje tjetėr: del nė rrugėt e Evropės, dhe shet trupin e saj pėr pak para, shpesh pėr mė pak se paga mujore e njė punėtori nė Shqipėri. Ka shumė shtete qė kėtė aktivitet e kanė legalizuar dhe e kanė rregulluar me ligj: e pėrse jo; mė mirė tė bėhet i kontrolluar se sa tė bėhet nė tė zezė — ata nuk vuajnė nga vaniteti. Aktiviteti i prostitutės ėshtė shumė mė pak i kundraligjshėm se sa aktiviteti i shumė profesioneve tė tjera, tė nderuara, tė pėrmendura mė lart: nė fund tė fundit, ėshtė vetėm evazion fiskal, apo punė nė tė zezė: shpresoj tė mos ulėrasin shumė pseudomoralistėt.

    Ē’duhet bėrė?
    Natyrisht, perveē mjekut, mėsuesit e prostitutės, mund tė pėrmendim edhe shumė profesione e aktivitete tė tjera, ku njėsoj, ka mė tepėr tė korruptuar se sa tė ndershėm. Zgjidhja e problemit tė korrupsionit ėshtė shumė e vėshtirė; duhet tė merret nė dorė nga vetė ne, pėrfshirė edhe tė korruptuarit e bashkėpunėtorėt e tyre. E vetmja zgjidhje ėshtė zbatimi i ligjit, i kėrkuar nga tė gjithė e pėr tė gjithė. Duhet goditje konkrete e veprimit korruptiv, qė nė hallkėn ku lind korrupsioni, e jo nė pėrgjithėsi dhe pa e personalizuar; e goditja nuk ėshtė gjė e lehtė: ėshtė me pasoja tė dėmshme pėr atė qė godet: po ku ka punė pa lodhje e pasoja. Njė kontribut i madh do tė ishte nėse do tė lehtėsohej shteti ynė nga shumė detyra qė i mban kot mbi shpatullat e tij tė dobėta: pra, duhet qė sa mė shpejt tė privatizohen sa mė shumė aktivitete, spitalet, shkollat, e ēdo gjė qė mund tė jetė private, qė shteti tė pėrqendrohet nė kryerjen direkt tė sa mė pak shėrbimeve, nė kryerjen mirė tė atyre pak shėrbimeve qė mbeten, por qė janė mė kryesoret: tė pėrqendrohet nė drejtėsinė (gjykatat, prokuroritė etj), nė politikėn (Kuvend, parti politike, etj.), nė menaxhimin e ministrive e pushtetit lokal, e pėrsėris: duke ua lėnė privatėve aktivitetet e shėrbimet e tjera, e duke kontrolluar qė “ato tė tjerat” tė zhvillohen nė pėrputhje me ligjet e rregullat transparente e tė pranuara nga e gjithė shoqėria. Shėrimi i shoqėrisė sonė nga korrupsioni ėshtė njė sfidė e madhe e Shqipėrisė, e qė duhet tė ndėrmerret sė pari nė kokat e secilit prej nesh, e pastaj edhe tė zbatohet, shkallė shkallė, pa u lodhur e me optimizėm — mos tė gėnjehemi se “do tė vijė njė apo disa gra e burra shteti tė ndershėm qė do ta rregullojnė kėtė punė”: nuk vijnė dot nė krye tė ndershmit, nėse ne, shumica, jemi tė pandershėm. Natyrisht qė bėhet fjalė pėr tė ulur numrin e tė korruptuarve, sepse zero nuk bėhet kurrė: mjafton qė shumica tė bėhen jo tė korruptuar.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  12. #32
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Mosha
    39
    Postime
    918
    Faleminderit
    6
    37 falenderime nė 24 postime

    Krimi...

    Krimi tek ne e filloi si femije i vogel rugaē, qelloi me llastiqe dike, vodhi nje xhep, gervishi pak me thike. Pastaj si femija-UFO filloi te rritej jo me me vite, jo me muaj, por me dite e ore. Mori permasa, u harlis, hodhi shtat e dege e rrenje derisa e shohim te madh, te zi, te na zere rrugen, driten, diellin, te na mari jeten.

    Ne jemi shoqeria ku ndodhin jo krime por barbari qe ja kalojne edhe mesjetes. Ne jemi shoqeria njerezore ku priten koka e shetiten neper qytet, ne jemi vendi ku sakatohen e perēundohen trupat e vajzave te reja, ne jemi shoqeria civile ku tritoli hedh ne ere shtepine pa pyetur per shpirtrat njerezore qe ndodhen brenda saj, ne jemi vendi ku foshnjat rrembehen e masakrohen, ne jemi...

    Nderkohe ne majen e Olimpit arsyetohett me qetesi, peshohet, se fundi leshohet verdikti, (verdikti qe nuk denon krimin me vdekje, verdikti qe na denon ne te tjeret me vdekje): "Eshte vertetuar shkencerisht (??!) se nuk ka pasur ulje te kriminalitetit aty ku eshte aplikuar denimi me vdekje. Kaq". Ja edhe pergjigja e baba shetit.


    O zot po ku eshte bere kjo shkence. Vertet ku keshtu? Ne France? Ne Gjermani?
    A jemi ne ne ate stad zhvillimi qytetar, kulturor, demokratik? Apo ne Itali ku pasojat e mosdenimit i dime. Apo ne Amerike ku vazhdojne te denojne me vdkje. Po kush e beri kete studim ne Shqiperi? A mos valle Keshilli i Europes ?


    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  13. #33
    .
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,012
    Faleminderit
    0
    64 falenderime nė 55 postime
    Mafia shqiptare, e treta, sipas Strasburgut

    Kėshilli i Evropės, nė njė dokument tė posaēėm qė merret me organizatat kriminale nė botė, vlerėson se korrupsioni nė shtetin shqiptar i ka fuqizuar bandat shqiptare, duke i bėrė ato si dėshtimin mė tė madh tė politikės ndėrkombėtare ndaj Shqipėrisė

    Nė njė raport tė posaēėm, agjensi tė specializuara tė Kėshillit tė Evropės, kanė vėnė alarmin rreth dėshtimit tė pėrpjekjeve pėr tė ndaluar organizimin e celulave kriminale nė ish-vendet komuniste. Kėshtu, nė tė dhėnat e para tė publikuara dje, tė ashtuquajturat "banda shqiptare" vlerėsohen si tė tretat nė listėn e mafieve mė tė rrezikshme ndėrkombėtare, pas mafies italiane dhe asaj ruse. "Bandat shqiptare kanė ekzistuar nė fakt, prej mė shumė se 30 vitesh, raporton agjensia e Strasburgut, por ato fituan rėndėsinė e tyre natyrale, vetėm pas vitit 1990. Ato janė veēanėrisht aktive nė trafikimin e drogės, armėve, qenieve njerėzore dhe kontrabandės sė cigareve", vlerėson nė njė vėshtrim pėrmbledhės raporti. Sė bashku me disa nga degėt kryesore tė mafies, tė dhėnat e FMN-sė tė cituara nga raporti shprehen pėr njė tė ardhur vjetore prej 500 bilionė dollarėsh qė lėvrohen nga mafia. Kėshilli i Evropės shprehet me shqetėsim pėr dėshtimin e strategjisė sė ndjekur pėr tė ndalur fuqizimin e degėve tė mafies nė vendet ish-komuniste. Duke komentuar kėtė zgjerim tė mafias nė lindje tė kontinentit, raporti vėren se gjithēka ėshtė favorizuar, pėr shkak tė bllokimit tė lėvizjes nė drejtim tė pėrmbushjes sė standarteve tė institucioneve shtetėrore. Sė bashku me dėshtimin nė reformėn ligjore, pėr Shqipėrinė tė dhėnat kryesore i ka dhėnė GRECO, njė protagonist i njohur i monitorimit qė pėrdor KE pėr qeverinė e qė rregullisht ka publikuar shkeljen e marrėveshjeve dypalėshe nga ana e qeverisė shqiptare. Agjensia "GRECO" mbulon kryesisht ēeshtjet e luftės kundėr korrupsionit, por duket se tek qeveria Nano, ka hasur nxėnėsin e vet mė tė keq. Riorganizimi i bandave mafioze pas vitit 1997, sidomos me shtrirjen e gjerė tė ndikimit nė administratėn shtetėrore ka mbėrritur deri atje sa Transparency International tė parashikojė destabilizimin e tė gjitha institucioneve tė shtetit, nė rast se vijohet me mungesėn e vullnetit pėr tė luftuar korrupsionin. Deri para kėtij viti, bandat shqiptare mbetėn segmente tė marxhinalizuara tė mafies ndėrkombėtare, por tashmė, pėrdorimi i logjistikės shtetėrore nė betejėn rajonale, e ka rritur mafian tonė nė nivele, duke e bėrė tė aftė tė lėvrojė deri 2 miliardė dollarė narkotrafikė e tė kėrcėnojė edhe territoret e mafias tradicionale italiane.

    "55"

  14. #34
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    446
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Krim me motive politike(Denoncim per prokurorine e Tiranes)

    Menjehere pas ktheses se rregjimit ne Shqiperi u vra ne rrethana teper te dyshimta
    Maksim Kroi ,gazetar dhe diplomat shqiptar.
    Ky shenim behet me kerkesen per prokurorine shqiptare qe te hapi nje hetim ne ceshtjen e vrasjes se organizuar te Maksim Kroit.Ky krim u be pasi me qershor te vitit 1990 qeveria e Alias
    kish larguar me dhune nga Shqiperia nje tjeter pjesetar te familjes Kroi: Qytetarin shqiptar
    me datelindje 15.03.1958 banues ne Rruga Sami Frasheri,pall 9/ Shk 6 ap 51.
    Kush e vrau Maksim Kroin!!!
    Ky shenim ka vleren e nje dokumenti juridik dhe eshte nje apel ndaj prokurorise se Tiranes per te hapur sa s'eshte vone nje hetim ne keto dy ceshtje qe jane te lidhura pazgjidhshmerisht
    me njera tjeten.
    Vec kesaj kush ka te dhena ne lidhje me kete vrasje eshte i lutur te dergoje mesazhe private tek Wittstar.Informacionet do te trajtohen me diskrecion.

    ++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++
    Shenimi i Wittstar gjetke ne kete forum se Enver Hoxha ka qene nje agjent i Amerikes ishte nje shaka makabre.

    O te rrapi more ne Mashkullore
    Ky ndyu vejusha dore
    duke vrare ca dasmore.

  15. #35
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,722
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime

    Sfida e luftes kunder kriminalitetit.

    Sfida e luftės kundėr kriminalitetit


    Ministri Toska flet pėr vendosmėri nė luftėn kundėr krimit
    Lufta kundėr kriminalitetit, sidomos atij tė lidhur me trafiqet e paligjshme tė njerėzve dhe drogave, mbetet njė nga sfidat kryesore tė Ministrisė sė Rendit Publik nė Shqipėri.
    Ajo ėshtė njė luftė e vėshtirė, jo thjesht pėr faktin se krimi sofistikohet paralelisht me goditjet qė merr, por nė rastin e Shqipėrisė, edhe pėr faktin se nė jo pak raste ėshtė zbuluar se segmente tė caktuara tė forcave tė rendit, deri edhe drejtues policie, kanė qenė tė lidhur me botėn e krimit, sidomos me trafiqet e paligjshme, tė cilat sigurojnė fitime kolosale dhe tė shpejta.

    Duke folur para dy ditėsh nė parlament, ministri i Rendit, Igli Toska, pohoi faktin se ish-drejtues tė policisė, dhe kėtu ėshtė fjala pėr oficerė tė lartė, apo shefa komisariatesh, zotėrojnė pasuri tė mėdha qė do t'ua kishin zili edhe kolegėt e tyre tė Evropės Perėndimore.

    BBC intervistoi ministrin e rendit, Igli Toska.
    Kėrkoj tė rris besimin e publikut nė mėnyrė qė unė tė marr informacione direkt nga publiku aty ku ndodh ngjarja.


    Igli Toska, ministėr i Rendit

    BBC: Pėrse e keni fjalėn konkretisht?
    Zoti Toska: Ėshtė e vėrtetė qė unė nė parlament pėrmenda pasuritė e disa uniformave blu tė cilat i kanė krijuar kėto pasuri nė njė periudhė tė shkurtėr kohore. Disa ish-bodigardė, tė ish-ministrave tė kohės sė qeverisjes sė opozitės, si dhe disa ish-drejtues tė policisė tė pėrjashtuar kohėt e fundit. Ėshtė fakt qė ish-bodigardėt tashmė e kanė ligjėruar pasurinė e tyre, ata janė konvertuar nė biznesmenė dhe sipėrmarrės duke filluar qė nga mali i Dajtit, anėve tė rrugėve nacionale kryesore, qendrės sė Tiranės, me pallate shumė katėshe. Ndėrsa kategoria e dytė janė pėrshtatur terrenit dhe kanė mundur qė ta kamuflojnė pasurinė e tyre nė emra vėllezėrish, motrash dhe pseudonimesh.

    BBC: Duket sikur ju keni shumė besim qė ky realitet mund tė ndryshohet. Ka 14 vjet qė ndodh kėshtu, pėrse keni besim?
    Zoti Toska: Pikėrisht sepse besimi tek publiku ėshtė ajo pikė e errėt, delikate e cila e ka dėmtuar policinė. Unė dua ta orientoj policinė drejt parametrave tė policive evropiane ku ne duam tė shkojmė. Nė gjithė botėn policia ėshtė e padukshme sidomos ajo kriminale. Unė kėrkoj tė rris besimin e publikut nė mėnyrė qė unė tė marr informacione direkt nga publiku aty ku ndodh ngjarja. Unė akoma nuk jam i bindur nėse e kam krijuar tek publiku shqiptar kėtė besim. Pavarėsisht se rezultatet janė tė dukshme, pavarėsisht se ka mė shumė njerėz qė bėsojnė sot tek policia, unė akoma e ndiej veten se kam akoma shumė punė pėr tė bėrė. Akoma ka njerėz qė nuk e dinė numrin 129 tė policisė. Domethėnė, nėse ndodh njė ngjarje tė gjithė njerėzit duhet ta kenė tė ngulitur qė 129 ėshtė policia qė tė vjen nė ndihmė menjėherė.
    Nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė policia shqiptare tė ketė njė situatė tė paqėndrueshme.


    Igli Toska, ministėr i Rendit

    BBC: A ėshtė pjesė e kėtyre pėrpjekjeve edhe fakti qė vazhdimisht kohėt e fundit jemi dėshmitarė tė spastrimit tė radhėve tė policisė? A nuk krijohet njė gjendje e paqėndrueshme nė radhėt e policisė, zoti ministėr?
    Zoti Toska: Unė do tė thosha qė ėshtė e kundėrta. Pra, ėshtė njė term keqdashės i pėrdorur nga politikanėt, por nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė policia shqiptare tė ketė njė situatė tė paqėndrueshme. Fakti qė drejtoria e policisė sė qarkut Tiranė, zbardhi nė njė kohė rekord vetėm prej 4 orėsh, ngjarjen kriminale me dy policėt nė hyrje tė Laprakės, ku njeri humbi jetėn, apo me ngjarjen ku dy maska u futėn nė banesė pėr qėllime grabitje dhe nuk kaloj as 24 orė dhe ngjarja u zbardh. Pėr mos tė ardhur tek shembulli i fundit, rasti i pengmarrjes. Kėto fakte janė domethėnėse dhe pėr mua flasin shumė. Pra, nuk kemi gjendje paqėndrueshmėrie.

    BBC: Ju pėrmendėt disa suksese tė policisė, por nga ana tjetėr evidentohet dhe rritje e kriminalitetit kohėt e fundit. Atėhere ju si i shihni kėto dy dukuri?
    Zoti Toska: Ėshtė e vėrtetė qė ka njė rritje tė kriminalitetit dhe kjo ndodh pėr dy arsye: e para, ėshtė evidentimi qė ne i kemi bėrė kriminalitetit, dhe e dyta, ėshtė bllokimi i trafiqeve tė paligjshme. Kuptohet qė me bllokimin e trafiqeve tė paligjshme tė cilėt janė mėsuar tė fitojnė nė mėnyrė tė kundraligjshme, detyrimisht do tė gjejnė rrugė qė nė mėnyrė tė kundraligjshme tė fitojnė pėrsėri para tė kundraligjshme.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    TIRANE (22 Korrik) - Vetėm 10 ditė mė parė Edmir Stambolliu (Almir Llupo) u la nė masėn e arrestit nė shtėpi nga Gjykata e Apelit Vlorė. Stambolliu ishte arrestuar nga Policia e Fierit mė 28 maj me kėrkesė tė Policisė sė Brukselit. Ish-e fejuara e kishte akuzuar pranė autoriteve tė policisė sė kryeqytetit belg, mė 8 shkurt tė kėtij viti, se Stambolliu e rrihte dhe e kishte detyruar tė dilte nė rrugė si prostitutė. Xhoana Stavri, vajza e shfrytėzuar pėr 4 vite nga ish-i fejuari, ka kontaktuar me Gazetėn qė denoncoi vendimin e gjykatės sė Apelit tė Vlorės. Ajo ka thėnė se ndihet e kėrcėnuar nga lirimi i Stambolliut, nė njė kohė qė procesi, ku prova kyē ėshtė denoncimi i saj, sapo ka nisur. Vajza, e cila gjendet nė njė qendėr pėr trajtimin dhe rehabilitimin e viktimave tė trafikut, nė periferi tė Brukselit, ka rrėfyer dramėn e jetės sė saj qė nisi 5 vjet mė parė. Si nisi historia juaj? Edmirin e njoha kur isha nė shkollėn e mesme. Edhe ai ishte nga fshati ku banoj, Goriēaj nė Lushnjė. Isha e re atėherė dhe ai nuk e pati tė vėshtirė tė mė bindte mua e mė pas familjen pėr t'u fejuar me mua. Kur ndodhi qė ju nxori nė rrugė? Nuk ndodhi qė nė fillim. Ne shkuam njė herė nė Greqi, ku ai punonte vetė derisa sa e kapėn pa letra dhe mė pas shkuam nė Itali. Kėtu qėndruam disa muaj derisa njė ditė ai erdhi dhe kėrkonte tė mė mbushte mendjen pėr tė dalė nė rrugė si prostitutė. Nė fakt punėt s'po na shkonin mirė dhe ishte pa punė. Juve pranuat? Nė fillim jo, por Edi ma kėrkoi si sakrificė pėr pak kohė, gjė qė ai ishte dakord ta harronim kur tė rregulloheshim. Ka qenė njė presion i madh psikologjik dhe unė pranova. Isha nė moshė tė re… Ēfarė ndodhi mė pas? Ajo qė pranova mė shkatėrroi jetėn. Siē duket ia ndjeu lezetin lekėve dhe pėrdorte tė gjitha kėrcėnimet qė unė tė mos hiqja dorė. Unė vija nga njė fshat i vogėl dhe kjo ndikonte nė gjendjen time psikologjike. Nė Itali mė ka kapur 7 herė policia dhe mė kanė kthyer. Mė vinte turp e nuk kam shkuar nė shtėpi, por jam nisur e jam kthyer pėrsėri me gomone nė Itali, pa e marrė vesh askush. Po me familjen si i kishit marrėdhėniet? Mundohesha tė hiqesha se bėja jetė normale pėr tė mos i shqetėsuar, por edhe nuk kisha guxim t'ua thoja se ēfarė bėja nė tė vėrtetė. Ata nuk e kanė marrė vesh kurrė dhe kur ua thashė mbetėn tepėr tė tronditur. Si arritėt tė shkėputeshit? Kėto 4 vite kanė qenė njė tmerr i vėrtet pėr mua, por sa vinte bėhej mė e vėshtirė. Ai filloi tė pinte dhe mė rrihte ēdo darkė. I kisha thėnė qė do ikja, por ai mė kėrcėnonte dhe ia kisha frikėn se mos hakmerrej ndaj familjes sime nė fshat. Si tė priti policia belge? Mė pritėn shumė mirė, dėgjuan me kujdes rrėfimin tim. Ata mė kanė mbėshtetur e mė kanė dhėnė kurajo gjatė tė gjithė kohės. A vazhdoni tė mbani kontakte me ta? Ata interesohen pėr gjendjen time, apo ndonjė problem qė mund tė mė dalė nga denoncimi. Kur u thashė qė Edmiri ishte liruar mė siguruan se nga ana e INTERPOL Brukselit ishte dėrguar dosja e kopsitur nė policisė shqiptare. Ndėrsa kanė bėrė ēudi sesi drejtėsia e vendit tim ka nxjerrė nga burgu njeriun qė mė bėri prostitutė. Ēfarė mendoni pėr drejtėsinė shqiptare? Jam shumė e indinjuar pėr vendimin qė i fali lirinė trafikantit tim. Nuk dua tė besoj qė prokurori i ēėshtjes ka marrė lekėt e nxjerra me gjakun tim, por do tė doja qė para se tė kėrkonte lirimin tė mendonte se ēfarė do kėrkonte nėse unė do isha nėna apo motra e tij. Nė qendrat e rehabilitimit tė viktimave tė trafiqeve dhe prostitucionit tė kryeqytetit belg, Bruksel, gjenden disa dhjetėra prostituta shqiptare. Sipas Xhoana Stavrit, 22-vjeēares qė u nxor pėr tė prostituar nė rrugė nga bashkėshorti i saj, vetėm nė qendrėn qė kujdeset pėr tė janė 12 vajza nga Shqipėria. Kujdesi i punonjėsve tė kėtyre qendrave i ka bėrė qė, nė njė jetė pa tutorė dhe trafikantė, tė harrojnė sadopak dramat e jetės sė tyre. ro/ro (GazetaShqiptare/BalkanWeb)


    ky artikulli tregon se sa e veshtire eshte perpjekia per te luftuar kriminalitetin kur kriminelat jane edhe prokurore.
    Une se di se simund tja bejme qe ketij prokurori ti fusim nje hu ne b...., se vetem keshtu do marrin vesh keta ....sme vjen nai llaf tamam se si ti pershkruaj.
    Mendoj media duhet te nxjerri nje rubrike ku te publikoje fotot dhe emrat e prokuroreve apo gjyqtareve qe jane te krimbur nga krimi i korrupsionit, pra te pakten ti demaskojme publikisht derisa te daliligji i hurit.

    Kroksi

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Gjykata liron djalin e Leonidha Toskes
    E Diele, 25 Korrik 2004
    Erjon Toska dhe Altin Malo, te arrestuar me 38 grame heroine, jane liruar dje nga Gjykata e Tiranes. Per djalin e Kryetarit te Keshillit te Qarkut te Tiranes dhe kusheri i ministrit te Rendit, u dha masa e "arrestit shtepiak" ndersa per shkokun e tij, "detyrim paraqitjeje". Megjithese posedonin rreth 120 doza, mbi ta tashme rendon vetem akuza e perdorimit te droges, e hequr tashme nga Kodi Penal

    E ndersa gjyqtaret e rrethit te Tiranes prej nje jave kane filluar pushimet verore, kur temperaturat e mesdites se djeshme shenonin mbi 35 grade, eshte gjetur mundesia qe gati ne fshehtesi te plote, te zhvillohet nje proces gjyqesor, sigurisht per personazhe "speciale". Dhe pas kesaj, perfundimi i vendimit te drejtesise shqiptare, merret me mend. Erjon Toska, djali i Kryetarit te Keshillit te Qarkut te Tiranes dhe kusheri i ministrit te Rendit Igli Toska, i kapur me 38 grame heroine, ka rifituar lirine. Madje, edhe shoku i tij Altin Malo. Te dy, tashme do te gjykohen me masat me te zbutura qe parashikon Kodi i Procedures Penale dhe me nje akuze te re, e cila nuk parashikon me mase denimi nga Kodi Penal shqiptar.

    Ne seancen e djeshme te zhvilluar ne oret e paradites ne Gjykate e Shkalles se Pare te kryeqytetit, dy te pandehurt jane paraqitur pas perfundimit te afatit te mases 30 ditore te arrestit me burg, qe kishte dhene per ta nje muaj me pare, po kjo gjykate. Pas degjimit te pretendimeve te prokurorit dhe te avokateve mbrojtes gjyqtarja ka vendosur lirimin e dy te pandehurve dha ka percaktuar qe gjykimi i tyre te kryhej ne masen"arrest shtepie" per Tosken dhe "detyrim paraqitje" per shokun e tij Altin Malo. Nderkohe akuza qe rendont mbi ta eshte ajo e "perdorimit te lendeve narkotike", pra jo edhe "mbajtja" e droges. Nje veper kjo, qe tashme nuk parashikohet me si veper penale.

    Kerkesen per kete zhvillim ne gjykate, e kishin paraqitur avokatet qe mbronin dje dy te pandehurit. Alibia e tyre ishte e thjeshte: Njeri prej te arrestuarve, Erjon Toska ishte vetem nje perdorues i lendes narkotike dhe jo shperndares i saj, nderkohe qe shoku i tij Altin Malo, sipas tyre ishte ndodhur rastesisht ne automjetin ku policia kishte kryer arrestimin e tyre.

    Ngjarja e percjelle me buje nga mediat e Tiranes, ka ndodhur me 21 qershor te ketij viti, kur dy te rinje u ndaluan nga agjentet e antidroges se kryeqytetit. Dy dite me pas, gjykata vendosi masen e sigurise "arrest me burg, me afat 30 ditor" per ta. Ne momentin e ndalimit, gjate kohes qe po udhetonin me makine ne nje nga rruget e kryeqytetit, 26 vjecarit Erjon Toska, banues ne rrugen "Sali Nivica" ne Tirane, i'u kap nje sasi prej 38 gramesh heroine e paster e llojit "braun shuger". Bashke me te, ne momentin e ndalimit, udhetonte edhe Altin Malo.

    Sipas burimeve te policise, droga qe ishte kapur, ishte ndare ne rreth 120 porcione dhe ishte bere gati per t'u shitur, perdoruesve. Nderkohe qe ne skedat e agjenteve antidroge, por edhe ne rrethet e perdoruesve te heroines ne kryeqytet, emri i ndonjerit prej te ndaluarve, njihet si shperndares i "mallit te bardhe". Gjate operacionit te ndalimit te tyre,- ndoshta te rastesishem,- policia bllokoi mjetin me te cilin udhetonin dy te ndaluarit, dy telefonat e tyre celulare, si dhe nje shume parashe, qe per nga sasia duket se ishin grumbulluar nga tregtimi i disa porcioneve heroine. Burime zyrtare te drejtorise se Policise se Tiranes, bene te ditur, se Toska e Malo u arrestuan ne afersi te kinema "Millenium 1", ne rrugen e Kavajes, pas kontrollit te makines e tipit Benz, me ngjyre jeshile me targa TR 2531 C.

    Por, prova e kapur prej 120 porcionesh heroine,- pas kerkeses se avokateve,- eshte pranuar dje edhe nga gjykata, jo si prove se dy te rinjte ishin shperndares e ndoshta edhe perdorues njekohesisht, por thjeshte se ata jane perdorues. Gje qe duket e pabesueshme, edhe nese per nje moment pranohet se ato u ndaluan nga policia, ne kohen kur kishin shkuar te furnizoheshin me shumice. Pasi ne Tirane, nje perdorues i rregullt mund ta gjeje "mallin" qe i duhet per konsum, ne cdo vend e kohe te dites a nates. Pavaresisht nga kjo, Toska, djali i Kryetarit te Keshillit te Qarkut te Tiranes, njekohesisht kusheri i ministrit te Rendit Igli Toska, dje eshte lene i lire nga gjykata. Pavaresisht se formalisht ai do gjykohet ne "arrest shtepie", ai qe dje e ka rifituar plotesisht lirine. Me formulimin e akuzes per Tosken dhe Malon thjeshte si perdorues te lendeve narkotike, bazuar ne nenin 283 te Kodit Penal,- i cili percakton se kjo behet per rastin e mbajtjes "ne doza te vogla", i perjashton ata nga masa e denimit.

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,610
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    harta e krimit

    studimi


    Qytetet me koeficient kriminaliteti mė tė ulėt nė raport me popullsinė janė Librazhdi dhe Bulqiza

    Durrėsi dhe Kurbini qytetet e krimit

    Studimi: Shqipėria sipas popullsisė ndahet nė katėr grupe


    Laureta Rryēi

    Shkalla mė e lartė e kriminalitetit: Durrės, Kurbin
    Shkalla e parė e kriminalitetit: Tiranė, Gjirokastėr, Tropojė, Sarandė, Vlorė
    Shkalla e dytė e kriminalitetit: Korēė, Krujė, Kukės, Lezhė, Mirditė, Pukė, Shkodėr, Kavajė
    Shkalla e tretė e kriminalitetit: Berat, Dibėr, Fier, Elbasan, Gramsh, Kolonjė, Tepelenė, Lushnjė, Mat, Pėrmet, Pogradec, Skrapar
    Shkalla e katėrt e kriminalitetit: Bulqizė, Librazhd


    Qyteteve sipas koeficientit tė kriminalitetit nė raport me popullsinė

    Rrethet - Krime - Popullsia

    Berat - 110 - 163981
    Bulqizė - 21 - 42985
    Dibėr - 47 - 86144
    Durrės - 523 - 182988
    Elbasan - 232 - 257894
    Fier - 232 - 241035
    Gramsh - 26 - 35723
    Gjirokastėr - 140 - 55991
    Kavajė - 90 - 78415
    Kolonjė - 15 - 17179
    Korēė - 210 - 183143
    Krujė - 75 - 64357
    Kukės - 115 - 83896
    Kurbin - 171 - 54519
    Lezhė - 89 - 68218
    Librazhd - 28 - 72520
    Lushnjė - 124 - 144351
    Mat - 37 - 61906
    Mirditė - 50 - 37055
    Pėrmet - 26 - 25837
    Pogradec - 48 - 70900
    Pukė - 43 - 34454
    Sarandė - 90 - 46094
    Skrapar - 20 - 29874
    Shkodėr - 240 - 222564
    Tepelenė - 30 - 32465
    Tiranė - 927 - 523150
    Tropojė - 70 - 28154
    Vlorė - 221 - 147267



    Ministria e Drejtėsisė / Statistikat e pesė vjetėve tė fundit tregojnė se kriminaliteti shėnon rritje

    Ja shkaqet pse vrasin shqiptarėt
    Studimi: Shifrat mė tė larta i ka krimi kundėr pasurisė

    Shkaqet kryesore qė i shtyjnė shqiptarėt tė kryejnė vepra penale nė kėto pesė vitet e fundit janė pasuria dhe motivet e dobėta.

    Kėshtu ka konkluduar njė grup specialistėsh nga Ministria e Drejtėsisė, pas njė studimi tė detajuar pėr pesė vitet e fundit mbi ecurinė e kriminalitett nė Shqipėri. Po nė kėtė studim paraqitet me shifra edhe pjesa qė zėnė veprat e tjera penale qė kanė konsumuar nė pesė vitet e fundit shqiptarėt. Sipas kėtij studimi, duke u bazuar qoftė nė kėrkesat penale apo edhe nė ēėshtjet e pėrfunduara sė gjykuari nga tė gjitha gjykatat e rretheve tė vendit, veprat penale mė tė zakonshme janė krimet kundėr pasurisė apo sferės ekonomike dhe vrasjet me paramendim. Nė tė njėjtėn kohė specialistėt, mbi bazėn e shifrave, kanė vėnė re se kriminaliteti nė pesė vitet e fundit ka ardhur nė rritje. Kjo ka ndodhur pėrgjithėsisht pėr tė gjitha veprat penale dhe nė tė gjitha qytetet e vendit. Rritje ėshtė vėnė re si nė ēėshtjet e pėrfunduara penale, ashtu edhe nė ēėshtjet e pėrfunduara civile.

    Pėrse vrasin shqiptarėt
    Sipas studimit tė fundit tė specialistėve tė Ministrisė sė Drejtėsisė, numri mė i madh i krimeve pesė vitet e fundit ėshtė kryer pėr shkak tė pronės. Ndėrkohė, nuk mungojnė edhe krimet tė kryera pėr shkak tė dinjitetit, moralit dhe familjes. Nė tė njėjtėn kohė jo pa rėndėsi ėshtė edhe konsumimi i veprės penale pėr vrasje pėr motive banale apo krime kundėr shėndetit. Sipas studimit krimi kundėr pasurisė dhe nė sferėn ekonomike pėrbėjnė totalisht 54% tė tė gjitha krimeve tė gjykuara nė vend. Ndėrkohė, njė pėrqindje paksa mė tė vogėl zė edhe krimi kundėr jetės. Po i njėjti studim shpjegon se krimet mė tė rralla janė ato nė fushėn e drejtėsisė dhe kundėr lirisė sė personit.

    Krimi nė 5 vjet shėnon rritje
    Studimi i fundit ka paraqitur shifra alarmante qė tregojnė se nė pesė vitet e fundit krimi ka ardhur duke u rritur me shifra alarmante. Kjo rritje ka ndodhur si nė ēėshtjet e gjykuara qė i pėrkasin fushės penale ashtu edhe nė ēėshtjet civile. Gjatė krahasimit e tė dhėnave tė vitit 2002 me ato tė vitit 2003 janė vėrejtur se ka pasur njė rritje tė numrit nė lidhje me veprat penale pėr krime kundėr jetės me 25 ēėshtje, kundėr pasurisė dhe sferės ekonomike me 561 ēėshtje, kundėr drejtėsisė 16 ēėshtje, si dhe kundėr shėndetit 6 ēėshtje. Ndėrkohė, ėshtė vėnė re se ka pasur ulje vetėm nė ēėshtjet qė janė tė lidhura me moralin, dinjitetin dhe familjen me 25 ēėshtje mė pak. Lidhur me vepra tė veēanta vėrehet se ka rritje numri i ēėshtjeve tė pėrfunduara pėr krimin e vrasjes sė cilėsuar, vjedhjes sė thjeshtė, mashtrimit, falsifikimit tė letėrnjoftimeve apo vizave dhe trafikimit tė qenieve njerėzore.



    Klasifikimi i tė dėnuarve pėr krime sipas grup veprash penale

    Krime kundėr jetės 342 tė dėnuar
    Krime kundėr shėndetit 80 tė dėnuar
    Krime seksuale 60 tė dėnuar
    Krime kundėr lirisė sė personit 44 tė dėnuar
    Krime kundėr moralit, dinjitetit, familjes 150 tė dėnuar
    Krime kundėr pasurisė dhe nė sferėn ekonomike 2936 tė dėnuar
    Krime kundėr rendit dhe sigurisė publike 1139 tė dėnuar
    Krime kundėr drejtėsisė 218 tė dėnuar
    Krime tė tjera 275 tė dėnuar


    Mė shumė apelime bėhen nga tė pandehurit

    Gjatė vitit 2003, sipas studimit tė specialistėve tė Ministrisė sė Drejtėsisė, ėshtė rritur numri i apelimeve. Nga 5702 ēėshtje tė pėrfunduara janė gjykuar 1733 ēėshtje nė Apel, tė cilat pėrbėjnė 30% tė tyre. Nga ankimimet gjithsej nė 567 raste kemi apelim tė prokurorit, qė pėrbėjnė 33% tė numrit tė pėrgjithshėm, ndėrsa nė 1360 raste ose 67% kemi apelim tė tė pandehurit.



    Ēėshtje tė pėrfunduara pėr vitin 2003

    kanė pėrfunduar 340
    Ēėshtje tė gjykuara pėr krime kundėr jetės me 8 nene tė parashikuara nė Kodin Penal

    kanė pėrfunduar 72
    Ēėshtje tė gjykuara pėr krime kundėr shėndetit

    kanė pėrfunduar 58
    Ēėshtje tė gjykuara pėr krime seksuale

    kanė pėrfunduar 30
    Ēėshtje tė gjykuara pėr krime kundėr lirisė sė personit

    kanė pėrfunduar 113
    Ēėshtje tė gjykuara pėr krime kundėr moralit, dinjitetit dhe familjes

    kanė pėrfunduar 2199
    Ēėshtje tė gjykuara pėr krime kundėr pasurisė dhe nė sferėn ekonomike

    kanė pėrfunduar 1138
    Ēėshtje tė gjykuara pėr krime kundėr autoritetit tė shtetit

    kanė pėrfunduar 89
    Ēėshtje tė gjykuara pėr krime kundėr drejtėsisė, tė pėrfunduara

    kanė pėrfunduar 11
    Ēėshtje tė gjykuara pėr krime tė tjera
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  19. #39
    hidhert
    Anėtarėsuar
    26-07-2002
    Postime
    172
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    krimi ka eksistuar ne te gjitha format dhe ne te gjitha kohrat dhe ne te gjitha shtresat shoqerore pra eshte nje forme e rebelimit qe njeriu e ka ne brendesi dhe qe te gjithe e kemi kete forme rebelimi por per ndonje arsye apo tejter jemi te pajtuar me ate rregull dhe nuk rebeleohemi .
    ne kohen e komunismit kishte krime dhe sa te duash por quheshin krime e shtetit ( dhe nuk shikoheshin ) kurse sot krimet jane te privatit jane te individit dhe jane ne pah ne driten e diellit dhe ne rrethanet e kryerejs jane te lira per cdo njeri se nuk eshte e veshtire te kryesh nje veper penale dhe te fshihesh shume mire por ketu futet pikerisht puna e shoqerise tone e familjeve tona ne edukimin e indivedeve qe paraqesin keto problemi dhe isolimin e tyre qe ne momentet e para por me sa duket jemi te lodhur dhe te trishtuar dhe ne ne nje fare menyre jemi te dorezuar kundrejt ktyre njerzeve qe jane aq te dobet ne karakter qe nuk jane te zot per jeten e tyre dhe fillojne dhe tregtojne ne menyre qe te ndihen te fuqishem ne pasigurine e tyre per jeten ja pra kto jane kto dhe per mendimin tim duhet nje riedukim rrenjesor dhe nuk mjafotn vetem denimi i cili mund te ashpersoj akoma me shume idene e vepres penale dhe eshe nje mangesi ne administratat shtetrore qe te mungojne strutura te tilla ndoshta edhe mund te jene por jane vetem sa per te treguar se jane .

  20. #40
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    446
    Faleminderit
    0
    2 falenderime nė 2 postime

    Lutje mafias

    Para 14 vjetesh isha plot deshire te studioja drejtesi dhe te luftoj nder te tjera edhe kriminin e organizuar.(Aman more sa naiv qe jane ca njerrez)
    E qe thoni ju punet duket se ecnin mire.Po studioja juridik ne Heidelberg kur me vjen nje
    punonjes i shtetit gjerman profesor doktor Albert Hartmutt e thonin dhe me thote: Kam degjuar se do te luftosh krimin e organizuar.Po i thashe .Mire tha se ta tregoj une.E c'nuk me bene ata shoket e tij more
    aman te keqen.S'me lane gje pa bere.Vetem se kisha guxuar i kisha thene nje te njohuri student
    gjerman se do te kisha deshire te luftoj krimin e organizuar.
    Me bene fertele.Me nje fjale Mafia shqiptare ka miq te medhenj te Mafia shteterore gjermane.
    Dhe ka ca idiot edhe sot e kesaj dite qe duan te luftojne mafian.

    Prandaj une tani i penduar se tepermi i kerkoj te falur Mafias,kudo qe eshte,dhe kudo ajo eshte.
    Ju them me falni more mafioze qe guxova per nje moment te mendoj t'ju zhduk,ja qe e bera kete
    gabim,me falni more.
    C'mu desh mua te shkretit qe guxova e fola kunder jush more.
    Pra une Wittstar pendohem krejtesisht edhe i lutem bile Mafias te me gjej ndonje pune
    se jam katandisur keq qe kur me shkau mendja e goja dhe fola kunder jush,qe thoni ju.
    Pra meqe e shihni se jam penduar ju lutem shihni more mafioze shqiptare se mos keni ndonje pune per mua.Ndonje pune transporti apo ndonje pune tjeter.Ju lutem o ju mafioze te
    gjithegjendshem,pra meqe paskeni kaq miq te medhenj edhe ne mafian shteterore gjermane,shihni se mos gjeni edhe ndonje pune edhe per mua more aman.(lol)

    Till next time

    Gjermani moj e pabese
    Te shkela se me bere ftese
    Ta dija c'ke nen lekure
    Nuk te kisha shkelur kurre Author Wittstar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga wittstar : 07-08-2004 mė 06:19

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 05:12
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-11-2005, 09:33
  3. E verteta per MAFIA-n ne Shqiperi !!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 21:44
  4. Krimi i organizuar, karakteristikat e tij.
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:19
  5. Lufta ndaj krimit te organizuar
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 21:23

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •