Krimi i organizuar ne Shqiperi fillon ne Kryeminstri, ministrite, bie me poshte tek kreret e disa partive politike, vazhdon ne prokurori, bashkite etj etj ..eshte nje hierarki e tere mafioze qe perfundon tek polici ne rruge.
Krimi i organizuar ne Shqiperi fillon ne Kryeminstri, ministrite, bie me poshte tek kreret e disa partive politike, vazhdon ne prokurori, bashkite etj etj ..eshte nje hierarki e tere mafioze qe perfundon tek polici ne rruge.
Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale
Me ne fund dhe nje teme qe ja ka nevoje per diskutim. Eshte fatkeqesi qe, sic e tha dhe Brari, krimi ne Shqiperi eshte i larte, por mbi te gjitha ndeshkimi i tij eshte i paperfillshem. Une jam dakort qe faji me i madh mund te bjere mbi institucionet perkatese apo politiken, qe mund te neglizhojne punen e tyre. Do kisha deshire qe te jepeshin mendime, sepse krimi eshte teme me te vertet shqetesuese.
Nje faktor i rendesishem per mendimin tim jane kushtet e punes ne policine shqiptare. Me erdhi per te qare kur mesova se per nje krim te caktuar (te cilin nuk dua ta permend), policise i duhej per te shqyrtuar mbi 4000 shenja gishtash. Dhe mbi te gjitha ekspertit i duhej qe te shqyente syte mbi to, sepse asgje nuk eshte e kompjuterizuar ne shqiperi. Dmth mjetet dhe kushtet e punes ne policine shqiptare jane per te vene duart ne koke. Nje faktor tjeter shume i rendesishem eshte lidhja midis policise e shoqerise civile. Mardheniet midis dy paleve jane shume te dobeta. Polici shihet akoma si armik, dhe mbase ka ardhur koha qe ky mentalitet te ndryshoj. Pune duhet bere nga te dy palet, e jo vetem nga policia. Nuk dua te beje krahasime ordinere, por vete fakti qe asnje njeri tjeter (pervec Brarit) nuk ka kthyer pergjigje apo te hapte diskutime rreth kesaj teme ne kete forum, tregon sesa te shqetesuar apo gati per te ndihmuar jemi ne ndaj krimit. Pyetja ime do te ishte: Si mund te ndihmojme ne nė venien e rendit ne vendin ku jetojme? Dhe si mund te ndihmojme ne sensitivizimin e shoqerise?
Une e di qe lufta ndaj krimit eshte proces i veshtire dhe qe s'ka mbarim, megjithate forume te tilla mund te ndihmojne te pakten ne diskutimin dhe dhenien e ideve. Nqs ne rrime nė vend krimi gjen toke per te hedhur rrenjet dhe per tu shtuar.
:-)
ZP shkruan:
-----------------------
Interpoli: Ja skema qė zbuloi rrjetin mė tė rrezikshėm tė trafikut
Rrėnjėt e zbulimit tė kėtij trafiku, kanė nisur qė nė datėn 28 gusht tė vitit 2002. Interpol Tirana nė bashkėpunim me Interpol Roma, kanė bėrė tė mundur zbulimin e njė rrjeti tepėr tė rrezikshėm tė trafikut tė fėmijėve. Nė Peskara tė Italisė, policia arreston Xhulieta Peskara e cila dyshohej pėr ushtrim tė trafikut tė paligjshėm tė fėmijėve. Pas kėtij arrestimi, policia bėn tė mundur njė tjetėr arrestim. Bashkėshorti i Xhulietės, shqiptares nė Durrėsi, vihet nė pranga nėn tė njėjtėn akuzė. Pas marrjes nė pyetje tė kėtyre trafikantėve tė konsideruar si tepėr tė rrezikshėm, tė dy organet homologe, nė bashkėpunim edhe me policitė e vendeve respektive, organizojnė njė tjetėr aksion spektakolar. Nė fillim tė muajit shtator tė vitit 2002, arrestohet nė Itali, po nė qytetin e Peskarės, kunati i Xhulietės, Nexhip Kacurri. Por, valla e arrestimeve nuk pėrfundon kėtu. Personat e prangosur, zbulojnė njėri-tjetrin para policisė. Njė shtetas italian vihet nė pranga. Nė nėntor tė vitit 2002, arrestohet avokati i Xhulietės, nėn akuzėn e favorizimit tė trafikut tė paligjshėm tė fėmijėve nėpėrmjet lehtėsimit tė dokumentave. Por, goditjet kundėr organizatės mė tė madhe tė trafikut tė fėmijėve tė zbuluar kohėt e fundit, vazhdojnė tė kryhen njėkohėsisht nė tė dy shtetet e prekura. Policia shqiptare arreston nė 11 dhjetor tė vitit 2002 nė qytetin e Durrėsit, Sofie Kacurrin, motrėn e Xhulietės dhe gruan e Nexhipit. Tė gjithė kėta persona tė arrestuar nėn akuzėn mė tė rėndė tė trafikimit tė fėmijėve, zbuluan mė pas tė gjithė masėn e organizatės sė rrezikshme dhe tė mirėorganizuar tė trafikut tė fėmijėve qė vepronte nė mėnyrė perfekte nga Shqipėria nė Itali. Burime zyrtare tė Interpol Tiranės, deklarojnė se kjo organizatė, tashmė e shpartalluar nga njė goditje perfekte e policive dhe Interpoleve shqiptare dhe italiane, ka trafikuar plot 60 fėmijė. Ky numėr ėshtė identifikuar zyrtarisht nga hetimet e zhvilluara deri tani nė tė dy vendet pėr kėtė organizatė. Nga marrja nė pyetje e shqiptares sė arrestuar, Xhulieta Petalli, policia ka mėsuar se pėr kalim tė njė fėmije nga Shqipėria nė Itali, shuma e fituar ishte 2500 USD. Ndėrkohė qė tė arrestuarit, nė deponimet e tyre janė pėrpjekur tė deklarohen se nuk kemi tė bėjmė me njė trafik tė drejtpėrdrejtė fėmijėsh por me bashkim familjesh. Tė arrestuarit, kanė deklaruar se nga kėrkesat e vetė familjeve, ata organizonion nėpėrmjet ndėrrimit tė fotografive, kalimin e fėmijėve tė moshave tė vogla.
Prokuroria: Organizata po hetohet pėr trafik organesh tė fėmijėve
tirane- Nė operacionin e pėrbashkėt Shqipėri-Itali pėr shkatėrrimin e rrjetit mė tė fuqishėm tė trafikut tė fėmijėve, mėsohet se kanė qenė prezent vetė drejtuesit e Interpoleve. Sipas burimeve zyrtare, mėsohet se nė kėtė operacion janė pėrfshirė edhe oficerė tė Skuadra Mobile tė Italisė tė cilėt edhe para ditėve tė kėtij operacioni, janė marrė me shoqėrimin e dokumentacionit dhe me ndjekjen e tij nė zbatim nė Shqipėri. Po kėshtu, nė operacionin e pėrfunduar me sukses, janė pėrfshirė edhe oficerė tė INTERFORCE tė instaluar nė Itali. Gjithashtu, pėrfaqėsues nė operacion kanė qenė edhe oficerė tė policisė gjyqėsore tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, grupe tė policisė sė Tiranės, Interpol Tirana, Zyra e Trafiqeve pranė Ministrisė sė Rendit Publik, grupe tė policisė sė Kavajės dhe grupe tė policisė sė Durrėsit. Nga ky operacion spektakolar, policia ka zbuluar dhe ka sekuestruar gjatė kontrollit tė banesave dokumentacione dhe fotografi tė fėmijėve qė trafikonin jashtė Shqipėrisė, pasaporta, certifikata kompromentuese, etj. Nga burimet zyrtare tė policisė, mėsohet se tė gjithė personat e arrestuar dhe pjestarė tė kėsaj organizate, bėnin pjesė nė rrjetin e trafikut tė fėmijėve nga Shqipėria nė Itali. Duke iu referuar burimeve policore, mėsohet se hetimet e pėrbashkėta janė pėrqėndruar nė dy pista kryesore. Njėra pistė ėshtė ajo e trafikut tė fėmijėve pėr bashkim familjar ndėrsa pista tjetėr ėshtė ajo e trafikimit tė fėmimijėve pėr transsplatim organesh. Nė fakt, hetimet janė pėrqėndruar mė tepėr nė pistėn e dytė pasi tė gjitha tė dhėnat e deritanishme tė cojnė nė kėtė dyshim. Nga hetimet paraprake, ka rezultuar se njė grua ka kryer kėtė trafik. Ajo kishte organizuar edhe njė infrastrukturė lidhėse me policitė dhe SHISH tė cilėt i kishin krijuar trafikantėve procedura lehtėsuese nė Portin e Durrėsit, Portin e Vlorės dhe nė Rinas. Punonjėsit e policisė dhe SHISH u kanė krijuar lehtėsira trafikantėve nė dokumentacione nė shumicėn e rasteve duke ndryshuar fotiografitė e fėmijėve nė pasaporta. Gjithashtu, ata janė pėrpjekur qė tė gjejnė edhe klientėt pėrkatės. Burimet e policisė sqarojnė se nė kėtė rast, kemi tė bėjmė me njė rrjet tė mirėorganizuar. Burime tė Interpolit shqiptar, bėjnė tė ditur se, "Pėr kėta persona, kemi pasur sinjalizime qė pas arrestimit tė Petallit nė Itali nė muajin gusht. I gjithė rrjeti, pėrgjohej dhe mbahej nėn vėzhgim gjatė gjithė aktivitetit duke u survejuar nė tė gjitha lėvizjet e tij. Goditja ishte e pėrqėndruar dhe e suksesshme nė tė dy shtetet.
G.D
Pranga pėr trafikantin fierak tė femrave
Fier- Vazhdon aksioni pėr goditjen e krimit tė organizuar dhe trafikut tė qėnieve njerėzore nė qarkun e Fierit. Burime tė policisė sė Drejtorisė sė kėtij qarku bėjnė tė ditur se dje ka rėnė nė pranga njė tjetėr i kėrkuar nga policia, i njohur si njeriu i trafikimit tė femrave pėr qėllime prostitucioni. 33 vjeēari Flirian Zenuni banor nė qytetin e Patosit Fier, i martuar (i divorcuar), ėshtė arrestuar mbrėmė rreth orės 21 nga forcat e policisė sė komiusariatit Fier. Ndalimi ėshtė bėrė pasi nė ngarkim tė tij prokuroria e rrethit Fier, ka l;ėshuar njė urdher ndalimi pėr asrsye se ėshtė autor i veprės penale tė trafdikimit tė njė femre 16 vjeēare nė Itali.
Nė vitin 1994, Florian Zenuni, kur ishte jo mė shumė se 24 vjeē ka mashtruar njė minorene 16 vjeēare nga fshatrat e Lushnjes. Ai ka shkuar nė shtėpinė e minorenes ku ka kėrkuar dorėn e 16 vjeēares pėr martesė. Falė kushteve tė kėqija ekonomike, i atii vajzės e ka dhėnė, madje pa bėrė dhe ceremoninė martesore. Me tė arrirė nė shtetin fqinj ai e ka nxjerrė direkt nė rrugėt e Barit fillimisht, dhe mė vonė nė ato tė Milanos dhe tė Bolonjės, por njėkohėsisht ka pranuar tė bashkėjetoje me tė. /Adriana Hyso
Arrestohet 35 vjecari qė shkaktoi rrėmujė nė lokal
tirane- Policia arreston nė flagrancė njė 35 vjecar pasi ka kryer veprime terroriste. Burime zyrtare tė ministrisė sė Rendit Publik, deklarojnė se nė datėn 3, rreth orės 24.00, ėshtė arrestuar nė flagrancė shtetasi Gjon Ndrec Biba, 35 vjec, lindur nė Fan tė Mirditės nė Lezhė me arsim tetė vjkecar. Ndalimi i tij ėshtė kryer pasi rreth orės 16.00, sė bashku me shtetasin Z.L, person i shpallur nė kėrkim nė fshatin Gjegjan, pasi kanė pirė nė lokalin e njė shtetasi, kanė dėmtuar tavolina dhe karrike si dhe kanė plagosur lehtė me mjete tė forta kamarierin 35 vjec.
Qėllon me armė zjarri njė 27 vjecar, shpallet nė kėrkim
tirane- Njė 26 vjecar ka plagosur me armė zjarri pistoelė njė 27 vjecar. Burime zyrtare tė ministrisė sė rendit Publik, deklarojnė senė datėn 3, rreth orės 14.00, tek hotel Turizmi, shtetasi Altin Remzi Sina, 26 vjec, banues nė fshatin Rreth-Kala, ka plagosur me armė zjarri pistoletė njė shtetas 27 vjec, banues nė fshatin Ushtelenzė, i cili ndodhet nė spital jashtė rrezikut pėr jetėn. Policia po punon pėr sqarimin e plotė tė rrethanave tė ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Arrestohen dy autoėrt e vensosjes sė eksplozivit tek Kisha Ungjillore
tirane- Policia arreston dy persona tė cilėt dyshohen tė jenė autorėt e vendosjes sė ekspolzivit tek Kisha Engjullore e Pėrmetit. Burime zyrtare tė ministrisė sė rendit Publik, deklarojnė se nė datėn 3, rreth orės 16.00, ėshtė ndaluar shtetasi Bledar Spiro Gjoka, 24 vjec dhe Artur Sotir Cela, 29 vjec, banuesa nė Pėrmet, me arsim tė mesėm. Arrestimi i tyre ėshtė kryer pasi nė datėn 3, rreth orės 20.30 minuta dyshohen pėr vendosjen e lėndės eksplozive tek Kisha Ungjillore.
Pranga bashkėshortit qė qėlloi mbi gruan me granadė
tirane- Arrestohet autori qė goditi bashkėshorten me granadė. Burime zyrtare tė ministrisė sė rendit Publik, deklarojnė se nė datėn 3, rreth orės 11.00, ėshtė arrestuar shtetasi Shkėlqim Kadri Banushi, 30 vjec, banues nė lagjen Kodėr-Sukth, me arsim tetė vjecar, i dėnuar njė herė pėr armėmbajtje pa leje. Arrestimi i tij ėshtė kryer pasi nė datėn 31, pėr motive tė dobėta ka kanosur pėr vrasje me granadė bashkėshorten. nė banesė iu gjetėn e iu bllokuan 3 granada dhe 9 copė kapsolladetonatore. /G.D
Fier- Gjykata e rrethit gjyqėsor Fier ka vendosur si masė sigurimi "arrest nė burg pa afat" pėr shtetasit Hodo Mersini, banues nė qytetin e Fierit, i cili akuzohet pėr veprėn penale tė mbajtjes sė bimeve narkotike; dhe shtetasit Ismail Kalemi nga fshati Gorishove i komunės sė Cakranit rrethi Fier, i akuzuar jo vetėm pėr mbajtje tė bimeve narkotike por dhe pėr vepren penale tė armembajtjes pa leje. Tė dy kėta shtetas u arrestuan dy ditė mė parė nga policia fierake. Sipas pėrfaqėsuesit tė Prokurorisė, prokurorit Sokol Malaj, tė arrestuarit Hodo Mersini, gjatė kontrollit tė banesės sė ushtruar nga policia i janė gjetur fshehur nė lavatriēen e shtėpisė 11 pako tė mbėshtjella me qese plastike, tė cilat peshonin 50 gr lende narkotike e tipit canabis sativa. /Adriana Hyso
Arrestohen tre persona pėr veprėn penale tė vjedhjes, njė i shpallur nė kėrkim
tirane- Tre persona janė arrestuar nė flagrancė nė Tiranė pasditen e sė Enjtes, duke vjedhur njė sasi parash nė dyqanin e njė shtetasi, si dhe njė person tjetėr i shpallur nė kėrkim. Burime tė Ministrisė sė Rendit Publik bėnė tė ditur se, 15 vjecari me inicialet F.M., banues nė Tiranė, me arsim tetėvjecar, ėshtė arrestuar nė flagrancė nga forcat e policisė. Arrestimi i tij u bė, sepse 15 vjecari u kap duke vjedhur nė dyqanin e njė shtetasi njė sasi lekėsh tė cilat u bllokuan nė cilėsinė e provės materiale.
Mbyllet shqytrimi gjyqėsor pėr bandėn e Yzberishtit
Mbyllet shqyrtimi gjyqėsor i bandės sė Yzberishtit. Gjykata e Faktit tė Tiranės do tė njihet javėn tjetėr me pretencėn e prokurorisė pėr tė shtatė anetarėt e kėsaj bande tė rrezikshme. Deri tani, janė zhvilluar gjithsej 47 seanca gjyqėsore ndėrkohė qė njėri prej anėtrarėve tė kėsaj bande ėshtė dėnuar me 25 vjet burg. Gjykimi i bandės ka nisur qė 8 nėntor tė vitit 2001. Akuzat qė rėndojnė mbi kėtė bandė, janė ato tė vjedhjes dhe grabitjes. Banda ka njė aktivitet prej 6 vjetėsh.
Dosja Koseni rikthehet nė Elbasan
tirane- Dosja Koseni transferohet nga Tirana nė Elbasan. Gjithcka ėshtė kryer dje pasi sipas burimeve mėsohet se kjo dosje ėshtė nisur drejt Elbasanit pasi Koseni akuzohet pėr ushtrim dhune pikėrisht nė kėtė qytet nė kohėn qė ai ka qenė funksionar nė policinė e Elbasanit. Transferimi i dosjes sė Kosenit, bėhet pėr tė dytėn herė, pas kthimit tė saj nga Elbasani nė Tiranė
Gjykata jep vendimin pėr hajdutėt e 41 milionė lekėve
tirane- Gjykata e Faktit tė Tiranės jep vendimin gjyqėsor pėr banditėt qė grabitėn 41 milion lekė nė Kamėz nė banesėn e njė cifti tė sapokthyer nga jashtė shtetit. Fation Hasa, ėshtė dėnuar dje me 7 vjet burg, Ilir Shahini me 1 vit burg, SHkėlzen Haklaj me 1 vit burg, Idriz Mema, pėr moskallėzim krimi me 1 vit burg, Elidon Tota ėshtė konsideruar i pafajshėm. Tė gjithė personat kanė qenė pjesmarrės nė grabitjen e 41 milion lekėvė dhe akuzohen pėr vjedhje me dhunė.
GD
-----------------
Ne qekemi shume mire me kaq pak te burgosur,duke u bazuar ne varferin e vendit tone,duke krahasuar Ameriken demokrate dhe Superfuqi e cila mban rekord.
NEW YORK NY : Enti federal i statistikave nė SHBA-s, Census - 2002, nė bashkėpunim zyrtar me sekretariatin kombėtar tė Burgjeve, sipas regjistrimeve tė marra prej burgjeve, federale, shtetrore dhe ato lokale rezulton: se nė tė gjithė territorin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ku sipėrfaqja ėshtė 9,372,610 km katrore, popullsia 284,814,032 banorė, brėnda dyerve tė hekurta nė qelitė e brugjeve qėndrojnė rreth 1,962,220 tė burgosur, bėhet fjalė kėtu pėr nė burgjet federale , shtetrore dhe ato lokale . Ēka do tė thotė sipas kėtyre statistikave gjatė vititeve tė fundit ka pasur njė rritje prej 1.3% nga ai i rezultateve tė nxjerra nė vitin 2000, dhe 3.6% mė pak se nė vitin 1995.
Rezultatet e statistikave tė publikuara nga Census - 2002, tregojnė gjithashtu se ndėr 100,000 amerikanė, 470 prej tyre janė nė burg, nga 292 prej tyre qė ishin nė vitin 1990. Numėri i femrave tė burgosura nė burgjet federale, shtetrore e lokale, kanė pranuar autoritetet e burgjeve ka ardhur duke u rritur - nė 0.2% nga dhjetori 2000 deri tek dhjetori 2001, Konkretishtė, janė futur nė burg pėr shkelje tė ndryshme tė ligjeve, edhe 93,031 gra mė shumė se gjatė dy vitteve tė fundit. Ndėrsa tek gjinia mashkullore patjetėr qė shifrat janė mė tė larta dhe shqetėsuese pėr SHBA-s. Numėri i burrave tė cilėt qėndrojnė tani pas kangjellave tė burgjeve, ka njė ritje e cila shkon deri nė 1.2%, d.m.th rreth 1,313,000 mė shumė se dy vitetet e fundit. Nga kėta ndėr 100,000 amerikan tė zinjė 3,535 prej tyre janė nė burg. Ata qė nė amerikė njihen si spanjolėt pėr shkak tė origjinės sė tyre, nė 100,000 spanjol amerikan 1,177 prej tyre janė nė burg. Tek tė bardhėt bie ndjeshėm numėri i tė burgosurve, nė 100,000 amerikan tė racės sė bardhė ndėr tė cilėt bėjnė pjesė edhe shqiptarėt, vetėm 462 veta janė nė burg.
Popullsia e burgjeve nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, prej 1,962,220 tė burgosurve, ėshtė pothuajse e barabart me popullsinė e pėrgjithshme tė Kosovės. Nė burgjet amerikane, federale, shtetrore dhe ato lokale, qėndrojnė tė gjithė ata qytetarė tė cilėt kanė thyer ligjet, midis tyre janė 46% deri nė 49 % tė burgosur, tė dėnuar pėr ēfardo lloj dhune, 20% deri nė 25% tė burgosur pėr moralitet, 21% deri 22% pėrdorimi dhe mbajtaje pa leje tė armėve- droga dhe dėnime tė tjera tė kėsaj natyre. Ndėrsa 7% deri nė 10% e tė burgosurve u pėrkasin shkeljeve tė ligjeve qė mbrojnė tė drejtat publike , aksidentet, taksat, gabime zyrtare, dhe tė tjera shkelje qė mbrojnė kondin qytetarė.
"Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
.
Kreu i opozitės paraqet paketėn e masave antikrim. Propozime tė ashpra dhe dėnime tė parevokueshme
Berisha: Ju tregoj si zhduket krimi dhe korrupsioni
«Komision pėr nepotizmin nė administratė, tė ngrihet xhandarmėria dhe tė zhduken skafet pėr tre vjet »
TIRANE- Lideri i opozitės Sali Berisha bėri publike dje njė paketė propozimesh me qėllim luftėn ndaj krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Kryetari i demokratėve sqaroi se njė pjesė e mirė e kėtyre propozimeve do tė pėrfshihen edhe nė programin e Partisė Demokratike. Lidhur me luftėn kundėr korrupsionit, unė propozoj para jush qė korrupsioni tė shpallet vepėr e rėndė penale. Tė bėhet abolicion imunitetit pėr tė gjithė personat me imunitet pėr njė periudhė sė paku 5-vjeēare. Tė krijohet njė komision pėr studimin e nepotizmit nė tė gjitha nivelet e administratės, nga kushėrinjtė e Fatos Nanos deri tek benjaminėt, tė afėrmit dhe farefisi i deputetėve apo i zyrtarėve tė tjerė, qė janė nė poste tė cilat kanė tė mundur procesin e korrupsionit, dhe brenda tre muajve ky komision tu japė zgjidhje problemve tė nepotizmit. Nepotizmi ėshtė njė fenomen qė favorizon shumė korrupsionin » , -tha Berisha. Lideri i opozitės pėrsėriti kėrkesėn qė kontrolli i pasurive tė zyrtarėve dhe Kontrolli i Lartė i Shtetit ti kalojė opozitės. Berisha cilėsoi tė nevojshme tė ndalohet me ligj
prokurimi i drejtpėrdrejtė, apo me tender tė kufizuar, pėr vlerat mbi 1 milion lekė.
«Tė hiqen ēmimet e referencės dhe tė vendosen nėn autoritetin e doganės tė gjitha ato magazina doganore nė mėnyrė qė zyrtarėt e lartė tė mos kenė tė drejtė tė kenė magazina doganore. Tė liberalizohen plotėsisht licensat, patentat etj. Brenda tre muajve tė paraqitet nė Parlament ligji pėr konfliktin e interesave.Tė ngrihet gjykata e llogarive, me tė drejtė vendimesh tė parevokueshme » , -tha Berisha. Lideri i opozitės gjykoi se propozimet nė fjalė do ti japin pėrgjigje pėrpjekjeve qė duhen bėrė pėr tė luftuar korrupsionin nė Shqipėri. Duke u bazuar nė shqetėsimet e fundit qė ngriti raporti i Komisionit Europian, veēanėrisht pėr korrupsionin nė piramidėn e policisė sė shtetit, Berisha tha se opozita kėrkon krijimin e njė force tė re policore me qėllim eliminimin e krimit tė organizuar nė vend. « Konkretisht kėrkojmė ngritjen e xhandarmėrisė sė shtetit si njė institucion me destinacion shtypjen e krimit tė organizuar. Pėr kėtė qėllim propozoj njė riorganizim tė plotė tė Ministrisė sė Rendit, tė Shėrbimit Informativ Shtetėror dhe Prokurorisė sė Shtetit pėr largimin nga kėto institucione tė tė gjitha segmenteve tė implikuara direkt nė trafiqe », -tha Berisha. Duke cituar sėrish raportin e Bashkimit Europian, Berisha tha se ndėrkombėtarėt nė kėtė raport flasin pėr njė shtet koleon dhe jo pėr shtet ligjor. Pėr kėtė arsye, kryetari i demokratėve cilėsoi tė nevojshme : « Moratorium 3-vjeēar pėr skafet nė bregdetin shqiptar. Asnjė skaf pėr tre vjet, pėrveē peshkarexhave tė peshkatarėve, tė mos lundrojė nė bregdetin shqiptar. Jam pėr vendosjen imediate tė paketės ligjore antikrim me dėnime fikse».
A.Lidhur me korrupsionin:
1-Korrupsioni tė shpallet vepėr e rėndė penale.
2-Tė bėhet abolicion imunitetit pėr tė gjithė personat me imunitet pėr njė periudhė sė paku 5-vjeēare.
3-Tė krijohet njė komision pėr studimin e nepotizmit nė tė gjitha nivelet e administratės
4-Kontrolli i pasurive tė zyrtarėve dhe Kontrolli i Shtetit ti kalojė opozitės.
5-Tė ndalohet me ligj prokurimi i drejtpėrdrejtė, apo me tender tė kufizuar, pėr vlerat mbi 1 milion lekė.
6-Tė hiqen ēmimet e referencės dhe tė vendosen nėn autoritetin e doganės tė gjitha magazinat doganore.
7.Tė liberalizohen plotėsisht licensat, patentat, brenda tre muajve, tė paraqitet nė Parlament ligji pėr konfliktin e interesave.
8.Tė ngrihet gjykata e llogarive, me tė drejtė vendimesh tė parevokueshme
B-Pėr policinė :
1.Ngritjen e xhandarmėrisė sė shtetit.
2.Njė riorganizim i plotė i Ministrisė sė Rendit, Shėrbimit Informativ Shtetėror dhe Prokurorisė sė shtetit.
3-Moratorium 3-vjeēar pėr skafet nė bregdetin shqiptar.
4-Vendosja imediate e paketės ligjore antikrim me dėnime fikse.
5-Ngritja e Gjykatės sė Krimeve Penale
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Kjo e Sales qenka e bukur, por ce do se del nga goja e atij nen pushtetin e se cilit krimi dhe korrupsioni lindi, u konsolidua dhe u kthye ne kulture apo tradite. Ai njeri e kishte pushtetin, le ta bente. Nuk shof se cfare mund te beje ai njeri me shume sot se c'beri kur kishte pushtetin.
Megjithate per mua ka nje zgjidhje. DENIMI ME VDEKJE.
5 vjet marrveshje. Ne pranojme te mos pretendojme futjen ne BE, dhe aplikojme denimin me vdekje per 5 vjet, (kjo te ngelet marrveshje e fshehte). Nje grusht gjygjtaresh te paguar dhe te mbrojtur mire, si dhe te dedikuar ndaj detyres se tyre tu jipet e drejta te denojne me vdekje. Krijimi pra i nje grupi i ngjashem me ate "Untouchables" ne kohen e Al Kapones ne Amerike. Ekzekutoi per rreth nje muaj mbas vendimit te gjyqit, qe ti tregosh kriminelit se sa i pashprese eshte te dale qe andej i gjalle.
Terror mbi terrorin (krimin) per 5 vjet. Nocioni europian i drejtesise??!!....OVERRATED.
Ky eshte nocioni i drejtesise qe i sherben shoqerise shqiptare. Cdo tjeter eshte vetvrases per ne. Le ti sherbjme pra interesit tone dhe jo idealeve tona.
Ore albo xhani!
Sala MIRE e ka por me cfare resorcash do arrihet ajo pune!
ore ai vend do dhe nje here enverin, ose nje si puna e tij, qe ta bej vendin ne rregull. te gjithe t
qe jane ne pushtet mor lal, jane kryemashturues, duke filluar nga fatosi e sala e deri tek doganieri. Ato tradhtare e kriminele duan litarin tek she shi i pazarit dhe pastaj me thuaj ti mua, shif nja dy tre te ketilla dhe ben njeri ashtu apo jo. ky akt nuk eshte jasht shkeljve te ete drjtave te njeriut sepse dhe qe te shpqetoje ai vend, cfare njerez jane ne pushtet duhet te hiqen te gjitha kokat dhe te vihen te reja!
prane detit i pa lare
prane drites i pa pare
prane sofres i pa ngrene
prane dijes i pa nxene
E ke shume mire leshator!
Une jam dakort pasi e kam komentuar dhe me lart, por denimi kapital te behet publik qe te marri vesh ai milet!
prane detit i pa lare
prane drites i pa pare
prane sofres i pa ngrene
prane dijes i pa nxene
PD: Malaj-Ahmetaj ka falimentuar tė gjitha kompanitė e tjera
Berisha denoncon korrupsionin qeveritar tek amerikanėt. Monopolet qeveritare dhe emėrimet nepotike po mbysin tregun e lirė nė Shqipėri. Takim i zgjeruar me pėrfaqėsues tė fondit dhe Bankės shqiptaro-amerikane nė selinė qendrore tė PD-sė
Opozita ka denoncuar tek pėrfaqėsuesit e fondit dhe Bankės shqiptaro-amerikane problemet serioze tė krijuara nga monopolet qeveritare dhe emėrimet nepotike tė kryeministrit Nano. Kryetari i PD-sė Sali Berisha nė njė takim tė zgjeruar nė selinė qendrore tė PD-sė me pėrfaqėsuesit amerikanė, theksoi se monopolet private tė qeveritarėve po shkatėrrojnė tregun e lirė nė Shqipėri, ashtu si dhe nepotizmi i kryeministrit me emėrimet e tij qė ka pėr qėllim goditjen ndaj liberalizimit ekonomik dhe parimeve tė tregut. Si shembull nė takim ėshtė sjellė praktika e fundit e emėrimeve nė krye tė Telekomit shqiptar nga Nano, e cila ka sjellė falimentimin e mė shumė se tridhjetė kompanive tė licensuara pėr veprimtari nė fushėn e punimeve telefonike. Kjo pėr shkak se ėshtė kompania 'Malaj-Ahmetaj' e cila ėshtė gjithmonė e suksesshme dhe e vetėm pa konkurrentė pasi 'i shpon kabllat optike sa herė tė dojė'. Por ky ka qenė vetėm njė shembull "i suksesit tė madh" tė deklaruar nė takim nga kryetari demokrat. Gjithashtu nė takim ėshtė diskutuar edhe mbi mundėsinė e shtrirjes sė aktivitetit tė Fondit dhe Bankės Shqiptaro-amerikane, si dhe pėr problemet e tregut nė Shqipėri. Pas takimit tė kryer pa praninė e mediave Berisha shprehu kėnaqėsinė e tij pėr vizitėn 'e miqve tė shquar tė Shqipėrisė, tė Bankės dhe tė Fondit Shqiptaro-amerikan', institucioine kėto tė "njė historie e suksesi tė vėrtetė."
Duke komentuar arritjet e Bankės dhe tė Fondit Shqiptaro-amerikan, Berisha u shpreh se "suksesi i tyre u detyrohet energjive dhe pėrkushtimit tė zotit Granov, mikut tim Skalione si dhe bordit drejtues, tė cilėt kanė punuar me njė pėrkushtim tė madh pėr vendin tonė duke ngritur kėto dy institucione tė rėndėsishme." Berisha veēoi si shumė tė rėndėsishme "mundėsinė e zgjerimit tė kreditimit tė fermerėve shqiptarė si njė ndihmė e jashtėzakonshme pėr ta."
--------------------------------------------------------------------------------
Berisha mbėshtet Moisiun nė pėrplasjen me Nanon pėr Selanikun
Nė krye tė delegacionit, kreu i shtetit jo i ekzekutivit
Kryetari i PD-sė Sali Berisha ka qendruar nė krah tė Presidentit tė vendit Moisiu nė zhvillimet mė tė fundit pėr sa i pėrket temės sė pėrplasjes mes Nanos dhe Moisiut pėr kryesimin e delegcionit qė do paraqitet nė samitin e Selanikut. Berisha sqaroi se delegacioni duhet tė kryesohej nga kreu i shtetit dhe se 'ky realitet, ėshtė dėshmi e mungesės totale mė elementare tė ekipit tė Nanos dhe tė vetė kryeministrit, sepse ėshtė e sanksionuar nė kushtetutėn e ēdo vendi qė pėrfaqėsuesi i parė i kombit ėshtė Presidenti'. Kryetari demokrat e ka cilėsuar zhvillimin e fundit si intrigė e njerėzve tė paskrupullt, tė cilėt nuk kanė as konceptin mė tė vogėl pėr shtetin. Berisha shprehu keqardhjen e tij pėr kėtė qendrim tė kabinetit Nano duke deklaruar se nuk bėn qė kryeministri tė shtyjė karrigen e Presidentit tė vendit, siē pati ndohur me rastin Meidani-Majko nė Samitin e Sarajevės. 'Vetėm ata tė cilėt janė demonė tė pushtetit, tė cilėt nuk i njohin askujt pushtet, pėrveē vetes sė tyre, hyjnė nė diskutime tė tilla', pohoi Berisha. Ai sqaroi se ėshtė krejt normale tė marrin pjesė tė dy nėpėr takime, por nuk mund tė diskutohet se kush e pėrfaqėson delegacionin, sepse nė tė gjitha rastet atė e bėn kreu i shtetit.
--------------------------------------------------------------------------------
Samiti. Shqipėria e pashpresė me qeverisjen aktuale
Shqipėria nuk mund tė ketė shans pėr tė dalė me rezultate konkrete dhe pozitive nga Samiti i Selanikut pėr sa kohė do tė vazhdojė tė ketė tė njėjtėn qeverisje si ajo aktuale. Kėshtu ėshtė shprehur kryetari i PD-sė duke vlerėsuar se Shqipėrisė i janė bėrė tė qarta kushtet nga BE dhe komuniteti euroatlantik, i cili pret prej qeverisė respektimin e kushteve nė mėnyrė qė vendi ynė tė ecė pėrpara. 'Por Shqipėria ėshtė e pashpresaė me kėtė qeveri', deklaroi Berisha. Si fakt pėr kėtė Berisha pėrmendi debatin e mbrėmshėm parlamentar dhe mashtrimet e qeverisė nė lidhje me situatėn e rėndė tė biznesit nė vend. "Ju e dėgjuat dje Ministrin e Rendit se si theu rekordin e mashtrimit duke deklaruar se nė vitin 1995 ka patur 75 rrėmbime. Unė ju njoftoj ju se ai do tė pėrgjigjet shumė rėndė pėr kėtė mashtrim, apo kryeministri shqiptar qė deklaroi se janė investuar nė ekonominė shqiptare vitin e kaluar 1 miliardė dollarė, ndėrkohė qė ai e kishte fjalėn pėr 1 miliardė lekė. Pra ata janė njė ekip shakaxhinjsh, joseriozė dhe tė papėrgjegjshėm, tė cilėt do tė mbajnė pėrgjegjėsi pėr vonesat historike qė po i krijojnė vendit" ka qenė parashikimi i kryetarit demokrat.
--------------------------------------------------------------------------------
"Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
.
Byroja federale e hetimeve ka bėrė publik raportin mė tė fundit pėr trafikun e klandestinėve nė tė gjithė botėn
FBI: Mafia shqiptare nė trafikun e njerėzve
Nė vendet e para renditen Triadat Kineze, Jakuza Japoneze, rrjetet kriminale ruse si dhe mafia shqiptare
Ened Janina
TIRANĖ- Mafia shqiptare ėshtė bėrė shumė e fortė dhe kėrcėnuese nė fushėn e trafikut tė klandestinėve. Ajo renditet tek pesė mė tė mėdhatė nė botė dhe sa vjen e po fuqizohet. Ky ėshtė njė nga konkluzionet e raportit vjetor tė Byrosė Federale tė Hetimeve (FBI). Charles Demore, Ndihmės Drejtor i Pėrkohshėm i Departamentit tė Hetimeve tė Sigurisė sė Brendshme ka bėrė publik studimin mė tė fundit tė FBI-sė nė lidhje me trafikun e klandestinėve nė tė gjithė botėn. Nė vendet e para ai rendit Triadat Kineze, Jakuzat Japoneze, rrjetet kriminale ruse si dhe mafien shqiptare. Nė raportimin e tij pėrpara Komitetit tė Senatit pėr Gjyqėsorin nė SHBA mė 25 korrik Charles Demore ka bėrė njė rezyme tė plotė tė trafikut si dhe ka paraqitur rreziqet qė mund tė vijnė prej tij. Sipas raportit tė Charles Demore, ēdo vit nė tė gjithė botėn trafikohen deri nė 2.000.000 njerėz. Rėnia e komunizmit, sė bashku me pėrkeqėsimin e ekonomive tė botės sė tretė, kanė furnizuar rritjen dramatike tė kėsaj forme kėrcėnuese tregtie. Gjithashtu, grupe ndėrkombėtare tė krimit tė organizuar tė tilla si Triadat Kineze, Jakuzat Japoneze, rrjetet kriminale ruse, shqiptare, ukrainase, polake, nigeriane dhe tailandeze gjithashtu kanė shfrytėzuar ekonomitė e dobėta, korrupsionin dhe infrastrukturėn e pėrmirėsuar tė transportit ndėrkombėtar me qėllim qė tė lehtėsojnė kontrabandėn dhe trafikimin e rreth 700.000 deri 2.000.000 njerėz ēdo vit nė shkallė globale,- thuhet nė raportin e bėrė publik dje nga Byroja Federale e Hetimeve. Sipas saj, mafia shfytėzon pikat e dobėta tė shtetit dhe godet gjithnjė e mė shumė. Ata shfrytėzojnė edhe lehtėsirat qė janė krijuar pas hapjes sė kufijve ndėrmjet shteteve tė ndryshme tė botės. Nė Europė, klandestinėt mjafton tė hyjnė nė njė vend tė Komunitetit Europian dhe mund tė lėvizin lirshėm nė 14 tė tjerėt. Aleancat e reja qė janė krijuar ndėrmjet trafikantėve tė qėnieve njerėzore janė bėrė njė rrezik serioz. Disa prej kėtyre organizatave kanė braktisur aleancat e tyre historike etnike pėr tu bashkuar nė sipėrmarrje kriminale dhe pėr tė penguar pėrpjekjet e zbatimit tė ligjit,- tha Charles Demore gjatė raportit tė tij. Sipas tij, trafikantėt kanė harruar problemet dhe inatet etnike qė kanė patur ndėrmjet tyre dhe janė bashkuar nėn moton pėr tė fituar sa mė shumė para. Ata janė gati tė bėjnė gjithēka vetėm pėr tė fituar para. Ndėrkohė pėrsa i pėrket Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ėshtė rritur sė tepėrmi infiltrimi i terroristėve me anė tė trafikut tė njerėzve. Prej disa kohėsh Byroja Federale e Hetimeve ka vėnė nė shėnjestėr organizatat e trafikimit tė klandestinėve tė lidhura me terroristėt. Terroristėt dhe miqtė e tyre kanė gjasa tė lidhen me rrjete specifike tė trafikimit tė klandestinėve pėr tė siguruar hyrje nė Shtetet e Bashkuara pa u pikasur,- tha Charles H. Demore, ndihmės-drejtor i pėrkohshėm i hetimeve nė BICE, nė raportimin e tij pėrpara Komitetit tė Senatit pėr Gjyqėsorin, numrin nė rritje dhe sofistikimin e organizatave kriminale, aftėsinė e tyre pėr tė shfrytėzuar korrupsionin terroristėt dhe trafikantėt e njerėzve po kombinojnė pėrpjekjet e tyre pėr tri arsye, tha Demore: numrin nė rritje dhe sofistikimin e organizatave kriminale, aftėsinė e tyre pėr tė shfrytėzuar korrupsionin publik dhe kontrollet e dobėta tė imigrimit nė shumė vende burimi dhe tranziti. Trafikimi njerėzor, specifikisht ajo ēka ligji i Sh.B.A. pėrkufizon si forma tė rėnda tė trafikimit tė personave ka tė bėjė (pėrveē kur viktimat janė minorenė tė trafikuar pėr shfrytėzim seksual) me forcėn, mashtrimin apo shtrėngimin dhe ndodh me qėllim punėn e detyruar apo shfrytėzimin seksual komercial. Trafikimi i klandestinėve ėshtė njė sipėrmarrje qė prodhon pėrfitime afatshkurtra qė rrjedhin nga detyrime tė vetme qė paguhen ose prej migrantėve tė kontrabanduar ose nė emėr tė tyre. Sipėrmarrjet e trafikimit mbėshteten mbi punėn e detyruar dhe shfrytėzimin seksual komercial tė viktimave pėr tė prodhuar pėrfitime afatgjata dhe afatshkurtra. Tė kontrabanduarit kanė vullnetin tė rrezikojnė edhe me vdekje potenciale nė kėrkim tė ėndrrės sė tyre dhe normalisht janė tė lirė ta kėrkojnė atė nė momentin qė kanė arritur destinacionin e tyre pėrfundimtar. Nga ana tjetėr, ne e dimė qė viktimat e trafikimit e gjejnė veten nė njė ujdi ku shėrbehet dhe e cila nuk merr fund kur ata kanė arritur destinacionin e tyre dhe pėr mė tej, mund ta gjejnė veten tė zhvendosur nga njė destinacion nė njė tjetėr nė kundėrshtim me vullnetin e tyre,- thuhet nė raport.
Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |
Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu... |
__________________
Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
__________________
Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
Kush t'ka qit me krye ne hi?
Ti ke pas ken nje zonj e rand...
Burrat e dheut te thirrshin NANE...
(Pashko Vasa)
Krijoni Kontakt