Une nuk jam praktikues i fese ne kuptimin e mirefillte te fjales,megjithate nuk jam i pandjeshem ndaj gjerave shpirterore.Nje nga personazhet fetare qe me terheq eshte Padre Pio da Pietrelcina.Shume vite me pare sapo isha larguar nga Shqiperia akoma komuniste ne ate kohe,per nje periudhe kohe pata lidhje me nje italiane qe vinte me pushime dy-tre here ne vit tek xhaxhai i saj ne France.Me pak fjale u be sebep ajo qe u njohta me jeten dhe vepren e Padre Pios.Per vete nga natyra jam skeptik per c'do gje,dhe nuk kam ndonje simpati te vecante per historine e katolicizmit ne pergjithesi,por Padre Pio vetem nga fotografia sikur beri nje lloj efekti ndaj ngurtesise time.E kam si deshire qe nje dite te shkoj per vizite ne Itali tek varri i Padre Pios.Nuk do te thote se konvertova ne katolicizem,por imazhin e Padre Pios e mbaj ne murin e dhomes se gjumit qe prej asaj kohe,dhe nje fotografi reviste mbi 14 vjecare e mbaj akoma me vete ne portofol.Nuk e di pse, a eshte besim?A eshte supersticion?
Sidoqofte do te kisha deshire te di me shume per Padre Pion ne qofte se dikush ketu e ka idene se per cilin behet fjale.
Krijoni Kontakt