Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475

    Medalje për vrasësit - UNMIK-u nderon krimin

    Vrasësit e Rinisë Shqiptare shpërblehen me medalje

    Nga një dokument të siguruar prej personave brenda UNMIK-ut, kemi mësuar se më 1 dhjetor, një delegacion qeveritar i Rumanisë, i prirë nga Cristian David, Ministër i Punëve të Brendshme dhe Reformës së Administratës, do ta viziton Kosovën. Ata po vijnë në Kosovë për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së medaljeve për paqeruajtësit, ceremoni kjo e organizuar nga UNMIK-u.

    Të shtunën, më 1 dhjetor, kontingjentit të policisë rumune me shërbim në Kosovë, do t'i ndahet medalja e nderit për punën e bërë këtu. Më 10 shkurt po ky kontingjent shtiu me plumba gome, me afat të skaduar tash e 13 vjet, në kokat e protestuesve të padhunshëm dhe atë nga afërsia. Mon Balaj dhe Arben Xheladini u goditën nga këta plumba në kokë, goditje këto që për ta qenë vdekjeprurëse. Ata u vranë nga po ky kontingjent i policëve rumun të cilët po nderohen nga UNMIK-u. 82 demonstrues të tjerë u plagosën, disa prej të cilëve rëndë. Asnjë prej vrasësve nuk janë identifikuar individualisht, mirëpo bazuar në llojin e plumbave vdekjeprurës, ligjërisht është dëshmuar se vrasësit kanë qenë nga njësiti rumun i policisë speciale të UNMIK-ut.

    Duke shkelur rëndë secilin parim të drejtësisë dhe njerëzisë, UNMIK-u i lejoi këta vrasës ta lëshojnë Kosovën pak kohë pas aktit kriminal pa i ndjekur ata penalisht. Përmes pasivitetit dhe manovrimeve mbuluese dhe penguese, UNMIK-u e bëri të pamundur identifikimin dhe dënimin e vrasësve, apo kujtdo tjetër që është përgjegjës për vrasjen e Monit dhe Arbenit.

    Sikur ky privim i familjeve të Monit dhe Arbenit nga mundësia për zbatimin e drejtësisë në rastin e vrasjeve të më të dashurve të tyre të mos ishte e mjaftueshme, UNMIK-u tash do t'i shpërblejë vrasësit e Monit dhe Arbenit me medalje. Ky akt i shëmtuar është provokim i tmerrshëm për secilin person që është i interesuar për drejtësi në Kosovë, dhe është i barabartë me pështymën në fytyrë të secilit person që e ka dashur Monin dhe Arbenin.

    Rrallëherë është kristalizuar kaq qartë brutaliteti dhe absurditeti i sundimit të UNMIK-ut këtu. Ky regjim edhe një herë ka dëshmuar se nuk ka respekt për interesat apo për popullin e Kosovës.

    për me shumë kliko www.vetevendosje.org

    Levizja VETEVENDOSJE!
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 02-12-2007 më 18:31
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #3
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Po tani e keni kap me UNMIK??

    A nuk qe UNMIK qe i dha fund luftes ne kosove, a nuk qe UNMIK qe ju mbroi nga serbet? Po tani? Apo tani jeni te zotet e vetes?? Harrojeni se jeni te zotet e vetes se sa te ike UNMIK nga kosova, ju vjen serbi edhe ju shkel prap.. kshu qe beni kujdes me kto qe thoni, mos u tregoni te forte kur sjeni.
    I kena pare shume mire trimerite e juaja kur qe lufta, te gjith te arratis neper europe keni qene po ec tani!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  4. #4
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Apollyon nuk besoj se dikush do te mund te harronte ndihmen qe e ka dhene bashkesia nderkombetare per te na ndihmuar kur ishim ne zorin me te madh .
    Po kjo nuk i jep te drejten te mbys dhe te largohen kinse nuk ka ndodhur asgje .

    Apollyon mos e ul veten me keto shkrime sepse nuk eshte e drejt te gjykosh nga atje ulur para kompjuterit kur familjeve ende i dhemb per ato vrasje dhe nuk besoj se ndonje her do te harrohen

  5. #5
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin

    Nejse e kote te debatoj me juve.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #6
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    apollyon me thuaj qka do te kishe ndi per UNMIK nese do te ishte vllau yt i vrare ?
    vetem vendosa veten tende ne ate raste dhe ndoshta do te kesh me te lehte te kuptosh

  7. #7
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    apollyon me thuaj qka do te kishe ndi per UNMIK nese do te ishte vllau yt i vrare ?
    vetem vendosa veten tende ne ate raste dhe ndoshta do te kesh me te lehte te kuptosh
    Vllau im te rrije mire, te dale ne proteste edhe te protestoje ne menyre paqesore, nese do lufte, atehere te gjith e dim qe ne lufte vritesh, ske ku kerko fajtor!!

    Po nejse.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #8
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Vllau im te rrije mire, te dale ne proteste edhe te protestoje ne menyre paqesore, nese do lufte, atehere te gjith e dim qe ne lufte vritesh, ske ku kerko fajtor!!
    Po çka mërzitesh ti për vëllain, ai ishte duke luftu në tokën e vet, vëllai nuk e sulmoi askënd jashtë atdheut, kërkoi liri në atdheun e tij. Mos u mërzit more, hiqu tyne, ku ta nin ty, le të desin krejt shqiptarët, me rëndësi është të rrosh ti, parazit i shekullit 21.

    Hej është shekulli i parazitëve.

  9. #9
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Po çka mërzitesh ti për vëllain, ai ishte duke luftu në tokën e vet, vëllai nuk e sulmoi askënd jashtë atdheut, kërkoi liri në atdheun e tij. Mos u mërzit more, hiqu tyne, ku ta nin ty, le të desin krejt shqiptarët, me rëndësi është të rrosh ti, parazit i shekullit 21.

    Hej është shekulli i parazitëve.
    Mire qe e ke marr vesh se ne ca shekulli je, parazit.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    eh medet sa posht kena ra

    dy te ri kalben nan toke e kto dekorohen phuuuuuuuuuuuuu
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vrasesit me pagese
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 03-07-2013, 07:44
  2. PD-ja nderon kujtimin e Azem Hajdarit.
    Nga kolombi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 107
    Postimi i Fundit: 13-09-2011, 02:19
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 06:11
  4. Berisha akuza ndaj PS: Ata mbrojnë krimin dhe jo votimin e fshehtë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 02:51
  5. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •