Close
Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 172
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Fatos Lubonja kunder kriminalitetit

    Tosi shkruan ne Shekulli:
    ------------------------
    Industria e krimit - ērrėnjosje apo krasitje
    Nga Fatos Lubonja

    Gjatė tė ashtuquajturit aksion "Puna" kundėr trafikut klandestin, ndėrkohė qė policia merrej me bllokimin e skafeve nė det, shoferėt apo padronėt e tyre kryen njė akt spektakolar nė tokė: grabitjen e bankės sė Vlorės. Shtypi e trajtoi kėtė si njė hakmarrje tė skafistėve dhe nuk u thellua mė tej. Politikanėt u treguan edhe mė indiferentė ndaj tij. Nė fakt, ky akt "hakmarrjeje", duhej tė ishte fokusuar shumė mė mirė nė vėmendjen si tė shtypit edhe tė politikės, pasi ai ka njė domethėnie qė flet shumė mė tepėr nga ē'flet ndonjė krim tjetėr, ndoshta mė i rėndė pėrsa i pėrket dėmit material.

    Industria e krimit dhe kompliciteti nė ngritjen e saj

    Tė gjithė e dimė se me hapjen e vendit ndaj tregut tė lirė, shqiptarėt, meqėnėse nuk kishin me se tė bėnin kompeticion nė kėtė treg, pasi komunizmi u la njė ekonomi mė shumė se tė rrėnuar nga pikėpamja e aftėsisė kompetitive dhe po aq tė dobėt nga pikėpamja e kulturės sė kompeticionit, pėr mbijetesė, i ofruan kėtij tregu tė lirė "mallrat" e vetme me tė cilėt mund tė bėnin kompeticion, qė ishin tė disa asortimenteve shumė tė thjeshta: krahu i punės, nė formėn e emigracionit masiv dhe pastaj, trafiqet e zeza, ato tė klandestinėve, tė drogės, tė prostitucionit, tė fėmijėve, tė pastrimit tė parave. (Pėr tė theksuar shqetėsimin nuk do tė merrem nė kėtė shkrim me atė pjesė tė ekonomisė qė ėshtė bazuar mbi punėn e ndershme qė pa dyshim nuk ka munguar)
    Nuk ka dyshim se ka njė fajėsi kolektive nė pranimin e kėsaj lloj mbijetese nė sajė tė krimit, qė, nė njė farė mėnyre, mund tė karakterizojė sistemin politiko ekonomiko -social qė kemi ngritur gjatė kėtyre dhjetė vjetėve. Pėr tė pėrmendur vetėm njė nga pikat kulmore tė kėtij kompliciteti le tė rikujtojmė piramidat: nė fakt shqiptarėt nuk ishin aq budallenj, sa ē'i kujtoi bota, qė tė pandehnin se leku mund tė pillte lek ashtu kot. Njė nga besimet mė tė pėrhapura asokohe lidhur me burimet financiare tė piramidave ishte ai sipas tė cilit kėto, nė komplicitet me politikanėt, merreshin me pastrim parash (qė pjesėrish besoj se ka qenė e vėrtetė) dhe se politikanėt tanė po e shfrytėzonin mrekullisht kėtė veprimtari kriminale pėr tė mirėn e pushtetit, tė pėrfitimit personal, por edhe tė tė gjithėve.
    Tė gjithė e dimė se shumėēka nga ato gjėra qė po ia ndėrrojnė faqen me shpejtėsi kėtij vendit tonė, shpesh duke shkatėrruar natyrėn, bregdetin apo vlerat historike, janė rezultat i kėtyre pareve tė ardhura nga ky "kompeticion". Ka shumė sot qė e bekojnė drogėn dhe trafiqet kur shohin "zhvillimin" e madh tė Shqipėrisė, me tė cilin na u habitkan edhe tė huajt. Ndėrkaq, pikėrisht pėr shkak tė komplicitetit tė pėrmendur mė lart, pėrveē njė dėnimi abstrakt e fals tė nxitur nga qėllime politike apo zilia e atyre qė nuk mund tė pasurohen kėsisoj, reagimi mė i thellė ndaj kėsaj "industrie tė krimit" ka qenė indiferenca, nė mos aprovimi. Sikur shoqėria tė ishte vėrtet e ndjeshme ndaj trafiqeve, do tė mjaftonte krimi i tmerrshėm i trafikimit tė vajzave shqiptare pėr prostitucion nė Itali pėr t'i ngritur intelektualė e politikanė e njerėz tė thjeshtė mė kėmbė pėr tė bėrė njė demonstrim nė breg tė Vlorės ku, tė kapur dorė pėr dore, tė krijonin njė gardh nė tė cilin tė shkruhej: "nuk duam qė vajzat shqiptare tė nisen prej kėtej pėr t'u bėrė prostituta nė Itali" e tė qėndrohej ashtu, nė mėnyrė demonstrative, njė natė e njė ditė. Nė fakt ne shkojmė e hamė e pimė rehat nė restorantet e ngritura me kėto trafiqe duke shkėmbyer me pronarin e mirėsjellshėm pėrshėndetje, pa e kaluar as nėpėrmend se detyra mė minimale qytetare ėshtė t'i bojkotojmė ato. Ėshtė tronditėse kur sheh se i vetmi rast kur rinia shqiptare del pėr tė demonstruar ėshtė pse nuk i jepen viza pėr tė ikur nga Shqipėria.
    Megjithė kėtė bashkėfajėsi, qė i ka rrėnjėt edhe tek pandjeshmėria tradicionale e shqiptarit ndaj tė keqes jashtė klanit tė tij -"ai gjarpėr qė nuk mė kafshon mua rroftė 110 vjet" - nuk ka dyshim se janė politikanėt shqiptarė si nė kohėn e PD-sė edhe nė kohėn e PS-sė, ata mbi tė cilėt bie pėrgjegjėsia historike pėr krijimin e kėtij sistemi qė, nė mėnyrė sintetike, mund tė pėrkufizohet si sistemi i bashkėpunimit tė politikės me krimin, nė tė cilin nuk dallohet se ku mbaron krimineli dhe fillon biznesmeni dhe ku mbaron biznesmeni dhe fillon politikani e qė kanė ndėrtuar strukturat e gjithpėrhapura tė atij qė ndryshe e kam quajtur "shteti informal".


    Dėmet e industrisė sė krimit dhe njė rrezik i ri

    Pikėrisht kompliciteti i sipėrpėrmendur shtet informal - shoqėri civile -industri e krimit ka bėrė qė kjo e fundit tė trajtohet shumė pak si rrezik i tė sotmes dhe tė ardhmes sė Shqipėrisė; mė shumė ėshtė preferuar tė mbyllen sytė e veshėt pėrpara saj. Gjėra kaq tė dukshme: si moszhvillimi i kulturės sė punės; numri i madh i krimeve qė prodhon kjo botė, pasi krimi pjell krimin, helmimi i klimės shoqėrore pėr shkak tė njė pėrmbysje kokėposhtė tė vlerave (njerėz qė kanė trafikuar femra dhe ēuar klandestinėt drej vdekjes sot pėrbėjnė shtresėn e pasur, kurse tė ndershmit jetojnė nė pragun e varfėrisė) etj., etj. nuk janė trajtuar thuasje fare si probleme tė mėdha morale, ekonomike, politike e sociale qė pjell krimi. Madje janė tė shumtė njerėzit qė tė thonė: edhe Amerika kėshtu u bė nė hapet e para. (Nė fakt, sa pėr kujtesė historike, ajo qė konsiderohet sot pjesa mė e pėrparuar e botės, ku hyn edhe Amerika, ėshtė "bėrė" nė sajė tė frymės sė kulturės protestante qė predikonte kultin e punės dhe tė jetės sė pėrkorė.)
    Por ka edhe njė rrezik tjetėr qė po duket nė horizont. Tani ka ardhur njė moment kur ajo qė quhet "bota", duke qenė se jemi nė oborrin e saj tė pastėm, duke qenė se me kėto trafiqe po vazhdojmė tė eksportojmė krimin nė vendet e tyre, ka filluar ta shtrėngojė gjithnjė e mė shumė "lakun". Nuk ka dyshim se edhe sė brendshmi, megjithė bashkėfajėsinė kolektive, ca nga kėrkesat e botės e ca nga presione tė brendshme (ēuditėrisht politika bėhet nė emėr tė parimeve tė pastra morale edhe kur ata qė e ushtrojnė i mbajnė gjithė ditėn duart nė pisllėk) po vjen duke u rritur presioni qė tė marrin fund kėto trafiqe.
    Pra, me hir dhe me pahir, Shqipėria nė kėtė moment tė tranzicionit tė saj duhet tė ndėrrojė sistem: Kėrkohet me ngulm qė tė ndahet politika nga krimi. Aksioni kundėr skafeve dhe ai kundėr makinave tė vjedhura, ndonėse njė veprim fasadė pėr t'u hedhur hi syve tė huajve, ėshtė, megjithatė, shprehje e presionit pėr tė hyrė nė kėtė proces.
    Nė tė mirė tė kėtij procesi, dua tė jap njė argument se pse, sipas meje, djegia skafeve dhe kapja e makinave tė vjedhura, ndėrkohė qė sė jashtmi mund tė mashtrojė tė huajt, sė brendshmi mund tė shndėrrohet thjesht nė njė krasitje tė pemės sė industrisė sė krimit qė mund ta bėjė atė tė lėshojė degė edhe mė tė fuqishme nė pjesė tė tjera tė trungut shoqėror sa kohė qė rrėnjėt e saj janė tė implementuara thellė nė jetėn tonė politike dhe shoqėrore. Pra, tek e fundit, se lufta kundėr trafiqeve, e industrisė sė krimit nė pėrgjithėsi, duhet tė zhvillohet ndryshe.

    Vjedhja e bankės
    Vjedhjen e bankės sė Vlorės, si reagim i skafistėve, e shoh metaforikisht si pėrgjigje qė i jep krimi projektit tė imponuar nga Perėndimi pėr pastrimin e industrisė sė krimit. Sinjali qė dha me vetėdije apo pa vetėdije ky akt, nė kontekstin qė shtjellova mė lart ishte: nė (dega trafik e industrisė sė krimit) deri tani nuk ju kemi rėnė nė qafė sepse jemi marrė me punėn tonė, kemi bėrė trafiqe pėr nė Perėndim, ju kemi sjellė makina tė mira qė i keni blerė lirė, ju kemi siguruar lekė me tė cilat punojnė shumė biznese qė nga restorantet e deri tek ndėrtimet e me tė cilat paguhen ryshfetet e administratės; por po na mbyllėt kėto rrugė, atėhere ne do t'i futemi rrugėve tė tjera. Pėr tė perifrazuar thėnien e njė ekonomisti qė kohėt e fundit tha se paraja ėshtė si uji qė ku gjen vrimė futet edhe krimi ėshtė si uji, ku gjen pengesė ndalet e kthehet pėr atje ku mund tė rrjedhė lirisht. Pra kultura e fitimit tė lehtė nėpėrmjet krimit ka mundėsi tė kthehet nga Perėndimi pėr sė brendshmi. Ata qė trafikonin deri dje prostituta e klandestinė e drogė, po e panė tė mbyllur kėtė rrugė, mė shumė sesa t'i kthehen punėve tė ndershme, ka gjasė t'i kthehen pengmarrjeve, raketingut, grabitjeve tė pasurive etj., etj.
    Nė kėtė kontekst duhet vėnė nė dukje edhe njė rrezik tjetėr. Shtrėngimi i lakut ndaj krimit, qė nėnkupton edhe funksionimin e drejtėsisė, do tė bėjė qė tė fillojnė edhe krimet mafioze tė tipit vrasje. Shumė njerėz janė ēuditur se si nė Shqipėri mafia nuk vret - kam fjalėn se si nuk vriten gazetarėt investigativė apo denoncuesit apo dėshmitarėt. Kjo nuk ndodh jo pse mafiozėt shqiptarė (kėtu pėrfshij edhe shumė nga politikanėt) janė burra mė tė mirė se ajo mafia qė vret, por pėr njė arsye tjetėr: atje ku ata vrasin funksionon drejtėsia kėshtu qė njė gazetar apo njė hetues apo njė dėshmitar ėshtė vėrtet i rrezikshėm, sepse ai tė fut nė burg. Kurse kėtu tek ne sistemi politiko -ekonomik i bashkėpunimit tė shtetit informal me krimin e trafiqeve, ka bėrė qė tė mbretėrojė mosdėnimi. Shteti informal ka njė nga karakteristikat e tij mosfunksionimin e drejtėsisė, pasi duke qenė se krimi ėshtė i lidhur zinxhir hallkė pas hallke qė ēojnė deri lart, nuk ka kush tė dėnojė. Prandaj dhe mafia s'ka pasur pse tė ndyej duart e tė vrasė - gjer tani shumė shumė njė gazetar mund tė quhet llapaqen nė njė gazetė tjetėr apo nė njė televizion tė blerė, ose t'i mbyllet goja me ndonjė llokmė, njė hetues apo dėshmitar paguhet me para, njė dėshmitar i bėhet shantazh pėr gjėrat qė ka bėrė ai vetė. Kurse tani punėt mund tė ndryshojnė.
    Nė kėtė situatė mė duket se bėhet e qartė se sa virulent mund tė bėhet krimi nėse nė vend se tė punohet pėr tharjen e rrėnjėve tė tij do tė krasiten ato degė qė e ēojnė atė nė Perėndim. Me kėtė, largqoftė, nuk dua tė nėnkuptoj se ėshtė mė mirė t'i lemė skafistėt dhe trafikantėt tė bėjnė punėn e tyre nė Perėndim. Duke theksuar kėto rreziqe dua tė them se industrisė sė krimit i duhen tharė rrėnjėt jo krasitur degėt. Dua tė them se procesi i pastrimit tė krimit ėshtė shumė mė kompleks dhe se pėr fillimin e kėtij procesi para sė gjithash duhet punuar pėr ndarjen e politikės dhe politikanėve nga krimi, pėr eliminimin e shtetit informal. Ndėrsa kur mė njė anė ndėrmerren veprime pėr pastrim tė degės sė trafiqeve tė industrisė sė krimit dhe, nga ana tjetėr, rehabilitohen politikanėt e lartė tė akuzuar pėr lidhje direkte me trungun e saj, kėtu kemi tė bėjmė me krasitje tė rrezikshme sepse, shteti informal, duke vazhduar tė kėrkojė tė ushqejė strukturat e veta me para, qė, siē e thashė mė lart, shpesh e kanė origjinėn tek trafiqet, do tė bėhet edhe mė i rrezikshėm kur tė kėrkojė burime tė tjera tė brendshme.
    Sikur tė mos ishte industria e krimit, ata qė i gėzohen restoranteve luksoze dhe makinave qė i japin Shqipėrisė njė pamje evropiane do tė ishin shumė mė pak entuziast pasi nuk do tė ekzistonte as ēereku i tyre, rrugėt e Tiranės ndoshta do tė ishin ende me biēikleta dhe shumė nga ata pallatet e larta qė po ngrihen nuk do tė ofronin apartamente luksoze pėr elitėn e politikės dhe tė krimit. Por, nė fakt, zhvillimi i njė shoqėrie nuk pasqyrohet me numrin e pafundėm tė lokaleve luksoze, as tė vilave dhe hoteleve dhe moteleve dhe pallateve me xham. Nėse mund tė flitet pėr njė progres drejt qytetėrimit, ky mbi tė gjitha matet me pėrparimin e njeriut drejt dijes dhe lirisė, dhe rrugėt dijes e lirisė dhe rrugėt e krimit janė rrugė qė shkojnė nė drejtime krejtėsisht tė kundėrta.



    -----------------
    Eh mer Fatos djali.. ja keta kriminelet solle ti ne pushtet me Koha jone-n e 97-ten tende...

    Nejse... mir ka folur Lubonja ketu.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    "Kriminelet mund te ulen neser ne parlament"-alarm nga Kryeprokurori

    Mafia, Lufta sapo ka nisur

    28 grupet kriminale shqiptare. Policia zbulon hartėn e krimit tė organizuar, por edhe rrezikun pėr lindjen e mafias sė ardhshme. Alarmi i kryeprokurorit Sollaku: Kriminelėt mund tė ulen nesėr nė parlament.

    nga Erjon Tase



    Prostituta shqiptare ne rruget e Milanos

    Jorgji Kule, deri njė muaj mė parė ishte njė biznesmen i respektuar i qytetit tė Fierit. Menaxhonte hotelin e tij shtatėkatėsh dhe me kėto fitime mund t'i lejonte vetes njė makinė luksoze dhe njė jetė pak mė tė shfrenuar se banorėt e tjerė tė qytetit. Gjithēka deri njė muaj mė parė. Kur policia bllokoi njė ngarkesė heroine nė makinėn e tij, por edhe dokumentat e falsifikuara tė disa prostitutave tė huaja nė dhomat e hotelit luksoz. Nė ato momente, imazhi i biznesmenit u zėvendėsua shumė shpejt me atė tė trafikantit Kule.

    Nė tė vėrtetė, Jorgji Kule ėshtė vetėm njėri nga 124 personat e hetuar nė kėto dy vitet e fundit pėr akuzėn e trafikimit. Apo e thėnė ndryshe, ushtarėt e krimit tė organizuar shqiptar. Tė huajt preferojnė ta cilėsojnė si njė mafie tė re, ndėrsa nė raportet e Ministrisė sė Rendit, edhe pse jo pėr klane tė tilla, flitet pėr organizata tė vėrteta kriminale. Vetė shifrat e kėsaj ministrie flasin pėr 28 grupe kriminale, tė identifikuara nė kėto dy vitet e fundit nė tė gjithė vendin, tė specializuara nė tė gjitha trafiqet e mundshme ndėrkombėtare. Qė nga ai i makinave tė vjedhura, drogės e armėve, e deri tek rekrutimi dhe shfrytėzimi i tetė mijė prostitutave shqiptare nė Evropė. Fitime miliardėshe, qė investohen mė pas nė ndėrtime turistike dhe pallate shumėkatėshe, si ai i Kules, pėr tė siguruar statusin e duhur tė bisnemenit tė respektuar. Ndoshta njė ditė, edhe mbėshtetjen e duhur politike pėr tė zėnė njė vend tė qetė nė majat e pushtetit. Alarmi i lėshuar javėn e fundit nga Kryeprokurori Theodhori Sollaku vėrtetoi edhe njėherė kėtė rrezikshmėri transformimi tė kriminalitetit shqiptar: "Krimi i organizuar duhet luftuar tani. Nesėr, drejtuesit e kėtyre organizatave do tė zėnė vend kėtu, nė sallėn e Parlamentit".


    Zonat e nxehta

    Njė raport i fundit i Ministrisė sė Rendit, ka identifikuar 28 grupe kriminale me rreth 400 anėtarė, qė veprojnė nė territorin shqiptar. Njė organizim mbi bazėn e njohjeve apo lidhjeve farefisnore, qė ka pėr qėllim trafikimin e drogave, rekrutimin e vajzave pėr shfrytėzim prostitucioni apo riciklimin e makinave tė vjedhura. "Kėto grupe bėjnė pak nga tė gjitha. Ai qė merret me transportin e drogės, mund tė jetė edhe njė rekrutues femrash apo njė tutor", saktėson shefi i sektorit tė antitrafikut nė Ministrinė e Rendit, Avni Jasharllari. Bandat janė ndėrtuar mbi bazėn e njohjeve shoqėrore, si ato nė Berat, Fier, Shkodėr, por edhe mbi bazėn e lidhjeve farefisnore, si grupi i Laēit dhe Fushė Kuqes. Sipas kėtij studimi, aktiviteti i kėtyre grupeve brenda Shqipėrisė ėshtė i kufizuar nė rekrutimin e vajzave, qė mė pas do tė kthehen nė lėndėn e parė pėr trafikun e prostitucionit nė trotuaret Evropiane. Ēdo grup ka nė krye njė drejtues, i cili ėshtė edhe personi qė siguron fitimet mė tė mėdha nga trafiqet dhe, sigurisht, atij i binden ushtarė tė caktuar. Femrat qė do tė trafikohen, pėrzgjidhen me kujdes nė fshatra apo zona tė thella, ku ėshtė edhe mė e lehtė qė tė mashtrohen me njė martesė apo premtimin pėr njė jetė tė lumtur. Pasi rekrutuesit sigurojnė prenė e duhur, nė lojė hyjnė hallka tė tjera tė organizatės, tė cilat vėnė nė dispozicion ambientet e strehimit, pajisjen e tyre me dokumentat, vizat e huaja dhe transportin. Pjesėtarė tė tjerė tė grupit, tė cilėt qėndrojnė jashtė vendit, "kujdesen" mė pas pėr vajzat dhe dorėzojnė pjesėn e duhur tė fitimit tek drejtuesit e grupit nė Shqipėri. Tė dhėnat zyrtare tė Ministrisė sė Rendit, tregojnė se rreth 8 mijė prostituta shqiptare ndodhen aktualisht nė vendet fqinje, dhe mbi 80 pėr qind e tyre janė mashtruar apo detyruar nėpėrmjet forcės qė tė marrin kėtė profesion. Nėpėrmjet dėshmive tė vajzave qė kanė gjetur guximin tė dalin nga rruga, ėshtė arritur qė gjatė kėtyre nėntė muajve tė fundit tė dėnohen 17 persona tė implikuar nė kėtė trafik tė mishit tė bardhė.

    Tė njėjtat hallka tė rėndėsishme nė tė dyja anėt e Adriatikut tė kėtyre grupeve, bėjnė tė mundur edhe trafikun dhe shpėrndarjen e drogave qė kalojnė tranzit nė Shqipėri, canabis-in "Made in Albania", por edhe riciklimin e makinave luksoze tė vjedhura. Pjesa mė e madhe e fitimit grumbullohet nė duart e drejtuesve tė grupeve, tė cilėt i investojnė mė pas nė pasuri tė paluajtshme, dhe vetėm njė pjesė e vogėl shpėrndahet pėr pjesėtarėt e bandės.

    Mafia shqiptare?

    "Pėr fat tė mirė, ėshtė ende herėt pėr tė folur pėr njė strukturė mafioze", sqaron njeriu i antitrafikut. Sipas Jasharllarit, krimi i organizuar shqiptar ėshtė ende nė fillesat e tij dhe nuk mund tė flitet pėr struktura tė mirėfillta klanesh mafioze. Njė vlerėsim i tillė mbėshtetet nė vetė natyrėn e organizimit tė kėtyre grupeve. Sipas kėsaj analize, bandat kriminale vendase nuk janė tė qėndrueshme, pra veprojnė mbi lidhje tė momentit dhe jo afatgjata. Nuk ekzistojnė elementė lidhjesh gjaku apo farefisnorė nė drejtimin dhe pėrbėrjen e tyre. Ndarja e fitimit u lihet nė dorė drejtuesve dhe, si rrjedhojė, anėtarėt e thjeshtė mbajnė gjithnjė njė pjesė tė vogėl tė ardhurash. "Mbi tė gjitha, kėto grupe nuk kanė arritur ende tė sigurojnė edhe njė strukturė mbėshtetėse nė drejtėsi apo polici pėr tė siguruar aktivitetin e tyre. Rastet e korruptimit tė administratės shtetėrore mbeten spontane", thotė kreu i antitrafikut. Si rrjedhojė, edhe goditja e policisė e kėtij trafiku ka qėnė mė efikase. Gjatė dy viteve tė fundit, pėr akuzėn e trafikut dhe pjesėmarrjes nė organizata kriminale, janė hapur 87 ēėshtje penale dhe proceduar 124 persona. Por krimi i organizuar shqiptar nuk pėrfundon kėtu.

    Vetė Kryeprokurori Sollaku paralajmėron rrezikun e fuqizimit tė tij tė shpejtė, nėse nuk merren masa tė mėtejshme. "Lidhjet me krimin rajonal dhe ndėrkombėtar po i fuqizojnė ēdo ditė grupet shqiptare. Organizatat e huaja po i furnizojnė me infrastrukturėn e duhur pėr tė kryer aksionet e trafikimit", u shpreh Kryeprokurori Shqiptar pak ditė mė parė. Pėr shkak tė trafiqeve ndėrkombėtare, organizatat kriminale shqiptare sigurojnė gjithnjė njė bashkėpunim tė ngushtė me kolegėt e tyre tė vendeve fqinje. Raportet e prokurorisė antimafia italiane flasin gjithnjė e mė tė shqetėsuar pėr fuqizimin e grupeve shqiptare nė vendin e Apenineve. Nga vasalizmi, kėto grupe kanė kaluar tashmė nė bashkėpunim nė pozita tė barabarta me vendasit, duke "hequr qafe" konkurrencėn e mafias sė frikshme ruse apo kineze.

    Tė njėjtin rrezik, tė mafias sė ardhshme shqiptare, paralajmėron edhe Jasharllari. "Nė tė njėjtin stad tė krimit tė organizuar kanė kaluar mė parė edhe ato qė sot cilėsohen si grupe tė vėrteta mafioze. Nėse nuk do tė goditen dhe shkatėrrohen pasuritė e kėtyre bandave, brenda pak viteve ky transformim mund tė ndodhė", thotė ai. Pjesa mė e madhe e drejtuesve tė grupeve kriminale shqiptare qė veprojnė jashtė vendit, zgjedhin Shqipėrinė si rezidencė tė tyre. Si rrjedhojė, kapitalet e fituara nėpėrmjet shfrytėzimit tė prostiucionit dhe trafikut tė drogės, rikthehen nė vend pėr t'u investuar nė pasuri tė paluajtshme dhe biznese tė ndryshme. Pikėrisht, nė kėtė hallkė tė rėndėsishme tė pastrimit tė parave tė pista, goditja e drejtėsisė ėshtė edhe mė e dobėt. Kryeprokurori Sollaku ka kėrkuar pėrmirėsimin e legjislacionit dhe ndihmėn e institucioneve shtetėrore pėr tė hartuar njė strategji mė efikase ndaj pastrimit tė parave tė pista. Si njėra prej zgjidhjeve mė efikase, e propozuar prej Sollakut, ėshtė edhe ajo e sekuestrimit tė pasurive tė paluajtshmve dhe depozitave bankare, qė vijnė nga pastrimi i parave tė pista dhe vendosja e tyre nė dispozicion tė prokurorisė dhe organeve tė tjera shtetėrore. Nė kėtė mėnyrė mund tė sigurohet infrastruktura e duhur, pėr tė zbuluar dhe goditur kėtė krim tė organizuar. Sigurisht, pėrpara se ai tė korruptojė policėt dhe prokurorėt, apo tė zėrė edhe njė vend tė respektuar nė sallėn e parlamentit.
    -----------------------------------------------------
    ------------------------------------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Beqari, pergezime per shkrimet interesante qe sjell ne forum.

    Korrupsioni e kriminaliteti nuk luftohen po nuk levizen njerzit e tu behet "bira minit 100 grosh" hajdutvete

    Me pelqeu kjo nisme e studenteve.

    Gaz Shqip



    Aktiviteti te Juridiku

    Studentėt, debat pėr korrupsionin


    -----------------------------------------------------------------------

    a.s

    Tė rinjtė debatojnė mbi korrupsionin dhe japin leksione debati pėr tė rriturit. Organizata Kombėtare e Debatit, nė kuadėr tė aktiviteteve kundėr korrupsionit, do tė zhvillojė sot nė Fakultetin e Drejtėsisė njė seancė debati me studentėt, lidhur me kėtė fenomen.
    Debati do tė organizohet sipas skemės sė Karl Poperit (filozof), ku do tė krijohen dy blloqe me tre veta secili, opozitė dhe qeveri, ndėrkohė qė katėr studentė tė tjerė do tė jenė juria.
    Qėllimi i kėtij aktiviteti, i cili do tė zhvillohet mė pas edhe nė universitetet e tjera tė vendit, ėshtė zhvillimi i kulturės sė debatit dhe disktimi lidhur me korrupsionin.
    "Studentėt nuk pėrfaqėsojnė palė tė vėrteta, por luajnė role. Megjithatė kėto aktivitete shėrbejnė pėr tė futur etikėn e njė debati frytdhėnės", shprehen pėrfaqėsuesit e Organizatės Kombėtare tė Debatit.
    Sipas tyre, studentėt nuk mbajnė qėndrime pėr ato qė thonė, por thjesht diskutojnė argumentet qė hidhen.

    Kjo faqe mundėsohet nga Koalicioni Shqiptar kundėr Korrupsionit
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-12-2002
    Vendndodhja
    Tiranė (verės)
    Postime
    19
    Tema eshte shume e bukur. Pa dyshim kanceri me serioz i Shqiperise, ne te gjitha aspektet, eshte krimi i organizuar. Per fat te keq organizimi duket sikur deri tani eshte shembullor dhe deri diku ka krijuar rrenje e nje bazament te palekundshem. Keto fjale i them sa per hyrje sepse te gjithe jemi aq te mesuar me keto tema sa kemi filluar te mos ti veme re.

    Ajo te cilen e kemi me te veshtire per te mos vene re eshte gjendja e veshtire ne te cilen ndodhet Shqiperia. Te thuash se krimi tek ne eshte sporadik e i paorganizuar eshte tu hedhesh hi syve njerezve. Nuk ka nevoje te jesh ekspert kriminalistike sepse pasojat duken sheshit. Krimi ekziston dhe nuk leviz nqs nuk bejme diēka, dhe nqs nuk e bejme shpejt.

    Lufta kunder krimit ka famen e keqe e te qenit e gjate, e shtrenjte dhe jo fort e efektshme. Te zbulosh dhe arrestosh keto persona duket si e kote sepse nuk degjojme aq shpesh per persona qe vuajne denimin e merituar aq sa degjojme ēdo dite per operacione policie "heroike". Faktikisht lidjet e ēdo lloji te krimit jane te shumta dhe duket sikur arrijne kudo. Me nje sistem mbrojte reciproke te gjithe ato qe jane perfshire te japin pershtyjen e nje sistemi te pasulmueshem (larg nga imazhi i krimit sporadik qe mundohet ti jepet per hir te opinionit). Biznesmeni i respektuar Kule mund te shnderrohej shume thjesht ne Deputetin Kule, dyfish me te rrespektuar, figure kjo qe nuk do te zevendesohej kurre ne ate qe eshte sot, dhe qe do te vazhdonte ti shkaktonte deme te shumefishta shoqerise.

    Menyra se si do ta zgjidhja une kete nyje eshte e thjeshte ne koncept, por e ndersjellte ne perfundime. Kosto dhe efektiviteti jane dy pikat me te dobta te te gjitha perpjekjeve te deritanishme. Shteti shqipetar nuk eshte i pasur aq sa te perballoje koston e vertete te nje lufte te tejzgjatur. Shpenzimet e shtetit duhet te jene te matura mire dhe te perqendruara ne pak pika. Nuk kemi kohe, as mund ti lejojme vehtes luksin per te ndertuar nje shtet social per momentin. Shpenzimet shteterore duhet te ulen ne ēdo fushe perveē arsimit, shendetesise dhe, aty ku merr forme formula ime, drejtesise. Nyja e koklavitur qe jemi mesuar tashme vetem ta shikojme me keqardhje per mendimin tim ka nje themer Akili, jo te lehte per tu goditur menjehere, por te pakten konkrete dhe te arritshme.

    Perpara se te ndaloj me djate tek permiresimi thelbesor i sistemit gjyqesor dhe i menyres se si populli e koncepton ate, do desha te them dy fjale per uljen e ketyre shpenzimeve, qe te vrasin syrin kur i shikon dhe qe jane po aq te paafta per te permiresuar situaten. Eshte fakt qe sistemi fiskal ne Shqiperi eshte tejet i ngarkuar per nje shtet si i yni (ne fakt mendoj se do te konsiderohej i tejngarkuar edhe per ēdo shtet tjeter, por le ti permbahemi Atdheut, qe ka me shume probleme dhe na dhemb me shume ne zemer). Ulja e shpenzimeve te pergjithsme do de bente te mundur nje ulje (drastike) te taksave pa sforcuar defiēitin buxhetor(nje kancer me vete). Nuk dua te zgjatem me shifrat por mendoj se perqindja e te ardhurave e tatuar s'duhet t'i kaloje 20en. Nje ekonomi e lehte dhe e manovrueshme si kjo do te jepte vend per frymemarrje biznesit, i cili do t'a ndjente me pak nevojen e menyrave te jashteligjshme. Une fajsoj kete sitem teper te rende fiskal sepse i shtyn personat (biznesmenet e mundhem e te ndershem) drejt rrugeve me pak te deshirueshme. Njerezit me diēka duhet te merren per te jetuar dhe mjedisi qe shteti "social" deri me sot ka krijuar eshte i papershtatshem.

    Shpenzimet e shtetit duhet te kufizohen me arsimin, shendetesine, administraten (e detyrueshme, por qe duhet lehtesuar) dhe me DREJTESINE. Nje sistem i mire dhe i forte drejtesie do te ishte antidoti me i mire ne rastin tone. Nuk mund ti lejojme vehtes nje kure te komplikuar, te perbere nga lufte ne shume fronte. Drejtesia duhet te jete e pavarur, e afte, dhe e vetekenaqur. Shpenzime te konsiderueshme ne kete drejtim do ti realizonin te gjithe efektet (kombinuar me ndryshimet e duhura ne legjislature, qe per fat kushtojne pak fonde por shume vullnet).

    Si perfundim kjo do te shkaktonte me pak mbrojtje per krimin dhe me shume lufte, me nje prapavije te patundur siē eshte drejtesia. Nuk mendoj se zgjidhja eshte e utopike, apo se rritja e shpenzimeve do te bente nje sistem drejtesie te perkryer. Jam megjithate i sigurt se ndryshimet do te ishin te dukshme! Te tjerat me kohe, eshte nje diskutim qe del jashte kufijve te kesaj teme.

    Falemnderit per mundesine qe me dhate te shpreh ato qe mendoj. Ēdo koment apo kritike do me nderonte.

    Per Shqiperine!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Krimi i organizuar

    Nje percaktim i rende dhe te mendosh progresin e gjitha per 12 vjet.
    Kam takuar rastesisht nje tregtar ne traget dhe per kuriozitet e pyeta si eshte bere bsnesmen.Me tha kam nisur me vjedhjen e xhepave ne autobuz,me pas me bixhoz me grupin e Gjinushit,pastaj mora ca kurva dhe punoja me to,me miel te bardhe tani nuk merrem me sepse ndertoj pallate.Kemi me vete deputete i japim shtepi.Te pastrehet e parlamentit moren 50 milion leke nga parlamenti per strehim dhe ne i thame ato mbaji qe kur te pyesin i ke blere me ato leke.Ky ishte si fillim.I thashe pse nuk behesh deputet,vota ne shqiperi po i blejne duke i dhene nje celular dhe nje karte,i vejne nje melodi me cifteli apo ku di une dhe te bejne deputet,te pakten nuk ke per te paguar njeri.Ke te drejte me tha ai bisnezmeni,tani ashtu u be ,nuk merret vesh deputetet se cbejne te pakten ne do ta bejme Shqiperine me mire se ato.Une e "pergezova" per "kurajon" e madhe qe ai mund te behet deputet,sepse ai do veje te tjeret ne pune dhe keshtu shqiperia do bej progres.
    Ndoshta ndonje shok i tij behet prokuror,gjykates,etj eshte edhe me mire sepse do ja fusin grupet njeri tjetrit dhe ne kemi se cfare te themi qe dhe shqiperia po e lufton krimin e organizuar,dhe mund te ngjisim disa shkalle nga klasifikimi qe na ka bere Amerika.Nuk ishte progres qe u ndaluan gomonet,ne ne Itali jemi me te qete sepse dhe Italianet nuk flasin me ,biles erdhe dhe Berluskoni.Edhe Prodi u lodh ne fillim,nxorri viktimat e Otrantos dhe te gjithe ne qame,hodhem dhe lule ne dete.
    Po hecim drejt progresit,pse vetem ne Itali te vrasin deputet apo kryeminister.Ne Shqiperi nuk te falin,Azemi u krujt shume,beri dhe arkivolin e Nanos dhe doli i armatos para kryeministrit.Prandaj e vrau Klosi,tani rame ne qetesi,jemi me te qete.Marreveshja sotme eshte shume e mire,nuk kemi me probleme.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Komisioneri i Bashkimit Europian nė SHBA: Pėr kėtė mjafton tė pyesni FBI-nė

    Paten: Krimi i organizuar nė Shqipėri ėshtė shqetėsim


    --------------------------------------------------------------------------------

    al.kre.

    UASHINGTON

    Pyesni FBI-nė dhe ēdo organizatė tjetėr policore nė botė pėr kriminalitetin shqiptar", ky ėshtė deklarimi tronditės i komisionerit tė BE-sė Kris Paten nė njė takim nė Uashington, SHBA. Paten tha se nė Ballkan krimi dhe korrupsioni ėshtė shumė i lartė, por Shqipėria qėndron nė krye.

    "Dua tė them se situata nė drejtim tė krimit tė organizuar dhe korrupsionit ėshtė e rėndė nė tė gjithė Ballkanin dhe veēanėrisht nė Shqipėri", tha dje komisioneri pėr marrėdhėniet me jashtė i Bashkimit Europian. Ai mė pas iu drejtua tė pranishmėve nė takim me fjalėt: "Nėse doni tė dini se sa serioze ėshtė ēėshtja e krimit tė organizuar nė Shqipėri, pyesni FBI-nė ose ēdo organizatė tjetėr policore nė tė gjithė botėn", njofton Zėri i Amerikės nė gjuhėn shqipe. Pas kėtij cilėsimi tepėr tė rėndė pėr krimin e organizuar dhe korrupsionin nė Shqipėri, Paten tha se BE-ja ka nevojė pėr bashkėpunimin serioz tė autoriteteve shqiptare pėr tė pėrballuar situatėn. Duke folur pėr vizitėn e tij nė Tiranė pak javė mė parė ai tha se kryeministri, ministri i Jashtėm dhe ministri i Shtetit pėr Integrimin e kishin siguruar se autoritetet shqiptare do tė bashkėpunojnė me organizmat europiane pėr tė luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin si dhe pėr tė rritur aftėsinė institucionale tė administratės. "Kjo do tė jetė e nevojshme qė Shqipėrisė ti pranohet kėrkesa pėr tė vazhduar procesin e asociim-stabilizimit, pėrsa i takon kėtij procesi", tha Paten. Ai shtoi se Shqipėria nuk ėshtė nė fund tė procesit, por nė prag dhe se Shqipėrisė po i jepet njė mundėsi. "Ne po i fillojmė negociatat me sinqeritet, po i japim njė shans Shqipėrisė qė tė tregojė se ishte me tė vėrtetė koha e duhur pėr fillimin e tyre", tha komisioneri i BE-sė. Sipas tij rritmi i negocitave dhe kohėzgjatja e tyre ėshtė tėrėsisht nė duart e shqiptarėve.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Jo per te dale kundra rrymes, megjithese e kam dhe zakon kundershtimin(lol) po krimi i organizuar e ka nje te mire.
    Eshte me i civilizuar se sa ai ordineri.
    Pra, cfare po perpiqem te them eshte se, krimi i organizuar, ka nje prirje per tu legjitimizuar, po ta shohesh kudo ne bote ka ndodhur kjo gje.
    Se shpejti ata trafikantet do fillojne te merren me biznese te ligjeshme, se paraja nuk mbahet kot, pra do fillojne te marrin ne pune llogaritare, ekonomiste, te hapin fabrika, nderrmarrje etj.
    Ky eshte mendimi im, se sapo te perforcohet dhe sistemi bankar(letu do propozoja nje amnisti per paret, pra te mos pyetet se nga erdhen per nja 6 muaj) leku nuk do mbahet me neper thesa, dhe rendi do filloje te rivendoset.
    E di qe tingellon pak naive, po shpresoj qe fjalet e mia te jen profetike.

  8. #8
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Italia ka me shekuj qe behet ose me parate e grabitura nga romaket apo nga kolonite qe kane patur me vone e kete shekull nga mafia italiane e spo e ēan njeri koken po e kane futur ne komunitetin evropian dhe qeveriset nga nje kryemafioz si Berluskoni. Zvicra po ashtu u krijua dhe u fuqizua deri sa u be nga shtetet me te pasura ne bote me gjithe parane e piset te droges kolumbiane, parane e korupsionit, te trafikanteve te armeve, te mafies ruse, te partive politike evropiane, dhe me vone te prostitucionit dhe me thene te drejten perveē disa artikujve neper gazeta dhe disa debateve ne parlament se ka ēare njeri koken per me teper... Kur vjen puna per Shqiperine ndryshon gjithēka! Kris Patten preokupohet jashte mase per mafjen shqiptare eshte shume problematike. Pyetja eshte e thjeshte para viteve 90 si ja benin trafikantet e droges, prostitucionit, te femijeve, kur shqiptaret nuk kishin mundesi te dilnin jashte Shqiperise?!
    Shqiperia ka organizata keqberese te karakterit mafioz jo me shume se Italia, Franca, Spanja, Anglia apo Gjermania, problemi eshte se keto vende kane krijuar nje imazh te paster ne syte e botes dhe per to flitet vetem kur bie fjala per ekonomine, shpikjet teknollogjike apo problemet boterore e jo kur flitet per mafijen dhe krimin e organizuar pasi kete ja kane lene si etikete Shqiperise dhe vendeve te ballkanit.
    Just God Can Judge Me

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Krimi dhe Ndeshkimi

    Nga Shekulli .........



    Krimi dhe Ndėshkimi

    Nga Ilir Hashorva

    Njė program televiziv amerikan mbi veprimet e policisė nė vende tė ndryshme tė botės, nė pėrpjekje pėr tė luftuar krimin, u hap me eksperiencėn kineze, nė Shangai.
    U tha se gjatė vitit 1993, megjithėse njė qytet me 13 milionė banorė, pati vetėm 11 krime vrasjeje.
    Mė njė ndjenjė qortimi, por edhe habie e zilie, komentatori amerikan shpjegonte se nė Kinė nuk i bėhet asnjė lėshim krimit, se kriminelėt kapen, gjykohen dhe, kur gjenden fajtorė, dėnohen dhe ekzekutohen edhe brenda 10 ditėve.
    Komentatori tha se Kina, megjithėse ka njė popullsi sa gjashtė herė atė tė SHBA-sė, ka gjashtė herė mė pak krime.
    Ėshtė e kuptueshme se ndėshkimi maksimal i krimit, shkakton njė gjendje qetėsie dhe sigurie pėr qytetarin e rregullt.
    Qė krimi nė Shqipėri bėn kėrdinė, kėtė e pranon gjithkush. Shkaqet janė tė ndryshme.
    Shumė persona kanė shkruar pėr zbulimin dhe vlerėsimin e shkaqeve tė krimit. Secili i sheh ato nga njė kėnd vėshtrimi i caktuar dhe secili zotėron, brenda arsyetimit qė bėn dhe fakteve qė jep, njė pjesė tė sė vėrtetės.
    Nė kėtė shkrim, pėr vendin tonė, pėrmes disa statistikave, do tė vėmė nė dukje pėrmasat dhe ndikimin e njė shkaku qė, edhe pse anashkalohet e nuk i kushtohet vėmendja e nevojshme, mund tė jetė ndėr kryesoret e uljes sė kriminalitetit dhe vendosjes sė qetėsisė.
    Ėshtė fjala pėr ndėshkimin e krimit qė reflektohet nė numrin e tė burgosurve qė mbahen nė burgjet shqiptare. Nuk mund tė them se faji pėr kriminalitetin shqiptar ėshtė vetėm i prokurorėve, i gjykatėsve, i policisė etj.
    Faji ėshtė shumė kompleks, por kryesorin e mban, padyshim, politika shqiptare e cila ka pėr detyrė tė harmonizojė dhe tė vendosė nė punė tė gjitha mundėsitė dhe organet e specializuara tė shtetit pėr luftimin e krimit dhe, sidomos, tė heqė vetė dorė nga krimi.
    Gjatė kohės sė komunizmit, krimi ishte shtetėror dhe zbatohej nė pėrputhje me aksiomėn e njohur, qė e kanė zbatuar tė gjitha diktaturat: "njė ditė terror, njė vit qetėsi".
    Sipas statistikave jo shumė tė plota, gjatė periudhės komuniste, nga shteti u dėnuan me vrasje pėr shkaqe politike dhe u ekzekutuan rreth 5500 persona si dhe njė numėr personash tė tjerė, shumė mė pak, tė papėrcaktuar ende, pėr shkaqe ordinere. Njė masakėr e vėrtetė e kryer nga njė shtet kriminel.
    Megjithėse kėto dėnime ishin kryesisht tė karakterit politik, efektet e tyre ndiheshin edhe nė ēkurajimin e krimit ordiner. Krimet e rėnda ordinere nė atė kohė ishin mjaft tė ulėta.
    Pas vitit 1991 shteti hoqi dorė nga ushtrimi drejtpėrsėdrejti i krimit, por hoqi dorė edhe nga ndėshkimi i tij.
    Gjatė periudhės nga viti 1992 deri nė vitin 2001 shteti me indiferencėn dhe papėrgjegjshmėrinė e tij, la tė vriteshin mes njėri -tjetrit 4183 persona.
    Nė shifra relative, po tė marrim parasysh kohėzgjatjen, vrasjet nė demokraci e nė liri dalin rreth 4 herė mė tė larta se vrasjet gjatė diktaturės komuniste. Vetėm kjo shifėr mjafton pėr ta zhvlerėsuar krejt demokracinė dhe lirinė e sotme shqiptare.
    Kulmin nė vrasje e mban viti 1999, me 1007 raste.
    Vetėm po tė kishim parasysh vrasjet dhe jo tentativat pėr vrasje ose plagosjet, nė burgjet shqiptare do tė duhej tė kishim sot disa mijėra persona tė dėnuar me burgim tė pėrjetshėm.
    Por, pėr habi tė tė gjithėve, sipas statistikave tė sotme zyrtare, nė burgjet shqiptare vuajnė dėnimin vetėm rreth 1500 persona me dėnime pėr krime gjithfarėsh, ndėrmjet tė cilėve 70 persona me burgim tė pėrjetshėm.
    Shqipėria, me njė popullsi prej rreth 3 milionė banorė e me 1500 tė burgosur, ka nė burg rreth 0.05% tė popullsisė sė saj ose, e thėnė ndryshe, ka 1 person pėr 2000 banorė .
    Po tu hynim krahasimeve qofte edhe me shtetet fqinje, kjo eshte shifėr tepėr e ulėt. Kjo nuk do tė thotė aspak se nė Shqipėri kemi mungesė krimi. Pėrkundrazi.
    Ėshtė pėr tė ardhur keq qė pėrmes kėtij shkrimi nėnkuptohet nevoja pėr shtimin e ndėshkimit, pėr shtimin e numrit tė tė burgosurve.
    Por, shoqėritė njerėzore mund tė disiplinohen e tė ecin pėrpara vetėm nėpėrmjet ndėshkimit tė krimit nė atė masė, sa kriminelėt dhe keqbėrėsit, qė ekzistojnė gjithnjė realisht e potencialisht, tė bėhen tė paaftė pėr tė dėmtuar shtetin dhe atė pjesė tė shoqėrisė qė nuk kryen krim.
    Pjesa e ndershme e shoqėrisė, pjesa mė e madhe e saj , nuk ka pse shqetėsohet fare nga forcimi dhe zbatimi i ligjeve tė cilėt kanė objektiv ndėshkimin e krimit.
    Numri i nevojshėm i tė burgosurve pėr njė vend, pėrveē tė tjerave, ėshtė tregues i luftės qė i bėn ai vend krimit, i luftės qė ai bėn pėr ta mbajtur krimin nė nivele standarde me dėm tė pranueshėm.
    Ai ėshtė njė taksė qė i duhet paguar lirisė nga keqbėrėsit.
    Lirinė duhet ta gėzojnė vetėm ata qė nuk abuzojnė me tė.

    ......nga Shekulli....





    ......

  10. #10
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Deklarata e Krye Prokurorit Sollakut eshte nje deklarat sa per te justifikuar punen e tije ,dhe se s'pasqirone realitetin.
    #Krimi nuk rrezikon te ulet ne te arthmen ne Parlamentin Shqiptar,por eshte ulur (bere pal) prej kohesh ne Parlamentin aktual Shqiptar.
    #"Lufta" qe po bene Sollaku eshte -nje verre ne uje-.Ai nuk meriton qe te jete ne krye te prokurorise ,eshte i pa afte te sulmoi krimin.Lufta e tije qe ka bere deri tani jane; deklaratat,dhe nxjerja si te pa fajshem te (femijve te Arta Dedes qe plagosen ne mes te Tiranes me arme)dhe nxjerja nga pergjegjsia te (femijve te Brahos qe kan shkelur ligjin disa here).
    Sollaku po tregohet indiferent karshi akuzave qe po bene opozita, karshi qeverise dhe pushtetarve te korruptuar.
    Sollaku di vetem nje pune te bej miree keshilloi presidentet.

Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 06:12
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-11-2005, 10:33
  3. E verteta per MAFIA-n ne Shqiperi !!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 21:44
  4. Krimi i organizuar, karakteristikat e tij.
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:19
  5. Lufta ndaj krimit te organizuar
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 19-06-2002, 21:23

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •